{"id":3533,"date":"2013-11-10T22:37:37","date_gmt":"2013-11-10T21:37:37","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=3533"},"modified":"2020-08-27T13:50:55","modified_gmt":"2020-08-27T11:50:55","slug":"perse-sulmohet-fuad-ramiqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/perse-sulmohet-fuad-ramiqi\/","title":{"rendered":"P\u00ebrse sulmohet Fuad RAMIQI"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_39765\" style=\"width: 210px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-39765\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/olsi_jazexhi1.png\" alt=\"\" width=\"200\" height=\"200\" class=\"size-full wp-image-39765\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/olsi_jazexhi1.png 200w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/olsi_jazexhi1-150x150.png 150w\" sizes=\"auto, (max-width: 200px) 100vw, 200px\" \/><p id=\"caption-attachment-39765\" class=\"wp-caption-text\">Autor: Olsi JAZEXHI<\/p><\/div>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 6 n\u00ebntor 2013 gazeta Express q\u00eb botohet n\u00eb Kosov\u00eb, dhe njihet si gazeta e SHIK-ut apo m\u00eb sakt\u00eb media e gangster\u00ebve q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb pushtet kryeministrin kosovar Hashim Tha\u00e7i, botoi nj\u00eb shkrim me titull \u201cPolitikani q\u00eb mbron islamizmin n\u00eb Kosov\u00eb rezulton agjent i Kund\u00ebrzbulimit Serb (KOS)\u201d. <\/p>\n<p>Shkrimi i cili ishte nj\u00eb mish-mash faktesh, shpifjesh, k\u00ebrc\u00ebnimesh, dhe raportesh agjenturore i ngjante kryek\u00ebput shkrimeve q\u00eb botoheshin n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb Gazet\u00ebn Shqiptare n\u00eb koh\u00ebn e Fatos Nanos kund\u00ebr musliman\u00ebve. Kokteji i shpifjeve, k\u00ebrc\u00ebnimeve, aludimeve dhe fakteve q\u00eb ishin sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim ishte gatuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb atill\u00eb q\u00eb t\u00eb lin\u00e7onin publikisht nj\u00ebrin prej aktivist\u00ebve m\u00eb me fam\u00eb t\u00eb Islamit n\u00eb Kosov\u00eb, Fuad Ramiqin. Spiun\u00ebt e Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb, apo t\u00eb kujtdo agjencie tjet\u00ebr q\u00eb kishin furnizuar Expressin me t\u00eb dh\u00ebna mbi Fuadin, n\u00eb raportin q\u00eb kan\u00eb botuar tregojn\u00eb se din\u00eb shum\u00eb mbi Fuadin, t\u00eb cilin, edhe pse kund\u00ebr tij \u2013 mesa un\u00eb di \u2013 nuk ka ndonj\u00eb urdh\u00ebr prokurorie p\u00ebr hetim p\u00ebr ndonj\u00eb krim, rezulton se ilegalisht e gjurmojn\u00eb k\u00ebmba k\u00ebmb\u00ebs sikur t\u00eb jet\u00eb armik i Kosov\u00ebs. Spiun\u00ebrit e Tha\u00e7it dinin p\u00ebr shembull q\u00eb Ramiqi ka qen\u00eb nj\u00eb nga themeluesit e Forumit Musliman t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb drejtuesi kryesor i Partis\u00eb LISBA, q\u00eb ka qen\u00eb veprimtar i LDK-s\u00eb, z\u00ebvendes i komandantit t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Republik\u00ebs te Kosov\u00ebs gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, q\u00eb ka takuar kryeministrin turk Erdogan etj. Por faktet e dh\u00ebna nga gazeta Express, p\u00ebrziheshin me shpifje dhe aludime tamam si ato q\u00eb b\u00ebjn\u00eb apo b\u00ebnin n\u00eb Shqip\u00ebri islamofob\u00eb sikur Kastriot Myftaraj dhe Piro Misha.<\/p>\n<p>Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb e mbushur me katundar\u00ebt e cubat e Hashim Tha\u00e7it. Shum\u00eb spiun\u00eb q\u00eb punojn\u00eb sot p\u00ebr k\u00ebt\u00eb agjenci, besoj q\u00eb duhet t\u00eb vijn\u00eb nga ish-an\u00ebtar\u00ebt e bandave kriminale q\u00eb u nd\u00ebrtuan n\u00eb Kosov\u00ebn e pas luft\u00ebs dhe b\u00ebn me qindra krime n\u00eb vend, nd\u00ebr t\u00eb cilat dyshohet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb edhe vrasja e rivalit kryesor t\u00eb Hashim Tha\u00e7it, Ahmet Krasniqit. Megjithat\u00eb, tamam si n\u00eb tregimin e hajdutit q\u00eb th\u00ebrret \u201ckapeni hajdutin\u201d edhe n\u00eb shkrimin n\u00eb fjal\u00eb, autor\u00ebt anonim\u00eb t\u00eb traktit kund\u00ebr Fuad Ramiqit, e akuzojn\u00eb t\u00eb fundit si t\u00eb dyshuar n\u00eb vrasjen e eprorit t\u00eb tij n\u00eb FARK, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr e shpallnin agjent t\u00eb Kund\u00ebrzbulimit Serb (KOS).<\/p>\n<p>Hetimi i AKI-s\u00eb kund\u00ebr Fuad Ramiqit \u00ebsht\u00eb kriminal, ilegal dhe kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ligjeve t\u00eb Kosov\u00ebs. AKI-ja e ka t\u00eb ndaluar q\u00eb hetimet e saj t\u2019ia jap mediave. Hetimet e saj duhet t\u2019i jepen vet\u00ebm prokuroris\u00eb, kur prokuroria ngre nj\u00eb akuz\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb qytetari. Gazeta Express q\u00eb ka botuar k\u00ebt\u00eb lin\u00e7im ka shkelur ligjet e Kosov\u00ebs n\u00eb shum\u00eb pika. E para shkelje ka t\u00eb b\u00ebj me faktin q\u00eb ajo i referohet dokumentave t\u00eb klasifikuara sekrete t\u00eb nj\u00eb institucioni t\u00eb pavarur t\u00eb siguris\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb AKI. E dyta, edhe sikur raporti i AKI-s\u00eb t\u00eb jet\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb kodi i gazetaris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ligji mbi privat\u00ebsin\u00eb, ligji kund\u00ebr shpifjes, ligji p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes etj nuk lejon q\u00eb kund\u00ebr qytetar\u00ebve kosovar\u00eb t\u00eb b\u00ebhen k\u00ebsi lin\u00e7ime publike. Edhe sikur Fuad Ramiqi t\u00eb ishte armik i Kosov\u00ebs, fytyra, emri mbiemri dhe familja e tij duheshin mbajtur sekret sipas t\u00eb gjitha ligjeve n\u00eb fuqi n\u00eb Kosov\u00eb, pasi me shkrimin q\u00eb Express ka botuar ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik jet\u00ebn e Ramiqit. E n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr n\u00ebse Fuad Ramiqi do t\u00eb ishte agjent e kriminel si\u00e7 gazeta Express pretendon, kund\u00ebr tij do t\u00eb duhej t\u00eb niste nj\u00eb pro\u00e7es penal-juridik, duhej t\u00eb hapej gjyq dhe t\u00eb shpallej fajtor nga gjykata. Vet\u00ebm pasi t\u00eb ishte gjetur fajtor p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto akuza gazeta Express dhe spiun\u00ebt e AKI-s\u00eb mund t\u00eb publikonin shpifjet e tyre.<\/p>\n<p>2.<\/p>\n<p>Sulmi i ul\u00ebt dhe ilegal q\u00eb hafijet e Hashim Tha\u00e7it kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr liderit islamist kosovar nuk \u00ebsht\u00eb as i pari dhe as i fundit n\u00eb historin\u00eb e fitneve, shpifjeve dhe sulmeve q\u00eb spiunazhet shqiptare kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tyre kund\u00ebr qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs por edhe Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebto 20 vite e fundit ne kemi par\u00eb si n\u00eb Kosov\u00eb ashtu edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, sesi spiunazhet e huaja dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre shqiptar\u00eb kan\u00eb sulmuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb figurash publike shqiptare. SHIK-u i Kosov\u00ebs q\u00ebndron i akuzuar p\u00ebr b\u00ebrjen e nj\u00eb num\u00ebr ekzekutimesh mafioze gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri, SHISH-i ka sulmuar politikan\u00eb e persona publik\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi n\u00eb vitet e fundit. Pjes\u00eb e sulmeve t\u00eb spiunazheve shqiptare kan\u00eb qen\u00eb edhe hoxhallar\u00ebt e besimtar\u00ebt musliman\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs. N\u00eb Shqip\u00ebri psh. sipas d\u00ebshmive t\u00eb hoxh\u00eb Artan Kristos, ky i fundit u burgos dhe u akuzua p\u00ebr nxitje t\u00eb terrorizmit vet\u00ebm p\u00ebr faktin pse nuk pranoi t\u2019ia shes shpirtin Shejtanit e t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me SHISH-in kund\u00ebr besimtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb musliman\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb, hoxh\u00eb Shefqet Krasniqi e shum\u00eb hoxhallar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pre e sulmeve t\u00eb AKI-s\u00eb dhe organizmash t\u00eb tjer\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr faktin se ket\u00eb hoxhallar\u00eb g\u00ebzojn\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe n\u00eb opinionin publik dhe kund\u00ebrshtojn\u00eb politikat anti-islamike t\u00eb qeverive kosovare.<\/p>\n<p>3.<\/p>\n<p>Personat q\u00eb lexojn\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim mund t\u00eb pyesin; p\u00ebrse i sulmon dhe shpif AKI-ja dhe SHISH-i besimtar\u00ebt dhe aktivist\u00ebt musliman\u00eb si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb? Dhe po ashtu, pyetja lind se ku q\u00ebndron problemi n\u00eb shkrimin q\u00eb AKI-ja ka botuar kund\u00ebr Fuad Ramiqit?<\/p>\n<p>Arsyeja pse AKI-ja, por me raste edhe SHISH-i i Shqip\u00ebris\u00eb i sulmojn\u00eb besimtar\u00ebt dhe aktivist\u00ebt musliman\u00eb sot n\u00eb Ballkan, lidhet me pozicionin gjeopolitik q\u00eb dy vendet shqiptare g\u00ebzojn\u00eb sot n\u00eb Evrop\u00eb. Shqip\u00ebria dhe Kosova jan\u00eb dy vendet e vetme me shumic\u00eb muslimane n\u00eb Evrop\u00eb. Evropa dhe Per\u00ebndimi nuk i duan musliman\u00ebt, e duke qen\u00eb se t\u00eb dy shtetet shqiptare sot jan\u00eb haptazi koloni t\u00eb Per\u00ebndimit, guvernator\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb q\u00eb komandojn\u00eb Tiran\u00ebn dhe Prishtin\u00ebn nuk lejojn\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb dy vendet shqiptare musliman\u00ebt t\u00eb ken\u00eb pushtet demokratik apo t\u00eb jen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb politik\u00ebn e vendit. Ne kemi par\u00eb shum\u00eb qart\u00eb Kosov\u00ebn psh. e cila q\u00eb prej krijimit t\u00eb saj si satelit i NATO-s n\u00eb vitit 1999, \u00ebsht\u00eb ngrehur si nj\u00eb republik\u00eb militante laik-katolike. Shtetar\u00ebt jo-demokratik kosovar q\u00eb nga Atifete Jahjaga q\u00eb em\u00ebroi ambasadori Dell e deri te Hashim Tha\u00e7i q\u00eb u p\u00ebrzgjodh si lider i Kosov\u00ebs nga Madeleine Albrighti \u2013 p\u00ebrkund\u00ebr Ahmet Krasniqit \u2013 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme i kan\u00eb treguar opinionit publik kosovar se k\u00ebta dy klloun\u00eb jan\u00eb vendosur n\u00eb pushtetin e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb luftuar Islamin e musliman\u00ebt kosovar\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb n\u00eb shkollat e Kosov\u00ebs dhe institucionet e saj publike, populli indoktrinohet me laik-katoliciz\u00ebm, e herojt\u00eb e shtetit kosovar variojn\u00eb q\u00eb nga katoliku Sk\u00ebnderbe e deri te N\u00ebn\u00eb Tereza, vajzat me shami d\u00ebbohen dhunsh\u00ebm nga aksesi ndaj arsimit dhe administrat\u00ebs publike. Qeveria kosovare dhe ambasadat e huaja q\u00eb komandojn\u00eb ushtrin\u00eb e \u201cshoq\u00ebris\u00eb civile\u201d dhe mediale n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, sulmojn\u00eb Bashk\u00ebsin\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs dhe kryemuftiun e saj, besimtar\u00ebt dhe \u00e7do demonstrim publik t\u00eb Islamit n\u00eb vend, me q\u00ebllim q\u00eb Islami dhe musliman\u00ebt kosovar\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtrohen, tr\u00ebmben dhe pranojn\u00eb rolin e dhimive apo qytetar\u00ebve t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, n\u00eb republik\u00ebn e trafikant\u00ebve t\u00eb veshkave q\u00eb NATO ka nd\u00ebrtuar n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Arsyeja pse Fuad Ramiqi lin\u00e7ohet publikisht dhe ilegalisht nga spiun\u00ebt e Hashim Tha\u00e7it, t\u00eb cil\u00ebt e shpallin agjent serb dhe vras\u00ebs t\u00eb shokut t\u00eb tij, b\u00ebhen me q\u00ebllim frik\u00ebsimi dhe defamimi publik t\u00eb liderit islamist kosovar. Fuad Ramiqin e shkret\u00eb m\u00eb par\u00eb e kan\u00eb deklaruar si an\u00ebtar t\u00eb Hamasit, e tani nga Hamasi duan ta \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>4.<\/p>\n<p>Sulmi q\u00eb b\u00ebhet kund\u00ebr Fuad Ramiqit synon q\u00eb me nj\u00eb gur t\u00eb vras\u00eb disa zogj. Zogu i par\u00eb q\u00eb AKI-ja e Hashim Tha\u00e7it k\u00ebrkon t\u00eb vras\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201clarja e duarve\u201d me vrasjen e Ahmet Krasniqit. Logjika dhe faktet q\u00eb kemi par\u00eb deri m\u00eb sot mbi krimet e SHIK-ut n\u00eb Kosov\u00eb, tregojn\u00eb logjiksh\u00ebm q\u00eb Ahmet Krasniqin e vran\u00eb grupet kund\u00ebrshtare kosovare q\u00eb m\u00eb pas edhe morr\u00ebn pushtetin n\u00eb Kosov\u00eb. Akuzimi q\u00eb i b\u00ebhet z\u00ebvend\u00ebsit t\u00eb Krasniqit, Fuad Ramiqit si i dyshuar n\u00eb vrasjen e tij dhe si bashk\u00ebpun\u00ebtor i Beogradit, b\u00ebhet sipas stilit q\u00eb austro-hungarez\u00ebt vijuan n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1913-1914, kur shpif\u00ebn dhe akuzuan Esat Pash\u00eb Toptanin si vras\u00ebs t\u00eb Hasan Riza Pash\u00ebs. Edhe pse d\u00ebshmi t\u00eb shumta tregojn\u00eb q\u00eb Hasan Riza Pash\u00ebn e vran\u00eb katolik\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Malit t\u00eb Zi, austro-hungarez\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt e kishin hal\u00eb n\u00eb sy Pash\u00ebn e Tiran\u00ebs, p\u00ebr fam\u00ebn q\u00eb mori n\u00eb mbrojt\u00ebn e Shkodr\u00ebs dhe mobilizimin q\u00eb i b\u00ebnte musliman\u00ebve shqiptar\u00eb \u2013 ata p\u00ebrdor\u00ebn shpifjen kund\u00ebr tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta kthenin nga hero n\u00eb armik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb k\u00ebrkon edhe SHIK-u apo AKI-ja e Hashim Tha\u00e7it t\u00eb b\u00ebj sot me komandant Fuad Ramiqin. Ata duan ta diskreditojn\u00eb, ta b\u00ebjn\u00eb tradh\u00ebtar, ta izolojn\u00eb nga masat e kosovar\u00ebve q\u00eb e shohin si hero \u2013 e m\u00eb pas \u2013 n\u00ebse kan\u00eb mund\u00ebsi edhe ta eleminojn\u00eb sikur Ahmet Krasniqin. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sulmi publik q\u00eb b\u00ebhet kund\u00ebr Fuad Ramiqit dhe shok\u00ebve t\u00eb tij, synon q\u00eb ti jap mesazh t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebve musliman\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e t\u2019u tregoj\u00eb q\u00eb 1. V\u00eblla Hashimi ju survejon t\u00eb gjith\u00ebve, dhe 2. n\u00ebse doni t\u00eb drejta p\u00ebr Islamin n\u00eb Kosov\u00eb, Hashimi dhe Atifetja do t\u2019u shpallin agjent\u00eb t\u00eb Beogradit dhe nj\u00eb dit\u00eb mund t\u2019u gjej\u00eb edhe fati i Ahmet Krasniqit.<\/p>\n<p>5.<\/p>\n<p>Un\u00eb e njoh personalisht Fuad Ramiqin. Ai \u00ebsht\u00eb burr\u00eb i drejt\u00eb, fukara, besimtar musliman q\u00eb ka breng\u00eb p\u00ebr krimet q\u00eb po b\u00ebhen n\u00eb Kosov\u00ebn e pas luft\u00ebs. Si shum\u00eb veteran\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb luft\u00ebs ai jeton n\u00eb varf\u00ebri. Ndryshe nga cubat e Hashim Tha\u00e7it t\u00eb cil\u00ebt u pasuruan pas luft\u00ebs duke vjedhur e grabitur pasurit\u00eb e popullit, Fuadi q\u00eb \u00ebsht\u00eb i papun\u00eb, i parrog\u00eb dhe i diskriminuar publikisht nga regjimi laik-katolik kosovar, ka vendosur q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb musliman\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre. N\u00ebp\u00ebrmjet aksioneve t\u00eb tija qytetare por edhe politike publike ai lobizon p\u00ebr t\u00eb drejtat e musliman\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb kudo e ngado. U k\u00ebrkon drejtor\u00ebve te shkollave t\u00eb lejojn\u00eb vajzat me shami t\u00eb vazhdojn\u00eb studimet, k\u00ebrkon q\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb e gjetk\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohen xhami n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb musliman\u00ebt t\u00eb mos falen n\u00eb bor\u00eb e n\u00eb shi si fukarej, k\u00ebrkon q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb mbrohen vlerat e familjes t\u00eb cilat po shkat\u00ebrrohen nga invazioni kulturor i Per\u00ebndimit etj. Fuad Ramiqi \u00ebsht\u00eb njeri idealesh t\u00eb larta. Ai nuk \u00ebsht\u00eb langaraq si shum\u00eb politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kosovar\u00eb q\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb agjenturave per\u00ebndimore t\u00eb cilat po LGBT-izojn\u00eb e degjenerojn\u00eb vendin. Me dijet dhe eksperienc\u00ebn q\u00eb ka, po t\u00eb ishte mynafik e oportunist, do t\u00eb ishte ky\u00e7ur n\u00eb ndonj\u00eb parti politike t\u00eb korruptuar apo OJQ t\u00eb financuar nga Per\u00ebndimi e do t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb goxha lek\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ai nuk ka pranuar t\u00eb ndjek\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb. Ai ka vendosur t\u00eb ndjek\u00eb rrug\u00ebn e Shaban Polluzh\u00ebs dhe herojve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt nuk pranuan t\u2019ia shesin shpirtin Shejtanit e t\u00eb b\u00ebhen me kaur\u00ebt e Beogradit apo Vatikanit. Nga q\u00eb i dhimbet Kosova dhe tradita e saj, ai \u00ebsht\u00eb ky\u00e7ur n\u00eb Partin\u00eb L\u00ebvizja Islame Bashkohu. Nga q\u00eb i dhimbet Islami, ai i q\u00ebndron n\u00eb krah hoxhallar\u00ebve kosovar\u00eb dhe vajzave me shami, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb viktima t\u00eb vazhdueshme t\u00eb represionit policor dhe agjenturor t\u00eb regjimit t\u00eb Hashim Tha\u00e7it.<\/p>\n<p>6.<\/p>\n<p>Un\u00eb e njoh personalisht Fuad Ramiqin. Dhe me aq sa kam pare, d\u00ebgjuar e kuptuar, jam m\u00ebse i bindur se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burr\u00eb trim dhe fisnik, besimtar dhe veprimtar i arrir\u00eb. \u00cbsht\u00eb patriot shqiptarist dhe n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk do t\u00eb pranonte t\u00eb bashk\u00ebpunonte me Beogradin kund\u00ebr vendit t\u00eb tij. Sulmi personal dhe i ul\u00ebt q\u00eb u b\u00eb kund\u00ebr tij nga gangster\u00ebt e Hashim Tha\u00e7it nuk \u00ebsht\u00eb as i pari dhe as i fundit. N\u00eb Shqip\u00ebri ne kemi par\u00eb sulme edhe m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb k\u00ebto 20 vitet e fundit. Edhe un\u00eb personalisht jam sulmuar nga islamofob\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, sikur Piro Misha me kompani, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb kan\u00eb akuzuar p\u00ebr agjent, ekstremist, shiit, vehabit e turlifar\u00eb shpifjesh, vet\u00ebm p\u00ebr faktin se kam mbrojtur n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb drejtat e musliman\u00ebve shqiptar\u00eb. Q\u00ebllimi i shpifjeve dhe sulmeve q\u00eb agjenturat b\u00ebjn\u00eb kund\u00ebr aktivist\u00ebve musliman\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i diskreditojn\u00eb, izolojn\u00eb e trembin aktivist\u00ebt nga puna fisnike q\u00eb ata b\u00ebjn\u00eb n\u00eb mbrojte t\u00eb fes\u00eb s\u00eb Muhamedit a.s.. Mynafik\u00ebt dhe fitnexhijt\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u2019i izolojn\u00eb veprimtar\u00ebt nga besimtar\u00ebt. Ata duan q\u00eb musliman\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb jen\u00eb raja t\u00eb bindur taksapagues ndaj regjimeve t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs, dhe n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mos i lejojn\u00eb q\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb qytetar\u00eb aktiv\u00eb dhe vendimarr\u00ebs n\u00eb vendet e tyre.<\/p>\n<p>7.<\/p>\n<p>Fuad Ramiqi dhe shok\u00ebt e tij q\u00eb luftuan p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs nga Serbia, nuk pranojn\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn ata e \u00e7liruan vet\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe lin\u00e7ohen e diskreditohen n\u00eb publik. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, un\u00eb jam i besimit q\u00eb shpifjet kund\u00ebr Ramiqit dhe shok\u00ebve t\u00eb tij nuk do t\u00eb pijn\u00eb uj\u00eb. Besimtar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb kosovar\u00eb duhet t\u00eb kujtojn\u00eb ajetet e Kuranit n\u00eb suren Huxhurat ku Allahu i k\u00ebshillon besimtar\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos besojn\u00eb shpifjet e njer\u00ebzve t\u00eb ligj kund\u00ebr njer\u00ebzve t\u00eb mir\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye un\u00eb edhe u apeloj qytetar\u00ebve kosovar\u00eb q\u00eb ti q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb krah Fuad Ramiqit dhe Partis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb mbrojtje t\u00eb Islamit n\u00eb Kosov\u00eb, edhe pse spiun\u00ebrit e Hashim Tha\u00e7it do t\u00eb p\u00ebrdorin turlifar\u00eb taktikash p\u00ebr t\u2019i thyer, trembur e diskredituar ata, ashtu si\u00e7 b\u00ebn edhe qafir\u00ebt e Mek\u00ebs kund\u00ebr Muhamedit a.s. dhe shok\u00ebve t\u00eb tij. Por, musliman\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk duhet t\u00eb g\u00ebnjehen nga shejtan\u00ebrit e AKI-s\u00eb n\u00eb lidhje me Fuad Ramiqin. Ata duhet q\u00eb Fuadin ta gjykojn\u00eb sipas k\u00ebshill\u00ebs s\u00eb Jezu Krishtit, i cili n\u00eb Ungjill na k\u00ebshillon e thot\u00eb q\u00eb:  pema duhet gjykuar nga frytet e saj. E frytet e Fuad Ramiqit jan\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr Islamin e musliman\u00ebt e Kosov\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai edhe duhet ndjekur e mb\u00ebshtetur!<\/p>\n<p>Autor: Olsi JAZEXHI<br \/>\n<strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dat\u00ebn 6 n\u00ebntor 2013 gazeta Express q\u00eb botohet n\u00eb Kosov\u00eb, dhe njihet si gazeta e SHIK-ut apo m\u00eb sakt\u00eb media e gangster\u00ebve q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb pushtet kryeministrin kosovar Hashim Tha\u00e7i, botoi nj\u00eb shkrim me titull \u201cPolitikani q\u00eb mbron islamizmin n\u00eb Kosov\u00eb rezulton agjent i Kund\u00ebrzbulimit Serb (KOS)\u201d. Shkrimi i cili ishte nj\u00eb mish-mash faktesh, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39765,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2726],"class_list":["post-3533","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-olsi-jazexhi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3533","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3533"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3533\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60193,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3533\/revisions\/60193"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39765"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}