{"id":3710,"date":"2013-11-19T12:11:04","date_gmt":"2013-11-19T11:11:04","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=3710"},"modified":"2020-08-27T12:43:02","modified_gmt":"2020-08-27T10:43:02","slug":"armet-kimike-te-sirise-pa-zot-dhe-ne-rrezik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/armet-kimike-te-sirise-pa-zot-dhe-ne-rrezik\/","title":{"rendered":"Arm\u00ebt kimike t\u00eb Siris\u00eb, pa zot dhe n\u00eb rrezik"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/syria.png\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-60104\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/syria.png 640w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/syria-600x338.png 600w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/syria-300x169.png 300w\" sizes=\"(max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/p>\n<p>The New York Times<\/p>\n<p>-Plani p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb mbetjet e arm\u00ebve kimike siriane jasht\u00eb vendit n\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vazhdim, ka ngritur shqet\u00ebsime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Uashington, pasi ky plan parashikon transportin e tyre p\u00ebrmes rrug\u00ebve, t\u00eb cilat jan\u00eb kthyer n\u00eb fush\u00ebbeteja p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs civile. Gjithashtu, edhe n\u00ebse transporti i arm\u00ebve p\u00ebrmes k\u00ebtyre rrug\u00ebve del i suksessh\u00ebm, ngarkimi n\u00eb mjetet lundruese p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb dyt\u00eb, sepse ende nuk ka asnj\u00eb destinacion se ku mund t\u00eb shkojn\u00eb k\u00ebto arm\u00eb, pasi asnj\u00eb vend nuk i ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr. Garancin\u00eb p\u00ebr transportin e tyre deri tek anijet e ka marr\u00eb ushtria qeveritare siriane. Analist\u00ebt e inteligjenc\u00ebs amerikane dhe zyrtar\u00eb t\u00eb Pentagonit, than\u00eb p\u00ebr \u201cNew York Times\u201d se ngarkesat e mbetjeve t\u00eb arm\u00ebve kimike jan\u00eb mjaft t\u00eb ekspozuara ndaj sulmeve t\u00eb jashtme, qoft\u00eb t\u00eb rebel\u00ebve apo organizatave terroriste, teksa do t\u00eb duhet t\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrmes fronteve t\u00eb luft\u00ebs civile, e cila ka 2 vjet e gjysm\u00eb q\u00eb ka nisur. I pyetur se cili do t\u00eb jet\u00eb plani rezerv\u00eb n\u00ebse ngarkesat me l\u00ebnd\u00eb kimike sulmohen nga forcat opozitare t\u00eb lidhura me \u201cAl Qaeda-n\u201d, apo nga element\u00eb t\u00eb forcave qeveritare t\u00eb Assad-it, nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb amerikan tha se ky p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shqet\u00ebsim serioz. \u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem serioz. Askush nuk ka tentuar ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe askush nuk d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb trupa n\u00eb terren p\u00ebr t\u00eb mbrojtur l\u00ebnd\u00ebt kimike nga k\u00ebto sulme\u201d, &#8211; tha ai. Nj\u00eb tjet\u00ebr zyrtar i lart\u00eb amerikan tha se SHBA-t\u00eb dhe vendet e tjera jan\u00eb p\u00ebrpara dy zgjedhjeve t\u00eb v\u00ebshtira. Ose do t\u2019i l\u00ebn\u00eb l\u00ebnd\u00ebt kimike aty ku jan\u00eb dhe t\u00eb shpresojn\u00eb p\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn, ose do t\u2019i mbledhin p\u00ebr t\u2019i nxjerr\u00eb jasht\u00eb vendit, duke shpresuar s\u00ebrish p\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn. \u201cKjo e fundit \u00ebsht\u00eb edhe e keqja m\u00eb e vog\u00ebl\u201d, &#8211; si\u00e7 u shpreh ai. Nj\u00eb grup zyrtar\u00ebsh dhe ish-zyrtar\u00ebsh t\u00eb administrat\u00ebs amerikane dhe Pentagonit, kan\u00eb diskutuar koh\u00ebt e fundit mbi rrezikun e l\u00ebvizjes s\u00eb arm\u00ebve kimike t\u00eb Siris\u00eb. Pjesa m\u00eb e madhe e zyrtar\u00ebve u treguan t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb shfaqnin shqet\u00ebsimet e tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb operacion, p\u00ebr shkak se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb mjaft delikate. Edhe n\u00ebse l\u00ebnd\u00ebt kimike arrijn\u00eb q\u00eb t\u00eb ngarkohen n\u00eb anijet e mallrave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt, brenda afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara, si\u00e7 jan\u00eb 31 dhjetori p\u00ebr mbetjet me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb dhe 5 shkurti p\u00ebr ato me rrezikshm\u00ebri t\u00eb ul\u00ebt, problemet zor se mund t\u00eb mbarojn\u00eb aq leht\u00eb. T\u00eb premten e jav\u00ebs s\u00eb shkuar, Shqip\u00ebria refuzoi k\u00ebrkes\u00ebn e SHBA-ve p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar arm\u00ebt kimike t\u00eb Siris\u00eb n\u00eb territorin e saj. Norvegjia e publikoi refuzimin e saj m\u00eb her\u00ebt, duke argumentuar se nuk ka ekspertiz\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb operacion t\u00eb till\u00eb. Si rezultat, arm\u00ebt kimike t\u00eb Siris\u00eb mund t\u00eb lundrojn\u00eb n\u00eb det t\u00eb hapur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, deri sa t\u00eb gjendet nj\u00eb vend, i cili mund t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr shkat\u00ebrrimin e tyre.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ka shqet\u00ebsime se k\u00ebto anije q\u00eb do t\u00eb ngarkohen me arm\u00ebt kimike mund t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb fatin e anijes t\u00eb ngarkuar me plehra q\u00eb la \u201cLong Island-in\u201d e Nju Jorkut n\u00eb vitin 1987 dhe u desh t\u00eb sorollatej n\u00ebp\u00ebr det p\u00ebr kat\u00ebr muaj pa destinacion. Ligji amerikan e ndalon importin e arm\u00ebve kimike brenda territorit t\u00eb shtetit federal, nd\u00ebrsa Rusia \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr me pretendimin se ka ende mbetjet e saj kimike pa trajtuar. Shqet\u00ebsimi m\u00eb i madh deri tani \u00ebsht\u00eb se gjat\u00eb 6 jav\u00ebve t\u00eb ardhshme, 600 ton\u00eb l\u00ebnd\u00eb kimike, t\u00eb cilat jan\u00eb depozituar n\u00eb kontejner\u00eb 1 deri n\u00eb 2 ton\u00ebsh, do t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb objektiva t\u00eb m\u00ebdhenj, t\u00eb ngadalt\u00eb dhe mjaft t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr grupet e luft\u00ebtar\u00ebve rebel\u00eb q\u00eb luftojn\u00eb kund\u00ebr Assad-it. \u201cFaza e transportit t\u00eb k\u00ebtyre materialeve \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb kritike dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn rrezikshm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u201d, &#8211; tha nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i Departamentit Amerikan t\u00eb Mbrojtjes. Duket se ushtria siriane e ka kuptuar mjaft mir\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij operacioni. Gjat\u00eb fundjav\u00ebs, u raportua se rrug\u00ebt q\u00eb lidhin Damaskun me bregdetin do t\u00eb jen\u00eb aren\u00eb luftimesh. Ideja fillestare e SHBA-ve ishte q\u00eb t\u00eb evitohej transporti i plot\u00eb i arm\u00ebve. Planet e hershme, t\u00eb cilat u diskutuan rreth nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, ishin p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e arm\u00ebve brenda territorit t\u00eb Siris\u00eb. Por ky plan k\u00ebrkonte edhe angazhimin e nj\u00eb numri t\u00eb madh t\u00eb trupave ushtarake nga jasht\u00eb vendit. Gjithashtu, ngritja e punishteve p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e arm\u00ebve k\u00ebrkon disa vjet. Organizata p\u00ebr Ndalimin e Arm\u00ebve Kimike, e cila publikoi planin p\u00ebr nxjerrjen jasht\u00eb vendit t\u00eb tyre dit\u00ebn e premte, pritet q\u00eb t\u00eb trajnoj\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb siriane p\u00ebr t\u00eb paketuar, transportuar dhe ruajtur arm\u00ebt kimike. Mir\u00ebpo pas ngarkimit t\u00eb tyre n\u00eb anijet p\u00ebrkat\u00ebse, lind sfida e t\u00eb gjendurit t\u00eb nj\u00eb destinacioni. \u201cKy plan regjet t\u00eb arrij\u00eb objektiva thuajse t\u00eb paarritsh\u00ebm\u201d, &#8211; tha Ahmet Uzumcu, drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Organizat\u00ebs. \u201cFaza e transportimit dhe e ruajtjes s\u00eb tyre p\u00ebrb\u00ebn sfid\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\u201d, &#8211; shtoi ai.  \/P\u00ebrgatiti Erald Deliu\/<\/p>\n<p>Arm\u00ebt kimike t\u00eb Siris\u00eb, Belgjika refuzon <\/p>\n<p>Belgjika refuzon shkat\u00ebrrimin e arm\u00ebve kimike brenda territorit t\u00eb saj. Ministri belg i mbrojtjes, Piter de Krem ka deklaruar se Belgjika \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb shkat\u00ebrrimin e arm\u00ebve kimike siriane por e ka gjykuar si jo t\u00eb volitshme q\u00eb procesi t\u00eb kryhet n\u00eb territorin e saj. \u201cDo t\u00eb d\u00ebshiroja t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, por kjo gj\u00eb tek ne, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb plan afatgjat\u00eb, nuk jam dakord\u201d, &#8211; b\u00ebri t\u00eb ditur De Crem p\u00ebr radion flamande VRT. Ministri shtoi se Belgjika do t\u00eb ishte e gatshme t\u00eb kontribuonte n\u00eb inventarizimin e arm\u00ebve kimike. \u201cNe mund t\u00eb propozojm\u00eb ndihm\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr t&#8217;i neutralizuar ato, por mendoj se kjo duhet t\u00eb zhvillohet m\u00eb mir\u00eb n\u00eb rrethinat e larg\u00ebta t\u00eb territorit sirian. Zhvendosja e k\u00ebtyre arm\u00ebve \u00ebsht\u00eb n\u00eb vetvete nj\u00eb mision i v\u00ebshtir\u00eb\u201d, &#8211; deklaroi ministri De Crem. Belgjika ka qen\u00eb nj\u00eb nga vendet, bashk\u00eb me Franc\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kontaktuar nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb asgj\u00ebsimin e arsenalit kimik sirian. Shqip\u00ebria, q\u00eb gjithashtu \u00ebsht\u00eb kontaktuar nga Uashingtoni, e p\u00ebrjashtoi t\u00eb premten mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e nj\u00eb pjese t\u00eb arsenalit kimik n\u00eb territorin e saj. <\/p>\n<p>Basha: Antiamerikanizmi vet\u00ebm te mendja e Ram\u00ebs<\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, del s\u00ebrish para medieve p\u00ebr t\u00eb sqaruar pozicionin e selis\u00eb blu n\u00eb raport me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Pas mbledhjes s\u00eb djeshme t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, Basha deklaroi se: \u201cnuk kishte asgj\u00eb m\u00eb amerikane k\u00ebto dit\u00eb se protesta e t\u00eb rinjve. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet vendi m\u00eb proamerikan. Shqip\u00ebria ka ndryshuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb e kemi detyr\u00eb t\u00eb thellohemi p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb re t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb lir\u00eb. Vet\u00ebm mendja e tij mund t\u00eb guxoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb antiamerikaniz\u00ebm me vlerat e vet\u00eb demokracis\u00eb amerikane\u201d. Ai deklaroi m\u00eb tej se kryeministri Rama tentoi t\u00eb luante me shqiptar\u00ebt p\u00ebr interesa t\u00eb ngushta personale. \u201cRama u detyrua t\u00eb hiqte dor\u00eb nga \u00ebndrra e tij p\u00ebr p\u00ebrfitime personale. Nga trajtimi i territorit t\u00eb vendit si pron\u00eb private. Ky mentalitet thell\u00ebsisht antidemokratik i koh\u00ebs s\u00eb shkuar, q\u00eb zoti Rama tenton t\u2019ia diktoj\u00eb t\u00eb tashmes dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb vendit mori p\u00ebrgjigjen e merituar\u201d,- vijoi Basha. Ai p\u00ebrg\u00ebzoi q\u00ebndrimin e t\u00eb rinjve n\u00eb protest\u00eb.  <\/p>\n<p>Masat disiplinore, nx\u00ebn\u00ebsit e \u201c\u00c7ajupit\u201d bojkot m\u00ebsimit<\/p>\n<p>Nx\u00ebn\u00ebsit e gjimnazit \u201c\u00c7ajupi\u201d n\u00eb Tiran\u00eb bojkotuan dje m\u00ebsimin duke kund\u00ebrshtuar masat disiplinore t\u00eb vendosura nga drejtori i shkoll\u00ebs, p\u00ebr braktisjen e m\u00ebsimit dhe pjes\u00ebmarrjen n\u00eb protest\u00ebn kund\u00ebr sjelljes s\u00eb arm\u00ebve kimike t\u00eb Siris\u00eb. Duke i cil\u00ebsuar si t\u00eb padrejta k\u00ebto masa disiplinore, nx\u00ebn\u00ebsit theksojn\u00eb se shumica e atyre q\u00eb u \u00ebsht\u00eb thyer nota n\u00eb sjellje, jan\u00eb maturant\u00eb. Nx\u00ebn\u00ebsit shprehen se sipas rregullores atyre u lejohen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb 6 mungesa pa arsye dhe masat disiplinore t\u00eb marra nga drejtori jan\u00eb t\u00eb padrejta. Nd\u00ebrsa drejtori i shkoll\u00ebs, Vladimi Bodeci i zgjedhur q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur n\u00eb pushtet ishin demokrat\u00ebt, \u00ebsht\u00eb shprehur se vendimi i tij nuk \u00ebsht\u00eb politik, por p\u00ebr t\u00eb vendosur disiplin\u00ebn n\u00eb shkoll\u00eb. \u201cU k\u00ebrkova nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb ktheheshin n\u00eb m\u00ebsim dhe t\u00eb dilnin t\u00eb protestonin pasdite, por nuk pranuan\u201d, &#8211; \u00ebsht\u00eb shprehur drejtori i shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>Arm\u00ebt kimike, Gjermania dhe Holanda p\u00ebrjashtojn\u00eb veten<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm gjerman, Guido Westerwelle, e p\u00ebrjashtoi vendin e tij nga mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar arm\u00ebt kimike t\u00eb Siris\u00eb. \u201cKur shikoj an\u00ebn teknike, shtrirjen gjeografike, at\u00ebher\u00eb mendoj se nj\u00eb diskutim i till\u00eb nuk ka kuptim\u201d, &#8211; u shpreh ai. Nd\u00ebrkoh\u00eb ministri i jasht\u00ebm holandez, Frans Timmermans ka pohuar se askush nuk \u00ebsht\u00eb treguar i gatsh\u00ebm t\u00eb marr\u00eb arm\u00ebt kimike. \u201cAsnj\u00eb vend i BE-s\u00eb nuk tha &#8211; n\u00eb rregull, na i sillni ne arm\u00ebt kimike siriane\u201d, &#8211; deklaroi ai. Pasi Shqip\u00ebria refuzoi t\u00eb premten t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr shkat\u00ebrrimin e arm\u00ebve kimike siriane, po ashtu edhe Franca, u konsideruan si kandidate e mundshme p\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, pasi ky vend ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb shkat\u00ebrrimin e arm\u00ebve kimike nga Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore. Organizata p\u00ebr Ndalimin e arm\u00ebve kimike nuk i ka publikuar ende emrat e vendeve ku mund t\u00eb shkat\u00ebrrohen arm\u00ebt kimike siriane, por \u00ebsht\u00eb shprehur e sigurt se do t\u2019i asgj\u00ebsoj\u00eb k\u00ebto arm\u00eb deri n\u00eb mes t\u00eb vitit 2014. Norvegjia \u00ebsht\u00eb shprehur se do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb anije p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb transportimin e arm\u00ebve kimike.<\/p>\n<p>SHBA shkat\u00ebrron kat\u00ebr impiante<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn po diskutohet se ku do t\u00eb d\u00ebrgohen p\u00ebr tu shkat\u00ebrruar arm\u00ebt kimike t\u00eb Siris\u00eb, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs shkat\u00ebrrojn\u00eb impiantet e asgj\u00ebsimit t\u00eb arm\u00ebve kimike n\u00eb 4 shtete. Impiantet ndodhen n\u00eb Alabama, Oregon, Jutah dhe Arkansas. Sipas mediave amerikane, Pentagoni ka shpenzuar mbi 10, 2 miliard dollar\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb tre dekadave t\u00eb fundit duke djegur qindra ton\u00eb gaz nervin dhe armatime t\u00eb tjera kimike n\u00eb kat\u00ebr shtete amerikane, madje disa prej k\u00ebtyre agjent\u00ebve ishin aq vdekjeprur\u00ebs saq\u00eb edhe pak pika mund t\u00eb vrisnin. Por tani q\u00eb gjith\u00eb agjent\u00ebt kimik\u00eb jan\u00eb asgj\u00ebsuar dhe komunitetet jan\u00eb \u00e7liruar nga k\u00ebrc\u00ebnimi i tyre, ushtria amerikane ndodhet n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb projekti tjet\u00ebr prej 1,3 miliard\u00eb dollar\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shkat\u00ebrrimin e k\u00ebtyre impianteve t\u00eb quajtur ndryshe kremator\u00eb ku jan\u00eb djegur materialet toksike. N\u00eb Alabama, Oregon, Utah dhe Arkansas, ekipet kan\u00eb nisur tashm\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e kremator\u00ebve multi miliarda dollar\u00ebsh ose po punojn\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund nj\u00eb drame q\u00eb nisi gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, kur SHBA-t\u00eb dhe ish Bashkimi Sovjetik magazinuan mij\u00ebra ton\u00eb arm\u00eb kimike. Puna nd\u00ebrkaq vijon n\u00eb dy vende t\u00eb tjera ku do t\u00eb p\u00ebrdoret nj\u00eb tjet\u00ebr teknologji m\u00eb e avancuar se ajo e kremator\u00ebve p\u00ebr t\u00eb neutralizuar agjent\u00ebt kimik\u00eb. <\/p>\n<p>Ndotja, zbardhen 31 pikat e rrezikshme n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>Zbardhet lista e 31 pikave t\u00eb rrezikshme t\u00eb quajtura ndryshe \u201chot spote\u201d mjedisore t\u00eb cilat u p\u00ebrmend\u00ebn dhe nga kryeministri Edi Rama kur iu p\u00ebrgjigj negativisht k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SHBA p\u00ebr asgj\u00ebsimin e arm\u00ebve kimike t\u00eb Siris\u00eb. Sipas list\u00ebs s\u00eb detajuar t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit jan\u00eb parashikuar miliona dollar\u00eb nga Bashkimi Evropian, por dhe projekte t\u00eb Holand\u00ebs, Italis\u00eb, Gjermanis\u00eb apo \u00c7ekis\u00eb p\u00ebr pastrimin e nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre pikave t\u00eb rrezikshme mjedisore, por ato ende vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb. Ministria e Mjedisit ka sqaruar se 10 prej k\u00ebtyre pikave paraqesin rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb si Albafilm, Tiran\u00eb; Fabrika e baterive, Berat; Miniera e P\u00ebrrenjasit; Nd\u00ebrtimet n\u00eb minier\u00ebn e Bitinck\u00ebs; Ish-nd\u00ebrmarrja e Dajtit,Tiran\u00eb; Mbetjet gurore, Guri i Kuq; Shkritorja e ferrokromeve, Elbasan; Vendgrumbullimi i pesticideve, Rr\u00ebshen; Fabrika e tekstileve, Berat dhe Metalurgjiku i Elbasanit. P\u00ebr rehabilitimin e 10 \u201chot spoteve\u201d nevojitet nj\u00eb investim kapital prej 70 mln euro, nd\u00ebrsa k\u00ebrkohet edhe mir\u00ebmbajtja dhe monitorimi vit p\u00ebr vit i situat\u00ebs. Nga viti 2000-2011 \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb vet\u00ebm n\u00eb 7 pika t\u00eb cilat nuk paraqesin m\u00eb rrezikshm\u00ebri. Nd\u00ebrkaq, viti 2020 \u00ebsht\u00eb afati kohor p\u00ebr zhdukjen totale t\u00eb k\u00ebtyre zonave n\u00ebse do t\u00eb gjenden donator\u00ebt financues apo n\u00ebse investohet nga shteti.<\/p>\n<p>31 hot-spotet mjedisore <\/p>\n<p>Impianti kimik, Durr\u00ebs<\/p>\n<p>Fabrika e PVC, Vlor\u00eb<\/p>\n<p>Fusha e naft\u00ebs, Patos, Mariz\u00eb<\/p>\n<p>Rafineria e naft\u00ebs, Ballsh<\/p>\n<p>Vendgrumbullimi i plehrave, Sharr\u00eb<\/p>\n<p>Impianti i fetilizimit t\u00eb nitratit, Fier<\/p>\n<p>Fabrika e bakrit, Rubik<\/p>\n<p>Metalurgjiku, Elbasan<\/p>\n<p>Fabrika e fosfatit, La\u00e7<\/p>\n<p>Alb film studio sh.a, Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Ish-ferma shtet\u00ebrore, Lukov\u00eb, Sarand\u00eb<\/p>\n<p>Fabrika e baterive, Berat<\/p>\n<p>Ish-Uzina e Traktor\u00ebve, Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Depo e pesticideve, Lushnj\u00eb<\/p>\n<p>Ish-Nd\u00ebrmarrja e Dajtit, Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Depo n\u00eb Bejza, Shkod\u00ebr<\/p>\n<p>Ish-Fabrika e Plastik\u00ebs, Lushnj\u00eb<\/p>\n<p>Miniera e bakrit n\u00eb t\u00eb dy krah\u00ebt e lumit Mat-Fan, Rr\u00ebshen<\/p>\n<p>Miniera e bakrit, Kurbnesh<\/p>\n<p>Zona e Rubikut<\/p>\n<p>Zona e Rrepsit<\/p>\n<p>Miniera e bakrit, Fush\u00eb-Arr\u00ebz<\/p>\n<p>Minierat n\u00eb Pogradec, P\u00ebrrenjas, Guri i Kuq, Bitick\u00eb<\/p>\n<p>Minierat e arit dhe t\u00eb bakrit, Rehov\u00eb <\/p>\n<p>Minierat e bakrit n\u00eb zonat e Kalimash, Kuk\u00ebs, Gjelan<\/p>\n<p>Shkrirja e Ferrokromeve, Burrel<\/p>\n<p>Minierat e kromit n\u00eb Bat\u00ebr, Bulqiz\u00eb, Kalimash etj.<\/p>\n<p>Qendra sanitare e pesticideve t\u00eb skaduara, Lushnj\u00eb<\/p>\n<p>Tanket e amortizuara me likuid NH3 dhe amonium bakri, Fier<\/p>\n<p>Kimikatet e Lindan etj, spitali i Lushnj\u00ebs<\/p>\n<p>Pesticidet e skaduara<\/p>\n<p>Planet e Al Qaeda-s <\/p>\n<p>Nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb amerikan tha se sfida m\u00eb e madhe me t\u00eb cil\u00ebn po p\u00ebrballen sot \u00ebsht\u00eb garantimi i siguris\u00eb s\u00eb arm\u00ebve kimike gjat\u00eb transportit p\u00ebr n\u00eb port. Lider\u00ebt e \u201cAl-Qaeda-s\u201d n\u00eb Pakistan dhe disa celula t\u00eb tyre brenda Siris\u00eb, kan\u00eb shprehur qart\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb l\u00ebnd\u00eb dhe materiale kimike t\u00eb arm\u00ebve siriane. Por gjithsesi, zyrtar\u00ebt e lart\u00eb thon\u00eb se k\u00ebto celula nuk kan\u00eb eksperienc\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u2019i kthyer k\u00ebto l\u00ebnd\u00eb kimike n\u00eb arm\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrimit n\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p>Sulmet<\/p>\n<p>Grupet militante n\u00eb Irak dhe Afganistan kan\u00eb kaluar dekada t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr t\u00eb perfeksionuar sulmet e tyre ndaj autokolonave ushtarake. Ata sulmojn\u00eb me bomba, arm\u00eb zjarri dhe mortaja. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se k\u00ebto grupe nuk kan\u00eb eksperienc\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb arm\u00ebt kimike. Si\u00e7 thot\u00eb ish-zyrtari i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, duhet fines\u00eb dhe jo forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb tilla operacione, pasi arm\u00ebt kimike mund t\u00eb d\u00ebmtohen gjat\u00eb sulmit. \u201cAl-Qaeda njihet p\u00ebr sulme brutale dhe me bomba, jo p\u00ebr grabitje m\u00eb fine. P\u00ebr t\u00eb grabitur arm\u00ebt kimike duhet fines\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Garancit\u00eb nga Siria<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto materiale kimike mund t\u00eb vihen n\u00ebn sh\u00ebnjestr\u00ebn e \u00e7do elementi opozitar\u201d, &#8211; tha nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit. \u201cPor ne kemi marr\u00eb raporte nga inteligjenca dhe OPCW-ja se regjimi i Assad-it e ka marr\u00eb mjaft seriozisht garantimin e siguris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces\u201d. Nj\u00eb ish-zyrtar i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, tha p\u00ebr gazet\u00ebn se nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb siguria q\u00eb mund t\u00eb ofroj\u00eb qeveria siriane p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces mund t\u00eb duket jo bind\u00ebse p\u00ebr ndok\u00ebnd, Siria ka treguar n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn nj\u00eb nivel sigurie t\u00eb habitsh\u00ebm n\u00eb zhvendosjen apo transportin e k\u00ebtyre materialeve p\u00ebrreth vendit, duke shmangur \u00e7do lloj rreziku. Gjithashtu, ish-zyrtari tha se Rusia mund t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aleate e Siris\u00eb. <\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja SHBA-Rusi<\/p>\n<p>Sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb arritur n\u00eb shtator mes SHBA-ve dhe Rusis\u00eb, k\u00ebta dy vende duhet t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb ngusht\u00eb me Organizat\u00ebn p\u00ebr Ndalimin e Arm\u00ebve Kimike, nd\u00ebrsa qeveria siriane duhet t\u00eb zbatonte nj\u00eb plan veprimi p\u00ebr t\u00eb mbajtur larg \u00e7do k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb mundsh\u00ebm ndaj arm\u00ebve kimike. Kjo e fundit duhet t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb arm\u00ebt kimike t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb pap\u00ebrdorshme, pra t\u00eb \u00e7aktivizohen. Agjent\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb arm\u00ebve kimike t\u00eb ndahen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrdoren m\u00eb si arm\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>The New York Times -Plani p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb mbetjet e arm\u00ebve kimike siriane jasht\u00eb vendit n\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vazhdim, ka ngritur shqet\u00ebsime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Uashington, pasi ky plan parashikon transportin e tyre p\u00ebrmes rrug\u00ebve, t\u00eb cilat jan\u00eb kthyer n\u00eb fush\u00ebbeteja p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs civile. Gjithashtu, edhe n\u00ebse transporti i arm\u00ebve p\u00ebrmes k\u00ebtyre rrug\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60104,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-3710","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3710","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3710"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3710\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60105,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3710\/revisions\/60105"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60104"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3710"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3710"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3710"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}