{"id":34931,"date":"2017-08-18T09:00:50","date_gmt":"2017-08-18T07:00:50","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=34931"},"modified":"2017-08-21T15:21:27","modified_gmt":"2017-08-21T13:21:27","slug":"xhamia-e-kalase-se-prizrenit-ka-qene-funksionale-deri-ne-vitin-1912","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/xhamia-e-kalase-se-prizrenit-ka-qene-funksionale-deri-ne-vitin-1912\/","title":{"rendered":"Xhamia e Kalas\u00eb s\u00eb Prizrenit ka qen\u00eb funksionale deri n\u00eb vitin 1912"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_34932\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-34932\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/orhan_bislimaj.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-34932\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/orhan_bislimaj.jpg 350w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/orhan_bislimaj-150x150.jpg 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/orhan_bislimaj-300x300.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-34932\" class=\"wp-caption-text\">Autor: <b>Orhan BISLIMAJ<\/b><\/p><\/div>\n<p>Xhamia e Kalas\u00eb[1] q\u00eb nga nd\u00ebrtimi i saj n\u00eb shekullin e XV, dhe pas rind\u00ebrtimit t\u00eb saj n\u00eb vitin 1828 dhe gjer\u00eb n\u00eb vitin 1912 i ka sh\u00ebrbyer q\u00ebllimit p\u00ebr \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar. Aty jan\u00eb falur vaktet e namazit dhe ka qen\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb plot\u00eb sikurse xhamit\u00eb e tjera t\u00eb qytetit t\u00eb Prizrenit. Ajo ka qen\u00eb e hapur p\u00ebr faljen e namazit p\u00ebr \u00e7do qytetar t\u00eb interesuar dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr banor\u00ebt e Kalas\u00eb. Prejudikimet se xhamia ka qen\u00eb e dedikuar vet\u00ebm p\u00ebr ushtrin\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht anakronik dhe i pa sakt\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ajo ka mundur ta ket\u00eb k\u00ebt\u00eb rol vet\u00ebm n\u00eb faz\u00ebn fillestare t\u00eb saj, shekulli XV-XVI, kur pranimi masovik i Islamit nga shqiptar\u00ebt ka qen\u00eb n\u00eb proces e sip\u00ebr. Por, nuk mund t\u00eb themi se xhamia ka qen\u00eb e till\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb, e sidomos pas shekullit XVI, kur feja Islame b\u00ebhet fakt p\u00ebrfundimtar n\u00eb Prizren dhe m\u00eb gjer\u00eb. Pra, ne po flasim p\u00ebr periudh\u00ebn afatgjate t\u00eb xhamis\u00eb, deri n\u00eb vitin 1912. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se xhamia, absolutisht, ka qen\u00eb e hapur prore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt islam\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr ushtrin\u00eb dhe, vet\u00eb pozita e saj n\u00eb mes t\u00eb Kalas\u00eb dhe af\u00ebr der\u00ebs kryesore t\u00eb saj, e d\u00ebshmon nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Banor\u00ebt e Prizrenit i transmetojn\u00eb fjal\u00ebt e gjysh\u00ebrve t\u00eb tyre, q\u00eb jan\u00eb falur n\u00eb xhamin\u00eb e Kalas\u00eb, sidomos ata q\u00eb i kan\u00eb pasur pronat n\u00eb pjes\u00ebn mbi Kala.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtij fakti, n\u00eb dokumentet historike autentike, gjejm\u00eb t\u00eb dh\u00ebna se p\u00ebr funksionimin normal t\u00eb xhamis\u00eb jan\u00eb kujdesur disa pun\u00ebtor\u00eb, dhe pagimi i tyre \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga buxheti i Vakfit (Bashk\u00ebsis\u00eb Islame), sikurse edhe p\u00ebr xhamit\u00eb e tjera t\u00eb Prizrenit. P\u00ebrve\u00e7 imamit dhe muezinit, n\u00eb xhami kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb angazhuar edhe dy pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb: Sh\u00ebrbyesi dhe Mbikqyer\u00ebsi i xhamis\u00eb (mutevelia).<\/p>\n<p>N\u00eb vak\u00ebfnamen\u00eb e Mahmud Pash\u00eb Rrotll\u00ebs, e cila ruhet n\u00eb zyret e K\u00ebshillit t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Prizenit jepen shum\u00eb detaje rreth jet\u00ebs fetare t\u00eb asaj kohe si dhe mir\u00ebmbajtjes t\u00eb shum\u00eb xhamive t\u00eb Prizrenit p\u00ebrfshir\u00eb edhe xhamin\u00eb e Kalas\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, Mahmud Pasha, Allahu e m\u00ebshiroft\u00eb me xhenneti firdevs, v\u00eb kushte rreth ndarjes s\u00eb mjeteve nga pasuria e l\u00ebn\u00eb vak\u00ebf, dhe at\u00eb: \u201cMyezinit t\u00eb xhamis\u00eb n\u00eb Kala 60 grosh\u00eb, sh\u00ebrbyesit t\u00eb xhamis\u00eb n\u00eb Kala 40 grosh\u00eb; or\u00ebtarit t\u00eb or\u00ebs s\u00eb Kalas\u00eb, gjat\u00eb vitit 60 grosh\u00eb&#8230;\u201d N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vakufname, Mahmud Pasha, ndan\u00eb mjete nga pasuria e tij edhe p\u00ebr mutevelin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb: \u201cn\u00eb haremin e xhamis\u00eb s\u00eb Kalas\u00eb, le t\u2019i shtrij\u00eb shtrojat\u201d si dhe \u201cp\u00ebr ndri\u00e7imin e (&#8230;) xhamis\u00eb n\u00eb Kala, le t\u00eb vendos\u00eb gazin n\u00eb kandila, e n\u00eb dritare let\u00ebr. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Mahmud Pasha e ka parapar\u00eb edhe zbukurimin e xhamis\u00eb s\u00eb Kalas\u00eb me kandila ndri\u00e7ues, gjat\u00eb net\u00ebve t\u00eb Ramazanit, bajramave, mevludeve, Regaibeve dhe Beratit. K\u00ebshtuq\u00eb, mutevelia e ka patur obligim q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb \u201cn\u00eb haremin e xhamis\u00eb n\u00eb kala shtat\u00eb kandila\u201d si dhe kur \u201cxhamia n\u00eb kala ka nevoj\u00eb p\u00ebr hasra, myteveliu le t\u2019i ofroj\u00eb p\u00ebr shtruarje.\u201d Po ashtu, Mahmud Pasha, e obligon muteveliun q\u00eb \u201ct\u00eb kujdeset p\u00ebr meremetimin e xhamis\u00eb s\u00eb Kalas\u00eb\u201d, e n\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb gjej\u00eb ndonj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr meremetim.[2]<\/p>\n<p><strong>Xhamia \u00ebsht\u00eb menaxhuar nga Bashk\u00ebsia Islame<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e lart\u00ebcekura nga Vakufnameja e Mahmud Pash\u00eb Rotll\u00ebs, mund t\u00eb themi se kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pasiq\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht na ofrojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfytyrim ekzakt rreth funksionimit t\u00eb xhamis\u00eb asokohe, p\u00ebrfshir\u00eb edhe juridiksionin mbi menaxhimin e saj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, nga ky dokument vakufnor, i l\u00ebn\u00eb nga Mahmud Pasha, mund t\u00eb nxjerrim disa p\u00ebrfundime:<\/p>\n<p>1) Em\u00ebrtimi: Xhamia e Kalas\u00eb njihet si \u201cxhamia n\u00eb Kala\u201d, e q\u00eb d\u00ebshmon se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk ka pasur ndonj\u00eb em\u00ebrtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb;<\/p>\n<p>2) Pron\u00ebsia: Xhamia ka qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi dhe administrim t\u00eb institucionit t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame. Kjo v\u00ebrtetohet, sidomos nga dy arsye: E para, kur pushteti serb m\u00eb 1912 kishte shkat\u00ebrruar xhamin\u00eb e Kalas\u00eb, imam dhe hatib n\u00eb dit\u00ebn e xhumas\u00eb ishte ish-Myftiu i Prizrenit, haxhi Rrystem efendiu[3]; dhe e dyta: Me vet\u00eb faktin q\u00eb Mahmud Pasha (Allahu ia falt\u00eb xhennetin) ka l\u00ebn\u00eb pasurin\u00eb e tij vakuf \u2013 pron\u00eb e xhematit (bashk\u00ebsis\u00eb myslimane), dhe ka v\u00eb kusht, duke k\u00ebrkuar nga udh\u00ebheq\u00ebsia fetare e asaj kohe, q\u00eb t\u00eb ardhurat nga kjo pasuri t\u00eb dedikohen p\u00ebr punonj\u00ebsit fetar\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast edhe p\u00ebr punonj\u00ebsit e Kalas\u00eb, jep t\u00eb kuptojm\u00eb se xhamia ka funksionuar n\u00ebn juridiksionin dhe struktur\u00ebn e Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Prizrenit. N\u00eb rastin e kund\u00ebrt, Mahmud Pasha nuk do kishte nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb lente pasurin\u00eb e tij \u201cvakuf \u2013 hajrat\u201d n\u00eb Bashk\u00ebsin\u00eb Islame, p\u00ebr nj\u00eb objekt q\u00eb nuk e ka n\u00eb pron\u00ebsi apo menaxhim. Mbi k\u00ebt\u00eb argument, K\u00ebshilli i Bashk\u00ebsis\u00eb Islame \u2013 Prizren, detyrimisht shpallet trash\u00ebgimtar ligjor i xhamis\u00eb s\u00eb Kalas\u00eb, sipas parimit t\u00eb automatizmit, pavar\u00ebsisht titullarin e pron\u00ebsis\u00eb;<\/p>\n<p>3) Organizimi i brendsh\u00ebm: Nga aspekti i brendsh\u00ebm organizativ, xhamia ka funksionuar normalisht, sikurse q\u00eb funksionojn\u00eb edhe sot xhamit\u00eb e qytetit t\u00eb Prizrenit. Bile, n\u00eb xhamin\u00eb e kalas\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 imamit, muezinit, mutevelis\u00eb, ka qen\u00eb i angazhuar edhe nj\u00eb pun\u00ebtor tjet\u00ebr i quajtur si \u201csh\u00ebrbyes\u201d;<\/p>\n<p>4) Manifestimet fetare. N\u00eb xhami jan\u00eb sh\u00ebnuar festat fetare dhe jan\u00eb organizuar tubime fetare. Kujdesi i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ndezjen e kandilave ndri\u00e7ues, gjat\u00eb net\u00ebve t\u00eb Ramazanit, bajramave dhe net\u00ebve t\u00eb m\u00ebdha, argumenton funksionimin normal t\u00eb xhamis\u00eb, madje edhe si nj\u00eb xhami e privilegjuar.<\/p>\n<p>5) Shum\u00ebsia e xhematit. Besohet se xhamia ka pasur shum\u00eb xhemat. Me vet\u00eb faktin q\u00eb mutevelia \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilluar p\u00ebr shtruarjen e hasrave, kjo do t\u00eb thot\u00eb se xhamia ka pasur mjaft shum\u00eb xhemat, pra edhe jasht\u00eb xhamis\u00eb. Sepse, \u201chasrat\u201d zakonisht shtrohen n\u00eb oborrin e xhamis\u00eb, p\u00ebr t\u2019u falur xhemati, n\u00eb rastet kur nuk ka hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb mjaftueshme brenda n\u00eb xhami. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb aplikohet edhe sot n\u00eb xhamit\u00eb e Prizrenit.<\/p>\n<p>6) Meremetimi i xhamis\u00eb nga vakfi. Xhamia \u00ebsht\u00eb mir\u00ebmbajtur teknikisht nga pasuria e l\u00ebn\u00eb hajrat (vakfi), e sipas nevoj\u00ebs edhe nga donacionet e tjera, zakonisht q\u00eb i dhurojn\u00eb besimtar\u00ebt islam\u00eb, pra, jo nga buxheti i shtetit.<\/p>\n<p><strong>Rr\u00ebnimi i xhamis\u00eb her\u00ebn e fundit (1912)<\/strong><\/p>\n<p>Xhamia e Kalas\u00eb ka qen\u00eb funksionale gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, dhe ka vazhduar deri n\u00eb largimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb saj nga Prizreni, n\u00eb vitin 1912, kur nga Kalaja t\u00ebrhiqet ushtari i fundit osman Jashar Hoda, t\u00eb cilin prizrenasit e quanin Karajashari,[4] q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb  Jashari i zi.[5]<\/p>\n<p>Sikurse dihet, m\u00eb dat\u00eb 21.10.1912, ushtria serbe e riokupoi  Prizrenin dhe b\u00ebri krime t\u00eb pa para deri at\u00ebher\u00eb. Laz\u00ebr Mjeda \u2013 arqipeshkvi katolik i Shkupit, n\u00eb nj\u00eb raport d\u00ebrguar Rom\u00ebs, m\u00eb 24 janar 2013 shkruante se n\u00eb Ferizaj kishin mbetur gjall\u00eb vet\u00ebm tre shqiptar\u00eb mysliman\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs 15 vje\u00e7are, se popullata shqiptare e Gjilanit ishte masakruar, kurse Gjakova ishte shkretuar t\u00ebr\u00ebsisht. Nd\u00ebrsa kur flet p\u00ebr Prizrenin, ai thot\u00eb: \u201cRasti m\u00eb i tmerrsh\u00ebm kishte ndodhur n\u00eb Prizren, i cili si Gjilani ishte dor\u00ebzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore. Qyteti duket si nj\u00eb mbret\u00ebri e vdekjes. Ata trokasin n\u00eb dyert\u00eb e sht\u00ebpive shqiptare, i marrin meshkujt dhe i pushkatojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb. Para disa dit\u00ebsh numri i t\u00eb vrar\u00ebve arriti n\u00eb 400. Sa u p\u00ebrket grabitjeve, pla\u00e7kitjeve dhe dhunimeve m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrmenden, q\u00eb at\u00ebher\u00eb urdh\u00ebri i dit\u00ebs ishte: kund\u00ebr shqiptar\u00ebve lejohet \u00e7do gj\u00eb \u2013 jo vet\u00ebm q\u00eb lejohet por edhe k\u00ebrkohet dhe urdh\u00ebrohet. Dhe, me gjith\u00eb k\u00ebto tmerre t\u00eb llahtarshme, komandanti ushtarak, Bozho Jankoviq, e detyroi parin\u00eb e qytetit, me revole n\u00eb dor\u00eb, q\u00eb t\u2019i d\u00ebrgonte mbretit Pet\u00ebr nj\u00eb telegram fal\u00ebnderimi.\u201d Arqipeshkvi konstatoi se numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i shqiptar\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte 25.000.[6] P\u00ebrve\u00e7, k\u00ebtyre tmerreve t\u00eb llahtarshme kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, serbo-sllav\u00ebt ushtruan edhe kulturocid kund\u00ebr trash\u00ebgimis\u00eb kulturo-historike t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr ka qen\u00eb, sidomos institucioni i Bashk\u00ebsis\u00eb Islame \u2013 Myftinia e Prizrenit, p\u00ebrfshir\u00eb pron\u00ebn dhe kultur\u00ebn islame n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb cilin e konsideronte si burim shpirt\u00ebror p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb frontin e rezistenc\u00ebs kund\u00ebr serb\u00ebve. Nj\u00eb raport i holl\u00ebsish\u00ebm i konsullit austriak n\u00eb Prizren, i janarit t\u00eb vitit 1914, b\u00ebn nj\u00eb rezyme t\u00eb kushteve n\u00eb Kosov\u00ebn e asaj kohe. Konsulli shkruante: \u201cNga t\u00eb 32 xhamit\u00eb n\u00eb Prizren, 30 sosh u shnd\u00ebrruan n\u00eb baraka ushtarake, depo municioni dhe stalla&#8230;\u201d[7] \u201cVet\u00ebm nga Myftinia e Prizrenit u konfiskuan 60 hektar\u00eb tok\u00eb.\u201d[8] N\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr kan\u00eb qen\u00eb edhe paria fetare, hoxhallar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrndjekur nj\u00ebsoj si xhamit\u00eb. Shkat\u00ebrrimet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gjithanshme. Pronat u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb serb\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrrimeve t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebshme, nj\u00eb kulturocid shfaros\u00ebs e ka p\u00ebrjetuar edhe Kalaja e Prizrenit dhe xhamia. Disa studiues thon\u00eb se xhamia e kalas\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuar n\u00eb vitin 1913[9], porse nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt, se ushtria okupatore serbe, menj\u00ebher\u00eb pas okupimit t\u00eb Prizrenit, pra n\u00eb vitin 1912, e shkat\u00ebrroi xhamin\u00eb si dhe objektet e tjera n\u00eb Kala. Nuk ka t\u00eb dh\u00ebna se kush ishte imam i fundit n\u00eb xhamin\u00eb e Kalas\u00eb p\u00ebr koh\u00ebt e namazeve ditore, por ajo q\u00eb dihet, natyrisht sipas mbamendjes kolektive, se n\u00eb koh\u00ebn e rr\u00ebnimit t\u00eb xhamis\u00eb, imam &#8211; hatib p\u00ebr namazin e xhumas\u00eb ka qen\u00eb haxhi Rrystem ef. Shporta. Po ashtu, dihet se m\u00eb 1913, me urdh\u00ebrin e gjeneralit Bozho Jankovi\u00e7, komandant i Armat\u00ebs II serbe u hoq ora nga Sahat Kulla n\u00eb Kala.[10]<\/p>\n<p>Por, \u00e7\u2019e do q\u00eb minareja e xhamis\u00eb, ka mbijetuar p\u00ebr disa vite pas rr\u00ebnimit t\u00eb objektit t\u00eb xhamis\u00eb. Si d\u00ebshmi e k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb foto e minares\u00eb, e vitit 1917[11], n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duken qart\u00eb rr\u00ebnojat e objektit t\u00eb xhamis\u00eb, gjersa minareja q\u00ebndron e pad\u00ebmtuar, me p\u00ebrjashtim t\u00eb kulmit t\u00eb saj (piramid\u00ebs), q\u00eb \u00ebsht\u00eb punim nga druri.<\/p>\n<p>Mendoj, se kan\u00eb qen\u00eb dy arsye p\u00ebr mbijetes\u00ebn e saj edhe p\u00ebr disa vite m\u00eb von\u00eb.  E para \u00ebsht\u00eb vet\u00eb kompleksiviteti p\u00ebr rr\u00ebnimin e saj, pasiq\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ka ndodhur, ta z\u00ebm\u00eb, edhe me minaren\u00eb e xhamis\u00eb \u201cArasta\u201d n\u00eb pjes\u00ebn urbane t\u00eb Prizrenit, gjersa, sot, fatmir\u00ebsisht ekziston minareja. Dhe, e dyta, me rr\u00ebnimin e objektit t\u00eb xhamis\u00eb, n\u00eb fakt ishte p\u00ebrmbushur aspirata kulturocide e pushtuesit, e \u00e7\u00ebshtja e minares\u00eb, megjithat\u00eb ka mundur t\u00eb mos jet\u00eb preokupim urgjent, p\u00ebr shkak t\u00eb luftrave ballkanike, ku secili shtet ishte kapur p\u00ebr breng\u00ebn e vet dhe kishte prioritete t\u00eb tjera mbrojt\u00ebse. Ky konstatim, mund t\u00eb jet\u00eb relevant, me vet\u00eb faktin q\u00eb serb\u00ebt, pas nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, pra m\u00eb 26 n\u00ebntor 1915 u detyruan t\u00eb largohen dhunsh\u00ebm nga Prizreni, duke e l\u00ebn\u00eb teritorin n\u00ebn okupim t\u00eb bullgar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Rr\u00ebnimi i minares\u00eb n\u00eb vitin 1917<\/strong><\/p>\n<p>Sakaq, fati i keq p\u00ebr minaren\u00eb e Kalas\u00eb, fillon pas vitit 1915, kur Prizreni bie n\u00ebn okupimin e bullgar\u00ebve. Nism\u00ebn shkat\u00ebrrimtare t\u00eb \u00e7do gj\u00ebje shqiptare dhe islame, q\u00eb e nis\u00ebn serb\u00ebt, n\u00eb vitin 1912, e vazhduan bullgar\u00ebt me intenzitet t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb. Periudha prej vitit 1912 deri n\u00eb vitin 1918, kur \u00ebsht\u00eb vendos \u201carm\u00ebpushimi\u201d rajonal, q\u00eb i hapi rrug\u00eb mbajtjes s\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Paq\u00ebs, n\u00eb Versaj\u00eb t\u00eb Parisit, 8 qershor 1919, ka qen\u00eb periudha m\u00eb e err\u00ebt e historis\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe nuk \u00ebsht\u00eb kursyer asgj\u00eb nga pushtuesit serb\u00eb dhe bullgar\u00eb. P\u00ebrshkrimet e autor\u00ebve t\u00eb huaj p\u00ebr gjenocidin dhe kulturocidin e ushtruar mbi popullin shqiptar jan\u00eb marramend\u00ebse.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e vjet\u00ebr t\u00eb Prizrenit, transmetojn\u00eb informacionet e t\u00eb par\u00ebve n\u00eb lidhje me pushtimin e Prizrenit nga bullgar\u00ebt, duke e p\u00ebrshkruar si nj\u00eb pushtet jasht\u00ebzakonisht barbar, ku njer\u00ebzit kan\u00eb vdekur nga uria dhe, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb ushqimit kan\u00eb hang\u00ebr l\u00ebvozhgat e drunj\u00ebve. Sipas tyre, minaren\u00eb e xhamis\u00eb e kan\u00eb shkat\u00ebrruar pik\u00ebrisht bullgar\u00ebt, n\u00eb vitin 1917. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kjo v\u00ebrtetohet edhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb dokumenti arkivor, i cili nuk ka qen\u00eb i ditur deri von\u00eb. Studiuesi Marenglen Verli, sjell raportin e majorit turk \u201c Subhi\u201d, q\u00eb mban titullin \u201cInformacion p\u00ebr reprezaljet e ushtris\u00eb bullgare ndaj popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb zon\u00ebn e tyre t\u00eb pushtimit, gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb bot\u00ebrore\u201d, e q\u00eb flet drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr rr\u00ebnimin e minares\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport sekret, dat\u00eb 25 maj 1917, Majori jepte informacione t\u00eb zgjeruara, e n\u00eb mesin e t\u00eb tjerave, ai e thot\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb: \u201cKur hyn\u00eb n\u00eb Prizren bullgar\u00ebt thyen gati t\u00eb gjitha dyqanet dhe i grabit\u00ebn (&#8230;). Shemb\u00ebn n\u00eb Prizren minaren\u00eb e xhamis\u00eb s\u00eb Kalas\u00eb dhe b\u00ebn grabitje. Komandanti i lajm\u00ebruar s\u2019mori asnj\u00eb mas\u00eb.\u201d[12]<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, pra nga viti 1912, p\u00ebrkat\u00ebsisht 1917, xhamia dhe minareja e saj kan\u00eb vazhduar t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb rr\u00ebnuara p\u00ebrtok\u00eb. Le ta themi edhe k\u00ebt\u00eb se n\u00eb ato vite t\u00eb shkat\u00ebrrimit, mbijetojat e mureve t\u00eb xhamis\u00eb, megjithat\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb larta. Mir\u00ebpo, si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e pambrojtur, k\u00ebto mure i n\u00ebnshtrohen rr\u00ebnimit t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm p\u00ebrtok\u00eb. Sipas transmetimeve t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb koh\u00ebs, besohet se shkat\u00ebrrimi rapid i xhamis\u00eb dhe Kalas\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi b\u00ebhet sidomos gjat\u00eb viteve \u201930-ta t\u00eb shekullit XX, kur gur\u00ebt e \u00e7muesh\u00ebm t\u00eb xhamis\u00eb, merren dhe shfryt\u00ebzohen p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit t\u00eb gjimnazit \u201cGjon Buzuku\u201d n\u00eb Prizren, dhe objektit ndihm\u00ebs pran\u00eb tij. P\u00ebr m\u00eb keq, kjo b\u00ebhet shkak q\u00eb edhe qytetar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb marrin gur\u00eb p\u00ebr nevojat e tyre private. Dhe, gradualisht, niveli i mureve \u00ebsht\u00eb ulur gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Sipas nj\u00eb fotografie t\u00eb vitit 1969, mbijetojat e mureve kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se \u00e7\u2019jan\u00eb aktualisht. Fatkeq\u00ebsisht, ky degradim i xhamis\u00eb dhe kalas\u00eb ka vazhduar edhe pas hyrjes s\u00eb Kalas\u00eb n\u00ebn kujdesin shtet\u00ebror, n\u00eb vitin 1948, p\u00ebr t\u00eb vazhduar deri n\u00eb vitin 2009, kur fillojn\u00eb punimet e restaurimit, t\u00eb cilat jan\u00eb duke vazhduar edhe gjat\u00eb vitit 2017.<\/p>\n<p><em>[1] Ky punim \u00ebsht\u00eb vazhdimi i tret\u00eb i punimit: \u201cPrizreni, unanimisht e do rind\u00ebrtimin e xhamis\u00eb n\u00eb Kala\u201d, i botuar n\u00eb revist\u00ebn \u201cDituria Islame\u201d<\/p>\n<p>[2] Shih: Hasan Kaleshit dhe Ismail Eren \u201cMahmud Pash\u00eb Rrotlla nga Prizreni-p\u00ebrshpirt\u00ebnimet dhe vak\u00ebfnameja e tij\u201d, p\u00ebrgatiti Ismail Rexhepi &#038; Sadik Mehmeti, botuar n\u00eb revist\u00ebn  Edukata Islame \u2013 revist\u00eb shkencore, kulturore islame tremujore, Prishtin\u00eb, nr.81\/2006, fq.183-186.<\/p>\n<p>[3] Resul Rexhepi &#8211; Sadik Mehmeti, H. Rrystem ef. Shporta, jeta dhe vepra (1864-1937), monografi, Prishtin\u00eb, 2010, fq.38.<\/p>\n<p>[4] Muhamed Shukriu, Prizreni i lasht\u00eb, Prizren, 2001, fq. 270.<\/p>\n<p>[5] Faik Miftari, Pse duhet t\u00eb rind\u00ebrtohet xhamia n\u00eb Kala t\u00eb Prizrenit?, sipas: http:\/\/www.gazetaimpakt.com\/lajm\/14966\/pse-duhet-te-rindertohet-xhamia-ne-kala-te-prizrenit\/, publikuar m\u00eb dat\u00eb:08.11.2016, data e citimit:10.11.2016.<\/p>\n<p>[6] Noel Malcom, Kosova nj\u00eb histori e shkurt\u00ebr, Koha, Prishtin\u00eb, 2001, fq. 265.<\/p>\n<p>[7] Noel Malcom, Kosova\u2026, po aty, fq. 269.<\/p>\n<p>[8] Marenglen Verli, \u201cOrientimi i reform\u00ebs agrare kolonizuese t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb jogusllave mbi fshatar\u00ebsin\u00eb shqiptare myslimane dhe pasojat e saj\u201d, kumtes\u00eb e botuar n\u00eb: Feja, kultura dhe tradita islame nd\u00ebr shqiptar\u00ebt (simpozium nd\u00ebrkomb\u00ebtar i mbajtur n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 15, 16, 17 tetor 1992), Kryesia e Bashk\u00ebsis\u00eb Islame e Kosov\u00ebs, Prishtin\u00eb, 1995, fq.467.<\/p>\n<p>[9] Abib Ahmedi, Theranda \u2013 Prizreni nd\u00ebr shekuj, Prizren, 1996, fq.127.<\/p>\n<p>[10] Shih: Resul Rexhepi &#8211; Sadik Mehmeti, H. Rrystem ef. Shporta, jeta dhe vepra (1864-1937), monografi, po aty, fq.38.<\/p>\n<p>[11] Historiani nga Prizreni, prof. Afrim Topqideri, thot\u00eb se kjo foto i p\u00ebrket vitit 1917 dhe \u00ebsht\u00eb zbuluar n\u00eb arkivin e Shkodr\u00ebs. Sh\u00ebnim nga biseda me Afrim Topqideri, dat\u00eb 19.10.2016.<\/p>\n<p>[12] Arkivi Qendror i Shqip\u00ebris\u00eb, Fondi i Komitetit t\u00eb Kosov\u00ebs, viti 1917, dos.25, dok.50744, cituar sipas: Marenglen Verli, Shqip\u00ebria dhe Kosova \u2013 historia e nj\u00eb aspirate, Tiran\u00eb, 2007, v\u00ebll.I, fq.189.<\/em><\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhamia e Kalas\u00eb[1] q\u00eb nga nd\u00ebrtimi i saj n\u00eb shekullin e XV, dhe pas rind\u00ebrtimit t\u00eb saj n\u00eb vitin 1828 dhe gjer\u00eb n\u00eb vitin 1912 i ka sh\u00ebrbyer q\u00ebllimit p\u00ebr \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar. Aty jan\u00eb falur vaktet e namazit dhe ka qen\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb plot\u00eb sikurse xhamit\u00eb e tjera t\u00eb qytetit t\u00eb Prizrenit. Ajo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34932,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[119,4082],"class_list":["post-34931","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-opinione","tag-orhan-bislimaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34931","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34931"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34931\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34932"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}