{"id":40791,"date":"2018-06-11T11:51:17","date_gmt":"2018-06-11T09:51:17","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=40791"},"modified":"2018-06-11T11:51:17","modified_gmt":"2018-06-11T09:51:17","slug":"nordiket-serish-te-paret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nordiket-serish-te-paret\/","title":{"rendered":"Nordik\u00ebt s\u00ebrish t\u00eb par\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/energy.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-40792\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/energy.jpg 1100w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/energy-300x169.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/energy-768x432.jpg 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/energy-1024x576.jpg 1024w\" sizes=\"(max-width: 1100px) 100vw, 1100px\" \/><\/p>\n<p><strong>Pa u ndier fare, si\u00e7 e kan\u00eb zakon, vendet nordike (Danimarka, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Islanda, Ishujt Faroe, Groenlanda dhe ishujt Aland), kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr risi n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme, dhe kan\u00eb nd\u00ebrmend ta mbajn\u00eb gjat\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Motivi q\u00eb i shtyn nuk \u00ebsht\u00eb thjesht altruizmi, edhe pse jan\u00eb mjaft t\u00eb ndjesh\u00ebm p\u00ebr sa i p\u00ebrket ndryshimeve klimatike dhe ndotjes. Ata duan t\u00eb kapin tregjet bot\u00ebrore t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb past\u00ebr, q\u00eb p\u00ebrfshin teknologjit\u00eb q\u00eb nga riciklimi i produkteve e deri te prodhimi i pajisjeve q\u00eb punojn\u00eb me energji t\u00eb rinovueshme, si motor\u00ebt elektrik\u00eb, etj. N\u00eb vitin 2017, investimet bot\u00ebrore n\u00eb infrastruktur\u00ebn e energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij tregu t\u00eb gjer\u00eb, ka qen\u00eb 280 miliard\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse vende t\u00eb tjera pro-energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme (si Gjermania) kan\u00eb punuar fort p\u00ebr imazhin ekologjik, nordik\u00ebt e kan\u00eb p\u00ebrqafuar plot\u00ebsisht krijimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb nuk ndot mjedisin, dhe kan\u00eb kryesuar n\u00eb fusha si transporti elektrik, qytetet \u201csmart\u201d, rrjetet elektrike q\u00eb kalojn\u00eb kufijt\u00eb dhe nd\u00ebrtim i centraleve me energji t\u00eb rinovueshme.<\/p>\n<p>Ja disa nga arritjet e fundit: n\u00eb Norvegji, m\u00eb shum\u00eb se gjysma e makinave t\u00eb reja q\u00eb jan\u00eb shitur jan\u00eb modele elektrike ose hibride, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po prodhohet nj\u00eb flot\u00eb e t\u00ebr\u00eb me traget\u00eb q\u00eb funksionojn\u00eb me elektricitet. Danimarka vuri rekord bot\u00ebror vitin e shkuar p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike nga era, prej t\u00eb cil\u00ebs mbuluan 43% t\u00eb konsumit. Suedez\u00ebt dhe finlandez\u00ebt po prodhojn\u00eb gaz biologjik nga mbetjet dhe nga bim\u00ebsia, t\u00eb cilin e kthejn\u00eb n\u00eb karburant p\u00ebr ngrohje dhe p\u00ebr makina. Islanda dhe Norvegjia kan\u00eb nisur tashm\u00eb t\u00eb funksionojn\u00eb me energji t\u00eb rinovueshme, p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb hidrocentraleve dhe centraleve gjeotermike.<\/p>\n<p>Kopenhageni, kryeqyteti i Danimark\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej qyteteve m\u00eb \u201csmart\u201d t\u00eb Europ\u00ebs, nj\u00eb prej qyteteve q\u00eb shkarkon m\u00eb pak gazra ndot\u00ebs n\u00eb mjedis: dy t\u00eb tretat e banor\u00ebve shkojn\u00eb me bi\u00e7ikleta n\u00eb pun\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00ebm 9% ngasin makina. N\u00eb qytet ka 358 km korsi bi\u00e7ikletash dhe bashkia vazhdon t\u00eb zgjeroj\u00eb rrug\u00ebt dhe urat p\u00ebr \u00e7iklist\u00ebt. Pak qytete n\u00eb bot\u00eb kan\u00eb aj\u00ebr aq t\u00eb past\u00ebr n\u00eb qendrat e tyre, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn Kopenhagenin nj\u00eb nga qytetet m\u00eb t\u00eb jetueshme n\u00eb bot\u00eb, vit pas viti.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebsaj, nordik\u00ebt kan\u00eb rritur bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrkufitar. 27 milion\u00eb banor\u00ebt e \u00e7do vendi lidhen me nj\u00ebri-tjetrin n\u00ebp\u00ebrmjet rrjeteve t\u00eb transmetimit elektrik, dhe kan\u00eb tregje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gadishullin skandinav. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb praktike, pasi, n\u00ebse n\u00eb Danimark\u00eb nuk fryn mjaftuesh\u00ebm er\u00eb p\u00ebr turbinat, ata mund t\u00eb marrin energji nga Norvegjia dhe t\u2019ia kthejn\u00eb kur Norvegjia t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb. Ky rrjet do t\u00eb jet\u00eb shembulli q\u00eb do t\u00eb ndjek\u00eb gjith\u00eb Europa nj\u00eb dit\u00eb, pasi t\u00eb jen\u00eb hequr karburantet e djegshme.<\/p>\n<p>Ky p\u00ebrparim energjik \u00ebsht\u00eb arritur me lul\u00ebzimin e ekonomive. Q\u00eb nga viti 2000, PBB e vendeve nordike \u00ebsht\u00eb rritur me 28%. Gjermania e ka rritur me 22%. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shkarkimi i ndotjeve n\u00eb mjedis ka r\u00ebn\u00eb me 18%. Duket qart\u00eb q\u00eb investimet kan\u00eb kthyer t\u00eb ardhura si dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mjedis m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm p\u00ebr banor\u00ebt.<\/p>\n<p>Sigurisht, jo t\u00eb gjitha vendet kan\u00eb lumenj pa fund e liqene malore si Norvegjia, apo pasuri n\u00ebntok\u00ebsore si Islanda vullkanike. Duke pasur shum\u00eb lumenj e shum\u00eb hidrocentrale, Norvegjia mund t\u00eb garantoj\u00eb \u00e7mim t\u00eb ul\u00ebt energjie p\u00ebr t\u00eb karikuar makinat elektrike, kamion\u00ebt dhe anijet. Danimarka, ku fryn shum\u00eb er\u00eb, ka vet\u00ebm 5.7 milion\u00eb banor\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb vend ideal p\u00ebr turbina n\u00eb det.<\/p>\n<p>Por ekspertiza e nordik\u00ebve n\u00eb energji t\u00eb past\u00ebr nuk vjen vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb vendndodhjes, por edhe prej largpam\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Danimarka, p\u00ebr shembull, i kushtoi shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi kriz\u00ebs energjetike q\u00eb pat\u00ebn n\u00eb vitet 1970, ndaj e kthyen v\u00ebmendjen te energjia e krijuar nga era. Me syt\u00eb nga e ardhmja, nordik\u00ebt kan\u00eb ofruar m\u00eb shum\u00eb fonde k\u00ebrkimi p\u00ebr universitete private e shtet\u00ebrore. Partneriteti publik-privat ka sjell\u00eb shum\u00eb prej arritjeve teknologjike n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Fal\u00eb k\u00ebtyre programeve, Norvegjia arriti rezultate t\u00eb larta me makinat elektrike. Edhe sot, Norvegjia financon eksperimente t\u00eb shumta me hidrogjen, nj\u00eb burim energjie q\u00eb nordik\u00ebve u duket me potencial t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Fondet e inovacionit, gjithsesi, nuk shihen si dhurime t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr industrin\u00eb, por si mb\u00ebshtetje fillestare p\u00ebr ngritjen e bizneseve teknologjike q\u00eb shum\u00eb shpejt do t\u00eb ecin me k\u00ebmb\u00ebt e tyre tregun e energjis\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb zgjerohet p\u00ebrdorimi i teknologjis\u00eb s\u00eb gjelb\u00ebr, aq m\u00eb shum\u00eb ulen \u00e7mimet nga ekonomia dhe nga p\u00ebrmir\u00ebsimi i teknologjis\u00eb, si\u00e7 ka ndodhur me energjin\u00eb diellore, q\u00eb tashm\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb lloj subvencioni nga shteti.<\/p>\n<p>Nordik\u00ebt krenohen sot me qindra kompani q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrqendruar te energjia e past\u00ebr. Kompania daneze, Vestas, udh\u00ebheq tregun bot\u00ebror p\u00ebr prodhimin e turbinave t\u00eb er\u00ebs. N\u00eb vitin 2016 kan\u00eb shitur n\u00eb 34 vende t\u00eb bot\u00ebs, q\u00eb nga Gjermania e deri n\u00eb Kin\u00eb.<\/p>\n<p>Sado mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse e largpam\u00ebse t\u00eb jen\u00eb k\u00ebto risi, nuk mbeten pa nj\u00eb an\u00eb negative. Norvegjia e ka b\u00ebr\u00eb shumic\u00ebn e pasuris\u00eb nga rezervat e naft\u00ebs n\u00eb Detin e Veriut dhe nga gazi q\u00eb eksporton n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb burimi kryesor i fondeve bujare q\u00eb ofron p\u00ebr energjin\u00eb e riciklueshme.<\/p>\n<p>Sigurisht, tranzicioni drejt nj\u00eb shoq\u00ebrie m\u00eb t\u00eb sigurt e me m\u00eb pak ndotje \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr. Si Suedia, ashtu edhe Finlanda, kan\u00eb centrale energjie b\u00ebrthamore apo me qymyr. Suedia ka n\u00eb plan t\u2019i mbyll\u00eb centralet b\u00ebrthamore, nd\u00ebrsa Danimarka nuk i mbulon dot nevojat e gjith\u00eb vendit me energjin\u00eb e krijuar nga era, dhe flota e peshkimit n\u00eb Island\u00eb funksionon e gjitha me naft\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nordik\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb shembull q\u00eb pjesa tjet\u00ebr e bot\u00ebs k\u00ebrkon ta imitoj\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimi logjik i marr\u00ebveshjes s\u00eb Parisit p\u00ebr klim\u00ebn, n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Risit\u00eb e tyre nuk kan\u00eb asgj\u00eb magjike, pasi arritjet n\u00eb energjin\u00eb e past\u00ebr jan\u00eb thjesht fryt i vizionit, investimeve dhe shpirtit sip\u00ebrmarr\u00ebs. Ka shum\u00eb vende t\u00eb tjera q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb burime t\u00eb ngjashme. Thjesht duhet t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim, njofton Top Channel.<\/p>\n<p><strong>Paul Hockenos, CNN<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pa u ndier fare, si\u00e7 e kan\u00eb zakon, vendet nordike (Danimarka, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Islanda, Ishujt Faroe, Groenlanda dhe ishujt Aland), kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr risi n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme, dhe kan\u00eb nd\u00ebrmend ta mbajn\u00eb gjat\u00eb. Motivi q\u00eb i shtyn nuk \u00ebsht\u00eb thjesht altruizmi, edhe pse jan\u00eb mjaft t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40792,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[25],"tags":[4364,4363],"class_list":["post-40791","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi","tag-nordiket","tag-paul-hockenos"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40791","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40791"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40791\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40792"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40791"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40791"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40791"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}