{"id":4399,"date":"2013-12-20T13:14:29","date_gmt":"2013-12-20T12:14:29","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=4399"},"modified":"2020-09-01T11:46:48","modified_gmt":"2020-09-01T09:46:48","slug":"mehmet-shehu-komedia-pas-lajmit-te-vetevrasjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/mehmet-shehu-komedia-pas-lajmit-te-vetevrasjes\/","title":{"rendered":"Mehmet Shehu, komedia pas lajmit t\u00eb vet\u00ebvrasjes"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/image12.jpg\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"428\" class=\"alignleft size-full wp-image-60363\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/image12.jpg 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/image12-600x334.jpg 600w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/image12-300x167.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 768px) 100vw, 768px\" \/><\/p>\n<p><strong>Leonard Veizi<\/strong><\/p>\n<p>Askush nuk e di me sakt\u00ebsi n\u00ebse ish-kryeministri shqiptar u vra apo u vetvra nat\u00ebn mes 17 dhe 18 dhjetorit t\u00eb vitin 1981. Nata ishte e err\u00ebn pis, si n\u00eb film pa ngjyra, b\u00ebnte ftoht\u00eb dhe krism\u00ebn e mbytur t\u00eb revolverit nuk e d\u00ebgjoi kush. Pak or\u00eb m\u00eb par\u00eb, Mehmet Shehu kishte dal\u00eb i tronditur nga nj\u00eb mbledhje e Byros\u00eb Politike, e cila kishte p\u00ebrcjell\u00eb jo pak tension tek ai. Fejesa e djalit, Bashkimit me volejbollisten Silva ishte zhb\u00ebr\u00eb. Por, kupola e Komitetit Qendror nuk ishte mjaftuar m\u00eb kaq.<\/p>\n<p>Rast\u00ebsi, dob\u00ebsi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, apo prapavija e nj\u00eb pune armiq\u00ebsore? Djali i kryeministrit komunist me vajz\u00ebn e Turdinjve t\u00eb deklasuar? Pik\u00ebpyetje vinin nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs. Shefi i ashp\u00ebr i qeveris\u00eb, i pac\u00ebnuar deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kishte zbritur shkall\u00ebt e Komitetit Qendror i tendosur e plot\u00eb nerv, nd\u00ebrsa n\u00eb mendje bluante gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, fundin. Pasi eci pak metra n\u00eb krah t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe mori k\u00ebshillat e rastit, ishte ndar\u00eb si hije n\u00eb terrin q\u00eb thyhej vet\u00ebm nga ca drita neoni t\u00eb zbehta ndan\u00eb rrug\u00ebs. <\/p>\n<p>Hyri i pav\u00ebmendsh\u00ebm n\u00eb vil\u00ebn nr. 30, t\u00eb blinduar nga rojat e armatosura e civil\u00ebt, q\u00eb nuk i ndaheshin n\u00eb asnj\u00eb hap dhe u ngujua n\u00eb dhom\u00ebn e tij t\u00eb gjumit t\u00eb ngrohur nga kaldaja. Por ambienti s\u00ebrish ishte i ftoht\u00eb. N\u00eb vesh\u00eb i ushtonin z\u00ebrat k\u00ebrc\u00ebnues t\u00eb atyre q\u00eb deri n\u00eb at\u00eb \u00e7ast ai i kishte konsideruar si shok\u00eb ideali, apo i kishte n\u00ebnvler\u00ebsuar me p\u00ebrbuzje. Por zhg\u00ebnjimi nga ajo mbledhje e gjat\u00eb ishte edhe m\u00eb i madh, kur drejt tij hidheshin akuza, t\u00eb cilat nuk i ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura asnj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb tij 27 vje\u00e7are n\u00eb krye t\u00eb kabinetit. Akumulimi i gjat\u00eb kishte shp\u00ebrthyer.<\/p>\n<p>Orteku i kritikave n\u00eb Byron\u00eb Politike qe i ashp\u00ebr edhe pse propozimi n\u00eb fund  nuk ishte dhe aq p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb parasysh.  \u201cV\u00ebrejtje e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb kart\u00ebn e regjistrimit\u201d, nuk ishte fundi i bot\u00ebs, por fati i Mehmet Shehut ishte vendosur q\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebtu, pa e marr\u00eb v\u00ebrejtjen e propozuar, bilanci i tij me jet\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrpritej. <\/p>\n<p><strong>Komenti mediatik <\/strong><\/p>\n<p>Kreu i qeveris\u00eb komuniste kishte pak or\u00eb q\u00eb kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb dhe n\u00eb dijeni ishin vet\u00ebm Byroja Politike e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 13 an\u00ebtar\u00eb. Megjithat\u00eb, dukej se problemi nuk ishte shum\u00eb tek kuadrot kryesor\u00eb, por si do ta prisnin vdekjen e kryeministrit, masat e thjesht\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, dy mjetet kryesore t\u00eb komunikimit masiv, Televizioni Shqiptar dhe gazeta \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d, mor\u00ebn udh\u00ebzimet p\u00ebrkat\u00ebse. <\/p>\n<p>Ora 18.00. N\u00eb lajmet e para t\u00eb mbr\u00ebmjes fol\u00ebsi i \u201cTiran\u00ebs\u201d, Ki\u00e7o Fotjadhi shfaqet me fytyr\u00eb m\u00eb serioze se net\u00ebt e tjera. Kronik\u00ebn kryesore padyshim e zinte vdekja e kryeministrit Mehmet Shehu, duke dh\u00ebn\u00eb edhe shkaqet. Teksa lexoi komunikat\u00ebn, Ki\u00e7o Fotjadhi theksoi \u201cvet\u00ebvrasje\u201d, duke vijuar pastaj motivin \u201cpas nj\u00eb kriz\u00eb nervore\u201d. E gjith\u00eb kronika nuk ka zgjatur m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb lajm i zakonsh\u00ebm ndoshta vet\u00ebm 40 sekonda, i cili \u00ebsht\u00eb pasur menj\u00ebher\u00eb nga nj\u00eb varg  kronikash q\u00eb ishin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb diskutimeve dhe vendimeve t\u00eb Byros\u00eb Politike q\u00eb ishin marr\u00eb gjat\u00eb punimeve t\u00eb Kongresit t\u00eb 8-t\u00eb. <\/p>\n<p>Lajmet pasqyruan gjith\u00e7ka kishte t\u00eb b\u00ebnte me realizimin e detyrave t\u00eb planit. Edhe pse n\u00eb edicionin kryesor t\u00eb lajmeve, at\u00eb t\u00eb or\u00ebs 20.00 u prit di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr humbjen e kreut t\u00eb qeveris\u00eb komuniste, deklarata zyrtare vazhdonte t\u00eb ishte e nj\u00ebjta. Madje, \u00e7udit\u00ebrisht, kur teleshikuesit prisnin nd\u00ebrprerjen e programeve, dhe futjen e muzik\u00ebs funeb\u00ebr, n\u00eb mbr\u00ebmje von\u00eb u shfaq nj\u00eb komedi&#8230; \u201cUshtari i mir\u00eb Shvejk\u201d. <\/p>\n<p><strong>19 dhjetor 1981<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu si TVSH-ja, gazeta partiake \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d e jep shum\u00eb t\u00eb zbeht\u00eb lajmin mbi nd\u00ebrrimin e jet\u00ebs s\u00eb kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, duke iu referuar arkivit, gazeta jep nj\u00eb njoftim t\u00eb Komitetit Qendror, t\u00eb PPSHs\u00eb, Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor dhe K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb RPSSH-s\u00eb, n\u00eb lidhje me \u201cvet\u00ebvrasjen\u201d e Mehmet Shehut. <\/p>\n<p>Njoftimi z\u00eb pjes\u00ebn e djatht\u00eb n\u00eb faqen e gazet\u00ebs \u201cZP\u201d, ku shkruhet: \u201cKomiteti Qendror i Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Presidiumi i Kuvendit Popullor t\u00eb Republik\u00ebs Popullore Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, njoftojn\u00eb se nat\u00ebn duke gdhir\u00eb data 18 dhjetor 1981, n\u00eb nj\u00eb moment krize nervore, shoku Mehmet Shehu, an\u00ebtar i Byros\u00eb Politike t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Republik\u00ebs Popullore Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, vrau veten\u201d. N\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb nekrologjis\u00eb, gazeta b\u00ebn dhe nj\u00eb jet\u00ebshkrim t\u00eb Mehmet Shehut. <\/p>\n<p>Asnj\u00eb lloj komenti, t\u00eb asnj\u00ebrit prej udh\u00ebheq\u00ebsve apo shok\u00ebve t\u00eb tij. Shkrimi nuk kishte autor, nuk kishte detaje p\u00ebr ceremonin\u00eb e organizimit dhe mbi t\u00eb gjitha nuk ngush\u00ebllohej familja. Lajmit mbi vdekjen e kryeministrit Shehu i bashk\u00ebngjiteshin titujt e tjet\u00ebr t\u00eb faqes s\u00eb par\u00eb, si: \u201cPlot\u00ebsojn\u00eb planin dhe p\u00ebrgatiten p\u00ebr fillimin e mbar\u00eb t\u00eb vitit 1982\u201d; \u201cSukseset kan\u00eb krijuar besim t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr realizimin e detyrave\u201d; \u201cArritje dhe perspektiva optimiste\u201d; \u201cKryejn\u00eb me shpejt\u00ebsi kullimin e ngastrave\u201d; \u201cNd\u00ebrtuesit n\u00eb pararoj\u00eb\u201d; \u201cRitme t\u00eb mira n\u00eb vjeljen e ullirit dhe mbjelljen e drufrutor\u00ebve\u201d. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn faqe me lajmin e \u201cvet\u00ebvrasjes\u201d, pra n\u00eb faqen e dyt\u00eb, figuronin k\u00ebta tituj, q\u00eb vijon me shkrimet p\u00ebrkat\u00ebse: \u201cMasa t\u00eb mira p\u00ebr dim\u00ebrimin e bag\u00ebtive; T\u00eb ngrem\u00eb nd\u00ebrgjegjen e rolin e klas\u00ebs pun\u00ebtore n\u00eb nivelin e detyrave t\u00eb m\u00ebdha; M\u00eb shum\u00eb vez\u00eb p\u00ebr furnizimin e tregut; P\u00ebr t\u00eb rritur me p\u00ebrpar\u00ebsi rendimentet n\u00eb zon\u00ebn fushore&#8230;\u201d etj, etj.  <\/p>\n<p><strong>Byroja, \u201cgjyqi\u201d pas vdekjes s\u00eb Shehut <\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse Kongresi VIII kishte mbyllur punimet e mendohej se gjith\u00e7ka kishte p\u00ebrfunduar, Enver Hoxha i k\u00ebrkon Mehmet Shehut t\u00eb b\u00ebj\u00eb autokritik\u00eb. \u201cKam tani nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>D\u00ebshiroj t`i rekomandoj Mehmetit q\u00eb autokritik\u00ebn p\u00ebr gabimin politik q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, t\u2019a p\u00ebrgatis\u00eb sa m\u00eb par\u00eb dhe t\u2019a dor\u00ebzoj\u00eb, q\u00eb t\u00eb njihen m\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shok\u00ebt e Byros\u00eb Politike, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se Mehmeti ka p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb autokritik\u00eb me shkrim. P\u00ebrgatitja e autokritik\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Mehmetin, se do ta shp\u00ebtoj\u00eb nga nj\u00eb ankth q\u00eb po e mundon&#8230; (\u201cP\u00ebr Partin\u00eb\u201d, v\u00ebllimi III). <\/p>\n<p>Shehu p\u00ebrgatiti autokritik\u00ebn dhe e paraqiti n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb projekti paraprak. Por kjo lloj p\u00ebrgjigjeje nuk i k\u00ebnaqi shok\u00ebt e Byros\u00eb. Enver Hoxha i k\u00ebrkoi atij n\u00eb mbledhjen e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Byros\u00eb Politike, m\u00eb 17 dhjetor 1981, q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb autokritik\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb e t\u00eb ndjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ish- komandanti i Gard\u00ebs: Mehmeti u vet\u00ebvra me \u201cMakarovin\u201d e Zhukovit<\/strong><\/p>\n<p>Xhafer Pe\u00e7i, tashm\u00eb 88 vje\u00e7, thot\u00eb se e kujton mir\u00eb se \u00e7\u2019ndodhi dit\u00ebn kur mori vesh se kryeministri Mehmet Shehu ishte vet\u00ebvrar\u00eb. Nat\u00ebn e 17 dhjetorit 1981 sh\u00ebrbimet n\u00eb Bllokun e udh\u00ebheqjes vazhdonin normalisht dhe asgj\u00eb s\u2019kishte p\u00ebr t\u2019u shqet\u00ebsuar. Mbledhja e Byros\u00eb Politike kishte p\u00ebrfunduar von\u00eb, por se \u00e7far\u00eb ishte diskutuar n\u00eb t\u00eb futej n\u00eb cil\u00ebsimin \u201ctop sekret\u201d. Xhafer Pe\u00e7i kujton: \u201cLajmin e vet\u00ebvrasjes e mora vesh m\u00ebngjesin e 18 dhjetorit. <\/p>\n<p>M\u00eb mori n\u00eb telefon zv\/ministri i Brendsh\u00ebm, Xhule \u00c7iraku, i cili p\u00ebrgjigjej p\u00ebr Gard\u00ebn\u201d. Xhafer Pe\u00e7i thot\u00eb se, p\u00ebr sa kishte ndodhur, ai ishte tronditur shum\u00eb, sepse me Mehmetin ishin t\u00eb njohur t\u00eb vjet\u00ebr, kishin luftuar s\u00eb bashku dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kishte marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira me t\u00eb. Me makin\u00ebn e tij shkon urgjent p\u00ebrpara vil\u00ebs s\u00eb kryeministrit, ku fillimisht takohet me Kadri Hazbiun, Xhule \u00c7irakun dhe Llambi Zi\u00e7ishtin, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Fillimisht Kadriu me Xhulen e porositin q\u00eb t\u00eb mos njoftonte asgj\u00eb p\u00ebr ngjarjen derisa t\u00eb sqarohej gjith\u00e7ka. <\/p>\n<p>Kujton se gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb po priste n\u00eb oborrin e vil\u00ebs, pyet shefin e grupit t\u00eb shoq\u00ebrimit t\u00eb kryeministrit, Ali \u00c7enon, se si kishte ndodhur ngjarja dhe nga ai merr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje: \u201cNe nuk kemi d\u00ebgjuar gj\u00eb, asnj\u00eb krism\u00eb, por po presim se \u00e7far\u00eb do t\u00eb na thon\u00eb dhe se si ka ndodhur puna\u201d. N\u00eb or\u00ebn 9:30 Ramiz Alia e Kadri Hazbiu u nis\u00ebn n\u00eb mbledhjen e Byros\u00eb Politike, e cila kishte filluar q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. \u201cPara ikjes, Kadriu na tha q\u00eb t\u00eb forconim sh\u00ebrbimet e t\u00eb vazhdonte ekspertiza mjek\u00ebsore-ligjore. Ai ishte shum\u00eb i tronditur. N\u00eb ato \u00e7aste pam\u00eb Enver Hoxh\u00ebn q\u00eb doli nga vila e tij dhe po shkonte p\u00ebr n\u00eb mbledhjen e Byros\u00eb Politike. Brenda n\u00eb vil\u00eb, ku ishte kryeministri i vdekur, u fut\u00ebn Llambi Zi\u00e7ishti me njer\u00ebzit e tij. Kur dol\u00ebn prej andej, ata na than\u00eb se, vet\u00ebvrasja kishte ndodhur rreth or\u00ebs 03:00 t\u00eb nat\u00ebs\u201d, kujton Xhafer Pe\u00e7i. Ai thot\u00eb gjithashtu se arma me t\u00eb cil\u00ebn u vet\u00ebvra Mehmeti, ishte nj\u00eb \u201cMakarov\u201d, regjistruar si dhurat\u00eb p\u00ebr kryeministrin nga mareshalli Zhukov, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri.  <\/p>\n<p><strong>Varrimi <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kujtimet e tij, Xhafer Pe\u00e7i thot\u00eb se, n\u00ebn kujdesin e Ki\u00e7o Kasapit, sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Kryeministris\u00eb, u b\u00eb varrimi i Mehmet Shehut. Arkivolin me trupin e Kryeministrit e hip\u00ebn n\u00eb nj\u00eb \u201cZuk\u201d t\u00eb zi, nd\u00ebrsa pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb ceremonin\u00eb e p\u00ebrmortshme ishin vet\u00ebm familjar\u00ebt. Ish-komandanti i Gard\u00ebs shton se ai vuri n\u00eb dispozicion 10 nga ushtar\u00ebt e Gard\u00ebs. Mehmet Shehu, i cil\u00ebsuar si \u201carmik i popullit\u201d, nuk kishte vend n\u00eb Varrezat e D\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb Kombit, por n\u00eb varrezat publike t\u00eb Sharr\u00ebs. <\/p>\n<p> <strong>Muho Asllani: Si u kryq\u00ebzua Mehmeti n\u00eb Byro  <\/strong><\/p>\n<p>Thot\u00eb se mbas kongresit 8-t\u00eb n\u00ebntorit t\u00eb vitit 1981, nga an\u00ebtar i KQ-s\u00eb, u zgjodh an\u00ebtar i Byros\u00eb Politike. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga viti 1979 ishte em\u00ebruar si minist\u00ebr shteti e ndihm\u00ebs i kryesor i kryeministrit Shehu. Por ishte gjithashtu dhe Sekretar i Byros\u00eb s\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Kryeministris\u00eb. <\/p>\n<p>Duke rikujtuar edhe nj\u00eb her\u00eb at\u00eb dit\u00eb t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb 32 viteve m\u00eb par\u00eb, Muho Asllani rr\u00ebfen: &#8211; \u201cNj\u00eb dit\u00eb Mehmeti m\u00eb thirri, me tha \u201cMuho, k\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet mbledhja e organizat\u00eb s\u00eb partis\u00eb sot pasdite. Dua t\u00eb b\u00ebj autokritike\u201d. Un\u00eb mblodha supet. \u201cKe d\u00ebgjuar q\u00eb djali im \u00ebsht\u00eb fejuar me nj\u00eb vajz\u00eb nga Turdit\u00eb?\u201d, m\u00eb pyeti. I thash\u00eb nuk e kisha d\u00ebgjuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ai m\u00eb shpjegoi se djali i tij ishte lidhur me Silva Turdiun, nj\u00eb vajz\u00eb me probleme n\u00eb biografi dhe k\u00ebrkoi mbledhjen e organizat\u00ebs q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte autokritik\u00eb si prind e si komunist. At\u00ebher\u00eb i them: \u201cShoku Mehmet ju jeni an\u00ebtar i Byros\u00eb Politike dhe jo nj\u00eb komunist i thjesht\u00eb. Do konsultohem me aparatin KQ, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mbledhje jasht\u00eb radhe\u201d. <\/p>\n<p>Komunikoj n\u00eb telefon me Simon Stefanin, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte sekretar i KQ. Simoni tha: P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nes\u00ebr do t\u00eb    zhvillohet mbledhja e Byros\u00eb Politike, dhe shpejt do t\u00eb b\u00ebhet i njohur dhe rendi i dit\u00ebn. Mbledhja filloi n\u00eb or\u00ebn 09:00 dhe si gjithmon\u00eb e hapi Enver Hoxha. Na b\u00ebri t\u00eb ditur q\u00eb n\u00eb fillim se n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje Mehmeti do jepte shpjegimet p\u00ebr fejes\u00ebn e djalit t\u00eb tij me nj\u00eb vajz\u00eb nga nj\u00eb familje me probleme. Pas Enverit u ngrit Mehmeti, i cili ishte p\u00ebrgatitur me shkrim. B\u00ebri nj\u00eb autokritik\u00eb sipas tij shum\u00eb t\u00eb thell\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb kryesisht: \u201cNuk jam marr\u00eb sa duhet me edukimin e f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrgatitur p\u00ebr jet\u00ebn dhe q\u00eb t\u00eb mos bien n\u00eb gabime, t\u00eb mos njollosin figur\u00ebn e tyre, por dhe timen e t\u00eb Fiqretit. Por, me sa duket ky \u00ebsht\u00eb defekt i pun\u00ebs time, pasi jam marr\u00eb shum\u00eb me pun\u00ebn\u201d. <\/p>\n<p>U b\u00ebn\u00eb disa pyetje pothuaj nga t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt, si p.sh: Pse re n\u00eb gabime? Pse nuk u thellove? Pse nuk k\u00ebrkove ndihm\u00ebn e partis\u00eb? Etj. Mbasi u dha p\u00ebrgjigje pyetjeve, i pari u ngrit p\u00ebr t\u00eb diskutuar Simon Stefani. Ai e kritikoi Mehmet Shehun q\u00eb nuk ka punuar mir\u00eb me edukimin e f\u00ebmij\u00ebve dhe propozoi t\u2019i jepej nj\u00eb v\u00ebrejtje e r\u00ebnd\u00eb me sh\u00ebnim n\u00eb kart\u00ebn e regjistrimit, sipas statutit t\u00eb partis\u00eb. Mbledhja u shty p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen\u201d.  <\/p>\n<p><strong>Testamenti i Mehmetit <\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen Byroja Politike u mblodh s\u00ebrish. Enver Hoxha b\u00ebri t\u00eb ditur lajmin se Mehmet Shehu vrau veten e se kishte l\u00ebn\u00eb dhe nj\u00eb let\u00ebr me porosi q\u00eb ta hapi vet\u00ebm shoku Enver dhe se k\u00ebt\u00eb lajm ai vet\u00eb e kishte marr\u00eb nga Ramiz Alia. Muho Asllani thot\u00eb se Enveri letr\u00ebn ia dha Ramizit p\u00ebr ta lexuar n\u00eb Byro. \u201cPas k\u00ebsaj tha: \u201cLetr\u00ebn jepua shok\u00ebve ta shikojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\u201d. <\/p>\n<p>T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn un\u00eb q\u00eb kisha punuar dy vjet e gjysm\u00eb me Mehmet Shehun dhe \u00e7do dit\u00eb kisha pun\u00eb me shkresat e tij ia njihja mir\u00eb shkrimin. Ai ishte origjinal shkrimi i tij. Pasi e pam\u00eb letr\u00ebn Enveri i dha fjal\u00ebn Hekuran Isait duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cDiskuto sipas p\u00ebrgatitjes q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb dje, jo sot pas vdekjes\u201d. Foli Hekurani dhe u shpreh se ishte dakord me propozimin e Simon Stefanit. Pastaj e mori fjal\u00ebn Enver Hoxha i cili tha: \u201cDo ta b\u00ebj diskutimin si\u00e7 do ta b\u00ebja dje, pa e vrar\u00eb veten Mehmet Shehu\u201d. Edhe Enveri ishte dakord me at\u00eb propozim\u201d. Muho Asllani thot\u00eb se jan\u00eb hedhur shum\u00eb hipoteza, hamendje e diskutime, nga shok\u00ebt, bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e familjar\u00eb e Mehmet Shehut. \u201cDuke u nisur nga k\u00ebto rrethana bindja ime \u00ebsht\u00eb se ai ka vrar\u00eb veten. Ishte njeri me kompleksitet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, njeri q\u00eb shum\u00eb her\u00eb nuk kuptohej, sepse e kishte kalitur jeta e koha n\u00eb shum\u00eb fusha. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumenteve q\u00eb na u servir\u00ebn dhe q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb ishin t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb huaja, sekrete, p\u00ebr masat q\u00eb u mor\u00ebn ndaj Mehmet Shehut, u vendos me unanimitet. Flas gjithmon\u00eb p\u00ebr ato dokumente q\u00eb kam par\u00eb me syt\u00eb e mi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb\u201d. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Leonard Veizi Askush nuk e di me sakt\u00ebsi n\u00ebse ish-kryeministri shqiptar u vra apo u vetvra nat\u00ebn mes 17 dhe 18 dhjetorit t\u00eb vitin 1981. Nata ishte e err\u00ebn pis, si n\u00eb film pa ngjyra, b\u00ebnte ftoht\u00eb dhe krism\u00ebn e mbytur t\u00eb revolverit nuk e d\u00ebgjoi kush. Pak or\u00eb m\u00eb par\u00eb, Mehmet Shehu kishte dal\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60363,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-4399","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4399","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4399"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4399\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60364,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4399\/revisions\/60364"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60363"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4399"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4399"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4399"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}