{"id":39988,"date":"2018-01-21T21:57:21","date_gmt":"2018-01-21T20:57:21","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=39988"},"modified":"2018-05-23T23:42:13","modified_gmt":"2018-05-23T21:42:13","slug":"aqif-blyta-figure-kryesore-e-organizates-xhemieti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/aqif-blyta-figure-kryesore-e-organizates-xhemieti\/","title":{"rendered":"Aqif Blyta &#8211; Figur\u00eb kryesore e organizat\u00ebs Xhemieti"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_39989\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-39989\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/ismetazizi.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-39989\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/ismetazizi.png 400w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/ismetazizi-150x150.png 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/ismetazizi-300x300.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-39989\" class=\"wp-caption-text\">Autor: <b>Ismet AZIZI<\/b><\/p><\/div>\n<p>               Aqif Blyta padyshim \u00ebsht\u00eb personaliteti dhe lideri m\u00eb me ndikim i boshnjak\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb Sanxhakut n\u00eb periudh\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb SKS (1918-1829) dhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb (1929-1941). Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj fenomeni politik i k\u00ebsaj periudh\u00eb kohore. Edhe at\u00ebher\u00eb kur veproi krejt\u00ebsisht i pavarur pa asnj\u00eb parti q\u00eb do t\u00eb q\u00ebndronte prapa tij, dihej se n\u00eb trevat e Dezhev\u00ebs (Pazarit t\u00eb Ri) dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Senic\u00ebs askush nuk mund t\u00eb merrte votat e votuesve dhe zgjedh\u00ebsve pa mb\u00ebshtetjen e Aqifit. Nj\u00eb ndikim i till\u00eb tek sanxhaklinjt\u00eb dhe nj\u00eb autoritet t\u00eb till\u00eb politik n\u00eb popull nuk ia dol\u00ebn ta krijojn\u00eb deri m\u00eb tani asnj\u00eb politikan n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon.<\/p>\n<p>P\u00ebr t&#8217;ia zvog\u00ebluar rolin e tij historik, disa historian\u00eb e v\u00ebn\u00eb n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb origjin\u00ebn shqiptare t\u00eb familjes s\u00eb tij. Ata harrojn\u00eb se Aqifi ka lindur n\u00eb Pazarin dhe \u00ebsht\u00eb sanxhakli dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb trojet e veta, dhe se gjith\u00eb jet\u00ebn ia p\u00ebrkushtoi luft\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Sanxhakut dhe banor\u00ebve t\u00eb tij shqiptar\u00eb, boshnjak\u00eb, s\u00ebrb q\u00eb jetojn\u00eb aty, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ideal dha edhe jet\u00ebn. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj ata harrojn\u00eb, se partia Xhemijeti jo vet\u00ebm q\u00eb mblodhi shqiptar\u00ebt, por edhe boshnjak\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb mysliman\u00ebt e tjer\u00eb nga territori i Sanxhakut, Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb. Duhet t\u00eb theksohet se Aqif efendiu; gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e rrall\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ishte nj\u00eb intelektual i kompletuar me shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb arsimore, me akademi ushtarake por edhe nj\u00eb biznesmen shum\u00eb i suksessh\u00ebm, i cili i p\u00ebrkiste elit\u00ebs ekonomike t\u00eb Sanxhakut n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<div id=\"attachment_39990\" style=\"width: 289px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-39990\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/AQif-blyta-2.jpg\" alt=\"\" width=\"279\" height=\"400\" class=\"size-full wp-image-39990\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/AQif-blyta-2.jpg 279w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/AQif-blyta-2-209x300.jpg 209w\" sizes=\"auto, (max-width: 279px) 100vw, 279px\" \/><p id=\"caption-attachment-39990\" class=\"wp-caption-text\"><b>Aqif Blyta<\/b><\/p><\/div>\n<p>                Aqif Blyta ka lindur n\u00eb vitin 1887 n\u00eb Pazarin e Ri n\u00eb familjen Blyta, bir i Eminit dhe Jald\u00ebz\u00ebs. Ai ishte shqiptar dhe familja e tij ishte me prejardhje nga Gjakova. Duke qen\u00eb besimtar i devotsh\u00ebm, ai e mori mbiemrin e gjyshit t\u00eb tij Ahmeti, i cili kishte qen\u00eb n\u00eb haxh, kishte marr\u00eb titullin haxhi, dhe k\u00ebshtu edhe rrodhi mbiemri Haxhiahmeti. P\u00ebr ta koprimituar, emrin e familjes Blyta, lideri komunist i Pazarit, Ramiz Crnishanin, ka shkruar: &#8220;Ai e mbajti mbiemrin e babait t\u00eb tij Blyta, t\u00eb cilin e v\u00eb n\u00eb pah nga fillimi i pushtimit n\u00eb vitin 1941 p\u00ebr t&#8217;u definuar si shqiptar para pushtuesve gjerman&#8221;. Mandej regjistrohet dhe u diplomua n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake n\u00eb Manastir. N\u00eb vitin 1913, ai u vendos n\u00eb Turqi, kur edhe p\u00ebrfshihet nga Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore. Si oficer aktiv n\u00eb grad\u00ebn e kapitenit, luftoi n\u00eb an\u00ebn ushtrin\u00eb turke gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore. Sipas Zhivkoviq, fitoi Kryqin e hekurt gjerman t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr trim\u00ebri&#8221;.<\/p>\n<p>                Blyta u kthye n\u00eb vendlindje n\u00eb vitin 1919, kur filloi karriera e tij politike. Darko Tanaskoviq p\u00ebr Blyt\u00ebn thot\u00eb se &#8220;Personalitetin e tij politik e nd\u00ebrtoi n\u00eb baz\u00eb religjioze dhe p\u00ebrkushtimit ndaj Islamit, si dhe karizm\u00ebs personale dhe pasuris\u00eb s\u00eb fituar gjat\u00eb periudh\u00ebs midis dy luft\u00ebrave, duke u marr\u00eb me tregti. Sipas bashk\u00eb kohanik\u00ebve, Blyta ishte n\u00ebn ndikimin e sofizmit. Dhe p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, shpesh u shfaq n\u00eb xhami t\u00eb ndryshme, por jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb ndjenjave fetare, por edhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur fjalime politike, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave p\u00ebrhapi ndikimin e vet politik.Psikologjin\u00eb e mas\u00ebs e kuptoi mir\u00eb dhe me shkatht\u00ebsi p\u00ebrdori demagogjin\u00eb dhe popullzimin P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, nj\u00eb burim gjerman nga 1941 e p\u00ebrshkruan Blyt\u00ebn si &#8220;nj\u00eb personalitet t\u00eb shk\u00eblqyer nga i cili del energji e madhe.&#8221; <\/p>\n<p>Blyta ishte nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb Sanxhakun lindor. Ishte Kryetar i Bordit Drejtues t\u00eb Shoqat\u00ebs Tregtare t\u00eb tregtis\u00eb n\u00eb Qytet, k\u00ebshilltar i Od\u00ebs Ekonomike n\u00eb Podgoric\u00eb, nd\u00ebrsa prej vitit 1938 deri n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 1940 edhe an\u00ebtar i Drejtoris\u00eb s\u00eb Vakufit dhe Kuvendit t\u00eb Vakufit n\u00eb Shkup.<\/p>\n<p>               N\u00eb aktivitetin e Xhemijetit, fillimisht nj\u00eb l\u00ebvizje fetare-kulturore, dhe m\u00eb von\u00eb parti shqiptare-myslimane (boshnjake) e cila tubonte krer\u00ebt mysliman\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb, Kosov\u00ebs dhe Sanxhakut, Blyta ky\u00e7et n\u00eb vitin 1919. N\u00eb kuvendin themelues t\u00eb mbajtur n\u00eb Shkup, m\u00eb 19 dhjetor 1919 Blyta u zgjodh sekretar i k\u00ebsaj partie. Kryetari i partis\u00eb ishte Nexhib Draga, nj\u00eb prej politikan\u00ebve t\u00eb shquar n\u00eb mesin e shqiptar\u00ebve, i cili n\u00eb momente t\u00eb caktuara, kur ishte nevoja ishte aleat i radikal\u00ebve. Nexhipi ishte v\u00ebllai i madh i liderit t\u00eb ardhsh\u00ebm Xhemijetit dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb i ngusht\u00eb i Blyt\u00ebs. Ferhati, p\u00ebrndryshe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishte i ikur jasht\u00eb atdheut.<\/p>\n<p>N\u00eb nivel lokal, Blyta ishte organizator i kuvendit themelues i Xhemijetit n\u00eb Novi Pazar, i cili u mbajt m\u00eb 4 prill 1920. Tubumi i aprovoi t\u00eb gjitha vendimet e Kuvendit themelues. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, u miratua rezoluta e ve\u00e7ant\u00eb, nj\u00eb nga dy n\u00ebnshkruesit ishte Aqif Blyta. <\/p>\n<p>                       N\u00eb tubim u vun\u00eb themelet e Xhemijetit n\u00eb Pazarin e Ri dhe rrethin\u00eb. Sipas autorit  M Radoviq &#8220;Q\u00eb nga themelimi i Xhemijeti, Aqifi ishte an\u00ebtar dhe lider i tij n\u00eb Novi Pazar, deri n\u00eb shpartallimin e k\u00ebsaj partie. Luajti rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb K\u00ebshillin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Xhemijetit.&#8221; Megjithat\u00eb, edhe pse ishte i renditur lart n\u00eb list\u00ebn e Xhemijetit, Blyta, nuk arriti t\u00eb kandidohet n\u00eb zgjedhjet parlamentare n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1920, kur Xhemijeti kishte fituar tet\u00eb mandate. Sipas M. Radoviqit: &#8220;Ka dy arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. S\u00eb pari, Blyta si nj\u00eb ish-oficer i nj\u00eb vendi armik i Srebis\u00eb, kishte probleme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb jugosllave dhe iu desh\u00ebn disa vite p\u00ebr ta rregulluar k\u00ebt\u00eb status. Meq\u00eb ai e dinte gjuh\u00ebn turke, shqipe dhe serbe, si i deleguar i partis\u00eb, edhe pse nuk ishte deputet, shpesh shkoi n\u00eb Beograd p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme politike. Ai me nd\u00ebrgjegje t\u00eb lart\u00eb kreu funksionin e sekretarit t\u00eb partis\u00eb. U angazhua n\u00eb ruajtjen e unitetit n\u00eb parti dhe unitetin e t\u00eb gjith\u00eb mysliman\u00ebve n\u00eb Jugosllavi. K\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb harrohen grindjet partiake nga e kaluara dhe kund\u00ebrshtoi p\u00ebr\u00e7arjet n\u00eb Xhemijet. Centralizimi i tij partiak \u00ebsht\u00eb pasqyruar mir\u00eb kur k\u00ebrkoi q\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb dor\u00ebheqjet blanko n\u00eb rast se nuk ndjekin direktivat e partis\u00eb. Megjithat\u00eb, si shqiptar q\u00eb ishte ai ishte m\u00eb i p\u00ebraf\u00ebrt me rrym\u00ebn pro shqiptare n\u00eb Xhemijet, duke p\u00ebrkrahur Nexhipin (vdiq 1922) dhe Ferat Drag\u00ebn.<\/p>\n<p>                 N\u00eb janar t\u00eb viti 1923 Ferhad Draga, n\u00eb Kongresin e 4-t\u00eb t\u00eb partis\u00eb, si lider i shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe me p\u00ebrkrahjen e mysliman\u00ebve (pra shqiptar\u00ebve dhe boshnjak\u00ebve) t\u00eb Sanxhakut imponohet lider i partis\u00eb. P\u00ebr ngritjen e tij t\u00eb shpejt\u00eb \u00ebsht\u00eb meritor Aqif Blyta i cili Drag\u00ebs i siguroi p\u00ebrkrahjen e Sanxhaklinj\u00ebve.<\/p>\n<p>                P\u00ebr shkak t\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Xhemijet dhe mb\u00ebshtetjes politike ndaj Ferat Drag\u00ebs, Blyta em\u00ebrohet n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb Xhemijetit p\u00ebr qarkun e Shtavic\u00ebs (Tutinit) n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb marsit 1923. Xhemijeti n\u00eb k\u00ebto zgjedhje kaloi shum\u00eb mir\u00eb duke i fituar 14 mandate dhe si partner i koalicionit hyn\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb e Nikolla Pashiqit. Aqif Blyta n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb e tij zgjedhore arriti nj\u00eb fitore bind\u00ebse, duke fituar 51.78% t\u00eb votave. Rezultati i zgjedhjeve n\u00eb qarkun Shtavic\u00eb (Tutinit) dhe Dezhev\u00eb (Novi Pazarit) d\u00ebshmuan p\u00ebr reputacionin dhe ndikimin e Blyt\u00ebs q\u00eb ka pasur n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb. Ferat Draga po ashtu korri fitore n\u00eb qarkun e Zve\u00e7anit-Rashk\u00ebs. Megjithat\u00eb, zgjedhjet n\u00eb qarkun e Dezhev\u00ebs dhe Shtavic\u00ebs kaluan me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb parregullsive, k\u00ebshtu q\u00eb komisioni verifikues i kontestoi pothuajse t\u00eb gjitha mandatet e fituara t\u00eb Xhemijetit, dhe n\u00eb mesin e tyre edhe at\u00eb t\u00eb Blyt\u00ebs. Atij para se gjithash i \u00ebsht\u00eb z\u00ebn\u00eb. p\u00ebr t\u00eb madhe bashk\u00ebpunimi i tij me ka\u00e7akun e mir\u00ebnjohur Jusuf Mehoniqi, dhe nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nuk ka pasur shtet\u00ebsi serbe e jugosllave, dhe se ka jetuar gjat\u00eb n\u00eb Turqi. Fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb t\u00eb parit t\u00eb radikal\u00ebve Nastas Petroviq, Blyt\u00ebs iu respektua mandati dhe n\u00eb vitin 1923, u b\u00eb deputet n\u00eb Kuvendin e Mbret\u00ebris\u00eb SKS. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Blyta nga Xhemijeti u kandidua p\u00ebr 6 komisione dhe n\u00eb fund arriti t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar i tre komisioneve.<\/p>\n<p>                   Kariera e Blyt\u00ebs si deputet edhe pse jet\u00ebshkurt\u00ebr, ishte p\u00ebr t&#8217;u mbajtur n\u00eb mend. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sipas Hrabakut, deputet\u00ebt e Xhemijetit, p\u00ebr shkak t\u00eb mos njohjes s\u00eb gjuh\u00ebs s\u00ebrbe, por edhe n\u00eb munges\u00eb s\u00eb aft\u00ebsive profesionale dhe politike, rrall\u00ebher\u00eb kan\u00eb marr\u00eb fjal\u00ebn n\u00eb parlament p\u00ebr t&#8217;iu drejtuar opinionit.<\/p>\n<p>                 Aqif Blyta ishte me p\u00ebrvoj\u00eb dhe njoh\u00ebs i mir\u00eb i rrethanave. Paraqitja m\u00eb e dalluar e tij n\u00eb Parlament ishte m\u00eb 6 dhjetor 1923 n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb Komitetit Financiar. Aqif Blyta n\u00eb fakt, edhe pse nuk ishte n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs pra q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me buxhetin p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm, e hapi tem\u00ebn e vrasjes dhe torturimin e shqiptar\u00ebve etnik\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb dhe Gjakov\u00eb nga ana e autoriteteve policore gjat\u00eb zgjedhjeve komunale t\u00eb mbajtura n\u00eb gusht 1923. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb autoritetet t\u00eb rrisin p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u00eb gjetur dhe nd\u00ebshkuar autor\u00ebt e krimit. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ka kritikuar vones\u00ebn e aprovimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr gjykatat e Sheriatit, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb menduar t\u00eb jet\u00eb themeli i koalicionit nd\u00ebrmjet radikal\u00ebve dhe Xhemijet. Blyta u ankua edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e pazgjidhur t\u00eb reform\u00ebs agrare n\u00eb krahin\u00ebn e Sanxhakut. Diskutimi protestues i Blyt\u00ebs ka qen\u00eb i projektuar n\u00eb qarqet udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb Xhemijetit si reakcion ndaj marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tensionuara midis partner\u00ebve t\u00eb koalicionit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim Blyta nuk kan\u00eb votuar p\u00ebr buxhetin e ri dhe se an\u00ebtari tjet\u00ebr i Komitetit Financiar nga radh\u00ebt e Xhemijetit ishte n\u00eb takim (zyrtarisht ai ishte i s\u00ebmur\u00eb), buxheti nuk \u00ebsht\u00eb miratuar, dhe ministri i Financave, Millan Stojadinoviq ishte i detyruar t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen. Duke sulmuar partner\u00ebt e koalicionit n\u00eb qeveri, e cila ishte tashm\u00eb n\u00eb kriz\u00eb, Blyta t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e opinionit politik. Rebelimi i tij gjat\u00eb fjalimit dha sinjal r\u00ebnien e shpejt t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>              Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 15 dhjetor 1923 Aqif Blyta n\u00eb seanc\u00ebn e rregullt t\u00eb Kuvendit vazhdoi kritikat e tij. Ai akuzoi t\u00eb gjith\u00eb ish autoritetet jugosllave se mysliman\u00ebve n\u00eb Sanxhak iu \u00ebsht\u00eb konfiskuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme toka, dhe iu \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb ortodoks\u00ebve. K\u00ebshtu, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nga foltorja e parlamentit sulmoi qeverin\u00eb dhe opozit\u00ebn, e cila shkaktoi nj\u00eb tronditje n\u00eb mesin e deputet\u00ebve. N\u00eb vazhdim k\u00ebrkoi t\u00eb respektohen t\u00eb drejtat kushtetuese t\u00eb mysliman\u00ebve n\u00eb Sanxhak, Maqedoni dhe Kosov\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb trajtohen nj\u00ebjt\u00eb si serb\u00ebt, kroat\u00ebt dhe slloven\u00ebt. Garantoi se mysliman\u00ebt jan\u00eb besnik ndaj Beogradit (si prov\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb num\u00ebroi viktimat myslimane q\u00eb ran\u00eb n\u00eb mbrojtjen Beogradit n\u00eb vitin 1915) dhe se kurr\u00eb nuk do t\u00eb kthehen kund\u00ebr &#8220;fqinj\u00ebve&#8221; t\u00eb tyre  s\u00ebrb\u00eb. Ai gjithashtu k\u00ebrkoi nga opozita t\u00eb formoj\u00eb nj\u00eb komision i cili n\u00eb vend t\u00eb ngjarjes t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb pohimet e tija se reforma agrare p\u00ebr popullsin\u00eb myslimane ka shkaktuar probleme, pa ndonj\u00eb dobi.<\/p>\n<p>                 Deri nga mesi i vitit 1924 Blyta ishte tashm\u00eb nj\u00ebri nga politikan\u00ebt me ndikim n\u00eb Xhemijet. P\u00ebrve\u00e7 paraqitjeve t\u00eb tia t\u00eb sukseshme publike, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmon fakti se  fakti se personalisht Nikolla Pasiq i b\u00ebn\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr negociata kur qeveria p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs n\u00eb mars t\u00eb vitit 1924 b\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb zbutur marr\u00ebdh\u00ebniet me Xhemijetin. N\u00eb shkurt 1924 Aqif Blyta pati nj\u00eb paraqitje t\u00eb re n\u00eb Kuvend. Gjegj\u00ebsisht, pasi p\u00ebsuan disa civil\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb fshatrat rrethin e Vushtrris\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kapur nj\u00eb vjedh\u00ebs nga xhandarm\u00ebria, Fehrat Draga dhe Aqif Blyta dor\u00ebzuan nj\u00eb interpelanc\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e brendshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst Blyta diskutoi n\u00eb Kuvend m\u00eb 30 mars 1924 kur interpelanca ishte n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs. Blyta u lidh me diskutimin e Farhat Drag\u00ebs p\u00ebr  dhun\u00ebn ndaj popullat\u00ebs jo t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe Sanxhak nga ana e policis\u00eb. Pas k\u00ebtij diskutimi pasuan raporti i detajuar i Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe disa sulme ndaj Farhat Drag\u00ebs dhe Xhemijetit nga politikan\u00ebt s\u00ebrb\u00eb nga Kosova dhe Dukagjini.<\/p>\n<p>                   Megjithat\u00eb, forcimi i Xhemijetit dhe prononcimet m\u00eb t\u00eb lirshme t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tij, dhe p\u00ebrafrimit ndaj opozit\u00ebs, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ndaj Partis\u00eb Fshatare republikane  kroate t\u00eb Stjepan Radiq (me kontaktet tashm\u00eb ekzistuese me JMO), nuk i p\u00ebrshtatej Nikolla Pashiqit. Ai  n\u00eb gjykat\u00eb me mb\u00ebshtetjen e gjykat\u00ebs arrin eliminimin e Xhemijetit nga skena politike jugosllave.<\/p>\n<p>                     Tehu i sulmeve t\u00eb tyre verbale ishin t\u00eb drejtuara ndaj bashk\u00ebpunimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Xhemijetit me shumic\u00ebn e bandave ka\u00e7ake. Blyta, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebrmendi se xhandar\u00ebt nga qarku i Shtavic\u00ebs (Tutinit) jan\u00eb n\u00eb lidhje me ka\u00e7ak\u00ebt dhe ndajn\u00eb pla\u00e7k\u00ebn me ta. Ai tha se nga ka\u00e7ak\u00ebt p\u00ebsojn\u00eb mysliman\u00ebt dhe serb\u00ebt dhe se Xhemijeti nuk ka asnj\u00eb lidhje me ta. Ai gjithashtu p\u00ebrmendi marshimin e Kosta Pe\u00e7ancit n\u00ebp\u00ebr Sanxhak n\u00eb vitin 1922. P\u00ebrfundoi duke akuzuar qeverin\u00eb se nuk ka taktika t\u00eb drejta p\u00ebr t\u00eb luftuar ka\u00e7ak\u00ebt dhe ndjekjet e tyre zakonisht p\u00ebrfundojn\u00eb me ushtrim t\u00eb dhun\u00ebs kund\u00ebr popullat\u00ebs jo-t\u00eb krishter\u00eb.<br \/>\nAqif Blyta dhe  Ferhad Draga jan\u00eb sh\u00ebnuar si persona p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt duhet ushtruar presion policor. Blyta u arrestua kat\u00ebr her\u00eb midis 27 dhjetorit 1924 dhe 6 shkurtit 1925. F. Draga u arrestua gjithashtu disa her\u00eb. Zgjedhjet n\u00eb Novi Pazar dhe rrethinat e saj kan\u00eb kaluar shum\u00eb dhun\u00eb kund\u00ebr mysliman\u00ebve dhe nj\u00eb num\u00ebr parregullsish. P\u00ebr shkak se rezultatet e publikuara t\u00eb Xhemijetit p\u00ebr qarkun e Dezhev\u00ebs dhe Shtavic\u00ebs nuk mund t\u00eb merren si t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr shkak t\u00eb presionit nga autoritetet ekzekutive, nuk dihet se sa vota Blyta fitoi k\u00ebt\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>                     Me nd\u00ebrprerjen e ekzistenc\u00ebs s\u00eb Xhemijetit , u nd\u00ebrpre karriera politike e Aqif Blyt\u00ebs p\u00ebr shum\u00eb vite, sepse aktiviteti i m\u00ebtejsh\u00ebm publik kishte me shkaktuar presion t\u00eb ri ndaj autoriteteve ekzekutive. Megjithat\u00eb, Blyta mbeti politikani m\u00eb me ndikim n\u00eb Novi Pazar dhe rrethinat e tij. P\u00ebr shum\u00eb, Blyta ishte nj\u00eb mik i respektuar, tregtar dhe politikan n\u00eb z\u00eb, por gjithashtu nj\u00eb simbol i rezistenc\u00ebs ndaj Beogradit dhe nj\u00eb shteti q\u00eb mysliman\u00ebt e rajonit kurr\u00eb nuk e pranuan plot\u00ebsisht. Ndikimi i tij nga Novi Pazari u p\u00ebrhap n\u00eb rajonet p\u00ebrreth, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rajonin e Shtavic\u00ebs. Nga ana tjet\u00ebr, Blyta kuptoi avantazhet e pozicionit t\u00eb tij. Ai mblodhi ish-an\u00ebtar\u00ebt e Xhemijetit nga zonat e Dezhev\u00ebs dhe Shtavic\u00ebs dhe mbajti kontakte me ta. Duke i &#8220;drejtuar&#8221; votat mysliman\u00ebve, kishin nj\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb zgjedhjen e lider\u00ebve politik\u00eb serb\u00eb nga rrethi Dezhev\u00ebs dhe Shtavic\u00ebs. Ndikimi i tij u ndje n\u00eb t\u00eb gjitha zgjedhjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon deri n\u00eb vitin 1941. Nga ana tjet\u00ebr, ai mori mb\u00ebshtetje politike nga politikan\u00ebt serb\u00eb dhe autoritetet lokale p\u00ebr t\u00eb zgjeruar m\u00eb tej popullaritetin e tij politik.<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aqif Blyta padyshim \u00ebsht\u00eb personaliteti dhe lideri m\u00eb me ndikim i boshnjak\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb Sanxhakut n\u00eb periudh\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb SKS (1918-1829) dhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb (1929-1941). Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj fenomeni politik i k\u00ebsaj periudh\u00eb kohore. Edhe at\u00ebher\u00eb kur veproi krejt\u00ebsisht i pavarur pa asnj\u00eb parti q\u00eb do t\u00eb q\u00ebndronte prapa tij, dihej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39990,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[294],"class_list":["post-39988","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-ismet-azizi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39988","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39988"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39988\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39990"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39988"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39988"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39988"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}