{"id":40897,"date":"2018-06-13T11:51:44","date_gmt":"2018-06-13T09:51:44","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=40897"},"modified":"2018-06-13T11:51:44","modified_gmt":"2018-06-13T09:51:44","slug":"mbi-tradhetine-dhe-gardianet-e-umetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/mbi-tradhetine-dhe-gardianet-e-umetit\/","title":{"rendered":"Mbi tradh\u00ebtin\u00eb dhe gardian\u00ebt e umetit"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_40899\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-40899\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/albert-berisha.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"240\" class=\"size-full wp-image-40899\" \/><p id=\"caption-attachment-40899\" class=\"wp-caption-text\">Autor: <b>Albert BERISHA<\/b><\/p><\/div>\n<p>Si mund t\u00eb jet\u00eb burgu i mir\u00eb kur je larg njer\u00ebzve q\u00eb i do?<br \/>\nSi mund t\u00eb jet\u00eb i mir\u00eb burgu kur ndihesh i paralizuar dhe i pafuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i dobish\u00ebm?<br \/>\nSi mund t\u00eb jet\u00eb i mir\u00eb burgu kur t\u00eb tmerron ideja q\u00eb je larg familjes dhe jeton \u00e7do dit\u00eb me frik\u00ebn se mund t\u2019u ndodh di\u00e7ka e keqe?<br \/>\nSi mund t\u00eb jet\u00eb burgu i mir\u00eb kur gjat\u00eb nat\u00ebs \u00ebnd\u00ebrron q\u00eb po sh\u00ebtit\u00ebsh n\u00ebp\u00ebr Prishtin\u00eb nd\u00ebrsa zgjohesh dhe e sheh q\u00eb realiteti yt jan\u00eb grilat?<br \/>\nT\u00eb vret nd\u00ebrgjegjja p\u00ebr d\u00ebmin q\u00eb ja ke b\u00ebr\u00eb familjes, t\u00eb mbulon ndjenja e urrejtjes p\u00ebr ata q\u00eb t\u00eb kane sjell\u00eb k\u00ebtu, e urren veten q\u00eb e ke shkat\u00ebrruar \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb profesion.<br \/>\nPra si mund t\u00eb jet\u00eb i mir\u00eb burgu???<br \/>\nA ka ndonj\u00eb t\u00eb mir\u00eb burgu, e si mund t\u00eb jet\u00eb i mir\u00eb nj\u00eb ambient i till\u00eb?<\/p>\n<p>Duke menduar thelle thelle vjen n\u00eb p\u00ebrfundim se \u201cPO\u201d, i ka t\u00eb mirat e tij edhe ky i shkret\u00eb<br \/>\nburgu. P\u00ebrderisa je i mbyllur n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt t\u00eb neveritsh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtuar nga kontejner\u00ebt dhe betoni e hekurat ke di\u00e7ka t\u00eb vlefshme q\u00eb pak kush e ka. Ajo \u00ebsht\u00eb \u201cKoha\u201d.<br \/>\nKe koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb adhuruar Krijuesin, ke koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u2019u penduar ndaj secilit m\u00ebkat, ke koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb list\u00ebn e njer\u00ebzve q\u00eb mbase ju ke hy n\u00eb hak ose i ke l\u00ebnduar, ke koh\u00eb p\u00ebr lexim edhe p\u00ebr ndonj\u00eb or\u00eb fitnes, var\u00ebsisht prej tripave. Ke kohe p\u00ebr t\u00eb reflektuar, ke koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb plane e p\u00ebr t\u00eb shpresuar se nj\u00eb dit\u00eb, dikur do behet mire \u2026., e edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e shkruar p\u00ebr ti mbajte \u00e7do dit\u00eb t\u00eb d\u00ebnimit apo si\u00e7 e thon\u00eb t\u00eb burgosurit e tjer\u00eb me humor \u201cderi n\u2019drras\u00eb\u201d.<br \/>\nDhe ajo \u00e7ka ke koh\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb kujtuar \u00e7do moment nga e kaluara, \u00e7do detaj t\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb ke kaluar, \u00e7do ngjarje e \u00e7do individ q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde pa leje e rast\u00ebsisht.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto dit\u00ebt e bukura t\u00eb pranver\u00ebs ku e vler\u00ebson secil\u00ebn bim\u00eb, secil\u00ebn lule,secil\u00ebn cic\u00ebrim\u00eb zogj\u00ebsh e secil\u00ebn rreze dielli, gjat\u00eb koh\u00ebs sa po na lejojn\u00eb t\u00eb dalim n\u00eb sh\u00ebtitje dy her\u00eb n\u00eb dit\u00eb nga nj\u00eb or\u00eb, t\u00eb rrethuar me tela mbi tre metra, me shkoi mendja p\u00ebr nj\u00eb fenomen q\u00eb me ka p\u00ebrcjell\u00eb k\u00ebto 5 vitet e fundit.<\/p>\n<p>M\u00eb shkoj mendja tek tradhtia nga njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Mu kujtua nj\u00eb v\u00eblla i dashtun mysliman nga ata t\u00eb linj\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr, asi tipi \u201chardcore tekfiri\u201d q\u00eb vran\u00eb e pren\u00eb e grin\u00eb me goj\u00eb. Asi qe e ka \u00e7lirua gjysm\u00ebn e umetit prej qafir\u00ebve. Mu kujtua ai momenti kur i pata th\u00ebn\u00eb se po nisem p\u00ebr Sham po nuk dua me pas pune me grupe terroriste. M\u00eb pat dhan\u00eb bes\u00eb sii v\u00eblla q\u00eb aty s\u2019na d\u00ebrgon. E pasi q\u00eb shkuam p\u00ebr ti ble biletat m\u00eb tha bleje ve\u00e7 t\u00ebnden se mu m\u00eb duhet me i prit do tjer\u00eb vllazni! Tradhtia e par\u00eb.<br \/>\nTradhtia e dyt\u00eb ishte kur un\u00eb i ngaz\u00ebllyer q\u00eb po i bashkohem xhihadit teksa po b\u00ebja dua n\u00eb aeroplanin e Pegasus n\u00eb t\u00eb cilin po fluturoja p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time, mezi s\u2019prisja ti takoj nja 5 vllazni tjer\u00eb diku n\u00eb Anadoll aty ku me kishin th\u00ebn\u00eb se do me prisnin. Ata kishin vendos\u00eb mos me m\u00eb prit, sepse kishin filluar t\u00eb mendojn\u00eb q\u00eb jam far agjenti. Pra i kish pas rroke sindromi i \u201cxhejms bondit\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i theksuar tek ne kosovar\u00ebt e porsadal\u00eb nga lufta. M\u00eb von\u00eb d\u00ebgjova se nj\u00ebrin nga ta e kishin kthyer turqit n\u00eb Kosov\u00eb, dhe sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg i shkreti,e Allahu e liroft\u00eb se m\u00eb dhimbset sa vetja. Tre t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb luftime dhe i kat\u00ebrti q\u00eb e njoh mir\u00eb ja ka ther\u00eb diku n\u00eb Evrop\u00eb pa asnj\u00eb therr\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<br \/>\nTradhtia e tret\u00eb me ndodhi me ata dreq telefona t\u00eb lodht\u00eb, e me kontakte n\u00eb internet p\u00ebr me gjet\u00eb njer\u00ebz me kalu kufirin edhe me mbrri te shqiptar\u00ebt. Nj\u00ebfar\u00eb tipi prej Kosov\u00ebs tu nejt si zotni m\u00eb tregonte kah me shku e te kush me shku, edhe me lutej me bo dua p\u00ebr t\u00eb deri sa m\u00eb d\u00ebrgoj n\u00eb thertore.<\/p>\n<p>Tradhtit\u00eb tjera pasuan pasi u ktheva n\u00eb Prishtin\u00eb, shoq\u00ebruar pastaj me shpifje, sulme pse u ktheva, dyshime pse pranova q\u00eb kisha udh\u00ebtuar atje, sharje pse dola n\u00eb media, etiketa p\u00ebr lakmi e \u00e7ka jo tjet\u00ebr .<br \/>\nSa pak dit\u00eb, kaq rrug\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, kaq shum\u00eb p\u00ebrjetime, kaq shum\u00eb tradh\u00ebti, e n\u00eb fund fajtori i vet\u00ebm jam un\u00eb.<br \/>\nDuke analizuar rastin tim po filloj ti shoh e ti analizoj gjerat n\u00eb nj\u00eb nivel pak m\u00eb makro. N\u00eb nj\u00eb nivel pak m\u00eb global. Dhe nuk arrij t\u00eb kuptoj se si nj\u00eb grumbull tradhtar\u00ebsh arrijn\u00eb q\u00eb t\u00eb manipulojn\u00eb kaq shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb rinj\u00eb e naiv, dhe si arrijn\u00eb q\u00eb t\u00eb shkaktojn\u00eb kaq shume mjegull e trazira n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb rilindje islame dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb. Si \u00ebsht\u00eb e mundur qe k\u00ebta e kan\u00eb monopolizuar Islamin, e kan\u00eb uzurpuar t\u00eb drejt\u00ebn, e kan\u00eb d\u00ebrmuar e terrorizuar nj\u00eb komunitet t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb p\u00ebrber\u00eb nga miliona besimtar\u00eb.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb tmerrues fakti se si tradhtin\u00eb dhe manipulimin e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00eb t\u00eb kauz\u00ebs se tyre dhe sa me zell mundohen q\u00eb k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb t\u00eb tyre ta b\u00ebjn\u00eb kauz\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb neve.<\/p>\n<p>Kur e mendoj sot se sa djali i ri \u00ebsht\u00eb tradhtuar dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb strofull\u00ebn e hienave dhe s\u2019ka pas mund\u00ebsi e guxim as fjal\u00ebn me ua kthy\u2026.,akoma i kujtoj fytyrat e tyre t\u00eb frik\u00ebsuara e t\u00eb zhg\u00ebnjyera. Sa e sa i riu ka mbetur rrug\u00ebve i tradh\u00ebtuar, sa t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb pas shpine, e sa t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb p\u00ebrjashtuar e shar\u00eb.<br \/>\n1. Me kujtohet nj\u00eb ngjarje q\u00eb se heq dot nga mendja. Nj\u00eb dialog q\u00eb zhvillova me nj\u00ebrin nga top gardian\u00ebt e umetit:<br \/>\n\u201cE kapem njanin me e therr\u00eb e ja nisi me kajt\u00eb \u201d \u2013 m\u00eb tha .<br \/>\n\u201cPse? \u201d \u2013 i thash\u00eb,<br \/>\n\u201cDyshova q\u00eb osht shpiun\u201d \u2013 ma ktheu, dhe vazhdoi duke treguar ngjarjen, \u201cJa bana \u2026.o vlla pse po kan\u00eb? Ti n\u00ebse je i sinqert\u00eb,at\u00ebher\u00eb Allahu ta pranoft\u00eb shehidllakun, e edhe mua me falt\u00eb q\u00eb po dyshoj, ama jemi n\u00eb luft\u00eb\u201d dhe p\u00ebrfundoi muhabetin me nj\u00eb t\u00eb qeshur cinike.<br \/>\nU shtanga, me humben fjal\u00ebt dhe arsyeja. Pra po mjaftojka dyshimi q\u00eb dikujt me ju vesh\u00eb rrobat e portokallta????<br \/>\nKur e kujtoj k\u00ebt\u00eb dialog, jam me i lumtur q\u00eb kam t\u00eb veshur vet\u00ebm jelekun e portokallt\u00eb n\u00eb burgun e shpifur t\u00eb Lipjanit,p\u00ebrderisa sh\u00ebtit\u00ebm n\u00eb sh\u00ebtitoren e shpifur.<br \/>\nKaq shum\u00eb tradh\u00ebti dhe akoma \u00e7uditemi pse Asadi \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet dhe po e rimerr tok\u00ebn e Shamit. Ai nuk po fiton pse \u00ebsht\u00eb dikushi, sepse thjesht e ka t\u00eb rezervuar vendin e tij n\u00eb radh\u00ebn e kriminel\u00ebve me mizor n\u00eb histori, por ne ja dhuruam fitoren p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebkateve tona.<br \/>\nNuk shkon edhe gardian i umetit edhe me tradhtu kaq shum\u00eb. Nuk shkon me i shpall\u00eb luft\u00eb diktatorit e me vra vllazni. Nuk shkon me pretendu me mbrojt nderin e mysliman\u00ebve dhe me ua n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00eb dinjitetin. Nuk shkon edhe me tradh\u00ebtu edhe me shpresu n\u00eb fitore.<br \/>\nSi p\u00ebrfundim,un\u00eb jam vet\u00ebm nj\u00eb nga qindra mij\u00ebra djem t\u00eb rinj q\u00eb jan\u00eb tradhtuar, manipuluar e vrar\u00eb pas shpine nga grupacionet ekstremiste k\u00ebto vite lufte.<br \/>\nDhe si p\u00ebrfundim ata nuk e p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb Islamin e as q\u00eb ua ndjen\u00eb p\u00ebr mysliman\u00eb.<br \/>\nDhe si p\u00ebrfundim prap\u00eb jam n\u00eb burg, i veshur me t\u00eb portokallt\u00eb dhe kam koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar si ta ndryshoj veten dhe si t\u00eb ndryshojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb si komunitet.<br \/>\nKoh\u00eb kam \u2026..<br \/>\nKoh\u00eb kemi \u2026.<\/p>\n<p>Shkruar nga: I d\u00ebnuari , i tradhtuari, i veshuri n\u00eb t\u00eb portokallt\u00eb.<br \/>\n<strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si mund t\u00eb jet\u00eb burgu i mir\u00eb kur je larg njer\u00ebzve q\u00eb i do? Si mund t\u00eb jet\u00eb i mir\u00eb burgu kur ndihesh i paralizuar dhe i pafuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i dobish\u00ebm? Si mund t\u00eb jet\u00eb i mir\u00eb burgu kur t\u00eb tmerron ideja q\u00eb je larg familjes dhe jeton \u00e7do dit\u00eb me frik\u00ebn se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40899,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[4248],"class_list":["post-40897","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-albert-berisha"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40897","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40897"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40897\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40899"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40897"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40897"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40897"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}