{"id":3852,"date":"2013-11-27T18:37:30","date_gmt":"2013-11-27T17:37:30","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=3852"},"modified":"2020-08-26T19:47:33","modified_gmt":"2020-08-26T17:47:33","slug":"ky-eshte-shekulli-i-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/ky-eshte-shekulli-i-shqiptareve\/","title":{"rendered":"Ky \u00ebsht\u00eb shekulli i Shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/shqiptaret.jpg\" alt=\"\" width=\"629\" height=\"367\" class=\"alignleft size-full wp-image-60043\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/shqiptaret.jpg 629w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/shqiptaret-600x350.jpg 600w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/shqiptaret-300x175.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 629px) 100vw, 629px\" \/><\/p>\n<p><strong>Nga shekujt e shumt\u00eb t\u00eb ekzistenc\u00ebs shqiptare, t\u00eb cil\u00ebve nuk u dihet fillimi, tep\u00ebr pak vite i p\u00ebrkasin m\u00ebvet\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre. Ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb shqiptar\u00ebt e sot\u00ebm i lidhin me nj\u00ebrin nga popujt m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb hap\u00ebsirave mesdhetare, t\u00eb atyre q\u00eb krijuan kultur\u00ebn mikenase, t\u00eb pellazg\u00ebve t\u00eb hersh\u00ebm.<\/strong><\/p>\n<p>Shkenca e historis\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht dhe disa deg\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb saj, ve\u00e7an\u00ebrisht, kan\u00eb d\u00ebshmuar (sipas disa autor\u00ebve shqiptar\u00eb e t\u00eb huaj) se parashqiptar\u00ebt e hersh\u00ebm jan\u00eb ilir\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor. Territori i shtrirjes ilire fillonte nga Istria, n\u00eb veri, dhe p\u00ebrfundonte n\u00eb Gjirin e Ambrakis\u00eb, n\u00eb jug. Ata bashk\u00ebjetuan n\u00eb fqinj\u00ebsi me trakasit e grek\u00ebt, n\u00eb lindje dhe latin\u00ebt, n\u00eb per\u00ebndim, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn gjeografike t\u00eb quajtur Iliri. Madje nj\u00eb pjes\u00eb e ilir\u00ebve si japyg\u00ebt, mesap\u00ebt e etrusk\u00ebt jetuan pik\u00ebrisht n\u00eb territorin e Gadishullit Apenin.<\/p>\n<p>Ky popull q\u00eb n\u00eb shekujt e mesjet\u00ebs s\u00eb mesme (si\u00e7 njihet n\u00eb historin\u00eb evropiane si Epoka e Humanizmit dhe e Renesanc\u00ebs), identifikohej me emrat: alban, epirot dhe maqedonas, e arriti epok\u00ebn e art n\u00eb koh\u00ebn e Gjergj Kastriotit, Sk\u00ebnderbeut. K\u00ebt\u00eb periudh\u00eb shkenca e jon\u00eb e historis\u00eb dhe ajo evropiane e kan\u00eb ndri\u00e7uar nga shum\u00eb an\u00eb. Por, shekulli i parapavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve, i njohur si Rilindje Komb\u00ebtare fillon n\u00eb vitet 20 \u2013 30-t\u00eb t\u00eb shekullit XIX p\u00ebr t\u00eb kulmuar me mendimtar\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb brezit t\u00eb Sami Frash\u00ebrit, n\u00eb koh\u00ebn e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit. Kjo periudh\u00eb e lavdishme p\u00ebrfundon me Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb 28 N\u00ebntor 1912 prir\u00eb nga brezi i pavar\u00ebsist\u00ebve, n\u00eb krye me b\u00ebr\u00ebsin e saj, Ismail Qemalin.<\/p>\n<p>Q\u00eb k\u00ebtej edhe fillon shekulli i shqiptar\u00ebve si komb shtetformues. Sivjet po p\u00ebrfundon viti i par\u00eb i fillimitt\u00eb shekullit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. Edhe ky shekull na ngarkon me detyra dhe obligime t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb si edhe me sfida t\u00eb ndryshme, t\u00eb brendshme e t\u00eb jashtme. N\u00ebse krijimi i shteteve komb\u00ebtare p\u00ebrb\u00ebn karakteristik\u00ebn kryesore t\u00eb historis\u00eb moderne t\u00eb njer\u00ebzimit, populli shqiptar gjat\u00eb shekullit t\u00eb fundit mobilizoi energji t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb t\u00eb siguronte k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb gjeografike, politike dhe juridike, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u2019i zhvillonte potencialet e veta t\u00eb gjithanshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb shekull t\u00eb t\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb ballafaqohemi me projektet shfaros\u00ebse t\u00eb shteteve fqinje, t\u00eb cilat gjeneruan konflikte dhe luft\u00ebra me pasoja t\u00eb m\u00ebdha. K\u00ebtyre pasojave duhet t\u2019ia shtojm\u00eb edhe faktin se pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore hap\u00ebsira jon\u00eb komb\u00ebtare, edhe ashtu e cop\u00ebtuar, u ndodh n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb asaj q\u00eb p\u00ebr pes\u00eb dekadat e \u00abluft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb\u00bb do t\u00eb em\u00ebrtohej si \u00abperde e hekurt\u00bb.<\/p>\n<p>Kjo \u00abluft\u00eb e ftoht\u00eb\u00bb e p\u00ebrmasave globale do ta ler\u00eb n\u00eb heshtje \u00abdhun\u00ebn dhe terrorin e nxeht\u00eb\u00bb me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballeshin shqiptar\u00ebt jasht\u00eb asaj pjese t\u00eb shtetit t\u00eb pavarur, t\u00eb krijuar gjat\u00eb viteve 1912-1913.<\/p>\n<p>Shpartallimi i \u00abmureve dhe i perdeve t\u00eb hekurta\u00bb, q\u00eb na kishin ndar\u00eb politikisht nga pjesa per\u00ebndimore e kontinentit evropian, hap\u00ebn nj\u00eb perspektive t\u00eb re p\u00ebr popullin shqiptar, p\u00ebr popullin m\u00eb t\u00eb diskriminuar dhe m\u00eb t\u00eb shtypur t\u00eb Evrop\u00ebs!<\/p>\n<p>Nuk do ta r\u00ebndoj k\u00ebt\u00eb p\u00ebrimtim rasti me gj\u00ebrat t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit e k\u00ebtij forumi (auditori). Megjithat\u00eb, po theksoj se r\u00ebnia e \u00abMurit t\u00eb Berlinit\u00bb, q\u00eb simbolizon edhe r\u00ebnien e ndarjes bipolare t\u00eb bot\u00ebs, Lindje\/Per\u00ebndim, nuk i zhb\u00ebri \u00abperdet\u00bb e vizioneve t\u00eb kaluara n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Kap\u00ebrcimi n\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb ri politik, ku filluan t\u00eb zbatohen procedurat demokratike, nuk jepnin rezultatet e duhura p\u00ebr shkak t\u00eb mentaliteteve, mend\u00ebsive dhe kultur\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr. Institucionalizimi i procedurave demokratike (zgjedhje t\u00eb lira, sistem shum\u00ebpartiak, mendim t\u00eb lir\u00eb, shprehje t\u00eb lir\u00eb, shtyp t\u00eb lir\u00eb , bashkim t\u00eb lir\u00eb politik etj), pa kultur\u00ebn dhe vlerat demokratike q\u00eb duhej t\u2019i shoq\u00ebronin, soll\u00ebn situata paradoksale ku sistemi demokratik shihej e p\u00ebrceptohej si sistem dominimi dhe mbivotimi i \u201ct\u00eb tjer\u00ebve\u201d!<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e konfrontimit t\u00eb logjik\u00ebs s\u00eb dominimit, nga nj\u00ebra an\u00eb dhe aspiratave liridash\u00ebse, nga ana tjet\u00ebr dhe si rezultat i intervenimit ushtarak, politik dhe ekonomik t\u00eb shteteve t\u00eb demokracive per\u00ebndimore u arrit t\u00eb evitohej gjenocidi dhe shp\u00ebrngulja e dhunshme e p\u00ebrfundimtare e shqiptar\u00ebve nga Kosova. K\u00ebshtu, p\u00ebrpjekjet nj\u00ebshekullore u p\u00ebrmbyll\u00ebn me krijimin e shtetit t\u00eb pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin historik t\u00eb integrimeve n\u00eb strukturat politike t\u00eb Bashkimit Evropian dhe n\u00eb strukturat e siguris\u00eb s\u00eb Aleanc\u00ebs Veriatlantike shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb favorsh\u00ebm. Jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin se Republika e Shqip\u00ebris\u00eb tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e NATO-s, por para se gjithash p\u00ebr shkak t\u00eb realitetit politik dhe shoq\u00ebror ku ambiciet e forcave politike kryesore t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb pretendojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me aspiratat e popullit shqiptar n\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ballkanike.<\/p>\n<p>Realiteti i ri ka krijuar mund\u00ebsi t\u00eb reja q\u00eb duhen shfryt\u00ebzuar me p\u00ebrkushtim e vendosm\u00ebri, gjithnj\u00eb duke i konsumuar vlerat evropiane t\u00eb bashk\u00ebpunimit e t\u00eb partneritetit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb. Pas \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs e posa\u00e7\u00ebrisht pas Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit, jan\u00eb krijuar mund\u00ebsi t\u00eb shumta bashk\u00ebpunimi e integrimi mes popullit shqiptar t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky avantazh vetvetiu nuk siguron gj\u00eb. P\u00ebrpjekjet tona t\u00eb p\u00ebrhershme duhet t\u00eb orientohen n\u00eb kahe t\u00eb tilla ku t\u00eb gjitha ligjet e harmonizuara me ligjet e Bashkimit Evropian t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e pandashme e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb son\u00eb t\u00eb funksionimit politik.<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebsaj u mbetet t\u00eb gjitha strukturave dhe institucioneve tona politike, kulturore, arsimore dhe edukative q\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb angazhimi t\u00eb gjithansh\u00ebm, t\u2019i p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb dhe t\u2019ia transmetojn\u00eb t\u00ebr\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb vlerat dhe parimet mbi t\u00eb cilat funksionojn\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb demokratike. Duke i p\u00ebrvet\u00ebsuar k\u00ebto vlera dhe duke funksionuar n\u00eb p\u00ebrputhje me to, ne krijojm\u00eb kushtet e domosdoshme q\u00eb integrimi n\u00eb k\u00ebto institucione t\u00eb shihet si nj\u00eb proces t\u00ebr\u00ebsisht i natyrsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, bart\u00ebsve t\u00eb institucioneve tona shtet\u00ebrore, sidomos t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb Kosov\u00ebs, u takon q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin me t\u00eb gjitha forcat e institucioneve t\u00eb shtetit, institucionet kulturore, arsimore dhe edukative etj., q\u00eb demokracia si kultur\u00eb, me vlerat dhe parimet e veta t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e pandashme e kultur\u00ebs son\u00eb t\u00eb gjith\u00ebmbarshme komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kjo qasje, fillimisht ndaj vlerave tona komb\u00ebtare (q\u00eb tranzicioni p\u00ebrkoh\u00ebsisht sikur i ka shmangur) dhe pastaj drejt vlerave t\u00eb demokracis\u00eb per\u00ebndimore, do t\u00eb krijoj\u00eb favore p\u00ebr rrug\u00ebn e integrimeve t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Bashkimin Evropian, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrparimit ku futesh me t\u00eb ve\u00e7antat e tua identifikuese.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim p\u00ebrmbushet edhe koncepti i sintagm\u00ebs shekulli i shqiptar\u00ebve, ku kategoria e koh\u00ebs, nga dimensioni abstrakt filozofik merr konotacion veprimi dhe konkret\u00ebsie.\/zeri\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga shekujt e shumt\u00eb t\u00eb ekzistenc\u00ebs shqiptare, t\u00eb cil\u00ebve nuk u dihet fillimi, tep\u00ebr pak vite i p\u00ebrkasin m\u00ebvet\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre. Ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb shqiptar\u00ebt e sot\u00ebm i lidhin me nj\u00ebrin nga popujt m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb hap\u00ebsirave mesdhetare, t\u00eb atyre q\u00eb krijuan kultur\u00ebn mikenase, t\u00eb pellazg\u00ebve t\u00eb hersh\u00ebm. Shkenca e historis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60043,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[4177],"class_list":["post-3852","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-shekulli-i-shqiptareve"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3852","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3852"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3852\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60044,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3852\/revisions\/60044"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60043"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3852"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3852"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3852"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}