{"id":46837,"date":"2018-10-08T07:19:21","date_gmt":"2018-10-08T05:19:21","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=46837"},"modified":"2018-10-08T07:19:21","modified_gmt":"2018-10-08T05:19:21","slug":"kosova-ende-pa-strategji-shteterore-dhe-plan-te-veprimit-per-luftimin-e-korrupsionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kosova-ende-pa-strategji-shteterore-dhe-plan-te-veprimit-per-luftimin-e-korrupsionit\/","title":{"rendered":"Kosova ende pa Strategji Shtet\u00ebrore dhe Plan t\u00eb Veprimit p\u00ebr luftimin e korrupsionit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/kosove-qeveria.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-46838\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/kosove-qeveria.jpg 1023w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/kosove-qeveria-300x169.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/kosove-qeveria-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 1023px) 100vw, 1023px\" \/><\/p>\n<p><strong>Prishtin\u00eb \u2013 Pushteti ekzekutiv &#8211; Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs vazhdon trendin e marrjes s\u00eb vendimeve t\u00eb kund\u00ebrligjshme, duke marr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kompetencat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb pushteti tjet\u00ebr &#8211; Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Luftimi i korrupsionit n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon t\u00eb mbetet n\u00eb let\u00ebr n\u00eb top agjendat e institucioneve shtet\u00ebrore, por praktikisht institucionet e Kosov\u00ebs nuk e kan\u00eb nj\u00eb Strategji Shtet\u00ebrore dhe Plan t\u00eb Veprimit p\u00ebr luftimin e korrupsionit. Kjo p\u00ebr arsye se Qeveria ka miratuar Strategjin\u00eb Shtet\u00ebrore dhe ka urdh\u00ebruar zbatimin e saj, n\u00eb vend se nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb ta kalon p\u00ebr votim n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, ashtu si\u00e7 p\u00ebrcaktohet me ligj. <\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrputhje me obligimet ligjore, Agjencia Kund\u00ebr Korrupsionit, kishte d\u00ebrguar n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs Strategjin\u00eb Shtet\u00ebrore Kund\u00ebr Korrupsionit 2018-2022 dhe Planin e Veprimit, t\u00eb cilat jan\u00eb miratuar nga Qeveria n\u00eb mbledhjen e mbajtur m\u00eb 23 mars 2018, p\u00ebrmes vendimit Nr. 02\/37. <\/p>\n<p>Vendimi i Qeveris\u00eb lidhur me miratimin e Strategjis\u00eb Shtet\u00ebrore Kund\u00ebr Korrupsionit 2018-2022 dhe Plani i Veprimit kishte p\u00ebrcaktuar se vendimi hyn n\u00eb fuqi dit\u00ebn e n\u00ebnshkrimit, duke obliguar Agjencin\u00eb Kund\u00ebr Korrupsionit dhe institucionet tjera kompetente p\u00ebr zbatimin e vendimit.<\/p>\n<p>IKD vler\u00ebson se vendimi i Qeveris\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me mandatin dhe kompetencat e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, duke marr kompetencat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb me ligj i takojn\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Ligji p\u00ebr Agjencin\u00eb Kund\u00ebr Korrupsion n\u00eb nenin 16 ka p\u00ebrcaktuar se Agjencia, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Qeverin\u00eb dhe institucionet e tjera qeveritare dhe joqeveritare harton Strategjin\u00eb Kund\u00ebr Korrupsionit. Agjencia p\u00ebrmes Qeveris\u00eb paraqet p\u00ebr miratim Strategjin\u00eb Kund\u00ebr Korrupsionit n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, dokument i cili p\u00ebrmban politikat kund\u00ebr korrupsionit q\u00eb duhet t\u00eb zbatohen nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si n\u00eb nivel qendror ashtu edhe n\u00eb at\u00eb lokal.<\/p>\n<p>Qeveria p\u00ebrmes vendimit t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm, ka miratuar Strategjin\u00eb Shtet\u00ebrore Kund\u00ebr Korrupsion dhe ka urdh\u00ebruar zbatimin e saj, pa u miratuar nga Kuvendi, dhe t\u00eb nj\u00ebjtin vendim e ka d\u00ebrguar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Ky i fundit, p\u00ebrmes Komisionit p\u00ebr Legjislacion ka kthyer mbrapsht\u00eb vendimin e Qeveris\u00eb, duke vler\u00ebsuar se Qeveria ka zbatuar kompetenca t\u00eb Kuvendit dhe ka k\u00ebrkuar q\u00eb vendimi t\u00eb nxirret n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin n\u00eb Qeveri dhe m\u00eb pas t\u00eb d\u00ebrgohet p\u00ebr miratim n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Qeveria prej miratimit t\u00eb k\u00ebtij vendimi n\u00eb mars 2018, ende nuk e ka d\u00ebrguar n\u00eb Kuvend vendimin e ndryshuar n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin p\u00ebr Strategjin\u00eb Kund\u00ebr Korrupsionit dhe rrjedhimisht Republika e Kosov\u00ebs m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb muaj nuk ka Strategji Shtet\u00ebrore Kund\u00ebr Korrupsionit.<\/p>\n<p>IKD vler\u00ebson se kjo situat\u00eb shkakton d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha, duke pasur parasysh faktin se Strategjia Shtet\u00ebrore Kund\u00ebr Korrupsionit do t\u00eb duhej t\u00eb fillonte s\u00eb zbatuari n\u00eb vitin 2018, pas miratimit nga ana e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, sipas procedurave t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj, nd\u00ebrsa tani jemi pothuajse n\u00eb fund t\u00eb vitit 2018, dhe e nj\u00ebjta Strategji ende nuk \u00ebsht\u00eb proceduar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs sipas obligimeve ligjore. <\/p>\n<p>Raporti i Progresit p\u00ebr Kosov\u00ebn i vitit 2018, kishte konstatuar se Strategjia dhe Plani i Veprimit Kund\u00ebr Korrupsionit 2018-2022 jan\u00eb hartuar pas nj\u00eb procesi konsultativ, si dhe jan\u00eb miratuar n\u00eb mars t\u00eb vitit 2018. Tutje, thuhet se Qeveria ende ka nevoj\u00eb t\u00eb demonstroj\u00eb lidership t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb praktikuar planifikim paraprak, si dhe vullnet p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb resurse adekuate p\u00ebr luft\u00ebn ndaj korrupsionit. Kredibiliteti i saj do t\u00eb varet nga resurset e ndara p\u00ebr implementimin e tyre. Duhet themeluar edhe nj\u00eb mekaniz\u00ebm monitorues p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar rregullisht ndikimin e strategjis\u00eb dhe planit t\u00eb veprimit.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs duke mos proceduar k\u00ebt\u00eb strategji sipas k\u00ebrkesave ligjore n\u00eb Kuvend \u00ebsht\u00eb duke d\u00ebshmuar se e nj\u00ebjta vazhdon me ushtrimin e kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb kompetencave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive, duke i ushtruar kompetenca dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb i takojn\u00eb pushtetit legjislativ &#8211; Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe duke mos marr p\u00ebr baz\u00eb adresimin e konstatimeve dhe k\u00ebrkesave t\u00eb Bashkimit Evropian lidhur me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qasje e till\u00eb e Qeveris\u00eb bie po ashtu n\u00eb kund\u00ebrshtim edhe me vullnetin dhe q\u00ebllimin e shprehur nga ana e Qeveris\u00eb p\u00ebrmes miratimit t\u00eb te njejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pas qasje \u201czero toleranc\u00eb\u201d ndaj korrupsionit, dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar me parimet tjera si\u00e7 \u00ebsht\u00eb: Nd\u00ebrtimi i integritetit, p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe transparenc\u00ebs n\u00eb pun\u00ebn e organeve t\u00eb administrat\u00ebs publike dhe forcimin i besimit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb institucionet publike; P\u00ebrmir\u00ebsimi i legjislacionit dhe fuqizimi i kapaciteteve institucionale p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e korrupsionit; dhe Nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi dhe edukimi i publikut t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb fush\u00ebn kund\u00ebr-korrupsionit.<\/p>\n<p>Ndryshe, Agjencia Kund\u00ebr Korrupsionit n\u00eb mars 2017, kishte marr vendim p\u00ebr themelimin e grupit teknik punues p\u00ebr zhvillimin e Strategjis\u00eb dhe Planit t\u00eb Veprimit kund\u00ebr Korrupsionit 2018-2022. N\u00eb hartimin e k\u00ebsaj strategjie n\u00eb grup punues kan\u00eb marr pjes\u00eb institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr luftimin dhe parandalimin e korrupsionit dhe sundimit e ligjit n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe medias, si dhe ishin zhvilluar konsultime me ekspert\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb angazhuar nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb \u2013 Pushteti ekzekutiv &#8211; Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs vazhdon trendin e marrjes s\u00eb vendimeve t\u00eb kund\u00ebrligjshme, duke marr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kompetencat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb pushteti tjet\u00ebr &#8211; Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Luftimi i korrupsionit n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon t\u00eb mbetet n\u00eb let\u00ebr n\u00eb top agjendat e institucioneve shtet\u00ebrore, por praktikisht institucionet e Kosov\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":46838,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[4640,3803,48,695],"class_list":["post-46837","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-agjencia-kunder-korrupsionit","tag-aktuale","tag-kosove","tag-qeveria"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46837","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46837"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46837\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46838"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46837"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46837"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46837"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}