{"id":34216,"date":"2017-07-24T09:07:57","date_gmt":"2017-07-24T07:07:57","guid":{"rendered":"http:\/\/www.gazetaexpress.com\/lajme\/raporton-tahi-408863\/"},"modified":"2017-07-24T09:59:00","modified_gmt":"2017-07-24T07:59:00","slug":"raporton-tahiri-marreveshjet-e-brukselit-ne-pritje-te-zbatimit-me-faj-te-serbise-ose-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/raporton-tahiri-marreveshjet-e-brukselit-ne-pritje-te-zbatimit-me-faj-te-serbise-ose-te-kosoves\/","title":{"rendered":"Raporton Tahiri: Marr\u00ebveshjet e Brukselit, n\u00eb pritje t\u00eb zbatimit me faj t\u00eb Serbis\u00eb ose t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/raporton-tahiri-marreveshjet-e-brukselit-ne-pritje-te-zbatimit-me-faj-te-serbise-ose-te-kosoves.jpg\"><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport theksi \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb vet\u00ebm te marr\u00ebveshjet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb zbatimit, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah bllokadat, pengesat dhe sabotimet q\u00eb Serbia ia ka b\u00ebr\u00eb procesit t\u00eb zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb Brukselit dhe motivet q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pas tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim gjeni tekstin integral t\u00eb k\u00ebtij raporti dhe bashk\u00ebngjitur edhe dokumentin origjinal n\u00eb gjuh\u00ebn angleze<\/p>\n<p>P\u00ebr: Angelina Eichhorst, Drejtoresh\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb Sh\u00ebrbimin e Veprimit t\u00eb Jasht\u00ebm Evropian t\u00eb Bashkimit Evropian<\/p>\n<p>Nga: Edita Tahiri, Ministre p\u00ebr Dialog dhe Kryenegociatore<br \/>Data: 06 korrik 2017; Nr.ref 064\/2017<\/p>\n<p><strong>Subjekti: Marr\u00ebveshjet e Brukselit n\u00eb pritje t\u00eb zbatimit<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura n\u00eb Dialogun e Brukselit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb zbatimit. Disa nga marr\u00ebveshjet jan\u00eb bllokuar plot\u00ebsisht si\u00e7 jan\u00eb: marr\u00ebveshjet p\u00ebr energjin\u00eb, drejt\u00ebsin\u00eb dhe diplomat. T\u00eb tjerat jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb faza t\u00eb ndryshme t\u00eb zbatimit si\u00e7 jan\u00eb: marr\u00ebveshja p\u00ebr kadastr\u00ebn, shuarja e &#8220;mbrojtjes civile&#8221;, rivitalizimi i Ur\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs, rivitalizimi i rrug\u00ebs kryesore n\u00eb Mitrovic\u00ebn veriore, shp\u00ebrb\u00ebrja e plot\u00eb e strukturave t\u00eb mbetura paralele t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrsa disa t\u00eb tjera i jan\u00eb n\u00ebnshtruar vonesave si\u00e7 jan\u00eb: asociacioni, reciprociteti n\u00eb targat e regjistrimit.<br \/>I. Marr\u00ebveshjet e bllokuara ose t\u00eb penguara nga Serbia<br \/>Serbia ka bllokuar marr\u00ebveshjet p\u00ebr energji, drejt\u00ebsi, diploma dhe kadastra. Ka penguar rivitalizimin e plot\u00eb t\u00eb Ur\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs dhe rivitalizimin e rrug\u00ebs kryesore n\u00eb Mitrovic\u00ebn veriore, shp\u00ebrb\u00ebrjen e komunave paralele serbe, ka sabotuar zbatimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr shuarjen e &#8220;mbrojtjes civile&#8221; \/ gjegj\u00ebsisht \u00e7\u00ebshtjen e objekteve p\u00ebr institucionet e Kosov\u00ebs ku ish an\u00ebtar\u00ebt &#8220;MC &#8221; jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar. Nd\u00ebrsa ende mb\u00ebshtet disa nga strukturat paralele t\u00eb saj n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Marr\u00ebveshjet e Brukselit.<\/p>\n<p>1. Energjia<br \/>Si\u00e7 mund t\u00eb dini, marr\u00ebveshja e energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb negociuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb vjet dhe ende nuk mund t\u00eb zbatohet. Serbia \u00ebsht\u00eb duke e bllokuar at\u00eb duke mos lejuar q\u00eb kompania e re t\u00eb regjistrohet n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb pajtim me Ligjet e Kosov\u00ebs ashtu si\u00e7 parashihet me marr\u00ebveshjen e energjis\u00eb t\u00eb arritur n\u00eb vitin 2013. N\u00eb terma konkret\u00eb, kompania e re, si nj\u00eb deg\u00eb e nj\u00eb kompanie serbe, po refuzon t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn si shtetin ku do t\u00eb operoj, n\u00eb statutin saj, pavar\u00ebsisht faktit se marr\u00ebveshja k\u00ebrkon respektimin e Ligjeve t\u00eb Kosov\u00ebs. Ne besojm\u00eb se prapa k\u00ebtyre pengesave q\u00ebndron mosgatishm\u00ebria e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbatuar marr\u00ebveshjen e energjis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb interesave t\u00eb saja politike dhe ekonomike. Kjo jo vet\u00ebm q\u00eb ka cenuar sistemin energjetik t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe sigurin\u00eb rajonale t\u00eb energjis\u00eb, si dhe agjend\u00ebn rajonale t\u00eb gjasht\u00eb shteteve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor (Procesit t\u00eb Berlinit) mbi konektivitetin rajonal n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, Kosova mban mbi supet e saja stabilitetin rajonal t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb saj, megjith\u00ebse mund t\u00eb aplikoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb legjitime masat e reciprocitetit, duke qen\u00eb se Kosova p\u00ebrkat\u00ebsisht KOSTT ka fituar ligj\u00ebrisht kontestin n\u00eb vitin 2008, kur Sekretariati i Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb mori vendimin q\u00eb Serbia ka shkelur Traktatin e Athin\u00ebs n\u00eb raport me Kosov\u00ebn. N\u00ebse vonesat vazhdojn\u00eb, Kosova do t\u00eb detyrohet t\u00eb zbatoj\u00eb reciprocitet kund\u00ebr Serbis\u00eb, meqen\u00ebse pas 9 viteve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb saja t\u00eb njohura ligj\u00ebrisht, ajo ka legjitimitet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sovranitetin e saj mbi sistemin energjetik t\u00eb saj.<\/p>\n<p>2. Drejt\u00ebsia<br \/>N\u00eb lidhje me drejt\u00ebsin\u00eb, zbatimi \u00ebsht\u00eb frenuar nga Serbia, q\u00eb nga 10 janari i vitit 2017, kur Serbia duhej t\u00eb nd\u00ebrpriste zyrtarisht pagat dhe kontratat e pun\u00ebs p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt serb\u00eb dhe stafin administrativ t\u00eb rekrutuar p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Serbia ende nuk ka paraqitur ndonj\u00eb vendim t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb do t\u00eb d\u00ebshmonte se i ka p\u00ebrmbushur k\u00ebto detyrime q\u00eb rrjedhin nga marr\u00ebveshja e Brukselit mbi drejt\u00ebsin\u00eb. Rrjedhimisht, ajo ka vonuar procesin e konsolidimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore dhe Prokuroris\u00eb n\u00eb rajonin e Mitrovic\u00ebs, si\u00e7 ishte parashikuar n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Brukselit mbi Drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb pajtim me Ligjin e Kosov\u00ebs. Pala e Kosov\u00ebs ka p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha detyrimet e saj.<\/p>\n<p>3. Diplomat<br \/>Edhe n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, Serbia nuk ka treguar gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ndihmuar student\u00ebt, p\u00ebrmes zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr pranimin reciprok t\u00eb diplomave midis dy shteteve, Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Q\u00eb nga viti 2011, kur u arrit kjo marr\u00ebveshje dhe m\u00eb von\u00eb u zgjerua n\u00eb janar t\u00eb vitit 2016, ajo kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar nga Serbia.<br \/>Motivet p\u00ebr bllokad\u00eb duket t\u00eb jen\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs politike, t\u00eb orientuara kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt ve\u00e7an\u00ebrisht kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr pranimin e diplomave t\u00eb tyre, duke qen\u00eb se studiojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb Universitetit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs n\u00eb Serbi dhe t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb kthehen dhe t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb sektorin e arsimit ose t\u00eb pun\u00ebsohen n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb publik\u00eb n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>4. Kadastra<br \/>Marr\u00ebveshja p\u00ebr kadastr\u00ebn \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb vitin 2011. Ka pasur vonesa serioze nga ana e Kosov\u00ebs n\u00eb miratimin e Ligjit p\u00ebr Agjencin\u00eb Teknike mbi krahasimin dhe verifikimin e dokumenteve kadastrale q\u00eb do t\u00eb kthehen n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb marr\u00eb dhunsh\u00ebm nga Serbia gjat\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr Kosov\u00ebs n\u00eb vitet 1998-1999. Sidoqoft\u00eb, q\u00eb kur Kosova e miratoi k\u00ebt\u00eb ligj, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2016, ka qen\u00eb Serbia ajo q\u00eb e ka penguar implementimin duke mos kthyer ende n\u00eb Kosov\u00eb dokumentet e skanuara dhe verifikuara t\u00eb kadastrave t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>5. &#8220;Mbrojtja civile&#8221; &#8211; pengohet zbatimi p\u00ebrfundimtar<br \/>P\u00ebrve\u00e7 problemeve t\u00eb krijuara nga bllokada e Serbis\u00eb ndaj marr\u00ebveshjeve t\u00eb lartp\u00ebrmendura shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Kosov\u00ebn, koh\u00ebt e fundit kemi v\u00ebrejtur sabotime t\u00eb Serbis\u00eb ndaj marr\u00ebveshjeve t\u00eb caktuara, t\u00eb tilla si sabotimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb objekteve p\u00ebr institucionet e Kosov\u00ebs t\u00eb cilat kan\u00eb pun\u00ebsuar ish-an\u00ebtar\u00ebt e &#8220;mbrojtjes civile&#8221;. Kosova ka paguar paga p\u00ebr 378 persona p\u00ebr 18 muaj me radh\u00eb, por ata nuk mund t\u00eb punojn\u00eb, sepse lokalet q\u00eb kemi marr\u00eb me qira jan\u00eb bombarduar dhe qiradh\u00ebn\u00ebsi \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, objektet e ish &#8220;mbrojtjes civile&#8221; t\u00eb cilat duhej t&#8217;i dor\u00ebzoheshin Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrputhje me marr\u00ebveshjen e Brukselit, dor\u00ebzimi nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ende. BE-ja nuk ka mundur t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb zgjidhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje deri m\u00eb tani, megjith\u00ebse ne po k\u00ebmb\u00ebngulim vazhdimisht.<\/p>\n<p>6. Serbia ende mb\u00ebshtet disa nga strukturat paralele t\u00eb saj n\u00eb Kosov\u00eb &#8211; n\u00eb kund\u00ebrshtim me marr\u00ebveshjet e Brukselit<br \/>Fenomeni m\u00eb shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb dualizmi i Serbis\u00eb n\u00eb zbatim i cili n\u00ebnkupton se n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb zbaton marr\u00ebveshjet dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr vazhdon t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb strukturat paralele t\u00eb saj n\u00eb Kosov\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb strukturat ilegale komunale n\u00eb veri dhe n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>Kjo qasje dualiste e Serbis\u00eb ndaj dialogut t\u00eb Brukselit cenon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thelb\u00ebsore q\u00ebllimin e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet dy shteteve. Prova m\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se edhe pas gjasht\u00eb viteve t\u00eb k\u00ebtij dialogu, ministrat e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ende nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb vizit\u00eb zyrtare n\u00eb komunat veriore. BE nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje ta ndihmoj\u00eb heqjen e k\u00ebsaj pengese serioze p\u00ebr procesin e normalizimit.<\/p>\n<p>7. Rivitalizimi i Ur\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs \u2013 i penguar<br \/>Barrikada \u00ebsht\u00eb hequr nga Ura e Mitrovic\u00ebs n\u00eb vitin 2016, por rivitalizimi i plot\u00eb i ur\u00ebs \u00ebsht\u00eb penguar nga Serbia p\u00ebrmes disa provokimeve djall\u00ebzore dhe destabilizuese ndaj Kosov\u00ebs, si\u00e7 ishte muri ilegal n\u00eb Mitrovic\u00eb dhe nj\u00eb tren bizar q\u00eb synonte t\u00eb cenonte sovranitetin dhe integritetin territorial t\u00eb Kosov\u00ebs. Si pasoj\u00eb, ura ende nuk \u00ebsht\u00eb hapur p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve dhe automjeteve, megjith\u00ebse ishte planifikuar p\u00ebr n\u00eb janar 2017, si\u00e7 parashikohej n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Brukselit.<\/p>\n<p>8. Rivitalizimi i rrug\u00ebs kryesore n\u00eb Mitrovic\u00ebn veriore \u2013 i penguar<br \/>Pas heqjes s\u00eb murit ilegal n\u00eb Mitrovic\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2017, p\u00ebrmes dialogut midis Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe autoriteteve lokale t\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb veriut, mb\u00ebshtetur nga dy raunde t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb politik t\u00eb bisedimeve n\u00eb Bruksel n\u00eb muajt janar dhe shkurt, rivitalizimi i rrug\u00ebs kryesore filloi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb planit t\u00eb dakorduar.<br \/>Megjithat\u00eb, procesi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb\/penguar nga Serbia, prandaj rivitalizimi i rrug\u00ebs p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsor \u00ebsht\u00eb bllokuar. Kjo gjithashtu ka shkaktuar ngecje n\u00eb p\u00ebrfundimin e rivitalizimit t\u00eb ur\u00ebs.<br \/>II. Marr\u00ebveshjet e vonuara nga Kosova<\/p>\n<p>1. Asociacioni<br \/>Pas zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr kodin shtet\u00ebror telefonik p\u00ebr Kosov\u00ebn, Kosova ka l\u00ebvizur drejt nisjes s\u00eb zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr Asociacionin e Komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Takimi i par\u00eb konsultativ u mbajt n\u00eb fillim t\u00eb muajit dhjetor, megjithat\u00eb shfaqja e murit ilegal n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut, e orkestruar nga Serbia, ka nd\u00ebrprer\u00eb procesin e zbatimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshje. Pas heqjes s\u00eb murit dhe ndalimit t\u00eb hyrjes n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb trenit provokues, Kosova p\u00ebrs\u00ebri b\u00ebri p\u00ebrpjekje p\u00ebr rifillimin e zbatimit gjat\u00eb marsit t\u00eb vitit 2017. Megjithat\u00eb, Serbia p\u00ebrs\u00ebri pengoi procesin duke insistuar q\u00eb zbatimi t\u00eb fillonte n\u00eb Bruksel n\u00eb vend se n\u00eb Prishtin\u00eb, q\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me marr\u00ebveshjen e Brukselit. Dhe, kur Kosova ishte fleksibile p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb zbatimi t\u00eb fillonte n\u00eb Prishtin\u00eb dhe m\u00eb pas t\u00eb mbahej nj\u00eb takim n\u00eb Bruksel, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komunitetit serb, t\u00eb udh\u00ebzuar negativisht nga Serbia, refuzuan t\u00eb ktheheshin n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Parlamenti i Kosov\u00ebs pezulloi dialogun deri n\u00eb lirimin e z. Ramush Haradinaj i cili u mbajt n\u00eb paraburgim n\u00eb Franc\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb flet\u00eb arresti arbitrar t\u00eb l\u00ebshuar nga Serbia. Kur mbaroi pezullimi pas lirimit t\u00eb tij dhe kur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komunitetit Serb vendos\u00ebn t\u00eb ktheheshin n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs (dometh\u00ebn\u00eb kur Serbia u k\u00ebrkoi atyre t\u00eb ktheheshin), Kosova ve\u00e7se hyri n\u00eb zgjedhjet e parakohshme shtet\u00ebrore dhe e gjith\u00eb agjenda e qeveris\u00eb u v\u00eb n\u00eb pritje.<br \/>Kosova mbetet e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr zbatimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Asociacionin e Komunave me shumic\u00eb Serbe n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me marr\u00ebveshjen e Brukselit, Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Pas formimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re, Kosova do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb k\u00ebto detyrime, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb me t\u00eb gjitha detyrimet e tjera q\u00eb rrjedhin nga Dialogu i Brukselit, n\u00eb gjasht\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>2. Asociacioni dhe Largimi i strukturave paralele \u2013 n\u00eb sinkron<br \/>Themelimi i Asociacionit duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sinkrone me shp\u00ebrb\u00ebrjen e strukturave t\u00eb mbetura paralele t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. T\u00eb dy proceset do t\u00eb shkojn\u00eb paralelisht si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dakorduar.<\/p>\n<p>3. Reciprociteti p\u00ebr targat e regjistrimit t\u00eb automjeteve<br \/>Kjo marr\u00ebveshje u arrit n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2016 dhe ishte planifikuar t\u00eb fillonte zbatimin m\u00eb 15 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2016. Kosova ka vonuar zbatimin e saj p\u00ebr shkak t\u00eb vonesave n\u00eb miratimin e vendimeve t\u00eb nevojshme lidhur me zbatimin. M\u00eb 16 shkurt, Qeveria e Kosov\u00ebs e miratoi k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje dhe vendimet pasuese u mor\u00ebn nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme. Megjithat\u00eb, dinamika e zgjedhjeve n\u00eb Serbi, pastaj pezullimi i dialogut nga Parlamenti i Kosov\u00ebs dhe zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb penguar rifillimin e zbatimit. Kosova e informoi BE-n\u00eb rreth gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr zbatimin dhe k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb afati i rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb t\u00eb dakordohet midis pal\u00ebve p\u00ebrmes komunikimit elektronik. Megjithat\u00eb BE njoftoi se pala serbe k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb dakordimi t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrmes nj\u00eb takimi t\u00eb pal\u00ebve q\u00eb duhet t\u00eb zhvillohet n\u00eb Bruksel. Kosova \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr zbatim.<br \/>P\u00ebrfundime<br \/>Zbatimi i marr\u00ebveshjeve n\u00eb pritje duhet t\u00eb b\u00ebhet sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur. \u00c7do vones\u00eb e m\u00ebtejshme do t\u00eb ndikonte negativisht n\u00eb t\u00eb arriturat e deritashme n\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog dhe do t\u00eb d\u00ebmtonte besimin e publikut ndaj k\u00ebtij procesi.<br \/>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se pala serbe ka d\u00ebshtuar seriozisht n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrimeve t\u00eb saj.<br \/>Ju mund t\u00eb rikujtoni provokimet destabilizuese nga ana e Serbis\u00eb ndaj Kosov\u00ebs n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2016 dhe janar t\u00eb vitit 2017, p\u00ebrmes nj\u00eb muri t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Mitrovic\u00eb, nj\u00eb treni t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm q\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb hynte n\u00eb Kosov\u00eb, flet\u00eb arresti arbitrar p\u00ebr z. Ramush Haradinaj, i cili u mbajt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb panevojshme p\u00ebr disa muaj n\u00eb Franc\u00eb. Qeveria e Kosov\u00ebs iu p\u00ebrgjigj sfidave t\u00eb tilla me vendosm\u00ebri dhe maturi, mbrojti sovranitetin dhe integritetin dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, BE-n\u00eb dhe SHBA-t\u00eb, u stabilizua situata. Serbia gjithashtu u p\u00ebrpoq t\u00eb luante disa skenar\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs gjeopolitike duke promovuar idet\u00eb e ndryshimit t\u00eb kufijve n\u00eb rajon dhe k\u00ebmbimin e territoreve, t\u00eb cilat dukej se ishin ndikuar nga Rusia dhe ambiciet e saj p\u00ebr t\u00eb rikthyer ndikimin e saj, t\u00eb humbur pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb skenar\u00eb mjaft t\u00eb rreziksh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt kund\u00ebrshtohen nga Kosova dhe vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, duke qen\u00eb se pozicioni yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt strategjik \u00ebsht\u00eb rreshtimi me bot\u00ebn Per\u00ebndimore dhe me komunitetin Euro-Atlantik.<br \/>Ne besojm\u00eb se p\u00ebrkushtimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dialog mund t\u00eb d\u00ebshmohen si t\u00eb besueshme vet\u00ebm n\u00ebse t\u00eb dyja shtetet vazhdojn\u00eb me zbatimin e plot\u00eb t\u00eb detyrimeve t\u00eb tyre. Zbatimi i mir\u00ebfillt\u00eb i marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura dhe dialogu i m\u00ebtejsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb finalizohet me njohjen reciproke midis dy shteteve, Kosova dhe Serbia jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb sigurojn\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre evropiane, por gjithashtu do t\u00eb m\u00ebnjanojn\u00eb \u00e7do mosmarr\u00ebveshje nd\u00ebrshtet\u00ebrore q\u00eb u mund\u00ebson brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb dy shteteve t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb paqe dhe fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb.<br \/>Un\u00eb mund t\u00eb siguroj se Kosova do t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e saj\u00eb drejt t\u00eb ardhmes Euro-Atlantike, sepse ne ndajm\u00eb vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Un\u00eb besoj se e ardhmja e t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb duke u ankoruar kah Per\u00ebndimi, megjith\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim partner\u00ebt tan\u00eb per\u00ebndimor\u00eb duhet t\u00eb na mb\u00ebshtesin me ma shum\u00eb vendosm\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar n\u00eb p\u00ebrballimin e \u00e7far\u00ebdo k\u00ebrc\u00ebnimi t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb troket n\u00eb dyert tona, qoft\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs gjeopolitike apo ndonj\u00eb natyre tjet\u00ebr. Alternativat tjera i p\u00ebrkasin t\u00eb kaluar\u00ebs dhe duhet t\u00eb mbeten n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<br \/>D\u00ebshiroj t\u00eb theksoj se BE mbetet nj\u00eb faktor vendimtar p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb p\u00ebrshpejtimin dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e rezultateve t\u00eb k\u00ebtij dialogu. Ne konsiderojm\u00eb se roli i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Gjermanis\u00eb dhe vendeve t\u00eb tjera evropiane \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr suksesin e k\u00ebtij dialogu, p\u00ebrfundon komunikata.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport theksi \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb vet\u00ebm te marr\u00ebveshjet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb zbatimit, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah bllokadat, pengesat dhe sabotimet q\u00eb Serbia ia ka b\u00ebr\u00eb procesit t\u00eb zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb Brukselit dhe motivet q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pas tyre. N\u00eb vijim gjeni tekstin integral t\u00eb k\u00ebtij raporti dhe bashk\u00ebngjitur edhe dokumentin origjinal n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34217,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803,1686,752,287,799],"class_list":["post-34216","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale","tag-dialogu","tag-edita-tahiri","tag-kosova","tag-serbia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34216","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34216"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34216\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34217"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34216"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34216"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34216"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}