{"id":42357,"date":"2018-07-19T14:52:13","date_gmt":"2018-07-19T12:52:13","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=42357"},"modified":"2018-07-19T14:52:47","modified_gmt":"2018-07-19T12:52:47","slug":"organizimi-dhe-vrasja-e-vojvodes-se-istogut-milic-kerrsta-nga-selman-kadria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/organizimi-dhe-vrasja-e-vojvodes-se-istogut-milic-kerrsta-nga-selman-kadria\/","title":{"rendered":"Organizimi dhe vrasja e Vojvod\u00ebs s\u00eb Istogut Mili\u00e7 K\u00ebrrsta nga Selman Kadria"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_42358\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-42358\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Sali-Kabashi.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-42358\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Sali-Kabashi.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Sali-Kabashi-150x150.png 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Sali-Kabashi-100x100.png 100w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-42358\" class=\"wp-caption-text\">Autor: <b>Sali KABASHI<\/b><br \/><\/p><\/div>\n<p>P\u00ebr Selman Kadrin\u00eb dhe p\u00ebr aktin e tij heroik (vrasjen e Mili\u00e7 K\u00ebrrstes), ka disa lloje t\u00eb tregimeve, mir\u00ebpo un\u00eb do t\u00eb mundohem t\u00eb sjelli nj\u00eb version t\u00eb past\u00ebr nga pleqt\u00eb e rrethin\u00ebs s\u00eb Istogut, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb treguar p\u00ebr vrasjen e Mili\u00e7 K\u00ebrrtes nga Selmani.<\/p>\n<p>Selmani bashk\u00eb me dy shok\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb Brahim Uk\u00ebn dhe Ali Kabashin, ishin k\u00ebng\u00ebtar\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe shkonin n\u00ebp\u00ebr dasma t\u00eb shumta p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar n\u00ebp\u00ebr Oda. Nj\u00eb dit\u00eb pasi t\u00eb tre shok\u00ebt u kthyen nga nj\u00eb dasm\u00eb q\u00eb kishin k\u00ebnduar, shkojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Ali Kabashit n\u00eb fshatin Tomoc p\u00ebr t\u00eb fjetur. Pasi q\u00eb kishin ngren\u00eb dark\u00eb filluan t\u00eb pinin qaj dhe si zakonisht edhe kuvendonin nd\u00ebrmjet vete. Gjat\u00eb bised\u00ebs Selmani i thot\u00eb Brahimit: -a qesim short e ti vrasim tre shkie t\u2019fort\u00eb q\u00eb jan\u00eb tu ba terror mbi popullin ton\u00eb?- Brahimi e pyet se k\u00ebnd duhej ta vrisnin, Selmani ia kthen: -Ars Perovi\u00e7in, Arseni Qyrkun edhe Mili\u00e7 K\u00ebrrsten!? T\u00eb tre pranojn\u00eb q\u00eb ta nd\u00ebrmarrin k\u00ebt\u00eb aksion dhe i vene shortet!? Brahim Uk\u00ebs do ti bie q\u00eb ta vras Mili\u00e7 K\u00ebrrsten, Selman Kadris i bie Ars Perovi\u00e7i dhe Ali Kabashit i bie q\u00eb ta vras Arseni Qyrkun. Pasi p\u00ebrfundojn\u00eb shortet dhe t\u00eb tre e marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta kryer detyr\u00ebn, Selmani i k\u00ebrkon Brahimit q\u00eb ti nd\u00ebrrojn\u00eb \u201cviktimat\u201d, i thot\u00eb: -ti Arsin e ke n\u00eb fshat dhe e ke m\u00eb leht\u00eb q\u00eb ta vras\u00ebsh edhe un\u00eb Mili\u00e7in e kam n\u00eb fshat, ku do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e leht\u00eb edhe p\u00ebr mua?- Brahimi pranon q\u00eb ti nd\u00ebrrojn\u00eb caqet e tyre t\u00eb aksionit. Mir\u00ebpo m\u00eb problem nga t\u00eb gjith\u00eb e kishte Aliu q\u00eb ta vriste Arseni Qyrkun, i cili ishte shum\u00eb larg dhe me mund\u00ebsi t\u00eb pakta q\u00eb t\u00eb realizohej plani i organizuar. Mir\u00ebpo Brahimi e kishte nj\u00eb shok n\u00eb Poqest\u00eb (fshat af\u00ebr Gorozhdevcit), ku n\u00eb Gorozhdevc ishte edhe sh\u00ebnjestra e Aliut. Brahimi bie n\u00eb kontakt me shokun e tij dhe k\u00ebrkon nga ai q\u00eb ta mban\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb Aliun n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, q\u00eb m\u00eb von\u00eb s\u00eb bashku edhe t\u00eb organizohet eliminimi i Arsenit. Shoku i Brahimit menj\u00ebher\u00eb e pranon Aliun n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Plani ishte q\u00eb brenda tri dit\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrfundonte i gjith\u00eb misioni i nisur n\u00eb nj\u00eb Od\u00eb. Marr\u00ebveshja ishte se ai q\u00eb e p\u00ebrfundon pun\u00ebn i pari, t\u00eb ikte dhe t\u00eb shkonte n\u00eb nj\u00eb Mal q\u00eb quhej \u201c\u00c7arrista e Januzajve\u201d, mbi fshatin C\u00ebrrc, aty t\u00eb takohen tret dhe s\u00eb bashku t\u00eb dalin n\u00eb Shqip\u00ebri. Selmanit i vjen mund\u00ebsia t\u00eb nes\u00ebrmen e marr\u00ebveshjes q\u00eb ta vras Mili\u00e7in! Selman Kadria ishte pun\u00ebtor\u00eb me m\u00ebditje, i cili punonte t\u00eb secili q\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr pun\u00ebtor\u00eb krahu, ku shpesh punonte edhe t\u00eb vras\u00ebsi i familjes s\u00eb tij, tek Mili\u00e7 K\u00ebrrsta. Mili\u00e7i shkon te sht\u00ebpia e Selmanit dhe e th\u00ebrret q\u00eb t\u00eb shkoj bashk\u00eb me t\u00eb, p\u00ebr t\u00eb peshkuar n\u00eb Lumin Istog. Pasi q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb breg t\u00eb Lumit, Mili\u00e7i d\u00ebshiron ta hedh grepin n\u00eb uj\u00eb, mir\u00ebpo n\u00eb dor\u00ebn tjet\u00ebr e kishte Pushk\u00ebn. Ai i k\u00ebrkon Selmanit q\u00eb t\u00eb ia mbaj\u00eb Pushk\u00ebn dhe e merr Selmani pushk\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Mili\u00e7i e hedh grepin n\u00eb uj\u00eb. Selmani e kupton se nj\u00eb mund\u00ebsi kaq t\u00eb volitshme p\u00ebr vrasjen e Mili\u00e7it, nuk do ti vije edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr!? I drejton pushk\u00ebn dhe i thot\u00eb: -O Mili\u00e7 K\u00ebrrsta! Si m\u2019besove kaq shum\u00eb, kur e din se ma ke vra t\u00eb gjith\u00eb familjen!?- Mili\u00e7i i thot\u00eb: -Selman, mos luaj me pushk\u00eb, se nuk luhet me arm\u00eb!- Selmani ia kthen: -Jo nuk po luaj, por po t\u00eb vras.- ia shkrep n\u00eb gjoks pushk\u00ebn e vet dhe e vret kriminelin serb, Mili\u00e7 K\u00ebrrsten. Kufom\u00ebn e tij e mbulon me gjethe e me rrema, nd\u00ebrsa ai vet ik\u00eb n\u00eb \u00c7arrisht\u00ebn e Januzajve.<\/p>\n<p>N\u00eb stacionin e Policis\u00eb n\u00eb Istog, personeli alarmohet p\u00ebr zhdukjen e Vojvod\u00ebs Mili\u00e7 K\u00ebrrsta pa gjurm\u00eb, por pas dy dit\u00eb k\u00ebrkime, kufom\u00ebn e tij e gjejn\u00eb n\u00eb vendin ku e kishte len\u00eb Selmani. Dyshimet menj\u00ebher\u00eb qonin kah Selman Kadria, sepse t\u00eb gjith\u00eb e dinin se Mili\u00e7i p\u00ebr t\u00eb fundit her\u00eb m\u00eb Selmanin kishte dal\u00eb dhe nuk ishte kthyer m\u00eb? Policia shkon tek sht\u00ebpia e Selmanit dhe e k\u00ebrkojn\u00eb, por nuk e gjejn\u00eb aty, me \u00e7\u2019rast edhe v\u00ebrtetohet , se Selmani \u00ebsht\u00eb vras\u00ebsi i Mili\u00e7it. Pasi q\u00eb u v\u00ebrtetua q\u00eb Selmani ishte vras\u00ebsi i Mili\u00e7it, Policia menj\u00ebher\u00eb i arreston shok\u00ebt e tij, Brahim Uk\u00ebn dhe Ali Kabashin. Selmani pasi q\u00eb q\u00ebndron dy dit\u00eb n\u00eb Mal, n\u00eb dit\u00ebn e tret\u00eb i shef n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb disa djem t\u00eb rinj\u00eb me lop\u00eb dhe u afrohet. Nj\u00ebrin nga ata djemt\u00eb e pyet se i kujt \u00ebsht\u00eb, ai i thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb i Ram Vuthit-Tekerrla\u00e7it (Rama ishte Daja i n\u00ebn\u00ebs t\u00eb Selman Kadris\u00eb). Selmani i thot\u00eb se e paska djalin e daj\u00ebs dhe i thot\u00eb q\u00eb t\u00eb shkoj tek sht\u00ebpia e Daj\u00ebs Ram\u00eb e ti thot\u00eb q\u00eb ti sjell buk\u00eb dhe t\u00eb vij tek Selmani sepse ka di\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb bisedoj me t\u00eb! Pas nj\u00eb kohe, Rama shkon te Selmani dhe ia qon buk\u00ebn. Selmani ia tregon pun\u00ebn dhe i k\u00ebrkon q\u00eb t\u2019i ndihmoj q\u00eb t\u00eb ik\u00eb nga Kosova, Daja Ram\u00eb i premton se do e ndihmoj\u00eb me \u00e7do kusht. <\/p>\n<p>Rama shkon te shpija dhe merr nj\u00eb Kal\u00eb, buk\u00eb dhe disa rroba femrash, q\u00eb ta maskoj Selmanin. Mir\u00ebpo para k\u00ebsaj, Rama shkon n\u00eb stacionin e Policis\u00eb n\u00eb Istog te Na\u00e7allniku dhe i thot\u00eb se Selmanin e kam n\u00eb dor\u00eb, e n\u00ebse d\u00ebshiron ta arrestosh, un\u00eb ua v\u00eb n\u00eb prit\u00eb. Rama shkon te Selmani. Selmani i vet\u00ebdijsh\u00ebm se Rama u vonua, menj\u00ebher\u00eb i ven\u00eb dyshimet te ndonj\u00eb tradhti e mundshme!? Selmani e pyet pse u vonua, Rama i thot\u00eb se nuk kishte Kal\u00eb t\u00eb vetin dhe u vonua deri sa e gjeti te nj\u00eb komshi i veti. Rama i thot\u00eb se Pushk\u00ebn duhej ta linte, sepse shum\u00eb leht\u00eb mund t\u00eb zbulohej. Ia merr pushk\u00ebn dhe e hedh n\u00eb disa shkurre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Selmani vishet n\u00eb rrobat e femrave q\u00eb i kishte sjell\u00eb Daja Ram\u00eb dhe hip n\u00eb Kal\u00eb. Selmani ishte me shpres\u00eb, se daja Ram\u00eb po e ndihmonte, se po e shp\u00ebtonte nga serb\u00ebt, por jo, doli e kund\u00ebrta!?<\/p>\n<p>Pasi q\u00eb ecin nj\u00eb koh\u00eb, rreth 10-15 metra, Selmani i thot\u00eb: -Daja Ram\u00eb ndale kalin!- Selmani e kuptoj se nuk ishte gjith\u00e7ka n\u00eb rregull, se Rama kishte planifikuar di\u00e7ka? Selmani i thot\u00eb: -Daj\u00eb edhe n\u00ebse vdes, t\u00eb pakt\u00ebn, mos t\u00eb vdes i maskuar si fem\u00ebr.- Selmani e heq rrob\u00ebn e femrave q\u00eb e kishte t\u00eb veshur, duke zbritur, kur e l\u00ebshon nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb, nd\u00ebrsa tjetr\u00ebn \u00ebnde e kishte n\u00eb Kal\u00eb, Daja Ram\u00eb e godet me S\u00ebpat\u00eb (Sakic\u00eb) prapa krah\u00ebve. Thuhet se, zvarr\u00eb u mundua q\u00eb t\u00eb afrohej tek pushka q\u00eb ta merrte, mir\u00ebpo plaga q\u00eb i la n\u00eb shpin Daja ishte shum\u00eb e r\u00ebnd p\u00ebr Selmanin dhe nuk kishte arritur q\u00eb ta merrte Pushk\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Selman Kadria vdes n\u00eb stacionin e Policis\u00eb n\u00eb Istog, nga plag\u00ebt e marra prapa krah\u00ebve nga Daja i N\u00ebn\u00ebs, sipas goj\u00ebdh\u00ebn\u00ebs Selmani vdiq duke e shqiptuar Shehadetin. Mir\u00ebpo gjaku i tij nuk shkoj huq. Pas nj\u00eb kohe dy t\u00eb rinj\u00eb, 14 dhe 16 vje\u00e7, t\u00eb organizuar nga nj\u00eb rreth m\u00eb i gjer, e nxjerrin gjakun e Selmanit duke e vrar\u00eb Ram\u00eb Vuthin-Tekerrla\u00e7in. Djemt\u00eb q\u00eb e vrasin Ram\u00ebn, ishin djemt\u00eb e axh\u00ebs s\u00eb Selman Kadris\u00eb. T\u00eb organizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, i riu 14 vjetar\u00eb me emrin Bardh, n\u00eb Istog, i del ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb tradhtarit Ram\u00eb Vuthi dhe i drejtohet me k\u00ebto fjal\u00eb: -O Ram\u00eb Tekerrla\u00e7i, ku i ki arm\u00ebt q\u00eb ti kan\u00eb dhan\u00eb p\u00ebr Selmanin?- dhe gjuan n\u00eb t\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas tij gjuan edhe djali tjet\u00ebr (t\u00eb cilit nuk ia di emrin), ku edhe e vrasin n\u00eb vend. Pas nj\u00eb kohe, t\u00eb dy t\u00eb rinjt\u00eb arrestohen nga pushteti dhe d\u00ebrgohen n\u00eb Burg.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu p\u00ebrfundon tregimi nga pleqnar\u00ebt p\u00ebr vrasjen e Mili\u00e7 K\u00ebrrstes nga Selman Kdria, nd\u00ebrsa dy t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb ishin sh\u00ebnjest\u00ebr e dy shok\u00ebve t\u00eb Selmanit, Arseni Qyrku dhe Ars Perovi\u00e7i, t\u00eb parin e vret nj\u00eb shqiptar\u00eb, nd\u00ebrsa i dyti vdes nga vdekja natyrale. Vras\u00ebsi i Arseni Qyrkut i kishte z\u00ebn\u00eb prit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb livadh t\u00eb tij, n\u00eb t\u00eb cilin Arseni kishte pun\u00ebtor\u00eb duke punuar n\u00eb t\u00eb. Arseni pushk\u00ebn e tij e kishte len\u00eb shum\u00eb larg vet\u00ebs dhe kur ulen t\u00eb pushojn\u00eb, nj\u00ebri nga pun\u00ebtor\u00ebt i thot\u00eb: -Larg po e len pushk\u00ebn, mos po tenton kush me\u2019t vra more?- Arseni ia kthen: -Ahii. Mos e ki at\u00eb dert! Hala s\u2019ka lind nana asi djali q\u00eb del e vret Arsenin!- ai q\u00eb kishte ardhur p\u00ebr ta vrar\u00eb, pasi q\u00eb i d\u00ebgjon k\u00ebto fjal\u00eb mendjemadh\u00ebsie t\u00eb Arsenit, ngrit\u00ebt n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, me pushk\u00eb t\u00eb drejtuar drejt Arsenit dhe i thot\u00eb: -un\u00eb jam tu t\u2019prit!- dhe gjuan drejt Arsenit ku edhe e vret n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kuriozitet interesant \u00ebsht\u00eb se edhe vras\u00ebsi i Arseni Qyrkut pas nj\u00eb kohe p\u00ebrfundon i tradhtuar nga nj\u00eb i af\u00ebrm i tij, si\u00e7 u tradhtua Selman Kadria.<\/p>\n<p><em>V\u00ebrejtje:<br \/>\nKjo histori e k\u00ebsaj ngjarjeje, bazohet n\u00eb tregimet e pleqve t\u00eb rrethin\u00ebs s\u00eb Istogut, t\u00eb p\u00ebrcjella brez pas brezi n\u00ebp\u00ebr Oda.<\/em> <\/p>\n<p><strong>(Sali Kabashi &#8211; Historian) \u2013 (Oral Histori \u2013 Histori Gojore)<br \/>\n*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr Selman Kadrin\u00eb dhe p\u00ebr aktin e tij heroik (vrasjen e Mili\u00e7 K\u00ebrrstes), ka disa lloje t\u00eb tregimeve, mir\u00ebpo un\u00eb do t\u00eb mundohem t\u00eb sjelli nj\u00eb version t\u00eb past\u00ebr nga pleqt\u00eb e rrethin\u00ebs s\u00eb Istogut, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb treguar p\u00ebr vrasjen e Mili\u00e7 K\u00ebrrtes nga Selmani. Selmani bashk\u00eb me dy shok\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":42358,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[4005],"class_list":["post-42357","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-sali-kabashi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42357","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42357"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42357\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42358"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42357"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42357"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42357"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}