{"id":39873,"date":"2017-12-27T19:33:00","date_gmt":"2017-12-27T18:33:00","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=39873"},"modified":"2017-12-27T19:33:00","modified_gmt":"2017-12-27T18:33:00","slug":"loja-e-kunderligjshme-e-kryeministrit-me-pagat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/loja-e-kunderligjshme-e-kryeministrit-me-pagat\/","title":{"rendered":"Loja e Kund\u00ebrligjshme e Kryeministrit me Pagat"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/loja-e-qeverise.png\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-39874\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/loja-e-qeverise.png 964w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/loja-e-qeverise-300x129.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/loja-e-qeverise-768x331.png 768w\" sizes=\"(max-width: 964px) 100vw, 964px\" \/><\/p>\n<p><strong>Prishtin\u00eb &#8211; Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD) reagoni ndaj Vendimit Nr. 4\/20, t\u00eb Qeveris\u00eb Haradinaj  t\u00eb miratuar m\u00eb 20 dhjetor 2017 p\u00ebr ngritjen e mir\u00ebqenies ekonomike t\u00eb nj\u00eb kategorie t\u00eb pozitave t\u00eb kabinetit qeveritar, p\u00ebrfshir\u00eb ngritjen e pag\u00ebs s\u00eb Kryeministrit, z\u00ebvend\u00ebs kryeministrave, ministrave, k\u00ebshilltar\u00ebve, dhe nj\u00eb kategorie t\u00eb sh\u00ebrbyesve civil\u00eb. P\u00ebrmes k\u00ebtij vendimi, pothuajse jan\u00eb dyfishuar pagat e pozitave t\u00eb lart\u00eb-p\u00ebrmendura. Paga e Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb 2950 euro, p\u00ebrderisa paga e Z\u00ebvend\u00ebskryeministrave \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb 2500 euro. Pagat e Ministrave me k\u00ebt\u00eb vendim jan\u00eb ngritur n\u00eb 2000 euro.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Vendimi i Qeveris\u00eb, tejkalon kompetencat e p\u00ebrcaktuara me Ligj dhe me Rregulloren e Pun\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb, e cila n\u00eb asnj\u00eb dispozit\u00eb t\u00eb saj nuk p\u00ebrcakton kompetencat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e Qeveris\u00eb p\u00ebr caktimin e pagave apo kompensimit p\u00ebr Kryeministrin apo ministrat.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjit t\u00eb aplikuesh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, kompetent\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur lidhur me pagat e funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb publik n\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr pozit\u00ebn e Kryeministrit dhe ministrave \u00ebsht\u00eb Kuvendi i Kosov\u00ebs. Prandaj, ky vendim \u00ebsht\u00eb i kund\u00ebrligjsh\u00ebm dhe nd\u00ebrhyrje arbitrare e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb kompetencat e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendimi i miratuar nga Qeveria Haradinaj, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin e aplikuesh\u00ebm, i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa analiz\u00eb ligjore adekuate dhe pa vler\u00ebsim apo konsultim lidhur me ndikimin financiar q\u00eb ky vendim ng\u00ebrthen n\u00eb vete p\u00ebr buxhetin e pushtetit ekzekutiv dhe pushtetin gjyq\u00ebsor. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Vendimi lidhur me ngritjen e pagave bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin Penal t\u00eb Kosov\u00ebs, respektivisht nenin 424, i cili p\u00ebrcakton situatat e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb rastet kur zyrtar\u00ebt e lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb marrin pjes\u00eb personalisht n\u00eb ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje zyrtare n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai apo ndonj\u00eb an\u00ebtar i familjes ose ndonj\u00eb person juridik q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb ka interes financiar.<\/p>\n<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs gjat\u00eb vitit 2010, kishte miratuar Ligjin p\u00ebr Gjykatat dhe Ligjin p\u00ebr Prokurorin e Shtetit, duke nd\u00ebrtuar standardin e nivelizimit t\u00eb pagave p\u00ebr gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00eb me pagat n\u00eb ekzekutivin e vendit, respektivisht pagat e Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme dhe Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit ishin barazuar me pag\u00ebn e Kryeministrit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Duke marr p\u00ebr baz\u00eb numrin aktual dhe numrin e pozitave t\u00eb lejuara p\u00ebr gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00eb, dhe pozitave tjera n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor dhe prokurorial, pagat e t\u00eb cilave jan\u00eb t\u00eb lidhura drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me pagat e kabinetit qeveritar, numri kalon 650 pozita, q\u00eb brenda nj\u00eb viti kalendarik ka ndikim t\u00eb madh financiar q\u00eb mund t\u00eb llogaritet n\u00eb disa miliona euro.<\/p>\n<p>Vendimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ka ngritur shqet\u00ebsime edhe lidhur me faktin, se Qeveria, nuk ka dh\u00ebn\u00eb sqarime n\u00ebse nj\u00eb vendim i till\u00eb, do t\u00eb zbatohet edhe n\u00eb raport me sistemin gjyq\u00ebsor dhe prokurorial, marr p\u00ebr baz\u00eb obligimet ligjore q\u00eb dalin nga neni 29 i Ligjit p\u00ebr Gjykatat dhe neni 21 i Ligjit p\u00ebr Prokurorin e Shtetit.<\/p>\n<p>Heshtja e Qeveris\u00eb dhe Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, lidhur me sigurin\u00eb juridike p\u00ebr gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00eb, si pasoj\u00eb e vendimit t\u00eb qeveris\u00eb lidhur me ngritjen e pagave p\u00ebr kabinetin qeveritar, n\u00eb praktik\u00eb cenojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor dhe prokurorial. <\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nj\u00eb qasje e till\u00eb, bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me praktikat dhe standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pjes\u00eb e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb edhe vet Republika e Kosov\u00ebs. IKD rikujton se pagat dhe kompensimi i gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve jan\u00eb kategori ligjore dhe p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat nuk mund t\u00eb krijohen praktika t\u00eb kund\u00ebrligjshme nga pushteti ekzekutiv, ku rritja e t\u00eb ardhurave t\u00eb gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve, bazohet n\u00eb vullnetin e ekzekutivit, p\u00ebrmes vendimeve ad hoc.<\/p>\n<p>IKD rekomandon Qeverin\u00eb Haradinaj q\u00eb t\u00eb anuloj urgjentisht vendimin e kund\u00ebrligjsh\u00ebm p\u00ebr rritjen e pagave t\u00eb pushtetit ekzekutiv. Gjithashtu, rekomandon hartimin dhe miratimin e Ligjit p\u00ebr Pagat e Funksionar\u00ebve t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, i cili duhet t\u00eb reflektoj\u00eb standardin e nd\u00ebrtuar n\u00eb Kushtetut\u00eb p\u00ebr barazin\u00eb e pushteteve dhe ofrimin e siguris\u00eb juridike p\u00ebr bart\u00ebsit e funksioneve gjyq\u00ebsore dhe prokuroriale. IKD rekomandon K\u00ebshillin Gjyq\u00ebsor dhe K\u00ebshillin Prokurorial, q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb obligimet kushtetuese dhe ligjore p\u00ebr t\u00eb mbrojtur barazin\u00eb e pushteteve, duke garantuar respektim t\u00eb parimeve t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit dhe jo-n\u00ebnshtrim ndaj pushteteve tjera.<\/p>\n<p>IKD rekomandon organet e ndjekjes q\u00eb n\u00eb pajtim me obligimet kushtetuese dhe ligjore t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime ligjore p\u00ebr t\u00eb hetuar vendimin e kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb Qeveris\u00eb Haradinaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb &#8211; Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD) reagoni ndaj Vendimit Nr. 4\/20, t\u00eb Qeveris\u00eb Haradinaj t\u00eb miratuar m\u00eb 20 dhjetor 2017 p\u00ebr ngritjen e mir\u00ebqenies ekonomike t\u00eb nj\u00eb kategorie t\u00eb pozitave t\u00eb kabinetit qeveritar, p\u00ebrfshir\u00eb ngritjen e pag\u00ebs s\u00eb Kryeministrit, z\u00ebvend\u00ebs kryeministrave, ministrave, k\u00ebshilltar\u00ebve, dhe nj\u00eb kategorie t\u00eb sh\u00ebrbyesve civil\u00eb. P\u00ebrmes k\u00ebtij vendimi, pothuajse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39874,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803,1576,695],"class_list":["post-39873","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale","tag-pagat","tag-qeveria"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39873","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39873"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39873\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39874"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39873"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39873"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39873"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}