{"id":46241,"date":"2018-08-07T14:11:59","date_gmt":"2018-08-07T12:11:59","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=46241"},"modified":"2018-08-07T14:17:45","modified_gmt":"2018-08-07T12:17:45","slug":"reagon-nexhmije-hoxha-enveri-nuk-e-shiti-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/reagon-nexhmije-hoxha-enveri-nuk-e-shiti-kosoven\/","title":{"rendered":"Reagon Nexhmije Hoxha: Enveri nuk e shiti Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/nexhmije-hoxha.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-46242\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/nexhmije-hoxha.jpg 640w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/nexhmije-hoxha-300x217.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/p>\n<p><strong>Tiran\u00eb &#8211; Nexhmije Hoxha, e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha ka reaguar pas debatit q\u00eb po b\u00ebhet mes historianesh s\u00eb fundi lidhur me 75-vjetorin e Marreveshjes se Mujkes.<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb speciale per \u201cPanorama\u201d, historiani Uran Butka, zbuloi letr\u00ebn q\u00eb Miladin Popovi\u00e7 i d\u00ebrgon Titos p\u00ebr presionin q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb prishur marr\u00ebveshjen e Mukjes, duke num\u00ebruar argumentet, q\u00eb sipas tij, ishte pikerisht Enveri ai q\u00eb e shkat\u00ebrroi marr\u00ebveshjen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkohe, n\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb botuar sot n\u00eb gazeta DITA, Nexhmije Hoxha u jep pergjigje akuzave, duke publikuar edhe pjes\u00eb nga bisedat qe Enveri ka bere me Titon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb aspak e v\u00ebrtet\u00eb se Mukja u prish p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs dhe jan\u00eb krejt pa baza mendimet q\u00eb hidhen nga pseudohistorian\u00eb se gjoja Enveri e shiti Kosov\u00ebn n\u00eb Mukje. Jo vet\u00ebm n\u00eb rastin e Mukjes, por n\u00eb vijim\u00ebsi e deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs Enveri ka menduar e luftuar p\u00ebr Kosov\u00ebn, sikurse e kam shprehur n\u00eb parath\u00ebnien e shkruar nga un\u0451, n\u0451 librin e djalit tim, Ilir Hoxh\u0451s \u201dKosova \u0451sht\u0451 Shqip\u0451ri\u201d, t\u00eb cil\u00ebn ju mund ta botoni n\u00eb gazet\u00eb. Aty \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebrgjigja q\u00eb un\u00eb u jap t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb thon\u00eb se Enveri e ka tradhtuar dhe shitur Kosov\u00ebn\u201d- shkruan ajo.<\/p>\n<p>\u201cEnver Hoxha, n\u00ebn malin e shpifjeve, u akuzua edhe sikur \u201ce shiti Kosov\u00ebn\u201d. Ngritja e nj\u00eb akuze t\u00eb till\u00eb nga spekulator\u00eb hileqar\u00eb e disa politikan\u00eb t\u00eb rrug\u00ebve, q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb pushtet, ishte krejt absurde, sepse Kosova nuk ishte pron\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs, q\u00eb as e kishte bler\u00eb dhe as mund ta shiste. Ajo ishte gjysma e Shqip\u00ebris\u00eb dhe e popullit shqiptar, q\u00eb kishte historin\u00eb e saj, t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb re, mbi fatin e s\u00eb cil\u00ebs kishin vendosur Fuqit\u00eb e M\u00ebdha n\u00eb Lond\u00ebr, Berlin, Paris, n\u00eb Jalt\u00eb e Potsdam dhe, m\u00eb von\u00eb, n\u00eb Dejton e n\u00eb Rambuje. As pas tre muajsh bombardime mbi Serbin\u00eb, nga fuqia m\u00eb e madhe ekonomike e ushtarake e bot\u00ebs, SHBA e NATO, s\u2019mund t\u00eb thuhet se \u00c7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs u zgjidh drejt e p\u00ebrfundimisht. Po t\u00eb mos kishte krisur pushka e U\u00c7K-s\u00eb dhe, po t\u00eb mos ishte treguar ajo frym\u00eb e lart\u00eb patriotizmi e solidariteti nga populli shqiptar i nj\u00eb gjaku, i ndar\u00eb artificialisht e padrejt\u00ebsisht nga kufij t\u00eb imponuar, nuk do t\u00eb arrihej as kaq sa \u00ebsht\u00eb arritur\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMotivi kryesor, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb folur pak ose aspak publikisht, q\u00eb shtyu Enverin me shok\u00eb t\u2019i drejtohen PK t\u00eb Jugosllavis\u00eb, ishte se n\u00eb Jugosllavi ndodhej gjysma e kombit shqiptar dhe, n\u00eb kushtet e agresionit t\u00eb nazifashist\u00ebve italian\u00eb e gjerman\u00eb, duhej t\u00eb b\u00ebhej \u00e7mos q\u00eb zgjidhja e \u00c7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb vihej n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb. T\u00eb dy pushtuesit ndoq\u00ebn nj\u00eb politik\u00eb djall\u00ebzore. U premtuan Kosov\u00ebs dhe kosovar\u00ebve, gjith\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb banonin n\u00eb trojet e tyre n\u00eb Jugosllavi, pavar\u00ebsin\u00eb dhe bashkimin me Shqip\u00ebrin\u00eb. Kjo loj\u00eb e nazifashizmit gjat\u00eb pushtimit t\u00eb Jugosllavis\u00eb ishte shum\u00eb e rrezikshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs. Enver Hoxha shkroi letra, shum\u00eb artikuj e trakte p\u00ebr t\u00eb demaskuar k\u00ebt\u00eb akt, p\u00ebr t\u00eb bindur kosovar\u00ebt e mashtruar dhe shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb Jugosllavi se vet\u00ebm pjes\u00ebmarrja n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pushtuesve nazifashist\u00eb, p\u00ebrkrah popujve t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe ushtris\u00eb partizane t\u00eb k\u00ebsaj, do t\u2019u jepte t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi t\u00eb ardhmen e tyre. P\u00ebrndryshe, ata do t\u00eb shtypeshin, do t\u00eb p\u00ebrbuzeshin dhe do t\u00eb d\u00ebnoheshin si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb pushtuesve\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb tjet\u00ebr pun\u00eb q\u00eb, si kosovar\u00ebt, edhe komunist\u00ebt shqiptar\u00eb u tradhtuan pik\u00ebrisht nga komunist\u00ebt jugosllav\u00eb, tek t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb fillim Enveri pati besim se, si komunist\u00eb-internacionalist\u00eb, duhej t\u00eb ishin kund\u00ebr q\u00ebndrimeve shoviniste e raciste t\u00eb njohura t\u00eb serbom\u00ebdhenjve ndaj shqiptar\u00ebve. Nj\u00eb komunist i till\u00eb internacionalist, qe shoku i ngusht\u00eb i Enverit, malazezi Miladin Popovi\u00e7, i cili u eliminua nga UDB-ja, pik\u00ebrisht sepse ishte mik i Shqip\u00ebris\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs e shikonte si internacionalist\u201d.<\/p>\n<p>Bisedat me Titon <\/p>\n<p>Duke treguar q\u00ebndrimin e mbajtur nga Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha tregon edhe pjes\u00eb nga bisedat e b\u00ebra me Titon.<\/p>\n<p>\u201cUdh\u00ebheqja jugosllave e dinte qysh gjat\u00eb Luft\u00ebs se \u00e7\u2019mendonte Enver Hoxha p\u00ebr Kosov\u00ebn, q\u00eb i shpaloste n\u00eb artikuj, n\u0451 traktet q\u00eb i shkruante apostafat p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe n\u00eb letrat q\u00eb u d\u00ebrgonte udh\u00ebheq\u00ebsve kosovar\u00eb. Q\u00eb n\u00eb takimin e par\u00eb me J.B.Titon, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Jugosllavi, n\u00eb qershor t\u00eb 1946-\u00ebs, Enver Hoxha i tha atij se \u201cKosova dhe viset e tjera n\u00eb Jugosllavi, t\u00eb banuara nga shqiptar\u00ebt, i p\u00ebrkasin Shqip\u00ebris\u00eb dhe duhet t\u2019i kthehen asaj\u201d. P\u00ebrgjigjja e Titos qe: \u201dJam dakord me pik\u00ebpamjen tuaj, por tash p\u00ebr tash nuk mund ta b\u00ebjm\u00eb dot k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sepse serb\u00ebt nuk do t\u00eb na kuptojn\u00eb\u201d. Enver Hoxha iu p\u00ebrgjigj: \u201cN\u00eb rast se nuk e kuptojn\u00eb tashti, do ta kuptojn\u00eb m\u00eb von\u00eb\u201d. E lau goj\u00ebn Titoja me nj\u00eb \u201ctash p\u00ebr tash\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, presionet, shantazhet, komplotet nga ana e jugosllav\u00ebve vazhduan derisa arrit\u00ebn t\u00eb p\u00ebrdorin \u201cla manu militaru\u201d, duke d\u00ebrguar dy divizione n\u00eb kufi me Kor\u00e7\u00ebn, gjoja p\u00ebr t\u00eb na mbrojtur nga nj\u00eb agresion nga Greqia. At\u00ebher\u00eb Enveri tha: \u201cNdal!\u201d\u201d- tregon ajo.<\/p>\n<p>Sipas saj, \u201cnuk ishte m\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb sulm ndaj personit t\u00eb tij, ishte nj\u00eb sulm ndaj Atdheut ton\u00eb t\u00eb pavarur e sovran, nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz ndaj fitoreve t\u00eb popullit ton\u00eb, t\u00eb arritura me gjakun e 28 mij\u00eb bijve t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Protesta e Enverit gjeti mb\u00ebshtetjen e Stalinit. Erdhi prishja me Jugosllavin\u00eb. Shp\u00ebtoi Shqip\u00ebria nga nj\u00eb \u201cmik\u201d i pabes\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga letra e Popovi\u00e7it q\u00eb zbuloi Uran Butka <\/p>\n<p>\u201cEnver Hoxha, n\u00ebn presionin e emisar\u00ebve t\u00eb PKJ n\u00eb Shqip\u00ebri, prishi dhe shkeli n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme dhe arbitrare Marr\u00ebveshjen e Mukjes. Marr\u00ebveshja e Mukjes prekte sidomos interesat dhe synimet e qarqeve shoviniste serbom\u00ebdha q\u00eb sundonin n\u00eb PKJ, t\u00eb cilat k\u00ebrkonin p\u00ebrjet\u00ebsimin e pushtimit serb t\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb viseve t\u00eb tjera shqiptare, si edhe n\u00ebnshtrimin e plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndaj Jugosllavis\u00eb. Prandaj, edhe prishja e nj\u00ebanshme e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Mukjes ishte kryesisht rezultat i nd\u00ebrhyrjes jugosllave, s\u00eb cil\u00ebs nuk i interesonte kurrsesi marrja dhe plot\u00ebsimi i atyre vendimeve. Reagimi i shpejt\u00eb e i vendosur i kolonit malazez n\u00eb Kosov\u00eb, M.Popovi\u00e7it, ishte i kuptuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kur aktet e marr\u00ebveshjes s\u00eb Mukjes iu dor\u00ebzuan \u201cmentarit\u201d t\u00eb Enverit, ai i t\u00ebrbuar i grisi ato, i b\u00ebri cop\u00eb-cop\u00eb dhe ia hodhi n\u00eb surrat Enver Hoxh\u00ebs. Kjo nd\u00ebrhyrje brutale e Partis\u00eb Komuniste Jugosllave n\u00eb pun\u00ebt tona t\u00eb brendshme v\u00ebrtetohet edhe nga nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi real i PKSH-s\u00eb, M.Popovi\u00e7i, i d\u00ebrgoi Titos: \u201cKemi ndikuar n\u00eb PKSH dhe n\u00eb LN\u00c7 q\u00eb gjithsesi t\u00eb prishim Marr\u00ebveshjen e Mukjes\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tiran\u00eb &#8211; Nexhmije Hoxha, e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha ka reaguar pas debatit q\u00eb po b\u00ebhet mes historianesh s\u00eb fundi lidhur me 75-vjetorin e Marreveshjes se Mujkes. Vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb speciale per \u201cPanorama\u201d, historiani Uran Butka, zbuloi letr\u00ebn q\u00eb Miladin Popovi\u00e7 i d\u00ebrgon Titos p\u00ebr presionin q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":46242,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[1540,287,4574],"class_list":["post-46241","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-enver-hoxha","tag-kosova","tag-nexhmije-hoxha"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46241","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46241"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46241\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46241"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46241"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46241"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}