{"id":4415,"date":"2013-12-21T10:12:02","date_gmt":"2013-12-21T09:12:02","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=4415"},"modified":"2020-09-01T11:44:08","modified_gmt":"2020-09-01T09:44:08","slug":"perandoria-osmane-dhe-europa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/perandoria-osmane-dhe-europa\/","title":{"rendered":"Perandoria Osmane dhe Europa"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_60354\" style=\"width: 160px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-60354\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/Dritan-Egro.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"150\" class=\"size-full wp-image-60354\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/Dritan-Egro.jpg 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/Dritan-Egro-100x100.jpg 100w\" sizes=\"auto, (max-width: 150px) 100vw, 150px\" \/><p id=\"caption-attachment-60354\" class=\"wp-caption-text\">Autor: Dritan EGRO<\/p><\/div>\n<p>Nacionalizmi shqiptar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga fenomenet ballkanike m\u00eb interesante t\u00eb shek. XIX. Dhe kjo p\u00ebr faktin se shqiptar\u00ebt jan\u00eb i vetmi popull ballkanik, q\u00eb n\u00eb shekullin e nacionalizmit nuk e ndjen\u00eb nga pas mb\u00ebshtetjen konstante t\u00eb nj\u00eb fuqie t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs, por ia arrit\u00ebn t\u00eb rezistonin; t\u00eb krijonin shtetin e tyre, ve\u00e7se jo n\u00eb p\u00ebrmasat e veta komb\u00ebtare. Konvertimi masiv i tyre n\u00eb Islam q\u00eb fillimisht u garantoi integrim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb strukturat e Perandoris\u00eb Osmane, n\u00eb shek. XIX, d\u00ebshmoi se ishte nj\u00eb realitet q\u00eb punoi n\u00eb disfavor t\u00eb interesave t\u00eb tyre komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>K\u00ebtu do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb hedh drit\u00eb mbi faktin se si disa nga z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb nacionalizmit shqiptar e konsideronin Perandorin\u00eb Osmane dhe se si ata e shihnin Europ\u00ebn dhe Rusin\u00eb n\u00eb momentin kur ata shkruan dhe se si ata e shihnin t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb me k\u00ebto tri fuqi q\u00eb dominuan terrenin politik euro-aziatik p\u00ebr shum\u00eb shekuj me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Vrasja e Ali Pash\u00eb Tepelen\u00ebs dhe fillimi i kryengritjes greke p\u00ebr pavar\u00ebsi u dha t\u00eb kuptonte krer\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Qendrore dhe Jugore se situata politike n\u00eb Ballkan tashm\u00eb po ndryshonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme dhe po hidheshin hapa vendimtar\u00eb, q\u00eb do t\u00eb ndryshonin jo vet\u00ebm realitetin gjeopolitik t\u00eb rajonit, por edhe fatin e popujve t\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, krer\u00ebt mysliman\u00eb shqiptar\u00eb filluan seriozisht t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr t\u2019u shk\u00ebputur nga shteti osman.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb let\u00ebr drejtuar krer\u00ebve shqiptar\u00eb, n\u00eb n\u00ebntor 1828, Ismail bej Vlora (gjyshi i Ismail Qemalit), m\u00ebsojm\u00eb perceptimin e nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi shqiptar p\u00ebr shtetin osman, n\u00eb kushtet e reja historike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument shihet qart\u00eb se shqiptar\u00ebt kishin filluar ta vinin n\u00eb diskutim besnik\u00ebrin\u00eb e tyre ndaj Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb; kishin filluar q\u00eb fatin e tyre ta shihnin t\u00eb lidhur me vendin e tyre, krejt ndryshe nga ai i perandoris\u00eb. T\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr fuqin\u00eb e vet politike e ushtarake, ata nuk ngurruan t\u00eb b\u00ebnin marr\u00ebveshje mes familjeve t\u00eb tyre dhe, m\u00eb gjer\u00eb, n\u00eb kuvende p\u00ebr t\u00eb harmonizuar veprimet politike dhe ushtarake n\u00eb funksion t\u00eb shk\u00ebputjes s\u00eb plot\u00eb nga shteti osman. Natyrsh\u00ebm q\u00eb Shqip\u00ebria, si territor, p\u00ebr ta fillonte e mbaronte n\u00eb kufijt\u00eb ku shtriheshin zot\u00ebrimet e tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond historik lind \u00e7\u00ebshtja shqiptare; qysh n\u00eb vitet \u201920 t\u00eb shek. XIX dhe deri n\u00eb Kongresin e Berlinit ajo mbeti nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brendshme e perandoris\u00eb, pra nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mes shqiptar\u00ebve dhe Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Fal\u00eb privilegjeve q\u00eb kishte g\u00ebzuar gjat\u00eb shekujve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, paria myslimane shqiptare e ndiente veten t\u00eb fuqishme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapin e shk\u00ebputjes, madje nuk e ndiente nevoj\u00ebn p\u00ebr ndihm\u00eb nga jasht\u00eb. K\u00ebsaj fuqie shqiptare i trembej edhe vet\u00eb perandoria, e cila nd\u00ebrmori masa ekstreme deri n\u00eb eliminimin e pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb saj n\u00eb Manastir, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1830. Gjithsesi, n\u00eb komunikimin nd\u00ebrshqiptar t\u00eb k\u00ebsaj kohe Europa ende nuk \u00ebsht\u00eb shfaqur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb paria myslimane shqiptare, e gjendur n\u00eb pozita drejtuese n\u00eb strukturat osmane, po k\u00ebrkonte shk\u00ebputjen, p\u00ebrfaq\u00ebsues shqiptar\u00eb t\u00eb konfesionit ortodoks u b\u00ebn\u00eb gjithashtu pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb zhvillimeve t\u00eb reja politike, si pjes\u00eb e zhvillimeve ballkanike q\u00eb po evoluonin n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Rusis\u00eb. Naum Veqilharxhi Europ\u00ebn e perceptonte si bot\u00ebn e qytet\u00ebruar, si objektivin ku duhet t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popujt e sunduar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem, ndon\u00ebse nuk i referohet qart\u00ebsisht Europ\u00ebs, nuk ka asnj\u00eb ekuivok se p\u00ebr t\u00eb Europa ishte toka e kombeve t\u00eb qytet\u00ebruara, ku shprehet ai: \u201cMe vullnetin e Per\u00ebndis\u00eb, shpresojm\u00eb t\u00eb vihemi n\u00eb radh\u00ebn e kombeve t\u00eb qytet\u00ebruara\u201d. P\u00ebr t\u00eb, Europa m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb konkrete gjeografike p\u00ebrb\u00ebnte standardin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se ku kishte arritur qytet\u00ebrimi i koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Traktati \u201cE v\u00ebrteta mbi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt\u201d, e hartuar nga Pashko Vasa n\u00eb vitin 1879, pra n\u00eb vitet e Lidhjes s\u00eb Prizrenit, sh\u00ebnon tentativ\u00ebn e par\u00eb, t\u00eb suksesshme, p\u00ebr t\u00eb paraqitur nj\u00eb doktrin\u00eb historiko-politike t\u00eb nacionalizmit shqiptar. Nj\u00eb intelektual shqiptar, i konfesionit katolik, i shkolluar n\u00eb Rom\u00eb e Venedik, por prej vitesh n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, ofron nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb kufijve etnik\u00eb t\u00eb territoreve t\u00eb banuara nga shqiptar\u00ebt dhe b\u00ebn thirrje p\u00ebr bashkimin e shqiptar\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha besimeve.<\/p>\n<p>Duke ndjekur modelin europian t\u00eb nacionalizmit, ai ofron pik\u00ebpamjen e tij mbi shtet\u00ebsin\u00eb dhe rac\u00ebn n\u00eb shtetet komb\u00ebtare, gjithmon\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrvijimit t\u00eb dallimeve etnike mes shqiptar\u00ebve dhe fqinj\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pashko Vasa \u00ebsht\u00eb i pari nacionalist shqiptar q\u00eb fatin e shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb kauz\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb shteti komb\u00ebtar, pra \u00e7\u00ebshtjen shqiptare, e vendos mes Perandoris\u00eb Osmane dhe Europ\u00ebs. N\u00eb vitin 1878 jo vet\u00ebm shqiptar\u00ebt mysliman\u00eb q\u00eb nuk g\u00ebzonin fuqin\u00eb e tyre t\u00eb gjysm\u00ebshekulli m\u00eb par\u00eb, por edhe fuqia osmane nuk ishte e till\u00eb sa \u00e7\u00ebshtjen shqiptare ta mbante ende n\u00eb sirtar\u00ebt e saj. N\u00ebse m\u00eb par\u00eb shqiptar\u00ebt e njihnin diplomatikisht Europ\u00ebn p\u00ebrmes Stambollit, Lidhja e Prizrenit realizon kontaktet e para t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta zyrtare mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve shqiptar\u00eb dhe kryeqyteteve europiane.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Pashko Vasa v\u00eb n\u00eb dukje dallimet n\u00eb pozit\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00ebn sundimin osman para dhe pas vitit 1831, koh\u00eb kur u shemb\u00ebn pashall\u00ebqet, duke e v\u00ebn\u00eb theksin te pozita e pad\u00ebshiruar n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishin r\u00ebn\u00eb krer\u00ebt shqiptar\u00eb, sidomos elementi mysliman, fal\u00eb masave q\u00eb shteti osman mori p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar frym\u00ebn e tyre nacionaliste. P\u00ebrkundrejt k\u00ebtyre masave q\u00eb e r\u00ebnduan sundimin osman n\u00eb viset shqiptare, Pashko Vasa shprehet:<br \/>\n\u201cMegjith\u00ebk\u00ebt\u00eb Europa q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb fakt p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt nuk pati asnj\u00eb fjal\u00eb m\u00ebshire p\u00ebr mysliman\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00eblluese!\u201d.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto fjal\u00eb duket qart\u00eb se Pashko Vasa Europ\u00ebn e identifikon me Krishterimin; K\u00ebshtu q\u00eb, sipas tij, q\u00ebndrimi i saj ndaj shqiptar\u00ebve shfaqej i paravendosur mbi baza fetare. Dhe, pasi thot\u00eb k\u00ebt\u00eb, Vasa i kthehet besnik\u00ebris\u00eb ndaj Perandoris\u00eb Osmane, duke arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se shqiptar\u00ebt e kan\u00eb dashur dhe e duan sovranitetin e sulltanit, por ata duan edhe atdheun dhe traditat e veta. Ai shkruan:<br \/>\n\u201cMjafton q\u00eb qeveria perandorake, ball\u00eb s\u00eb cil\u00ebs [shqiptar\u00ebt] jan\u00eb thell\u00ebsisht besnik\u00eb, t\u2019i zgjas\u00eb dor\u00ebn at\u00ebrore p\u00ebr ta shkundur nga mefsht\u00ebsia, ta ngrej\u00eb, ta ndihmoj\u00eb t\u00eb ec\u00eb n\u00eb udh\u00ebn e p\u00ebrparimit dhe t\u00eb qytet\u00ebrimit dhe at\u00ebher\u00eb do t\u00eb marr\u00eb rrug\u00ebn e mbar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Duke filluar me Pashko Vas\u00ebn, nacionalist\u00ebt shqiptar\u00eb fillojn\u00eb q\u00eb fatin e tyre, madje edhe t\u00eb ardhmen e tyre ta shohin t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me at\u00eb t\u00eb shtetit osman. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai shkruan:<br \/>\n\u201c\u2026 eksperienca e pes\u00eb shekujve e ka provuar se bashkimi i tyre i ngusht\u00eb me Perandorin\u00eb Osmane formon shansin e vet\u00ebm t\u00eb shp\u00ebtimit; \u2026dhe nuk k\u00ebrc\u00ebnon ekzistenc\u00ebn e tij nga pik\u00ebpamja e rac\u00ebs dhe e komb\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>E th\u00ebn\u00eb ndryshe, Pashko Vasa k\u00ebrkon nga shteti osman njohjen zyrtare t\u00eb kombit shqiptar dhe nj\u00eb organizim autonom brenda suaz\u00ebs s\u00eb tij.<br \/>\nDuke pasur parasysh se Pashko Vasa k\u00ebt\u00eb lib\u00ebrth fondamental t\u00eb nacionalizmit shqiptar e shkroi kur sapo kishte p\u00ebrfunduar lufta ruso-osmane e 1878-s, atashimin e shqiptar\u00ebve me osman\u00ebt e konsideron si \u201cnj\u00eb element fuqie, nj\u00eb garanci p\u00ebr rend, por edhe nj\u00eb kompensim p\u00ebr territoret e humbura nga kjo luft\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr hidhet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kjo ide, e cila nacionalizmin shqiptar e shoq\u00ebroi deri n\u00eb momentin e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb nga shteti osman, n\u00eb n\u00ebntor 1912, sipas s\u00eb cil\u00ebs shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb ruajn\u00eb autonomin\u00eb brenda suaz\u00ebs s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, pasi nuk kishte garanci q\u00eb Europa e krishter\u00eb nuk do t\u00eb ndihmonte shtetet fqinje ballkanike n\u00eb kurriz t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb shteti me popullsi shumic\u00eb myslimane n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore.<\/p>\n<p>N\u00eb traktatin e tij politik \u201cShqip\u00ebria \u00e7\u2019ka qen\u00eb, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhet\u201d, t\u00eb shkruar 20 vjet m\u00eb pas, Sami Frash\u00ebri gjen rastin t\u00eb avancoj\u00eb mendimin nacionalist shqiptar, n\u00eb p\u00ebrputhje me zhvillimet q\u00eb kishin ndodhur brenda k\u00ebtij segmenti kohor n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare e ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Te t\u00ebrheq v\u00ebmendjen fakti q\u00eb S. Frash\u00ebri q\u00ebndrimin e tij ndaj fqinj\u00ebve dhe politikave t\u00eb tyre i vendos n\u00eb sythin e titulluar \u201cRreziqet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d, duke e shprehur qart\u00eb frik\u00ebn q\u00eb tashm\u00eb shqiptar\u00ebt kishin prej tyre. Brenda nj\u00eb shekulli, shqiptar\u00ebt nga sundimtar\u00eb faktik\u00eb t\u00eb Ballkanit, ishin shnd\u00ebrruar n\u00eb pla\u00e7k\u00ebn e tregut me t\u00eb cil\u00ebn duheshin nginjur fqinj\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb terren realizonin ekuilibrin e fuqis\u00eb mes Fuqive t\u00eb M\u00ebdha. Shtetin osman S. Frash\u00ebri e konsideron mes fqinj\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i konsideron t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit, pasi me politik\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb ruajtur me fanatiz\u00ebm kontrollin e tyre te shqiptar\u00ebt, ata n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre kishin bashkuar arm\u00ebt me fqinj\u00ebt grek\u00eb e serb\u00eb. N\u00ebn presionin europian shteti osman gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr nuk po i kontrollonte territoret e krishtera t\u00eb Ballkanit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve mbante q\u00ebndrimin m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb mundsh\u00ebm q\u00eb gjuha shqipe t\u00eb mos futej n\u00eb shkolla.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, fuqit\u00eb europiano-per\u00ebndimore dhe Rusin\u00eb S. Frash\u00ebri i klasifikon n\u00eb sythin \u201cMiqt\u00eb e shqiptar\u00ebve\u201d, ndaj i k\u00ebrkon Europ\u00ebs ta njoh\u00eb zyrtarisht ekzistenc\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Duke i trajtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Sami Frash\u00ebri e redukton p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr rrezikun e ekzistenc\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pavarur te fqinj\u00ebt me interesa t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb territorial\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diplomatike, t\u00eb gjitha Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, p\u00ebr vet\u00eb pesh\u00ebn q\u00eb kishin n\u00eb procesin e rib\u00ebrjes politike t\u00eb Ballkanit, i konsideron si mike t\u00eb shqiptar\u00ebve. Megjithat\u00eb, S. Frash\u00ebri \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i kujdessh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrkufizimin e \u00e7do fuqie t\u00eb madhe dhe manifeston nj\u00eb njohje brilante t\u00eb interesave t\u00eb tyre madhore dhe lokale, por gjithsesi duke i rreshtuar ato vet\u00ebdijsh\u00ebm n\u00eb sythin e miqve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Franca p\u00ebrshkruhet si nj\u00eb mike e vjet\u00ebr e shqiptar\u00ebve, por Sami Frash\u00ebri nuk l\u00eb pa v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje dashurin\u00eb e saj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr katolik\u00ebt e Mirdit\u00ebs. Italia ka brenda saj komunitetin arb\u00ebresh, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur shum\u00eb p\u00ebr bashkimin e shtetit italian; ky shtet, sipas tij, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk do t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb Greqia dhe Serbia ta cop\u00ebtoj\u00eb vendin am\u00eb t\u00eb arb\u00ebresh\u00ebve. Perandoria Austro-hungareze \u00ebsht\u00eb mike e Shqip\u00ebris\u00eb, ndaj, sipas S.Frash\u00ebrit, ajo kurrsesi nuk do t\u00eb lejonte shtrirjen dhe rritjen e pakontrolluar t\u00eb sllav\u00ebve n\u00eb Ballkan; Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, thot\u00eb ai, ajo do t\u2019i p\u00ebrkrah\u00eb fort shqiptar\u00ebt, ashtu si\u00e7 po b\u00ebn edhe p\u00ebr rumun\u00ebt. Q\u00ebndrim shum\u00eb interesant Sami Frash\u00ebri mban ndaj Rusis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e konsideron si mb\u00ebshtet\u00ebsen kryesore t\u00eb shteteve t\u00eb tjera sllave, p\u00ebr shkak t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb rac\u00ebs; Por ai nuk harron t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dukje se Rusia n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ortodoksis\u00eb ka mb\u00ebshtetur gjithnj\u00eb edhe Greqin\u00eb, ndon\u00ebse grek\u00ebt e sllav\u00ebt jan\u00eb armiq t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ai vijon duke th\u00ebn\u00eb se deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shqiptar\u00ebt nuk kishin gjetur nj\u00eb mik t\u00eb madh q\u00eb t\u2019i mb\u00ebshteste fuqish\u00ebm n\u00eb nd\u00ebrtimin e shtetit t\u00eb tyre komb\u00ebtar; Dhe k\u00ebtu, si arsye kryesore t\u00eb k\u00ebsaj mungese me pasoja fatale, ai paraqit diversitetin fetar t\u00eb shqiptar\u00ebve. Vet\u00ebm veprimet e tyre t\u00eb matura, shprehet ai, do t\u2019u tregojn\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjve t\u00eb politik\u00ebs bot\u00ebrore se shqiptar\u00ebt e meritojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb shtetin e tyre dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, do t\u00eb fitojn\u00eb edhe mb\u00ebshtetjen e tyre.<\/p>\n<p>Sami Frash\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb projekteve t\u00eb m\u00ebdha politike t\u00eb koh\u00ebs, t\u00eb cilat synonin d\u00ebbimin e shtetit osman nga Ballkani dhe rib\u00ebrjen politike t\u00eb k\u00ebtij rajoni. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ai mban nj\u00eb q\u00ebndrim shum\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj shtetit osman, t\u00eb cilin e akuzon se po mbante t\u00eb lidhura duart e shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fqinj\u00ebt po realizonin nj\u00eb nga nj\u00eb objektivat e tyre strategjike. Madje, n\u00eb drit\u00ebn e ligj\u00ebrimit politik dhe projekteve europiane t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr d\u00ebbimin e osman\u00ebve nga territoret europiane, turqit osman\u00eb ai i identifikon si:<br \/>\n\u201cnj\u00eb komb i eg\u00ebr i ardhur nga shkret\u00ebtirat e Azis\u00eb s\u00eb Veriut me nga nj\u00eb hosten n\u00eb dor\u00eb\u2026 Turqit s\u2019kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb rrojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se ata shok\u00ebt e tyre, rrojtjen e q\u00ebndrimin deri tani e kan\u00eb patur qelepir; tani s\u2019kan\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb rrojn\u00eb e t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb, edhe nuk din\u00eb dhe as duan t\u00eb rrojn\u00eb m\u00eb, se deri m\u00eb sot s\u2019kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb komb\u00ebri e nj\u00eb qeveri si gjith\u00eb bota\u2026\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Sami Frash\u00ebri i drejtohet Europ\u00ebs, duke i evidentuar shqiptar\u00ebt si t\u00eb ndrysh\u00ebm nga turqit dhe i p\u00ebrkufizon si: \u201cm\u00eb i vjetri komb i Europ\u00ebs\u201d, ndaj prej k\u00ebtu, thot\u00eb ai, lind e drejta legjitime \u201ct\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb dheun europian, madje m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do komb tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kur vjen fjala p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb, S. Frash\u00ebri beson se shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb q\u00ebndronin n\u00ebn shtetin osman sa t\u00eb forconin pozitat e tyre shtetformuese; n\u00eb momentin q\u00eb shteti osman do t\u00eb binte n\u00eb Ballkan, shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb dilnin m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pranon q\u00eb Europa e at\u00ebhershme ishte vendi i dituris\u00eb dhe i qytet\u00ebrimit t\u00eb avancuar, nga ana tjet\u00ebr, S. Frash\u00ebri u drejtohet shqiptar\u00ebve t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm ndaj procesit kolonial q\u00eb po ndodhte dhe, pasi u thot\u00eb se vendi i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb Europa, i porosit t\u00eb mos b\u00ebhen koloni e saj:<br \/>\n\u201cT\u00eb mos na gjejn\u00eb si ata t\u00eb egrit e Australis\u00eb e t\u00eb Afrik\u00ebs q\u00eb ven\u00eb disa europian\u00eb e i g\u00ebnjejn\u00eb me ca rruaza e me ca dragole t\u00eb gjelb\u00ebrta\u2026 e u marrin vendet e tyre nga dora. T\u00eb mos g\u00ebnjehemi edhe ne nga disa copa pafillesh e qelqesh q\u00eb s\u2019vlejn\u00eb fare gj\u00eb e t\u00eb l\u00ebm\u00eb t\u00eb drejtat e kombit e t\u00eb m\u00ebm\u00ebdheut ton\u00eb n\u00eb duar t\u00eb t\u00eb huajve e t\u2019armiqve tan\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gjithsesi, pozita e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan vjen e r\u00ebndohet edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit XX. Tashm\u00eb n\u00eb rendin e dit\u00ebs ishte \u00e7\u00ebshtja n\u00ebse do t\u00eb kishte nj\u00eb atdhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Lufta ballkanike q\u00eb sapo kishte filluar n\u00eb terren, po e rrezikonte realisht projektin p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti t\u00eb pavarur shqiptar. Vet\u00ebm disa jav\u00eb para Aktit t\u00eb shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ismail Qemali i deklaron shtypit t\u00eb huaj:<br \/>\n\u201cP\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha iluzioneve edhe un\u00eb besoj se Perandoria Osmane i ka humbur t\u00eb gjitha provincat europiane. \u2026 [Besoj se] e kuptoni q\u00eb un\u00eb e shikoj jo pa keqardhje k\u00ebt\u00eb shkat\u00ebrrim t\u00eb sundimit turk n\u00eb Europ\u00eb. \u2026N\u00eb se rajonet e pushtuara do t\u00eb duhet t\u00eb shk\u00ebputen krejt nga Turqia, po ashtu duhet q\u00eb edhe Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhet e pavarur\u2026\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb th\u00ebna nga Ismail Qemali, udh\u00ebheq\u00ebsi i gjith\u00ebpranuar i shqiptar\u00ebve t\u00eb asaj kohe, ve\u00e7se pohojn\u00eb faktin se ishte krijuar ajo koniunktur\u00eb politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Ballkan p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte shprehur S. Frash\u00ebri n\u00eb traktatin e tij. Me k\u00ebto fjal\u00eb ai ve\u00e7se po p\u00ebrmbushte n\u00eb terren at\u00eb \u00e7ka mendimtar\u00ebt e nacionalizmit shqiptar e kishin parashikuar n\u00eb let\u00ebr. Tashm\u00eb q\u00eb sundimi osman n\u00eb Ballkan kishte vdekur, e ardhmja e shqiptar\u00ebve varej sa prej l\u00ebvizjeve t\u00eb tyre diplomatike e ushtarake, aq edhe nga q\u00ebndrimi q\u00eb do t\u00eb mbanin Fuqit\u00eb e M\u00ebdha. I vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr vetmin\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodheshin shqiptar\u00ebt, Ismail Qemali shprehet:<br \/>\n\u201cN\u00eb qoft\u00eb se shqiptar\u00ebve nuk do t\u2019u mjaftojn\u00eb forcat p\u00ebr t\u00eb smbrapsur sulmin e padrejt\u00eb [t\u00eb serb\u00ebve, malazez\u00ebve apo t\u00eb shteteve t\u00eb tjera ballkanike], \u00e7ka bie ndesh me parimet mbi t\u00eb cilat shtetet ballkanike bazojn\u00eb pretendimet e tyre, at\u00ebher\u00eb ata nuk do ta humbin shpres\u00ebn se kombet e qytet\u00ebruara t\u00eb Europ\u00ebs dhe sidomos Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, t\u00eb cilat p\u00ebr shkak t\u00eb pozit\u00ebs gjeografike dhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tyre historike jan\u00eb t\u00eb interesuara p\u00ebr ruajtjen e rendit n\u00eb Ballkan, do ta njohin drejt\u00ebsin\u00eb e synimeve tona. Mir\u00ebpo, n\u00eb se shqiptar\u00ebt trajtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb, kjo i b\u00ebn ata t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb luftuar me \u00e7do kusht p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre. Edhe n\u00eb se diplomacia nuk do t\u2019i njoh\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve, koha do t\u2019i njoh\u00eb ato patjet\u00ebr m\u00eb von\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Autor: Dritan EGRO<br \/>\n<strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nacionalizmi shqiptar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga fenomenet ballkanike m\u00eb interesante t\u00eb shek. XIX. Dhe kjo p\u00ebr faktin se shqiptar\u00ebt jan\u00eb i vetmi popull ballkanik, q\u00eb n\u00eb shekullin e nacionalizmit nuk e ndjen\u00eb nga pas mb\u00ebshtetjen konstante t\u00eb nj\u00eb fuqie t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs, por ia arrit\u00ebn t\u00eb rezistonin; t\u00eb krijonin shtetin e tyre, ve\u00e7se jo n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60354,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2780],"class_list":["post-4415","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-dritan-egro"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4415","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4415"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4415\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60356,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4415\/revisions\/60356"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60354"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4415"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4415"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4415"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}