{"id":4526,"date":"2013-12-30T22:17:08","date_gmt":"2013-12-30T21:17:08","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=4526"},"modified":"2020-08-30T23:55:59","modified_gmt":"2020-08-30T21:55:59","slug":"jahjaga-duhet-ta-permbyllim-konfliktin-me-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/jahjaga-duhet-ta-permbyllim-konfliktin-me-serbine\/","title":{"rendered":"Jahjaga: Duhet ta p\u00ebrmbyllim konfliktin me Serbin\u00eb!?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/jahjaga.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-60292\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/jahjaga.jpg 640w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/jahjaga-600x338.jpg 600w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/jahjaga-300x169.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/p>\n<p><strong>Prishtin\u00eb, 30 dhjetor &#8211; Presidentja e Kosov\u00ebs, Atifete Jahjaga, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se bisedimet me Serbin\u00eb hap\u00ebn rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb tejkaluar gjendjen e konfliktit t\u00eb ngrir\u00eb n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs. N\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb korrespondentit t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, Besim Abazi, presidentja Jahjaga flet edhe p\u00ebr sfidat tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit.<\/strong><\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zonja Presidente, Kosova po mbyll nj\u00eb vit q\u00eb u karakterizua nga bisedimet me Serbin\u00eb dhe zgjedhjet e para lokale q\u00eb u mbajt\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn. \u00c7far\u00eb i soll\u00ebn Kosov\u00ebs k\u00ebto dy procese?<\/p>\n<p>Atifete Jahjaga: Kosova po e p\u00ebrmbyll\u00eb nj\u00eb vit dinamik n\u00eb planin e brendsh\u00ebm dhe at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb zhvillimit t\u00eb saj. Angazhimi yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt k\u00ebt\u00eb vit ishte t\u00eb forcojm\u00eb m\u00eb tutje subjektivitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb aspektin bilateral p\u00ebrmes njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj, dhe aspektin multilateral, duke synuar an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb organizata dhe mekanizma nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Nj\u00eb energji e madhe u kanalizua n\u00eb procesin e dialogut p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me shtetin fqinj t\u00eb Serbis\u00eb dhe n\u00eb arritjen e zbatimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb 19 prillit q\u00eb synon t\u00eb rregulloj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e komplikuara mes dy shteteve tona, q\u00eb \u00ebsht\u00eb penges\u00eb e dukshme edhe n\u00eb rrug\u00ebn individuale t\u00eb shteteve tona drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, por edhe ushqen skepticizmin e disa shteteve ndaj Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebt\u00eb vit, ne po ashtu b\u00ebm\u00eb p\u00ebrparim sa i p\u00ebrket krijimit t\u00eb kushteve p\u00ebr organizimin e zgjedhjeve t\u00eb  para n\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, zgjedhjeve lokale, p\u00ebrmes t\u00eb cilave krijuam kushtet p\u00ebr integrimin e komunitetit serb n\u00eb strukturat tona institucionale dhe shoq\u00ebrore. Dhe p\u00ebrmes k\u00ebtij procesi arrit\u00ebm t\u00eb ruajm\u00eb sovranitetin dhe integritetin ton\u00eb territorial dhe arrit\u00ebm t\u00eb krijojm\u00eb kushtet p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb dialog t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb brenda Kosov\u00ebs me komunitetin serb q\u00eb jeton n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore t\u00eb Kosov\u00ebs duke ju ofruar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrtimin dhe forcimin e shtet\u00ebsis\u00eb ton\u00eb. Duhet t\u00eb jemi pragmatik. Beogradi, p\u00ebrmes strukturave ilegale n\u00eb komunat veriore t\u00eb Kosov\u00ebs, ka mbajtur peng q\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb e gjysm\u00eb qytetar\u00ebt serb\u00eb dhe zhvillimin n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendit. Veprimet e Beogradit i kan\u00eb shkaktuar d\u00ebm t\u00eb konsideruesh\u00ebm stabilitetit t\u00eb Kosov\u00ebs duke e mbajtur n\u00eb gjendje tensioni.<\/p>\n<p>ZA: Zonja Presidente, Kosova hapi negociatat p\u00ebr marr\u00ebveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian, nd\u00ebrsa Serbia tashm\u00eb mori dat\u00ebn p\u00ebr fillimin e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. A nuk e b\u00ebn kjo Serbin\u00eb fituese n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces?<\/p>\n<p>Jahjaga: Dialogun mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb e konsideroj si t\u00eb vetmen m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e mbetura mes dy shteteve tona dhe assesi si nj\u00eb loj\u00eb me fitues dhe humb\u00ebs. Serbia mund t\u00eb ket\u00eb fituar dat\u00eb, por ajo me procesin e dialogut dhe marr\u00ebveshjen me Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb kusht\u00ebzuar n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb saj drejt BE-s\u00eb. Sa shpejt Serbia do t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb n\u00eb BE do t\u00eb varet nga zbatimi i marr\u00ebveshjes dhe nga normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn. Kapitulli 35 i negociatave me BE-n\u00eb parasheh n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb traktati me pesh\u00eb ligjore mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs q\u00eb e shpall\u00eb k\u00ebt\u00eb normalizim t\u00eb p\u00ebrfunduar. Dialogu \u00ebsht\u00eb e vetmja mund\u00ebsi p\u00ebr dy vendet tona q\u00eb t\u2019i zgjidhin \u00e7\u00ebshtjet e hapura dhe q\u00eb kjo e arritur t\u2019i kontribuoj\u00eb normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve si nj\u00eb parakusht p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Duhet ta kuptojm\u00eb q\u00eb si rajon duhet t\u00eb angazhohemi q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb se kemi nj\u00eb pjekuri politike q\u00eb na ndan\u00eb nga e kaluara jon\u00eb e hidhur. Se m\u00ebsimet jan\u00eb m\u00ebsuar dhe vizioni p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar unanimisht.<\/p>\n<p>ZA: A nuk ishte i ngutsh\u00ebm vendimi p\u00ebr Serbin\u00eb nga ana e BE-s\u00eb?<\/p>\n<p>Jahjaga: Nuk do t\u2019i komentoj vendimet e BE-s\u00eb. Por do t\u00eb shfryt\u00ebzoj rastin t\u00eb them se ne kemi k\u00ebrkuar dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb garanci nga SHBA dhe BE &#8211; si nd\u00ebrmjet\u00ebsues dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb procesit t\u00eb dialogut &#8211; p\u00ebr zbatimin e p\u00ebrpikt\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes nga Serbia. Nuk do t\u00eb ket\u00eb rrug\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr dhe as p\u00ebrparim drejt integrimit pa kryer obligimet ndaj Kosov\u00ebs, dhe kjo \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb e qart\u00eb.<\/p>\n<p>ZA: Ju thoni se zgjedhjet komunale \u00e7uan n\u00eb integrim t\u00eb veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, por kritik\u00ebt thon\u00eb se realisht atje \u00ebsht\u00eb funksionalizuar nj\u00eb entitet i ve\u00e7ant\u00eb serb tashm\u00eb i njohur edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. Sa mund ta d\u00ebmtoj\u00eb funksionimin e Kosov\u00ebs si nj\u00ebsi unike bashk\u00ebsia e komunave serbe?<\/p>\n<p>Jahjaga: Zgjedhjet komunale t\u00eb 3 n\u00ebntorit ishin historike p\u00ebr faktin se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb jan\u00eb mbajtur n\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe kat\u00ebr komunat n\u00eb veri t\u00eb territorit t\u00eb shtetit ton\u00eb, q\u00eb qytetar\u00ebt serb\u00eb n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb zgjedhin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre legal dhe legjitim t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb punojn\u00eb konform kushtetut\u00ebs dhe ligjeve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb interesat e qytetar\u00ebve n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shtetit ton\u00eb dhe q\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb t\u2019u kthejn\u00eb shpin\u00ebn strukturave t\u00eb financuara nga ana e Serbis\u00eb, q\u00eb kan\u00eb mbajtur peng jet\u00ebn e qytetar\u00ebve, q\u00eb kan\u00eb mbajtur peng procesit t\u00eb integrimit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre qytetar\u00ebve n\u00eb jet\u00ebn institucionale dhe shoq\u00ebrore t\u00eb shtetit ton\u00eb. Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket, bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb komunave serbe, ajo do t\u00eb krijohet n\u00eb pajtim me ligjet dhe Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Nuk do ta ket\u00eb asnj\u00eb kompetenc\u00eb m\u00eb pak e asnj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Ne kemi pasur nevoj\u00eb t\u00eb tejkalojm\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb konfliktit t\u00eb ngrir\u00eb q\u00eb ka dominuar q\u00eb nga viti 1999 n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb shtetit ton\u00eb. Dialogu \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb zgjidhur t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e hapura dhe i ka kontribuar zgjidhjes s\u00eb problemeve n\u00eb mes t\u00eb dyja shteteve tona, i ka kontribuuar stabilitetit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes t\u00eb dyja vendeve tona dhe ka hapur nj\u00eb perspektiv\u00eb krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet e rajonit. \u00cbsht\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb se si t\u00eb detyrohet Serbia p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha obligimet e saj karshi Kosov\u00ebs sa i p\u00ebrket shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb strukturave ilegale dhe paralele dhe mos luajtjen e rolit t\u00eb saj destruktiv q\u00eb ka penguar integrimin e m\u00ebtutjesh\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendit.  Ne duhet t\u00eb kemi guxim, n\u00eb duhet t\u00eb kemi kurajo q\u00eb t\u2019i zgjidhim t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e hapura q\u00eb i kemi trash\u00ebguar qoft\u00eb nga lufta qoft\u00eb nga administrimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Kosov\u00ebs. Konflikti duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur me shtetin fqinj t\u00eb Serbis\u00eb dhe duhet t\u00eb p\u00ebrmbyllet. N\u00eb duhet t\u00eb orientohemi drejt stabilizimit t\u00eb shtetit ton\u00eb, n\u00eb duhet t\u00eb orientohemi drejt zhvillimit t\u00eb shtetit ton\u00eb dhe gjithsesi q\u00eb k\u00ebt\u00eb proces e ndihmon edhe procesi i integrimit n\u00eb jet\u00ebn institucionale dhe shoq\u00ebrore t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha komuniteteve n\u00eb gjith\u00eb territorin e shtetit ton\u00eb. Konsideroj q\u00eb nj\u00eb qasje e till\u00eb siguron integritetin territorial t\u00eb Kosov\u00ebs dhe funksionimin e mbar\u00eb t\u00eb saj. Dhe ky stabilitet i brendsh\u00ebm na garanton nj\u00eb subjektivitet m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>ZA:  Kosova ndodhet tani para reform\u00ebs zgjedhore pa t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb saj aktualisht ka shume debate rreth vendeve t\u00eb rezervuara p\u00ebr komunitetet pakic\u00eb. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi juaj rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje?<\/p>\n<p>Jahjaga: \u00c7\u00ebshtja e reform\u00ebs zgjedhore \u00ebsht\u00eb duke u diskutuar nga partit\u00eb politike dhe un\u00eb i p\u00ebrg\u00ebzoj udh\u00ebheq\u00ebsit e k\u00ebtyre subjekteve p\u00ebr p\u00ebrafrimin e q\u00ebndrimeve p\u00ebr t\u00eb konsoliduar reform\u00ebn zgjedhore. \u00cbsht\u00eb koha e fundit q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb reform\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb konsensus, i cili do t\u00eb sh\u00ebrbej si baz\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb rregullta dhe t\u00eb mir\u00ebfillta n\u00eb Kosov\u00eb. E kam parasysh q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim nj\u00eb vend qendror z\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtja e vendeve t\u00eb rezervuara p\u00ebr komunitetet pakic\u00eb dhe konsideroj se i t\u00ebr\u00eb spektri politik kosovar do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim se a \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb vazhdoj\u00eb kjo praktik\u00eb. Konsideroj se pyetja t\u00eb cil\u00ebs duhet t\u2019i gjejm\u00eb p\u00ebrgjigje \u00ebsht\u00eb se a kemi arritur p\u00ebr k\u00ebto 6 vjet t\u00eb ekzistimit ton\u00eb si shtet t\u00eb p\u00ebrmbushim synimin ton\u00eb kushtetues p\u00ebr t\u00eb krijuar shtet gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs?<\/p>\n<p>ZA:  N\u00eb fjalimin tuaj vjetor n\u00eb Parlament, ju vut\u00eb theksin tek shqet\u00ebsimet q\u00eb nxit\u00eb p\u00ebrfshirja e shqiptar\u00ebve n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Siri. Sa jan\u00eb serioze k\u00ebto shqet\u00ebsime dhe \u00e7far\u00eb po b\u00ebjn\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me to?<\/p>\n<p>Jahjaga: Fillimisht, si institucione dhe si shoq\u00ebri jemi mobilizuar shum\u00eb shpejt p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar \u00e7do akt, qoft\u00eb edhe verbal, t\u00eb ngjyrosur me ekstremiz\u00ebm fetar. Ky ka qen\u00eb nj\u00eb mesazh i qart\u00eb, ka qen\u00eb nj\u00eb mesash i domosdosh\u00ebm, ka qen\u00eb nj\u00eb mesazh i nevojsh\u00ebm q\u00eb Kosova nuk do t\u00eb koketoj\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb me k\u00ebto trende. Dhe se ato do t\u00eb mbesin t\u00eb papranueshme p\u00ebr shtetin ton\u00eb dhe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb q\u00eb kemi nd\u00ebrtuar dhe po vazhdojm\u00eb ta nd\u00ebrtojm\u00eb dhe se shoq\u00ebria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb e p\u00ebrjashton dhun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllime politike. Institucionet tona jan\u00eb profesionale dhe kan\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim jasht\u00ebzakonisht t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb ngusht\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb homolog\u00ebt e tyre, me vendet mike q\u00eb shum\u00eb af\u00ebr i p\u00ebrcjellin dhe monitorojn\u00eb k\u00ebto k\u00ebrc\u00ebnime dhe k\u00ebto aktivitete. Duhet t\u00eb them se jan\u00eb shqet\u00ebsuese raportet q\u00eb flasin p\u00ebr aderimin e qytetar\u00ebve tan\u00eb n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Siri. Ata nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrkundrazi, jan\u00eb duke e d\u00ebmtuar n\u00eb mas\u00eb imazhin e shtetit ton\u00eb t\u00eb ri, t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ne si shtet jemi rreshtuar drejt dhe jemi rreshtuar me aleat\u00ebt ton\u00eb strategjik dhe kemi shtuar z\u00ebrin ton\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet diplomatike dhe ushtarake q\u00eb n\u00eb Siri t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje q\u00eb ndalon dhun\u00ebn e tmerrshme q\u00eb po mbret\u00ebron tash 2 vjet.  E kam th\u00ebn\u00eb dhe  do ta them prap s\u00eb nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebhet vend transit e as strehimore dhe strehim i ekstremizmit.<\/p>\n<p>ZA: Zonja Presidente, ju drejtoni K\u00ebshillin Komb\u00ebtar kund\u00ebr korrupsionit. N\u00eb takimin e tij t\u00eb fundit ju that\u00eb se korrupsioni po e ha ardhm\u00ebrin\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Ku po ngec lufta kund\u00ebr k\u00ebsaj dukurie?<\/p>\n<p>Jahjaga: Deri m\u00eb tani kemi investuar shum\u00eb koh\u00eb dhe mund n\u00eb krijimin e mekanizmave dhe institucioneve t\u00eb pavarura p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb efikase kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit. Kemi identifikuar p\u00ebr k\u00ebto vite q\u00eb ekziston k\u00ebshilli mang\u00ebsi si n\u00eb aspektin e legjislacionit dhe fusha t\u00eb tjera n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi institucione q\u00eb i kan\u00eb t\u00eb gjitha kushtet e nevojshme p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb sa m\u00eb efikase kund\u00ebr k\u00ebtyre dukurive. Duhet t\u00eb them se kemi pasur suksese t\u00eb konsiderueshme brenda k\u00ebtyre dy viteve sa i p\u00ebrket luft\u00ebs kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit. Por, kemi ende shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb ta shnd\u00ebrrojm\u00eb n\u00eb prioritet t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb pun\u00ebs son\u00eb. Un\u00eb kam th\u00ebn\u00eb dhe jam shum\u00eb e prer\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim se do t\u00eb jem e pa kompromis n\u00eb luft\u00ebn efikase kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit. Konsideroj q\u00eb tashm\u00eb kemi krijuar edhe institucionet e nevojshme edhe legjislacionin adekuat p\u00ebr ta mposhtur fenomenin e korrupsionit, i cili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb penges\u00eb p\u00ebr zhvillimin ton\u00eb ekonomik dhe forcimin e subjektivitetit ton\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Gjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit, n\u00eb t\u00eb cilin nj\u00ebkoh\u00ebsisht vler\u00ebsojm\u00eb p\u00ebrpjekjet e k\u00ebtyre institucioneve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur mandatin e tyre, kam identifikuar kat\u00ebr sfida kryesore n\u00eb t\u00eb cilat na duhet t\u00eb angazhohemi m\u00eb shum\u00eb: nd\u00ebrtimin e rasteve dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e tyre n\u00eb gjykat\u00eb, mbik\u00ebqyrjen e mekanizmave t\u00eb rrezikuar nga korrupsioni dhe llogaridh\u00ebnien, zgjidhjen e rasteve t\u00eb grumbulluara me vite, dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e plasimit t\u00eb rezultateve konkrete Jam e bindur se ne e kemi infrastruktur\u00ebn e nevojshme ligjore dhe administrative por tani na duhet vullneti dhe guximi ta v\u00ebm\u00eb at\u00eb n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 30 dhjetor &#8211; Presidentja e Kosov\u00ebs, Atifete Jahjaga, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se bisedimet me Serbin\u00eb hap\u00ebn rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb tejkaluar gjendjen e konfliktit t\u00eb ngrir\u00eb n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs. N\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb korrespondentit t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, Besim Abazi, presidentja Jahjaga flet edhe p\u00ebr sfidat tjera t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60292,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[18],"tags":[62,48],"class_list":["post-4526","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-interviste","tag-atifete-jahjaga","tag-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4526","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4526"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4526\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60293,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4526\/revisions\/60293"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60292"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4526"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4526"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4526"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}