{"id":3514,"date":"2013-11-10T20:18:53","date_gmt":"2013-11-10T19:18:53","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=3514"},"modified":"2020-08-27T13:54:09","modified_gmt":"2020-08-27T11:54:09","slug":"keqkuptimet-qe-cenojne-paqen-shqiptaro-greke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/keqkuptimet-qe-cenojne-paqen-shqiptaro-greke\/","title":{"rendered":"Keqkuptimet q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb paqen shqiptaro-greke"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/nishani-papulias.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-60199\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/nishani-papulias.jpg 994w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/nishani-papulias-600x372.jpg 600w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/nishani-papulias-300x186.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/nishani-papulias-768x476.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 994px) 100vw, 994px\" \/><\/p>\n<p><strong>Problemet e mbartura si mekaniz\u00ebm i konservimit t\u00eb tensioneve mes Greqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Ligji i Luft\u00ebs dhe pronat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi. Nevoja p\u00ebr nj\u00eb riadresim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb hapura mes dy vendeve.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Dr. Panajot Barka<\/strong><\/p>\n<p> Postvizita e Presidentit grek n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebn t\u00eb prekshme ndjesin\u00eb e boshll\u00ebkut, si p\u00ebr Athin\u00ebn, ashtu edhe p\u00ebr Tiran\u00ebn. P\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt kjo lidhet me personalitetin dhe figur\u00ebn e Karolos Paulias. N\u00eb Athin\u00eb nuk e fshehin se shpresa e para vizit\u00ebs p\u00ebr hapjen e nj\u00eb kapitulli t\u00eb ri p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet shum\u00eb t\u00eb mira me Shqip\u00ebrin\u00eb nuk u justifikua. <\/p>\n<p>Athina dhe vet\u00eb Papulias, si autoriteti politik grek m\u00eb i besuar n\u00eb Shqip\u00ebri, i sanksionuar si mik i shqiptar\u00ebve, synuan demonstrimin e k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb pal\u00ebs greke p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb projektin e Presidentit grek, ky synim piketohej n\u00eb kat\u00ebr pika: -Minoriteti etnik grek n\u00eb Shqip\u00ebri, emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi, bashk\u00ebpunimi ekonomik shum\u00ebplan\u00ebsh n\u00eb nivel bilateral e rajonal dhe mb\u00ebshtetja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e saj drejt BEs\u00eb. P\u00ebr pal\u00ebn shqiptare vizita pati nj\u00eb p\u00ebrthyerje midis asaj q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson Papulias p\u00ebr shqiptar\u00ebt e p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve dhe artikulimit \u201ct\u00eb kushteve\u201d ndaj Athin\u00ebs. E tregoi k\u00ebt\u00eb edhe dyplan\u00ebshi i vizit\u00ebs s\u00eb Papulias n\u00eb Tiran\u00eb e Gjirokast\u00ebr. N\u00eb Gjirokast\u00ebr, marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve reflektuan sinjifikativ\u00ebn e linj\u00ebs, nga unaza e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Papulias f\u00ebmij\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb misrit n\u00eb Gjirokastr\u00ebn e para luft\u00ebs, me titullin \u201cQytetar Nderi\u201d i qytetit t\u00eb ngurt\u00eb sot. N\u00eb Tiran\u00eb u b\u00eb sundues ng\u00ebr\u00e7i q\u00eb shkaktuan 7-8 problemet e artikuluara nga politika zyrtare e jo zyrtare e Shqip\u00ebris\u00eb, e q\u00eb ting\u00eblluan si kushte ndaj Athin\u00ebs. <\/p>\n<p>Mbi problemet e njohura si \u201cLigji i Luft\u00ebs\u201d, \u201cProblemi \u00c7am\u201d \u201c\u00c7\u00ebshtja e varrezave t\u00eb ushtar\u00ebve grek\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn italo-greke\u201d, u shtuan t\u00eb reja si \u201cShkollat dhe sigurimet p\u00ebr emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi\u201d, \u201cMarr\u00ebveshja e kufirit detar\u201d, \u201ckufiri tok\u00ebsor\u201d \u201cToponimet\u201d, \u201cNjohja e Kosov\u00ebs\u201d etj.. M\u00ebnyra se si e nga u shtruan ato, pavar\u00ebsisht nga sa t\u00eb drejta apo jo jan\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi krijuan ndjesin\u00eb sikur po z\u00ebn\u00eb nd\u00ebn vete d\u00ebshir\u00ebn dhe vullnetin e deklaruar p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira midis dy vendeve fqinje. Treguan se faktor\u00ebt politik\u00ebb\u00ebr\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb fort t\u00eb qart\u00eb n\u00eb q\u00ebllimet e tyre. Nisen nga perspektiva evropiane e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy vendeve, apo nga ajo p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur e mbajtur gjall\u00eb nj\u00eb nacionaliz\u00ebm t\u00eb tejshkuar!? N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim po b\u00ebj nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i lexuar ndryshe, n\u00eb favor t\u00eb mir\u00ebkuptimit e mir\u00ebbesimit reciprok faktet historike t\u00eb disa prej k\u00ebtyre problemeve-kushte.<\/p>\n<p>Pretendimi i mbajtjes n\u00eb fuqi t\u00eb Ligjit t\u00eb Luft\u00ebs nga pala greke Analiza dhe ballafaqimi me gjakftoht\u00ebsi i fakteve, tregon se, n\u00eb as aspektin juridik, \u00ebsht\u00eb pala shqiptare q\u00eb nuk ka abroguar ligjin e saj t\u00eb Luft\u00ebs t\u00eb 15 qershorit 1940, t\u00eb aprovuar nga organi i vet legjislativ i asaj kohe, pavar\u00ebsisht se funksiononte si pjes\u00eb e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar me Italin\u00eb. Referimet se k\u00ebt\u00eb akt e ka abroguar sistemi komunist n\u00ebp\u00ebrmjet Kongresit t\u00eb P\u00ebrmetit m\u00eb 1944, apo me nj\u00eb \u201cligj\u201d t\u00eb vitit1945, nuk kan\u00eb vler\u00eb juridike se ato ishin organe politike dhe jo legjislative. Nga ana tjet\u00ebr, k\u00ebto vendime politike komuniste jan\u00eb abroguar me dekrete presidenciale t\u00eb aprovuara n\u00eb parlamentin shqiptar t\u00eb 1992-shit.<\/p>\n<p> N\u00eb pal\u00ebn greke: Dekreti mbret\u00ebror nr. 2623, dt. 10 n\u00ebntor 1940, ishte akti juridik q\u00eb ligj\u00ebronte gjendjen e luft\u00ebs q\u00eb Greqis\u00eb ia kishte imponuar Mbret\u00ebria e Bashkuar italo-shqiptare. Dekreti, n\u00eb kushtet e mosfunksionimit t\u00eb parlamentit grek, mbante firmat e mbretit dhe t\u00eb kryeministrit dhe nuk u aprovua kurr\u00eb nga parlamenti grek. Po me dekret dhe jo me ligj parlamentar, ky \u201cligj\u201d, u risoll n\u00eb fuqi m\u00eb 1944, pas abrogimit q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb qeveria kuislinge e Tsollakoglu-s m\u00eb 1941. N\u00eb kushtet e ndryshimit politik t\u00eb Greqis\u00eb, ku institucioni i mbretit u m\u00ebnjanua, firma e kryeministrit grek m\u00eb 1987 \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr ta konsideruar Ligjin e Luft\u00ebs t\u00eb pavlefsh\u00ebm. Nga ana tjet\u00ebr, ky dekret kishte si objekt \u201cgjendje lufte\u201d Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar italo-shqiptare. Ky realitet politik, qoft\u00eb edhe si i imponuar popullit shqiptar, u shp\u00ebrb\u00eb me kapitullimin e Italis\u00eb Fashiste m\u00eb 1943. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se objekti faktik, t\u00eb cilit i adresohej dekreti mbret\u00ebror i Greqis\u00eb p\u00ebr Gjendjen e Luft\u00ebs nuk ekziston q\u00eb m\u00eb 1943. Pra q\u00eb nga ky moment \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p> Me t\u00eb nj\u00ebjtin argumentim bie edhe fuqia e ligjit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb legjislativit fashist shqiptar t\u00eb 15\/06\/1940. Po ashtu, me dekretin 432\/22-10-1947, Greqia ratifikoi Traktatin e Paqes me Italin\u00eb. Ky dokument p\u00ebrb\u00ebn baz\u00ebn juridike praktike q\u00eb midis Italis\u00eb dhe Greqis\u00eb, kapitulli i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb quhet i mbyllur nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb dhe t\u00eb dy shtetet t\u00eb jen\u00eb aleat\u00eb n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb strukturash, si ato euroatlantike. P\u00ebr analogji, sipas logjik\u00ebs shqiptare, q\u00eb e trajton si n\u00eb fuqi Ligjin e Luft\u00ebs t\u00eb pal\u00ebs greke, duhet q\u00eb edhe Italia t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim, pasi ligji grek i Luft\u00ebs i adresohej nj\u00ebkoh\u00ebsisht Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar italo-shqiptare, gj\u00eb q\u00eb ting\u00ebllon absurde. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se Shqip\u00ebria mund ta kishte k\u00ebt\u00eb pretendim maksimalisht deri m\u00eb 1996-\u00ebn, kur edhe ajo n\u00ebnshkroi me Greqin\u00eb Traktatin e Miq\u00ebsis\u00eb. Fakti q\u00eb ky Traktat, si akt juridik suprem n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve nulizon e shfuqizon automatikisht t\u00eb gjitha aktet e m\u00ebparshme q\u00eb bien ndesh me t\u00eb, e b\u00ebn krejt pa sens deklarimin e Presidentit Nishani, se \u201c\u201cLigji i Luft\u00ebs i Greqis\u00eb\u201d bie ndesh me k\u00ebt\u00eb Traktat dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet abroguar\u201d.<\/p>\n<p> At\u00ebher\u00eb i bie q\u00eb edhe Greqia t\u00eb ket\u00eb pretendime t\u00eb nj\u00ebjta ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe Italis\u00eb dhe Italia ndaj Greqis\u00eb (!!!) Do t\u00eb ishte pa vler\u00eb q\u00eb t\u2019i referoheshim k\u00ebtu an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb NATO, realitetit diplomatik dhe bashk\u00ebpunimit ekonomik midis dy vendeve, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilave Greqia \u00ebsht\u00eb partneri i dyt\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb, apo edhe ekzistenca n\u00eb Greqi e m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00eb milioni shqiptar\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se sa i paqen\u00eb \u00ebsht\u00eb pretendimi i mbajtur kaq gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr gjendjen e luft\u00ebs midis dy vendeve dhe sa d\u00ebm u sjell ky lajm i rrem\u00eb e propagandistik marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy vendeve.<\/p>\n<p> Propagandistik dhe i d\u00ebmsh\u00ebm mbetet dhe abuzimi i lidhjes s\u00eb k\u00ebtij \u201cligji\u201d (inekzistent) me sekuestron mbi pronat e \u00e7am\u00ebve.N\u00eb Greqi, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij ligji, u nd\u00ebrmor\u00ebn akte t\u00eb tjera juridike q\u00eb vendosnin sekuestro konservative mbi pronat e qytetar\u00ebve t\u00eb vendeve armike t\u00eb Greqis\u00eb. \u00c7am\u00ebt n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, ishin n\u00ebnshtetas grek\u00eb. Pra, nga ana juridike dhe logjike, nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. \u00cbsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb, n\u00ebse n\u00eb Greqi ka vendime gjyq\u00ebsore p\u00ebr penalitete lufte ose jo, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave jan\u00eb sekuestruar prona qytetar\u00ebsh grek\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se adresimi politik zyrtar i problemit t\u00eb pasurive t\u00eb ish-n\u00ebnshtetasve grek\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri (pas 1955-s shteti shqiptar ua hoqi k\u00ebt\u00eb cil\u00ebsi), si kusht p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet t\u00eb mira midis dy vendeve, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb handikap, nj\u00eb penges\u00eb pa argument juridik, nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb tjera dhe m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr qytetar\u00ebt e k\u00ebsaj kategorie q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb penges\u00eb ligjore apo gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb drejtat e tyre pasurore n\u00eb Greqi. <\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse Luft\u00ebn italo-greke nuk e shohim si nj\u00eb sprov\u00eb fark\u00ebtimi t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb aspektin historiko-politikoushtarak, sipas M\u00ebk\u00ebmb\u00ebsit t\u00eb Mbretit Italian n\u00eb Shqip\u00ebri, Jacomonit, sulmi ndaj Greqis\u00eb m\u00eb 28.10.1940, filloi me pretekstin se Greqia kishte krijuar leht\u00ebsi tok\u00ebsore e detare p\u00ebr ushtrit\u00eb britanike, kishte vazhduar politik\u00ebn provokuese kund\u00ebr popullsis\u00eb s\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, si dhe kishte shkaktuar p\u00ebshtjellime n\u00eb kufirin e saj me Mbret\u00ebrin\u00eb italo-shqiptare. N\u00eb aspektin e brendsh\u00ebm shqiptar, lufta, sipas premtimeve italiane dhe kryeministrit kuisling V\u00ebrlaci, b\u00ebhej p\u00ebr zgjerimin e kufijve t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb me aneksimin e \u00c7am\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Epirit Jugor. Kjo ishte arsyeja q\u00eb sipas Jacomonit (\u201cPolitika\u201d, fq 276,280-281) t\u00eb rreshtohen p\u00ebrkrah ushtris\u00eb italiane dhe 19.039 trupa shqiptare, nga t\u00eb cil\u00ebt 3114 dezertuan q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb t\u00eb ballafaqimit luftarak. Sipas akteve zyrtare shqiptare t\u00eb koh\u00ebs (Fletorja Zyrtare 28 tetor 1940), n\u00eb t\u00eb gjitha prefekturat e Jugut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duke filluar me Tiran\u00ebn, u deklarua gjendja e luft\u00ebs. Mir\u00ebpo, fitorja e Greqis\u00eb mbi Italin\u00eb, ishte fitorja e par\u00eb e popujve mbi makin\u00ebn m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr luftarake t\u00eb koh\u00ebs, q\u00eb jo vet\u00ebm ngjalli shpres\u00ebn e popujve t\u00eb shtypur, por edhe krijoi premisa q\u00eb aleat\u00ebt, sidomos ish Bashkimi Sovjetik, t\u00eb fitonin koh\u00eb n\u00eb p\u00ebrgatitjet luftarake ndaj Gjermanis\u00eb naziste. <\/p>\n<p>E gjith\u00eb arena e luftimeve fitimtare t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb popullit grek mbi Italin\u00eb fashiste, pra i fitores s\u00eb par\u00eb t\u00eb popujve t\u00eb bot\u00ebs mbi fashizmin, u zhvilluan n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugut. Faktori \u2018popull shqiptar\u2019 u b\u00eb realisht faktori i par\u00eb ndihm\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fitore. I dha ushtris\u00eb greke ndihm\u00eb ushqimore e mjek\u00ebsore, veshmbathje, streh\u00eb, mb\u00ebshtetje transportuese, rikonjiciuese etj., dhe krijoi me strukturat e ushtris\u00eb greke nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb miq\u00ebsore e v\u00ebllaz\u00ebrore q\u00eb ruhet gjall\u00eb ende edhe sot. (Kjo nuk ndodhi me ushtrin\u00eb italiane). Po p\u00ebrse at\u00ebher\u00eb n\u00eb literatur\u00ebn shqiptare, n\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb pashprehura hapur politikisht, ushtria greke n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb fitimtare t\u00eb popujve konsiderohet pushtuese dhe jo \u00e7lirimtare nga pushtuesit fashist\u00eb? N\u00ebse do t\u00eb pranohet koncepti \u201ci pushtuesit\u201d p\u00ebr grek\u00ebt, at\u00ebher\u00eb kjo jo vet\u00ebm bie ndesh me realitetin dhe vullnetin e popullit shqiptar, por \u00e7on n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb uj\u00eb, n\u00eb favor t\u00eb argumentit se Shqip\u00ebria i shpalli luft\u00eb Greqis\u00eb.<\/p>\n<p> P\u00ebrse, pra t\u00eb mos e kthejm\u00eb n\u00eb politik\u00eb zyrtare vendimin e popullit shqiptar t\u00eb asaj kohe, q\u00eb \u00ebsht\u00eb aq dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e mira midis dy popujve dhe t\u00eb mbetemi peng i q\u00ebndrimeve kuislinge t\u00eb luft\u00ebs italo-greke!? <\/p>\n<p><strong>Paqja e heshtur e eshtrave t\u00eb ushtar\u00ebve grek\u00eb<\/strong><\/p>\n<p> Sipas arkivave t\u00eb Shtabit t\u00eb Luft\u00ebs t\u00eb Ushtris\u00eb Italiane, kjo ushtri, n\u00eb respekt t\u00eb rregullave t\u00eb luft\u00ebs, pas t\u00ebrheqjes s\u00eb ushtris\u00eb greke nga fronti italo-grek n\u00eb Shqip\u00ebri, grumbulloi dhe sistemoi pran\u00eb t\u00eb vrar\u00ebve t\u00eb ushtris\u00eb italiane 6 300 trupa greke, duke sh\u00ebnuar mbi to \u201cArmiq lufte n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb paqe n\u00eb vdekje\u201d. Populli shqiptar ruajti me fanatiz\u00ebm varret e ushtar\u00ebve grek\u00eb edhe pas t\u00ebrheqjes s\u00eb atyre italian\u00eb, saq\u00eb m\u00eb 1981, qeveria shqiptare i transmetonte qeveris\u00eb greke se kishte identifikuar rreth 5 900 varre ushtar\u00ebsh grek\u00eb. Sot, sipas konvent\u00ebs s\u00eb Hag\u00ebs, p\u00ebr ushtar\u00ebt e r\u00ebn\u00eb n\u00eb luft\u00eb n\u00eb toka t\u00eb huaja, Greqia me marr\u00ebveshje me shtetin shqiptar, nuk ka preferuar t\u2019i t\u00ebrheq\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e vet si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb, ta z\u00ebm\u00eb Italia, por k\u00ebrkon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb kujtim t\u00eb tyre dy varreza ushtarake, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe shum\u00eb vende t\u00eb tjera (Britania, Gjermania, Franca); dhe me procedura rigoroze ushtarake dypal\u00ebshe, t\u00eb rigjej\u00eb varet e tyre dhe t\u2019i sistemoj\u00eb q\u00eb t\u00eb prehen n\u00eb paqe. N\u00eb Shqip\u00ebri varret e ushtrive t\u00eb tjera t\u00eb huaja nderohen shpesh dhe nga autoritetet me t\u00eb larta shtet\u00ebrore. Dhe shum\u00eb mir\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Por p\u00ebrse gjith\u00eb kjo armiq\u00ebsi ndaj paqes s\u00eb ushtar\u00ebve grek\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb nderon edhe popullin shqiptar?!<\/p>\n<p> K\u00ebsaj paqeje i shkaktohen plag\u00eb me reciprocitete t\u00eb paqena. P\u00ebr konsum t\u00eb brendsh\u00ebm dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb amatoreske, shpesh k\u00ebrkohen reciprokisht varreza shqiptar\u00ebsh n\u00eb Greqi. Ajo q\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb nuk ka asnj\u00eb ushtar shqiptar t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb tok\u00ebn greke. (p\u00ebr ironi t\u00eb fatit ka vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb plagosur) Por p\u00ebrse at\u00ebher\u00eb b\u00ebhet gjith\u00eb kjo potere n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb reciprociteti t\u00eb paqen\u00eb.!? Duke nisur nga parimi se historia asnj\u00ebher\u00eb nuk kthehet prapa, por shkon p\u00ebrpara, duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb se si popujt e tjer\u00eb evropian\u00eb ngrit\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebnie shtet\u00ebrore pa kufij, duke gjetur edhe n\u00eb armiq\u00ebsit\u00eb shekullore midis tyre gj\u00ebrat q\u00eb i bashkojn\u00eb, ne nuk kemi pse t\u00eb harxhojm\u00eb kaq shum\u00eb energji p\u00ebr t\u2019u krijuar v\u00ebshtir\u00ebsi oportuniteteve evropiane q\u00eb kemi p\u00ebrpara dhe q\u00eb na imponojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shekullore midis dy popujve. Ne duhet t\u2019i sh\u00ebrbejm\u00eb vullnetit t\u00eb popujve dhe jo strukturave q\u00eb nuk interesohen p\u00ebr ta. Sipas Kazantzaqis, \u201ct\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb shkojm\u00eb atje ku nuk mundemi\u201d dhe jo t\u00eb shkat\u00ebrrojm\u00eb dhe ato q\u00eb kan\u00eb mundur t\u2019i arrijn\u00eb paraardh\u00ebsit tan\u00eb. shekulli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Problemet e mbartura si mekaniz\u00ebm i konservimit t\u00eb tensioneve mes Greqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Ligji i Luft\u00ebs dhe pronat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi. Nevoja p\u00ebr nj\u00eb riadresim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb hapura mes dy vendeve. Dr. Panajot Barka Postvizita e Presidentit grek n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebn t\u00eb prekshme ndjesin\u00eb e boshll\u00ebkut, si p\u00ebr Athin\u00ebn, ashtu edhe p\u00ebr Tiran\u00ebn. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60199,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[1599,4754,370],"class_list":["post-3514","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-greqia","tag-panajot-barka","tag-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3514","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3514"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3514\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60200,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3514\/revisions\/60200"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60199"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3514"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3514"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3514"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}