{"id":4076,"date":"2013-12-12T17:16:24","date_gmt":"2013-12-12T16:16:24","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=4076"},"modified":"2020-09-02T12:25:45","modified_gmt":"2020-09-02T10:25:45","slug":"intervista-e-panjohur-e-ramiz-alise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/intervista-e-panjohur-e-ramiz-alise\/","title":{"rendered":"Intervista e panjohur e Ramiz Alis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ramiz-alia.jpg\" alt=\"\" width=\"350\" height=\"249\" class=\"alignleft size-full wp-image-60517\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ramiz-alia.jpg 350w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ramiz-alia-300x213.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 350px) 100vw, 350px\" \/><\/p>\n<p><strong>Intervista e vitit 1991: \u00cbsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb vijn\u00eb tek idealet me bindjet e tyre jo me forc\u00eb, jo me dhun\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb vjen nj\u00eb intervist\u00eb e panjohur e Ramiz Alis\u00eb, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gazetar shqiptar nga Kosova, i cili punonte p\u00ebr nj\u00eb kanal televiziv suedez. M\u00eb posht\u00eb vjen e zbardhur intervista e plot\u00eb: <\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb intervista e par\u00eb q\u00eb ju jepni p\u00ebr nj\u00eb televizion t\u00eb huaj? Ju fal\u00ebnderoj nga zemra por doja t\u2019u pyesja, k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb e jepni se keni simpati p\u00ebr Suedin\u00eb si vend neutral, apo mua q\u00eb jam shtetas suedez por shqiptar me origjin\u00eb nga Kosova? Apo jan\u00eb t\u00eb dyja s\u00eb bashku? <\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb dyja bashk\u00eb. Natyrisht q\u00eb kam simpati p\u00ebr ju q\u00eb jeni shqiptar, por nuk do ti ha hakun as simpatis\u00eb p\u00ebr Suedin\u00eb dhe popujve t\u00eb tjer\u00eb nordik\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, q\u00eb jan\u00eb miq t\u00eb shquar t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb jemi takuar ishte tetori i vitit t\u00eb kaluar n\u00eb Konferenc\u00ebn Ballkanike. At\u00ebher\u00eb nuk dhat\u00eb intervista p\u00ebr televizionet e huaja. Cila ishte arsyeja?<\/p>\n<p>Nuk dhash\u00eb intervist\u00eb kur hyra p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb sall\u00ebn e konferenc\u00ebs. Sepse ato q\u00eb kisha p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb do t\u2019i thosha n\u00eb konferenc\u00eb dhe aty do t\u2019i d\u00ebgjonit dhe juve. <\/p>\n<p>Jeni pjes\u00ebmarr\u00ebs i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Si shum\u00eb t\u00eb rinj edhe ju n\u00eb at\u00eb koh\u00eb keni pasur ideale krejt t\u00eb tjera. Mendoni se idealet tuaja u tradhtuan pas p\u00ebrfundimit t\u00eb k\u00ebsaj lufte? <\/p>\n<p>Un\u00eb dhe shum\u00eb shok\u00eb t\u00eb mij, hym\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare. Pra p\u00ebr \u00e7lirimin komb\u00ebtar nga fashizmi. Dhe pastaj, dal\u00ebngadal\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces iu dham\u00eb dhe realizimit t\u00eb idealeve tona socialiste. Un\u00eb nuk mendoj q\u00eb k\u00ebto ideale jan\u00eb tradhtuar. Tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebto ideale sa jan\u00eb realizuar n\u00eb jet\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem tjet\u00ebr. Si\u00e7 duket m\u00ebnyra e konceptimit t\u00eb realizimit n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre idealeve ishte jo shum\u00eb korrekte. Dhe nga kjo pik\u00ebpamje un\u00eb mendoj q\u00eb idealet p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb drejt\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri ku njer\u00ebzit t\u00eb rrojn\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e tyre, ku njer\u00ebzit t\u00eb mos i binin n\u00eb qaf\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, p\u00ebr lirit\u00eb shoq\u00ebrore, lirin\u00eb e njeriut vet\u00eb. K\u00ebto ideale, vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb idealet e mija. Dhe p\u00ebr k\u00ebto do t\u00eb luftojm\u00eb bashk\u00eb. <\/p>\n<p>Thoni q\u00eb keni qen\u00eb shoku me i af\u00ebrt, ose nd\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, njeriut m\u00eb besnik t\u00eb stalinizmit si\u00e7 quhet tek ne. Ju lutem t\u00eb m\u00eb thoni se \u00e7far\u00eb funksionesh keni pasur ju personalisht gjat\u00eb ekzistimit t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe cili ka qen\u00eb roli juaj i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb e ndikimit tuaj personal qoft\u00eb p\u00ebr mir\u00eb qofte p\u00ebr keq. Dhe \u00e7far\u00eb mendimi keni sot p\u00ebr Enverin?<\/p>\n<p>Un\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kam punuar me Enver Hoxh\u00ebn, jam marr\u00eb me fush\u00ebn e kultur\u00ebs, s\u00eb arteve, t\u00eb shtypit, t\u00eb shkollave, me nj\u00eb fjal\u00eb me k\u00ebt\u00eb an\u00ebn e problemit kulturor m\u00eb shum\u00eb. Se \u00e7far\u00eb kontributi kam dh\u00ebn\u00eb un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim e tregon vet\u00eb zhvillimi i vendit ton\u00eb n\u00eb k\u00ebto fusha. Dhe un\u00eb jam i mendjes q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, pavar\u00ebsisht dob\u00ebsive t\u00eb metave, gabimeve, fajeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb mjaft drejtime ka pasur rezultate qe nuk duhen mohuar. Ve\u00e7an\u00ebrisht edhe n\u00eb fush\u00ebn edhe kultur\u00ebs edhe n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, n\u00eb fush\u00ebn e zhvillimit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb t\u00eb arteve, t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb inteligjenc\u00ebs, sukseset e arritjet n\u00eb to jan\u00eb do t\u00eb thosha bile shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Mjafton t\u00eb p\u00ebrmendim q\u00eb n\u00eb \u201845-\u00ebn Shqip\u00ebria kishte 80% analfabet\u00eb. Kurse sot rinia shqiptare, 70% e saj ka mbaruar shkoll\u00ebn e mesme. Un\u00eb besoj q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb mjaft p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb arritje ka pasur n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme. B\u00ebhet nj\u00eb gabim sot, q\u00eb shpesh her\u00eb n\u00eb kritik\u00ebn ndaj s\u00eb kaluar\u00ebs duket tendenca p\u00ebr t\u00eb mohuar \u00e7do gj\u00eb. P\u00ebr mua kjo \u00ebsht\u00eb e gabuar. <\/p>\n<p>Do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb kalohet nga majtiste ekstreme n\u00eb ekstremet djathtiste? <\/p>\n<p>Si t\u00eb duash quaje, cil\u00ebn t\u00eb majt\u00eb cil\u00ebn t\u00eb djatht\u00eb por kalohet, n\u00eb mohim total. Kjo p\u00ebr mendimin tim do ishte nj\u00eb gj\u00eb fatale p\u00ebr kombin ton\u00eb. Sepse 50 vjet t\u00eb kombit ton\u00eb po t\u00eb ishin t\u00eb zeza, si\u00e7 thuhet, vaj halli. Po \u00e7\u2019ti them elektrikut? Zi? Shqip\u00ebria kishte kandil, tashti \u00ebsht\u00eb e elektrifikuar n\u00eb gjith\u00eb vendin. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fitore, nj\u00eb sukses. \u00c7\u2019ti them krijimit t\u00eb inteligjenc\u00ebs? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sukses. Dometh\u00ebn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb e nuk arrin dot n\u00eb konkluzione t\u00eb drejta p\u00ebr sot n\u00eb qoft\u00eb se \u00e7do gj\u00eb e shikojm\u00eb zi p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb d\u00ebnuar dhe pushkatuar njer\u00ebz faj e pafaj. Jan\u00eb internuar n\u00eb m\u00ebnyre kolektive familje t\u00eb t\u00ebra n\u00ebp\u00ebr kampet e internimit. A keni pasur ju njohuri p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tilla?<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim q\u00eb kur ka pasur ngjarje t\u00eb tilla t\u00eb m\u00ebdha, qoft\u00eb internimi qoft\u00eb edhe ekzekutime njer\u00ebzish, askush n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka qen\u00eb i paditur, t\u00eb t\u00ebr\u00eb i kan\u00eb ditur. Tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb problemi sa kemi qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb fakteve konkrete. Un\u00eb s\u2019jam marr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb as me problemet e gjykat\u00ebs apo t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb ministris\u00eb  Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, apo t\u00eb organeve t\u00eb hetuesis\u00eb etj, etj. Po dhe nga pik\u00ebpamja dokumentare konkrete nuk kam qen\u00eb koherent. Por q\u00eb kishte njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb pushkatuar, ose q\u00eb \u201cX\u201d ishte internuar, patjet\u00ebr q\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb dijeni, si s\u2019kam qen\u00eb? <\/p>\n<p>Do t\u00eb thot\u00eb&#8230;? <\/p>\n<p>Shkaku pse, qysh, mbi \u00e7\u2019baza? K\u00ebto nuk i di. <\/p>\n<p>Do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb jet\u00ebn tuaj nuk keni provuar ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb luani rolin e nj\u00eb polici ose hetuesi? <\/p>\n<p>Jo, nuk \u00ebsht\u00eb provuar asnj\u00ebher\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb. I vetmi zanat q\u00eb s\u2019kam b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00eb. <\/p>\n<p>Aktualisht, do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e dim\u00eb se kan\u00eb ndodhur gabime t\u00eb r\u00ebnda. Dhe si mendoni ju, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grup i madh njer\u00ebzish q\u00eb jan\u00eb fajtor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apo jan\u00eb disa persona t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb? P\u00ebr arsye se sikur m\u00eb duket nganj\u00ebher\u00eb q\u00eb dikush punoi me q\u00ebllime t\u00eb caktuara p\u00ebr fajin kolektiv n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore? <\/p>\n<p>Un\u00eb prap do t\u2019i kthehem ides\u00eb q\u00eb thash\u00eb p\u00ebrpara, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb korrekte, \u00ebsht\u00eb e gabuar p\u00ebr mendimin tim n\u00eb qoft\u00eb se t\u00eb kaluar\u00ebn e shikojm\u00eb vet\u00ebm zi. Nuk duhet par\u00eb zi. E kaluara \u00ebsht\u00eb, ka shum\u00eb aspekte, ka aspekte pozitive, ka aspekte negative. Nganj\u00ebher\u00eb negativet kan\u00eb qen\u00eb dhe tragjike dhe nuk ka dyshim q\u00eb jan\u00eb edhe t\u00eb d\u00ebnueshme. N\u00eb qoft\u00eb se flasim p\u00ebr fajin n\u00eb k\u00ebto gabime, n\u00eb k\u00ebto veprime q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Gjithashtu nuk \u00ebsht\u00eb korrekte q\u00eb k\u00ebto t\u2019i ket\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb njeri, mund edhe ta thoshim, secili nga ne mundet tani edhe me e heq qyrkun. Por nuk \u00ebsht\u00eb as ndershme, por as korrekte, sepse ne fund t\u00eb fundit t\u00eb t\u00ebr\u00eb kemi jetuar n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb caktuar dhe nuk ka dyshim, n\u00eb \u00e7do vend kupton nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs nga dikush tjet\u00ebr. Ne n\u00eb rastin ton\u00eb un\u00eb jam m\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs se ti?<\/p>\n<p>Po ashtu \u00ebsht\u00eb&#8230; <\/p>\n<p>Pra at\u00ebher\u00eb nuk mundesh ti t\u00eb jesh p\u00ebrgjegj\u00ebs sa un\u00eb por n\u00ebse n\u00eb dhom\u00ebn ton\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej di\u00e7ka n\u00eb syrin t\u00ebnd, je edhe ti po aq p\u00ebrgjegj\u00ebs sa un\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim un\u00eb mendoj se p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb kolektive kan\u00eb mas\u00ebn e tyre, shkall\u00ebn e tyre. Duhet me dit me i dallu kto t\u00eb dyja gj\u00ebrat. <\/p>\n<p>Lidhur me izolimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Sa i ka kushtuar izolimi Shqip\u00ebris\u00eb, shtrenjt\u00eb, shum\u00eb shtrenjt\u00eb apo jasht\u00ebzakonisht shtrenjt\u00eb? <\/p>\n<p>Pyetjen e ke krahasore? <\/p>\n<p>Mund t\u00eb p\u00ebrgjigjeni&#8230;<\/p>\n<p>Jo, jo&#8230;<\/p>\n<p>Ose \u00e7far\u00eb defektesh ka pasur? <\/p>\n<p>Ajo, p\u00ebr mua r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb t\u00eb theksoj k\u00ebt\u00eb moment, sidomos pas prishjes me Kin\u00ebn, me sakt\u00ebsi aty nga mesi i viteve \u201970, dometh\u00ebn\u00eb nga \u201871, \u201872, \u201875 k\u00ebshtu, kur u duk qart\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet me Kin\u00ebn po shkonin drejt shuarjes dhe sidomos n\u00eb fush\u00ebn ekonomike, bashk\u00ebpunimi me Kin\u00ebn dob\u00ebsohej, ne b\u00ebm\u00eb gabim.  Gabimin q\u00eb ngul\u00ebm k\u00ebmb\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e mb\u00ebshtetjes n\u00eb forcat veta, n\u00eb kuptimin q\u00eb t\u00eb mos lidhemi, t\u00eb mos k\u00ebrkojm\u00eb bashk\u00ebpunim ekonomik me vendet e tjera. Kjo padyshim i ka kushtuar shum\u00eb, jasht\u00ebzakonisht tep\u00ebr, tep\u00ebr r\u00ebnd\u00eb, shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb&#8230;. Gjejeni cilin t\u00eb doni nga epitet. Por fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo i ka kushtuar r\u00ebnd\u00eb vendit ton\u00eb. Sepse efektivisht k\u00ebto 15 vitet e fundit ekonomia \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb vet\u00ebm me rezervat e veta, pa pasur asnj\u00eb lloj bashk\u00ebpunimi ekonomik me bot\u00ebn e jashtme, pa pasur asnj\u00eb kredi nga bota e jashtme. Dhe nuk ka dyshim q\u00eb nj\u00eb ekonomi e nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, boll bile \u00ebsht\u00eb mbajtur me rezervat e saja. <\/p>\n<p>D\u00ebshiroj t\u2019ju b\u00ebj nj\u00eb pyetje lidhur me Kart\u00ebn e Helsinkit. Ju lutem zoti President m\u00eb thoni cilat ishin shkaqet q\u00eb Shqip\u00ebria nuk e n\u00ebnshkroi k\u00ebt\u00eb dokument kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mbi mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut?<\/p>\n<p> Nuk ishte \u00e7\u00ebshtje e dokumentit mbi t\u00eb drejtat e njeriut. Kur u b\u00eb n\u00eb fillim mbledhja e Helsinkit, ideja jon\u00eb ishte se ajo u propozua nga Brezhnjevi, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte shpallur teorin\u00eb e sovranitetit t\u00eb kufizuar dhe k\u00ebrkonte q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Helsinkit t\u00eb realizonte synimin e vet p\u00ebr ndarjen e zonave t\u00eb influenc\u00ebs. Ne gjykuam, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb nuk duhet t\u00eb biem n\u00ebn zon\u00ebn e influenc\u00ebs sovjetike, prandaj refuzuam t\u00eb merrnim pjes\u00eb. Por ky ishte nj\u00eb, si t\u00eb thuash, nj\u00eb gjykim i ngusht\u00eb i par\u00eb n\u00eb nj\u00eb aspekt an\u00ebsor, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb vet\u00eb zhvillimi i Konferenc\u00ebs s\u00eb Helsinkit e tejkaloi k\u00ebt\u00eb aspekt dhe mori aspekte t\u00eb tjera m\u00eb themelore si\u00e7 ishte t\u00eb drejtat e njeriut, \u00e7\u00ebshtja e l\u00ebvizjes, e qarkullimit t\u00eb ideve, t\u00eb njer\u00ebzve etj., etj. <\/p>\n<p>N\u00eb Konferenc\u00ebn Ballkanike dhe n\u00eb fjalime t\u00eb tjera q\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb, e q\u00eb ju keni pas, shpesh her\u00eb thuhet se Evropa i ka fajet e veta, gjynahet e veta karshi shqiptar\u00ebve, dhe kjo nuk diskutohet, \u00ebsht\u00eb tamam ashtu. Por cilat jan\u00eb konkretisht k\u00ebto faje dhe a mos edhe shqiptar\u00ebt kan\u00eb fajet e veta karshi Evrop\u00ebs? Mos edhe nga ana e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb injorim i Evrop\u00ebs? <\/p>\n<p>S\u00eb pari kur flasim ne p\u00ebr fajet q\u00eb na ka Evropa neve, kryesisht flasim p\u00ebr fajet n\u00eb planin komb\u00ebtar. Dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb kuptimin q\u00eb Evropa e ndau Shqip\u00ebrin\u00eb dhe e la gjysm\u00ebn e kombit shqiptar matan\u00eb kufirit. Ky \u00ebsht\u00eb dhe faji kryesor i Evrop\u00ebs. S\u00eb dyti, n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb flisja tashti pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb mase Evropa s\u00ebrish e injoroi Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb \u00e7\u2019kuptim? P\u00ebr shembull kur neve p\u00ebrzum\u00eb flot\u00ebn sovjetike nga Vlora, ky ishte si t\u00eb thuash nj\u00eb rast q\u00eb p.sh. Italia un\u00eb besoj duhet t\u00eb ishte e k\u00ebnaqur, sepse iu largua nj\u00eb rrezik nga dera e vet. Por asnj\u00eb gjest p\u00ebr t\u2019u afruar me Shqip\u00ebrin\u00eb nuk b\u00ebri. Dhe Evropa nuk e vler\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb gjest t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kur ne u larguam nga Traktati i Varshav\u00ebs n\u00eb \u201868-\u00ebn nuk pat\u00ebm asnj\u00eb gjest nga ana e Evrop\u00ebs p\u00ebr t\u2019u afruar me Shqip\u00ebrin\u00eb, megjith\u00ebse Evropa ngriti krye kund\u00ebr nj\u00eb superfuqie t\u00eb madhe si\u00e7 ishte Bashkimi Sovjetik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim nuk mund t\u00eb them q\u00eb \u00ebsht\u00eb pa faj diplomacia evropiane. Diplomacia shqiptare ose Shqip\u00ebria pa dyshim ka edhe ajo fajet e veta n\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljen e vet, mbi at\u00eb parimin q\u00eb thash\u00eb, t\u00eb forcave t\u00eb veta, q\u00eb padyshim e largoi Shqip\u00ebrin\u00eb nga nj\u00eb bashk\u00ebpunim i frytsh\u00ebm me vende t\u00eb ndryshme evropiane.<\/p>\n<p>Alia: S\u2019kam qen\u00eb kurr\u00eb stalinist <\/p>\n<p>Do t\u00eb thot\u00eb se sipas k\u00ebsaj del konkluzioni se Shqip\u00ebria k\u00ebshtu me k\u00ebmb\u00ebngulje mbrojti rrug\u00ebn staliniste. Dhe doja k\u00ebtu konkretisht t\u2019ju pyes, Ju si President, keni qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb me bindje stalinist dhe \u00e7far\u00eb mendimi keni mbi Stalinin?<\/p>\n<p>K\u00ebtij nocionit \u201cstalinist\u201d i japim shum\u00eb kuptime, interpretime t\u00eb ndryshme. Zakonisht me nocionin \u201cstalinist\u201d kuptohet, represioni, p\u00ebrdorimi i dhun\u00ebs, dometh\u00ebn\u00eb ndryshimi ose i realizimi i idealeve, i q\u00ebllimeve n\u00ebp\u00ebrmjet shtypjes dhun\u00ebs etj., etj. N\u00eb qoft\u00eb se pyetja m\u00eb drejtohet pik\u00ebrisht; n\u00ebse un\u00eb kam qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb partizan i k\u00ebtij koncepti, ju them, jo s\u2019kam qen\u00eb kurr\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb. Sepse kam qen\u00eb dhe jam i bindur q\u00eb konceptet, parimet ose idealet e ndryshme nuk mundet t\u2019u imponohen tjer\u00ebve me forc\u00eb, nuk mundet t\u2019i imponohen t\u00eb tjer\u00ebve me represion. \u00cbsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb vijn\u00eb tek idealet me bindjet e tyre jo me forc\u00eb, jo me dhun\u00eb. Dhuna dhe p\u00ebrdorimi i represionit b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm keq dhe kurr\u00eb mir\u00eb. <\/p>\n<p>Por&#8230;?<\/p>\n<p>Mendimi p\u00ebr Stalinin? P\u00ebr Stalinin po shkruhen e thuhen shum\u00eb, ka historian q\u00eb po merren me Stalinin, ka njer\u00ebz q\u00eb flasin shum\u00eb keq p\u00ebr ato gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. Dhe padyshim kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kur flasin ashtu se nuk mund t\u00eb flitet mir\u00eb p\u00ebr represionin, p\u00ebr dhun\u00ebn, p\u00ebr vrasjet, p\u00ebr zhvendosje popujsh t\u00eb t\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb krahin\u00eb n\u00eb nj\u00eb krahin\u00eb tjet\u00ebr etj., etj. Por nuk duhet neglizhuar dhe ato an\u00eb pozitive, ose at\u00eb rol q\u00eb Stalini ka luajtur n\u00eb historin\u00eb, do t\u00eb thosha n\u00eb historin\u00eb bot\u00ebrore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kan\u00eb shkruar \u00c7ur\u00e7illi, ka shkruar Debori, kan\u00eb shkruar njer\u00ebz t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb e kan\u00eb njohur Stalini. Un\u00eb se kam njohur at\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb s\u2019them dot gj\u00eb. Po se kam njohur asnj\u00ebher\u00eb at\u00eb. <\/p>\n<p>Fatmir\u00ebsisht&#8230; <\/p>\n<p>Se kam takuar fare. <\/p>\n<p>Sipas mendimit tuaj, cilat ishin gabimet kryesore t\u00eb politik\u00ebs shqiptare apo konkretisht, th\u00ebn\u00eb gabimet kryesore t\u00eb Enverit gjat\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb tij si President, ose si udh\u00ebheq\u00ebs shteti n\u00eb Shqip\u00ebri, ku kishte shume funksione. Se si\u00e7 e that\u00eb m\u00eb par\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb an\u00ebt e tyre pozitive dhe negative?<\/p>\n<p>Un\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i futem nj\u00eb analize t\u00eb till\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pyetja, q\u00eb k\u00ebrkon shum\u00eb shpjegime t\u00eb gjata, m\u00eb mir\u00ebn do t\u00eb ndalohesha pak t\u00eb karakterizoja figur\u00ebn e Enverit. \u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jap\u00ebsh nj\u00eb gjykim bardh e zi p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn. Sepse roli i tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rol i madh n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb, ka qen\u00eb 50 vjet n\u00eb krye t\u00eb vendit. Ka luajtur nj\u00eb rol vendimtar n\u00eb Luft\u00ebn Antifashiste, ka qen\u00eb organizatori dhe komandanti i Luft\u00ebs Antifashiste. T\u00eb mohosh k\u00ebt\u00eb rol \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb mohosh t\u00ebr\u00eb at\u00eb luft\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Tashti kan\u00eb fillu t\u00eb shkruajn\u00eb disa q\u00eb edhe gjat\u00eb luft\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb \u201ck\u00ebt\u00eb e k\u00ebt\u00eb\u201d. Por ja lexova dje dhe sot Kristo Themekon q\u00eb shkruante. Ja, hidhte posht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb t\u00ebr\u00eb atyre shkrimeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn. <\/p>\n<p>Bile flitet se ka organizuar atentate, ndaj Qemal Staf\u00ebs e tjer\u00ebve?<\/p>\n<p>Po n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, Kristo Themelko thot\u00eb q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet. Pra t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr figur\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb shikohen edhe an\u00ebt pozitive dhe an\u00ebt negative. Enver Hoxha ka qen\u00eb njeri q\u00eb si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, si njer\u00ebzit, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb dhe t\u00eb mira, b\u00ebjn\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebqija. Dhe n\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb njeri, jeta e tregon k\u00ebt\u00eb, q\u00ebndron gjat\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion udh\u00ebheq\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e paevitueshme q\u00eb ai t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe gabime. Bile m\u00eb shum\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb gabime.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervista e vitit 1991: \u00cbsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb vijn\u00eb tek idealet me bindjet e tyre jo me forc\u00eb, jo me dhun\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb vjen nj\u00eb intervist\u00eb e panjohur e Ramiz Alis\u00eb, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gazetar shqiptar nga Kosova, i cili punonte p\u00ebr nj\u00eb kanal televiziv suedez. M\u00eb posht\u00eb vjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60517,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[18],"tags":[5286],"class_list":["post-4076","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-interviste","tag-ramiz-alia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4076","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4076"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4076\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60518,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4076\/revisions\/60518"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60517"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4076"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4076"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4076"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}