{"id":3609,"date":"2013-11-15T00:31:00","date_gmt":"2013-11-14T23:31:00","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=3609"},"modified":"2020-08-27T13:28:53","modified_gmt":"2020-08-27T11:28:53","slug":"arvizu-shba-te-do-te-zhgenjeheshin-nga-jo-ja-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/arvizu-shba-te-do-te-zhgenjeheshin-nga-jo-ja-e-rames\/","title":{"rendered":"Arvizu: SHBA-t\u00eb do t\u00eb zhg\u00ebnjeheshin nga \u201cJO\u201d-ja e Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/Arvizu.jpg\" alt=\"\" width=\"259\" height=\"195\" class=\"alignleft size-full wp-image-60156\" \/><\/p>\n<p><strong>TIRAN\u00cb &#8211; Shqip\u00ebria tashm\u00eb po p\u00ebrballet me nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb brendshme dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pasoj\u00eb e nj\u00eb vendimmarrje q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike, e cila p\u00ebrfshin SHBA-n\u00eb, OKB-n\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, qeverin\u00eb shqiptare.<\/strong> <\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 15 N\u00ebntor, pritet t\u00eb merret vendimi p\u00ebrfundimtar p\u00ebr vendin ku do t\u00eb demontohen k\u00ebto arm\u00eb , ambasadori n\u00eb largim i SHBA-se n\u00eb Tiran\u00eb, Alexand\u00ebr Arvizu, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb interviste n\u00eb studion e &#8220;Top Story&#8221; me gazetarin Sokol Balla  pas protestave t\u00eb para t\u00eb ndodhura n\u00eb historin\u00eb e vendit p\u00ebrpara Ambasad\u00ebs Amerikane. <\/p>\n<p>Sokol Balla: N\u00eb Shqip\u00ebri sa vjen dhe rritet nj\u00eb protest\u00eb e madhe e opinionit publik, fillimisht n\u00eb rrjetet sociale dhe n\u00eb rrug\u00ebt e qyteteve kryesore, por ka ndodhur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebto 23 vjet edhe p\u00ebrball\u00eb der\u00ebs s\u00eb ambasad\u00ebs tuaj\u2026 <\/p>\n<p>Ambasadori Arvizu: Faleminderit q\u00eb m\u00eb mir\u00ebprit\u00ebt. Para s\u00eb gjithash mendoj q\u00eb protesta para dyerve t\u00eb ambasad\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim pozitiv, q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb tabu deri m\u00eb tani. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi tabut\u00eb jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb duhet t\u00eb thyhen sepse \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sh\u00ebndetshme kur thyhen. Sa i p\u00ebrket shoq\u00ebris\u00eb civile, mendoj q\u00eb ka nj\u00eb element pozitiv. Kjo flet p\u00ebr rritjen e aktivimit civil q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb i till\u00eb, pasi pasqyrohet pjekuri politike n\u00eb rritje. Sa i p\u00ebrket protest\u00ebs paq\u00ebsore jam krenar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. <\/p>\n<p>Sokol Balla: Nj\u00eb sondazh i Top Channel 78 p\u00ebr qind i thon\u00eb jo arm\u00ebve kimike n\u00eb Shqip\u00ebri. 78 p\u00ebr qind thon\u00eb jo, sipas jush qeveria duhet t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb Uashingtonin apo qytetar\u00ebt? <\/p>\n<p>Ambasadori Arvizu: Para se gjithash nuk mendoj q\u00eb nj\u00eb njeri duhet t\u00eb habitet nga k\u00ebto shifra, sepse nuk \u00ebsht\u00eb sekrete q\u00eb arm\u00ebt kimike nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme. K\u00ebto nuk jan\u00eb gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebndshme. Problemi q\u00ebndron q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb un\u00eb kam par\u00eb n\u00eb televizor, ajo shif\u00ebr ka dezinformim. Ndoshta 10 p\u00ebr qind jan\u00eb t\u00eb paqart\u00eb sa i p\u00ebrket p\u00ebrmbajtjes dhe 10 p\u00ebr qind ndoshta kan\u00eb njohuri nga nj\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. N\u00ebse do t\u00eb kshim m\u00eb shum\u00eb informacion, m\u00eb shum\u00eb informacion t\u00eb sakt\u00eb do t\u00eb shihni q\u00eb rezultati do t\u00eb ishte pak m\u00eb i ndrysh\u00ebm, duke par\u00eb edhe p\u00ebrfitimet q\u00eb do t\u2019i vinin Shqip\u00ebris\u00eb. <\/p>\n<p>Sokol Balla: Kjo q\u00eb thoni ju \u00ebsht\u00eb interesante, natyrisht sepse \u00e7\u00ebshtja e p\u00ebrfitimeve \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje misterioze, por me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, \u00e7far\u00eb vendimi do merrte qeveria e SHBA, n\u00ebse do t\u00eb ishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Kryeministri Rama tani? <\/p>\n<p>Ambasadori Arvizu: Nuk mendoj q\u00eb pozicioni yn\u00eb do t\u00eb ishte kaq i ndrysh\u00ebm. Do t\u00eb merrte parasysh konsiderat\u00ebn e brendshme, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare dhe detyrimet. Ne jemi vende demokratike dhe \u00e7do vendim q\u00eb duhet marr\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb konsistenc\u00eb me ligjet dhe miratimin e Kuvendit. SHBA jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb federalizuara, ndaj sa i p\u00ebrket pushtetit kjo i p\u00ebrket shteteve n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs. <\/p>\n<p>Sokol Balla: A i keni krijuar ju si SHBA-t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb list\u00ebn e vendeve ku l\u00ebnd\u00ebt kimike t\u00eb Assad t\u00eb b\u00ebhet k\u00ebtu, a ja keni k\u00ebrkuar ju? <\/p>\n<p>Ambasadori Arvizu: Po e kemi b\u00ebr\u00eb, u jemi qasur disa prej vendeve, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse do t\u00eb ishin t\u00eb gatsh\u00ebm dhe n\u00eb pozit\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb shkat\u00ebrrimin e k\u00ebtyre arm\u00ebve n\u00eb p\u00ebrputhje me rezolut\u00ebn 2118 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes SHBA-Rusi q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej n\u00ebn patronazhin e Organizat\u00ebs s\u00eb Parandalimit t\u00eb Arm\u00ebve Kimike. <\/p>\n<p>Sokol Balla: Kur ja k\u00ebrkuat? <\/p>\n<p>Ambasadori Arvizu: Kjo ka ndodhur disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, nuk kam mund\u00ebsi specifike t\u2019ua them. <\/p>\n<p>Sokol Balla: Cila ka qen\u00eb p\u00ebrgjigjja e Ram\u00ebs kur kjo k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike? <\/p>\n<p>Ambasadori Arvizu: P\u00ebrgjigjja e Ram\u00ebs ka qen\u00eb pozitive n\u00eb kuptimin q\u00eb kuptoi kompleksitetin e problemit p\u00ebr faktin q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i nd\u00ebrlikuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ai ka treguar gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb pozitivisht at\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria mund t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb nj\u00eb zgjidhje dhe vendimi \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebpritur nga SHBA. <\/p>\n<p>Sokol Balla: Ka qen\u00eb nj\u00eb \u201cpo\u201d e qart\u00eb? <\/p>\n<p>Ambasadori Arvizu: Ka qen\u00eb nj\u00eb indikacion i qart\u00eb i gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb tek kapacitetet e Shqip\u00ebris\u00eb, aft\u00ebsit\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb kontribuar, pastaj p\u00ebrgjigjja p\u00ebrfundimtare do t\u00eb ishte po n\u00eb vetvete. <\/p>\n<p>Sokol Balla: Ju that\u00eb q\u00eb k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, pse iu fsheh publikut? <\/p>\n<p>Ambasadori Arvizu: Ne vazhdojm\u00eb t\u2019i referohemi rezulut\u00ebs s\u00eb KS dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb i nd\u00ebrlikuar p\u00ebr ta shpjeguar, q\u00eb nga verifikimi i agjent\u00ebve kimik\u00eb q\u00eb ndodhen n\u00eb Siri, disa prej tyre ndodhen n\u00eb zona ku \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb aksesi i tyre, identifikimi i mjeteve t\u00eb transportit, transportimi i tyre, eliminimi i programit t\u00eb arm\u00ebve kimike t\u00eb Siris\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb qartazi k\u00ebto bisedime jan\u00eb intensive dhe t\u00eb ndjeshme. Un\u00eb dhe zoti Rama jemi takuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme duke par\u00eb aspektet e ndryshme se cilat ishin kapacitetet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebj\u00eb Shqip\u00ebria. Meta e tha shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb marr\u00eb barra m\u00eb shum\u00eb nga \u00e7\u2019mund t\u2019i mbajn\u00eb supet. <\/p>\n<p>Sokol Balla: Ju thoni q\u00eb bisedimet kan\u00eb vazhduar. K\u00ebto bisedime kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00ebm k\u00ebto aspekte teknike apo edhe gj\u00ebra t\u00eb tjera? <\/p>\n<p>Ambasadori Arvizu: Sikurse e p\u00ebrmenda m\u00eb her\u00ebt, jam kontaktuar dhe pa patur nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb futem n\u00eb vecanti, ne t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb q\u00eb brenda NATO-s Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga vendet e varfra dhe kur flitet p\u00ebr ndihm\u00eb nga jasht\u00eb flitet se ajo do t\u00eb b\u00ebhet me ekspertiz\u00ebn dhe teknologjin\u00eb e SHBA, me ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces i pa t\u00eb met\u00eb, ndaj kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb partneritet mes SHBA dhe Shqip\u00ebris\u00eb. C\u00ebshtje t\u00eb thjeshta si kur do t\u00eb zhvillohet, varen nga siguria dhe sigurimi, q\u00eb jan\u00eb kryesoret dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Un\u00eb kam vendosur flamujt amerikan\u00eb dhe shqiptar\u00eb sonte si simbolik\u00eb. Flasim p\u00ebr amerikan\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb se bashku. Ne kurr\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebnim asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb rrezik sigurin\u00eb dhe mir\u00ebqenien e popullit shqiptar. Zoti Rama ka qen\u00eb tejet i qart\u00eb p\u00ebr mua dhe shqet\u00ebsimi suprem p\u00ebr t\u00eb ka qen\u00eb mir\u00ebqenia dhe siguria e shqiptar\u00ebve. <\/p>\n<p>Sokol Balla &#8211; Ju thoni q\u00eb kryeministri Rama ka qen\u00eb i shqet\u00ebsuar mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr mir\u00ebq\u00ebnien e popullit, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb ka shprehur gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ndihmuar. Nga burime t\u00eb larta qeveritare dim\u00eb q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 9 n\u00ebntor, vet\u00ebm 5 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, qeveris\u00eb shqiptare iu dor\u00ebzua nj\u00eb let\u00ebr e presidentit Obama, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Rama personalisht fal\u00ebnderohej p\u00ebr mb\u00ebshtetjen dhe vullnetin e mir\u00eb t\u00eb treguar. E dyta, p\u00ebrfshihej fjalia q\u00eb vitin tjet\u00ebr ju mir\u00ebpresim n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. A ka qen\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb e Ram\u00ebs n\u00eb Uashington, pjes\u00eb e negociatave mes dy pal\u00ebve? <\/p>\n<p>Aleksand\u00ebr Arvizu &#8211; Them se kjo \u00e7\u00ebshtje ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi kritike p\u00ebr SHBA-n\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebtij diskutimi dhe ju e dini q\u00eb Sekretari i Shtetit, Zoti Kerry ka biseduar me Ram\u00ebn, nd\u00ebrsa Zoti Bushati iu referua k\u00ebsaj n\u00eb Komisionin e Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Jasht\u00eb, por \u00e7\u00ebshtja kryesore p\u00ebr t\u00eb dy pal\u00ebt ka qen\u00eb siguria e procesit. P\u00ebr shkak t\u00eb burimeve t\u00eb kufizuara t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, operacione t\u00eb k\u00ebsaj natyre do t\u00eb ishin nj\u00eb sip\u00ebrmarrje e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeveri e re, e duke vler\u00ebsuar q\u00eb ka ende sfida q\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebrballet, nga depozitat toksike nga p\u00ebrdorimi ushtarak, industrial e bujq\u00ebsor n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, nj\u00eb element i marr\u00ebveshjes s\u00eb mundshme ka qen\u00eb na jepni nj\u00eb list\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre mbetjeve q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu dhe nivelin e toksicitetit t\u00eb tyre, pasi n\u00ebse do t\u00eb nd\u00ebrmarrim k\u00ebt\u00eb operacion t\u00eb Siris\u00eb, ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb q\u00eb t\u00eb trajtojm\u00eb k\u00ebto zona t\u00eb nxehta, k\u00ebto hot-spote q\u00eb ndodhen tashm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00ebse ju do t\u00eb nd\u00ebrmerrni k\u00ebt\u00eb pozicion, Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e past\u00ebr dhe e sigurt pasi operacioni t\u00eb mbaronte se m\u00eb par\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb nuk e pranoj argumentin se kjo do t\u00eb largonte turist\u00ebt, q\u00eb do t\u00eb kthente Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb kosh plehrash, \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e kund\u00ebrta. Kjo mund t\u00eb ishte nj\u00eb mund\u00ebsi e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb kishte ekspertiz\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb trajtohej ky problem.  \/Top Chanel\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TIRAN\u00cb &#8211; Shqip\u00ebria tashm\u00eb po p\u00ebrballet me nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb brendshme dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pasoj\u00eb e nj\u00eb vendimmarrje q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike, e cila p\u00ebrfshin SHBA-n\u00eb, OKB-n\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, qeverin\u00eb shqiptare. N\u00eb dat\u00ebn 15 N\u00ebntor, pritet t\u00eb merret vendimi p\u00ebrfundimtar p\u00ebr vendin ku do t\u00eb demontohen k\u00ebto arm\u00eb , ambasadori [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60156,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[4991,52],"class_list":["post-3609","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-alexander-arvizu","tag-shqiperi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3609","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3609"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3609\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60157,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3609\/revisions\/60157"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60156"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3609"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3609"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3609"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}