{"id":39962,"date":"2018-01-20T16:59:45","date_gmt":"2018-01-20T15:59:45","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=39962"},"modified":"2018-01-20T16:59:45","modified_gmt":"2018-01-20T15:59:45","slug":"muzeu-i-ushtrise-se-shqiperise-destinacion-unik-per-vizitoret-dhe-studiuesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/muzeu-i-ushtrise-se-shqiperise-destinacion-unik-per-vizitoret-dhe-studiuesit\/","title":{"rendered":"Muzeu i Ushtris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, destinacion unik p\u00ebr vizitor\u00ebt dhe studiuesit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/shq.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-39963\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/shq.jpg 864w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/shq-300x169.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/shq-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 864px) 100vw, 864px\" \/><\/p>\n<p><strong>Tiran\u00eb &#8211; N\u00eb kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb, Tiran\u00eb, funksionojn\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr vizitor\u00ebt, por edhe p\u00ebr studiuesit disa muze, si Muzeu Historik Komb\u00ebtar, Muzeu Arkeologjik i Tiran\u00ebs, Muzeu Komb\u00ebtar i P\u00ebrgjimeve \u201cSht\u00ebpia me Gjethe\u201d dhe t\u00eb tjer\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mesin e k\u00ebtyre muzeve b\u00ebn pjes\u00eb edhe nj\u00eb muze i ve\u00e7ant\u00eb dhe tipologjik, i quajtur Muzeu i Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pjes\u00eb e tij jan\u00eb objekte t\u00eb ndryshme ushtarake, arm\u00eb dhe mjete teknike, uniforma, por edhe dokumente dhe simbole t\u00eb p\u00ebrdorura nga Forcat e Armatosura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme historike. <\/p>\n<p>Muzeu i Ushtris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndodhet n\u00eb territorin e garnizonit \u201cSk\u00ebnderbeu&#8221; pran\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Ky institucion ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen dhe interesin e qytetar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb veteran\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs Antifashiste Nacional\u00e7lirimtare, ushtarak\u00ebve aktiv\u00eb e n\u00eb rezerv\u00eb, historian\u00ebve, studiuesve, k\u00ebrkuesve shkencor\u00eb, student\u00ebve dhe nx\u00ebn\u00ebsve. Por tashm\u00eb p\u00ebr muzeun e FA-s\u00eb kan\u00eb shfaqur interes edhe turist\u00eb, vizitor\u00eb dhe studiues t\u00eb huaj. <\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsi i k\u00ebtij muzeu, Asllan Zemani, duke folur p\u00ebr Anadolu Agency (AA), tregon se Muzeu i Forcave t\u00eb Armatosura \u00ebsht\u00eb krijuar dhe ka filluar t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb vitin 2012 si nj\u00eb muze tipologjik, me rastin e 100-vjetorit t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. <\/p>\n<p>Ndarja e pavijoneve sipas periudhave historike<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e k\u00ebtij muzeu jan\u00eb rreth 6500 objekte, ku 1500 jan\u00eb me vlera muzeale t\u00eb ve\u00e7anta dhe t\u00eb vendosur n\u00ebp\u00ebr tre pavijone. <\/p>\n<p>Pavijoni i Epok\u00ebs (1450-1900) p\u00ebrmban objekte historike q\u00eb jan\u00eb shpata dhe arm\u00eb t\u00eb llojeve dhe madh\u00ebsive t\u00eb ndryshme dhe pisqolla, ku p\u00ebrfshihen edhe t\u00eb periudh\u00ebs Osmane, etj. Gjithashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb pavijon jan\u00eb t\u00eb ekspozuar edhe topuz\u00eb, shpata lufte dhe ceremoniale t\u00eb shekullit XVI-XIX, pushk\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb mesjet\u00ebs dhe objekte t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb muze ka edhe objekte q\u00eb i p\u00ebrkasin viteve 1900-1940. Nd\u00ebrsa pavijoni i Luft\u00ebs Antifashiste Nacional\u00e7lirimtare (1940-1944) p\u00ebrmban kryesisht armatim t\u00eb prodhimit italian dhe gjerman. <\/p>\n<p>Pavijoni i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb (1945-1990) ka objekte q\u00eb i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs s\u00eb regjimit komunist. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pavijon jan\u00eb t\u00eb ekspozuara pistoleta t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme t\u00eb prodhimit gjerman, turk, italian, rus, kinez, si dhe pushk\u00eb, automatik\u00eb, mitraloza t\u00eb kalibrave e llojeve t\u00eb ndryshme, municionet dhe pajisjet e k\u00ebtyre arm\u00ebve, granatahedh\u00ebse kund\u00ebrtank 40 mm, mortaja 60 mm dhe 82 mm, raketa kund\u00ebrajrore, arm\u00eb dhe municione t\u00eb ndryshme, pajisje t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, radio-zbulimit dhe aparatura t\u00eb nd\u00ebrlidhjes, t\u00eb p\u00ebrdorura nga Ushtria e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr periudh\u00ebn pas viteve 1990 muzeu vazhdon t\u00eb pasurohet me objekte t\u00eb ndryshme me karakter muzeal.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 objekteve t\u00eb vendosura brenda n\u00eb godin\u00ebn e muzeut, edhe jasht\u00eb tij gjenden shum\u00eb mjete ushtarake t\u00eb p\u00ebrdorura kryesisht gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb regjimit komunist. N\u00eb sheshin jasht\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Muzeut t\u00eb FA-s\u00eb jan\u00eb vendosur objekte t\u00eb teknik\u00ebs luftarake t\u00eb llojeve e kalibrave t\u00eb ndryshme, avion\u00eb, helikopter\u00eb, tanke, transportues t\u00eb blinduar, artileri tok\u00ebsore t\u00eb kalibrave t\u00eb ndrysh\u00ebm nga 75 mm deri 152 mm, artileri kund\u00ebrajrore t\u00eb kalibrave t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe automjete ushtarake q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim. <\/p>\n<p>N\u00eb muze edhe objekte nga periudha Osmane<\/p>\n<p>Zemani tregon se shqiptar\u00ebt para viteve 1900 kan\u00eb bler\u00eb ose marr\u00eb dhurat\u00eb pistoleta dhe jatagan\u00eb n\u00eb Anadoll, ku edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb individuale i zbukuronin tek artizan\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Pasurimi me objekte vazhdon duke hapur edhe dy filiale t\u00eb tjera, nj\u00eb n\u00eb Ferraj t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga armatim i r\u00ebnd\u00eb dhe nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, q\u00eb quhet Muzeu i Aviacionit. Pavijonet jan\u00eb nd\u00ebrtuar sipas arm\u00ebve dhe sh\u00ebnimeve si sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrlidhjes, k\u00ebmb\u00ebsoris\u00eb dhe xhenios. N\u00eb pavijonin e par\u00eb (t\u00eb periudh\u00ebs 1450-1900) ka armatime t\u00eb ndrysh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pavijon jan\u00eb ekspozuar edhe pisqollat, ku natyrisht duke qen\u00eb pjes\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane kishim edhe marrjen dhe dh\u00ebnien e armatimit, ku ka raste q\u00eb ka edhe armatim t\u00eb personalizuar q\u00eb i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs Osmane t\u00eb dekoruara m\u00eb ar dhe materiale t\u00eb tjera. P\u00ebrve\u00e7 arm\u00ebve individuale vinin edhe arm\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr drejtues t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb kishin raporte me Perandorin\u00eb Osmane&#8221;, shprehet Zemani. <\/p>\n<p>Ai thekson se do t\u00eb vazhdojn\u00eb ta pasurojn\u00eb muzeun me objekte dhe arm\u00eb, sidomos me arm\u00ebt e vjetra q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb periudh\u00ebn Osmane, por edhe t\u00eb periudhave t\u00eb tjera historike.<\/p>\n<p>Vizitor\u00ebt dhe studiuesit shfaqin interes<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak natyr\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb ka si muze, shfaqin interes p\u00ebr ta vizituar studiues dhe vizitor\u00eb nga vende t\u00eb ndryshme, duke qen\u00eb nj\u00eb destinacion unik.<\/p>\n<p>&#8220;Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb muze specifik dhe i ve\u00e7ant\u00eb dhe jemi munduar ta popullarizojm\u00eb. Vizitor\u00ebt kryesisht jan\u00eb nga vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s. Ne festa t\u00eb ndryshme komb\u00ebtare e kemi mbajtur hapur q\u00eb ta vizitojn\u00eb edhe t\u00eb huajt nga vende t\u00eb ndryshme. Vizitor\u00ebt jan\u00eb nga Turqia, Danimarka, Holanda, Polonia dhe nga vendet e Ballkanit, q\u00eb kan\u00eb shfaqur interes ose mendime p\u00ebr bashk\u00ebpunime dhe shk\u00ebmbime t\u00eb ndryshme p\u00ebr objektet&#8221;, tregon Zemani. <\/p>\n<p>N\u00eb fund ai shton se muzeu n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb kandidat p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb licenc\u00ebn nga autoritetet p\u00ebr t\u00eb patur statusin e nj\u00eb muzeu komb\u00ebtar. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tiran\u00eb &#8211; N\u00eb kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb, Tiran\u00eb, funksionojn\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr vizitor\u00ebt, por edhe p\u00ebr studiuesit disa muze, si Muzeu Historik Komb\u00ebtar, Muzeu Arkeologjik i Tiran\u00ebs, Muzeu Komb\u00ebtar i P\u00ebrgjimeve \u201cSht\u00ebpia me Gjethe\u201d dhe t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb mesin e k\u00ebtyre muzeve b\u00ebn pjes\u00eb edhe nj\u00eb muze i ve\u00e7ant\u00eb dhe tipologjik, i quajtur Muzeu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39963,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[3803,4244,52],"class_list":["post-39962","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fotolajm","tag-aktuale","tag-muzeu-i-ushtrise-shqiptare","tag-shqiperi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39962","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39962"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39962\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39963"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39962"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39962"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39962"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}