{"id":4489,"date":"2013-12-27T23:46:23","date_gmt":"2013-12-27T22:46:23","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=4489"},"modified":"2020-08-31T00:05:36","modified_gmt":"2020-08-30T22:05:36","slug":"per-10-vjet-shqiperia-ka-humbur-1-mld-usd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/per-10-vjet-shqiperia-ka-humbur-1-mld-usd\/","title":{"rendered":"P\u00ebr 10 vjet Shqip\u00ebria ka humbur 1 mld USD"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/Le-Blanc.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-60316\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/Le-Blanc.jpg 640w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/Le-Blanc-600x338.jpg 600w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/Le-Blanc-300x169.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/p>\n<p><strong>Raporti i \u201cGlobal Financial Integrity\u201d tregon se 1 mld dollar\u00eb kapital ka dal\u00eb jasht\u00eb vendit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme gjat\u00eb 10 vjet\u00ebve t\u00eb fundit.<\/strong><\/p>\n<p>Organizata jofitimprur\u00ebse \u201cGlobal Financial Integrity\u201d me baz\u00eb n\u00eb Uashington publikoi dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb raportin vjetor mbi largimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb kapitalit nga vendet n\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p> Ky raport analizon t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr 187 vende, ku p\u00ebrfshihet edhe Shqip\u00ebria. Sipas raportit, Shqip\u00ebria ka humbur rreth 1 miliard dollar\u00eb gjat\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arit t\u00eb kaluar, nd\u00ebrmjet 2-3% t\u00eb PBB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ekonomisti Brian Le Blanc, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej autor\u00ebve t\u00eb raporti, shpjegoi p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d se sa \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar Shqip\u00ebria nga nxjerrja e k\u00ebtij kapitali.<\/p>\n<p><strong>Le t\u00eb fillojm\u00eb me konceptet baz\u00eb. A mund t\u00eb na shpjegoni konceptin e largimeve t\u00eb paligjshme financiare?<\/strong><\/p>\n<p> Largimet e paligjshme financiare jan\u00eb largimet e paregjistruara t\u00eb kapitalit nga vendet e zhvilluara apo n\u00eb zhvillim, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ose i paligjsh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si fitohet, ose n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si transferohet.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrfshin nxjerrje jasht\u00eb vendit t\u00eb kapitalit t\u00eb siguruar nga nj\u00eb aktivitet tregtare, por q\u00eb transferohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, n\u00ebp\u00ebrmjet transfertave bankare t\u00eb paregjistruara, apo pagesave t\u00eb paregjistruara tregtare, ose n\u00ebp\u00ebrmjet korrupsionit dhe veprimtarive t\u00eb paligjshme si trafikimi i drog\u00ebs, apo trafikimi i qenieve njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Ne nuk jemi n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb se sa nga k\u00ebto dalje t\u00eb paligjshme financiare rrjedhin nga aktivitete t\u00eb paligjshme dhe sa jan\u00eb nga aktivitete t\u00eb ligjshme por q\u00eb transferimi b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p> <strong>Cilat jan\u00eb m\u00ebnyrat q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr nxjerrjen e kapitalit jasht\u00eb? Si funksionon procesi?<\/strong><\/p>\n<p> Nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri m\u00ebnyrash. \u00cbsht\u00eb aq e shum\u00ebllojshme sa mund ta shpik\u00eb nj\u00eb mendje kriminale.  Ne mendojm\u00eb se p\u00ebraf\u00ebrsisht 80% e t\u00eb gjitha daljeve t\u00eb paligjshme financiare jan\u00eb t\u00eb lidhura me tregtin\u00eb. Dhe k\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb l\u00ebvizjen e kapitalit nga vende me taksa t\u00eb larta n\u00eb vende me taksa t\u00eb ul\u00ebta, si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur taksimin.<\/p>\n<p><strong>Sa i madh \u00ebsht\u00eb problemi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb krahasim me vendet e tjera t\u00eb rajonit?<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka humbur rreth 1 miliard dollar\u00eb gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb kaluar. Kjo rreth 2 deri 3 p\u00ebr qind e PBB-s\u00eb. Shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb e ul\u00ebt se mesatarja e vendeve t\u00eb tjera evropiane n\u00eb zhvillim, prej rreth 5 p\u00ebr qind. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb se Serbia p\u00ebr shembull, ku daljet kan\u00eb qen\u00eb rreth 20 miliard dollar\u00eb gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se problemi nuk ekziston n\u00eb Shqip\u00ebri.  Po ashtu Shqip\u00ebria ka t\u00eb ve\u00e7antat e saj dhe Serbia t\u00eb vetat. Nga ana tjet\u00ebr ne e kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se studimi im nuk mund t\u00eb verifikoj\u00eb dot gjith\u00eb aktivitetet q\u00eb kryhen me para n\u00eb dor\u00eb, ose pagesat q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb.  Pra, ne nuk jemi n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar sakt\u00ebsisht se sa ndikon ky lloj aktiviteti n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb jo i vog\u00ebl.<\/p>\n<p> <strong>Cilat jan\u00eb aktivitetet kryesore financiare q\u00eb luajn\u00eb rol n\u00eb daljen e paligjshme t\u00eb kapitalit n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Shohim se n\u00eb Shqip\u00ebri, shumica kryhet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb procesi t\u00eb quajtur mbifaturimi i importeve. N\u00eb thelb, importuesit n\u00eb Shqip\u00ebri sh\u00ebnojn\u00eb shifra m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr importet aktuale, nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar ligj\u00ebrisht pagesat jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo gjithashtu rrit vler\u00ebn e prodhimit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, k\u00ebto korporata kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb dyansh\u00ebm: 1) munden t\u00eb l\u00ebvizin kapital jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vende ku nuk do t\u00eb taksohet, dhe 2) rrisin \u00e7mimin e mallrave t\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb cilin paguajn\u00eb konsumator\u00ebt, njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm shqiptar\u00eb q\u00eb blejn\u00eb k\u00ebto importe.<\/p>\n<p> <strong>N\u00eb raportin tuaj, ju e keni v\u00ebrejtur nj\u00eb prirje n\u00eb rritje t\u00eb daljeve financiare t\u00eb paligjshme, me rit\u00ebm m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se PBB-ja, dhe vendet evropiane n\u00eb zhvillim, grupi n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrfshihet Shqip\u00ebria, me rritjen e tret\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Pse po shohim k\u00ebt\u00eb prirje, dhe \u00e7far\u00eb hapash mund t\u00eb merren p\u00ebr ta zvog\u00ebluar at\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb terma reale, duke marr\u00eb parasysh inflacionin, largimet e paligjshme t\u00eb kapitalit jan\u00eb rritur rreth 10 p\u00ebr qind n\u00eb vit gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb kaluar. Dhe sidomos p\u00ebr vendet e Evrop\u00ebs n\u00eb zhvillim, \u00ebsht\u00eb rritur si p\u00ebrqindje e PBB-s\u00eb, nj\u00eb shif\u00ebr e nxitur kryesisht nga Rusia. Vitin e kaluar, Rusia arriti t\u2019ia kalonte Kin\u00ebs si eksportuesja m\u00eb e madhe e kapitalit t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb vitin 2011, sidomos sepse \u00ebsht\u00eb ekonomia m\u00eb e madhe e Evrop\u00ebs n\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>Arsyeja pse k\u00ebto dalje jan\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme \u00ebsht\u00eb sepse edhe vendet n\u00eb zhvillim dhe vendet e zhvilluara nuk kan\u00eb marr\u00eb vendimet t\u00eb politike q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr shkurtimin e tyre. Nj\u00eb nga zbulimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb raportit \u00ebsht\u00eb se ky nuk \u00ebsht\u00eb problem vet\u00ebm i bot\u00ebs n\u00eb zhvillim, dhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb filluar ta pranojn\u00eb dhe ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb njohur k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb problem i bot\u00ebs s\u00eb zhvilluar, dhe patjet\u00ebr, ka probleme n\u00eb k\u00ebto vende q\u00eb shtyn largimin e kapitalit, si klima e dob\u00ebt e biznesit, korrupsioni , por vendet e zhvilluara jan\u00eb po aq bashk\u00ebfajtor\u00eb n\u00eb marrjen e kapitalit dhe leht\u00ebsimin e situat\u00ebs. Dhe kjo ka ndikim n\u00eb tregun e zi.<\/p>\n<p> <strong>N\u00eb raportin tuaj, ju e pranoni se llogaritja e sasis\u00eb s\u00eb kapitalit t\u00eb humbur \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb sepse transaksionet e paligjshme kan\u00eb gjasa t\u00eb kryhen me para n\u00eb dor\u00eb. Duke marr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb, si ishit n\u00eb gjendje t\u2019i b\u00ebnit llogaritjet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb raport? A mund t\u00eb na shpjegoni metodologjin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ne kemi p\u00ebrdorur metodologji t\u00eb p\u00ebrshtatur nga organizata si Banka Bot\u00ebrore dhe Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, dhe nga akademik\u00ebt. K\u00ebshtu q\u00eb, metodologjia nuk \u00ebsht\u00eb e jona. K\u00ebto jan\u00eb metoda q\u00eb jan\u00eb provuar dhe jan\u00eb t\u00eb besueshme, p\u00ebr t\u00eb llogaritur largimet e kapitalit.<\/p>\n<p>Dhe ju t\u00eb sakt\u00eb duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje p\u00ebrfshijm\u00eb n\u00eb llogaritje edhe largimet e kapitalit q\u00eb kryhen me para n\u00eb dor\u00eb, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb sasi t\u00eb mir\u00eb t\u00eb pjes\u00ebs kriminale t\u00eb daljeve t\u00eb paligjshme financiare. Por ne mund t\u00eb gjejm\u00eb mosp\u00ebrputhje n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat makroekonomike t\u00eb nj\u00eb vendi.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, n\u00ebse nj\u00eb vend ka m\u00eb shum\u00eb burime t\u00eb regjistruara fondesh se sa p\u00ebrdorimin e fondeve, dometh\u00ebn\u00eb, vend po merr m\u00eb shum\u00eb fonde se sa mund t\u00eb shpjegoj\u00eb, at\u00ebher\u00eb ka nj\u00eb mosp\u00ebrputhje dhe fondet po zhvendosen brenda ose jasht\u00eb vendit. Dhe k\u00ebto zbulohen nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb vendi i raporton FMN-s\u00eb. <\/p>\n<p>Ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se ne e pranojm\u00eb se shum\u00eb nj\u00ebsi ekonomike t\u00eb korporatave dhe korporata multinacionale l\u00ebvizin para me an\u00eb t\u00eb tregtis\u00eb, si p\u00ebr shembull, falsifikojn\u00eb faturat e tregtis\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur para nga nj\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr. K\u00ebto jan\u00eb zakonisht firma tregtare q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb ulin t\u00eb ardhurat e tyre t\u00eb tatueshme, ose t\u2019i l\u00ebvizin t\u00eb ardhurat n\u00eb nj\u00eb vend me taksa t\u00eb ul\u00ebta, si Zvicra, Luksemburbu, dhe dhjetra vende t\u00eb tjera me taksa t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb efektesh kan\u00eb largimet e paligjshme financiare n\u00eb nj\u00eb ekonomi n\u00eb zhvillim?<\/strong><\/p>\n<p>Efekti m\u00eb i madh q\u00eb k\u00ebto kan\u00eb \u00ebsht\u00eb humbja e kapitalit. Shum\u00eb njer\u00ebz e konsiderojn\u00eb analiz\u00ebn ton\u00eb si arsye p\u00ebr ligje taksore. Po, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb an\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e saj, por n\u00eb qoft\u00eb se konsideroni se sa humbje kapitali kan\u00eb k\u00ebto vende \u00e7do vit, kjo ndikon shum\u00eb.<\/p>\n<p>Po t\u00eb kishte q\u00ebndruar n\u00eb vend, ky kapital do t\u00eb ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb financuar aktivitetet biznesi, p\u00ebr t\u00eb krijuar m\u00eb shum\u00eb vende pune. Por n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ai po largohet nga k\u00ebto vende n\u00eb zhvillim n\u00eb vende me taksa m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Dhe kjo i b\u00ebn vendet n\u00eb zhvillim m\u00eb t\u00eb varura n\u00eb ndihma nga jasht\u00eb, burimet e jashtme p\u00ebr t\u2019i ndihmuar n\u00eb zhvillimin e tyre, kur n\u00eb fakt, n\u00eb qoft\u00eb se ata mund t\u00eb ndalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dalje t\u00eb kapitalit, ata vet\u00eb mund t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb financojn\u00eb zhvillimin e tyre.<\/p>\n<p>Pra, kjo dukuri ndikon n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. Dhe p\u00ebrkat\u00ebsisht, k\u00ebto dalje t\u00eb paligjshme financiare i shtohen 1 p\u00ebr qind\u00ebshit ose 0.5 p\u00ebr qind\u00ebshit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb vend, gj\u00eb q\u00eb inkurajon pabarazin\u00eb ekonomike, e cila \u00ebsht\u00eb biseduar nga shum\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dukuri q\u00eb ndikon n\u00eb zhvillimin e nj\u00eb vendi.<\/p>\n<p> <strong>Cilat jan\u00eb rekomandimet q\u00eb do t\u2019i jepnit ligjv\u00ebn\u00ebsve?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7el\u00ebsi \u00ebsht\u00eb transparenca. T\u00eb sigurojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb t\u00eb shohin t\u00eb dh\u00ebnat. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se shum\u00eb kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sistemin financiar t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00eb identifikohen pronar\u00ebt e nj\u00eb shum\u00eb prej k\u00ebtyre kompanive fiktive q\u00eb po shtyjn\u00eb k\u00ebto rrjedhje kapitali, \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi. Koh\u00ebt e fundit, vendet e G20-es kan\u00eb shprehur mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr shk\u00ebmbimin automatik t\u00eb informacionit taksor. N\u00ebse nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria ose n\u00eb shum\u00eb prej k\u00ebtyre vendeve t\u00eb tjera evropiane n\u00eb zhvillim do t\u2019i bashkoheshin nism\u00ebs, do t\u00eb ishte shum\u00eb e dobishme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Por ne duhet t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb dim\u00eb se kush jan\u00eb pronar\u00ebt e k\u00ebtyre kompanive fiktive, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundura k\u00ebto veprime t\u00eb paligjshme, dhe t\u00eb marrin masat e duhura. Dhe ne kemi par\u00eb disa rezultate pozitive nga vendet e G20-\u00ebs, por rezultatet duhet t\u00eb pasqyrohen nga vendet evropiane n\u00eb zhvillim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shohim ndikimin e k\u00ebtyre rekomandimeve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raporti i \u201cGlobal Financial Integrity\u201d tregon se 1 mld dollar\u00eb kapital ka dal\u00eb jasht\u00eb vendit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme gjat\u00eb 10 vjet\u00ebve t\u00eb fundit. Organizata jofitimprur\u00ebse \u201cGlobal Financial Integrity\u201d me baz\u00eb n\u00eb Uashington publikoi dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb raportin vjetor mbi largimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb kapitalit nga vendet n\u00eb zhvillim. Ky raport analizon t\u00eb dh\u00ebna [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60316,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[25],"tags":[],"class_list":["post-4489","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4489","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4489"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4489\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60317,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4489\/revisions\/60317"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60316"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4489"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4489"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4489"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}