{"id":40451,"date":"2018-06-05T11:43:54","date_gmt":"2018-06-05T09:43:54","guid":{"rendered":"http:\/\/www.gazetaexpress.com\/lajme\/zbulohen-pikat-qe-permban-marreveshja-historike-per-kosoven-e-serbine-544591\/"},"modified":"2018-06-05T12:04:35","modified_gmt":"2018-06-05T10:04:35","slug":"zbulohen-pikat-qe-permban-marreveshja-historike-per-kosoven-e-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/zbulohen-pikat-qe-permban-marreveshja-historike-per-kosoven-e-serbine\/","title":{"rendered":"Zbulohen pikat q\u00eb p\u00ebrmban marr\u00ebveshja historike p\u00ebr Kosov\u00ebn e Serbin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/zbulohen-pikat-qe-permban-marreveshja-historike-per-kosoven-e-serbine.JPG\"><\/p>\n<p><strong>Qeveria e Kosov\u00ebs k\u00ebrkon mb\u00ebshtetje nga Kuvendi p\u00ebr nj\u00eb platform\u00eb finale n\u00eb bisedimet me Serbin\u00eb. Partit\u00eb opozitare e kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb dhe nuk duan q\u00eb bisedimet t\u2019i udh\u00ebheq\u00eb Presidenti Tha\u00e7i.<\/strong> <\/p>\n<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs tashm\u00eb e ka p\u00ebrcaktuar si pik\u00eb t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs platform\u00ebn e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, e cila e parasheh fundin e dialogut me Serbin\u00eb me arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje ligj\u00ebrisht t\u00eb obligueshme p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt, rikujton DW.<\/p>\n<p>E p\u00ebrmes nj\u00eb marr\u00ebveshje finale me Serbin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb normalizimi i plot\u00eb i raporteve, Kosova synon t\u00eb siguroj\u00eb heqjen e pengesave t\u00eb krijuara p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara, n\u00eb Bashkimin Evropian dhe strukturat e organizatat tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb finale t\u00eb dialogut dhe p\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb po k\u00ebrkohet nj\u00eb \u201cGrup Uniteti\u201d, ku do t\u00eb p\u00ebrfshihej edhe opozita. Grupi do t\u00eb kryesohej nga Presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i. Ky i fundit, obligohet q\u00eb n\u00eb baza t\u00eb rregullta ta informoj\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs p\u00ebr bisedimet q\u00eb zhvillohen n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo akoma pa u diskutuar n\u00eb Kuvend, kjo platform\u00eb u kund\u00ebrshtua nga partit\u00eb politike opozitare. \u00cbsht\u00eb Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) partia m\u00eb e madhe opozitare q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb deklarate p\u00ebr medie, tha se \u201cPlatforma p\u00ebr dialog, e prezantuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs nga ana e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb dokument i p\u00ebrgatitur dob\u00ebt, joserioz, me pretendime jokushtetuese dhe si t\u00eb till\u00eb nuk do ta votoj\u00eb\u201d.<br \/>\n\u201cLDK-ja mbetet e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr nj\u00eb proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. LDK-ja beson n\u00eb vlerat e paz\u00ebvend\u00ebsueshme t\u00eb dialogut politik, jo vet\u00ebm si nj\u00eb mjet p\u00ebr marr\u00ebveshje, por edhe si nj\u00eb qen\u00ebsi e jet\u00ebs politike\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe partia tjet\u00ebr opozitare L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr platform\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr bisedime me Serbin\u00eb, ku faz\u00ebn finale do ta udh\u00ebhiqte Presidenti Hashim Tha\u00e7i. E ky i fundit, po ashtu edhe kryeministri i Kosov\u00ebs Ramush Haradinaj, jan\u00eb pajtuar q\u00eb duhet hyr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn finale t\u00eb dialogut me gjas\u00eb me nj\u00eb \u201ckompromis\u201d me Serbin\u00eb, por nuk jepen detaje se p\u00ebr \u00e7far\u00eb \u201ckompromisi\u201d \u00ebsht\u00eb fjala.<br \/>\nKryeministri i Ramush Haradinaj, tha se Kosova do t\u00eb pranoj\u00eb pajtimin me shtetin e Serbis\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, por sipas tij, Kosova nuk i harron krimet e b\u00ebra nga Serbia.<\/p>\n<p>\u201cNjohja e Kosov\u00ebs nga Serbia, por, \u00e7ka mund t\u00eb jap\u00eb Kosova q\u00eb t\u00eb arrihet kjo marr\u00ebveshje, nj\u00eb pajtim, Kosova nuk ka \u00e7ka jep tjet\u00ebr. Pajtimi nuk \u00ebsht\u00eb pak, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kalohet mbi dhimbjen ton\u00eb, mbi t\u00eb zhdukurit, mbi t\u00eb vrar\u00ebt, mbi d\u00ebmet, mbi dhunimet seksuale, me ekonomi t\u00eb shkat\u00ebrruar e t\u00eb pla\u00e7kitur, e kur ne t\u00eb pajtohemi, po japim shum\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se q\u00eb dikush mund t\u00eb jap. Nuk po themi me harru, nuk e b\u00ebjm\u00eb kurr\u00eb, por ne mund t\u00eb pajtohemi ndonj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr njohje t\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia. A \u00ebsht\u00eb ky viti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, nuk mund t\u00eb ngutem t\u00eb them se po, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ne kemi k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e miqve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, sidomos SHBA-s\u00eb\u201d, tha kryeministri Ramush Haradinaj n\u00eb nj\u00eb tubim t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij. Haradinaj nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb thot\u00eb n\u00ebse gjat\u00eb k\u00ebtij viti do t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje pajtimi me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, mediet n\u00eb Serbi shkruajn\u00eb se Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq tashm\u00eb e ka \u201crefuzuar\u201d nj\u00eb plan amerikan p\u00ebr Kosov\u00ebn, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si t\u00eb padinjitetsh\u00ebm. Mir\u00ebpo ky plan nuk \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga Vu\u00e7i\u00e7i ndon\u00ebse vet Presidenti i Serbis\u00eb disa her\u00eb ka deklaruar se \u201cpropozimin e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs tashm\u00eb e ka n\u00eb tavolin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, n\u00eb kat\u00ebr shtylla u \u00ebsht\u00eb paraqitur marr\u00ebveshja historike:<br \/>\n1. Asociacioni i Komunave serbe b\u00ebhet me kompetenca t\u00eb gj\u00ebra dhe me kompetenca t\u00eb shtuara n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, arsimit e kultur\u00ebs.<br \/>\n2. AKS do t\u00eb jet\u00eb i lidhur ngusht\u00eb me n\u00ebnkryetarin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb do t\u00eb vinte nga radh\u00ebt e komunitetit serb.<br \/>\n3. Beogradi pritet t\u2019i mund\u00ebsoj\u00eb Kosov\u00ebs hyrjen n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, para s\u00eb gjitha n\u00eb OKB.<br \/>\n4. N\u00ebse pala serbe pranon k\u00ebt\u00eb pako, Serbis\u00eb do t\u2019i mund\u00ebsohej hyrja n\u00eb BE, e SHBA-ja do t\u2019i garantonte asaj p\u00ebrkrahje ekonomike e diplomatike n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, shkruan e p\u00ebrditshmja serbe Vecernje Novosti.<br \/>\nSa \u00ebsht\u00eb i mundur kompromisi?<br \/>\nPor sa \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebto rrethana kompromisi nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje finale pajtimi? Blerim Burjani, analist politik i tha DW-s\u00eb, se synimet e pal\u00ebve tashm\u00eb dihen, Kosova synon vend n\u00eb OKB dhe n\u00eb fund njohje nga Serbia, nd\u00ebrsa, kjo e fundit p\u00ebrmes Asociacionit t\u00eb Komunave Serbe k\u00ebrkon hise brenda territorit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cTash kompromisi \u00ebsht\u00eb problematik p\u00ebr t\u00eb dy pal\u00ebt. Kosova nuk mund t\u00eb cop\u00ebzohet dhe t\u00eb jet\u00eb shtet jo funksional, edhe pse Serbia pretendon q\u00eb asociacioni t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht i pavarur nga institucionet e Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb Blerim Burjani.<br \/>\nSipas tij, Serbia ka p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb ta cop\u00ebzoj\u00eb teritorialisht Kosov\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet Asociacionit dhe kjo ndodh m\u00eb von\u00eb n\u00ebse pala kosovar e pranon me k\u00ebto kushte \u201cmarr\u00ebveshjen historike me Serbin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSerbia e d\u00ebshiron nj\u00eb ndarje t\u00eb but\u00eb, si nj\u00eb variant, ku serb\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb trajtim si entitet juridik i ve\u00e7ant\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar edhe nga grupi i pun\u00ebs p\u00ebr hartimin e statutit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe. N\u00eb t\u00eb vet\u00eb serbet caktojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur vullnetin e tyre statusor pa ndikim nga Prishtina. Nga ana tjet\u00ebr, Kosova ka k\u00ebrkuar q\u00eb k\u00ebt\u00eb statut ta kontrolloj\u00eb dhe mbikqyr\u00eb Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs. Pra, edhe ashtu Serbia ka avantazh n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb si propozuese, pastaj i mbetet Kosov\u00ebs t\u00eb deklarohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e q\u00eb politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs k\u00ebsaj teme i ikin politikisht duke ia d\u00ebrguar Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr ta hequr qafe debatin p\u00ebr \u201ctradhti\u201d dhe gj\u00ebra tjera. Pra, kompromisi me Serbin\u00eb n\u00eb k\u00ebto rrethana duket i pamundsh\u00ebm\u201d, thot\u00eb Blerim Burjani.<\/p>\n<p>Nj\u00eb analist tjet\u00ebr nga Beogradi, Kryetari i K\u00ebshillit drejtues i Forumit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie etnike Dushan Janjiq, ka vler\u00ebsuar se komunikimi i deritash\u00ebm i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nd\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs dhe Beogradit nuk duket se po jep rezultate.<br \/>\n\u201cVendet e QUINT-it, q\u00eb jan\u00eb (SHBA-s\u00eb, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia) qart\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebr loj\u00ebn e gjat\u00eb politike. Ato qartazi kan\u00eb mendim dhe po i afrohen q\u00ebndrimit se \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb zgjidhet, pa marr\u00eb parasysh n\u00ebse Serbia dhe Kosova shkojn\u00eb ose jo drejt Bashkimit Evropian\u201d, citojn\u00eb mediet n\u00eb Serbi, Dushan Janjiqin.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013 Kosova dhe Serbia me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Bashkimit Evropian, n\u00ebnshkruan nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve. Nga ajo koh\u00eb u n\u00ebnshkruan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshjesh, por disa nga to akoma nuk kan\u00eb gjetur zbatim n\u00eb praktik\u00eb. P\u00ebr fundin e k\u00ebtij muaji \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb vazhdoj\u00eb dialogu i nivelit t\u00eb lart\u00eb politik, por akoma nuk \u00ebsht\u00eb caktuar nj\u00eb dat\u00eb. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Komisionit Evropian, Carlos Martin Ruis de Gordehuela, tha sot se \u201cBE \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm me t\u00eb dyja pal\u00ebt dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb me bisedimet n\u00eb Bruksel sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur\u201d. Por Gordehuela nuk sakt\u00ebsoi ndonj\u00eb dat\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs k\u00ebrkon mb\u00ebshtetje nga Kuvendi p\u00ebr nj\u00eb platform\u00eb finale n\u00eb bisedimet me Serbin\u00eb. Partit\u00eb opozitare e kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb dhe nuk duan q\u00eb bisedimet t\u2019i udh\u00ebheq\u00eb Presidenti Tha\u00e7i. Kuvendi i Kosov\u00ebs tashm\u00eb e ka p\u00ebrcaktuar si pik\u00eb t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs platform\u00ebn e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, e cila e parasheh fundin e dialogut [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40452,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[3803,1686,287,799],"class_list":["post-40451","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-aktuale","tag-dialogu","tag-kosova","tag-serbia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40451","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40451"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40451\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40452"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40451"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40451"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40451"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}