{"id":3912,"date":"2013-12-01T20:33:31","date_gmt":"2013-12-01T19:33:31","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=3912"},"modified":"2020-09-10T14:53:23","modified_gmt":"2020-09-10T12:53:23","slug":"a-ka-liri-fetare-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/a-ka-liri-fetare-ne-kosove\/","title":{"rendered":"A ka liri fetare n\u00eb Kosov\u00eb?!"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_60657\" style=\"width: 130px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-60657\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/amir-ahmeti.jpg\" alt=\"\" width=\"120\" height=\"142\" class=\"size-full wp-image-60657\" \/><p id=\"caption-attachment-60657\" class=\"wp-caption-text\">Autor: Amir AHMETI<\/p><\/div>\n<p>Toleranca nd\u00ebrfetare e kultivuar me shekuj n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb merit\u00eb ekskluzive e besimtar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, e n\u00eb asnj\u00eb rast merit\u00eb e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs. Ne shpesh i d\u00ebgjojm\u00eb politikan\u00ebt tan\u00eb duke u mburrur para nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve me k\u00ebt\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullit ton\u00eb, sikur t\u00eb ishte merit\u00eb e tyre. P\u00ebrkundrazi, konsideroj se pik\u00ebrisht kjo elit\u00eb politike e cila nuk po ndryshon tash e 13 vite, jan\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb shkaktar p\u00ebr t\u00eb prishur k\u00ebt\u00eb vler\u00eb dhe harmoni nd\u00ebrmjet besimeve.<\/p>\n<p>Te populli shqiptar q\u00eb gjasht\u00eb shekuj nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar kurr\u00eb ndonj\u00eb konflikt nd\u00ebrfetar dhe krejt kjo demonstron toleranc\u00ebn nd\u00ebrfetare q\u00eb na b\u00ebn\u00eb t\u00eb ndihemi krenar\u00eb dhe lirisht mund t\u00eb jemi shembull p\u00ebr shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, madje edhe p\u00ebr ato m\u00eb t\u00eb zhvilluara evropiane e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb nuk e themi vet\u00ebm ne, por edhe historian\u00ebt me fame bot\u00ebrore, si historiani Sir Thomas Arnold, i cili p\u00ebr shqiptar\u00ebt shkruan: \u201cKrenaria e p\u00ebrbashk\u00ebt komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb aq e fuqishme, sa q\u00eb nuk i ka l\u00ebn\u00eb vend ndikimit t\u00eb dasive fetare te pjes\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij populli\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb besimtar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb besojn\u00eb, t\u00eb kryejn\u00eb ritualet fetare n\u00eb xhami e kisha, por kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e liris\u00eb s\u00eb besimit, sepse manifestimi publik i besimit, lirsh\u00ebm pa u penguar, \u00ebsht\u00eb esenciale p\u00ebr lirin\u00eb fetare. Tekefundit, besimin n\u00eb zem\u00ebr nuk mundet askush me ia mohuar askujt.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, liri t\u00eb besimit dhe liri t\u00eb kryerjes s\u00eb riteve fetare ka pasur edhe n\u00eb sistemin e kaluar, por nuk ka pasur liri t\u00eb manifestim publik t\u00eb lirive fetare dhe kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja, sepse edhe sot n\u00eb demokraci po p\u00ebrs\u00ebritet qasja ndaj religjionit sikur n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs, shpresat dhe pritjet e shum\u00eb besimtar\u00ebve se po p\u00ebrfundon koha e kufizimit t\u00eb lirive fetare i erdhi fundi, kur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare, pa kurrfar\u00eb argumenti apo mb\u00ebshtetje ligjore, n\u00eb vitin 2002 fillon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sporadike p\u00ebrjashtimi i vajzave t\u00eb besimit islam nga shkollat e mesme, vet\u00ebm pse ato manifestonin publikisht besimin e tyre duke bartur mbi kokat e tyre nj\u00eb shami. Paradoksale kjo qasje nga institucionet arsimore ndaj nx\u00ebn\u00ebseve t\u00eb tyre, sepse institucionet arsimore do t\u00eb duhej t\u00eb vler\u00ebsonin \u00e7ka kan\u00eb ato brenda kokave t\u00eb tyre e jo \u00e7ka kan\u00eb mbi kokat e tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, sot n\u00eb Kosov\u00eb vet\u00ebm pse lejohet shkuarja e besimtar\u00ebve n\u00eb vendet e adhurimit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb mysliman\u00ebve n\u00eb xhami ose liria e agjerimit t\u00eb Ramazanit, nuk mund t\u00eb jet\u00eb argument se n\u00eb Kosov\u00eb ka liri fetare, sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn do t\u00eb rangoheshim n\u00eb nj\u00eb nivel me Kin\u00ebn, e sidomos me rajonin Xinjiang, ku mysliman\u00ebt Ujgur \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po persekutohen.<\/p>\n<p>Sipas \u201cFinancial Times\u201d, e cila ka raportuar k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr muajin e Ramazanit n\u00eb Kin\u00eb e ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Xinjiang nga korrespodenti i saj dhe nga intervistat e b\u00ebra, rezulton se mysliman\u00ebve atje nuk iu lejohet k\u00ebndimi i Kur\u2019anit madje edhe mbajtja e tij. Nd\u00ebrsa, agj\u00ebruesit i kan\u00eb detyruar t\u00eb han\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs p\u00ebrkund\u00ebr vullnetit t\u00eb tyre duke qen\u00eb ata agj\u00ebruesh\u00ebm. At\u00ebher\u00eb, a do t\u00eb krahasojm\u00eb lirit\u00eb fetare n\u00eb Kosov\u00eb me standardet e Xinjiangut t\u00eb Kin\u00ebs apo me ato t\u00eb vendeve evropiane. Besoj se do t\u00eb pajtohemi t\u00eb gjith\u00eb se n\u00eb rastin e par\u00eb Kosova do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb pak m\u00eb mir\u00eb se Kina, nd\u00ebrsa n\u00eb rastin e dyt\u00eb Kosova do t\u00eb skualifikohej fare, sepse ajo q\u00ebndron shum\u00eb larg nga vendet e BE-s\u00eb sa i p\u00ebrket lirive fetare dhe manifestimit t\u00eb besimit publikisht, lirsh\u00ebm dhe pa asnj\u00eb penges\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb ku q\u00ebndron problemi?!<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb mend\u00ebsia komuniste, ateiste, apo m\u00eb mir\u00eb t\u00eb thuhet mend\u00ebsia dhe fryma antiteiste e disa politikb\u00ebr\u00ebsve dhe speudointelektual\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb em\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb, q\u00eb mezi e fituam, veprojn\u00eb si despot\u00eb, duke u munduar t\u00eb kontrollojn\u00eb \u00e7do liri t\u00eb njeriut dhe k\u00ebshtu po luftojn\u00eb vlerat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie, vler\u00ebn kulturore, vler\u00ebn fetare, besimin e njeriut n\u00eb Krijuesin e vet dhe t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb mbar\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr lirit\u00eb fetare apo lirin\u00eb e besimit jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb definicione t\u00eb ndryshme, var\u00ebsisht periudhave kohore dhe t\u00eb kuptuarit e drejt\u00eb t\u00eb liris\u00eb s\u00eb besimit. Por, ajo q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti e hasim \u00ebsht\u00eb se me liri fetare n\u00ebnkuptojm\u00eb lirin\u00eb e njeriut p\u00ebr t\u00eb besuar, shprehur bindjet e veta dhe lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb manifestuar fen\u00eb publikisht i pa penguar dhe pa frik\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lirit\u00eb fetare nga shum\u00eb njer\u00ebz, por edhe nga popuj t\u00eb ndrysh\u00ebm konsiderohen nd\u00ebr lirit\u00eb fondamentale t\u00eb njeriut. Kjo argumentohet edhe p\u00ebr faktin se shum\u00eb shtete kan\u00eb inkorporuar edhe lirin\u00eb e besimit si pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb identitetit t\u00eb tyre n\u00eb kushtetutat e veta.<\/p>\n<p>Rhode Island, shteti i 13 i ShBA-ve, nuk mori fare pjes\u00eb n\u00eb konvent\u00ebn kushtetuese m\u00eb 1787 derisa u pranuan edhe amendamentet shtes\u00eb t\u00eb kushtetut\u00ebs, q\u00eb u quajt\u00ebn si karta e t\u00eb drejtave e q\u00eb amendamenti i par\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me lirin\u00eb fetare. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb pranoi t\u00eb ratifikonte at\u00eb, m\u00eb 1790. Po ashtu ratifikimin e saj nuk e n\u00ebnshkruan edhe dy delegat\u00eb nga Virxhinia dhe nj\u00eb nga Mas\u00eb\u00e7usets, pik\u00ebrisht p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb kart\u00ebs s\u00eb t\u00eb drejtave.<\/p>\n<p>Sot, t\u00eb gjitha vendet evropiane kan\u00eb qasje pozitive ndaj besimit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vet. Evropa t\u00eb cil\u00ebn ne po e synojm\u00eb nuk do t\u00eb na pranoj\u00eb n\u00ebse vazhdojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb qasje antifetare sikur n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit. Me k\u00ebt\u00eb rast, duke pasur parasysh respektin q\u00eb populli yn\u00eb dhe institucionet kan\u00eb p\u00ebr ShBA-n\u00eb dhe BE-n\u00eb, kishte me qen\u00eb ndihmes\u00eb e madhe q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb udh\u00ebzonin institucionet tona p\u00ebr k\u00ebto vlera.<\/p>\n<p>Para nj\u00eb kohe, n\u00eb televizor e kam p\u00ebrcjell\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb dy ambasador\u00ebve evropian\u00eb, atij britanik dhe atij gjerman, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kam respekt t\u00eb madh, e sidomos p\u00ebr vendet q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb. T\u00eb dy ambasador\u00ebt treguan praktikat e vendeve t\u00eb tyre, duke krahasuar me Kosov\u00ebn se n\u00ebse dikush akuzohet p\u00ebr ndonj\u00eb krim serioz apo t\u00eb \u00e7far\u00ebdo natyre, ata nuk do t\u00eb mbeteshin pjes\u00eb e administrat\u00ebs publike apo Qeveris\u00eb (duke aluduar p\u00ebr zyrtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb ngritur padi). Kisha dashur q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ambasador\u00ebt e respektuar t\u00eb na k\u00ebshillojn\u00eb po ashtu edhe p\u00ebr lirit\u00eb fetare nga vendet e tyre respektive. Se si atje nuk p\u00ebrjashtohen vajzat me shamia nga shkolla dhe si nuk p\u00ebrjashtohen pun\u00ebtoret me shamia nga vendi i pun\u00ebs. Madje, me sugjerimin se n\u00ebse udh\u00ebtojm\u00eb drejt Londr\u00ebs dhe na rastis\u00eb q\u00eb n\u00eb aeroportin Hithrow policja kufitare q\u00eb do t\u00eb na e vulos pasaport\u00ebn do t\u00eb jet\u00eb me shami, at\u00ebher\u00eb mos t\u00eb habitemi, sepse atje nuk ka politika antiteiste si n\u00eb Kosov\u00eb, atje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pushtet dhe administrat\u00eb shtet\u00ebrore q\u00eb respekton vlerat fetare.<\/p>\n<p>N\u00eb vendet evropiane kur ka rritje t\u00eb krimit t\u00eb organizuar e t\u00eb korrupsionit, kur shtohet numri i t\u00eb papun\u00ebsuarve dhe kur nuk ka zhvillim ekonomik, qeverit\u00eb detyrohen t\u00eb japin dor\u00ebheqje. Nd\u00ebrsa, n\u00eb Kosov\u00eb kur kjo ndodh\u00eb. Pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb larguar mendjen e opinionit nga k\u00ebto d\u00ebshtime, nd\u00ebrtojn\u00eb konspiracione kund\u00ebr religjionit, duke frik\u00ebsuar popullin dhe bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr kinse rrezikun nga ekstremizmi fetar, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast feja islame mbetet gjithher\u00eb fajtori kujdestar i k\u00ebtyre antiteistave.<\/p>\n<p>(Autori \u00ebsht\u00eb deputet i pavarur n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs)<br \/>\n<strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Toleranca nd\u00ebrfetare e kultivuar me shekuj n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb merit\u00eb ekskluzive e besimtar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, e n\u00eb asnj\u00eb rast merit\u00eb e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs. Ne shpesh i d\u00ebgjojm\u00eb politikan\u00ebt tan\u00eb duke u mburrur para nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve me k\u00ebt\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullit ton\u00eb, sikur t\u00eb ishte merit\u00eb e tyre. P\u00ebrkundrazi, konsideroj se pik\u00ebrisht kjo elit\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60657,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2725],"class_list":["post-3912","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-amir-ahmeti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3912","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3912"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3912\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60659,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3912\/revisions\/60659"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60657"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3912"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3912"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3912"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}