{"id":41976,"date":"2018-06-30T16:42:17","date_gmt":"2018-06-30T14:42:17","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=41976"},"modified":"2018-06-30T16:42:17","modified_gmt":"2018-06-30T14:42:17","slug":"vjedhja-me-e-madhe-deri-me-tani-ende-mbetet-rasti-i-53-milioneve-te-bechtel-enkas","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/vjedhja-me-e-madhe-deri-me-tani-ende-mbetet-rasti-i-53-milioneve-te-bechtel-enkas\/","title":{"rendered":"Vjedhja m\u00eb e madhe deri m\u00eb tani ende mbetet rasti i 53 milion\u00ebve t\u00eb Bechtel-Enkas"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/images-1-2.jpeg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-41977\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/images-1-2.jpeg 469w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/images-1-2-300x201.jpeg 300w\" sizes=\"(max-width: 469px) 100vw, 469px\" \/><\/p>\n<p><strong>Prishtin\u00eb &#8211; Ministri i Infrastruktur\u00ebs Pal Lekaj, i cili i dha 53 milion\u00eb kompanis\u00eb Bechtel Enka, tani po hesht\u00eb dhe pse nj\u00eb mal akuzash, po b\u00ebhen n\u00eb adres\u00eb t\u00eb tij. Madje edhe deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb koalicion me partin\u00eb e Lekajt, po k\u00ebrkojn\u00eb arrestimin e tij, ose t\u00eb ish-ministrit Lutfi Zharku, n\u00eb lidhje me milionat e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Bechtel Enken.<\/strong><\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt q\u00eb hulumtuan rastin, thon\u00eb se di\u00e7ka fshihet prapa k\u00ebsaj shume dhe se Lekaj i fali ato para. E dyshimt\u00eb vler\u00ebsohet edhe shuma, meq\u00eb ajo fillestare ka qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Deputeti i Nism\u00ebs Socialdemokrate Milaim Zeka, thot\u00eb p\u00ebr \u201cKosovaPress\u201d, se kjo Qeveri nuk mund t\u00eb ec p\u00ebrpara, pa u v\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, ministrat t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ky\u00e7ur direkt n\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra.<\/p>\n<p>\u201cNuk mundemi ne me ec p\u00ebrpara kjo Qeveri, pa e vu n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, pa e qu n\u00eb burg, ose Lutfi Zharkun me krejt njer\u00ebzit n\u00eb at\u00eb ministri, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb direkt t\u00eb ky\u00e7ur n\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra. Me jurista, me kushdo q\u00eb ka qen\u00eb i p\u00ebrzier. Do me than\u00eb pa shkuar n\u00eb burg ose Lutfi Zharku, ose Pal Lekaj, nuk mundet kjo Qeveri me ec p\u00ebrpara. Nuk mundet kryeministri i Kosov\u00ebs, nuk mundet as presidenti i Kosov\u00ebs, as deputet\u00ebt e Parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs, me ndejt t\u00eb heshtur, kur Prokuroria e Kosov\u00ebs, nuk alarmohet. Kur ne dalim e themi, q\u00eb iu kan\u00eb pla\u00e7kit 53 milion\u00eb euro shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. A ka pas qare shteti i Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019i paguar k\u00ebto pare lind pyetja. Nuk ka pas qare. Pse s\u2019ka pas qare. Se e qojn\u00eb n\u00eb arbitrazh. Mir\u00eb, nuk paska pas qare. Por kush e pruni pun\u00ebn k\u00ebtu q\u00eb mos me pas qare. Kush e b\u00ebri vones\u00ebn e pagesave. Pse marr\u00ebveshja fillestare ka qen\u00eb 14 milion\u00eb, e qysh kcej marr\u00ebveshja prej 14 milion\u00eb te 53 milion\u00ebshi. Pse Bec htel Enkes, nuk i filluan kurr\u00eb hetimet nga prokuroria, p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb vdekur n\u00eb punishte\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr Zek\u00ebn n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb varf\u00ebr si Kosova, t\u2019i jepen nj\u00eb kompanie 53 milion\u00eb euro, \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb alarmohet \u00e7do njeri, Qeveria po ashtu dhe Parlamenti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, thot\u00eb se duhet t\u00eb formohet nj\u00eb komision hetimor, p\u00ebr ta hetuar rastin n\u00eb fjal\u00eb. Por, politikan\u00ebt, sipas tij, nuk i preferojn\u00eb komisionet e tilla, pasi q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto raste.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa thot\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb, duhet t\u00eb bie sistemi kriminal.<\/p>\n<p>\u201cQeveria \u00ebsht\u00eb e rr\u00ebzuar. Por problemi \u00ebsht\u00eb cila \u00ebsht\u00eb zgjidhja. Nes\u00ebr po shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje, k\u00ebshtu e ke. K\u00ebtu duhet me ra sistemi. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb krijuar sistemi kriminal. Sistemi i keq. Pa u rr\u00ebzu ky sistem, pa u ndryshu ky sistem, bota \u00ebsht\u00eb duke na kqyr seri\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>E Zekirja Shabani, kryeredaktor n\u00eb gazet\u00ebn \u201cInfokus\u201d, i cili ka siguruar dhe dokumentin, ku figurojn\u00eb shifra marramend\u00ebse t\u00eb arsyetimeve q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb kompania Bechtel Enka, p\u00ebr ta rritur \u00e7ekun n\u00eb 53 milion\u00eb, thot\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vjedhjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb ndodhur deri m\u00eb tani, ku ministri Lekaj, sipas tij, i fali Bechtel-it 53 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas tij, raportin t\u00eb cilin ata e kan\u00eb publikuar, \u00ebsht\u00eb dashur ta publikoj\u00eb vet ministri Lekaj, si d\u00ebshmi se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb negociuar me \u201cBechtel Enken\u201d, p\u00ebr skandalin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb tashm\u00eb njihet prej 53.4 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7ka fshihet brenda k\u00ebtij raporti, si\u00e7 thekson Shabani, jan\u00eb korrespodencat mes k\u00ebsaj kompanie dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, duke filluar prej programit t\u00eb pagesave, k\u00ebrkesa p\u00ebr pages\u00eb t\u00eb detajuar t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve dhe t\u00eb gjitha atyre penalltive, q\u00eb jan\u00eb folur n\u00eb publik, por asnj\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike prej institucioneve kompetente.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shabanin t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, derisa nuk dalin dhe t\u00eb sqarojn\u00eb detaje, se \u00e7ka po fshihet prapa gjith\u00eb k\u00ebtyre vonesave dhe dokumentacionin, t\u00eb cilin qytetar\u00ebt nuk e kan\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skandal i madh, i cili fillon prej ish ministrit Fehmi Mujota, pastaj ish ministrit Zharku dhe tani ministrit Lekaj.<\/p>\n<p>Shabani pohon se \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm nj\u00eb hetim nga institucionet kompetente.<\/p>\n<p>Por, para se t\u00eb b\u00ebhej hetimi, institucionet duhet ta b\u00ebjn\u00eb publike kontrat\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cPra b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vjedhje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb ndodhur deri m\u00eb tash, ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha partit\u00eb politike, q\u00eb i kemi njohur, q\u00eb i kemi pasur n\u00eb pushtet, duke filluar prej PDK-s\u00eb n\u00eb krye n\u00eb at\u00eb koh\u00eb me ministrin Fehmi Mujota, i cili ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn me Bechtel Enken. Pa e p\u00ebrfshir\u00eb fillimisht programin e pagesave p\u00ebr autostrad\u00ebn. Pastaj ministri Lutfi Zharku q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson LDK-n\u00eb, i cili ka pranuar dhe ka k\u00ebrkuar Qeveria n\u00eb at\u00eb koh\u00eb zgjatjen e afatit t\u00eb punimeve dhe s\u00eb fundi ministri Pal lekaj i cili p\u00ebrfaq\u00ebson AAK-n\u00eb dhe i cili nj\u00ebfar\u00eb forme ia ka fal\u00eb 53.4 milion\u00eb Bechtel Enkes&#8230;.Deri tash kemi d\u00ebgjuar prej ministrit Lekaj ka qen\u00eb se ne e kemi shp\u00ebtuar Kosov\u00ebn. Por n\u00eb fakt p\u00ebr \u00e7ka e keni shp\u00ebtuar Kosov\u00ebn. E keni shp\u00ebtuar Kosov\u00ebn prej nj\u00eb skandali dhe me t\u00eb madh. Apo ka qen\u00eb e domosdoshme falja e k\u00ebtyre 53.4 milion\u00eb euro. Derisa nuk kemi nj\u00eb argument bind\u00ebs, prej an\u00ebs s\u00eb institucioneve, do t\u00eb thot\u00eb se ky insistimi i ministrit Lekaj, q\u00eb me ia dh\u00ebn\u00eb Bechtel Enkes k\u00ebto pare, neve na b\u00ebn\u00eb me dyshu se \u00ebsht\u00eb falje. M\u00eb shum\u00eb po e shohim ministrin Lekaj q\u00eb insiston me ia dh\u00ebn\u00eb Bechtel Enkes 53.4 milion\u00eb euro, se sa q\u00eb Bechtel Enka ka dal dhe i ka k\u00ebrkuar k\u00ebto mjete\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tregon se n\u00eb raportin, t\u00eb cilin e kan\u00eb siguruar shihen fryrje t\u00eb \u00e7mimeve, t\u00eb cilat nuk korrespondojn\u00eb pastaj me shifrat p\u00ebrfundimtare, t\u00eb nxjerra n\u00eb raport.<\/p>\n<p>\u201cShihet se p\u00ebr makinerit\u00eb e caktuara. Q\u00eb n\u00eb kushtet normale shohim se nuk kushton asgj\u00eb, p\u00ebr me mbajt nj\u00eb makineri aty, jan\u00eb paguar prej 1 mij\u00eb, 2 mij\u00eb euro dita p\u00ebr nj\u00eb makineri, e q\u00eb nuk ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb detajuara, se cila \u00ebsht\u00eb arsyeja e q\u00ebndrimit t\u00eb asaj makinerie. E kujt \u00ebsht\u00eb ajo makineri, kush e ka l\u00ebn\u00eb pa punu. N\u00ebse ve\u00e7 mos pagesa e mjeteve prej Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs e ka pamund\u00ebsu pun\u00ebn kompanis\u00eb \u201cBechtel Enka\u201d, at\u00ebher\u00eb pse nuk ka pasur nj\u00eb dakorim q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpritet puna dhe t\u00eb pritet kur t\u00eb b\u00ebhet pagesa dhe t\u00eb fillohet pastaj. Aty ka duke filluar prej fryrjes s\u00eb \u00e7mimeve, t\u00eb cilat me kalkulimet q\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb pastaj, nuk korrespondojn\u00eb me shifrat p\u00ebrfundimtare, t\u00eb nxjerra n\u00eb raport. Ka pagesa, q\u00eb p\u00ebr ne mendojm\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb dyshimta. Sepse ka lloje t\u00eb ndryshme t\u00eb makinerive q\u00eb nuk korrespondojn\u00eb me \u00e7mimin real t\u00eb tregut, pra vonesat n\u00eb pun\u00eb. Pra krejt k\u00ebto jan\u00eb dyshime derisa ne nuk e kemi kontrat\u00ebn baz\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2014\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>E Shabani m\u00eb tej theksoi n\u00eb kontratat e m\u00ebdha n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike, gjithmon\u00eb kan\u00eb ekzistuar dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb, n\u00eb k\u00ebto pazare.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kontratat e m\u00ebdha n\u00eb Kosov\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb ekzistuar dyshime, p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror n\u00eb pazare t\u00eb ndryshme, me kompanit\u00eb pun\u00eb kryese n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Derisa mbahet e fshehur kontrata p\u00ebr autostrad\u00ebn Prishtin\u00eb-Hani i Elezit, gjithher\u00eb do t\u00eb ekzistojn\u00eb dyshimi, q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre 53 milionave, q\u00eb ne ia kemi falur tash Konsorciumit Bechtel Enka, nj\u00eb pjes\u00eb prej k\u00ebtyre mjeteve kan\u00eb p\u00ebrfituar dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror. E m\u00eb t\u00eb af\u00ebr q\u00eb kan\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, dyshimet jan\u00eb zyrtar\u00ebt e ministris\u00eb s\u00eb infrastruktur\u00ebs, p\u00ebr shkak se kan\u00eb qen\u00eb direkt t\u00eb lidhur me zbatimin e kontrat\u00ebs\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>E p\u00ebrkund\u00ebr insistimit nga KosovaPress, q\u00eb ta marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga ministri i Infrastruktur\u00ebs Pal Lekaj, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ka qen\u00eb e pamundur.<\/p>\n<p>Lekaj nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur thirrjeve t\u00eb KosovaPress-it dhe pas marrjes me shkrim t\u00eb nj\u00eb mesazhi, ku i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar takim, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga ai p\u00ebr 53 milion\u00ebt q\u00eb s\u00eb fundi i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Bechtel Enkes.<\/p>\n<p>E pas k\u00ebsaj, KosovaPress, i \u00ebsht\u00eb drejtuar k\u00ebshilltarit t\u00eb tij Argjent Zejnaj, i cili ka pasur nj\u00eb p\u00ebrgjigje fare t\u00eb shkurt.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja e vetme e Zejnaj ka qen\u00eb, q\u00eb ministri Lekaj, nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu, duke mos iu p\u00ebrgjigjur fare pyetjes, se kur do t\u00eb kthehet dhe kur ne mund t\u00eb marrim nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga ai, p\u00ebr akuzat e shumta q\u00eb po b\u00ebhen n\u00eb adres\u00eb t\u00eb tij, p\u00ebr dh\u00ebnien e 53 milion\u00eb euro Konsorciumit Bechtel Enka.\/Kosovapress<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb &#8211; Ministri i Infrastruktur\u00ebs Pal Lekaj, i cili i dha 53 milion\u00eb kompanis\u00eb Bechtel Enka, tani po hesht\u00eb dhe pse nj\u00eb mal akuzash, po b\u00ebhen n\u00eb adres\u00eb t\u00eb tij. Madje edhe deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb koalicion me partin\u00eb e Lekajt, po k\u00ebrkojn\u00eb arrestimin e tij, ose t\u00eb ish-ministrit Lutfi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41977,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[3803,4339,48,4000],"class_list":["post-41976","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-aktuale","tag-bechtel-enka","tag-kosove","tag-pal-lekaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41976","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41976"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41976\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41977"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41976"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41976"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41976"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}