{"id":3738,"date":"2013-11-21T07:20:29","date_gmt":"2013-11-21T06:20:29","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=3738"},"modified":"2020-08-27T12:33:59","modified_gmt":"2020-08-27T10:33:59","slug":"kosova-dhe-bashkimi-evropian","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kosova-dhe-bashkimi-evropian\/","title":{"rendered":"Kosova dhe Bashkimi Evropian"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_58059\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-58059\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/Faik-Miftari-Prizren-Post.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"\" class=\"size-full wp-image-58059\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/Faik-Miftari-Prizren-Post.jpg 417w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/Faik-Miftari-Prizren-Post-277x300.jpg 277w\" sizes=\"(max-width: 417px) 100vw, 417px\" \/><p id=\"caption-attachment-58059\" class=\"wp-caption-text\">Autor: Faik MIFTARI<\/p><\/div>\n<p>P\u00ebr Bashkimin Evropian koh\u00ebve t\u00eb fundit shkruhet, flitet, debatohet, bisedohet me t\u00eb madhe n\u00eb opinionin publik kosovar e m\u00eb gjer\u00eb, e sidomos pas arritjes s\u00eb marr\u00ebveshjes Tha\u00e7i-Da\u00e7i\u00e7 me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e baronesh\u00ebs Ashton, pas s\u00eb cil\u00ebs Serbis\u00eb iu pranua e drejta p\u00ebr kandidat p\u00ebr t\u00eb nisur bisedimet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, nd\u00ebrsa Kosov\u00ebs e drejta p\u00ebr t\u00eb nis bisedimet p\u00ebr marr\u00ebveshjen p\u00ebr stabilizim dhe asocim n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>           Bashkimi Evropian, p\u00ebrb\u00ebhet prej 28 shteteve, n\u00eb mesin e t\u00eb cilave edhe Sllovenia, Kroacia, Greqia, Bullgaria dhe Rumania, nd\u00ebrsa nga Ballkani kan\u00eb mbetur  edhe 6 shtete akoma t\u00eb pa an\u00ebtar\u00ebsuara, Serbia, Bosnja, Mali Zi, Kosova, Maqedonia dhe Shqip\u00ebria, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb fazat e ndryshme drejt an\u00ebtar\u00ebsimit, prej kandidatit p\u00ebr stabilizim asocim e gjer n\u00eb kandidatin an\u00ebtar p\u00ebr pranim n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje do t\u00eb ndalem n\u00eb disa karakteristika apo tipare t\u00eb  Bashkimit Evropian, historin\u00eb, lindjen,  r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb , kriteret, organizimi, funksionimi, si nj\u00eb organizat\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe plot\u00eb fuqishme e integrimeve evropiane.<\/p>\n<p>Zanafilla p\u00ebr integrime evropiane apo aleanc\u00ebs evropiane daton qysh nga Mesjeta, n\u00eb fillim nga ideja pas d\u00ebshtimit t\u00eb kryq\u00ebzatave p\u00ebr pushtimin e Jerusalemit n\u00eb vitet 1187 dhe 1291, e m\u00eb von\u00eb edhe pas pushtimit t\u00eb Konstantinopoj\u00ebs (Stambollit) nga Perandoria Osmane n\u00eb vitin 1453, i pari q\u00eb e ka proklamua k\u00ebt\u00eb ide ishte Pierre Dubois, m\u00eb tej kan\u00eb vazhduar Dante Aligeri, Papa Pio i II-t\u00eb, Georg Podiebrad, William Penn, Emanuel Kant, Viktor Hygo, Aristide Briand, Graf Richard, e gjer te Winston Churchill i cili m\u00eb 19 shtator 1946  n\u00eb fjalimin e tij historik q\u00eb  mbajti n\u00eb Universitetin e Cirihut inicoi themelimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Historia e formimit t\u00eb Bashkimit Evropian t\u00eb sot\u00ebm, daton nga themelimi i Bashk\u00ebsis\u00eb Evropiane p\u00ebr Th\u00ebngjill dhe \u00c7elik, q\u00ebllimi i s\u00eb cil\u00ebs ishte at\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u00eb frenohet prodhimi gjerman i th\u00ebngjillit dhe \u00e7elikut, i cili p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb kishte nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb madhe ushtarake dhe ekonomike, dhe p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontrollin nd\u00ebrkomb\u00ebtar Gjermanin\u00eb. Me iniciativ\u00ebn e Ministrit francez t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Robert Schuman, i cili ishte i pari q\u00eb paraqiti n\u00eb opinionin publik komb\u00ebtar dhe evropian konceptin  p\u00ebr themelimin e Bashk\u00ebsis\u00eb Evropiane p\u00ebr Th\u00ebngjill dhe \u00c7elik, dhe  pas bisedimeve dhe konsultimeve nj\u00ebvje\u00e7are, Gjermania, Franca, Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu me 18 prill 1951 n\u00eb Paris n\u00ebnshkruan Kontrat\u00ebn mbi themelimin e Bashk\u00ebsis\u00eb Evropiane p\u00ebr Th\u00ebngjill dhe \u00c7elik, e cila hyri n\u00eb fuqi me 23 korrik 1952 dhe njihet ndryshe edhe si Kontrata e Parisit.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb  nj\u00eb organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej 28 shteteve an\u00ebtare q\u00eb funksionon n\u00eb baz\u00eb t\u00eb principit mbi nacional, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nga vullneti i shteteve an\u00ebtare t\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt ia kan\u00eb bartur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kompetencave t\u00eb tyre, ushtron pushtet politik dhe juridik. Mund t\u00eb thuhet se Bashkimi Evropian ka premisa federative, por se i mungojn\u00eb atributet e shtetit, pasi q\u00eb nuk ka nj\u00eb Kushtetut\u00eb , dhe se nuk mund t\u00eb themi q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Evrop\u00ebs. Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb nj\u00eb subjekt juridik  i llojit t\u00eb vet \u201dsui generis\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lidhje e shteteve e ve\u00e7anta,  me nj\u00eb rend juridik q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e njohur gjer tani n\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Organet kryesore politike t\u00eb Bashkimit Evropian jan\u00eb: Parlamenti Evropian, K\u00ebshilli Evropian, K\u00ebshilli i Bashk\u00ebsis\u00eb Evropiane, Komisioni Evropian si dhe Gjykata e Lart\u00eb Evropiane, t\u00eb cil\u00ebt organe  n\u00eb nj\u00eb apo form\u00eb tjet\u00ebr ushtrojn\u00eb rolin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Parlamenti Evropian \u00ebsht\u00eb i vetmi organ i Bashkimit Evropian i zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, po nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe i vetmi institucion mbi nacional n\u00eb bot\u00eb q\u00eb zgjidhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Parlamenti Evropian p\u00ebrb\u00ebhet nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e popujve t\u00eb shteteve an\u00ebtare q\u00eb rrjedhimisht edhe i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb popujt an\u00ebtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb. Deputet\u00ebt e Parlamentit Evropian zgjidhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb zgjedhjet e drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr  Parlamentin Evropian t\u00eb cil\u00ebt mbahen \u00e7do 5 vjet, sa edhe zgjat periudha legjislative. Numri i tanish\u00ebm i deputet\u00ebve t\u00eb Parlamentit Evropian \u00ebsht\u00eb 754, p\u00ebrfaq\u00ebsimi n\u00eb t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb degresive proporcionale, ku nj\u00eb shtet an\u00ebtar i Bashk\u00ebsis\u00eb Evropiane p\u00ebrfaq\u00ebsohet me m\u00eb s\u00eb paku 6 deputet\u00eb, apo me m\u00eb s\u00eb shumti 96 deputet\u00eb  n\u00eb Parlamentin Evropian. Parlamenti Evropian s\u00eb bashku me K\u00ebshillin e Bashkimit Evropian ushtrojn\u00eb pushtetin legjislativ. Kompetencat e Parlamentit Evropian ndahen n\u00eb pes\u00eb l\u00ebmi t\u00eb ndryshme: kompetencat legjislative, buxhetore,  kontrollit politik, funksionit k\u00ebshill\u00ebdh\u00ebn\u00ebs si dhe pjes\u00ebmarrjen e tij n\u00eb zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Komisionit Evropian.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Evropian \u00ebsht\u00eb organ i Bashkimit Evropian i cili p\u00ebrb\u00ebhet vet\u00ebm nga kryetar\u00ebt e shteteve apo kryeministrave t\u00eb qeverive t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian, si dhe nga Presidenti i K\u00ebshillit Evropian dhe Presidenti i Komisionit Evropian, nd\u00ebrsa n\u00eb punimet e saja merr pjes\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i lart\u00eb i Bashkimit Evropian p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb. K\u00ebshilli Evropian definon prioritetet, objektivat  dhe q\u00ebllimet e p\u00ebrgjithshme politike, si dhe  arritjen e konsensusit lidhur me \u00e7\u00ebshtjet madhore politike p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt shpesh K\u00ebshilli i Bashkimit Evropian nuk arrin t\u00eb gjej\u00eb  kompromis. K\u00ebshilli Evropian zgjedh Presidentin e K\u00ebshillit Evropian me shumic\u00eb votash p\u00ebr nj\u00eb mandat prej dy vite e gjysm\u00eb i cili mundet t\u00eb rizgjidhet vet\u00ebm edhe nj\u00ebher\u00eb. K\u00ebshilli Evropian njashtu i propozon Parlamentit Evropian nj\u00eb kandidat p\u00ebr Presidentin e Komisionit Evropian i cili zgjidhet me shumic\u00eb votash n\u00eb Parlamentin Evropian. K\u00ebshilli Evropian njashtu em\u00ebron edhe P\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Lart\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr siguri dhe politik\u00eb t\u00eb jashtme i cili miratohet nga Presidenti i Komisionit Evropian.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Bashkimit Evropian \u00ebsht\u00eb organ i Bashkimit Evropian i cili p\u00ebrb\u00ebhet nga ministrat e shteteve an\u00ebtare t\u00eb saj. Kryesimi i K\u00ebshillit b\u00ebhet me radh\u00eb nga shtetet an\u00ebtare dhe nd\u00ebrrohet \u00e7do 6 muaj. K\u00ebshilli i Bashkimit Evropian s\u00eb bashku me Parlamentin Evropian vepron si nj\u00eb organ ligjdh\u00ebn\u00ebs dhe ushtron s\u00eb bashku edhe kompetencat buxhetore. Ai p\u00ebrcakton interesat strategjike si dhe vij\u00ebn politike t\u00eb siguris\u00eb dhe t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme me q\u00ebllim t\u00eb arritjes s\u00eb q\u00ebllimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkimit Evropian. K\u00ebshilli i Bashkimit Evropian merr vendimin p\u00ebr pranimin e shteteve t\u00eb reja an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian si dhe \u00ebsht\u00eb kompetent p\u00ebr lidhjen e marr\u00ebveshjeve me shtetet tjera apo me organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian \u00ebsht\u00eb organ i Bashkimit Evropian i cili p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb an\u00ebtar i shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb si dhe nga Presidenti i Komisionit Evropian dhe P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Lart\u00eb i Bashkimit Evropian p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb. An\u00ebtar\u00ebt e Komisionit Evropian zgjidhen nga K\u00ebshilli Evropian me pajtim t\u00eb Presidentit t\u00eb Komisionit Evropian nga propozimet e shteteve an\u00ebtare me nj\u00eb mandat 5 vje\u00e7ar, nd\u00ebrsa Presidentin e Komisionit Evropian e zgjedh Parlamenti Evropian me propozim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkimit Evropian. Komisioni Evropian ka monopolin e iniciativ\u00ebs legjislative lidhur me nxjerrjen e akteve juridike t\u00eb Bashkimit Evropian. Parimisht, nj\u00eb akt normativ mund t\u00eb nxjerret vet\u00ebm me propozimin e Komisionit Evropian, i cili n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autonome merr vendimet e saja.  Komisioni Evropian ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb kontrolloj\u00eb zbatimin e kontratave themeluese nga ana e shteteve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb Evropiane p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb gjyqtar nga \u00e7do shtet an\u00ebtar i Bashkimit Evropian, si dhe nga 8 avokat\u00ebt e p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Gjyqtar\u00ebt dhe avokat\u00ebt em\u00ebrohen nga qeverit\u00eb e shteteve an\u00ebtare me marr\u00ebveshje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, mandati tyre \u00ebsht\u00eb 6 vjet. Gjyqtar\u00ebt nga radha e tyre zgjedhin Presidentin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Evropiane me mandat 3 vje\u00e7ar i cili mund t\u00eb rizgjidhet edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat. Gjykata e Lar\u00eb Evropiane ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb respektimin e s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb interpretimin  dhe zbatimin e kontratave themeluese nga ana e institucioneve legjislative dhe ekzekutive t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian. Gjykata e Lart\u00eb Evropiane e luan rolin e nj\u00eb Gjykate Kushtetuese Evropiane e cila p\u00ebrfshin veprimin e shteteve an\u00ebtare, veprimin ose mos veprimin e organeve t\u00eb Bashkimit Evropian si dhe nj\u00eb varg \u00e7\u00ebshtjesh tjera nga kompetencat e saja t\u00eb p\u00ebrcaktuara.<\/p>\n<p>Kosov\u00ebn e pret nj\u00eb rrug\u00eb e gjat\u00eb me plot mundime dhe detyra t\u00eb shumta p\u00ebr t\u00eb aderuar n\u00eb Bashkimin Evropian, pasi q\u00eb kjo nuk mund t\u00eb mbetet nj\u00eb oaz\u00eb e ve\u00e7uar n\u00eb Ballkan, por para se t\u00eb nisen negociatat p\u00ebr pranimin e saj n\u00eb Bashkimin Evropian, nj\u00eb prej barrierave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb e ka para vetes, \u00ebsht\u00eb mos njohja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian( Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia) p\u00ebr momentin, dhe se pa e kap\u00ebrcyer k\u00ebt\u00eb barrier\u00eb e ka t\u00eb pamundur  t\u00eb nis k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb gjat\u00eb drejt Bashkimit Evropian. E pas kap\u00ebrcimit t\u00eb k\u00ebsaj pengese, at\u00ebher\u00eb ka me qen\u00eb m\u00eb leht\u00eb, edhe pse e presin shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar kriteret politike, ekonomike dhe juridike  me Traktatin e Lisbon\u00ebs dhe p\u00ebrmbushja nj\u00eb nga nj\u00eb e 35 kapitujve t\u00eb parapara, e cila do t\u00eb merr shum\u00eb koh\u00eb, pasi q\u00eb Kroacis\u00eb si t\u00eb till\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nevojshme plot 10 vite, e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb Kosova me kapacitetet e saja q\u00eb i posedon, duke marr\u00eb parasysh se vet\u00ebm pes\u00eb vite kan\u00eb kaluar nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj, dhe se akoma nuk e ka p\u00ebrfunduar n\u00eb aspektin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare rrumbullaksimin e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj, v\u00ebshtir\u00eb do t\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrmbush k\u00ebto kushte t\u00eb parapara p\u00ebr pranim n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, Kosova duhet maksimalisht q\u00eb prej tani, pasi n\u00eb dhjetor do t\u00eb nisin  negociatat p\u00ebr stabilizim dhe asocim n\u00eb Bashkimin Evropian, t\u2019i p\u00ebrvjel\u00eb mang\u00ebt me t\u00eb gjitha kapacitetet e saja politike, shtet\u00ebrore, strukturale, ekonomike, organizative dhe me nj\u00eb seriozitet maksimal t\u00eb punoj\u00eb dit\u00eb e nat\u00eb q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsoj t\u00eb gjitha parakushtet qe e presin n\u00eb zikzaken e gjat\u00eb kohore drejt Bashkimit Evropian. Parakusht i par\u00eb q\u00eb e  pret \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsimi i t\u00eb gjitha kritereve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha obligimet t\u00eb parapara p\u00ebr liberalizimin e vizave, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar q\u00eb edhe kosovar\u00ebt  t\u00eb mund t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb lirsh\u00ebm dhe pa viza n\u00eb t\u00eb gjitha shtetet e Bashkimit Evropian t\u00eb zon\u00ebs Shengen.<\/p>\n<p>Ndoshta Kosova mund t\u00eb shpresoj\u00eb se udh\u00ebtimi i gjat\u00eb i saj n\u00eb nj\u00eb nga vitet e ardhshme do t\u00eb mund t\u00eb shkurtohej, n\u00eb rast se eventualisht Bashkimi Evropian arrin konsensusin e plot\u00eb t\u00eb pranimit n\u00eb pako t\u00eb k\u00ebtyre gjasht\u00eb shteteve t\u00eb mbetura t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor (Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Shqip\u00ebria, Maqedonia dhe Kosova), e q\u00eb paraqet nj\u00eb oaz\u00eb e mbetur, rreth e p\u00ebr\u00e7ark e kufizuar me Bashkimin Evropian, nj\u00eb organizat\u00eb evropiane gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej 28 shteteve me mbi 500 milion banor\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Gjer at\u00ebher\u00eb t\u00eb shpresojm\u00eb t\u00eb kemi sh\u00ebndet e jet\u00eb, dhe sukses t\u00eb mbar\u00eb drejt realizimit t\u00eb aspiratave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ve\u00e7anti drejt an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb saj n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Autor: Faik MIFTARI<br \/>\n<strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr Bashkimin Evropian koh\u00ebve t\u00eb fundit shkruhet, flitet, debatohet, bisedohet me t\u00eb madhe n\u00eb opinionin publik kosovar e m\u00eb gjer\u00eb, e sidomos pas arritjes s\u00eb marr\u00ebveshjes Tha\u00e7i-Da\u00e7i\u00e7 me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e baronesh\u00ebs Ashton, pas s\u00eb cil\u00ebs Serbis\u00eb iu pranua e drejta p\u00ebr kandidat p\u00ebr t\u00eb nisur bisedimet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, nd\u00ebrsa Kosov\u00ebs e drejta p\u00ebr t\u00eb nis [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":58059,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2721],"class_list":["post-3738","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-faik-miftari"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3738","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3738"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3738\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60088,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3738\/revisions\/60088"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58059"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3738"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3738"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3738"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}