{"id":41650,"date":"2018-06-24T11:24:35","date_gmt":"2018-06-24T09:24:35","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=41650"},"modified":"2018-06-24T11:24:35","modified_gmt":"2018-06-24T09:24:35","slug":"koha-per-ikjen-apo-vazhdimin-e-erdoganit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/koha-per-ikjen-apo-vazhdimin-e-erdoganit\/","title":{"rendered":"Koha p\u00ebr ikjen apo vazhdimin e Erdoganit?"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_41651\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-41651\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/times.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-41651\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/times.png 350w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/times-150x150.png 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/times-300x300.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/times-100x100.png 100w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-41651\" class=\"wp-caption-text\"><b>Bordi editorial i New York Times<\/b><\/p><\/div>\n<p>Turq nga e gjith\u00eb bota po udh\u00ebtojn\u00eb p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare. Kjo mund t\u00eb duket e kot\u00eb, p\u00ebrderisa presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili erdhi n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2003, i ka braktisur prej koh\u00ebsh p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb demokraci myslimane n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb qeverie q\u00eb sa vjen e b\u00ebhet m\u00eb konservatore e m\u00eb fetare.<\/p>\n<p>Por ngaq\u00eb k\u00ebto zgjedhje do t\u2019i japin edhe m\u00eb shum\u00eb pushtet presidentit, interesi p\u00ebr t\u00eb votuar ka qen\u00eb n\u00eb rritje. Ndon\u00ebse Erdogani ka pasur p\u00ebrpar\u00ebsi, tani ka konkurrenc\u00ebn m\u00eb serioze se kurr\u00eb nga opozita, dhe, si\u00e7 thon\u00eb ekspert\u00ebt, ka nisur t\u00eb ndiej\u00eb frik\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb turke, pavar\u00ebsisht se kush fiton.<\/p>\n<p>Rreziku dhe dob\u00ebsia e udh\u00ebheqjes s\u00eb Erdoganit sa vjen e po b\u00ebhet m\u00eb e dukshme p\u00ebr popullin, pasi zhvillimi ekonomik q\u00eb i dha mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe ka nisur t\u00eb zbehet. Ai ka lejuar korrupsionin, ka rr\u00ebzuar rendin ligjor dhe ka larguar SHBA-n\u00eb e vendet e tjera t\u00eb NATO-s, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i afrohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb Rusis\u00eb dhe Iranit. Ka pasur pak investime t\u00eb huaja q\u00eb futen n\u00eb vend, dhe kapitali i turqve vazhdon t\u00eb dal\u00eb nga vendi, duke k\u00ebrkuar shtete me q\u00ebndrueshm\u00ebri politike.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb zgjedhjet po b\u00ebhen m\u00eb her\u00ebt se \u00e7\u2019ishin planifikuar, tregon vendosm\u00ebrin\u00eb e Erdoganit p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet, por edhe faktin q\u00eb ndihet i pasigurt. Ai \u00ebsht\u00eb tronditur nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare n\u00eb vitin 2015, nga nj\u00eb grusht shteti n\u00eb vitin 2016, dhe nga akuzat p\u00ebr korrupsion ndaj tij dhe ndaj familjar\u00ebve.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb ekonomia e Turqis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb telashe, me r\u00ebnien e monedh\u00ebs vendase, me r\u00ebnien e mb\u00ebshtetjes s\u00eb votuesve t\u00eb tij n\u00eb zona urbane e t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb mesme, ai po p\u00ebrpiqet t\u00eb siguroj\u00eb edhe nj\u00eb mandat presidencial para se kushtet e tij t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohen e t\u2019i dob\u00ebsohet popullariteti. Sondazhet tregojn\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtetja ndaj tij nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se 51%.<\/p>\n<p>Erdogani, i cili nd\u00ebrtoi nj\u00eb pallat gjigant dhe ekstravagant p\u00ebr vete, si dhe nj\u00eb xhami t\u00eb st\u00ebrmadhe, ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur. K\u00ebto zgjedhje mund t\u2019i mund\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb kapje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb pushtetit, n\u00ebp\u00ebrmjet ndryshimeve kushtetuese q\u00eb mor\u00ebn miratim t\u00eb vog\u00ebl nga populli n\u00eb nj\u00eb referendum t\u00eb mbajtur vitin e shkuar. Sipas k\u00ebtyre ndryshimeve, kabineti i ministrave, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb tashm\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb parlamentit, do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen nga k\u00ebshilltar\u00eb t\u00eb em\u00ebruar. Shum\u00eb veta druajn\u00eb se kjo do ta b\u00ebj\u00eb parlamentin t\u00eb pafuqish\u00ebm, sidomos n\u00ebse Erdogani rizgjidhet e n\u00ebse partia e tij mban kontrollin.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb se \u00e7far\u00eb pushteti t\u00eb gjer\u00eb ka, Erdogani duhet ta ket\u00eb fitoren t\u00eb sigurt. Gjat\u00eb tre mandateve si kryeminist\u00ebr dhe nj\u00eb mandati si president, ai ka p\u00ebrdorur forc\u00ebn, korrupsionin, klientelizma dhe nacionaliz\u00ebm agresiv p\u00ebr t\u00eb ruajtur kontrollin mbi parlamentin, ushtrin\u00eb, gjyq\u00ebsorin dhe mediat.<\/p>\n<p>Shumica e mediave n\u00eb Turqi jan\u00eb pron\u00eb e kompanive t\u00eb lidhura me Erdoganin, ndaj i kan\u00eb kushtuar pak r\u00ebnd\u00ebsi fushatave t\u00eb rival\u00ebve. K\u00ebmb\u00ebngulja e d\u00ebshp\u00ebruar e Erdoganit p\u00ebr t\u00eb shtypur kund\u00ebrshtar\u00ebt ka \u00e7uar n\u00eb burgosjen e m\u00eb shum\u00eb se 120 gazetar\u00ebve dhe mbylljen e 180 mediave. 50,000 turq jan\u00eb arrestuar, q\u00eb nga grushti i shtetit, e mes tyre ka shum\u00eb ushtarak\u00eb, m\u00ebsues dhe politikan\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb. 110,000 jan\u00eb pushuar nga puna nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjendja e emergjenc\u00ebs, e vendosur gjat\u00eb grushtit t\u00eb shtetit, q\u00ebndron n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Turqia ka nj\u00eb baz\u00eb ajrore shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Incirlik, ku ushtria amerikane kontrollon nj\u00eb stacion me arm\u00eb b\u00ebrthamore. Megjithat\u00eb, Erdogani fryn pasionet nacionaliste duke folur kund\u00ebr SHBA-ve dhe duke sulmuar separatist\u00ebt kurd\u00eb n\u00eb juglindje t\u00eb Turqis\u00eb, si dhe aleat\u00ebt e tyre kurd\u00eb n\u00eb Siri dhe Irak.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto s\u2019e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Erdoganin t\u00eb ndihet i sigurt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb tjera. Ka krijuar nj\u00eb aleanc\u00eb me L\u00ebvizjen Nacionaliste, nj\u00eb parti e s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme, dhe ka k\u00ebrc\u00ebnuar vlefshm\u00ebrin\u00eb e zgjedhjeve duke kontrolluar qendrat e votimit, t\u00eb cilave jo vet\u00ebm q\u00eb shpesh u mungojn\u00eb vulat, por nd\u00ebrrojn\u00eb vendndodhje her\u00eb pas here.<\/p>\n<p>Erdogani nuk e ka gabim q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb ankth. Dy nga kandidat\u00ebt q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr tij, Muharrem Ince nga Partia Republikane, e qendr\u00ebs s\u00eb majt\u00eb, dhe Meral Akshener, nj\u00eb nacionaliste konservatore, po krijojn\u00eb entuziaz\u00ebm mes popullit duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ata kan\u00eb premtuar t\u00eb rikthejn\u00eb sistemin parlamentar me ndarje pushtetesh dhe t\u00eb rivendosin marr\u00ebdh\u00ebniet me aleat\u00ebt e Turqis\u00eb. Ince ka premtuar gjithashtu nj\u00eb gjyq\u00ebsor m\u00eb t\u00eb pavarur, m\u00eb shum\u00eb liri personale dhe ndalim t\u00eb shpenzimeve t\u00eb tepruara qeveritare.<\/p>\n<p>Analist\u00ebt thon\u00eb se Ince ka m\u00eb shum\u00eb gjasa ta detyroj\u00eb Erdoganin t\u00eb p\u00ebrballet kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb me t\u00eb n\u00eb nj\u00eb raund t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb zgjedhjeve, n\u00eb korrik. Nj\u00eb bashkim i mundsh\u00ebm i opozit\u00ebs mund t\u2019i jepte shumic\u00ebn n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb rezultat t\u00eb mir\u00eb nga partia Kurde, lideri i t\u00eb cil\u00ebs e b\u00ebn fushat\u00ebn nga burgu, sepse Erdogani e arrestoi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb akuzave t\u00eb motivuara politikisht.<\/p>\n<p>Erdogani pritet t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet, por kjo mund t\u00eb fryj\u00eb popullin kund\u00ebr dhe t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb m\u00eb tej stabilitetin politik e ekonomik.<\/p>\n<p>Opozita ka nj\u00eb mund\u00ebsi k\u00ebt\u00eb t\u00eb diel, q\u00eb duket m\u00eb e madhe se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Sado q\u00eb u p\u00ebrpoq Erdogani, nuk e mposhti dot konkurrenc\u00ebn politike. Flaka demokracis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fikur ende n\u00eb nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve m\u00eb strategjik\u00eb t\u00eb NATO-s, dhe nuk \u00ebsht\u00eb prekur ende nga batica bot\u00ebrore e populizmit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Turq nga e gjith\u00eb bota po udh\u00ebtojn\u00eb p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare. Kjo mund t\u00eb duket e kot\u00eb, p\u00ebrderisa presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili erdhi n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2003, i ka braktisur prej koh\u00ebsh p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb demokraci myslimane n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb qeverie q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41651,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[4467],"class_list":["post-41650","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-the-new-york-times"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41650","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41650"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41650\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41651"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41650"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41650"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41650"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}