{"id":40699,"date":"2018-06-10T00:55:23","date_gmt":"2018-06-09T22:55:23","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=40699"},"modified":"2018-06-10T01:27:03","modified_gmt":"2018-06-09T23:27:03","slug":"historia-e-lidhjes-se-prizrenit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/historia-e-lidhjes-se-prizrenit\/","title":{"rendered":"Historia e Lidhjes s\u00eb Prizrenit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/LidhjaVazhdon.png\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-40716\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/LidhjaVazhdon.png 2364w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/LidhjaVazhdon-300x168.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/LidhjaVazhdon-768x430.png 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/LidhjaVazhdon-1024x574.png 1024w\" sizes=\"(max-width: 2364px) 100vw, 2364px\" \/><\/p>\n<p><strong>Komiteti i Stambollit dhe platforma e tij politike<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00ebndresa osmane n\u00eb Plevla vazhdoi pes\u00eb muaj. Nd\u00ebrkoh\u00eb patriot\u00ebt shqiptar\u00eb, edhe pse bisedimet e Janin\u00ebs u nd\u00ebrpren\u00eb, nuk hoq\u00ebn dor\u00eb nga ideja e kryengritjes \u00e7lirimtare kund\u00ebrosmane. Ata i vazhduan p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019i shkrir\u00eb komitetet shqiptare lokale n\u00eb nj\u00eb komitet komb\u00ebtar, p\u00ebr formimin e komitetit qendror komb\u00ebtar dhe p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e kryengritjes s\u00eb armatosur. Por, nd\u00ebrsa n\u00eb malet Ballkan dhe n\u00eb sektorin e Kaukazit ushtrit\u00eb osmane ndal\u00ebn p\u00ebrparimin e ushtris\u00eb ruse, n\u00eb frontin malazez, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut n\u00eb gusht 1877, mbrojtja turke u thye dhe ushtria osmane filloi t\u00eb t\u00ebrhiqej drejt jugut. Kjo ngjarje tronditi opinionin publik n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut. N\u00eb k\u00ebto rrethana u formua n\u00eb Shkod\u00ebr nj\u00eb komitet shqiptar i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr qytetar\u00ebt mysliman\u00eb e katolik\u00eb, i kryesuar nga Pjet\u00ebr Gurakuqi. N\u00eb memorandumin e k\u00ebtij komiteti k\u00ebrkohej t\u00eb formohej nj\u00eb shtet komb\u00ebtar m\u00eb vete n\u00ebn vasalitetin e sulltanit, si\u00e7 ishin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Serbia dhe Rumania. Por gjendja n\u00eb frontin me Malin e Zi u stabilizua shpejt. P\u00ebrparimi i ushtris\u00eb malazeze u ndal.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/komiteti-i-stambollit.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"\" class=\"alignnone size-full wp-image-40700\" \/><\/p>\n<p>Gjat\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb vitit 1877 patriot\u00ebt shqiptar\u00eb i kushtuan kujdes edhe fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr parlamentin e dyt\u00eb osman. Megjith\u00ebse zgjedhjet qen\u00eb indirekte dhe u zhvilluan n\u00ebn diktatin e valinjve, n\u00ebn trysnin\u00eb q\u00eb vinte nga posht\u00eb dol\u00ebn deputet\u00eb edhe disa personalitete atdhetare, nd\u00ebr t\u00eb cilat ishte edhe Abdyl Frash\u00ebri<\/p>\n<p>\u00c7eljen e parlamentit n\u00eb dhjetor t\u00eb atij viti patriot\u00ebt shqiptar\u00eb, sidomos antar\u00ebt e Komitetit t\u00eb Janin\u00ebs, e shfryt\u00ebzuan p\u00ebr t\u00eb organizuar n\u00eb kryeqytetin perandorak nj\u00eb takim n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, p\u00ebrve\u00e7 deputet\u00ebve t\u00eb parlamentit, u thirr\u00ebn n\u00eb Stamboll edhe personalitete t\u00eb njohura shqiptare q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin pothuajse t\u00eb gjitha krahinat e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb mbledhjen e par\u00eb, q\u00eb u mbajt m\u00eb 18 dhjetor 1877, u miratua forumi i organizat\u00ebs atdhetare revolucionare me emrin Komiteti Qendror p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave t\u00eb Komb\u00ebsis\u00eb Shqiptare, ose si\u00e7 u quajt shkurt Komiteti i Stambollit. Kryetari i Komitetit u zgjodh Abdyl Frash\u00ebri. Megjith\u00ebse nuk dihet ende p\u00ebrb\u00ebrja e plot\u00eb e k\u00ebtij Komiteti, jan\u00eb njohur tanim\u00eb si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tij Pashko Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni, Zija Prishtina, Sami Frash\u00ebri, Ahmet Koronica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani,Basri Beadini Mustafa Nuri Vlora, Mane Tahiri Kadri Bajri etj.<\/p>\n<p>N\u00eb programin politik t\u00eb Komitetit t\u00eb Stambollit p\u00ebrfshihej teza mbi organizimin me ngut\u00ebsi t\u00eb kryengritjes s\u00eb armatosur kund\u00ebrosmane dhe krijimin e shtetit komb\u00ebtar shqiptar. Komiteti vendosi gjithashtu q\u00eb t\u00eb zhvilloheshin bisedime me Greqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb aleanc\u00eb shqiptaro-greke sipas platform\u00ebs s\u00eb parashtruar nga Abdyl Frash\u00ebri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ngjarjet n\u00eb front p\u00ebsuan nj\u00eb kthes\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsore. M\u00eb 10 dhjetor 1877 q\u00ebndresa e Plevl\u00ebs u thye. Ushtrit\u00eb ruse filluan t\u00eb p\u00ebrparonin p\u00ebrmes maleve Ballkan. Serbia e Mali i Zi mor\u00ebn zem\u00ebr nga p\u00ebrparimi rus dhe rifilluan veprimet luftarake kund\u00ebr Turqis\u00eb. Perandoria Osmane tani dukej se ishte n\u00eb pragun e katastrof\u00ebs s\u00eb plot\u00eb. N\u00eb k\u00ebto rrethana qeveria e Athin\u00ebs e pranoi propozimin e ri t\u00eb paraqitur nga patriot\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb rifilluar bisedimet dypal\u00ebshe q\u00eb ishin nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb fund t\u00eb korrikut.<\/p>\n<p>Turi i dyt\u00eb i bisedimeve shqiptaro-greke u zhvillua n\u00eb Stamboll gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb muajit dhjetor 1877. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb qeverin\u00eb greke e p\u00ebrfaq\u00ebsonte Stefanos Skuludhi, deputet n\u00eb parlamentin e Greqis\u00eb. Abdyl Frash\u00ebri, i cili kryesonte p\u00ebrs\u00ebri delegacionin shqiptar, tani nuk p\u00ebrfaq\u00ebsonte Komitetin Nd\u00ebrkrahinor t\u00eb Janin\u00ebs, por Komitetin Komb\u00ebtar t\u00eb Stambollit. Abdyli i parashtroi Stefanos Skuludhit planin e holl\u00ebsish\u00ebm t\u00eb shp\u00ebrthimit t\u00eb kryengritjes shqiptare, e cila do t\u00eb fillonte n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut. Menj\u00ebher\u00eb pas saj do t\u00eb formohej qeveria e p\u00ebrkohshme e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb do t\u00eb njihej nga Greqia, e cila do t\u00eb hynte gjithashtu n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb Thesali. Kryengritja do t\u00eb shtrihej n\u00eb Geg\u00ebri e n\u00eb Kosov\u00eb. Greqia do t\u2019i ndihmonte shqiptar\u00ebt me armatime. Projekti i Abdyl Frash\u00ebrit ishte i leverdish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt. Shqip\u00ebria siguronte t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale, duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e saj edhe vilajetin e Janin\u00ebs (Epirin), nd\u00ebrsa Greqia hiqte dor\u00eb nga Epiri, por do t\u00eb aneksonte pa luft\u00eb Thesalin\u00eb, me ndihm\u00ebn e oficer\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb komandonin ushtrin\u00eb osmane. Abdyli u p\u00ebrpoq edhe nj\u00eb her\u00eb ta bindte qeverin\u00eb e Athin\u00ebs, se ishte n\u00eb interes t\u00eb Greqis\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb kishte si aleate, kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane e kund\u00ebr rrezikut rus, nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb fort\u00eb, prandaj nguli k\u00ebmb\u00eb q\u00eb aleanca dypal\u00ebshe t\u00eb nd\u00ebrtohej sipas parimit t\u00eb njohjes s\u00eb nj\u00eb principate t\u00eb pavarur shqiptare n\u00eb kufijt\u00eb e saj etnik\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb vihej edhe nj\u00eb princ me origjin\u00eb nga dinastia q\u00eb mbret\u00ebronte n\u00eb Greqi. Por pala greke nuk hoqi dor\u00eb as k\u00ebt\u00eb radh\u00eb nga pretendimet ndaj Shqip\u00ebris\u00eb. Si rrjedhim, n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb dhjetorit, me urdhrin telegrafik t\u00eb ardhur nga Athina, bisedimet shqiptaro-greke u nd\u00ebrpren\u00eb p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 1878 situata n\u00eb front u p\u00ebrmbys plot\u00ebsisht. Pasi kaluan malet Ballkan, ushtrit\u00eb ruse filluan t\u00eb p\u00ebrparonin me shpejt\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb jugut, pa ndeshur ndonj\u00eb rezistenc\u00eb serioze nga ana e ushtrive osmane. M\u00eb 4 janar 1878 ato pushtuan Sofjen, m\u00eb 18 janar Edrenen\u00eb dhe m\u00eb 28 janar arrit\u00ebn n\u00eb fshatin Sh\u00ebn-Stefan, n\u00eb periferi t\u00eb Stambollit. Nga paniku q\u00eb pushtoi Perandorin\u00eb Osmane p\u00ebrfituan ushtrit\u00eb serbe, t\u00eb cilat marshuan pa v\u00ebshtir\u00ebsi drejt vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe, pasi mor\u00ebn Pirotin, Nishin, Kurshunlin\u00eb dhe Vranj\u00ebn, n\u00eb fund t\u00eb janarit arrit\u00ebn n\u00eb Gjilan. Po ashtu, ushtrit\u00eb malazeze pushtuan m\u00eb 10 janar Tivarin, m\u00eb 19 janar Ulqinin dhe nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb von\u00eb dol\u00ebn n\u00eb brigjet e liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs e t\u00eb lumit t\u00eb Bun\u00ebs.<\/p>\n<p>Disfata e plot\u00eb e ushtrive osmane i shqet\u00ebsoi t\u00eb gjitha Fuqit\u00eb e M\u00ebdha. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ajo tronditi Britanin\u00eb e Madhe, e cila, p\u00ebr t\u00eb penguar hyrjen e ushtrive ruse n\u00eb Stamboll, d\u00ebrgoi flot\u00ebn e saj luftarake n\u00eb detin Marmara. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, me nxitjen e saj, Porta e Lart\u00eb i k\u00ebrkoi komand\u00ebs ruse arm\u00ebpushim. Duke par\u00eb se Anglia ishte e vendosur t\u00eb mbronte me \u00e7do kusht kryeqytetin osman, Rusia n\u00ebnshkroi n\u00eb Edrene, m\u00eb 31 janar 1878, arm\u00ebpushimin me Perandorin\u00eb Osmane dhe filloi bisedimet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar Traktatin e Paqes me t\u00eb.<\/p>\n<p>Situata e re nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb u krijua pas disfat\u00ebs s\u00eb plot\u00eb turke, e detyroi Komitetin e Stambollit ta rishikonte programin e vet. Sipas tij, shp\u00ebrthimi n\u00eb k\u00ebto rrethana i kryengritjes kund\u00ebrosmane n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ishte nj\u00eb hap i d\u00ebmsh\u00ebm, q\u00eb do ta leht\u00ebsonte p\u00ebrparimin e ushtrive serbe, malazeze e greke n\u00eb brendi t\u00eb trojeve shqiptare dhe do t\u2019u jepte rast monarkive fqinje q\u00eb ta sanksiononin me an\u00ebn e fitores ushtarake aneksimin e viseve t\u00eb pushtuara prej tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Komiteti hoqi dor\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht nga projekti i kryengritjes s\u00eb armatosur dhe hartoi nj\u00eb program t\u00eb ri politik p\u00ebr L\u00ebvizjen Komb\u00ebtare Shqiptare.<\/p>\n<p>Programi i ri, i cili u p\u00ebrpunua n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb vitit 1878, p\u00ebrmbante ndryshime taktike e jo strategjike. Udh\u00ebheq\u00ebsit e Komitetit t\u00eb Stambollit nuk hoq\u00ebn dor\u00eb nga synimi i tyre i m\u00ebparsh\u00ebm, nga formimi i shtetit komb\u00ebtar shqiptar. Por tani para Shqip\u00ebris\u00eb q\u00ebndronte si detyr\u00eb e ngutshme ruajtja e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj tok\u00ebsore. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ata mendonin se n\u00eb kushtet e reja pavar\u00ebsia komb\u00ebtare e Shqip\u00ebris\u00eb ishte e parealizueshme, pasi ajo nuk g\u00ebzonte asnj\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, tani q\u00eb kishte filluar pushtimi i trojeve shqiptare nga ushtrit\u00eb fqinje, rreziku i cop\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb serioz. N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb re shqiptar\u00ebt u kthyen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb programin e m\u00ebparsh\u00ebm. N\u00eb vend t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb plot\u00eb komb\u00ebtare, ata vendos\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkonin bashkimin e trojeve t\u00eb tyre amtare n\u00eb nj\u00eb vilajet autonom shqiptar n\u00eb kuadrin e Perandoris\u00eb Osmane. Udh\u00ebheq\u00ebsit e Komitetit t\u00eb Stambollit shpresonin se krijimi i nj\u00eb vilajeti t\u00eb till\u00eb do t\u00eb gjente p\u00ebrkrah\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb pakt\u00ebn mb\u00ebshtetjen e atyre Fuqive t\u00eb M\u00ebdha q\u00eb nuk e d\u00ebshironin shpartallimin e plot\u00eb t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale, shqiptar\u00ebt do t\u00eb luftonin t\u00eb ve\u00e7uar nga Perandoria Osmane, do t\u00eb hynin n\u00eb betej\u00eb kund\u00ebr rrezikut sllav, grek, austriak ose italian n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesave komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ata ishin t\u00eb bindur se nj\u00eb luft\u00eb e till\u00eb, si edhe formimi i vilajetit autonom shqiptar, do ta sanksiononte n\u00eb plan nd\u00ebrkomb\u00ebtar ekzistenc\u00ebn e shqiptar\u00ebve si komb dhe t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebto fitore do t\u00eb sh\u00ebrbenin si baz\u00eb p\u00ebr ta kthyer vilajetin autonom shqiptar, n\u00eb rrethana koniunkturale m\u00eb t\u00eb favorshme, n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb pavarur shqiptar. P\u00ebr t\u00eb arritur bashkimin politik dhe organizativ t\u00eb mbar\u00eb vendit rreth k\u00ebsaj platforme, udh\u00ebheq\u00ebsit e Komitetit t\u00eb Stambollit vendos\u00ebn t\u00eb formonin nj\u00eb lidhje shqiptare me karakter komb\u00ebtar, ku t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoheshin t\u00eb gjitha shtresat shoq\u00ebrore dhe t\u00eb gjitha krahinat shqiptare q\u00eb b\u00ebnin pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr vilajetet per\u00ebndimore t\u00eb Gadishullit Ballkanik. Projektin p\u00ebr formimin e saj e p\u00ebrgatiti qysh n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1878, Pashko Vasa, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte k\u00ebshilltar i valiut t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit e Komitetit t\u00eb Stambollit shpresonin se me programin e tyre t\u00eb ri, i cili e p\u00ebrjashtonte p\u00ebrkoh\u00ebsisht konfliktin e armatosur shqiptaro-turk, Porta e Lart\u00eb nuk do ta pengonte formimin e Lidhjes Shqiptare. Kjo liri veprimi kishte r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ta, pasi u jepte atyre mund\u00ebsi q\u00eb ta shpejtonin formimin e lidhjes komb\u00ebtare dhe organizimin e forcave t\u00eb saj t\u00eb armatosura. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim Komiteti i Stambollit ngarkoi nj\u00eb komision t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, t\u00eb kryesuar nga Pashko Vasa, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb lejen p\u00ebrkat\u00ebse nga Porta e Lart\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb Stambolli nuk dha asnj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajit shkurt 1878 tensionin politik t\u00eb shqiptar\u00ebve e rriti edhe m\u00eb shum\u00eb ekspedita q\u00eb organizoi qeveria greke kund\u00ebr trojeve komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Q\u00eb ta vinte Rusin\u00eb para faktit t\u00eb kryer dhe t\u00eb merrte parasysh aspiratat e saj territoriale, qeveria e Athin\u00ebs e detyroi Komitetin e Korfuzit q\u00eb, para se t\u00eb n\u00ebnshkruhej Traktati i Paqes me Turqin\u00eb, t\u00eb provokonte n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut nj\u00eb kryengritje t\u00eb armatosur kund\u00ebrosmane dhe t\u00eb nxiste kryengrit\u00ebsit vendas q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonin bashkimin e krahinave t\u00eb tyre me Mbret\u00ebrin\u00eb e Greqis\u00eb. Sipas planit t\u00eb saj t\u00eb p\u00ebrgatitur me kujdes, m\u00eb 12 shkurt 1878 nj\u00eb band\u00eb e madhe greke me rreth 600 \u201cvullnetar\u00eb\u201d t\u00eb ashtuquajtur epirot\u00eb, t\u00eb rekrutuar n\u00eb Greqi, midis t\u00eb cil\u00ebve kishte edhe disa mercenar\u00eb t\u00eb huaj, t\u00eb pajisur me arm\u00eb e topa t\u00eb ushtris\u00eb helenike dhe t\u00eb komanduar nga oficer\u00eb grek\u00eb, zbarkuan nga ishulli i Korfuzit n\u00eb fshatin L\u00ebkur\u00ebs, n\u00eb af\u00ebrsit\u00eb e Sarand\u00ebs. Pasi ngrit\u00ebn k\u00ebtu flamurin e Greqis\u00eb, shpall\u00ebn fillimin e kryengritjes \u201cgreke\u201d n\u00eb viset e Epirit. T\u00eb nes\u00ebrmen, m\u00eb 13 shkurt, internacionalist\u00ebt grek\u00eb pushtuan Sarand\u00ebn; pastaj nj\u00eb pjes\u00eb e tyre u drejtua p\u00ebr n\u00eb fshatin \u00c7uk\u00eb, pjesa tjet\u00ebr p\u00ebr n\u00eb fshatin Gjasht\u00eb, duke shpresuar se aksioni i tyre do t\u00eb ishte sinjali p\u00ebr shp\u00ebrthimin e kryengritjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme nga ana e popullsis\u00eb vendase.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq popullsia shqiptare vendase jo vet\u00ebm nuk u bashkua me band\u00ebn greke, por, p\u00ebrkundrazi, u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb kund\u00ebr saj. N\u00ebn thirrjen e krer\u00ebve lokal\u00eb, me mij\u00ebra vullnetar\u00eb shqiptar\u00eb rr\u00ebmbyen arm\u00ebt p\u00ebr mbrojtjen e vendit. P\u00ebrparimi i forcave greke u ndal n\u00eb kodrat e Gjasht\u00ebs. M\u00eb 17 shkurt vullnetar\u00ebt shqiptar\u00eb, s\u00eb bashku me forcat turke q\u00eb erdh\u00ebn nga Janina, u shkaktuan atyre dy disfata t\u00eb r\u00ebnda, nj\u00ebr\u00ebn n\u00eb Karalibej, tjetr\u00ebn n\u00eb Gjasht\u00eb, dhe i detyruan t\u00eb t\u00ebrhiqeshin me humbje t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb L\u00ebkur\u00ebs. Pas nj\u00eb luftimi tjet\u00ebr, q\u00eb u zhvillua m\u00eb 23 shkurt 1878 n\u00eb L\u00ebkur\u00ebs, banda u shpartallua plot\u00ebsisht. Komandanti i tyre mundi t\u00eb shp\u00ebtonte s\u00eb bashku me 110 veta, duke u t\u00ebrhequr gjat\u00eb bregdetit, derisa u hodh n\u00eb Korfuz. T\u00eb tjer\u00ebt u vran\u00eb ose u zun\u00eb rob\u00ebr gjat\u00eb luftimeve.<\/p>\n<p><strong>Themelimi i Lidhjes s\u00eb Prizrenit<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj pas arm\u00ebpushimit t\u00eb Edrenes\u00eb u n\u00ebnshkrua n\u00eb Sh\u00ebn Stefan, m\u00eb 3 mars 1878, Traktati i Paqes nd\u00ebrmjet Perandoris\u00eb Ruse dhe Perandoris\u00eb Osmane. Traktati i Sh\u00ebn Stefanit i shk\u00ebpuste Perandoris\u00eb Osmane rreth 80% t\u00eb zot\u00ebrimeve t\u00eb saj n\u00eb Gadishullin Ballkanik. Me shpres\u00eb se do t\u00eb shmangte kund\u00ebrshtimin e fuqive t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha, Rusia nuk mori p\u00ebr vete asgj\u00eb nga k\u00ebto territore. Ajo u kufizua vet\u00ebm duke i shk\u00ebputur Rumanis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e kishte aleate n\u00eb luft\u00ebn q\u00eb fitoi, krahin\u00ebn e Besarabis\u00eb n\u00eb veri t\u00eb lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina q\u00eb zot\u00ebronte Perandoria Osmane, n\u00eb jug t\u00eb Kaukazit (Kars, Ardahan, Bajazid e Batum). <\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/shen-stefani.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignnone size-full wp-image-40701\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/shen-stefani.jpg 1280w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/shen-stefani-300x139.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/shen-stefani-768x356.jpg 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/shen-stefani-1024x475.jpg 1024w\" sizes=\"(max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/p>\n<p>Synimet e saj hegjemoniste n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore Rusia cariste do t\u2019i siguronte kryesisht n\u00ebp\u00ebrmjet Bullgaris\u00eb s\u00eb madhe autonome q\u00eb u krijua me Traktatin e Sh\u00ebn-Stefanit. Bullgaria do t\u00eb ishte nj\u00eb principat\u00eb autonome me qeverin\u00eb e saj, tributare ndaj sulltanit. Formimi i saj ishte n\u00eb vetvete nj\u00eb hap pozitiv, pasi e \u00e7lironte popullin bullgar nga zgjedha shekullore osmane. Por, Rusia krijoi nj\u00eb Bullgari t\u00eb madhe, t\u00eb cil\u00ebn ajo do ta kishte si nj\u00eb satelite t\u00eb saj me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb vendoste n\u00ebp\u00ebrmjet saj zot\u00ebrimin e vet n\u00eb Gadishullin Ballkanik. N\u00eb kufijt\u00eb e saj do t\u00eb p\u00ebrfshihej shumica d\u00ebrrmuese e tokave q\u00eb i shk\u00ebputeshin Perandoris\u00eb Osmane. Kjo do t\u00eb shtrihej n\u00eb lindje deri n\u00eb Detin e Zi, n\u00eb jug deri n\u00eb detin Egje, n\u00eb veri deri n\u00eb Danub dhe n\u00eb per\u00ebndim deri n\u00eb malet e Voskopoj\u00ebs. Sado q\u00eb Bullgaria e madhe do t\u00eb mbetej n\u00ebn sovranitetin e sulltanit turk, Porta e Lart\u00eb nuk do t\u00eb kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vendoste brenda kufijve t\u00eb saj asnj\u00eb garnizon ushtarak osman. Pjesa tjet\u00ebr e territoreve perandorake do t\u2019i jepej Rumanis\u00eb, Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, q\u00eb ktheheshin nga principata autonome n\u00eb shtete t\u00eb pavarura. Greqia nuk p\u00ebrfitonte asgj\u00eb. Ajo do t\u00eb mbetej ashtu si\u00e7 ishte, nj\u00eb shtet i pavarur brenda kufijve t\u00eb saj t\u00eb paraluft\u00ebs.<\/p>\n<p>Traktati i Sh\u00ebn-Stefanit nuk e zinte fare n\u00eb goj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, e cila p\u00ebr Rusin\u00eb nuk ekzistonte si subjekt t\u00eb drejtash politike. Sipas Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike. Bullgaria do t\u00eb merrte, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerave, krahinat shqiptare t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb Bilishtit, t\u00eb Pogradecit, t\u00eb Strug\u00ebs, t\u00eb Dibr\u00ebs, t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, t\u00eb Gostivarit, t\u00eb Tetov\u00ebs, t\u00eb Shkupit, t\u00eb Ka\u00e7anikut etj. Serbia, e cila do t\u00eb shtrihej kryesisht drejt jugper\u00ebndimit, do t\u00eb aneksonte edhe viset veriore e verilindore t\u00eb Kosov\u00ebs, deri n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Mitrovic\u00ebs. Mali i Zi, sip\u00ebrfaqja e t\u00eb cilit do t\u00eb rritej m\u00eb tep\u00ebr se tri her\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrfshinte brenda kufijve t\u00eb tij gjithashtu nj\u00eb varg krahinash shqiptare, si at\u00eb t\u00eb Ulqinit, t\u00eb Kraj\u00ebs, t\u00eb Anamalit, t\u00eb Hotit, t\u00eb Grud\u00ebs, t\u00eb Tuzit, t\u00eb Kelmendit, t\u00eb Plav\u00ebs, t\u00eb Gucis\u00eb dhe t\u00eb Rugov\u00ebs. Pjesa tjet\u00ebr e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb mbetej n\u00ebn sundimin e Perandoris\u00eb Osmane. Si rrjedhim, me Traktatin e Sh\u00ebn-Stefanit trojet shqiptare do t\u00eb cop\u00ebtoheshin nd\u00ebrmjet kat\u00ebr shteteve t\u00eb huaja. Perandoria Ruse e gjymtonte k\u00ebshtu r\u00ebnd\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe e v\u00ebshtir\u00ebsonte n\u00eb kulm luft\u00ebn e popullit shqiptar p\u00ebr krijimin e shtetit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Zem\u00ebrimin e thell\u00eb q\u00eb shkaktoi n\u00eb Shqip\u00ebri Traktati i Sh\u00ebn-Stefanit e rriti m\u00eb tej terrori i ushtrive serbo-malazeze mbi shqiptar\u00ebt e viseve t\u00eb pushtuara prej tyre dhe shp\u00ebrngulja me dhun\u00eb nga k\u00ebto krahina e dhjet\u00ebra mij\u00eb familjeve shqiptare, t\u00eb cilat v\u00ebrshuan si muhaxhir\u00eb n\u00eb krahinat e papushtuara nga ushtrit\u00eb ballkanike. Vet\u00ebm n\u00eb vilajetin e Kosov\u00ebs endeshin rreth 100 mij\u00eb burra, gra e f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb shp\u00ebrngulur nga zona e pushtimit serb. Gati 38 mij\u00eb veta t\u00eb d\u00ebbuar nga ushtrit\u00eb ruse e bullgare qen\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb, sipas konsullit anglez Blunt, n\u00eb viset e vilajetit t\u00eb Manastirit. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb konsullit austro-hungarez Lipih (Lipich), mbi 26 mij\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb d\u00ebbuar nga zona e pushtimit malazez, ishin vendosur n\u00eb vilajetin e Shkodr\u00ebs. Por numri i shqiptar\u00ebve t\u00eb shp\u00ebrngulur ishte m\u00eb i madh, po t\u00eb kemi parasysh se jo pak prej tyre m\u00ebrguan n\u00eb vilajetet e Selanikut, t\u00eb Stambollit, t\u00eb Izmirit, t\u00eb Adanas\u00eb e t\u00eb Siris\u00eb.<\/p>\n<p>Zem\u00ebrimi kund\u00ebr Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit p\u00ebrfshiu t\u00eb gjitha shtresat e popullsis\u00eb shqiptare, q\u00eb nga fshatar\u00ebt e zejtar\u00ebt e deri te qarqet \u00e7ifligare e tregtare. Ky zem\u00ebrim i shqiptar\u00ebve nuk drejtohej vet\u00ebm kund\u00ebr Perandoris\u00eb Ruse dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj ballkanik\u00eb, por edhe kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane, e cila kishte n\u00ebnshkruar nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb, q\u00eb e d\u00ebnonte me vdekje atdheun e tyre. Fakti se asnj\u00eb nga fuqit\u00eb e tjera t\u00eb m\u00ebdha nuk e ngriti z\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb drejtat komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i bindi p\u00ebrfundimisht shqiptar\u00ebt se ata tashm\u00eb ishin krejt\u00ebsisht vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjendja e re q\u00eb u krijua nga vendimet e Sh\u00ebn Stefanit dhe nga ngjarjet q\u00eb rrodh\u00ebn m\u00eb pas, n\u00eb mars-prill 1878, kur u duk qart\u00eb se Fuqit\u00eb e M\u00ebdha per\u00ebndimore ishin t\u00eb vendosura t\u00eb mbronin me \u00e7do kusht sundimin e Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb Ballkan dhe si rrjedhim nuk ishin t\u00eb prirura t\u00eb merrnin parasysh t\u00eb drejtat komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, Komiteti Qendror i Stambollit arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se si kryengritja e armatosur kund\u00ebrosmane, ashtu edhe k\u00ebrkesa p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb nuk mund t\u00eb q\u00ebndronin m\u00eb si pika kryesore t\u00eb programit t\u00eb tij politik. Tani q\u00eb cop\u00ebtimi i trojeve shqiptare filloi t\u00eb vihej n\u00eb jet\u00eb dhe doli n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb detyra e mbrojtjes s\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kryengritja e armatosur kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e zgjidhte \u00e7\u00ebshtjen shqiptare, por e nd\u00ebrlikonte edhe m\u00eb keq at\u00eb e fatin e atdheut. N\u00eb rrethana t\u00eb tilla nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Komiteti Shqiptar i Stambollit adaptoi, p\u00ebr aq koh\u00eb sa do t\u00eb vijonte kjo gjendje e nd\u00ebrlikuar, nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb re politike, e cila k\u00ebrkonte mobilizimin e mbar\u00eb vendit p\u00ebr plot\u00ebsimin e dy detyrave kryesore: p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar me luft\u00eb t\u00eb armatosur, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare, \u00e7do vendim q\u00eb do t\u00eb merrnin Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, qoft\u00eb edhe me p\u00eblqimin e Perandoris\u00eb Osmane, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arritur bashkimin e t\u00eb gjitha trojeve t\u00eb atdheut n\u00eb nj\u00eb vilajet t\u00eb vet\u00ebm shqiptar, t\u00eb pajisur me disa t\u00eb drejta autonomiste, q\u00eb mund t\u00eb realizoheshin pa hyr\u00eb n\u00eb konflikt me Port\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbushja e k\u00ebtyre objektivave b\u00ebnte t\u00eb nevojsh\u00ebm formimin e nj\u00eb fronti t\u00eb vet\u00ebm politik mbar\u00ebshqiptar dhe pranimin nga ana e k\u00ebtij fronti t\u00eb platform\u00ebs politike t\u00eb p\u00ebrpunuar nga Komiteti Komb\u00ebtar i Stambollit.<\/p>\n<p>P\u00ebr krijimin e frontit t\u00eb bashkuar politik, q\u00eb do t\u00eb kishte form\u00ebn e nj\u00eb lidhjeje komb\u00ebtare shqiptare, kishte tashm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb truall deri diku t\u00eb p\u00ebrgatitur edhe nga pik\u00ebpamja organizative. Qysh n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1877, n\u00eb krahinat periferike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kur ato filluan t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoheshin nga pushtimi serb e malazez, ishin organizuar bes\u00eblidhje shqiptare krahinore ose, si\u00e7 quheshin n\u00eb disa vise, komisione lokale t\u00eb vet\u00ebmbrojtjes, t\u00eb cilat u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb mobilizonin shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb veprim sapo t\u00eb l\u00ebshohej kushtrimi. Traktati i Sh\u00ebn-Stefanit i dha nj\u00eb nxitje t\u00eb fuqishme krijimit t\u00eb bes\u00eblidhjeve t\u00eb reja. Por me evolucionin ekonomik, shoq\u00ebror, politik e kulturor q\u00eb kishte p\u00ebsuar Shqip\u00ebria, gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit, ndryshe nga periudhat e m\u00ebparshme, nd\u00ebrgjegjja e bashk\u00ebsis\u00eb krahinore ishte tejkaluar tanim\u00eb te shqiptar\u00ebt. \u00c7do krahin\u00eb kishte filluar ta ndiente veten si gjymtyr\u00eb e nj\u00eb trupi t\u00eb vet\u00ebm, si pjes\u00eb e nj\u00eb atdheu t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Ky evolucion n\u00eb nd\u00ebrgjegjen komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve ishte nj\u00eb faktor i favorsh\u00ebm p\u00ebr veprimtarin\u00eb e Komitetit Komb\u00ebtar t\u00eb Stambollit, t\u00eb cilit tani i takonte detyra t\u2019i bashkonte bes\u00eblidhjet krahinore n\u00eb nj\u00eb trup t\u00eb vet\u00ebm organizativ dhe me nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb vetme politike.<\/p>\n<p>Derisa t\u00eb shkriheshin n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb komb\u00ebtare, p\u00ebrball\u00eb bes\u00eblidhjeve krahinore q\u00ebndronin tri detyra themelore: t\u00eb mobilizonin shtresat e gjera popullore n\u00eb l\u00ebvizjen e madhe t\u00eb protest\u00ebs kund\u00ebr vendimeve t\u00eb padrejta t\u00eb Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit; t\u00eb p\u00ebrgatiteshin ushtarakisht p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar me arm\u00eb cop\u00ebtimin e trojeve shqiptare, n\u00eb rast se vendimet e Traktatit do t\u00eb mbeteshin n\u00eb fuqi; t\u00eb kujdeseshin p\u00ebr t\u00eb ndihmuar dhe p\u00ebr t\u00eb sistemuar rreth 150 mij\u00eb muhaxhir\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb grumbulluar n\u00eb vilajetet e Kosov\u00ebs, t\u00eb Shkodr\u00ebs e t\u00eb Manastirit, t\u00eb cil\u00ebt kishin mbetur pa buk\u00eb e pa streh\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb prill t\u00eb vitit 1878, opinioni publik shqiptar u informua nga shtypi nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr kund\u00ebrshtimin q\u00eb kishte gjetur Traktati i Sh\u00ebn-Stefanit n\u00eb fuqit\u00eb e tjera t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kund\u00ebrshtimin m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb ai e pati nga Anglia dhe nga Austro-Hungaria, t\u00eb cilat u shqet\u00ebsuan s\u00eb tep\u00ebrmi nga rritja e shpejt\u00eb e ndikimit t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Gadishullin Ballkanik n\u00ebp\u00ebrmjet Bullgaris\u00eb s\u00eb Madhe. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, me k\u00ebmb\u00ebnguljen e tyre, u vendos q\u00eb kushtet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb Traktatin e Sh\u00ebn-Stefanit t\u00eb rishikoheshin nga nj\u00eb kongres i posa\u00e7\u00ebm i Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, i cili, sipas vendimit q\u00eb u mor m\u00eb von\u00eb, do t\u00eb mblidhej n\u00eb Berlin m\u00eb 13 qershor 1878.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt ishin t\u00eb bindur se Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, ndon\u00ebse e kund\u00ebrshtuan Traktatin e Sh\u00ebn-Stefanit, p\u00ebrs\u00ebri nuk ishin t\u00eb prirura q\u00eb t\u2019i merrnin parasysh interesat komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Megjithat\u00eb, pezullimi i tij deri n\u00eb thirrjen e kongresit t\u00eb Berlinit u jepte n\u00eb dor\u00eb patriot\u00ebve shqiptar\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb \u00e7mueshme p\u00ebr ta organizuar m\u00eb mir\u00eb q\u00ebndres\u00ebn politike e ushtarake. Por, nga ana tjet\u00ebr, leja q\u00eb kishte k\u00ebrkuar Komiteti i Stambollit p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb lidhje shqiptare, ndeshi m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb kund\u00ebrshtimin e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. N\u00eb parim qeveria osmane nuk e shihte me sy t\u00eb keq l\u00ebvizjen e protest\u00ebs s\u00eb popullsive t\u00eb saj kund\u00ebr Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit, por ajo nuk e pranonte n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo l\u00ebvizje t\u00eb zhvillohej e t\u00eb organizohej ashtu si\u00e7 e kuptonte Komiteti i Stambollit, si nj\u00eb l\u00ebvizje komb\u00ebtare shqiptare. Porta e Lart\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb protestonin kund\u00ebr Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn Stefanit si n\u00ebnshtetas mysliman\u00eb, q\u00eb nuk donin t\u00eb shk\u00ebputeshin nga Perandoria Osmane dhe nga sulltani i saj halif. Patriot\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk mund t\u00eb pajtoheshin me k\u00ebto kushte, vendos\u00ebn q\u00eb ta formonin lidhjen shqiptare duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb l\u00ebvizjen popullore dhe n\u00eb bes\u00eblidhjet lokale.<\/p>\n<p><strong>Rrymat politike dhe protestat shqiptare<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb pranver\u00ebs s\u00eb vitit 1878, krahas hovit q\u00eb mori l\u00ebvizja e protest\u00ebs kund\u00ebr Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit, ngadh\u00ebnjeu edhe ideja p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar me arm\u00eb vendimet q\u00eb mund t\u00eb merreshin n\u00eb Kongresin e Berlinit n\u00eb d\u00ebm t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb shqiptarve. N\u00eb k\u00ebto rrethana, k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb lidhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme u b\u00eb mjaft popullore. Megjithat\u00eb forcat e ndryshme atdhetare t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare nuk e konceptonin nj\u00ebsoj karakterin dhe programin q\u00eb duhej t\u00eb kishte kjo lidhje e p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Qarqet atdhetare shqiptare, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nga Komiteti Komb\u00ebtar i Stambollit, q\u00eb formuan grupimin ose, si\u00e7 u quajt nga v\u00ebzhguesit e huaj t\u00eb koh\u00ebs, rrym\u00ebn radikale, synonin t\u00eb themelonin nj\u00eb lidhje shqiptare, e cila duhej t\u00eb mobilizonte popullsin\u00eb e vendit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb drejtave komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ta drejtonte at\u00eb n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr ruajtjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb atdheut, duke k\u00ebrkuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb krijimin e nj\u00eb vilajeti autonom shqiptar ose, po ta lejonin rrethanat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb nj\u00eb shteti shqiptar autonom. Sipas udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb k\u00ebsaj rryme, lidhja shqiptare duhej p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb luftuar, n\u00eb p\u00ebrshtatje me rrethanat q\u00eb do t\u00eb krijoheshin, jo vet\u00ebm kund\u00ebr shteteve shoviniste fqinje, por edhe kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane. Nj\u00eb grupim ose rrym\u00eb e dyt\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjen komb\u00ebtare ishte ai i t\u00eb moderuarve, si\u00e7 u cil\u00ebsua po nga bashk\u00ebkoh\u00ebsit, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga personalitete t\u00eb njohura atdhetare, si Ali bej Gucia, Iljaz pash\u00eb Dibra, Abedin pash\u00eb Dinoja, Mahmud pash\u00eb Bi\u00e7aku, Omer pash\u00eb Vrioni , Col Deli Qerimaj , Mic Sokoli etj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/501px-Mic_Sokoli.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"\" class=\"alignnone size-full wp-image-40702\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/501px-Mic_Sokoli.jpg 501w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/501px-Mic_Sokoli-251x300.jpg 251w\" sizes=\"(max-width: 501px) 100vw, 501px\" \/><\/p>\n<p>Ashtu si radikal\u00ebt, edhe t\u00eb moderuarit k\u00ebrkonin q\u00eb lidhja e p\u00ebrgjithshme t\u00eb kishte karakter komb\u00ebtar. Ata e pranonin n\u00eb parim edhe iden\u00eb e nj\u00eb vilajeti t\u00eb bashkuar autonom shqiptar, t\u00eb pajisur me nj\u00eb autonomi administrative e kulturore. Por, ndryshe nga element\u00ebt radikal\u00eb t\u00eb Komitetit t\u00eb Stambollit, k\u00ebta nuk e shikonin vilajetin e bashkuar shqiptar si nj\u00eb hallk\u00eb, si nj\u00eb shkall\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar m\u00eb tej drejt nj\u00eb shteti t\u00eb bashkuar e t\u00eb pavarur shqiptar. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, t\u00eb moderuarit nuk ishin gjithashtu t\u00eb prirur p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Ata shpresonin se vilajeti shqiptar mund t\u00eb krijohej me p\u00eblqimin e vet\u00eb sulltanit, t\u00eb cilin, besonin se do ta bindnin, pasi, sipas tyre, krijimi i k\u00ebtij vilajeti ishte n\u00eb interesin e vet\u00eb Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjith\u00ebsisht qarqet e moderuara, duke pasur parasysh rrezikun e jasht\u00ebm, prireshin ta kufizonin l\u00ebvizjen vet\u00ebm me mbrojtjen e territoreve t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuara, vet\u00ebm me luft\u00ebn kund\u00ebr cop\u00ebtimit t\u00eb vendit. Si rrjedhim, ata e p\u00ebrfytyronin bes\u00eblidhjen shqiptare jo si nj\u00eb front politik komb\u00ebtar t\u00eb veshur me atribute shtet\u00ebrore, por si nj\u00eb federim ose aleanc\u00eb krahinash t\u00eb krijuar vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb luftuar bashk\u00ebrisht kund\u00ebr shovinist\u00ebve fqinj\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nd\u00ebrmjet platform\u00ebs s\u00eb qarqeve radikale dhe platform\u00ebs s\u00eb t\u00eb moderuarve kishte mjaft pika takimi, si\u00e7 qe ajo e karakterit komb\u00ebtar shqiptar t\u00eb lidhjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe pranimi n\u00eb parim i formimit t\u00eb nj\u00eb vilajeti autonom shqiptar. N\u00eb situat\u00ebn dramatike, q\u00eb u krijua n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1878, k\u00ebto pika t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta merrnin r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebrball\u00eb pik\u00ebpamjeve t\u00eb ndryshme q\u00eb kishin ato p\u00ebr koh\u00ebn e m\u00ebnyr\u00ebn se kur dhe si duhej t\u00eb send\u00ebrtohej ky vilajet, t\u00eb cilat mund t\u00eb zgjidheshin pas formimit t\u00eb lidhjes shqiptare. N\u00eb k\u00ebto rrethana, u arrit bashk\u00ebpunimi i t\u00eb dy rreshtimeve politike p\u00ebr formimin e nj\u00eb lidhjeje shqiptare me karakter komb\u00ebtar, q\u00eb do t\u00eb udh\u00ebhiqte luft\u00ebn e popullit shqiptar kund\u00ebr cop\u00ebtimit territorial t\u00eb atdheut dhe do t\u00eb parashtronte nevoj\u00ebn e bashkimit administrativ t\u00eb mbar\u00eb viseve shqiptare n\u00eb nj\u00eb vilajet autonom shqiptar.<\/p>\n<p>Jasht\u00eb k\u00ebtyre dy grupimeve atdhetare, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin L\u00ebvizjen Komb\u00ebtare Shqiptare, n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vepronte edhe nj\u00eb rreshtim i tret\u00eb sulltanist, i udh\u00ebhequr nga n\u00ebpun\u00ebsit turkoman\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb vilajeteve, nga element\u00eb feudal\u00eb e klerik\u00eb turkoman\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e identifikonin veten me qarqet sunduese perandorake, anonin plot\u00ebsisht nga vija politike e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe i sh\u00ebrbenin asaj. T\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar vendimet e Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit, edhe pasuesit e k\u00ebtij grupimi u bashkuan me l\u00ebvizjen p\u00ebr organizimin e q\u00ebndres\u00ebs s\u00eb armatosur n\u00ebp\u00ebrmjet \u201clidhjes\u201d s\u00eb p\u00ebrgjithshme, e cila duhej t\u00eb vepronte sipas orientimeve t\u00eb sulltanit. Ata nuk ishin p\u00ebr nj\u00eb lidhje shqiptare, por p\u00ebr nj\u00eb lidhje islamike, ku t\u00eb merrnin pjes\u00eb t\u00eb gjitha popullsit\u00eb myslimane t\u00eb Gadishullit Ballkanik, pavar\u00ebsisht nga komb\u00ebsia e tyre, nga e cila, logjikisht, do t\u00eb p\u00ebrjashtoheshin shqiptar\u00ebt e krishter\u00eb, si ortodoks\u00eb, edhe katolik\u00eb. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, sulltanist\u00ebt, si\u00e7 u quajt\u00ebn n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nuk e pranonin as n\u00eb parim iden\u00eb e nj\u00eb vilajeti shqiptar, sepse ky vilajet, sipas tyre, do t\u2019i ndante shqiptar\u00ebt mysliman\u00eb nga \u201cv\u00ebllez\u00ebrit\u201d mysliman\u00eb t\u00eb Gadishullit Ballkanik dhe t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>K\u00ebto q\u00ebndrime u kund\u00ebrshtuan nga atdhetar\u00ebt shqiptar\u00eb, radikal\u00eb e t\u00eb moderuar, q\u00eb nuk mund t\u00eb pajtoheshin me platform\u00ebn e qarqeve sulltaniste dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me iden\u00eb konservatore t\u00eb nj\u00eb lidhjeje islamike, e cila po t\u00eb krijohej do ta shuante emrin e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, qarqet sulltaniste nuk kishin ndonj\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb shtresat e gjera t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare. Veprimtarin\u00eb e tyre e udh\u00ebhiqnin valinjt\u00eb e kat\u00ebr vilajeteve shqiptare, q\u00eb zbatonin me besnik\u00ebri udh\u00ebzimet e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Megjithat\u00eb, ato luanin ende nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb vendit, pasi kishin n\u00eb dor\u00eb aparatin shtet\u00ebror &#8211; administrat\u00ebn, ushtrin\u00eb, xhandarm\u00ebrin\u00eb, financat dhe mjetet e telekomunikacionit q\u00eb lidhnin krahinat me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. E vetmja pik\u00eb q\u00eb dukej sikur i afronte sulltanist\u00ebt me qarqet atdhetare, ishte gatishm\u00ebria e tyre p\u00ebr t\u00eb luftuar me rrug\u00eb jasht\u00ebqeveritare, kund\u00ebr shk\u00ebputjes s\u00eb zot\u00ebrimeve perandorake n\u00eb Ballkan, pra edhe kund\u00ebr shk\u00ebputjes s\u00eb trojeve shqiptare, ndon\u00ebse k\u00ebt\u00eb luft\u00eb ata k\u00ebrkonin ta zhvillonin n\u00ebn flamurin islamik.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos shkaktuar n\u00eb at\u00eb \u00e7ast kritik p\u00ebr\u00e7arjen e forcave politike t\u00eb vendit, Komiteti i Stambollit dhe rrethet e tjera atdhetare t\u00eb vendit iu shmang\u00ebn p\u00ebrkoh\u00ebsisht luft\u00ebs s\u00eb hapur kund\u00ebr qarqeve sulltaniste. Madje, duke u kapur pas gatishm\u00ebris\u00eb q\u00eb tregonin k\u00ebto qarqe p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit, udh\u00ebheq\u00ebsit atdhetar\u00eb mendonin se, me nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb m\u00ebtejshme sqaruese, do ta t\u00ebrhiqnin mas\u00ebn e tyre n\u00eb platform\u00ebn e lidhjes shqiptare.<\/p>\n<p>Platform\u00ebn e vet politike Komiteti i Stambollit e ngriti gjat\u00eb pranver\u00ebs edhe n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Qysh n\u00eb muajin mars, kur p\u00ebrmbajtja e Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit ende nuk ishte shpallur, Pashko Vasa i paraqiti ambasadorit britanik n\u00eb Stamboll nj\u00eb promemorje n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit shqiptar, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn lufta kund\u00ebr cop\u00ebtimit territorial t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb lidhej organikisht me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr autonomin\u00eb e saj administrative. Shqiptar\u00ebt, shkruante ai, nuk mund t\u00eb k\u00ebnaqen me administrat\u00ebn e kalbur osmane. Ata jan\u00eb t\u00eb bindur se Porta e Lart\u00eb, as nuk d\u00ebshiron dhe as nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019u jap\u00eb atyre nj\u00eb administrat\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se at\u00eb q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb deri sot. Shqiptar\u00ebt, theksonte patrioti rilind\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb vendosur t\u2019i k\u00ebputin t\u00eb gjitha lidhjet q\u00eb i bashkojn\u00eb me Turqin\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb p\u00ebrjashtohen nga ajo e drejt\u00eb q\u00eb kan\u00eb popujt sllav\u00eb t\u00eb Ballkanit p\u00ebr t\u00eb formuar shtete t\u00eb pavarura ose autonome. Megjithat\u00eb, p\u00ebrfundonte Pashko Vasa, shqiptar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb autonome q\u00eb t\u2019u p\u00ebrgjigjet m\u00eb shum\u00eb nevojave dhe traditave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb veprimtarin\u00eb politike q\u00eb zhvilloi Komiteti i Stambollit gjat\u00eb pranver\u00ebs s\u00eb vitit 1878 z\u00ebn\u00eb shkrimet e Abdyl Frash\u00ebrit, t\u00eb cilat ai i botoi n\u00eb shtypin e huaj, brenda dhe jasht\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. N\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb botuar n\u00eb muajin prill n\u00eb gazet\u00ebn turke \u201cBasiret\u201d (Stamboll), ai i t\u00ebrhiqte t\u00ebrthorazi v\u00ebmendjen Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb t\u00eb mos pranonte asnj\u00eb l\u00ebshim n\u00eb kurriz t\u00eb trojeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u2019u njihte shqiptar\u00ebve t\u00eb drejtat e tyre komb\u00ebtare. Askush, pra, as Perandoria Osmane, shkruante kryetari i Komitetit t\u00eb Stambollit, nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u2019u jap\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve tokat q\u00eb u takojn\u00eb shqiptar\u00ebve. Duke evokuar luft\u00ebn q\u00eb zhvilluan shqiptar\u00ebt n\u00eb shek. XV kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane, Abdyl Frash\u00ebri u linte t\u00eb n\u00ebnkuptonin qeveritar\u00ebve t\u00eb Stambollit se Shqip\u00ebria ishte gati t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste epopen\u00eb e Sk\u00ebnderbeut, n\u00eb rast se nuk do t\u2019i njiheshin t\u00eb drejtat e saj komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb seri artikujsh t\u00eb botuar gjat\u00eb prillit e majit n\u00eb organin austriak \u201cMessager de Vienne\u201d (\u201cMesazher d\u00eb Vjen\u00eb\u201d), Abdyl Frash\u00ebri argumentonte para opinionit publik evropian t\u00eb drejtat politike q\u00eb i takonin popullit shqiptar, si nj\u00eb nga kombet m\u00eb t\u00eb lashta t\u00eb Evrop\u00ebs, me gjuh\u00eb, me territor, me kultur\u00eb, me nd\u00ebrgjegje dhe me histori t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mij\u00ebravje\u00e7are. Kombi shqiptar, n\u00ebnvizon ai, nuk aspiron asgj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se t\u00eb jetoj\u00eb i lir\u00eb, t\u00eb dal\u00eb nga prapambetja dhe t\u00eb z\u00ebr\u00eb vendin q\u00eb meriton n\u00eb radh\u00ebt e kombeve t\u00eb qytet\u00ebruara t\u00eb Evrop\u00ebs. N\u00eb rast se Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, theksonte Abdyli, do ta d\u00ebnojn\u00eb k\u00ebt\u00eb popull trim e liridash\u00ebs t\u00eb mbetet n\u00eb rob\u00ebri dhe ca m\u00eb keq t\u00eb cop\u00ebtohet nd\u00ebrmjet shteteve fqinje, Gadishulli Ballkanik nuk do t\u00eb ket\u00eb kurr\u00eb qet\u00ebsi, sepse shqiptar\u00ebt nuk do t\u00eb pushojn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb s\u00eb luftuari p\u00ebr t\u00eb fituar pavar\u00ebsin\u00eb e tyre komb\u00ebtare. P\u00ebrkundrazi, n\u00eb rast se shqiptar\u00ebve do t\u2019u njihen t\u00eb drejtat e tyre komb\u00ebtare, Shqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebhet faktor i paqes dhe do t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb dig\u00eb kund\u00ebr ekspansionit carist, i cili rrezikon jo vet\u00ebm Gadishullin Ballkanik, por edhe Kontinentin Evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Komitetit t\u00eb Stambollit e shtuan veprimtarin\u00eb e tyre politike edhe brenda n\u00eb Shqip\u00ebri. Por k\u00ebtu ata ndesh\u00ebn n\u00eb pengesat e qarqeve sulltaniste, t\u00eb cilat, duke shfryt\u00ebzuar terrorin q\u00eb po ushtronin organet ushtarake serbe-malazeze kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb veri dhe provokacionet q\u00eb po kurdisnin agjent\u00ebt shovinist\u00eb grek\u00eb n\u00eb viset shqiptare jugore, p\u00ebrpiqeshin ta v\u00ebshtir\u00ebsonin organizimin e popullit shqiptar n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare dhe t\u2019i nxisnin shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb hidheshin n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb parakohshme e t\u00eb paorganizuar kund\u00ebr shteteve fqinje.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e Komitetit t\u00eb Stambollit dhe atdhetar\u00ebt e tjer\u00eb i b\u00ebn\u00eb ball\u00eb me sukses, n\u00eb shumic\u00ebn e krahinave t\u00eb vendit, k\u00ebtij presioni t\u00eb qarqeve qeveritare e sulltaniste.. Ata arrit\u00ebn t\u00eb shmangnin konfliktet e parakohshme q\u00eb ishin gati t\u00eb shp\u00ebrthenin, sidomos n\u00eb veri, n\u00eb sektorin shqiptaro-malazez. Me k\u00ebt\u00eb rast Komiteti i Stambollit e shpalli edhe nj\u00eb her\u00eb publikisht platform\u00ebn e vet. Me nj\u00eb proklamat\u00eb drejtuar m\u00eb 30 maj 1878 popullit shqiptar dhe, p\u00ebr njoftim, opinionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ai shprehte keqardhjen q\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast aq kritik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, vendi po u n\u00ebnshtrohej sulmeve fatkeqe dhe persekutimeve t\u00eb sh\u00ebmtuara nga qeveria malazeze, serbe e greke, ve\u00e7an\u00ebrisht nga fqinj\u00ebt malazez. Megjithat\u00eb, Komiteti i Stambollit, thuhej n\u00eb proklamat\u00eb, e \u201ckonsideron t\u00eb ngutshme nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndalur nj\u00eb luft\u00eb midis dy popujve (shqiptar\u00ebve dhe malazez\u00ebve &#8211; sh\u00ebn. i aut.), t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasur mjaft raste ta matin fuqin\u00eb dhe trim\u00ebrin\u00eb e tyre, dhe p\u00ebr t\u00eb larguar k\u00ebshtu rreziqe t\u00eb reja p\u00ebr paqen n\u00eb Lindje\u201d. Proklamata p\u00ebrfundonte: \u201cNe d\u00ebshirojm\u00eb nxeht\u00ebsisht t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb paqe me t\u00eb gjith\u00eb fqinj\u00ebt tan\u00eb, Malin e Zi dhe Greqin\u00eb, Serbin\u00eb dhe Bullgarin\u00eb. Ne nuk k\u00ebrkojm\u00eb, nuk d\u00ebshirojm\u00eb asgj\u00eb prej tyre, por jemi krejt\u00ebsisht t\u00eb vendosur t\u00eb mbajm\u00eb me k\u00ebmb\u00ebngulje \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb jona. T\u2019u lihet pra shqiptar\u00ebve toka shqiptare!\u201d<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi q\u00eb pushtoi shqiptar\u00ebt p\u00ebr fatin e atdheut, u shpreh me nj\u00eb lum\u00eb protestash, q\u00eb shp\u00ebrthyen gjat\u00eb muajve prill e maj 1878 nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e vendit kund\u00ebr Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit. Pothuajse n\u00eb \u00e7do qend\u00ebr kazaje u zhvilluan mbledhje popullore, n\u00eb t\u00eb cilat u mor\u00ebn vendime p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar me \u00e7do kusht cop\u00ebtimin e trojeve shqiptare. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtyre mbledhjeve u hartuan protesta me shkrim drejtuar Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, n\u00eb t\u00eb cilat shprehej vendosm\u00ebria e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbrojtur deri n\u00eb njeriun e fundit \u00e7do p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb tok\u00ebs amtare. Funksionar\u00ebt e admnistrat\u00ebs dhe p\u00ebrkrah\u00ebsit e tyre sulltanist\u00eb ushtruan n\u00eb k\u00ebto mbledhje presion t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr t\u2019i detyruar pjes\u00ebmarr\u00ebsit q\u00eb t\u2019i n\u00ebnshkruanin protestat e tyre jo si banor\u00eb shqiptar\u00eb, por si n\u00ebnshtetas islamik\u00eb t\u00eb lidhur me Perandorin\u00eb Osmane. Por k\u00ebto presione nuk dhan\u00eb rezultat. N\u00eb asnj\u00eb nga krahinat shqiptare, pjes\u00ebmarr\u00ebsit e mbledhjeve nuk pranuan ta cil\u00ebsonin veten e tyre si banor\u00eb islamik\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjitha aktet drejtuar Fuqive t\u00eb M\u00ebdha banor\u00ebt mysliman\u00eb dhe t\u00eb krishter\u00eb, protestonin si shqiptar\u00eb, si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb kombi t\u00eb vet\u00ebm. Madje, n\u00eb shum\u00eb raste, pjes\u00ebmarr\u00ebsit e mbledhjeve popullore hartuan peticione drejtuar Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, me an\u00ebn e t\u00eb cilave k\u00ebrkonin reforma autonomiste p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Themelimi i Lidhjes s\u00eb Prizrenit (10 qershor 1878)<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet kryesore, q\u00eb u shtrua gjat\u00eb pranver\u00ebs s\u00eb vitit 1878, n\u00eb mbledhjet popullore t\u00eb krahinave t\u00eb vendit ishte formimi i lidhjes shqiptare, karakterin komb\u00ebtar t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs e mbrojt\u00ebn si patriot\u00ebt radikal\u00eb, ashtu dhe qarqet e moderuara. Si procedur\u00eb p\u00ebr formimin e saj udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb shfryt\u00ebzonin tradit\u00ebn e lasht\u00eb shqiptare. Sipas k\u00ebsaj tradite, sa her\u00eb q\u00eb vendin e k\u00ebrc\u00ebnonte rreziku i jasht\u00ebm, secila krahin\u00eb th\u00ebrriste kuvendin e vet krahinor dhe pastaj p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre mblidheshin n\u00eb nj\u00eb kuvend t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, i cili formonte, sipas rastit, bes\u00eblidhjen nd\u00ebrkrahinore ose lidhjen e p\u00ebrgjithshme. Ekzistenca, n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1878, e bes\u00eblidhjeve lokale ose e komisioneve t\u00eb vet\u00ebmbrojtjes, e leht\u00ebsonte pun\u00ebn e udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb. Duhej vet\u00ebm thirrja e kuvendit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe organizimi me sukses i punimeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/xhamia-e-bajrakut.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" height=\"\" class=\"alignnone size-full wp-image-40704\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/xhamia-e-bajrakut.jpg 780w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/xhamia-e-bajrakut-300x169.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/xhamia-e-bajrakut-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 780px) 100vw, 780px\" \/><\/p>\n<p>Nism\u00ebn p\u00ebr thirrjen e Kuvendit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm e mori Komiteti i Stambollit. Por, p\u00ebr t\u00eb mos shkaktuar reagimin e hapur t\u00eb organeve qeveritare osmane, Komiteti i Stambollit vepronte, si edhe m\u00eb par\u00eb, n\u00eb rrethanat e fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb plot\u00eb. Si vend p\u00ebr mbledhjen e Kuvendit u caktua Prizreni, qyteti kryesor i Kosov\u00ebs dhe nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb ndodhej n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb krahinave, ku do t\u00eb zhvillohej q\u00ebndresa e armatosur e Lidhjes p\u00ebr mbrojtjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb atdheut. Me organizimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb veprimeve p\u00ebr thirrjen e Kuvendit u ngarkua nj\u00eb Komision i posa\u00e7\u00ebm, shumica e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb t\u00eb cilit ishin nga Prizreni e Gjakova. Nd\u00ebrmjet tyre njihen Ymer Prizreni dhe Ahmet Koronica, nd\u00ebrsa thirrjen p\u00ebr mbledhjen e Kuvendit e l\u00ebshoi qysh n\u00eb fund t\u00eb prillit nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar t\u00eb qarqeve atdhetare t\u00eb moderuara, Ali bej Gucia (m\u00eb von\u00eb: Ali pash\u00eb Gucia), pronar i madh tokash dhe kund\u00ebrshtar i vjet\u00ebr i Tanzimatit e i Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit. L\u00ebvizja p\u00ebr thirrjen e Kuvendit Komb\u00ebtar u gjall\u00ebrua n\u00eb kulm gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb majit. Sapo u p\u00ebrhap lajmi se Kongresi i Berlinit do t\u00eb mblidhej m\u00eb 13 qershor 1878, n\u00eb viset e t\u00eb kat\u00ebr vilajeteve u zhvilluan mbledhje p\u00ebr t\u00eb zgjedhur delegat\u00ebt q\u00eb do t\u00eb niseshin p\u00ebr n\u00eb Prizren. Nga viset shqiptare t\u00eb vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb Shkodr\u00ebs, t\u00eb Manastirit dhe t\u00eb Janin\u00ebs, nuk u caktua si delegat p\u00ebr n\u00eb Prizren asnj\u00eb nga element\u00ebt sulltanist\u00eb. Megjithat\u00eb, ulemat\u00eb dhe funksionar\u00ebt osman\u00eb, duke p\u00ebrdorur mjete nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, b\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb ato kaza, ku banonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrzier popullsi myslimane shqiptare, boshnjake, turke dhe pomake (bullgar\u00eb t\u00eb islamizuar), t\u00eb caktoheshin si delegat\u00eb edhe mjaft pashallar\u00eb e bejler\u00eb sulltanist\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/lidhja-e-prizrenit-1.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-40705\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/lidhja-e-prizrenit-1.jpg 770w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/lidhja-e-prizrenit-1-300x175.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/lidhja-e-prizrenit-1-768x449.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 770px) 100vw, 770px\" \/><\/p>\n<p>E shqet\u00ebsuar nga zhvillimi i L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare, Porta e Lart\u00eb nuk e la fatin e politik\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Shqip\u00ebri vet\u00ebm n\u00eb duart e autoriteteve shtet\u00ebrore t\u00eb vilajeteve, por nd\u00ebrhyri edhe vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar rrjedh\u00ebn e ngjarjeve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ajo thirri n\u00eb Stamboll, n\u00eb fund t\u00eb majit, personalitetet m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuara t\u00eb jet\u00ebs politike shqiptare, si Iljaz pash\u00eb Dibr\u00ebn, Ali bej Gucin\u00eb, Abdyl Frash\u00ebrin, Ymer Prizrenin, Ahmet Koronic\u00ebn, Zija Prishtin\u00ebn, Mustafa pash\u00eb Vlor\u00ebn, sheh Mustafa Tetov\u00ebn, Vejsel bej Dinon dhe disa dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb, ndaj t\u00eb cil\u00ebve ushtroi p\u00ebr disa dit\u00eb me radh\u00eb nj\u00eb trysni t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u2019i detyruar q\u00eb t\u2019i jepnin bes\u00eblidhjes karakterin e nj\u00eb organizate islamike ballkanike. Personalitetet shqiptare, q\u00eb i rezistuan presionit t\u00eb qeveris\u00eb osmane, Porta u p\u00ebrpoq t\u2019i mbante n\u00eb Stamboll me pretekste t\u00eb ndryshme, p\u00ebr t\u00eb penguar pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar. Por ata u nis\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Prizren pa lejen e saj. Prizreni kishte marr\u00eb n\u00eb ato dit\u00eb t\u00eb para t\u00eb qershorit nj\u00eb pamje festive. P\u00ebrve\u00e7 banor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm qarkullonin n\u00eb qytet mij\u00ebra mysafir\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb veshur me rrobat e krahinave t\u00eb tyre dhe t\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>Kuvendi Komb\u00ebtar u hap m\u00eb 10 qershor 1878. Por at\u00eb dit\u00eb n\u00eb Prizren nuk kishin arritur t\u00eb gjith\u00eb delegat\u00ebt e krahinave shqiptare. Mungonin delegat\u00ebt e vilajetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, nisjen e t\u00eb cil\u00ebve e kishin penguar intrigat e valiut turk, Hysen Pash\u00ebs. Po ashtu, nga vilajeti i Janin\u00ebs arrit\u00ebn vet\u00ebm dy delegat\u00eb (nj\u00ebri nga t\u00eb cil\u00ebt ishte Abdyl Frash\u00ebri), pasi t\u00eb tjer\u00ebt ishin ende n\u00eb udh\u00ebtim. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e derisotme dokumentare nuk ka qen\u00eb e mundur t\u00eb p\u00ebrcaktohet lista e plot\u00eb e delegat\u00ebve, as numri i sakt\u00eb i atyre q\u00eb u ndodh\u00ebn t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb dit\u00ebn e hapjes s\u00eb Kuvendit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Lidhjes. Njihen m\u00eb se 110 emra, shumica e t\u00eb cil\u00ebve vinin nga vilajeti i Kosov\u00ebs. Ishin k\u00ebta p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shtresave t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore, \u00e7ifligar\u00eb e agallar\u00eb, tregtar\u00eb e zejtar\u00eb, klerik\u00eb e n\u00ebpun\u00ebs, bajraktar\u00eb e mal\u00ebsor\u00eb. Kishte personalitete t\u00eb shquara politike t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, por edhe emra t\u00eb rinj q\u00eb po hynin n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb vendit, figura q\u00eb kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kryengritjet kund\u00ebr Tanzimatit ose q\u00eb kishin luftuar prej koh\u00ebsh kund\u00ebr ushtrive t\u00eb monarkive fqinje ballkanike. Nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb shquara q\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb Kuvendin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm njihen: Ali bej Gucia, Iljaz pash\u00eb Dibra, Hasan pash\u00eb Tetova, Ymer Prizreni (kryetar i komisionit organizator t\u00eb Kuvendit), Abdullah pash\u00eb Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra (Neza), Abdyl Frash\u00ebri etj. N\u00eb Prizren kishin ardhur gjithashtu delegat\u00eb disa feudal\u00eb sllav\u00eb e sulltanist\u00eb nga viset e Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs. Kuvendi i Prizrenit i filloi punimet n\u00eb dit\u00ebn e caktuar, me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebrkesat shqiptare t\u2019u paraqiteshin Fuqive t\u00eb M\u00ebdha para se t\u00eb mblidhej Kongresi i Berlinit (13 qershor 1878). Kuvendi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i zhvilloi punimet n\u00eb nj\u00eb nga sallat e medreses\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb shek. XVII nga Mehmet Pasha; kjo nd\u00ebrtes\u00eb ndodhet pran\u00eb xhamis\u00eb ose Bajrak-Xhamis\u00eb, si\u00e7 quhej nga qytetar\u00ebt prizrenas. Kryetar i Kuvendit u zgjodh delegati m\u00eb i moshuar, Iljaz Pash\u00eb Dibra.<\/p>\n<p>Delegat\u00ebt q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb Kuvendin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm kishin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen kryesore t\u00eb dit\u00ebs nj\u00eb unitet t\u00eb plot\u00eb mendimi; t\u00eb gjith\u00eb qen\u00eb t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar me \u00e7do kusht cop\u00ebtimin e trojeve shqiptare, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Mendim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb shpreh\u00ebn delegat\u00ebt q\u00eb u takonin qarqeve atdhetare edhe p\u00ebr karakterin dhe programin politik t\u00eb organizat\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb themelonte Kuvendi. Ata k\u00ebrkuan me k\u00ebmb\u00ebngulje q\u00eb Kuvendi, ashtu si\u00e7 ishte parashikuar prej tyre, t\u00eb formonte nj\u00eb Lidhje Shqiptare me karakter komb\u00ebtar. Ndryshe nga k\u00ebta, delegat\u00ebt, q\u00eb i takonin krahut sulltanist, u p\u00ebrpoq\u00ebn q\u00eb organizata q\u00eb do t\u00eb themelohej t\u00eb kishte nj\u00eb karakter islamik e jo komb\u00ebtar shqiptar dhe t\u2019ia n\u00ebnshtronin at\u00eb interesave t\u00eb Stambollit. N\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb punimeve n\u00eb Kuvend fol\u00ebn delegat\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha grupimeve politike. Nga fjalimet q\u00eb u mbajt\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb ruhet vet\u00ebm nj\u00eb fragment i fjal\u00ebs s\u00eb Abdyl Frash\u00ebrit, kryetar i Komitetit t\u00eb Stambollit dhe delegat i Tosk\u00ebris\u00eb (i vilajetit t\u00eb Janin\u00ebs). Duke mbrojtur platform\u00ebn atdhetare t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare, ai i ftoi t\u00eb gjitha krahinat shqiptare q\u00eb t\u00eb bashkoheshin si nj\u00eb trup i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur mbar\u00eb atdheun nga rreziku i asgj\u00ebsimit. Abdyli nd\u00ebr t\u00eb tjera tha: \u201cQ\u00ebllimi i Kuvendit \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019ua presim hovin armiqve t\u00eb pashpirt, duke lidhur bes\u00ebn shqiptare dhe duke u betuar q\u00eb t\u2019i mbrojm\u00eb me gjak trojet q\u00eb na kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjysh\u00ebrit dhe st\u00ebrgjysh\u00ebrit tan\u00eb\u201d. Fjalimi i Abdyl Frash\u00ebrit la p\u00ebrshtypje brenda dhe jasht\u00eb sall\u00ebs.<\/p>\n<p>Delegat\u00ebve t\u00eb grupimit atdhetar, iu desh t\u00eb p\u00ebrballeshin n\u00eb Kuvend si me qendrimet e d\u00ebmshme t\u00eb qarqeve sulltaniste, ashtu edhe me trysnin\u00eb e autoriteve qeveritare osmane, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara nga mytesarifi turk i Prizrenit, Qamil Beu, q\u00eb ishte i pranish\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim. T\u00eb dyja k\u00ebto forca u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb pengonin bashkimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb lidhje komb\u00ebtare. Megjithat\u00eb, Kuvendi i Prizrenit e p\u00ebrmbushi misionin e tij historik komb\u00ebtar. Akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i tij ishte vendimi p\u00ebr themelimin e nj\u00eb organizate me karakter politik e ushtarak, t\u00eb nj\u00eb Lidhjeje (Ittifaku), me nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vetme drejtuese dhe me deg\u00eb t\u00eb saj n\u00eb t\u00eb gjitha krahinat e vendit, e cila do t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr detyr\u00ebn q\u00eb t\u00eb mbronte me \u00e7do mjet interesat e vendit.<\/p>\n<p>Po at\u00eb dit\u00eb Kuvendi Komb\u00ebtar miratoi tekstin e nj\u00eb proteste, drejtuar Kongresit t\u00eb Berlinit, me an\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs ngrihej z\u00ebri kund\u00ebr shk\u00ebputjes s\u00eb krahinave shqiptare n\u00eb favor t\u00eb shteteve fqinje. Sipas tradit\u00ebs, s\u00eb bashku me formimin e Lidhjes, u shpall edhe nj\u00eb bes\u00eb e p\u00ebrgjithshme, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs duhej t\u00eb pushonin menj\u00ebher\u00eb t\u00eb gjitha veprimet e gjakmarrjes nd\u00ebrmjet banor\u00ebve t\u00eb krahinave q\u00eb ishin p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb Kuvendin e Prizrenit.<\/p>\n<p>Vendimi i Kuvendit t\u00eb Prizrenit p\u00ebr themelimin e Lidhjes ishte nj\u00eb fitore e madhe e L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare, pasi me an\u00ebn e tij iu dha goditja e par\u00eb dhe e fuqishme p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Stambollit p\u00ebr ta veshur Lidhjen me karakter islamik dhe u hodh\u00ebn themelet e nj\u00eb organizate komb\u00ebtare shqiptare, e cila, qysh n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb saj, pati nj\u00eb karakter atdhetar.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas themelimit t\u00eb Lidhjes u formuan organet e saj t\u00eb larta. N\u00eb krye t\u00eb Lidhjes q\u00ebndronte K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm me funksione legjislative dhe me seli n\u00eb Prizren, nga i cili do t\u00eb vareshin deg\u00ebt krahinore. Kryetar i tij u zgjodh Iljaz pash\u00eb Dibra. P\u00ebr t\u00eb ushtruar funksionet ekzekutive u formua Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga tri komisione, secili me nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: komisioni i pun\u00ebve t\u00eb jashtme (Abdyl Frash\u00ebri), komisioni i pun\u00ebve t\u00eb brendshme (Haxhi Shabani) dhe komisioni i t\u00eb ardhurave financiare (Sulejman Vokshi).<\/p>\n<p>Krijimi i organeve t\u00eb larta t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit dhe pajisja e tyre me funksione pushtetore ishin nj\u00eb fitore tjet\u00ebr q\u00eb korr\u00ebn forcat atdhetare, pasi me an\u00ebn e tyre u hodh\u00ebn themelet p\u00ebr krijimin n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb nj\u00eb pushteti t\u00eb ve\u00e7uar nga ai i Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Kjo fitore u p\u00ebrforcua me caktimin n\u00eb krye t\u00eb organeve t\u00eb larta t\u00eb personaliteteve q\u00eb militonin n\u00eb Komitetin e Stambollit (Abdyl Frash\u00ebri e Sulejman Vokshi), ose q\u00eb u takonin qarqeve t\u00eb moderuara (Iljaz pash\u00eb Dibra e Haxhi Shaban Prizreni). P\u00ebr fitoren e plot\u00eb t\u00eb krahut patriotik nuk mbetej tjet\u00ebr hap, ve\u00e7se pajisja e bes\u00eblidhjes me nj\u00eb statut ose kanun, si\u00e7 quhej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi platform\u00ebn rilind\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>Kanuni dhe Urdh\u00ebresa (17 qershor 1878)<\/strong><\/p>\n<p>Aktet e para t\u00eb Kuvendit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm ishin: nj\u00eb peticion p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare, d\u00ebrguar Kongresit t\u00eb Berlinit, nj\u00eb peticion, d\u00ebrguar Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Kararnameja (Akti i Vendimeve-Kanuni) dhe Talimati (Urdh\u00ebresa). T\u00eb dyja peticionet u miratuan m\u00eb 15 qershor 1878. Ato u pajis\u00ebn me n\u00ebnshkrimet e disa mij\u00ebra p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb t\u00eb gjitha krahinat e Shqip\u00ebris\u00eb. Me an\u00ebn e tyre k\u00ebrkohej nga Kongresi i Berlinit dhe nga qeveria turke q\u00eb t\u00eb mos i jepnin shteteve t\u00eb huaja asnj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb tok\u00eb nga atdheu i tyre. Edhe n\u00eb k\u00ebto dokumente t\u00eb Kuvendit t\u00eb Lidhjes shprehej vendosm\u00ebria e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar deri te njeriu i fundit p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar \u00e7do vendim q\u00eb do t\u00eb cenonte t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale t\u00eb atdheut. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00eb peticionin q\u00eb iu d\u00ebrgua Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, parashtrohej edhe k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb bashkuar t\u00eb gjitha trojet shqiptare n\u00eb nj\u00eb vilajet t\u00eb vet\u00ebm shqiptar ose, si\u00e7 thuhet n\u00eb peticion, n\u00eb nj\u00eb \u201cvilajet t\u00eb bashkuar\u201d (Tevhidi vilajet) me nj\u00eb \u201ckuvend t\u00eb bashkuar\u201d n\u00eb krye dhe me administrat\u00eb, buxhet e ushtri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pra t\u00eb pajisur me autonomi administrative e kulturore. Por ky program i autonomis\u00eb (krijimi i vilajetit t\u00eb bashkuar me autonomi administrative) nuk u p\u00ebrfshi n\u00eb t\u00eb dy dokumentet e tjera q\u00eb u miratuan nga Kuvendi, m\u00eb 17 qershor 1878, n\u00eb Kararnamen\u00eb dhe n\u00eb Talimatin. Kjo shpjegohet me ndikimin e qarqeve konservatore n\u00eb punimet e vendimet e Kuvendit, t\u00eb cilat nuk ishin t\u00eb interesuara p\u00ebr ndryshime t\u00eb raporteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Perandorin\u00eb Osmane. Ndikimi i k\u00ebtyre qarqeve, me t\u00eb cilat qen\u00eb bashkuar edhe delegat\u00ebt boshnjak\u00eb, u forcua, p\u00ebrkoh\u00ebsisht, n\u00eb krahasim me at\u00eb t\u00eb grupimit t\u00eb delegat\u00ebve autonomist\u00eb kosovar\u00eb, edhe p\u00ebr shkak se n\u00eb Kuvendin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm nuk kishin arritur ende delegat\u00ebt e krahinave t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sidomos ata t\u00eb vilajeteve t\u00eb Shkodr\u00ebs e t\u00eb Janin\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb autonomis\u00eb. Por, ve\u00e7 k\u00ebtij faktori, n\u00eb munges\u00ebn e k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb Kararname t\u00eb nj\u00eb vilajeti t\u00eb bashkuar shqiptar, me autonomi administrative, ndikoi edhe rreziku i jasht\u00ebm, ai i cop\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb nxirrte n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb dhe si detyr\u00eb m\u00eb t\u00eb ngutshme mbrojtjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb trojeve shqiptare. N\u00eb k\u00ebto rrethana, qarqet konservatore, t\u00eb nxitura edhe nga qeveritar\u00ebt osman\u00eb, u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u2019i impononin Kuvendit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm nj\u00eb platform\u00eb me ndikime sulltaniste dhe islamike. Por k\u00ebto orvatje d\u00ebshtuan, sepse ndesh\u00ebn n\u00eb kund\u00ebrshtimin e rrept\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb vij\u00ebs patriotike t\u00eb Kuvendit. Kanuni i Lidhjes, me emrin Kararname (Akti i Vendimeve) sanksionoi formimin e Lidhjes si organizat\u00eb politike shqiptare dhe p\u00ebrcaktoi detyrat e saj m\u00eb t\u00eb ngutshme. Megjith\u00ebse ky dokument nuk iu shmang dot disa formulimeve kontradiktore, me k\u00ebmb\u00ebnguljen e delegat\u00ebve atdhetar\u00eb aty u p\u00ebrfshin\u00eb dispozita t\u00eb t\u00ebra, q\u00eb i sh\u00ebrbenin L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare dhe q\u00eb binin ndesh me interesat e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00eb nenin 1 thuhej se q\u00ebllimi i Lidhjes s\u00eb Prizrenit ishte t\u00eb mbronte t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, me t\u00eb cil\u00ebn Lidhja n\u00ebnkuptonte edhe mbrojtjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kurse n\u00eb nenin 6 shpallej n\u00eb form\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb qart\u00eb e m\u00eb t\u00eb prer\u00eb, se Lidhja do t\u00eb kund\u00ebrshtonte vet\u00ebm l\u00ebshimet tok\u00ebsore n\u00eb favor t\u00eb Bullgaris\u00eb, t\u00eb Serbis\u00eb dhe t\u00eb Malit t\u00eb Zi (pra, jo kund\u00ebr tokave q\u00eb do t\u00eb merrte Rusia dhe Austro-Hungaria), q\u00eb do t\u00eb thoshte se ajo do t\u00eb luftonte vet\u00ebm p\u00ebr mbrojtjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb trojeve shqiptare. E v\u00ebshtruar nga kjo pik\u00ebpamje, Kararnameja i p\u00ebrgjigjej detyr\u00ebs s\u00eb par\u00eb e kryesore q\u00eb q\u00ebndronte para Lidhjes dhe L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare: lufta p\u00ebr mbrojtjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb atdheut, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Po ashtu, ajo shprehte synimet vet\u00ebqeveris\u00ebse t\u00eb shqiptar\u00ebve. Nga nj\u00ebra an\u00eb thuhej se Lidhja e Prizrenit do ta shihte si armik \u00e7do njeri q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb dob\u00ebsonte autoritetin e qeveris\u00eb osmane (neni 2), nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr, ajo e vishte veten dhe komitetet e saj me funksione pushtetore t\u00eb ve\u00e7uara nga ato t\u00eb Stambollit (neni 14), t\u00eb cilat e dob\u00ebsonin autoritetin e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Lidhja trajtohej n\u00eb Kararname si nj\u00eb institucion politik, me nj\u00eb personalitet juridik t\u00eb pavarur nga Porta e Lart\u00eb. Qeveria e Stambollit, thuhej n\u00eb nenin 14 t\u00eb saj, \u201cnuk do t\u00eb p\u00ebrzihet n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e Lidhjes\u201d. Por ajo q\u00eb e theksonte m\u00eb shum\u00eb karakterin e saj t\u00eb pavarur ishte e drejta q\u00eb fitoi Lidhja me an\u00ebn e Kararnames\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb forca t\u00eb armatosura, t\u00eb ve\u00e7uara nga ushtria perandorake osmane, dhe p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr fuqive t\u00eb huaja, pavar\u00ebsisht nga q\u00ebndrimi i Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Lidhja merrte p\u00ebrsip\u00ebr edhe disa prerogativa n\u00eb fush\u00ebn administrative e gjyq\u00ebsore. T\u00eb gjitha k\u00ebto d\u00ebshmojn\u00eb se referimi n\u00eb ndonj\u00eb rast te feja islame ose p\u00ebrfshirja n\u00eb t\u00eb e shprehjes s\u00eb besnik\u00ebris\u00eb ndaj Perandoris\u00eb Osmane, nuk p\u00ebrcaktonin karakterin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Kararnames\u00eb, nuk cenonin p\u00ebrmbajtjen e saj themelore, q\u00eb i p\u00ebrgjigjej synimeve t\u00eb L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, ky nuk ishte programi p\u00ebrfundimtar i Lidhjes, i cili do t\u00eb miratohej n\u00eb nj\u00eb mbledhje m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb Kuvendit, ku t\u00eb merrnin pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb gjitha krahinave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb dokumentin tjet\u00ebr, q\u00eb Kuvendi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm miratoi po at\u00eb dit\u00eb (m\u00eb 17 qershor 1878), i cili u quajt Talimat (Urdh\u00ebres\u00eb), trajtoheshin aspektet organizative, politike e ushtarake t\u00eb Lidhjes. Urdh\u00ebresa, ndryshe nga Akti i Vendimeve, ishte e zhveshur nga \u00e7do referim te feja islame, si dhe nga deklarata e besnik\u00ebris\u00eb ndaj Perandoris\u00eb Osmane. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, funksionet pushtetore t\u00eb Lidhjes k\u00ebtu ishin m\u00eb t\u00eb theksuara. N\u00eb Urdh\u00ebres\u00eb flitej haptas se Lidhja do t\u00eb formonte nj\u00eb administrat\u00eb qendrore me seli n\u00eb Prizren, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb \u00e7do sanxhaku, nga e cila do t\u00eb vareshin administratat lokale t\u00eb kazave. Krahas k\u00ebsaj administrate t\u00eb ve\u00e7uar do t\u00eb krijohej edhe nj\u00eb ushtri e shk\u00ebputur nga ajo e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, e cila do t\u00eb varej drejtp\u00ebrdrejt nga Lidhja. N\u00ebp\u00ebrmjet Kararnames\u00eb, delegat\u00ebt e Kuvendit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm shpall\u00ebn Prizrenin si kryeqytetin e Lidhjes. Lidhja vendosi t\u00eb ngrinte nj\u00eb ushtri t\u00eb rregullt, t\u00eb disiplinuar dhe t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme, t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur atdheun. N\u00eb Talimat p\u00ebrfshihej edhe nj\u00eb shtojc\u00eb q\u00eb p\u00ebrmbante nj\u00eb varg masash konkrete p\u00ebr dislokimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb forcave t\u00eb armatosura t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit n\u00eb pikat kryesore strategjike, si n\u00eb Guci, n\u00eb Rugov\u00eb, n\u00eb Kolashin, n\u00eb Prepol, n\u00eb Senic\u00eb, n\u00eb Tashllixhe, n\u00eb Mitrovic\u00eb, n\u00eb Gjilan, n\u00eb Palank\u00eb, n\u00eb Shkod\u00ebr e gjetk\u00eb. Prej k\u00ebtej ato do t\u00eb mbronin viset shqiptare, n\u00ebse Kongresi i Berlinit do t\u2019ua jepte Serbis\u00eb, Bullgaris\u00eb e Malit t\u00eb Zi. Sipas Talimatit, Kuvendi Komb\u00ebtar parashihte t\u00eb ngrinte, n\u00eb rast nevoje, nj\u00eb ushtri komb\u00ebtare prej 190 mij\u00eb vetash. Lajmi i formimit t\u00eb Lidhjes n\u00eb Prizren u p\u00ebrhap menj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe pati jehon\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e vendit. Kudo filloi nj\u00eb diskutim i zjarrt\u00eb rreth vendimeve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Prizrenit. Me k\u00ebt\u00eb rast atdhetar\u00ebt p\u00ebrparimtar\u00eb k\u00ebrkuan q\u00eb t\u00eb mblidhej p\u00ebrs\u00ebri Kuvendi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, n\u00eb t\u00eb cilin t\u00eb merrnin pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e krahinave shqiptare t\u00eb t\u00eb kat\u00ebr vilajeteve. N\u00eb protestat, q\u00eb popullsia e krahinave t\u00eb ndryshme i drejtoi gjat\u00eb atyre dit\u00ebve Kongresit t\u00eb Berlinit, mbahej nj\u00eb q\u00ebndrim krejt i ndrysh\u00ebm ndaj Stambollit, nga ai i krahut sulltanist. \u201cAshtu sikurse nuk jemi dhe nuk duam t\u00eb jemi turq, po ashtu do t\u00eb luftojm\u00eb me t\u00eb gjitha forcat tona kund\u00ebr cilitdo q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb na b\u00ebnte sllav\u00eb, austriak\u00eb ose grek\u00eb\u201d, thuhej nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb nj\u00eb memorandum drejtuar, m\u00eb 13 qershor 1878, kryeministrit britanik, lordit Bikonsfild (Beaconsfield), n\u00ebnshkruar nga rreth 500 qytetar\u00eb shkodran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkonin respektimin e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe formimin e nj\u00eb shteti shqiptar t\u00eb pavarur. Me telegramet q\u00eb i drejtonin Kongresit t\u00eb Berlinit n\u00eb dit\u00ebt e m\u00ebpasme, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kazave shqiptare t\u00eb vilajeteve t\u00eb Shkodr\u00ebs, t\u00eb Janin\u00ebs, t\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb Manastirit k\u00ebrkonin gjithashtu, si shqiptar\u00eb, respektimin e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb atdheut t\u00eb tyre, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb tilla k\u00ebrkesa iu paraqit\u00ebn areopagut nd\u00ebrkomb\u00ebtar edhe nga shqiptar\u00ebt e m\u00ebrguar jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, madje edhe nga grupe shqiptar\u00ebsh q\u00eb ndodheshin n\u00eb Stamboll. N\u00eb nj\u00eb memorandum, drejtuar m\u00eb 20 qershor 1878 ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha nga nj\u00eb grup personalitetesh shqiptare q\u00eb banonin n\u00eb kryeqytetin e Perandoris\u00eb Osmane, midis t\u00eb cil\u00ebve b\u00ebnin pjes\u00eb edhe disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komitetit t\u00eb Stambollit (Pashko Vasa, Sami Frash\u00ebri, Ali Danish Prishtina, Sermedi Seid Toptani dhe Abedin bej Dino), pasi protestohej n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit shqiptar kund\u00ebr cop\u00ebtimit territorial t\u00eb atdheut, shtrohej k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb rregullim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb administrativ, sipas nj\u00eb projekti t\u00eb hartuar prej nj\u00eb komisioni t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga shqiptar\u00eb dhe t\u00eb miratuar nga Porta e Lart\u00eb. Paralelisht me rritjen e l\u00ebvizjes masive n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb platform\u00ebs komb\u00ebtare, p\u00ebrfunduan edhe p\u00ebrgatitjet p\u00ebr mbledhjen e Kuvendit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. N\u00eb fund t\u00eb qershorit n\u00eb Prizren arrit\u00ebn delegat\u00ebt e pothuajse t\u00eb gjitha krahinave shqiptare. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb u kthye nga Berlini edhe delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Abdyl Frash\u00ebri, q\u00eb kishte shkuar atje p\u00ebr t\u2019u paraqitur Fuqive t\u00eb M\u00ebdha t\u00eb mbledhura n\u00eb Kongres, Peticionin me k\u00ebrkesat e Kuvendit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit. Shumica d\u00ebrrmuese e delegat\u00ebve ishte edhe m\u00eb e vendosur p\u00ebr ta mbrojtur deri n\u00eb fund programin politik komb\u00ebtar t\u00eb Lidhjes. Madje disa delegat\u00eb, si p\u00ebr shembull ata t\u00eb Shkodr\u00ebs, kishin porosi nga popullsia e tyre q\u00eb \u201ct\u00eb mos pranonin asgj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb interpretohej si forcim i frym\u00ebs islamike\u201d dhe \u201cpo t\u00eb vinin re se Lidhja po i shmangej rrug\u00ebs komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn thjesht fetare, t\u00eb largoheshin prej saj\u201d. Kuvendi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm u mblodh n\u00eb Prizren m\u00eb 1 korrik 1878. Nga 300 delegat\u00ebt q\u00eb, sipas disa d\u00ebshmive, kishin ardhur n\u00eb Prizren, njihen t\u00eb pakt\u00ebn 140 emra, nga t\u00eb cil\u00ebt 96 nga Kosova, 26 nga Shkodra dhe 20 nga vilajeti i Janin\u00ebs. Pas dy dit\u00eb diskutimesh Kuvendi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm miratoi, m\u00eb 2 korrik 1878, nj\u00eb Rezolut\u00eb ose Kanun t\u00eb ri p\u00ebr Lidhjen e Prizrenit, me t\u00eb cilin u b\u00ebn\u00eb hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrpunimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb programit t\u00eb Lidhjes. Kanuni i ri e shpalli bot\u00ebrisht organizat\u00ebn e formuar n\u00eb Prizren si Lidhje Shqiptare dhe organin e saj qendror e quajti Komitet Komb\u00ebtar. Statuti i ri ishte pastruar nga ndonj\u00eb formulim me karakter fetar islamik dhe nga ideja e besnik\u00ebris\u00eb ndaj Perandoris\u00eb Osmane, q\u00eb kishin pasur vend n\u00eb Kararname. N\u00eb tekstin e Kanunit thuhej shprehimisht se Lidhja do t\u00eb luftonte p\u00ebr t\u00eb drejtat komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe se veprimtarin\u00eb e saj do ta shtrinte vet\u00ebm n\u00eb trojet shqiptare. Ai i jepte t\u00eb drejt\u00eb Komitetit Komb\u00ebtar t\u00eb formonte n\u00ebnkomitete t\u00eb Lidhjes n\u00eb qendrat e sanxhak\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb organizonte nj\u00eb ushtri t\u00eb armatosur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur trojet shqiptare, t\u00eb shpallte mobilizimin ushtarak t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb burrave t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr arm\u00eb, t\u00eb vilte, p\u00ebr nevojat e veta buxhetore, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb taksash t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb jepte d\u00ebnime penale kund\u00ebr dezertor\u00ebve nga Lidhja Shqiptare. Kuvendi mori edhe masat e nevojshme p\u00ebr an\u00ebt organizative t\u00eb Lidhjes. N\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb fsheht\u00eb, q\u00eb u zhvillua nat\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e atdhetarit prizrenas Shuaip Spahiu, u zgjodh\u00ebn an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, q\u00eb vishej me funksione legjislative dhe, t\u00eb Komitetit Komb\u00ebtar, q\u00eb do t\u00eb ushtronte funksione ekzekutive. N\u00eb K\u00ebshillin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm u zgjodh\u00ebn 56 an\u00ebtar\u00eb nga krahinat shqiptare t\u00eb t\u00eb kat\u00ebr vilajeteve, t\u00eb cil\u00ebt ishin nga t\u00eb gjitha besimet fetare dhe p\u00ebrfaq\u00ebsonin forcat atdhetare t\u00eb vendit. Midis tyre ishin: Iljaz pash\u00eb Dibra, Ali pash\u00eb Gucia, Sheh Mustafa Tetova, Abdyl Frash\u00ebri, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Ahmet Koronica, Haxhi Shabani, Binak Alia, Ali pash\u00eb Draga, Ali bej Tirana, Qazim bej Gjirokastra etj. Si kryetar i K\u00ebshillit mbeti p\u00ebrs\u00ebri Iljaz pash\u00eb Dibra. Tri komisionet e Komitetit, t\u00eb pajisura me funksione dikasteriale, mbet\u00ebn si\u00e7 ishin, n\u00ebn kryesin\u00eb e Abdyl Frash\u00ebrit, t\u00eb Haxhi Shabanit e t\u00eb Sulejman Vokshit. Kanuni, i miratuar m\u00eb 2 korrik 1878, sh\u00ebnonte fitoren e plot\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare n\u00eb gjirin e Lidhjes s\u00eb Prizrenit. Kjo fitore ishte e dyfisht\u00eb. Nga nj\u00ebra an\u00eb, detyra p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vet\u00ebm trojet shqiptare, me t\u00eb cil\u00ebn e ngarkoi ky kanun, e ktheu p\u00ebrfundimisht Lidhjen e Prizrenit n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb politike komb\u00ebtare dhe i dha t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb e rob\u00ebruar n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb drejtat q\u00eb i dha po ai kanun p\u00ebr t\u00eb pasur administrat\u00eb, ushtri, buxhet dhe gjyqe t\u00eb ve\u00e7anta, e pajis\u00ebn Lidhjen e Prizrenit me funksione pushtetore t\u00eb ve\u00e7uara nga ato t\u00eb shtetit centralist osman. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, me k\u00ebto t\u00eb drejta, q\u00eb u sanksionuan n\u00eb kanunin e 2 korrikut 1878, Lidhja e Prizrenit fitoi baz\u00ebn ligjore p\u00ebr t\u00eb ngritur shkall\u00eb-shkall\u00eb nj\u00eb shtet autonom shqiptar brenda shtetit perandorak osman.<\/p>\n<p><strong>Mbrojtja e trojeve shqiptare<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Shqip\u00ebria dhe Kongresi i Berlinit (13 qershor-13 korrik 1878)<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Kongresi i Berlinit u hap m\u00eb 13 qershor 1878, me rend dite rishikimin e Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit. N\u00eb t\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb 6 Fuqit\u00eb e M\u00ebdha t\u00eb Evrop\u00ebs: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Sipas procedur\u00ebs s\u00eb vendosur paraprakisht, vendimet do t\u00eb merreshin nj\u00ebz\u00ebri. Punimet e Kongresit t\u00eb Berlinit i drejtoi kancelari gjerman, Otto Bismark.<\/p>\n<p>N\u00eb punimet e Kongresit t\u00eb Berlinit mori pjes\u00eb edhe nj\u00eb delegacion qeveritar i Perandoris\u00eb Osmane, i kryesuar nga ministri i saj i Jasht\u00ebm, Kara Theodhor Pasha, me ndihm\u00ebs t\u00eb par\u00eb Mehmet Ali Pash\u00ebn, nj\u00eb mareshal turk me origjin\u00eb gjermane. Por delegacioni turk nuk kishte t\u00eb drejta t\u00eb barabarta me ato t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha. Ai mund t\u00eb diskutonte p\u00ebr \u00e7do \u00e7\u00ebshtje t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs, por nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb votonte p\u00ebr vendimet e Kongresit. Me ftes\u00ebn e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, shtetet ballkanike (Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Mali i Zi) d\u00ebrguan n\u00eb Berlin delegacionet e tyre qeveritare, t\u00eb cilat parashtruan dhe mbrojt\u00ebn n\u00eb seanca t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb Kongresit k\u00ebrkesat e tyre politike e territoriale.<\/p>\n<p>Edhe shqiptar\u00ebt, sidomos organizmat e Lidhjes s\u00eb Prizrenit, i parashtruan Kongresit t\u00eb Berlinit k\u00ebrkesat e tyre. N\u00eb dhjet\u00ebra peticione e memorandume t\u00eb d\u00ebrguara gjat\u00eb muajve qershor-korrik 1878, p\u00ebrve\u00e7 protestave kund\u00ebr lakmive pushtuese t\u00eb shteteve fqinje, q\u00eb cenonin t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, parashtrohej edhe k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb disa t\u00eb drejta autonomiste. K\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb ia p\u00ebrcolli me an\u00ebn e Abdyl Frash\u00ebrit Kongresit t\u00eb Berlinit edhe Lidhja e Prizrenit me peticionin q\u00eb miratoi m\u00eb 15 qershor.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kjo platform\u00eb e autonomis\u00eb ishte pranuar nga shumica e qarqeve patriotike shqiptare, nuk munguan t\u2019u paraqiten Fuqive t\u00eb M\u00ebdha edhe k\u00ebrkesa t\u00eb tjera, q\u00eb parashikonin formimin e nj\u00eb shteti t\u00eb pavarur shqiptar. K\u00ebshtu, n\u00eb memorandumin, q\u00eb nj\u00eb grup atdhetar\u00ebsh shkodran\u00eb i d\u00ebrguan m\u00eb 13 qershor 1878 lordit Bikonsfild, kryetar i delegacionit anglez n\u00eb Kongresin e Berlinit, pasi flitej holl\u00ebsisht p\u00ebr rrezikun q\u00eb i kanosej t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga shtetet fqinje, parashtrohej si zgjidhja m\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare, n\u00eb kushtet n\u00eb t\u00eb cilat ndodhej Evropa Juglindore, formimi i nj\u00eb shteti shqiptar t\u00eb pavarur. Krijimi i shtetit pavarur shqiptar do ta \u00e7lironte popullin shqiptar nga zgjedha shekullore osmane, do t\u00eb krijonte n\u00eb Ballkan nj\u00eb mburoj\u00eb kund\u00ebr pansllavizmit rus dhe do t\u00eb sh\u00ebrbente si nj\u00eb element ekuilibri n\u00eb lindje.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, t\u00eb mbledhura n\u00eb Kongresin e Berlinit, nuk i mor\u00ebn parasysh k\u00ebto k\u00ebrkesa t\u00eb shqiptar\u00ebve. Edhe pse n\u00eb Berlin luhej fati i popullit shqiptar, Fuqit\u00eb e M\u00ebdha e injoruan qenien e tij. Madje, delegacioni shqiptar, i ngarkuar nga Lidhja e Prizrenit, i cili shkoi n\u00eb Berlin me nism\u00ebn e vet p\u00ebr t\u2019i parashtruar Kongresit t\u00eb drejtat e Shqip\u00ebris\u00eb, nuk u p\u00ebrkrah nga askush. Abdyl Frash\u00ebri, kryetari i delegacionit, u p\u00ebrpoq ta bindte kryetarin e Kongresit, kancelarin Bismark, n\u00eb nj\u00eb takim q\u00eb pati me t\u00eb, q\u00eb ta p\u00ebrfshinte n\u00eb rendin e dit\u00ebs s\u00eb nj\u00eb seance edhe \u00e7\u00ebshtjen e kombit shqiptar. Por kancelari gjerman nuk pranoi duke u shprehur brutalisht se \u201cnuk ka nj\u00eb komb shqiptar\u201d.<\/p>\n<p>Si rrjedhim, \u00e7\u00ebshtja shqiptare nuk u p\u00ebrfill fare si \u00e7\u00ebshtje m\u00eb vete nga Kongresi i Berlinit. T\u00eb mbledhura p\u00ebr t\u00eb rishikuar Traktatin e Sh\u00ebn-Stefanit, Fuqit\u00eb e M\u00ebdha mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb t\u00eb hartonin n\u00eb Kongresin e Berlinit nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb re politike t\u00eb Gadishullit Ballkanik. N\u00eb Kongres Fuqit\u00eb e M\u00ebdha nuk u udh\u00ebhoq\u00ebn nga parimi i liris\u00eb s\u00eb popujve, por nga interesat e tyre t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb kontradikt\u00eb t\u00eb thell\u00eb nd\u00ebrmjet tyre. Perandoria Ruse luftonte p\u00ebr t\u00eb sanksionuar kushtet e Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit, kurse Britania e Madhe me Austro-Hungarin\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb pak\u00ebsonin sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfitimet e Rusis\u00eb dhe t\u2019i p\u00ebrforconin pozitat e tyre n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore. Perandoria Gjermane orvatej t\u00eb k\u00ebnaqte Austro-Hungarin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb bashkohej me Franc\u00ebn dhe ta neutralizonte kund\u00ebrshtimin e Rusis\u00eb, duke provokuar keq\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb saj me Perandorin\u00eb Britanike. Synimi kryesor i Franc\u00ebs ishte izolimi politik i Gjermanis\u00eb, kurse Italia, nga ana e saj, k\u00ebrkonte zgjidhje t\u00eb tilla q\u00eb do t\u00eb \u00e7onin n\u00eb dob\u00ebsimin e pozitave t\u00eb Austro-Hungaris\u00eb n\u00eb Gadishullin Ballkanik.<\/p>\n<p>Punimet e Kongresit t\u00eb Berlinit vijuan plot nj\u00eb muaj. Ato p\u00ebrfunduan m\u00eb 13 korrik 1878 me n\u00ebnshkrimin e Traktatit t\u00eb Berlinit, i cili z\u00ebvend\u00ebsoi at\u00eb t\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit. Sipas traktatit t\u00eb ri, p\u00ebrfitimet politike e territoriale t\u00eb Rusis\u00eb u pak\u00ebsuan si n\u00eb Gadishullin Ballkanik, ashtu edhe n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl. Ideja e nj\u00eb principate bullgare, n\u00ebn sovranitetin e sulltanit, mbeti n\u00eb fuqi, por kufijt\u00eb e saj u zvog\u00ebluan gati trefish. Kongresi i Berlinit vendosi q\u00eb territori i saj t\u00eb shtrihej midis lumit Danub dhe maleve Ballkan. Viset n\u00eb jug t\u00eb maleve Ballkan do t\u00eb formonin nj\u00eb provinc\u00eb autonome t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane me emrin Rumelia Lindore. Viset e Maqedonis\u00eb, s\u00eb bashku me krahinat lindore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat me Traktatin e Sh\u00ebn-Stefanit i jepeshin Bullgaris\u00eb, do t\u00eb mbeteshin gjithashtu n\u00ebn sundimin osman. Kongresi i Berlinit ua njohu pavar\u00ebsin\u00eb Rumanis\u00eb, Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. Ai ripohoi gjithashtu vendimin e m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Rumanis\u00eb Dobruxh\u00ebn Veriore dhe p\u00ebr t\u2019i shk\u00ebputur asaj provinc\u00ebn e Besarabis\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Rusis\u00eb. Kufijve t\u00eb Serbis\u00eb e t\u00eb Malit t\u00eb Zi ai u b\u00ebri ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Me k\u00ebmb\u00ebnguljen e Austro-Hungaris\u00eb u vendos q\u00eb Serbia t\u00eb mos zgjerohej nga ana jugore (n\u00eb drejtim t\u00eb Novi Pazarit, t\u00eb Mitrovic\u00ebs dhe t\u00eb Prishtin\u00ebs, t\u00eb cilat Vjena i lakmonte p\u00ebr vete), por nga ana juglindore, duke i dh\u00ebn\u00eb asaj krahinat e Pirotit, t\u00eb Trenit, t\u00eb Vranj\u00ebs e t\u00eb Nishit; k\u00ebto, me Traktatin e Sh\u00ebn-Stefanit, i qen\u00eb premtuar Bullgaris\u00eb. P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye, me k\u00ebmb\u00ebnguljen e Vjen\u00ebs, Malit t\u00eb Zi iu pak\u00ebsuan s\u00eb tep\u00ebrmi p\u00ebrfitimet territoriale nga ana veriore, n\u00eb drejtim t\u00eb Hercegovin\u00ebs dhe t\u00eb Novi Pazarit. Sipas Traktatit t\u00eb Berlinit, ai do t\u00eb zgjerohej kryesisht nga ana jugore: do t\u00eb merrte krahinat e Tivarit, t\u00eb Podgoric\u00ebs, t\u00eb Plav\u00ebs, t\u00eb Gucis\u00eb, t\u00eb Rugov\u00ebs e t\u00eb Kolashinit. Aneksimi i Ulqinit nuk iu njoh, por Cetina fitonte t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb anijet tregtare malazeze t\u00eb lundronin lirisht n\u00eb lumin Bun\u00eb dhe n\u00eb liqenin e Shkodr\u00ebs. P\u00ebrfitime tok\u00ebsore n\u00eb kurriz t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane pat\u00ebn sidomos dy fuqi t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat nuk kishin marr\u00eb pjes\u00eb fare n\u00eb luft\u00ebn ruso-turke: Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe. Austro-Hungaria fitoi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pushtuar ushtarakisht, gjoja p\u00ebr t\u2019i administruar, Bosnj\u00ebn dhe Hercegovin\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7 limanit Spic, n\u00eb brigjet jugore t\u00eb Dalmacis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e aneksoi zyrtarisht; po ashtu fitoi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbajtur garnizone ushtarake n\u00eb sanxhakun e Novi Pazarit. Britania e Madhe, e cila u paraqit n\u00eb Kongres si mbrojt\u00ebsja m\u00eb e flakt\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane, i shk\u00ebputi k\u00ebsaj ishullin e Qipros.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrkrahjen e Anglis\u00eb e t\u00eb Franc\u00ebs, Kongresi i Berlinit mori n\u00eb shqyrtim edhe k\u00ebrkesat e Greqis\u00eb, e cila gjithashtu nuk kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn ruso-turke. Athina pretendonte t\u00eb aneksonte Thesalin\u00eb, Maqedonin\u00eb, Kret\u00ebn dhe sidomos Epirin (vilajetin e Janin\u00ebs). Pas mjaft debatesh, Kongresi, duke marr\u00eb parasysh kund\u00ebrshtimin q\u00eb b\u00ebri Anglia p\u00ebr Kret\u00ebn dhe Rusia p\u00ebr Maqedonin\u00eb, nuk pranoi q\u00eb k\u00ebto t\u2019i jepeshin Greqis\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr pretendimet greke n\u00eb Epir, Perandoria Osmane deklaroi haptas se aneksimi i Epirit nga Greqia do t\u00eb ishte i rreziksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt, pasi aty mbisundonte popullsia shqiptare, e cila do t\u2019u shkaktonte telashe si Greqis\u00eb, ashtu dhe Turqis\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund u vendos q\u00eb kufiri n\u00eb Thesali dhe n\u00eb Epir t\u00eb caktohej nga nj\u00eb komision turko-grek. Megjithat\u00eb, Kongresi rekomandonte si vij\u00eb kufiri lumin Kalamas n\u00eb Epir dhe lumin Selemvria n\u00eb Thesali. N\u00eb rast se Greqia e Turqia nuk do t\u00eb merreshin dot vesh nd\u00ebrmjet tyre, thuhej n\u00eb nenin 24, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrhynin Fuqit\u00eb e M\u00ebdha.<\/p>\n<p>Vendimet e Kongresit t\u00eb Berlinit cenonin r\u00ebnd\u00eb interesat e popullit shqiptar dhe t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ashtu si Traktati i Sh\u00ebn-Stefanit, edhe ai nuk e pa Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb nj\u00ebsi politike t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por e trajtoi si nj\u00eb pla\u00e7k\u00eb tregu t\u00eb destinuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur synimet e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur lakmit\u00eb e shteteve ballkanike. Traktati i Berlinit nuk i njohu Shqip\u00ebris\u00eb asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb komb\u00ebtare, madje nuk e zinte fare n\u00eb goj\u00eb emrin e saj. Ai nuk e respektoi as t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj territoriale. Malit t\u00eb Zi, p\u00ebrve\u00e7 trojeve me popullsi t\u00eb p\u00ebrzier shqiptare e sllave, iu dhan\u00eb p\u00ebrs\u00ebri disa vise thjesht shqiptare (krahinat e Plav\u00ebs, t\u00eb Gucis\u00eb e t\u00eb Rugov\u00ebs), sikund\u00ebr edhe Serbis\u00eb (krahinat e Vranj\u00ebs, t\u00eb Trenit e t\u00eb Pirotit). Bullgaris\u00eb nuk iu njoh\u00ebn viset e Shqip\u00ebris\u00eb Lindore, por, nga ana tjet\u00ebr, iu dhan\u00eb Greqis\u00eb (e cila nuk p\u00ebrfitonte asgj\u00eb nga Traktati i Sh\u00ebn-Stefanit), viset e \u00c7am\u00ebris\u00eb. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, me Traktatin e Berlinit lindi edhe nj\u00eb rrezik tjet\u00ebr p\u00ebr trojet shqiptare. Ky rrezik vinte nga Austro-Hungaria, e cila, p\u00ebrve\u00e7 pushtimit t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe t\u00eb Hercegovin\u00ebs, fitonte gjithashtu t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb vendoste garnizone ushtarake dhe t\u00eb nd\u00ebrtonte rrug\u00eb strategjike n\u00eb sanxhakun e Novi Pazarit \u201cderi p\u00ebrtej Mitrovic\u00ebs\u201d. Me k\u00ebto koncesione Vjena hidhte hapin e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb pushtuar nj\u00eb dit\u00eb krejt Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb pastaj n\u00eb Selanik.<\/p>\n<p>Midis vendimeve t\u00eb tjera q\u00eb mori Kongresi i Berlinit, dy prej tyre preknin, nj\u00ebri t\u00ebrthorazi e tjetri drejtp\u00ebrdrejt, dy \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishin lidhje me aspektin politik t\u00eb trojeve shqiptare, q\u00eb do t\u00eb mbeteshin n\u00ebn sundimin e Perandoris\u00eb Osmane. E para trajtohej n\u00eb nenin 23 t\u00eb traktatit. Sipas k\u00ebtij neni, Porta e Lart\u00eb detyrohej t\u00eb hartonte p\u00ebr viset ballkanike, q\u00eb ndodheshin n\u00ebn sundimin e saj t\u00eb plot\u00eb, \u201crregullore organike\u201d p\u00ebr nj\u00eb administrim autonom t\u00eb vilajeteve, pak a shum\u00eb t\u00eb nj\u00ebllojt\u00eb me at\u00eb q\u00eb i qe dh\u00ebn\u00eb ishullit t\u00eb Kret\u00ebs m\u00eb 1868. Me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebto \u201crregullore\u201d t\u2019u p\u00ebrshtateshin nevojave t\u00eb vendit, Porta duhej t\u00eb ngarkonte \u201ckomisione t\u00eb posa\u00e7me\u201d p\u00ebr hartimin e tyre, n\u00eb t\u00eb cilat \u201celementi vendas duhej t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb\u201d. Projektet q\u00eb do t\u00eb hartoheshin p\u00ebr \u00e7do vilajet, thuhej n\u00eb po k\u00ebt\u00eb nen, para se t\u00eb hynin n\u00eb fuqi, do t\u00eb miratoheshin edhe nga Komisioni Evropian q\u00eb u krijua nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha p\u00ebr Rumelin\u00eb Lindore. E dyta ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Protokollin nr.13 t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit dhe kishte lidhje me venomet e Mirdit\u00ebs. Fillimisht \u00e7\u00ebshtja u ngrit nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Franc\u00ebs dhe t\u00eb Austro-Hungaris\u00eb. K\u00ebta k\u00ebrkuan nga Porta e Lart\u00eb q\u00eb ajo t\u2019i respektonte edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen \u201cprivilegjet dhe imunitetet\u201d (dometh\u00ebn\u00eb: venomet), t\u00eb cilat \u201cpopullsia e Mirdit\u00ebs i g\u00ebzon ab antiquo\u201d (q\u00eb n\u00eb koh\u00ebt e lashta). P\u00ebrfaq\u00ebsuesi osman e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb propozim q\u00eb e pengonte Port\u00ebn e Lart\u00eb ta n\u00ebnshtronte Mirdit\u00ebn, duke u kapur pas faktit se zotimi p\u00ebr t\u00eb respektuar venomet n\u00eb k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb binte n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 23, i cili e detyronte at\u00eb t\u00eb zbatonte reforma administrative n\u00eb vilajetet e Turqis\u00eb Evropiane. Megjithat\u00eb ai shtoi se Porta e Lart\u00eb nuk kishte nd\u00ebrmend t\u00eb zbatonte reformat e saj n\u00eb krahin\u00ebn e Mirdit\u00ebs. Fuqit\u00eb e M\u00ebdha mbet\u00ebn t\u00eb k\u00ebnaqura nga deklarata e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit turk, e cila u p\u00ebrfshi n\u00eb Protokollin nr.13, duke marr\u00eb k\u00ebshtu vler\u00ebn e nj\u00eb zotimi zyrtar. T\u00eb dyja k\u00ebto vendime ishin negative p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Me nenin 23 Fuqit\u00eb e M\u00ebdha cenonin interesat jetike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jo pse e detyronin Perandorin\u00eb Osmane t\u2019i pajiste viset ballkanike me administrat\u00eb autonome \u201ct\u00eb p\u00ebrshtatshme\u201d me nevojat e tyre, por me t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb fitoi Porta e Lart\u00eb p\u00ebr ta mbajtur edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen ndarjen administrative q\u00eb ishte n\u00eb fuqi, pra cop\u00ebtimin e trojeve shqiptare nd\u00ebrmjet kat\u00ebr vilajeteve t\u00eb ndryshme. Reformat administrative autonomiste i k\u00ebrkonin vet\u00eb qarqet p\u00ebrparimtare rilind\u00ebse, por ato i kusht\u00ebzonin k\u00ebto reforma me bashkimin e trojeve shqiptare n\u00eb nj\u00eb vilajet t\u00eb vet\u00ebm autonom. Pajisja e kat\u00ebr vilajeteve me \u201crregullore organike\u201d t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, gjoja n\u00eb p\u00ebrshtatje me nevojat e vendit, do t\u2019i v\u00ebshtir\u00ebsonte edhe m\u00eb tej lidhjet ekonomike, shoq\u00ebrore, politike e kulturore nd\u00ebrmjet krahinave shqiptare t\u00eb k\u00ebtyre vilajeteve. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, e drejta q\u00eb fituan me nenin 23 Fuqit\u00eb e M\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, u dha atyre mund\u00ebsin\u00eb, si\u00e7 shkruante pak m\u00eb von\u00eb Abdyl Frash\u00ebri, q\u00eb t\u2019u jepnin reformave karakter joshqiptar, por serb n\u00eb vilajetin e Kosov\u00ebs, bullgar n\u00eb at\u00eb t\u00eb Manastirit dhe grek n\u00eb vilajetin e Janin\u00ebs. Si rrjedhim, me zbatimin e nenit 23 rritej m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb t\u00eb ardhmen rreziku i aneksimit t\u00eb trojeve shqiptare nga shtetet fqinje ballkanike dhe v\u00ebshtir\u00ebsohej m\u00eb shum\u00eb lufta e shqiptar\u00ebve p\u00ebr bashkimin e k\u00ebtyre trojeve n\u00eb nj\u00eb vilajet t\u00eb vet\u00ebm autonom.<\/p>\n<p>Po ashtu, me Protokollin nr. 13, Fuqit\u00eb e M\u00ebdha cenonin interesat jetike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sepse \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare e reduktuan vet\u00ebm si problem t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb saj katolike dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb vet\u00ebm si \u00e7\u00ebshtjen e nj\u00eb krahine t\u00eb saj, si\u00e7 ishte krahina e vog\u00ebl dhe e prapambetur e Mirdit\u00ebs, e cila, sipas tyre, nuk aspironte gj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se t\u00eb ruante statusin e saj partikularist e patriarkal. Protokolli nr.13 i hapte k\u00ebshtu rrug\u00ebn Vjen\u00ebs, e cila g\u00ebzonte prej koh\u00ebsh t\u00eb drejt\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb popullsive katolike t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane (kultusprotektoratin), q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhynte lirisht n\u00eb jet\u00ebn e brendshme t\u00eb Mirdit\u00ebs dhe ta kthente at\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00ebmb\u00ebshtetje t\u00eb avancuar p\u00ebr ekspansionin e saj t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm drejt brigjeve shqiptare t\u00eb Adriatikut dhe drejt viseve t\u00eb Ballkanit Qendror.<\/p>\n<p><strong>Acarimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-turke<\/p>\n<p><em>Aksioni i Gjakov\u00ebs (korrik-shtator 1878)<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Vendimet e Kongresit t\u00eb Berlinit e shtuan zem\u00ebrimin e shqiptar\u00ebve kund\u00ebr Fuqive t\u00eb M\u00ebdha dhe kund\u00ebr Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e vendit u b\u00ebn\u00eb protesta p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar shk\u00ebputjen e trojeve shqiptare n\u00eb favor t\u00eb shteteve fqinje. Kudo u shpreh gatishm\u00ebria e masave popullore p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebshuar, qoft\u00eb n\u00eb veri, qoft\u00eb n\u00eb jug, asnj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb tok\u00eb t\u00eb banuar nga popullsi shqiptare. Megjithat\u00eb, pasi mbaruan punimet e Kongresit t\u00eb Berlinit, v\u00ebmendja e shqiptar\u00ebve u drejtua kryesisht nga fati i trojeve veriore, pasi vendimi i Fuqive t\u00eb M\u00ebdha p\u00ebr dor\u00ebzimin e Plav\u00ebs dhe t\u00eb Gucis\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Malit t\u00eb Zi kishte form\u00eb t\u00eb prer\u00eb. Si i till\u00eb ai duhej t\u00eb zbatohej menj\u00ebher\u00eb, kurse vendimi p\u00ebr viset jugore do t\u00eb merrte form\u00eb p\u00ebrfundimtare m\u00eb von\u00eb, pasi ishte i lidhur me bisedimet turko-greke.<\/p>\n<p>Tensioni i madh politik q\u00eb pushtoi opinionin publik krijoi nj\u00eb truall t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr rritjen e shpejt\u00eb t\u00eb autoritetit t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit dhe p\u00ebr shtrirjen e saj organizative, brenda pak jav\u00ebve, n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e venditPasi u kthyen n\u00eb krahinat e tyre delegat\u00ebt q\u00eb kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Kuvendin e Prizrenit, bes\u00eblidhjet lokale ose komisionet e vet\u00ebmbrojtjes, q\u00eb ishin krijuar m\u00eb par\u00eb, u kthyen menj\u00ebher\u00eb n\u00eb deg\u00eb t\u00eb Lidhjes Shqiptare. N\u00eb ato krahina, ku ato mungonin, u organizuan mbledhje t\u00eb posa\u00e7me, t\u00eb cilat formuan deg\u00ebt lokale t\u00eb Lidhjes. Duke marr\u00eb parasysh v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e nd\u00ebrlidhjes s\u00eb deg\u00ebve t\u00eb shumta me Komitetin Komb\u00ebtar dhe p\u00ebr ta rritur operativitetin e k\u00ebtyre deg\u00ebve n\u00eb p\u00ebrshtatje me rrethanat lokale, n\u00eb fillim t\u00eb korrikut u formuan n\u00eb baz\u00eb vilajetesh tri komitete nd\u00ebrkrahinore t\u00eb Lidhjes Shqiptare me qend\u00ebr n\u00eb Prizren, n\u00eb Shkod\u00ebr dhe n\u00eb Janin\u00eb. Me to u lidh\u00ebn deg\u00ebt e shp\u00ebrndara n\u00eb sanxhak\u00ebt dhe n\u00eb kazat\u00eb e k\u00ebtyre vilajeteve. Meqen\u00ebse m\u00eb 1878 vilajeti i Manastirit ishte suprimuar, deg\u00ebt e formuara n\u00eb sanxhak\u00ebt e Dibr\u00ebs, t\u00eb Ohrit e t\u00eb Manastirit u lidh\u00ebn me Komitetin Nd\u00ebrkrahinor t\u00eb Prizrenit, kurse ato t\u00eb sanxhakut t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs me Komitetin Nd\u00ebrkrahinor t\u00eb Janin\u00ebs. Lidhjet nd\u00ebrmjet Komitetit t\u00eb Janin\u00ebs dhe komiteteve t\u00eb Prizrenit ose t\u00eb Shkodr\u00ebs kryheshin sipas rastit, n\u00ebp\u00ebrmjet deg\u00ebs s\u00eb Elbasanit ose n\u00ebp\u00ebrmjet deg\u00ebs s\u00eb krijuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim n\u00eb Selanik, e cila sh\u00ebrbente si nd\u00ebrmjet\u00ebse p\u00ebr lidhjet e komiteteve nd\u00ebrkrahinore t\u00eb vilajeteve me Komitetin e Stambollit. P\u00ebr t\u00eb shpejtuar lidhjet nd\u00ebrmjet tyre, komitetet krahinore shfryt\u00ebzuan edhe linj\u00ebn telegrafike, madje, n\u00ebp\u00ebrmjet telegrafist\u00ebve atdhetar\u00eb, edhe shifrazhin sekret telegrafik.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrshtatje me situat\u00ebn e krijuar, Komiteti Nd\u00ebrkrahinor i Janin\u00ebs u ngarkua me detyr\u00ebn q\u00eb t\u00eb merrte masa politike e ushtarake p\u00ebr t\u00eb parandaluar ose, n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar shk\u00ebputjen e \u00c7am\u00ebris\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Greqis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim n\u00eb dhjet\u00ebdit\u00ebshin e tret\u00eb t\u00eb korrikut 1878 u organizua n\u00eb Janin\u00eb nj\u00eb Kuvend i gjer\u00eb Nd\u00ebrkrahinor me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebve t\u00eb vilajetit. Pasi vendosi t\u00eb shprehte bot\u00ebrisht vendosm\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar me arm\u00eb \u00e7do l\u00ebshim t\u00eb trojeve t\u00eb tyre n\u00eb favor t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Greke, Kuvendi Nd\u00ebrkrahinor caktoi p\u00ebr \u00e7do kaza numrin e forcave vullnetare, q\u00eb do t\u00eb mobilizoheshin p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb luft\u00eb menj\u00ebher\u00eb sapo t\u00eb dilte nevoja. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e deg\u00ebve t\u00eb Jugut miratuan nj\u00eb memorandum, me t\u00eb cilin paralajm\u00ebrohej Porta e Lart\u00eb se shqiptar\u00ebt ishin t\u00eb vendosur t\u00eb viheshin edhe kund\u00ebr saj, n\u00eb rast se ajo do t\u00eb t\u00ebrhiqej p\u00ebrball\u00eb pretendimeve shoviniste t\u00eb Athin\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen q\u00eb mbajti m\u00eb 24 korrik 1878, n\u00ebn drejtimin e Abdyl Frash\u00ebrit, Kuvendi Nd\u00ebrkrahinor i Janin\u00ebs, krahas vendimeve q\u00eb mori p\u00ebr mbrojtjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, shqyrtoi edhe \u00e7\u00ebshtjen e formimit t\u00eb vilajetit autonom shqiptar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, m\u00eb 24 korrik 1878, u hartua nj\u00eb rezolut\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn aspirata e shqiptar\u00ebve p\u00ebr autonomi \u00ebsht\u00eb formuluar n\u00ebp\u00ebrmjet tri k\u00ebrkesave: bashkimi i trojeve t\u00eb tyre n\u00eb nj\u00eb vilajet t\u00eb vet\u00ebm, zhvillimi i gjuh\u00ebs shqipe si gjuh\u00eb komb\u00ebtare dhe zbatimi menj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri i reformave t\u00eb p\u00ebrshtatshme me nevojat e saj, sikurse ishte krijimi i \u201cmilicis\u00eb shqiptare\u201d me forca t\u00eb rekrutuara nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria. Lidhja parashikonte q\u00eb vet\u00ebm n\u00eb vilajetin e Janin\u00ebs t\u00eb mblidhte 30 mij\u00eb burra t\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>Kjo rezolut\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shprehej vendosm\u00ebria e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb \u00e7do aneksim t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb tyre nga Greqia, madje edhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me q\u00ebndrimin e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, shqet\u00ebsoi qarqet qeveritare t\u00eb Stambollit. N\u00eb telegramet q\u00eb i d\u00ebrgonte kryetarit t\u00eb Kuvendit Nd\u00ebrkrahinor t\u00eb Janin\u00ebs m\u00eb 3 dhe 25 gusht, kryeministri turk shpejtoi t\u2019i qet\u00ebsonte shqiptar\u00ebt, duke u zotuar se nuk do t\u2019i l\u00ebshonte Greqis\u00eb asnj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb tok\u00eb nga vilajeti i Janin\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb p\u00ebrshtatje me situat\u00ebn e krijuar, dy komitetet nd\u00ebrkrahinore t\u00eb Veriut u mobilizuan p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar me arm\u00eb dor\u00ebzimin e kazas\u00eb s\u00eb Gucis\u00eb (ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe Plava) n\u00eb favor t\u00eb Malit t\u00eb Zi. P\u00ebr mbrojtjen e tyre n\u00eb Shkod\u00ebr u zhvillua nj\u00eb miting popullor, pas t\u00eb cilit filluan menj\u00ebher\u00eb p\u00ebrgatitjet p\u00ebr t\u00eb rekrutuar vullnetar\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb grumbulluar arm\u00eb. Brenda pak dit\u00ebve, n\u00eb fillim t\u00eb korrikut, n\u00eb rrethin e Shkodr\u00ebs u regjistruan rreth 6 mij\u00eb vullnetar\u00eb. Qytetar\u00ebt dhe fshatar\u00ebt dhan\u00eb kontribut n\u00eb t\u00eb holla e drith\u00eb. Nj\u00eb mobilizim i till\u00eb ndodhi edhe n\u00eb Kosov\u00eb, sidomos n\u00eb Gjakov\u00eb e n\u00eb Pej\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se kudo mobilizimi p\u00ebrfshiu banor\u00ebt e Plav\u00ebs e t\u00eb Gucis\u00eb. Shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrb\u00ebnin shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb k\u00ebtyre dy krahinave, u vun\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb, duke v\u00ebzhguar dit\u00eb e nat\u00eb l\u00ebvizjet e ushtrive malazeze p\u00ebrtej kufirit. Sipas vendimit q\u00eb mori Komiteti Komb\u00ebtar i Lidhjes s\u00eb Prizrenit, vullnetar\u00ebt e krahinave t\u00eb tjera do t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre n\u00eb pritje p\u00ebr t\u2019u nisur n\u00eb front sapo t\u00eb l\u00ebshohej kushtrimi.<\/p>\n<p>P\u00ebrgatitjet politike dhe ushtarake t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit tregonin se nenet e Traktatit t\u00eb Berlinit, q\u00eb cenonin t\u00eb drejtat komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nuk mund t\u00eb zbatoheshin pa dhun\u00ebn e armatosur kund\u00ebr shqiptar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb ushtrohej ose nga Mali i Zi, ose nga Perandoria Osmane. P\u00ebr ta m\u00ebnjanuar k\u00ebt\u00eb konflikt tep\u00ebr t\u00eb kushtuesh\u00ebm dhe me p\u00ebrfundime t\u00eb pasigurta p\u00ebr Malin e Zi, knjaz Nikolla k\u00ebrkoi nd\u00ebrhyrjen e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, duke e akuzuar Port\u00ebn e Lart\u00eb si organizatoren e Lidhjes s\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p>P\u00ebr Perandorin\u00eb Osmane kazaja e Gucis\u00eb, me m\u00eb pak se 10 mij\u00eb banor\u00eb, nuk kishte asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi ekonomike e strategjike n\u00eb krahasim me territoret e gjera t\u00eb Bullgaris\u00eb, t\u00eb Bosnj\u00ebs, t\u00eb Hercegovin\u00ebs etj., q\u00eb asaj iu shk\u00ebput\u00ebn nga Traktati i Berlinit. Por Porta e Lart\u00eb nuk donte q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb krahine t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme kufitare, t\u00eb ndizte revoltimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb 1,6 milion shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb mbeteshin brenda kufijve t\u00eb Perandoris\u00eb. Si rrjedhim, ajo ngurroi t\u00eb dor\u00ebzonte Plav\u00ebn e Gucin\u00eb, duke u justifikuar para Fuqive t\u00eb M\u00ebdha me arsyen e v\u00ebrtet\u00eb, me rrezikun e nj\u00eb konflikti t\u00eb armatosur nd\u00ebrmjet saj dhe shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb dhjet\u00ebdit\u00ebshin e tret\u00eb t\u00eb korrikut u acaruan marr\u00ebdh\u00ebniet e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb me shqiptar\u00ebt, p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb fundit ndaj pushtimit t\u00eb Bosnj\u00ebs e t\u00eb Hercegovin\u00ebs nga Austro-Hungaria. Kur m\u00eb 22 korrik ushtrit\u00eb austro-hungareze filluan marshimin drejt Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, autoritetet shtet\u00ebrore osmane u k\u00ebrkuan krer\u00ebve t\u00eb Lidhjes Shqiptare q\u00eb t\u2019u vinin n\u00eb ndihm\u00eb me forcat e tyre t\u00eb armatosura boshnjak\u00ebve, q\u00eb kishin rr\u00ebmbyer arm\u00ebt kund\u00ebr pushtuesve t\u00eb huaj. K\u00ebrkes\u00ebn e Stambollit e miratuan vet\u00ebm qarqet sulltaniste, t\u00eb cilat u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb bindnin K\u00ebshillin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Lidhjes p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr Austro-Hungaris\u00eb, nd\u00ebrsa an\u00ebtar\u00ebt e tij nuk pranuan, duke p\u00ebrdorur si argument nevoj\u00ebn e ngutshme q\u00eb kishte vendi p\u00ebr mbrojtjen e trojeve shqiptare. Presioni i qarqeve qeveritare dhe i element\u00ebve turkoman\u00eb vijoi kat\u00ebr jav\u00eb, derisa m\u00eb 19 gusht 1878 K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, i mbledhur posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, e hodhi p\u00ebrfundimisht posht\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Lidhja vendosi t\u00eb mos d\u00ebrgonte forcat e saj t\u00eb armatosura kund\u00ebr invazionit austro-hungarez n\u00eb Bosnj\u00eb, me arsyen e thjesht\u00eb se ato ishin krijuar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e jo t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. Me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim Lidhja e Prizrenit u dha, pas miratimit t\u00eb kanunit komb\u00ebtar m\u00eb 2 korrik 1878, goditjen e dyt\u00eb planeve t\u00eb sulltanit. Goditjen e tret\u00eb ajo ua dha tre jav\u00eb m\u00eb von\u00eb me vrasjen n\u00eb Gjakov\u00eb t\u00eb mareshalit Mehmet Ali pash\u00eb Maxhari. Pas d\u00ebshtimit t\u00eb planeve t\u00eb saj n\u00eb lidhje me Bosnj\u00ebn e me Hercegovin\u00ebn, Porta e Lart\u00eb filloi t\u00eb shqet\u00ebsohej si nga rruga e veprimeve t\u00eb pavarura n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb kishte hyr\u00eb Lidhja Shqiptare, ashtu edhe nga trysnia e madhe q\u00eb po ushtronin Fuqit\u00eb e M\u00ebdha n\u00eb lidhje me zbatimin e Traktatit t\u00eb Berlinit kundrejt Malit t\u00eb Zi e Mbret\u00ebris\u00eb Greke. Trysni t\u00eb fuqishme ushtronte sidomos Rusia cariste, e cila po e kusht\u00ebzonte t\u00ebrheqjen e ushtrive t\u00eb veta nga Rumelia Lindore me dor\u00ebzimin nga ana e Perandoris\u00eb Osmane t\u00eb trojeve q\u00eb i qen\u00eb premtuar Malit t\u00eb Zi. K\u00ebrkes\u00ebn e plot\u00ebsimit t\u00eb detyrimeve, q\u00eb rridhnin nga Kongresi i Berlinit, ia parashtroi Stambollit edhe princi i Malit t\u00eb Zi, m\u00eb 13 gusht 1878. P\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga ky presion e sidomos nga ai q\u00eb ushtronte Rusia, ushtrit\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs ndodheshin n\u00eb af\u00ebrsit\u00eb e Stambollit, Porta e Lart\u00eb vendosi t\u00eb shpejtonte veprimet p\u00ebr dor\u00ebzimin e k\u00ebtyre trojeve, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe Plav\u00ebn e Gucin\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjigjen q\u00eb i dha princit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, m\u00eb 20 gusht, Ministria e Jashtme e njoftonte knjaz Nikoll\u00ebn se qeveria perandorake kishte caktuar mareshalin Mehmet Ali Pash\u00ebn si komisar i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer formalitetet e dor\u00ebzimit t\u00eb Plav\u00ebs e t\u00eb Gucis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb gushtit u d\u00ebrgua n\u00eb Shqip\u00ebri mareshali Mehmet Ali pash\u00eb Maxhari si komisar me fuqi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr kufijt\u00eb turko-malazez\u00eb, i shoq\u00ebruar nga nj\u00eb adjutant i sulltanit. Ai u porosit q\u00eb, para se t\u00eb shkonte n\u00eb kufi, ta bindte Komitetin e Lidhjes t\u00eb mos e kund\u00ebrshtonte dor\u00ebzimin e Plav\u00ebs e t\u00eb Gucis\u00eb dhe t\u00eb mos i sillnin atij pengesa n\u00eb zbatimin e Traktatit t\u00eb Berlinit.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb fillim u mor vesh se mareshali turk kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndante Komitetin Komb\u00ebtar t\u00eb Lidhjes Shqiptare n\u00eb Prizren dhe, pasi t\u00eb kryente dor\u00ebzimin e Plav\u00ebs e t\u00eb Gucis\u00eb, do t\u00eb vinte n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb edhe aty Komitetin Krahinor t\u00eb Lidhjes. Prandaj lajmi i misionit t\u00eb Mehmet Ali pash\u00ebs u prit me zem\u00ebrim n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb Prizren, Komiteti Komb\u00ebtar i Lidhjes u shpreh kund\u00ebr pjes\u00ebmarrjes s\u00eb mareshalit n\u00eb komisionin e kufirit. Po k\u00ebshtu, n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb fsheht\u00eb q\u00eb u mbajt n\u00eb Shkod\u00ebr nga aktivist\u00ebt m\u00eb radikal\u00eb, u vendos q\u00eb t\u00eb mos e linin komisarin e sulltanit as t\u00eb hynte n\u00eb qytetin e tyre.<\/p>\n<p>Mehmet Ali pasha arriti n\u00eb Prizren m\u00eb 25 gusht 1878 dhe ra menj\u00ebher\u00eb n\u00eb kontakt me an\u00ebtar\u00ebt e organeve qendrore e nd\u00ebrkrahinore t\u00eb Lidhjes Shqiptare. Ai u p\u00ebrpoq t\u00eb bindte ve\u00e7an udh\u00ebheq\u00ebsit e saj p\u00ebr kot\u00ebsin\u00eb dhe d\u00ebmin e kund\u00ebrshtimit t\u00eb shqiptar\u00ebve, pasi, sipas tij, jo vet\u00ebm Porta e Lart\u00eb, por as Fuqit\u00eb e M\u00ebdha nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqeshin; ato do ta zbatonin me \u00e7do kusht Traktatin e Berlinit. N\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me t\u00eb gjith\u00eb krer\u00ebt e Lidhjes, m\u00eb 26 gusht, ai p\u00ebrdori, midis t\u00eb tjerave, edhe k\u00ebrc\u00ebnimin, duke u l\u00ebn\u00eb nj\u00eb afat prej 24 or\u00ebsh p\u00ebr t\u2019u menduar. Por t\u00eb nes\u00ebrmen askush nuk u paraqit n\u00eb mbledhje. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, at\u00eb dit\u00eb u vra nga njer\u00ebzit e Lidhjes Shqiptare me atentat, n\u00eb kafenen\u00eb \u201cMarash\u201d t\u00eb Prizrenit, telegrafisti i Mehmet Ali pash\u00ebs, t\u00eb cilin mareshali e kishte sjell\u00eb me vete p\u00ebr t\u00eb ruajtur sekretin e raporteve q\u00eb do t`i drejtonte Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Vrasja e telegrafistit ishte nj\u00eb paralajm\u00ebrim q\u00eb Lidhja e Prizrenit i drejtonte Maxhar Pash\u00ebs dhe n\u00ebp\u00ebrmjet tij qeveris\u00eb osmane, p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga dor\u00ebzimi i trojeve shqiptare.<\/p>\n<p>Mehmet Ali pasha nuk qe n\u00eb gjendje as t\u2019i bindte udh\u00ebheq\u00ebsit e Lidhjes Shqiptare, as edhe t\u00eb shp\u00ebrndante Komitetin Komb\u00ebtar sipas porosive t\u00eb posa\u00e7me q\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb Stamboll. Megjithat\u00eb, mareshali turk nuk hoqi dor\u00eb nga misioni i tij. M\u00eb 31 gusht ai u nis p\u00ebr n\u00eb Gjakov\u00eb i shoq\u00ebruar nga tri batalione ushtar\u00ebsh turq, duke k\u00ebrkuar nga Mitrovica q\u00eb t\u2019i d\u00ebrgonin n\u00eb ndihm\u00eb edhe nj\u00eb batalion tjet\u00ebr. Edhe n\u00eb Gjakov\u00eb ai thirri m\u00eb 1 shtator n\u00eb nj\u00eb mbledhje krer\u00ebt e deg\u00ebs s\u00eb Lidhjes, t\u00eb cil\u00ebt u p\u00ebrpoq t\u2019i bindte q\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtroheshin vullnetit t\u00eb sulltanit. Por k\u00ebtu ai gjeti nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb kryetarit t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb Lidhjes, Abdullah pash\u00eb Drenit, i cili si p\u00ebrfaq\u00ebsues i krahut sulltanist u bashkua me Maxhar Pash\u00ebn, t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb, t\u00eb udh\u00ebhequr nga patriot\u00ebt e vendosur Sulejman Vokshi e Ahmet Koronica, e ftuan mareshalin osman q\u00eb t\u00eb mos e vijonte m\u00eb tej rrug\u00ebn drejt kufirit malazez. Sapo mor\u00ebn vesh nisjen e tij, udh\u00ebheq\u00ebsit e Lidhjes Shqiptare p\u00ebr Gjakov\u00ebn, l\u00ebshuan kushtrimin, t\u00eb cilit iu p\u00ebrgjigj\u00ebn mij\u00ebra mal\u00ebsor\u00eb t\u00eb armatosur. M\u00eb 1 shtator, n\u00ebn drejtimin e Ali pash\u00eb Gucis\u00eb, ata u grumbulluan n\u00eb malin Erenik, duke z\u00ebn\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb kalonte prej Gjakove n\u00eb Plav\u00eb e n\u00eb Guci. N\u00eb k\u00ebto rrethana, Mehmet Ali pasha e shtyu marshimin p\u00ebr n\u00eb kufi dhe u struk n\u00eb sarajet e Abdullah pash\u00eb Drenit n\u00eb Gjakov\u00eb. Pas k\u00ebsaj, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb prer\u00eb, po at\u00eb mbr\u00ebmje qytetar\u00ebt e mal\u00ebsor\u00ebt gjakovar\u00eb, rreth 4,500 veta t\u00eb armatosur, t\u00eb cil\u00ebt i qen\u00eb p\u00ebrgjigjur kushtrimit t\u00eb Lidhjes Shqiptare, lan\u00eb malin Ere\u00e7 dhe zbrit\u00ebn n\u00eb qytet, ku rrethuan sarajet e Abdullah pash\u00eb Drenit. T\u00eb nes\u00ebrmen, m\u00eb 2 shtator 1878, nj\u00eb delegacion gjakovar\u00ebsh u paraqit p\u00ebrs\u00ebri te Abdullah pash\u00eb Dreni (n\u00eb sarajet e t\u00eb cilit ishte strehuar Mehmet Ali pasha) dhe i dha nj\u00eb ultimatum prej 24 or\u00ebsh q\u00eb ta p\u00ebrcillte mareshalin nga kishte ardhur. T\u00eb dy pashallar\u00ebt shpresuan se me gjasht\u00eb kompanit\u00eb, rreth 600 veta q\u00eb mbronin sarajet, me 30 trimat q\u00eb kishin me vete dhe me ndihmat q\u00eb prisnin t\u2019u vinin nga Mitrovica, nga Prizreni dhe nga miqt\u00eb e tyre, do ta shtypnin kryengritjen. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb atyre u erdh\u00ebn vet\u00ebm 70 mal\u00ebsor\u00eb nga Fandi i Gjakov\u00ebs, t\u00eb mashtruar prej priftit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 shtator, pasi mbaroi afati i ultimatumit, rreth 4 500 kryengrit\u00ebs, q\u00eb mbanin t\u00eb rrethuar sarajet, filluan sulmin. P\u00ebrleshja ishte e ashp\u00ebr dhe me humbje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt. N\u00eb mbr\u00ebmje u b\u00eb nj\u00eb arm\u00ebpushim prej 24 or\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb rifilluar bisedimet, t\u00eb cilat vijuan gjat\u00eb nat\u00ebs dhe gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb nes\u00ebrme, por pa ndonj\u00eb rezultat. N\u00eb mbr\u00ebmjen e 4 shtatorit rifilluan luftimet. M\u00eb 5 shtator gjendja e t\u00eb rrethuarve u keq\u00ebsua, pasi shumica e ushtar\u00ebve q\u00eb mbronin sarajet u dor\u00ebzuan. Batalioni q\u00eb u nis nga Mitrovica p\u00ebr t\u2019i ardhur n\u00eb ndihm\u00eb Maxhar Pash\u00ebs u shthur rrug\u00ebs dhe shumica e ushtar\u00ebve t\u00eb tij, duke qen\u00eb shqiptar\u00eb, u bashkuan me kryengrit\u00ebsit. M\u00eb 6 shtator 1878, pas nj\u00eb sulmi t\u00eb rrept\u00eb q\u00eb nd\u00ebrmor\u00ebn luft\u00ebtar\u00ebt e Lidhjes Shqiptare, edhe mbeturinat e kompanive turke q\u00eb mbronin mareshalin osman u dor\u00ebzuan. Pastaj kryengrit\u00ebsit arrit\u00ebn t\u2019u v\u00ebn\u00eb zjarr sarajeve. Mehmet Ali pasha dhe Abdullah pash\u00eb Dreni mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb gjat\u00eb sulmit t\u00eb fundit. Gjate ketij sulmi, Col Deli Qerimaj nga Geghyseni i Malesise se Gjakoves , me synimin per te ndalur gjakderdhje te metejshme, me nje veprim vetemohues depertoi ne brendesi te sarajeve, ku edhe ra heroikisht pasi arriti te vriste Pashain turk. Me vrasjen e tyre luftimet mor\u00ebn fund me fitoren e forcave t\u00eb Lidhjes Shqiptare. Gjat\u00eb k\u00ebtij luftimi treditor t\u00eb dyja pal\u00ebt pat\u00ebn humbje t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb rrethuarit rreth 90 veta, forcat e Lidhjes rreth 500 veta.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja e armatosur e Gjakov\u00ebs ishte frym\u00ebzuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nd\u00ebrsa me organizimin e saj t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb u mor dega e Lidhjes p\u00ebr Gjakov\u00ebn. Udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb saj ishin Ahmet Koronica, Sulejman Vokshi, Ali bej Gucia, Jakup Ferri dhe Ismail Myderizi, s\u00eb bashku me krer\u00ebt e esnaf\u00ebve t\u00eb qytetit t\u00eb Gjakov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja e Gjakov\u00ebs pati jehon\u00eb t\u00eb madhe brenda dhe jasht\u00eb vendit. N\u00eb saje t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb gjer\u00eb t\u00eb masave popullore dhe t\u00eb gjakut t\u00eb tyre t\u00eb derdhur n\u00eb k\u00ebto luftime, kjo ngjarje sh\u00ebnoi fitoren e plot\u00eb t\u00eb vij\u00ebs atdhetare shqiptare n\u00eb gjirin e Lidhjes s\u00eb Prizrenit. Aksioni i Gjakov\u00ebs tregoi se Lidhja e Prizrenit ishte nj\u00eb organizat\u00eb krejt\u00ebsisht e pavarur nga Porta e Lart\u00eb, madje ajo ishte e vendosur q\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale t\u00eb atdheut, t\u00eb luftonte edhe kund\u00ebr saj. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Lidhja e Prizrenit, e cila u formua p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar vendimet e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha dhe u p\u00ebrgatit p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr ekspansionit t\u00eb shteteve fqinje, d\u00ebshmor\u00ebt e saj t\u00eb par\u00eb i la n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>Luftimet e Gjakov\u00ebs pat\u00ebn jehon\u00eb edhe jasht\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb tri drejtime: si nj\u00eb akt q\u00eb cenonte Traktatin e Berlinit n\u00eb lidhje me detyrimet territoriale t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane ndaj Malit t\u00eb Zi; si nj\u00eb aksion q\u00eb keq\u00ebsoi m\u00eb shum\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb me shqiptar\u00ebt; si nj\u00eb veprim q\u00eb e v\u00ebshtir\u00ebsonte m\u00eb keq zgjidhjen e problemeve t\u00eb krijuara nga Kriza Lindore n\u00eb Gadishullin Ballkanik.<\/p>\n<p><strong>Kuvendi i Dibr\u00ebs dhe rezoluta e tij (1 n\u00ebntor 1878)<\/strong><\/p>\n<p>Me aksionin e Gjakov\u00ebs, Lidhja e Prizrenit b\u00ebri nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrpara. Opinioni shqiptar priste tani q\u00eb Porta e Lart\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhynte energjikisht p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb vend dinjitetin e saj, t\u00eb shkelur r\u00ebnd\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, v\u00ebzhguesit e huaj, t\u00eb cil\u00ebt e vler\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb aksion si nj\u00eb kryengritje kund\u00ebr Stambollit, prisnin q\u00eb ajo t\u00eb shtrihej edhe n\u00eb viset e tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Porta e Lart\u00eb n\u00eb fillim mendoi t\u00eb nd\u00ebrhynte duke nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb ushtarake nd\u00ebshkimore kund\u00ebr gjakovar\u00ebve dhe Lidhjes Shqiptare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, m\u00eb 8 shtator u nis\u00ebn nga Selaniku p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb forca t\u00eb shumta ushtarake, t\u00eb cilat, me urdh\u00ebr nga Stambolli, u ndal\u00ebn m\u00eb pas nj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Ferizaj dhe t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb Shkup. Qeveria e sulltanit arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se n\u00eb at\u00eb situat\u00eb nuk mund t\u00eb nd\u00ebrmerrej asnj\u00eb mas\u00eb ushtarake e nd\u00ebshkimore ndaj shqiptar\u00ebve, sepse nuk ishte n\u00eb interesin e saj t\u00eb shkaktonte nj\u00eb luft\u00eb, q\u00eb funksionar\u00ebt e saj e quanin civile, me shqiptar\u00ebt. Nj\u00eb veprim i till\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej shkak p\u00ebr nj\u00eb kryengritje t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebn, si\u00e7 d\u00ebshmojn\u00eb dokumentet bashk\u00ebkoh\u00ebse, Stambolli nuk ishte n\u00eb gjendje n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ta shtypte. Prandaj Porta e Lart\u00eb e la n\u00eb heshtje p\u00ebrleshjen e Gjakov\u00ebs, duke ua ngarkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e gjakderdhjes disa personave t\u00eb \u201cpand\u00ebrgjegjsh\u00ebm\u201d, kund\u00ebr t\u00eb cil\u00ebve deklaroi se do t\u00eb merreshin masa n\u00eb koh\u00ebn e duhur. P\u00ebr nj\u00eb kryengritje t\u00eb armatosur kund\u00ebr Stambollit n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, kur rreziku i cop\u00ebtimit territorial ndodhej n\u00eb momentin e tij m\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb, nuk qen\u00eb t\u00eb interesuara as qarqet atdhetare shqiptare. Megjithat\u00eb, ato mendonin se tani q\u00eb l\u00ebvizja kishte ecur mjaft p\u00ebrpara, ishin krijuar rrethana t\u00eb favorshme p\u00ebr ta detyruar Port\u00ebn e Lart\u00eb q\u00eb t\u00eb l\u00ebshonte pe n\u00eb lidhje me t\u00eb drejtat autonomiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pa qen\u00eb nevoja p\u00ebr nj\u00eb kryengritje t\u00eb armatosur kund\u00ebr saj. Kjo \u00e7\u00ebshtje u trajtua nga Komiteti i Stambollit gjat\u00eb dhjet\u00ebdit\u00ebshit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb muajit shtator 1878.<\/p>\n<p>Pasi analizoi gjendjen e re politike, Komiteti i Stambollit, n\u00eb mbledhjen e fsheht\u00eb q\u00eb zhvilloi n\u00ebn kryesin\u00eb e Abdyl Frash\u00ebrit, vendosi ta ngrinte me forc\u00eb para Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e formimit t\u00eb Vilajetit Shqiptar. Vendimi i Komitetit u shpall bot\u00ebrisht si lajm, pa em\u00ebr autori, m\u00eb 27 shtator 1878, n\u00eb gazet\u00ebn \u201cTerxhuman-i Shark\u201d, q\u00eb botohej n\u00ebn drejtimin e Sami Frash\u00ebrit n\u00eb kryeqytetin perandorak. Sipas k\u00ebtyre lajmeve, Lidhja Shqiptare kishte hartuar nj\u00eb program prej 7 pikash. N\u00eb pik\u00ebn e par\u00eb thuhej se sovraniteti i sulltanit do t\u00eb ruhej n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se asnj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb tok\u00eb shqiptare nuk duhej t\u2019u jepej shteteve t\u00eb tjera. N\u00eb pik\u00ebn e dyt\u00eb k\u00ebrkohej krijimi i Vilajetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb bashkimi i t\u00eb gjitha trojeve shqiptare n\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb vetme politiko-administrative. Pikat e tjera trajtonin prerogativat autonomiste dhe parimet kushtetore q\u00eb duhej t\u00eb kishte ky vilajet. T\u00eb gjith\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit do t\u00eb ishin shqiptar\u00eb. N\u00eb administrat\u00eb e n\u00eb shkoll\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdorej gjuha shqipe. Osmanishtja do t\u00eb p\u00ebrdorej vet\u00ebm n\u00eb korrespondenc\u00ebn me Port\u00ebn e Lart\u00eb. Vilajeti i Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb kishte gjithashtu ushtrin\u00eb e vet komb\u00ebtare. Shqip\u00ebria autonome do t\u00eb qeverisej nga nj\u00eb regjim demokratik. T\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt, pa marr\u00eb parasysh dallimet fetare e shoq\u00ebrore, do t\u00eb kishin t\u00eb drejta dhe detyra t\u00eb barabarta. Vendi do t\u00eb qeverisej nga organe pushtetore t\u00eb zgjedhura demokratisht prej tyre. \u00c7do nahije (lokalitet), \u00e7do kaza (rreth) dhe \u00e7do sanxhak (prefektur\u00eb) do t\u00eb kishte k\u00ebshillin e vet t\u00eb zgjedhur periodikisht. Organi m\u00eb i lart\u00eb do t\u00eb ishte Kuvendi i Madh i Vilajetit i zgjedhur nga k\u00ebshillat e sanxhak\u00ebve, i veshur me pushtet legjislativ dhe ekzekutiv. Kuvendi i Madh do t\u00eb zgjidhte qeverin\u00eb e vilajetit (K\u00ebshillin e Vilajetit). Qeveria do t\u00eb p\u00ebrgatiste ligjet, do t\u00eb studionte reformat, do t\u00eb hartonte buxhetin dhe do t\u00eb zgjidhte gjykat\u00ebn e p\u00ebrgjithshme, t\u00eb cilat do t\u2019ia paraqiste p\u00ebr miratim Kuvendit t\u00eb Madh. Vendimet e K\u00ebshillit t\u00eb Vilajetit, thuhej n\u00eb k\u00ebt\u00eb program, do t\u00eb zbatoheshin nga t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e vilajetit. Ato do t\u00eb ishin t\u00eb detyrueshme edhe p\u00ebr qeverin\u00eb perandorake osmane.<\/p>\n<p>Pasi programi i ri u shpall bot\u00ebrisht, u ftuan t\u00eb gjitha deg\u00ebt e Lidhjes s\u00eb Prizrenit q\u00eb ta miratonin dhe t\u00eb ngarkonin nj\u00eb delegacion t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga personalitete shqiptare t\u00eb njohura p\u00ebr t\u2019ia paraqitur at\u00eb Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. N\u00eb shum\u00eb krahina t\u00eb vendit u hap nj\u00eb diskutim i zjarrt\u00eb nd\u00ebrmjet aktivist\u00ebve atdhetar\u00eb, q\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn programin e ri dhe qarqeve sulltaniste, t\u00eb cilat u ngrit\u00ebn kund\u00ebr p\u00ebrmbajtjes s\u00eb tij. Me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqnin n\u00eb an\u00ebn e tyre p\u00ebrkrah\u00ebsit e krahut t\u00eb moderuar, n\u00eb mjaft krahina udh\u00ebheq\u00ebsit u detyruan t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb l\u00ebshim, &#8211; t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga pjesa e fundit e programit (nga parimet kushtetore q\u00eb duhej t\u00eb kishte Vilajeti i Shqip\u00ebris\u00eb), rreth t\u00eb cilave u p\u00ebrqendrua diskutimi m\u00eb i rrept\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim programi u shtrua p\u00ebr diskutim n\u00eb deg\u00ebn e Lidhjes Shqiptare p\u00ebr Dibr\u00ebn, me nism\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs u mbajt n\u00eb Dib\u00ebr, m\u00eb 14 tetor, nj\u00eb kuvend i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, ku mor\u00ebn pjes\u00eb krer\u00ebt e qytetit t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb Fush\u00ebs s\u00eb Dibr\u00ebs, q\u00eb miratuan nj\u00eb rezolut\u00eb, t\u00eb hartuar 