{"id":3628,"date":"2013-11-16T10:08:23","date_gmt":"2013-11-16T09:08:23","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=3628"},"modified":"2020-08-27T13:24:16","modified_gmt":"2020-08-27T11:24:16","slug":"kim-mehmeti-shqiptaret-nuk-e-mbrojne-te-kaluaren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kim-mehmeti-shqiptaret-nuk-e-mbrojne-te-kaluaren\/","title":{"rendered":"Kim Mehmeti: Shqiptar\u00ebt nuk e mbrojn\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/Kim-Mehmeti1.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-60146\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/Kim-Mehmeti1.jpg 577w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/Kim-Mehmeti1-300x186.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 577px) 100vw, 577px\" \/><\/p>\n<p><strong>Shkrimtari e publicisti, Kim Mehmeti n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cKultPlus\u201d, flet p\u00ebr artin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, duke specifikuar let\u00ebrsin\u00eb, teatrin e filmin. Sipas tij, nga trojet shqiptare, Shqip\u00ebria mbetet nj\u00ebshi sa i p\u00ebrket lexueshm\u00ebris\u00eb.<\/strong> <\/p>\n<p>Kurse sa i p\u00ebrket muzik\u00ebs, por jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuar, ai thot\u00eb se nuk dihet se nga \u00e7ka p\u00ebrvet\u00ebsohet populli m\u00eb shum\u00eb, nga k\u00ebnga apo prapanica e cullakosur. Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr propozimin e shtetit maqedonas, p\u00ebr rr\u00ebzimin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb, Kimi ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme se si Kosova e as Shqip\u00ebria nuk ka reaguar komb\u00ebtarisht, sikurse q\u00eb duhej edhe t\u00eb reagonte. Sipas tij, n\u00eb mos m\u00eb shum\u00eb, komb\u00ebtarisht \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb grumbulloheshin parat\u00eb e t\u00eb blihet trualli i sht\u00ebpis\u00eb ku ka lindur N\u00ebna Tereza.<\/p>\n<p>KP: I nderuari z. Mehmeti, fillojm\u00eb mbi zhvillimet kulturore n\u00eb trojet shqiptare, cil\u00ebn e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb theksuar: krijimin, absorbimin apo shtirjen se po b\u00ebhen t\u00eb dyja?<\/p>\n<p>Kim Mehmeti: Arti nuk varet gjithaq nga rrethanat shoq\u00ebrore, ngaq\u00eb at\u00eb e mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb kryesisht artist\u00ebt \u201casket\u201d, ata t\u00eb cil\u00ebve n\u00ebse ua pamund\u00ebson t\u00eb merren me krijimtari, ua merr vet\u00eb kuptimin e t\u00eb jetuarit. Nga ana tjet\u00ebr, edhe konsumuesit e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb artit, jan\u00eb nj\u00eb lloj tjet\u00ebr \u201casket\u00ebsh\u201d, t\u00eb cil\u00ebt artin e kan\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jet\u00ebsore. Andaj edhe nuk ekzistojn\u00eb as rrethana shoq\u00ebrore as koh\u00eb q\u00eb do ishin varrtar\u00eb p\u00ebr krijimtarin\u00eb artistike. Artisti q\u00eb i jep shpirt vepr\u00ebs s\u00eb vet dhe \u201ckonsumuesi\u201d q\u00eb ia mund\u00ebson vepr\u00ebs artistike t\u00eb jetoj\u00eb, jan\u00eb si dy \u201cushtri\u201d q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb garantuar fitoren n\u00eb betejat me rrethanat shoq\u00ebrore.<br \/>\nNuk ka dyshim se ambienti shoq\u00ebror, ndikon n\u00eb art\u00ebb\u00ebrjen, si dhe n\u00eb \u201ckonsumimin\u201d e artit. Sa i p\u00ebrket krijimtaris\u00eb letrare, mendoj\u00eb se jetojm\u00eb n\u00eb koh\u00eb kur si gjithmon\u00eb, do mbijetoj\u00eb let\u00ebrsia e v\u00ebrtet\u00eb, e t\u00eb cil\u00ebn do e mbajn\u00eb n\u00eb jet\u00eb lexuesit e mir\u00ebfillt\u00eb, ata t\u00eb cil\u00ebve nuk u mjafton vet\u00ebm interneti q\u00eb t\u00eb ndjehen t\u00eb plot\u00eb. Shikuar nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim, edhe bota shqiptare e jeton natyrsh\u00ebm epok\u00ebn e internetit, e cila i pak\u00ebson n\u00eb num\u00ebr lexuesit, por duke e rritur cil\u00ebsin\u00eb e tyre. Ne duhet ta kuptojm\u00eb se nuk jetojm\u00eb n\u00eb koh\u00ebt kur leximi ishte dritare e vetme q\u00eb t\u00eb ofronte pamje p\u00ebrtej asaj q\u00eb shikon e q\u00eb t\u00eb rrethon. Andaj, edhe duhet t\u00eb p\u00ebrballemi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se individi i sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrshuar dhe i ngulfatur nga informatat q\u00eb ofrojn\u00eb mediat e ndryshme, e q\u00eb her\u00eb-her\u00eb, edhe vet\u00eb jet\u00ebn tone e kan\u00eb ngritur n\u00eb \u201cart\u201d p\u00ebr t\u00eb mbijetuar<\/p>\n<p>KP: N\u00ebse do t\u00eb kishim b\u00ebr\u00eb ndarje, ke ndonj\u00eb vend brenda trojeve shqiptare q\u00eb e vler\u00ebsoni se kan\u00eb nj\u00eb shije m\u00eb t\u00eb sofistikuar p\u00ebr artin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi?<\/p>\n<p>Kim Mehmeti: N\u00ebse do vler\u00ebsonim p\u00ebr nga masiviteti si dhe p\u00ebr nga gjinia artistike, mendoj se n\u00eb Shqip\u00ebri lexohet m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb cil\u00ebndo pjes\u00eb tjet\u00ebr shqiptare. Por \u00ebsht\u00eb thuajse e pamundur q\u00eb brenda trojeve shqiptare t\u00eb ve\u00e7osh ndonj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb si m\u00eb me shije p\u00ebr artin. <\/p>\n<p>KP: Sa jemi unikat me krijimin e artit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, apo po provohet t\u00eb kopjohet jo mir\u00eb?<\/p>\n<p>Kim Mehmeti: Nuk kam p\u00ebrshtypjen se arti shqiptar\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb kopje e zbet\u00eb e asaj q\u00eb krijohet n\u00ebp\u00ebr qendrat tjera bot\u00ebrore. Kuptohet, ne nuk jemi ishull, i cili nuk kontakton me tok\u00ebn p\u00ebrtej detit dhe, kulturat ndikojn\u00eb n\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebn, nj\u00ebsoj si\u00e7 p\u00ebrhapen gjithandej edhe rrymat bashk\u00ebkohore artistike. Sa i p\u00ebrket let\u00ebrsis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn pretendoj\u00eb se e njoh mir\u00eb, mendoj\u00eb se asaj nuk i mungon origjinaliteti dhe kemi krijues t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb q\u00eb kurr\u00eb nuk do b\u00ebheshin p\u00ebrshkrues apo epigon i t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>KP: Ju njiheni si shkrimtar, qe n\u00ebnkupton se let\u00ebrsia p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb n\u00eb top. Por n\u00ebse flasim p\u00ebr filmin shqiptar, mendoni se po behet nj\u00eb pune e mire?<\/p>\n<p>Kim Mehmeti: Nuk dua t\u00eb jem gjykues i rrept\u00eb i gj\u00ebrave q\u00eb nuk i njoh sa duhet, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe industrin\u00eb e filmit. Por nga aq sa shihet nga jasht\u00eb, m\u00eb duket se filmi shqiptar\u00eb ngec edhe kur at\u00eb e krahason edhe me disa vende dhe popuj fqinje, q\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb zhvilluar se ne ekonomikisht. Pastaj, gjithmon\u00eb m\u00eb ka habitur, p\u00ebr shembull, si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb filma t\u00eb huaj p\u00ebr tragjedin\u00eb m\u00eb t\u00eb re ton\u00eb komb\u00ebtare \u2013 at\u00eb kosovare, se sa t\u00eb autor\u00ebve shqiptar\u00eb. Apo si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb fatet individuale e kolektive t\u00eb \u00e7am\u00ebve, t\u00eb mos jen\u00eb tema p\u00ebr filmin shqiptar\u00eb! <\/p>\n<p>KP: Po teatri, ku \u00ebsht\u00eb teatri shqiptar\u00eb?<\/p>\n<p>Kim Mehmeti: Teatri shqiptar\u00eb q\u00ebndron n\u00eb rrafsh t\u00eb lart\u00eb dhe ka sjell\u00eb vlera t\u00eb cilat t\u00eb gjith\u00ebve na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mburremi. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb edhe pjes\u00ebmarrjet e teatrove tone n\u00ebp\u00ebr festivalet e bot\u00ebs, e ku edhe jan\u00eb vler\u00ebsuar lart, si individ po ashtu edhe pjes\u00eb teatrore.<\/p>\n<p>KP: Kthehemi te let\u00ebrsia, pse kaq rrall\u00eb ndodh\u00eb t\u00eb kemi bestseller\u00eb brenda trojeve shqiptare, se nuk po shkruhet mir\u00eb apo po lexohet pak?<\/p>\n<p>Kim Mehmeti: N\u00ebse do ishte mas\u00eb vler\u00ebsuese vet\u00ebm lexueshm\u00ebria e nj\u00eb libri, at\u00ebher\u00eb mbase Borhesi q\u00ebmoti nuk do p\u00ebrmendej si shkrimtar\u00eb. Dua t\u00eb them se, arti i mir\u00ebfillt\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u201celitare\u201d dhe shpeshher\u00eb m\u00eb t\u00eb lexuar jan\u00eb librat q\u00eb mund t\u2019i shfletosh edhe diagonalisht, duke udh\u00ebtuar me tren. P\u00ebrball\u00eb, ta z\u00ebm\u00eb, romanit t\u00eb Eqrem Bash\u00ebs \u201cKufiri\u201d, q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrqendrim. Besoj se librat e mir\u00eb lexohen. Pastaj, ne nuk jemi ndonj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e madhe gjuh\u00ebsore, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb presim lexueshm\u00ebri marramend\u00ebse. Shkurt, sa i p\u00ebrket vepr\u00ebs s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb letrare, jo \u00e7do here numri i lexuesve \u00ebsht\u00eb n\u00eb proporcion me vlerat q\u00eb ajo ka. Por kuptohet, nuk jam as nga ata q\u00eb mendojn\u00eb se shkrimtar\u00ebt din\u00eb t\u00eb shkruajn\u00eb, e lexuesit nuk din\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb. I besoj vet\u00ebm lidhshm\u00ebris\u00eb se vepra e mir\u00eb gjithmon\u00eb e gjen lexuesin e vet dhe se lexuesi jo \u00e7do here mund ta gjej\u00eb librin q\u00eb do donte ta lexoj\u00eb. <\/p>\n<p>KP: Nd\u00ebrkoh\u00eb, thuhet se me muzik\u00eb jetohet m\u00eb s\u00eb miri, pa i p\u00ebrfshir\u00eb vlerat. Po ndalemi n\u00eb dukjen e k\u00ebng\u00ebtareve. \u00c7far\u00eb mendon?<\/p>\n<p>Kim Mehmeti: N\u00ebse flasim p\u00ebr muzik\u00ebn e mir\u00ebfillt\u00eb \u2013 pa marr\u00eb parasysh zhanrin, ajo ka qen\u00eb e do mbetet themeli i vlerave muzikore, themeli cili i ng\u00ebrthen n\u00eb vetvete standardet vler\u00ebsuese muzikore. E n\u00ebse flasim p\u00ebr \u201cmuzik\u00ebn\u201d ku nuk dihet \u00e7ka m\u00eb shum\u00eb na p\u00ebrvet\u00ebson, prapanica e cullakosur apo k\u00ebnga q\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb, at\u00ebher\u00eb dalim n\u00eb rrafshin e debatit p\u00ebr at\u00eb si i kemi kuptuar \u201cvlerat per\u00ebndimore\u201d, sa u p\u00ebrket disa zhanreve muzikore. Apo, duhet t\u00eb flasim p\u00ebr at\u00eb se duke mos mundur atyre t\u2019u kund\u00ebrvihemi me origjinalitet muzikor, ofrojm\u00eb t\u00eb vetmen origjinale q\u00eb kemi: trupin! Andaj edhe mund t\u00eb thuhet se kjo kategori \u201cmuzicient\u00ebsh\u201d nuk jeton duke \u201cshitur\u201d art, por duke shitur \u201cmishin\u201d e tyre. E kjo fare nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me muzik\u00ebn. <\/p>\n<p>KP: A mendon se jemi pak te pav\u00ebmendsh\u00ebm me personat kult shqiptar\u00eb?<\/p>\n<p>Kim Mehmeti: Thuajse gjithmon\u00eb deri m\u00eb tani, ne shqiptar\u00ebt kryesisht kemi jetuar n\u00eb plasaritjen q\u00eb ndan\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e lavdishme t\u00eb k\u00ebnduar me \u00e7iftelit\u00eb me dy tela, nga e sotmja e pashpres\u00eb dhe ardhm\u00ebria e mjegullt. Andaj, shum\u00eb\u00e7ka lidhur me personalitetet q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e emblem\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare, ka mbetur n\u00eb kufirin mes mitit dhe t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Gj\u00eb q\u00eb edhe ka p\u00ebrfunduar me betej\u00ebn dypal\u00ebshe: mes atyre q\u00eb merren me demitizimin dhe atyre q\u00eb madh\u00ebrojn\u00eb vlerat dhe veprat e personaliteteve nga e kaluara jon\u00eb. E q\u00eb na b\u00ebn\u00eb t\u00eb ndjehemi t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe t\u00eb pandjesh\u00ebm edhe ndaj atyre q\u00eb me q\u00ebllim duan t\u00eb \u00e7\u2019vler\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjitha figurat tona t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme historike, si edhe ndaj atyre q\u00eb glorifikojn\u00eb k\u00ebto personalitete. Dhe kjo ndodh ngaq\u00eb ne nuk merremi me faktet, sepse ne nuk jemi m\u00ebsuar t\u00eb gjurmojm\u00eb n\u00ebp\u00ebr arkiva, por udh\u00ebhiqemi vet\u00ebm nga ndjesit\u00eb tona, si edhe nga nevojat e politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs. Por, jam i bindur se vjen nj\u00eb gjenerat\u00eb q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb as t\u00eb \u00e7\u2019vler\u00ebsoj as t\u00eb glorifikoj\u00eb, gjenerat\u00eb q\u00eb nuk ka pse t\u00eb turp\u00ebrohet, pse t\u00eb ndjehet keq shkaku i portretit ton\u00eb kolektiv, e t\u00eb cilin kryesisht e kompletojn\u00eb edhe personalitet n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebve ne e p\u00ebrcaktojm\u00eb vetveten dhe t\u00eb tjer\u00ebt na vler\u00ebsojn\u00eb se cil\u00ebt jemi. Sigurisht q\u00eb p\u00ebrshtypja e par\u00eb q\u00eb t\u00eb krijohet sot, \u00ebsht\u00eb se ne nuk dim\u00eb t\u2019i ruajm\u00eb portretet e atyre q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e let\u00ebrnjoftimit ton\u00eb kolektiv, se ngjajm\u00eb n\u00eb ata q\u00eb din\u00eb ta vajtojn\u00eb t\u00eb ndjerin q\u00eb e varrosin, por nuk e kujtojn\u00eb m\u00eb gjat\u00eb se deri n\u00eb varrimin e radh\u00ebs t\u00eb ndonj\u00ebrit nga ata q\u00eb vet\u00ebm pas vdekjes s\u00eb tij na kujtohet sa i vlefsh\u00ebm ka qen\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb ne. <\/p>\n<p>KP: N\u00eb rrethana normale, n\u00eb rrethana se si do t\u00eb duhej t\u00eb reagonte nj\u00eb popull komb\u00ebtarisht, si do te duhej te reagonte mbi propozimin e shtetit maqedonas p\u00ebr rr\u00ebzimin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb?<\/p>\n<p>Kim Mehmeti: Jo vet\u00ebm ndaj sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb lindjes s\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, por edhe ndaj shum\u00eb \u201csht\u00ebpive\u201d tjera, Shqip\u00ebria e Kosova do duhej t\u00eb reagonin ashtu si\u00e7 reagojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendet e popujt q\u00eb e kan\u00eb kuptuar se ai q\u00eb nuk din\u00eb t\u00eb mbron t\u00eb kaluar\u00ebn, gjithmon\u00eb e kaluara i p\u00ebrs\u00ebritet. Pra, ne si komb, n\u00eb mos m\u00eb shum\u00eb, do duhej t\u00eb grumbullonim aq para sa t\u2019i blinim trojet ku dikur ka qen\u00eb sht\u00ebpia e lindjes s\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs e ta rind\u00ebrtonim at\u00eb. Apo, do duhej ta blinim godin\u00ebn ku \u00ebsht\u00eb mbajtur Kongresi i Alfabetit n\u00eb Manastir dhe at\u00eb ta mir\u00ebmbanim ashtu si\u00e7 i ka hije nj\u00eb populli q\u00eb e njeh dhe e respekton t\u00eb kaluar\u00ebn e vet. K\u00ebshtu, t\u00eb dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm pas t\u00eb sotmes \u201chajnokrate\u201d dhe t\u00eb ardhmes q\u00eb e shohim si mund\u00ebsi q\u00eb edhe ne t\u00eb b\u00ebhemi an\u00ebtar\u00eb t\u00eb klubit t\u00eb \u201ctenderokrat\u00ebve\u201d, neve do mund t\u00eb na ndodh q\u00eb t\u00eb ngjam\u00eb si i ardhuri nga askund, si bim\u00eb q\u00eb ka mbir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ar\u00eb, po nuk dihet fara nga e cila \u00ebsht\u00eb ngjizur. <\/p>\n<p>KP: Po me personazhet tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kombit e q\u00eb shtetet p\u00ebrkat\u00ebse nuk jan\u00eb kujdesur sa duhet, si duhet vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb, si injoranc\u00eb, mosdije apo tentativ\u00eb se historia po fillon tani?<\/p>\n<p>Kim Mehmeti: N\u00ebse e merrni dhe e b\u00ebni list\u00ebn e personaliteteve nga e kaluara jon\u00eb, do v\u00ebreni se shumica e tyre kan\u00eb lindur n\u00eb k\u00ebto troje, mir\u00ebpo jan\u00eb varrosur larg vendlindjes. Kjo e v\u00ebrtet shpjegon shum\u00eb, e mbi t\u00eb gjitha, at\u00eb se nuk u m\u00ebsuam ta vler\u00ebsojm\u00eb t\u00eb gjallin e vyesh\u00ebm q\u00eb kemi pran\u00eb, por vet\u00ebm heroin e vdekur. Pastaj, duhet theksuar edhe nj\u00eb ve\u00e7ori tjet\u00ebr: \u201cheronjt\u00eb\u201d tan\u00eb vijn\u00eb e shkojn\u00eb, por shum\u00eb pak nga ata l\u00ebn\u00eb pas vetes gjurm\u00eb t\u00eb shkruara! Ku ta dish, mbase kjo vjen shkaku se deri sa jan\u00eb gjall\u00eb, aq shum\u00eb i njollosim, sa atyre u duket e pamundur q\u00eb ta tregojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr vetveten dhe p\u00ebr ne. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, ne mbet\u00ebm edhe shoq\u00ebri n\u00eb t\u00eb cilat, nuk mund t\u00eb gjesh ndonj\u00eb shtatore m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr se disa dekada, ngaq\u00eb posa nd\u00ebrrohet rendi shoq\u00ebror, ne e ndryshojm\u00eb edhe t\u00eb kaluar\u00ebn, ne nd\u00ebrtojm\u00eb p\u00ebrmendore t\u00eb reja. Shum\u00eb nga k\u00ebto p\u00ebrmendore, nuk rr\u00ebfejn\u00eb p\u00ebr fam\u00ebn e personaliteteve p\u00ebr nder t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb ngritur, por p\u00ebr \u201cmadh\u00ebshtin\u00eb\u201d e atyre q\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e shtatoreve t\u00eb veta q\u00eb ua ka \u201cborxh\u201d populli. Andaj, ne mbase jemi populli me m\u00eb pak\u00eb muze, me shum\u00eb pak\u00eb p\u00ebrmendore m\u00eb jet\u00ebgjata se sa rendet shoq\u00ebrore q\u00eb kemi nd\u00ebrtuar e rr\u00ebnuar si dhe me pak\u00eb sht\u00ebpi-muze, ku gjeneratat e reja do mund t\u00eb njiheshin me at\u00eb si kan\u00eb jetuar ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt lexojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr librat e historis\u00eb. Pastaj, ne jemi popull q\u00eb nuk ka thuajse asnj\u00eb v\u00ebrejtje ndaj sjelljes s\u00eb fqinj\u00ebve tan\u00eb ndaj vlerave tona q\u00eb kan\u00eb mbetur jasht\u00eb kufijve t\u00eb \u201cShqip\u00ebrive\u201d tona. Me \u00e7ka l\u00ebm\u00eb p\u00ebrshtypje se jemi popull nga pak\u00eb i lodhur nga e kaluara, se jemi t\u00eb dehur nga e sotmja dhe t\u00eb hutuar nga e ardhmja. Gj\u00eb q\u00eb na b\u00ebn\u00eb t\u00eb dukemi si ai q\u00eb ka harruar se e sotmja \u00ebsht\u00eb nyje ku lidhet mb\u00ebmendja p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ke qen\u00eb, me at\u00eb q\u00eb je sot dhe me at\u00eb q\u00eb \u00ebnd\u00ebrron t\u00eb b\u00ebhesh n\u00eb t\u00eb ardhmen. <\/p>\n<p>KP: Sa \u00ebsht\u00eb duke na kushtuar nd\u00ebrtimi i t\u00eb sotmes duke rr\u00ebnuar t\u00eb kaluar\u00ebn?<\/p>\n<p>Kim Mehmeti: Shumica e shqiptar\u00ebve, edhe kur nd\u00ebrtojn\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb re, t\u00eb par\u00ebn pun\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb, \u00ebsht\u00eb hedhja e gj\u00ebsendeve sht\u00ebpiake q\u00eb ua kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb par\u00ebt. K\u00ebshtu q\u00eb ke pak\u00eb familje shqiptare q\u00eb ruajn\u00eb, p\u00ebr shembull, unaz\u00ebn e fejes\u00ebs s\u00eb gjyshit apo tepsin\u00eb ku gjyshja e tyre ka pjekur fli. E thash edhe m\u00eb lart\u00eb, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi kolektiv, ke p\u00ebrshtypjen se sillemi si ai q\u00eb shp\u00ebrngulet n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb re, ku nuk don\u00eb asgj\u00eb t\u2019ia rikujtoj\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e vet. Ku ta dish, mbase kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me at\u00eb se gjithmon\u00eb kemi qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb merremi me mbijetes\u00ebn, e jo me t\u00eb jetuarit e d\u00ebshiruar. Por, do e p\u00ebrs\u00ebris.: vijn\u00eb gjenerata q\u00eb jetojn\u00eb, q\u00eb nuk merrem me betej\u00ebn e mbijetes\u00ebs dhe ato gjenerata do ken\u00eb edhe vullnet, edhe koh\u00eb, q\u00eb ta lidhin ashtu si duhet nyj\u00ebn e t\u00eb sotmes s\u00eb tyre dhe t\u00eb kaluar\u00ebs son\u00eb kolektive. K\u00ebt\u00eb nuk mund ta b\u00ebjn\u00eb as gjeneratat e frustruara, as individ\u00ebt e parealizuar q\u00eb n\u00eb t\u00eb sotmen duan ta jetojn\u00eb edhe t\u00eb kaluar\u00ebn e munguar.<\/p>\n<p>KP: Ndalemi prap\u00eb te kjo \u00e7\u00ebshtje, si duken n\u00eb syt\u00eb e Kimit, shqiptar\u00ebt e at\u00ebhersh\u00ebm dhe shqiptar\u00ebt e tanish\u00ebm?<\/p>\n<p>Kim Mehmeti: T\u00eb at\u00ebhershmit e kan\u00eb jetuar koh\u00ebn e vet, t\u00eb sotmit jetojn\u00eb epok\u00ebn t\u00eb cil\u00ebs i takojn\u00eb. Dhe \u00ebsht\u00eb mjeshtri e madhe ta barazosh or\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb brendshme me kalendarin n\u00eb t\u00eb cilin jeton. E them k\u00ebt\u00eb shkaku se njeriut shpeshher\u00eb i duket se do ishte m\u00eb i v\u00ebrtet e m\u00eb i lumtur sikur t\u00eb jetonte n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr dhe atje ku nuk ndodhet tani. Megjithat\u00eb, ka di\u00e7ka q\u00eb duhet ve\u00e7uar si vler\u00eb q\u00eb me fanatiz\u00ebm e mbrojt\u00ebn gjenerata para nesh: \u201cinstitucionin\u201d m\u00eb t\u00eb vlefsh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb mbajti gjall\u00eb popullin tone &#8211; familjen! Familja e dikurshme shqiptare ishte ajo fortes\u00eb ku ngjizeshin dhe gjall\u00ebronin vlera t\u00eb larta njer\u00ebzore, e t\u00eb cilat sot zhb\u00ebhen dhe degradohen n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb pakuptimta. Morali individual, ai familjar\u00eb, si dhe ai kolektiv, ka qen\u00eb vlera m\u00eb e lart\u00eb q\u00eb i ka dalluar shqiptar\u00ebt e dikursh\u00ebm. Aktakuza e \u201cgjyqit publik\u201d, ka qen\u00eb m\u00eb p\u00ebrcaktuese p\u00ebr fatin individual, p\u00ebr dallim nga sot, kur thuajse \u00e7do gj\u00eb degradohet. Dikur nuk ka pasur shum\u00eb zgjidhje p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur hajn, i pamoralsh\u00ebm, i pafytyr\u00eb\u2026, e sot gjitha k\u00ebto em\u00ebrime jan\u00eb b\u00ebr\u00eb si nofka tonat t\u00eb cilat thuajse me asgj\u00eb nuk e d\u00ebmtojn\u00eb emrin dhe mbiemrin q\u00eb kemi. Dikur, kur populli yn\u00eb nuk ishte kaq i \u201ccivilizuar\u201d sa sot, nuk matej emancipimi n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrqindjes s\u00eb trupit t\u00eb cullakosur, por n\u00ebp\u00ebrmjet vlerave njer\u00ebzore. Dua t\u00eb them se sot zhb\u00ebhet m\u00eb e vlefshmja p\u00ebr n\u00eb popull dhe shoq\u00ebri: familja! Dhe mendoj se kjo do na kushtoj\u00eb shum\u00eb shtrenjt\u00eb. T\u00eb merremi vesh: jam idhtar\u00eb i liris\u00eb s\u00eb individit, jam idhtar\u00eb i ides\u00eb, se \u00e7donj\u00ebri lind p\u00ebr ta jetuar jet\u00ebn e vet, por gjithmon\u00eb ka ekzistuar nj\u00eb nd\u00ebrlidhje mes njer\u00ebzve, nd\u00ebrlidhje q\u00eb t\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb dallosh \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb liri individuale nga ajo, p\u00ebr shembull, e drejt\u00eb e gruas sime q\u00eb t\u00eb m\u00eb rekomandoj\u00eb si t\u00eb vishem kur dal\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb takim dhe e drejta ime t\u2019i them time bij\u00eb adoleshente se emancipimi i saj nuk vler\u00ebsohet n\u00ebp\u00ebrmjet kraharorit t\u00eb saj t\u00eb cullakosur, por n\u00ebp\u00ebrmjet kok\u00ebs s\u00eb mbushur me dituri. Pra, un\u00eb mund t\u00eb mos kem asgj\u00eb kund\u00ebr protestave t\u00eb grupeve, p\u00ebr shembull, me prirje t\u00eb ndryshme seksuale p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre, por nuk dua q\u00eb kjo e drejt\u00eb t\u00eb ngrihet n\u00eb rrafshin e vlerave m\u00eb t\u00eb larta per\u00ebndimore, nuk dua q\u00eb ajo t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb m\u00eb lart\u00eb se e drejta ime t\u00eb mendoj\u00eb se prirjet seksuale nuk mund t\u00eb ngriten n\u00eb kauz\u00eb, se ato nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb fushat\u00eb propaganduese, e q\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb imagjinat\u00ebn e ndonj\u00eb adoleshenti aq sa ia t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb besoj\u00eb se epshet e p\u00ebrcaktojn\u00eb moralin dhe se morali \u00ebsht\u00eb prapambeturi. Dua t\u00eb them se duke mos mundur f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb t\u2019u ofrojm\u00eb standarde t\u00eb mir\u00ebfillta civilizuese e emancipuese, ne atyre ua mund\u00ebsuam p\u00ebrvet\u00ebsimin e \u201cvlerave\u201d per\u00ebndimore q\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb \u201crruga\u00e7\u00ebri\u201d dhe cullakosje.<\/p>\n<p>KP: Gjithmon\u00eb, prej legjendave, historis\u00eb, rr\u00ebfimeve&#8230; potencohet elementi i krenaris\u00eb shqiptare, por jo t\u00eb kemi v\u00ebrejtur edhe modestin\u00eb, a jemi m\u00ebsuar si popull t\u00eb jemi modest p\u00ebr t\u00eb arriturat apo na duhet edhe m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb?<\/p>\n<p>Kim Mehmeti: Jo vet\u00ebm ne, por t\u00eb gjith\u00eb popujt e vegj\u00ebl i kan\u00eb \u00ebndrrat e m\u00ebdha. Pastaj, sa m\u00eb i vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb populli, aq m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e ka himnin, aq m\u00eb t\u00eb larta i nd\u00ebrton p\u00ebrmendoret, aq m\u00eb shum\u00eb i thekson vlerat q\u00eb jan\u00eb gjith\u00ebnjer\u00ebzore. Jam i bindur se ne nuk jemi nga ata q\u00eb gjithaq i glorifikojn\u00eb vlerat e tyre kolektive.<\/p>\n<p>KP: Kthehemi te Kimi, duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb formul\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kaq i dashur p\u00ebr njerzit. P\u00ebrcjellja e pun\u00ebs suaj n\u00eb rrjetet sociale nga mbi 50 mij\u00eb njer\u00ebz flet m\u00eb s\u00eb miri. Cfar\u00eb t\u00eb karakterizon m\u00eb shum\u00eb: q\u00eb je i drejp\u00ebrdrejt\u00eb apo i thell\u00eb n\u00eb mendime?<\/p>\n<p>Kim Mehmeti: Mendoj\u00eb se njer\u00ebzit e vler\u00ebsojn\u00eb sinqeritetin. Edhe n\u00eb paraqitjet e mia publike, lidhur me dukurit\u00eb n\u00ebp\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb tona, un\u00eb dua t\u00eb jem i sinqert\u00eb po aq sa edhe shkrimtari n\u00eb mua. Jetoj\u00eb sipas parimit se njeriu leht\u00eb mund t\u2019i g\u00ebnjej\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, por v\u00ebshtir\u00eb e ka ta g\u00ebnjej\u00eb vetveten. Pra, duke qen\u00eb i sinqert\u00eb ndaj t\u00eb tjer\u00ebve, e mbroj vetveten nga vet\u00ebg\u00ebnjimi. Mbase k\u00ebt\u00eb e p\u00eblqejn\u00eb ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb mendimin tim lidhur me p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. <\/p>\n<p>KP: Dhe p\u00ebr fund, kush \u00ebsht\u00eb figura m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme komb\u00ebtare p\u00ebr Kim Mehmetin?<\/p>\n<p>Kim Mehmeti: Figurat komb\u00ebtare t\u00eb nj\u00eb populli jan\u00eb thuajse portreti grupor\u00eb i t\u00ebr\u00eb popullit. Dhe n\u00ebse e ve\u00e7oni cilindo nga ata, humbet t\u00ebr\u00ebsia. Me veprimtarin\u00eb e tyre, figurat tona komb\u00ebtare, jan\u00eb si shenja rrugore, q\u00eb tregojn\u00eb udh\u00ebn q\u00eb kemi ecur deri m\u00eb tani. Sk\u00ebnderbeu mbetet \u201cshenja\u201d m\u00eb madhore q\u00eb ka p\u00ebrcaktuar edhe t\u00eb sotmen ton\u00eb. Pastaj vijn\u00eb rilind\u00ebsit, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mjesht\u00ebrore ia dol\u00ebn ta madh\u00ebrojn\u00eb \u201ctrinin\u00eb\u201d e shenjt\u00eb fetare t\u00eb shqiptar\u00ebve, duke e ngritur at\u00eb n\u00eb vler\u00eb komb\u00ebtare, duke u treguar m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se shum\u00eb nga ne t\u00eb sotmit, q\u00eb here-her\u00eb harrojm\u00eb se duke mbrojtur komb\u00ebtaren, i mbrojm\u00eb edhe gjitha ve\u00e7orit\u00eb tona fetare, krahinore, dialektore\u2026, q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e thesarit ton\u00eb komb\u00ebtar\u00eb. Por, n\u00ebse do flisja p\u00ebr figur\u00eb nga e kaluara, q\u00eb m\u00eb ka joshur dhe e kam pasur mas\u00eb vler\u00ebsuese p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh intelektual i v\u00ebrtet, ai ishte dhe mbeti Faik Konica. Konica p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb si shenj\u00eb n\u00eb udh\u00ebkryq, shenj\u00eb e cila sakt\u00eb tregon nga vijm\u00eb e n\u00eb \u00e7\u2019drejtim duhet shkuar tutje.\/Ardian\u00eb Pajaziti\/KultPlus.com<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkrimtari e publicisti, Kim Mehmeti n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cKultPlus\u201d, flet p\u00ebr artin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, duke specifikuar let\u00ebrsin\u00eb, teatrin e filmin. Sipas tij, nga trojet shqiptare, Shqip\u00ebria mbetet nj\u00ebshi sa i p\u00ebrket lexueshm\u00ebris\u00eb. Kurse sa i p\u00ebrket muzik\u00ebs, por jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuar, ai thot\u00eb se nuk dihet se nga \u00e7ka p\u00ebrvet\u00ebsohet populli m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60146,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-3628","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3628","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3628"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3628\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60147,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3628\/revisions\/60147"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60146"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3628"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3628"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3628"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}