{"id":46333,"date":"2018-08-22T01:58:54","date_gmt":"2018-08-21T23:58:54","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=46333"},"modified":"2018-08-22T01:58:54","modified_gmt":"2018-08-21T23:58:54","slug":"sanxhaku-nga-lashtesia-deri-te-kongresi-i-berlinit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/sanxhaku-nga-lashtesia-deri-te-kongresi-i-berlinit\/","title":{"rendered":"Sanxhaku nga lasht\u00ebsia deri te Kongresi i Berlinit"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_46334\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-46334\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ismet-azizi.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-46334\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ismet-azizi.png 350w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ismet-azizi-150x150.png 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ismet-azizi-300x300.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ismet-azizi-100x100.png 100w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-46334\" class=\"wp-caption-text\">Autor: <b>Ismet AZIZI<\/b><\/p><\/div>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat relevante historike dhe gjetjet arkeologjike flasin se lugina e lumit Rashka q\u00eb nga lasht\u00ebsia zanafillore ka qen\u00eb e banuar nga Ilir\u00ebt, edhe at\u00eb me dend\u00ebsi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe sesa trevat tjera dhe ma tep\u00ebr sesa \u00ebsht\u00eb menduar deri von\u00eb. K\u00ebt\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera e d\u00ebshmojn\u00eb edhe shum\u00eb toponime t\u00eb ruajtura deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme, t\u00eb cilat d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn ilire. Emrat, si: Ras (Arsa), Rashka, Ibar (shqip Ib\u00ebr), Peshter, Bishev\u00eb, Vapa (vendbanim, lum\u00eb, liqen I. A), Lim (lum\u00eb) etj., jan\u00eb me prejardhje nga gjuha shqipe: Ibar, (i bardh\u00eb &#8211; beo, penu\u0161av, bistar), Ras (rras\u00eb-plo\u010da), Peshter (pesh\u00eb, terr-mrak, tersi-suvo) Vapa (zega-umorina), Lim (lumi-reka).<\/p>\n<p>Hulumtimet arkeologjike, t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Peshter, tregojn\u00eb se kjo rrafshnalt\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ka qen\u00eb e banuar q\u00eb n\u00eb neolit, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb bronzit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb shum\u00eb murana, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb t\u00ebr\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn dhe n\u00eb popull jan\u00eb t\u00eb njohura edhe si varre latine dhe greke, gj\u00eb q\u00eb indirekt tregon se n\u00eb periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb vonshme historike t\u00eb caktuara n\u00eb k\u00ebto treva l\u00ebvizur qoft\u00eb edhe kalimthi edhe popullsi e karavane tregtar\u00eb e misionar t\u00eb tjer\u00eb madje edhe mercenar\u00ebve greko \u2013romak.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb caktuar n\u00eb Peshter, gjegj\u00ebsisht n\u00eb fush\u00ebn e Koshtan\u00ebs, jan\u00eb regjistruar 13 nekropole me murana dhe dy vendbanime.<\/p>\n<p>Sipas mendimit t\u00eb D. Sredojviqit, banor\u00ebt m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Peshterit dhe trevave p\u00ebrreth n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb banuara nga fisi ilir &#8211; dardan\u00ebt. Mandej, gjithnj\u00eb sipas tij, n\u00eb k\u00ebto treva kan\u00eb ardhur autariat\u00ebt, duke b\u00ebr\u00eb trusni mbi dardan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb detyruar t\u00eb zhvendosen n\u00eb lugin\u00ebn e lumit Rashka.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e sigurt se sllav\u00ebt, duke populluar m\u00eb von\u00eb lugin\u00ebn e lumit Rashka, kan\u00eb takuar aty popullsin\u00eb autoktone ilire, me t\u00eb cil\u00ebt me shekuj t\u00eb t\u00ebr\u00eb kishin zonat n\u00ebn ndikimin her\u00eb t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs her\u00eb tjetr\u00ebs shpesh edhe t\u00eb mundur e t\u00eb asimiluar, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundshme q\u00eb pjes\u00ebrisht ishte e romanizuar, sikurse q\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj popullate \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb trevat tjera pas ekspansionit sllav.<\/p>\n<p>Jovan Cviji\u0107 n\u00eb vepr\u00ebn e tij \u201cBalkanstvo polostrvo&#8221;, f. 105, midis tjerash, shkruan: \u201cPopullsia sllave, duke u shtrir\u00eb, i ka asimiluar dhe e ka shtyr\u00eb popullsin\u00eb autoktone ilire\u201d. Lidhur me k\u00ebt\u00eb K. Jiri\u010dek shkruan: \u201cMe rastin e pushtimit sllav t\u00eb tokave ballkanike, nj\u00eb pjes\u00eb e banor\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr, posa\u00e7\u00ebrisht ilir\u00ebt dhe blegtor\u00ebt romak\u00eb, u mor\u00ebn vesh shum\u00eb shpejt me sundimtarin e ri, por pjesa tjet\u00ebr pranoi rob\u00ebrin\u00eb\u201d. Ekspansioni i sllav\u00ebve, me procesin e asimilimit shkaktuan ndryshimin e p\u00ebrb\u00ebrjes etnike t\u00eb trev\u00ebs s\u00eb Rashk\u00ebs (Sanxhakut).<\/p>\n<p>Sllav\u00ebt e kan\u00eb banuar lugin\u00ebn e lumit Rashka nga shekulli i VII, e k\u00ebndej. Duke marr\u00eb parasysh koh\u00ebn kur ka ndodhur ekspansioni i sllav\u00ebve,  gjeografia  e Sanxhakut ka qen\u00eb trev\u00eb shum\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr jet\u00eb. Deri n\u00eb koh\u00ebn e Stefan Nemanj\u00ebs banor\u00ebt e k\u00ebsaj trev\u00eb kan\u00eb zhvilluar luft\u00ebra t\u00eb pand\u00ebrprera me fqinj\u00ebt, posa\u00e7\u00ebrisht me Bizantin, dhe, m\u00eb n\u00eb fund, vun\u00eb themelet e krijimit t\u00eb shtetit serb Rashka.<\/p>\n<p>Dep\u00ebrtimi i sllav\u00ebve n\u00eb tokat e banuara me popullsi iliro-shqiptare dhe vllehe shkaktoi shkat\u00ebrrime dhe masakra t\u00eb m\u00ebdha, duke i zhvendosur banor\u00ebt autokton\u00eb nga tokat e tyre pjellore, t\u00eb cil\u00ebt qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb strehohen n\u00ebp\u00ebr shpella dhe male t\u00eb paklueshme p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. Sipas Millan Shuflajt, ballkanolog i njohur, historian dhe etnograf i shquar, vendosja e sllav\u00ebve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor kishte r\u00ebn\u00eb  mbi popullsin\u00eb albane ( iliro-shqiptare I. A.) si nj\u00eb s\u00ebpat\u00eb q\u00eb kishte prer\u00eb n\u00eb veri dhe n\u00eb jug disa nga deg\u00ebt kryesore t\u00eb trungut t\u00eb tij dhe kishte ngushtuar brenda nj\u00eb territori shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Edhe Konstantin Jiri\u00e7ek, historian i mir\u00ebnjohur me prejardhje \u00e7eke, duke folur p\u00ebr ilir\u00ebt, mendonte se ata gjat\u00eb periudh\u00ebs romake, gjysm\u00eb t\u00eb romanizuar ishin t\u00eb par\u00ebt e alban\u00ebve mesjetar\u00eb, q\u00eb gjat\u00eb dep\u00ebrtimeve t\u00eb popullsis\u00eb sllave, si\u00e7 shkruan ai, ata prej territoreve ku banonin deri at\u00ebher\u00eb, midis hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb Dalmacis\u00eb dhe Danubit, u shtyn\u00eb m\u00eb n\u00eb jug t\u00eb siujdhes\u00ebs s\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>N\u00eb Kongresin e Berlinit (1878) \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb edhe p\u00ebr trevat e Sanxhakut. Habsburg\u00ebt nuk kund\u00ebrshtuan shum\u00eb q\u00eb Sanxhaku t\u00eb mbetet n\u00ebn Perandorin\u00eb Osmane. Ishte me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb vet\u00ebm mos t\u2019i p\u00ebrkiste Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb ishin \u00e7rregulluar planet e saj ekspansioniste ndaj Ballkanit. Sipas planeve t\u00eb Vjen\u00ebs, Sanxhaku duhet t\u00eb ishte diga nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, e cila do t\u00eb pengonte dhe parandalonte bashkimin e tyre. Megjithat\u00eb, Sanxhaku i Jeni Pazarit, i cili deri pas Kongresit t\u00eb Berlini (1878) ishte pjes\u00eb e Sanxhakut t\u00eb Bosnj\u00ebs, ishte  n\u00eb rrezik permanent nga Serbia. N\u00eb lidhje me dep\u00ebrtimin e ushtris\u00eb serbe n\u00eb Vilajetin Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 1878, raportonte z\u00ebvend\u00ebs konsulli britanik n\u00eb Bosnje, Harry Cooper. Sipas tij, serb\u00ebt vepronin me iden\u00eb se \u00e7do tok\u00eb q\u00eb nuk kishte ushtar\u00eb otoman\u00eb, duhet okupuar. Se sa kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rrezikuar sanxhaklinjt\u00eb, t\u00eb ndodhur n\u00eb sandvi\u00e7 n\u00eb mes serb\u00ebve dhe malazez\u00ebve si hekuri i skuqur midis \u00e7ekanit e kudhr\u00ebs, tregon edhe rezistenca e tyre kund\u00ebr \u00e7armatosjes edhe n\u00eb koh\u00ebn otomane. Rreziku nga serb\u00ebt dhe malazez\u00ebt p\u00ebr popullsin\u00eb e Sanxhakut ishte permanent. Ata, duke e ndier veten t\u00eb rrezikuar, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb nuk pranuan t\u00eb \u00e7armatosen, prandaj vendos\u00ebn q\u00eb ta vrasin komandantin e ushtris\u00eb s\u00eb sanxhakut t\u00eb Jeni Pazarit. Kjo ndikoi n\u00eb rritjen e frik\u00ebs dhe shqet\u00ebsimeve te otoman\u00ebt dhe t\u00eb huajt e tjer\u00eb n\u00eb Vilajetin e Kosov\u00ebs. Hasan Pasha kishte filluar t\u2019i \u00e7armatoste shqiptar\u00ebt pa kompromis. Popullsia shqiptare dhe ajo boshnjake q\u00eb jetonte e rrezikuar n\u00eb kufi me Serbin\u00eb dhe Malin e Zi, nuk pranonte t\u00eb zbatonte urdhrat e pash\u00ebs p\u00ebr \u00e7armatim. Hasan Pasha ishte sulmuar disa her\u00eb nga popullsia, por p\u00ebr vdekje u sulmua  nga nj\u00eb grup njer\u00ebzish n\u00eb fillim t\u00eb korrikut n\u00eb Jeni Pazar.<\/p>\n<p> N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Austro-Hungaria n\u00ebp\u00ebrmjet Sanxhakut donte t\u00eb dep\u00ebrtonte n\u00eb lindje. Qysh n\u00eb vitin 1900, n\u00eb Vjen\u00eb ishte planifikuar nd\u00ebrtimi i hekurudh\u00ebs, e cila do t\u00eb lidhte Sarajev\u00ebn me Selanikun n\u00ebp\u00ebrmjet Sanxhakut. Nd\u00ebrtimi i k\u00ebsaj hekurudhe deri n\u00eb Uvc\u00eb n\u00ebp\u00ebr Jeni Pazar e deri n\u00eb Mitrovic\u00eb duhej t\u00eb fillonte n\u00eb vitin 1908, mir\u00ebpo ngjarjet e m\u00ebvonshme penguan realizimin e k\u00ebtij projekti.<\/p>\n<p>Pazari i Ri, i cili n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn luajti rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe deri n\u00eb shekullin XIX dallohej si nj\u00eb nd\u00ebr trevat m\u00eb qarkulluese n\u00eb Ballkanin qendror, fillon t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb shekullin e kaluar. P\u00ebr Jeni Pazarin vendimi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs q\u00eb lidh Morav\u00ebn me Vardarin ishte i pavolitsh\u00ebm. At\u00ebher\u00eb rrug\u00ebt e reja anashkalonin, nd\u00ebrsa rrug\u00ebt e vjetra pushuan s\u00eb funksionuar dhe ai fillon t\u00eb humb\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e m\u00eb pashme q\u00eb kishte.<\/p>\n<p>Pas Kongresit t\u00eb Berlinit (1878), Sanxhaku i Jeni Pazarit hyri n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili p\u00ebrb\u00ebhej nga sanxhaku i Shkupit, Prizrenit, Prishtin\u00ebs dhe Dibr\u00ebs. Nga ky moment popullsia e Sanxhakut t\u00eb Jeni Pazarit intensifikon lidhjet tregtare, kulturore me Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ndikoi n\u00eb p\u00ebrt\u00ebritjen e lidhjeve v\u00ebllaz\u00ebrore dhe t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrafrimi m\u00eb i madh n\u00eb mes tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb Kongresin e Berlinit (1878) Serbia dhe Mali i Zi fituan pavar\u00ebsin\u00eb dhe, krahas k\u00ebsaj, me ndihm\u00ebn e Rusis\u00eb, arrit\u00ebn t\u00eb zgjerojn\u00eb territoret e tyre n\u00eb d\u00ebm t\u00eb tjer\u00ebve, kryesisht n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve. Princi serb, Milan Obrenoviq, i cili n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb shpallet mbret, fillon jet\u00ebsimin e projektit \u201cNa\u00e7ertanija\u201d, duke vrar\u00eb dhe d\u00ebbuar nga territoret e okupuara t\u00eb gjith\u00eb popujt jo serb\u00eb. Suksesin m\u00eb t\u00eb madh dhe me barbari t\u00eb papar\u00eb e kishte arritur, duke shfarosur popullat\u00ebn shqiptare nga m\u00eb se 720 fshatra t\u00eb rrethit t\u00eb Nishit, Pirotit, Vranj\u00ebs, Toplic\u00ebs e Jabllanic\u00ebs.<br \/>\nMarr\u00ebveshja e Berlini nuk u njohu boshnjak\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe as q\u00eb u debatua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Austro-Hungaria e fitoi t\u00eb drejt\u00ebn e okupimit t\u00eb Bosnj\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn me Sanxhakun luheshin loj\u00ebra t\u00eb err\u00ebta e t\u00eb ndyra t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha. Perandoria Osmane, edhe pse u mundua t\u2019i mbaj\u00eb edhe m\u00eb tej k\u00ebto territore, n\u00eb Luft\u00ebn e Par\u00eb Ballkanike e humbi Kosov\u00ebn me Sanxhakun dhe Maqedonin\u00eb. Shqip\u00ebria, nd\u00ebrkoh\u00eb, e shpall\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e munguar.<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dh\u00ebnat relevante historike dhe gjetjet arkeologjike flasin se lugina e lumit Rashka q\u00eb nga lasht\u00ebsia zanafillore ka qen\u00eb e banuar nga Ilir\u00ebt, edhe at\u00eb me dend\u00ebsi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe sesa trevat tjera dhe ma tep\u00ebr sesa \u00ebsht\u00eb menduar deri von\u00eb. K\u00ebt\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera e d\u00ebshmojn\u00eb edhe shum\u00eb toponime t\u00eb ruajtura deri n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":46334,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[294],"class_list":["post-46333","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-ismet-azizi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46333","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46333"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46333\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46334"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46333"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46333"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46333"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}