{"id":41053,"date":"2018-06-16T11:43:51","date_gmt":"2018-06-16T09:43:51","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=41053"},"modified":"2018-06-16T11:43:51","modified_gmt":"2018-06-16T09:43:51","slug":"bajgora-te-ushqesh-ndjenja-urrejtjeje-ndaj-nje-grupi-njerezish-nuk-eshte-islame","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/bajgora-te-ushqesh-ndjenja-urrejtjeje-ndaj-nje-grupi-njerezish-nuk-eshte-islame\/","title":{"rendered":"Bajgora: T\u00eb ushqesh ndjenja urrejtjeje ndaj nj\u00eb grupi njer\u00ebzish, nuk \u00ebsht\u00eb islame"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/bajgora.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-41054\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/bajgora.jpg 1023w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/bajgora-300x169.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/bajgora-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 1023px) 100vw, 1023px\" \/><\/p>\n<p><strong>Mungesa e ligjit q\u00eb do ta definonte statusin juridik t\u00eb bashk\u00ebsive fetare n\u00eb Kosov\u00eb, mund t\u00eb sjell\u00eb sfida t\u00eb rrezikshme p\u00ebr t\u00eb gjitha ato, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Bashk\u00ebsin\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs, thot\u00eb krye-imami i Kosov\u00ebs, Sabri Bajgora.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, krye-imami Bajgora thot\u00eb se BIK-u, n\u00eb bashk\u00ebpunim me institucionet e Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb deradikalizim e personave q\u00eb vuajn\u00eb d\u00ebnimet p\u00ebr veprat penale q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me radikalizmin fetar dhe ekstremizmin e dhunsh\u00ebm. Risocializimin e k\u00ebtyre personave ai e sheh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Kryeimam Bajgora, a jeni t\u00eb k\u00ebnaqur me akomodimin ligjor t\u00eb bashk\u00ebsive fetare n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe Bashk\u00ebsin\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Sabri Bajgora: Fatkeq\u00ebsisht edhe pas 19 vjet prej q\u00eb ka p\u00ebrfunduar lufta, bashk\u00ebsit\u00eb fetare n\u00eb Kosov\u00ebs veprojn\u00eb pa kurrfar\u00eb ligji q\u00eb p\u00ebrcakton statusin e tyre juridik. Andaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes edhe Bashk\u00ebsia Islame e Kosov\u00ebs nuk ka ndonj\u00eb status ligjor dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7uditur neglizhenca e organeve tona, e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb nuk po b\u00ebjn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, kur edhe nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe nga miqt\u00eb tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb jan\u00eb nxitur shpeshher\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrshpejtojn\u00eb aprovimin e k\u00ebtij ligji, me t\u00eb cilin bashk\u00ebsit\u00eb fetare do ta organizonin lirsh\u00ebm jet\u00ebn e tyre fetare, n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb gjitha rregulloret dhe aktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb fetare n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Mungesa e nj\u00eb ligji, k\u00ebshtu si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebt ju, \u00e7far\u00eb sfidash mund t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebsit\u00eb fetare dhe a jan\u00eb ato t\u00eb rrezikshme?<\/p>\n<p>Sabri Bajgora: Mungesa e k\u00ebtij ligji na qet neve para sfidave t\u00eb shumta dhe t\u00eb ndryshme, me t\u00eb cilat ne ballafaqohemi gjat\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb ton\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb aspektin administrativ, qoft\u00eb edhe n\u00eb aspektin organizativ. Pa k\u00ebt\u00eb ligj, i ofrohet mund\u00ebsia shum\u00ebkujt q\u00eb t\u00eb propagandoj\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fes\u00eb, pa qen\u00eb i varur nga bashk\u00ebsit\u00eb fetare, qoft\u00eb islame, krishtere (katolike) apo ortodokse. Prandaj, un\u00eb mendoj se miratimi i nj\u00eb ligji duhet sa m\u00eb shpejt\u00eb, ndon\u00ebse nuk jemi t\u00eb k\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb ligj, ne si Bashk\u00ebsi Islame, sepse nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb plot\u00ebson nevojat apo k\u00ebrkesat tona. \u00cbsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb ligj \u2018ad hock\u2019, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kopjim nga disa shtete evropiane dhe n\u00eb forma t\u00eb ndryshme nuk e koncepton mentalitetin e k\u00ebsaj popullate q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Por, megjithat\u00eb, m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb ligj i dob\u00ebt se sa pa ligj fare. Andaj, un\u00eb mendoj q\u00eb me k\u00ebt\u00eb ligj duhet t\u00eb kemi jasht\u00ebzakonisht kujdes, q\u00eb t\u00eb mos u japim hap\u00ebsir\u00eb grupeve t\u00eb ndryshme fetare q\u00eb t\u00eb financohen apo t\u00eb krijojn\u00eb paralelizma ndaj bashk\u00ebsive aktuale fetare. Kjo, sepse, shum\u00eb thjesht\u00eb, ne me k\u00ebt\u00eb ligj q\u00eb do t\u00eb aprovohet dhe me t\u00eb cilin tashm\u00eb thash se nuk jemi t\u00eb k\u00ebnaqur, jepet hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb me 50 n\u00ebnshkrime \u00e7do komunitet t\u00eb formoj\u00eb bashk\u00ebsi fetare krye n\u00eb vete. Kushti i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta ket\u00eb nj\u00eb seli, ta ket\u00eb nj\u00eb trup\u00eb konstituive prej 50 vetash dhe mjaftohet me kaq. Prandaj, un\u00eb mendoj q\u00eb duhet t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm, q\u00eb edhe Qeveria e jon\u00eb dhe parlamentar\u00ebt ton\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb detajuar ta analizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj q\u00eb do t\u00eb aprovohet ndoshta n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i lejojm\u00eb grupet e ndryshme, t\u00eb piketuar n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb t\u00eb dalin n\u00eb sip\u00ebrfaqe dhe t\u00eb na e rrezikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb mir\u00ebqenie apo toleranc\u00eb q\u00eb e kemi kultivuar me shekuj n\u00ebp\u00ebrmjet bashk\u00ebsive fetare.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Bashk\u00ebsia Islame e Kosov\u00ebs edhe m\u00eb her\u00ebt ka k\u00ebrkuar nga institucionet e vendit q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb procesin e deradikalizimit t\u00eb personave q\u00eb jan\u00eb duke vuajtur d\u00ebnimin p\u00ebr vepra t\u00eb caktuara q\u00eb nd\u00ebrlidhin ekstremizmin e dhunsh\u00ebm dhe radikalizmin q\u00eb \u00e7on n\u00eb terroriz\u00ebm. Cili \u00ebsht\u00eb roli i BIK-ut n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces?<\/p>\n<p>Sabri Bajgora: Duke par\u00eb rolin dhe ndikimin q\u00eb kan\u00eb imam\u00ebt apo bashk\u00ebsit\u00eb fetare n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb dhe kryesisht n\u00eb per\u00ebndim, Bashk\u00ebsia Islame e Kosov\u00ebs ka k\u00ebrkuar nga Qeveria q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb procesin e deradikalizimit n\u00ebp\u00ebr burgje. Jo vet\u00ebm p\u00ebr deradikalizim, por m\u00eb tep\u00ebr si nj form\u00eb apo lloj k\u00ebshillimi p\u00ebr t\u00eb burgosurit, t\u00eb cil\u00ebt her\u00ebt a von\u00eb do t\u00eb dalin nga burgu dhe natyrisht q\u00eb ne ata duhet t\u2019i risocializojm\u00eb, q\u00eb t\u00eb jen\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb denj\u00eb dhe t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Fatmir\u00ebsisht, kemi hasur n\u00eb mir\u00ebkuptim nga Qeveria dhe koh\u00ebt e fundit, muajin e kaluar, kemi n\u00ebnshkruar nj\u00eb memorandum mir\u00ebkuptimi, n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrcaktohet q\u00eb imam\u00ebt q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrzgjidhen nga Bashk\u00ebsia Islame e Kosov\u00ebs do t\u00eb ligj\u00ebrojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr burgje, an\u00eb e mban\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e deradikalizimit. Por, kjo varet kryesisht nga vullneti i t\u00eb burgosurve apo i t\u00eb d\u00ebnuarve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb dhe ne do t\u00eb jemi t\u00eb gatsh\u00ebm edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb segment q\u00eb bashk\u00ebrisht me koleg\u00ebt tan\u00eb q\u00eb jan\u00eb nga fusha e psikologjis\u00eb dhe sociologjis\u00eb, t\u2019i rrekemi \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb bisedimit me ta, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb sadopak t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtojm\u00eb tek k\u00ebta njer\u00ebz, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7ka i ka shtyr\u00eb ata q\u00eb t\u00eb radikalizohen. N\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebt\u00eb, ne kemi p\u00ebrgatitur edhe plan-programet tona, se si do t\u2019iu qasemi k\u00ebtyre njer\u00ebzve. Mendoj se me vullnetin e dyansh\u00ebm, ne do t\u00eb arrijm\u00eb q\u00eb do sado pak t\u2019i zhdavarisim ato mendimet e tyre radikale, t\u00eb cilat i kan\u00eb quar ata, fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb shkuarjen e disa t\u00eb rinjve tan\u00eb n\u00eb vatrat e kriz\u00ebs, duke mos qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se shkuarja e tyre atje \u00ebsht\u00eb nj\u00ebdrejtim\u00ebshe dhe mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u kthyer gjall\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A mundet dhe sa mundet BIK-u t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb procesin e risocializimit t\u00eb personave, pas vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimi t\u00eb p\u00ebr veprat q\u00eb nd\u00ebrlidhen me ekstremizmin e dhunsh\u00ebm dhe radikalizmin fetar?<\/p>\n<p>Sabri Bajgora: Mendoj q\u00eb, si Bashk\u00ebsi Islame e Kosov\u00ebs dhe k\u00ebtu e kam fjal\u00ebn p\u00ebr imam\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00ebp\u00ebr terren, e kan\u00eb nj\u00eb rol jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madh n\u00eb risocializimin e tyre, sepse s\u00eb pari, pas daljes s\u00eb tyre nga burgu, ne do t\u00eb p\u00ebrpiqemi q\u00eb t\u2019i risocializojm\u00eb. \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e jona q\u00eb krahas institucioneve tera t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb stigmatizuar, t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb vetmuar, por t\u2019i p\u00ebrfshijm\u00eb n\u00eb rrjedhat normale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, duke pasur parasysh edhe pendimin e tyre p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn q\u00eb e kan\u00eb pasur. Mendoj se neve na duhet p\u00ebrkrahja e shtetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, q\u00eb atyre ndoshta t\u2019iu sigurohet ndonj\u00eb pun\u00ebsim adekuat, q\u00eb familjes s\u00eb tyre t\u2019iu mund\u00ebsohet shkollimi, sepse shum\u00eb prej familjeve t\u00eb tyre jan\u00eb n\u00eb at\u00eb skajin varf\u00ebris\u00eb. Duhet t\u00eb kemi kujdes q\u00eb t\u00eb mos krijojm\u00eb njer\u00ebz q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndjenja armiq\u00ebsore ndaj nesh, por njer\u00ebz q\u00eb do ta ndjejn\u00eb dor\u00ebn e ndihm\u00ebs s\u00eb shtetit, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame. Un\u00eb mendoj se imam\u00ebt e kan\u00eb nj\u00eb obligim moral por edhe madhor, ndaj Zotit dhe ndaj tyre, q\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz t\u2019i k\u00ebshillojn\u00eb dhe t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019i k\u00ebshillojn\u00eb. Duke pasur parasysh q\u00eb edhe Zoti i plotfuqish\u00ebm i fal\u00eb gjynahet, i fal\u00eb m\u00ebkatet \u2013 prandaj, ata njer\u00ebz duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb jet\u00ebn e tyre normalisht, pa kurrfar\u00eb stigmatizimi. E kaluara e tyre t\u00eb hidhet prapa dhe t\u00eb vazhdojn\u00eb me t\u00eb ardhmen, duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb jen\u00eb njer\u00ebz t\u00eb dobish\u00ebm, ashtu si\u00e7 ndodh\u00eb n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb per\u00ebndimit dhe t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Ka persona, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb vuajtur d\u00ebnimin dhe tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb liri. A keni kontaktuar me personat e till\u00eb?<\/p>\n<p>Sabri Bajgora: T\u00eb themi t\u00eb drejt\u00ebn, ende nuk kemi kontaktuar drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, por ua kemi sugjeruar imam\u00ebve ton\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm dhe t\u00eb kontaktojn\u00eb me ta p\u00ebrmes familjeve t\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se deri n\u00eb \u00e7mas\u00eb \u00ebsht\u00eb zbutur q\u00ebndrimi i tyre ndaj Bashk\u00ebsis\u00eb Islame dhe ndaj fes\u00eb islame n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Kjo, duke pasur parasysh se idet\u00eb me t\u00eb cilat jan\u00eb ushqyer ata, kan\u00eb qen\u00eb ide t\u00eb kontaminuara, ide skajshm\u00ebrisht jo islame, ide q\u00eb nuk p\u00ebrkojn\u00eb as me natyr\u00ebn njer\u00ebzore, humane, q\u00eb duhet ta ket\u00eb nj\u00eb mysliman. T\u00eb ushqesh ndjenja urrejtjeje ndaj nj\u00eb grupi njer\u00ebzish, nuk \u00ebsht\u00eb islame. Ne do t\u00eb p\u00ebrpiqemi q\u00eb \u00e7do urrejtje, \u00e7do ndasi, ta minimizojm\u00eb, ta largojm\u00eb. Prandaj, imam\u00ebt ton\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb kujdes dhe t\u00eb bisedohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shtruar me ta, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se deri n\u00eb \u00e7mas\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur deradikalizimi i tyre dhe pastaj, dalngadal t\u2019i fusim n\u00eb rrjedhat e nj\u00eb normaliteti, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn edhe ne synojm\u00eb t\u00eb dalim me programet tona.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A kan\u00eb ndikuar n\u00eb imazhin e Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs arrestimet dhe proceset gjyq\u00ebsore ndaj disa imam\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb akuzuar p\u00ebr vepra penale q\u00eb nd\u00ebrlidhen me radikalizmin fetar dhe ekstremizmin e dhunsh\u00ebm?<\/p>\n<p>Sabri Bajgora: Prononcimet tona, n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb arrestimit t\u00eb disa imam\u00ebve, kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb qarta, q\u00eb ata p\u00ebr ne jan\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebrderisa nuk v\u00ebrtetohet faj\u00ebsia e tyre n\u00ebp\u00ebrmes procesit gjyq\u00ebsor. Fatmir\u00ebsisht, dy proceset q\u00eb ishin kund\u00ebr disa imam\u00ebve ton\u00eb, p\u00ebrfunduan dhe imam\u00ebt dol\u00ebn t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe u liruan nga akuzat. Andaj, e ndjejm\u00eb veten t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb ruajtur imazhi i Bashk\u00ebsis\u00eb Islame, \u00ebsht\u00eb ruajtur imazhi i fes\u00eb islame n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Kan\u00eb qen\u00eb procese dhe kan\u00eb qen\u00eb disa dyshime, por jan\u00eb v\u00ebrtetuar se kan\u00eb qen\u00eb dyshime t\u00eb pabaza dhe na g\u00ebzon fakti q\u00eb k\u00ebta imam vazhdojn\u00eb pun\u00ebn e tyre dhe vazhdojn\u00eb me k\u00ebshillimet e tyre. Normalisht, duke pasur kujdes q\u00eb gjat\u00eb ligj\u00ebrimeve t\u00eb tyre t\u00eb mos i l\u00ebndojn\u00eb njer\u00ebz, t\u00eb mos i l\u00ebndojn\u00eb ndjenjat e t\u00eb tjer\u00ebve. Fundja, feja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bindje e lir\u00eb e secilit dhe nuk ka nevoj\u00eb t\u2019i imponohet askujt. Ai q\u00eb d\u00ebshiron ta marr\u00eb k\u00ebshill\u00ebn fetare, e merr. Ai q\u00eb nuk d\u00ebshiron, nuk e merr. Ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, ku secili individ ka t\u00eb drejtat e veta. Ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mos besoj\u00eb, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jet\u00eb ateist\u00eb, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jet\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb, por n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk kemi t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb fen\u00eb ta implikojm\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me urrejtjen nd\u00ebrfetare, urrejtjen nd\u00ebrnacionale apo nd\u00ebretnike, qoft\u00eb edhe t\u00eb grupeve q\u00eb sot, n\u00eb hijen e nj\u00eb demokracie, i g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e tyre personale. Ne duhet t\u00eb shikojm\u00eb p\u00ebrpara, ta edukojm\u00eb popullin n\u00eb frym\u00ebn e nj\u00eb feje paq\u00ebsore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb feja islame, duke pasur parasysh q\u00eb vet em\u00ebrtimi i k\u00ebsaj feje asocion n\u00eb paqen dhe sigurin\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Megjithat\u00eb, a kan\u00eb krijuar k\u00ebto procese efekte t\u00eb pad\u00ebshirueshme nga Bashk\u00ebsia Islame?<\/p>\n<p>Sabri Bajgora: Fatmir\u00ebsisht jo. Bashk\u00ebsia Islame e Kosov\u00ebs, duke pasur parasysh edhe xhematin q\u00eb e ka n\u00ebp\u00ebr terren, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb bindur se kan\u00eb qen\u00eb procese q\u00eb imam\u00ebt tan\u00eb do t\u00eb dalin t\u00eb past\u00ebr. P\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb imami, q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke vuajtur d\u00ebnimin dhe nuk kemi \u00e7far\u00eb t\u00eb themi p\u00ebr t\u00eb. Ato kan\u00eb qen\u00eb bindjet e tij personale dhe ai \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb n\u00eb vuajtje t\u00eb d\u00ebnimit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb past\u00ebr. Xhemati, e ka pasur gjithmon\u00eb k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb se imam\u00ebt jan\u00eb t\u00eb past\u00ebr dhe fatmir\u00ebsisht doli nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Madje, mund t\u00eb them se vet\u00ebm sa \u00ebsht\u00eb forcuar besimi i popullat\u00ebs te Bashk\u00ebsia Islame, gj\u00eb q\u00eb v\u00ebrtetohet edhe me sondazhet e fundit q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga shoqatat q\u00eb merren me sondazhe p\u00ebr kontributin dhe pozit\u00ebn q\u00eb e kan\u00eb bashk\u00ebsit\u00eb fetare. Del se Bashk\u00ebsia Islame e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbi 70 p\u00ebr qind institucioni m\u00eb i besuesh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb raport me institucionet tjera t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A e ka BIK-u kontrollin mbi t\u00eb gjitha xhamit\u00eb n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Sabri Bajgora: Po. E them me kompetenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb se ne kemi kontroll t\u00eb plot\u00eb mbi t\u00eb gjitha objektet tona fetare, t\u00eb cilat sot jan\u00eb mbi 800 n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 dy vend-falje q\u00eb jan\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Dragashit, n\u00eb t\u00eb cilat defilojn\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt mysliman t\u00eb goran\u00ebve. P\u00ebr k\u00ebto lokacione jan\u00eb t\u00eb njoftuara organet e siguris\u00eb dhe organet e shtetit dhe ata i kan\u00eb n\u00ebn mbik\u00ebqyrje. Pra, jan\u00eb k\u00ebto dy objekte fetare private, jan\u00eb sht\u00ebpi private, n\u00eb t\u00eb cilat Bashk\u00ebsia Islame nuk ka qasje. Por, mendoj se meqen\u00ebse organet tona t\u00eb siguris\u00eb jan\u00eb t\u00eb informuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, besoj q\u00eb ato do ta kryejn\u00eb pun\u00ebn e vet dhe i mbik\u00ebqyrin n\u00eb rast se ato mund t\u00eb dalin nga binar\u00ebt e asaj q\u00eb ne propagandojm\u00eb si bashk\u00ebsi fetare. P\u00ebrndryshe, t\u00eb gjitha xhamit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb i kemi n\u00ebn kontroll. Mund t\u00eb ket\u00eb aty-k\u00ebtu ndonj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi nga ana e imam\u00ebve, por xhamti \u00ebsht\u00eb kryesisht ai q\u00eb i p\u00ebrket Bashk\u00ebsis\u00eb Islame.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Si i konsideron BIK-u faktin q\u00eb n\u00eb disa sht\u00ebpi organizohen ritualet fetare?<\/p>\n<p>Sabri Bajgora: Ka ndodhur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn q\u00eb n\u00ebp\u00ebr disa sht\u00ebpi private t\u00eb mbahen aktivitete fetare. Por, nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb tashm\u00eb e kemi eliminuar, n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb mos them 100 p\u00ebr qind, sepse ka nj\u00eb bashk\u00ebpunim jasht\u00ebzakonisht t\u00eb frytsh\u00ebm n\u00eb mes Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs dhe organeve t\u00eb rendit. Ne, kudo q\u00eb arrijm\u00eb dhe kemi njohuri se n\u00eb ndonj\u00eb filan sht\u00ebpi \u00ebsht\u00eb mbajtur apo do t\u00eb mbahet ndonj\u00eb aktivitet fetar i palicencuar apo i pa ligj\u00ebsuar nga Bashk\u00ebsia Islame, i marrim masat tona dhe i parandalojm\u00eb tubimet e tilla. Andaj, p\u00ebr momentin, nuk kemi pasur ndonj\u00eb njoftim se \u00ebsht\u00eb mbajtur ndonj\u00eb aktivitet i till\u00eb pa dijen e Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo ka ndodhur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, para 7 apo 8 vjet\u00ebve, por, tash p\u00ebr tash, nuk ndodh\u00eb m\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mungesa e ligjit q\u00eb do ta definonte statusin juridik t\u00eb bashk\u00ebsive fetare n\u00eb Kosov\u00eb, mund t\u00eb sjell\u00eb sfida t\u00eb rrezikshme p\u00ebr t\u00eb gjitha ato, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Bashk\u00ebsin\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs, thot\u00eb krye-imami i Kosov\u00ebs, Sabri Bajgora. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, krye-imami Bajgora thot\u00eb se BIK-u, n\u00eb bashk\u00ebpunim me institucionet e Kosov\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41054,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[18],"tags":[849,1521,4406],"class_list":["post-41053","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-interviste","tag-bashkesia-islame-e-kosoves","tag-interviste","tag-sabri-bajgora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41053","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41053"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41053\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41054"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41053"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41053"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41053"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}