{"id":42672,"date":"2018-07-28T19:05:43","date_gmt":"2018-07-28T17:05:43","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=42672"},"modified":"2018-07-28T19:05:43","modified_gmt":"2018-07-28T17:05:43","slug":"mandati-i-tij-mandat-i-gjithekohshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/mandati-i-tij-mandat-i-gjithekohshem\/","title":{"rendered":"Mandati i tij \u2013 mandat i gjith\u00ebkohsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_42673\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-42673\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/rexhep-qosja.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-42673\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/rexhep-qosja.png 350w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/rexhep-qosja-150x150.png 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/rexhep-qosja-300x300.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/rexhep-qosja-100x100.png 100w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-42673\" class=\"wp-caption-text\">Autor: <b>Rexhep QOSJA<\/b><\/p><\/div>\n<p>Adem Demaci, Baca Adem u nda nga jeta.<\/p>\n<p>Ndarja e tij nga jeta pik\u00eblloi gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudoqofshin ata.<\/p>\n<p>Adem Dema\u00e7i ishte dhe mbetet Baca Adem, i gjith\u00ebkohsh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar: i gjith\u00ebkohsh\u00ebm me Emrin e tij, me Vepr\u00ebn e tij, me Lavdin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00ebn dhe n\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar ai ishte i ve\u00e7ant\u00eb me \u00e7do gj\u00eb e me t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>Ai e jetonte Idealin e tij; ai e jetonte Fjal\u00ebn e tij; ai e jetonte gjith\u00eb Vepr\u00ebn e tij. Ideali i tij, Fjala e tij ishte, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht Ideal i Kombit shqiptar, Fjal\u00eb p\u00ebr Kombin shqiptar. Her\u00ebt, n\u00eb rini ai u b\u00eb M\u00ebsuesi historik, politik, kulturor, komb\u00ebtar e moral i rinis\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u b\u00eb M\u00ebsuesi i q\u00ebndrimit t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb pap\u00ebrkulsh\u00ebm, t\u00eb dinjitetsh\u00ebm, q\u00eb nuk e p\u00ebrkulnin lev\u00ebrdit\u00eb, premtimet, kerc\u00ebnimet, burgjet.<\/p>\n<p>Ai u b\u00eb parath\u00ebn\u00ebsi i liris\u00eb dhe i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai u b\u00eb parath\u00ebn\u00ebsi i bashkimit komb\u00ebtar shqiptar.<\/p>\n<p>Idealin e madh t\u00eb liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ai e jetoi me 28 vjet burgje dhe me shum\u00eb p\u00ebrndjekje e krajata para dhe pas burgjeve.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebto 28 vjet burgje dhe k\u00ebto p\u00ebrndjekje e krajata u b\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi sip\u00ebrore q\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve \u2013 bashk\u00ebkomb\u00ebsve dhe t\u00eb huajve u deshmonin se Adem Dema\u00e7i po ia dhuronte rinin\u00eb, pjekurin\u00eb, dhuntin\u00eb krijuese k\u00ebsaj lirie dhe pavar\u00ebsie t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb sakrific\u00eb madh\u00ebshtore historike ai e d\u00ebshmoi burr\u00ebrin\u00eb, vendosm\u00ebrin\u00eb, parim\u00ebsin\u00eb politike e morale edhe kur doli prej burgjeve.<\/p>\n<p>Sot kur Baca Adem u nda prej nesh vet\u00ebm me trupin e tij e do rendi t\u00eb vet\u00ebpyetemi: cka b\u00ebm\u00eb ne p\u00ebr te.<\/p>\n<p>Sot kur u nda vet\u00ebm me trup prej nesh e do rendi te vet\u00ebpyetemi se \u00e7ka b\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ata q\u00eb e sundojn\u00eb politikisht e shteterisht Kosov\u00ebn sot.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjet jan\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese!<\/p>\n<p>Ata q\u00eb edhe n\u00eb dit\u00ebt e luft\u00ebs \u00e7lirimtare e vall\u00ebzonin vallen e paqes turp\u00ebruese n\u00ebn dhun\u00ebn dhe terrorin e regjimit serb i dhuruan Baces Adem mohime, denoncime, p\u00ebrjashtime, fyerje!<\/p>\n<p>Ata t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb pas luft\u00ebs e b\u00ebn\u00eb dhe po e b\u00ebjn\u00eb demokracin\u00eb e Kosov\u00ebs \u2013 demokraci rurale e private e privuan Bac\u00ebn Adem prej \u00e7do mund\u00ebsie q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej \u00e7ka para t\u00eb gjith\u00ebve i takonte t\u00eb b\u00ebhej: q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej i pari i Madh i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk i lejuan t\u00eb b\u00ebhej kryetar i Kosov\u00ebs; nuk i lejuan t\u00eb b\u00ebhej as Kryetar i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs; nuk i lejuan t\u00eb b\u00ebhej as kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs; nuk i lejuan t\u00eb beh\u00ebj as minister i Kosov\u00ebs! Prej ish t\u00eb burgosurve politik\u00eb u propozua q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej deputet i Kosov\u00ebs, por nuk e lejuan kandidimin e tij as p\u00ebr deputet t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs ata q\u00eb edhe p\u00ebr kandidime vendosnin!<\/p>\n<p>Popuj t\u00eb tjer\u00eb, me tradita politike, shtet\u00ebrore e morale, i zgjedhin senator\u00eb apo deputet\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm figurat politike me merita t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb historin\u00eb politike, kulturore e qytet\u00ebruese t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Politikan\u00ebt dhe shtetar\u00ebt e Republikes Jugafrikane e b\u00ebn\u00eb Nelson Mandelen figure politike e morale bot\u00ebrore, sepse ashtu e meritonte Mandela dhe sepse ashtu e donin interesat politike e shtet\u00ebrore t\u00eb asaj Republike.<\/p>\n<p>Por pushtetaret e sot\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs nuk i lejuan Adem Dema\u00e7it t\u00eb b\u00ebhet as deputet kat\u00ebrvjecar i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs!<\/p>\n<p>Pse? Pse e cenuan k\u00ebshtu Adem Dema\u00e7in dhe pse e cenuan k\u00ebshtu Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb nuk ia lejuan Adem Dema\u00e7it as tre minuta fjal\u00eb n\u00eb Parlamentin e Kosov\u00ebs, ata q\u00eb e privuan prej t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tij sip\u00ebrore q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej \u00e7ka i takonte t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb Kosov\u00eb, u frik\u00ebsuan prej tij: prej etikes s\u00eb tij politike e shtet\u00ebrore, prej burr\u00ebris\u00eb s\u00eb tij, prej nderit t\u00eb tij, prej vendosm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij, prej parim\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, prej humanizmit t\u00eb tij, dhe u frik\u00ebsuan sepse ai, Baca Adem,<br \/>\nnuk do t\u2019i lejonte t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7ka b\u00ebn\u00eb e \u00e7ka po b\u00ebjn\u00eb: ai nuk do t\u2019i lejonte t\u00eb zhvasin Kosoven, ai nuk do t\u2019i lejonte te plackisin pasurite e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb Kosov\u00ebs, ai nuk do t\u2019i lejonte t\u00eb b\u00ebhen milioner\u00eb duke p\u00ebrdorur e shp\u00ebrdorur si\u00e7 po i shp\u00ebrdorin postet politike e shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs shtet\u00ebrisht t\u00eb privatizuar prej tyre.<\/p>\n<p>Dhe, ai nuk do t\u2019i lejonte t\u2019i sjellin Kosov\u00ebs aq tragjikomedi politike, ekonomike, diplomatike, komb\u00ebtare e nd\u00ebrkombetare qe po ia sjellin asaj sot!<\/p>\n<p>Por, o cfare ironie!<\/p>\n<p>Ata q\u00eb nuk e lejuan t\u00eb b\u00ebhet as kryetar i Kosov\u00ebs, as kryetar i Parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs, as kryeminist\u00ebr i Kosoves, as minister i Kosov\u00ebs, madje as deputet i Kosov\u00ebs, ata dje mbajt\u00ebn akademi p\u00ebr t\u00eb n\u00eb sall\u00ebn gati p\u00ebrgjysm\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebt t\u00eb<\/p>\n<p>Parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ata mbajt\u00ebn fjalime n\u00eb at\u00eb akademi p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Ata shpallen tri dit\u00eb zie p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Sot ata mbajt\u00ebn edhe nj\u00eb akademi p\u00ebr t\u00eb q\u00eb e quajt\u00ebn ceremoni dhe e mbajt\u00ebn n\u00eb sheshin para Teatrit Komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs, ku u rrjeshtuan nj\u00ebri pas tjetrit n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrdorur lavdin\u00eb e Bac\u00ebs Adem p\u00ebr interesat e tyre pushtetore.<\/p>\n<p>Prehu i qet\u00eb n\u00eb dheun e Kosov\u00ebs, Bac\u00eb i dashur.<\/p>\n<p>I privilegjove p\u00ebr t\u00eb t\u00eb nderuar k\u00ebshtu t\u00eb ndar\u00eb nga jeta ata q\u00eb k\u00ebt\u00eb privilegj n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe me asgj\u00eb nuk e merituan!<\/p>\n<p>Vepra jote mendore e morale, veprimtaria jote politike komb\u00ebtare, lavdia jote historike, burr\u00ebria jote, ecja jote gjithmon\u00eb e dinjitetshme do t\u00eb edukojn\u00eb gjithmon\u00eb rinin\u00eb ton\u00eb dhe do ta l\u00ebvizin p\u00ebrparuesh\u00ebm historin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Ti ishe m\u00eb shum\u00eb se kryetar i Kosov\u00ebs, ti ishe m\u00eb shum\u00eb se kryetar i Parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs, ti ishe m\u00eb shum\u00eb se kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs, ti ishe m\u00eb shum\u00eb se minist\u00ebr i Kosov\u00ebs, ti ishe m\u00eb shum\u00eb se deputet i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>E si t\u00eb mos ishe! Ti na dhurove si trash\u00ebgim mospajtimin me pushtimin, me \u00e7do lloj pushtimi, me \u00e7do lloj pushtimi e n\u00ebnshtrimi n\u00eb t\u00eb cilin ishte dikur Kosova, por ti na dhurove si trash\u00ebgim edhe mospajtimin me t\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqijat q\u00eb cenojn\u00eb interesat e p\u00ebrgjithshme shoq\u00ebrore: mospajtimin me korrupsionin, mospajtimin me nepotizmin, mospajtimin me zhvatjen e pasurive t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb Kosov\u00ebs, mospajtimin me genjeshtrat, mashtrimet dhe arrivizmet q\u00eb e kan\u00eb mbuluar sot Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ti ishe dhe mbetesh ndjenja, nd\u00ebrgjegja dhe mendja historike n\u00eb \u00e7astet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira te popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Mandati yt \u00ebsht\u00eb mandat i p\u00ebrjetsh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e gjith\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Adem Demaci, Baca Adem u nda nga jeta. Ndarja e tij nga jeta pik\u00eblloi gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudoqofshin ata. Adem Dema\u00e7i ishte dhe mbetet Baca Adem, i gjith\u00ebkohsh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar: i gjith\u00ebkohsh\u00ebm me Emrin e tij, me Vepr\u00ebn e tij, me Lavdin\u00eb e tij. N\u00eb jet\u00ebn dhe n\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":42673,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[1334],"class_list":["post-42672","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-rexhep-qosja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42672","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42672"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42672\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42673"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42672"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42672"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42672"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}