{"id":46750,"date":"2018-10-01T15:08:26","date_gmt":"2018-10-01T13:08:26","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=46750"},"modified":"2018-10-01T15:08:26","modified_gmt":"2018-10-01T13:08:26","slug":"apeli-verteton-pafajesine-e-imamit-shefqet-krasniqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/apeli-verteton-pafajesine-e-imamit-shefqet-krasniqi\/","title":{"rendered":"Apeli v\u00ebrteton pafaj\u00ebsin\u00eb e imamit Shefqet Krasniqi"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Shefqet-Krasniqi-ne-Gjykate-01-foto-KALLXOcom-e1520966546426-780x439.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-46751\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Shefqet-Krasniqi-ne-Gjykate-01-foto-KALLXOcom-e1520966546426-780x439.jpg 780w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Shefqet-Krasniqi-ne-Gjykate-01-foto-KALLXOcom-e1520966546426-780x439-300x169.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Shefqet-Krasniqi-ne-Gjykate-01-foto-KALLXOcom-e1520966546426-780x439-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 780px) 100vw, 780px\" \/><\/p>\n<p><strong>Prishtin\u00eb &#8211; Gjykata e Apelit e ka v\u00ebrtetuar vendimin e Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs me t\u00eb cilin ish-imami i Xhamis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb Prishtin\u00eb, Shefqet Krasniqi, ishte shpallur i pafajsh\u00ebm n\u00eb akuzat p\u00ebr nxitje e urrejtjes, shtytje p\u00ebr terroriz\u00ebm dhe shmangie nga tatimi.<\/strong><\/p>\n<p>Lajmin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim e konfirmoi p\u00ebr KALLXO.com, Arb\u00ebr Jashari, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti, Krasniqi ishte shpallur i pafajsh\u00ebm pas nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin 30 faqesh p\u00ebr pafaj\u00ebsin\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebrshkruhen n\u00eb detaje gjetjet e gjykat\u00ebs q\u00eb ndikuan n\u00eb lirimin e Krasniqit nga akuzat p\u00ebr tri vepra penale- nxitje e urrejtjes, shtytje p\u00ebr terroriz\u00ebm dhe shmangie nga tatimi.<\/p>\n<p>KALLXO.com e kishte zbardhur k\u00ebt\u00eb vendim n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me vepr\u00ebn e par\u00eb, at\u00eb t\u00eb shtytjes n\u00eb kryerjen e veprave terroriste, Gjykata Themelore ka gjetur se nuk jan\u00eb p\u00ebrmbushur asnj\u00eb nga elementet e vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb kontestuese se i akuzuari n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e imamit ka mbajtur ligj\u00ebratat si\u00e7 jan\u00eb \u2018Revolucioni Sirian\u2019 dhe \u2018Ndihmoni Sirin\u00eb\u2019, mir\u00ebpo n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e t\u00eb nj\u00ebjtave nuk mund t\u00eb identifikohet asnj\u00eb lloj thirrjeje, rekomandimi apo mesazhi, qoft\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb apo i t\u00ebrthort\u00eb p\u00ebr shtytje n\u00eb kryerjen e ndonj\u00eb akti terrorist, apo bashk\u00ebngjitjen n\u00eb ndonj\u00eb organizat\u00eb terroriste\u201d, shkruhet n\u00eb aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb tej n\u00eb aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs t\u00eb p\u00ebrpiluar nga gjyqtari Beqir Kalludra, thuhet se n\u00eb t\u00eb gjitha publikimet e Shefqet Krasniqit, t\u00eb p\u00ebrshkruara n\u00eb aktakuz\u00eb, v\u00ebrehen dy elemente.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari q\u00ebndrimi i tij i qart\u00eb n\u00eb raport me besimet tjera fetare duke promovuar toleranc\u00ebn nd\u00ebrmjet tyre dhe kund\u00ebrshtimin sa i p\u00ebrket shkuarjes n\u00eb Siri dhe s\u00eb dyti, mbajtja konstante e k\u00ebtyre q\u00ebndrimeve p\u00ebrgjat\u00eb viteve, \u00e7ka tregon  se p\u00ebrmbajtja e ligj\u00ebratave \u2018Revolucioni Sirian\u2019 dhe \u2018Ndihmoni Sirin\u00eb\u2019 nuk p\u00ebrmbajn\u00eb asnj\u00eb element shtyt\u00ebs apo nxit\u00ebs\u201d, p\u00ebrshkruan q\u00ebndrimet e Krasniqit aktgjykimi i Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb tej n\u00eb aktgjykim analizohen deklaratat e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb procesin ndaj Krasniqit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse u referohemi deklaratave t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, nj\u00ebri nga ta, Suad Mustafa ka deklaruar se v\u00ebllai i tij Iliri ka shkuar n\u00eb Siri n\u00eb vitin 2011, pra para periudh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb akuzuar Shefqet Krasniqi, prandaj si d\u00ebshmi e till\u00eb \u00ebsht\u00eb jorelevante\u201d, arsyeton aktgjykimi.<\/p>\n<p>Po n\u00eb lidhje me d\u00ebshmitar\u00ebt e k\u00ebtij procesi, Gjykata Themelore ka gjetur se edhe dy d\u00ebshmitaret tjera, Nasere Ademi dhe Minire Heta nuk kan\u00eb ofruar ndonj\u00eb d\u00ebshmi inkriminuese.<\/p>\n<p>\u201cNga d\u00ebshmit\u00eb e dy d\u00ebshmitareve, Nasere Ademi dhe Minire Heta, nuk mund t\u00eb v\u00ebrtetohet asnj\u00eb element i shtytjes pasi q\u00eb d\u00ebshmitaret flasin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb se ka mundur t\u00eb ndikoj\u00eb, e q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim duhet t\u00eb mir\u00ebkuptohen nisur nga af\u00ebrsia me personat q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e atyre konflikteve, dhembjes s\u00eb shkaktuar nga ato ikje dhe nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjetur arsyen se pse t\u00eb af\u00ebrmit e tyre jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e atyre zhvillimeve\u201d, thuhet m\u00eb tutje n\u00eb aktgjykim.<\/p>\n<p>Sipas arsyetimit t\u00eb aktgjykimit ato q\u00eb i than\u00eb dy d\u00ebshmitaret nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si prova.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00ebpo kjo nuk mjafton dhe asnj\u00eb rast nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si prov\u00eb se t\u00eb nj\u00ebjtit jan\u00eb ndikuar nga tani i akuzuari Shefqet Krasniqi\u201d, vler\u00ebson aktgjykimi.<\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb lidhje me k\u00ebto dy d\u00ebshmitare, aktgjykimi i gjykat\u00ebs v\u00eb n\u00eb pah nj\u00eb element tjet\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb lidhje me familjar\u00ebt e tyre q\u00eb p\u00ebrfunduan n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb referohet fakti se t\u00eb dy d\u00ebshmitaret kan\u00eb pohuar se t\u00eb af\u00ebrmit e tyre kane qen\u00eb pjese edhe e ambienteve tjera si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me d\u00ebshmitaren Minire e cila ka pohuar se djali i saj Blerimi ka shkuar n\u00eb ligj\u00ebrata edhe takime fetare edhe n\u00eb Maqedoni, nd\u00ebrsa d\u00ebshmitarja Nasere Ademi ka treguar se Venera ka qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb shoqate dhe po ashtu se djali i axh\u00ebs s\u00eb Vener\u00ebs ka shkuar n\u00eb Siri nj\u00eb vit para se ajo t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb drejt atij vendi dhe se letra q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb Venera ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbajtje e ngjashme me letr\u00ebn e djalit t\u00eb axh\u00ebs, duke treguar k\u00ebshtu p\u00ebr lidhjet e tyre dhe me k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e ndikuar nga i nj\u00ebjti\u201d, thuhet n\u00eb aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Pjesa e fundit e aktgjykimit i referohet vepr\u00ebs s\u00eb shmangies nga tatimi. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr gjykata ka gjetur se nuk ka prova se Shefqet Krasniqi ka deklaruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pav\u00ebrteta n\u00eb lidhje me veprimtarin\u00eb e tij biznesore.<\/p>\n<p>\u201cGjykata nga t\u00eb gjitha provat e administruara nuk ka v\u00ebrtetuar s\u00eb pari elementin se i akuzuari Shefqet Krasniqi ka deklaruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pav\u00ebrteta n\u00eb lidhje me veprimtarin\u00eb e tij biznesore, apo nuk i ka p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat lidhur me t\u00eb ardhurat e tij, pasurin\u00eb, gjendjen ekonomike apo fakte tjera relevante p\u00ebr vler\u00ebsimin e detyrimeve q\u00eb jan\u00eb elemente qen\u00ebsore, e q\u00eb duhet t\u00eb v\u00ebrtetohen p\u00ebr t\u00eb kaluar te elementi i dyt\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb fshehjes apo shmangies s\u00eb pages\u00ebs s\u00eb detyrimeve tatimore\u201d, thuhet n\u00eb aktgjykimin e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore e Prishtin\u00ebs m\u00eb 23 mars t\u00eb k\u00ebtij viti e shpalli t\u00eb pafajsh\u00ebm Krasniqin duke e liruar nga t\u00eb gjitha akuzat.<\/p>\n<p>Krasniqi akuzohej p\u00ebr shtytje p\u00ebr terroriz\u00ebm, nxitje t\u00eb urrejtjes dhe shmangie nga tatimi.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb pretendohej se shtytjen n\u00eb kryerjen e veprave terroriste Krasniqi e ka kryer nga viti 2013 deri n\u00eb 2014, nd\u00ebrsa vepr\u00ebn penale t\u00eb shmangies nga tatimit e ka kryer nga viti 2011 deri m\u00eb 2016.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, Shefqet Krasniqi, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e imamit t\u00eb xhamis\u00eb se madhe \u201cMehmet Fatih\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe me dashje ka shp\u00ebrndar\u00eb mesazhe p\u00ebr publikun. P\u00ebrmes paraqitjeve t\u00eb tij t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta para publikut p\u00ebrmes ligj\u00ebratave t\u00eb ndryshme, si dhe duke shfryt\u00ebzuar rrjetet sociale dhe mjetet tjera t\u00eb informimit, p\u00ebrmes gjuh\u00ebs s\u00eb vrazhd\u00eb dhe interpretimit t\u00eb ajeteve kuranore jasht\u00eb kontekstit kohor dhe frym\u00ebs parimore islame, ka shtyr\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt ta marrin rrug\u00ebn drejt zon\u00ebs s\u00eb konfliktit n\u00eb Siri dhe Irak e m\u00eb pas t\u00eb kryejn\u00eb akte terroriste. \/kallxo.com\/<\/p>\n<p>Foto: Arkiv<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb &#8211; Gjykata e Apelit e ka v\u00ebrtetuar vendimin e Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs me t\u00eb cilin ish-imami i Xhamis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb Prishtin\u00eb, Shefqet Krasniqi, ishte shpallur i pafajsh\u00ebm n\u00eb akuzat p\u00ebr nxitje e urrejtjes, shtytje p\u00ebr terroriz\u00ebm dhe shmangie nga tatimi. Lajmin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim e konfirmoi p\u00ebr KALLXO.com, Arb\u00ebr Jashari, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":46751,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[2818,2735],"class_list":["post-46750","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-gjykata-e-apelit","tag-shefqet-krasniqi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46750","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46750"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46750\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46751"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46750"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46750"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46750"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}