{"id":4765,"date":"2014-01-13T06:46:47","date_gmt":"2014-01-13T05:46:47","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=4765"},"modified":"2021-01-05T13:04:17","modified_gmt":"2021-01-05T12:04:17","slug":"ariel-sharon-profili-i-nje-vrasesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/ariel-sharon-profili-i-nje-vrasesi\/","title":{"rendered":"Ariel Sharon profili i nj\u00eb vras\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_39765\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-39765\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/olsi_jazexhi1.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-39765\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/olsi_jazexhi1.png 200w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/olsi_jazexhi1-150x150.png 150w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-39765\" class=\"wp-caption-text\">Autor: <b>Olsi JAZEXHI<\/b><\/p><\/div>\n<p>Pas infarktit t\u00eb shkaktuar n\u00eb zem\u00ebr, m\u00eb 4 janar 2006,kryeministri izraelit, Ariel Sharon \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb nga jeta politike e Lindjes s\u00eb Mesme. Edhe pse mediat n\u00eb dit\u00ebt tona, Sharonin n\u00eb koh\u00ebt e fundit jan\u00eb munduar t\u0092a portretizojn\u00eb si njeriun e paqes s\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme, si\u00e7 Rajmonda Moisiu b\u00ebn m\u00eb 14 mars 2005, historia e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb kriminalet t\u00eb burr\u00ebshtetasve t\u00eb shekullit t\u00eb XX. Ariel Sharoni, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriminel lufte, si pasoj\u00eb e vrasjeve q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr popujve arab\u00eb n\u00eb Lindjen e Mesme. Sharoni ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb anti-shqiptar i t\u00ebrbuar i cili n\u00eb koh\u00ebn kur NATO nd\u00ebrhyri n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb bombarduar regjimin e Milloshevi\u00e7it, ul\u00ebrinte nga Jeruzalemi kund\u00ebr mysliman\u00ebve kosovar\u00eb dhe qeveris\u00eb Klinton. Edhe pse vendi i tij duhej t\u00eb ishte n\u00eb Hag\u00eb, p\u00ebr krimet e kryera n\u00eb Libanin e vitit 1982 dhe atyre m\u00eb par\u00eb, ai i ka shp\u00ebtuar ndjekjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, fal\u00eb manipulimit q\u00eb Gjykata e Hag\u00ebs i b\u00ebri ligjeve t\u00eb saja, sipas s\u00eb cilave udh\u00ebheq\u00ebsit e qeverive nuk mund t\u00eb \u00e7ohen p\u00ebrpara saj si pasoj\u00eb e imunitetit diplomatik q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb. Megjithat\u00eb Sharoni ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb kriminel i k\u00ebrkuar n\u00eb disa vende t\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb Belgjik\u00eb, deri n\u00eb vitin 2003, ndaj tij gjykatat vendase kishin l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebr arresti. Krimet q\u00eb Sharoni ka kryer, p\u00ebr hir t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb projektit t\u00eb shtetit t\u00eb Izraelit t\u00eb Madh, nuk mund t\u00eb injorohen leht\u00eb. Ngaq\u00eb shkrimi i dit\u00ebve t\u00eb fundit nga Rajmonda Moisiu mundohet q\u00eb Sharonin ta portretizoj\u00eb si njeri t\u00eb paqes, ky shkrim synon t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. <\/p>\n<p><strong>Cili ishte Ariel Sharoni? <\/strong><\/p>\n<p>Ariel Sharoni rrjedh nga nj\u00eb familje \u00e7ifut\u00ebsh nga Bjellorusia. I ati i tij ka q\u00ebn\u00eb mik i ngusht\u00eb i babait t\u00eb Menakhem Beginit, terroristit sionist q\u00eb themeloi s\u00eb bashku<br \/>\nme Sharonin Partin\u00eb Likud n\u00eb vitet 70-t\u00eb. Pas luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore familja e Sharonit u largua p\u00ebr n\u00eb Tblisi t\u00eb Gjeorgjis\u00eb. N\u00eb vitin 1921 i ati i Sharonit, Samuil Sharon, u largua nga Gjeorgjia p\u00ebr n\u00eb Palestin\u00eb, ku pushtoi nj\u00eb ferm\u00eb arabe pran\u00eb Tel Avivit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ferm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi tok\u00ebn arabe, n\u00eb vitin 1928 lindi edhe vet\u00eb Ariel Sharoni. Si\u00e7 Sharoni rr\u00ebfen n\u00eb kujtimet e tij, q\u00eb kur ishte 13 vje\u00e7 i ati e m\u00ebsoi se si t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb thik\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb fqinj\u00ebt e tij. Nd\u00ebrsa ishte ende i ri Sharoni iu bashkua organizat\u00ebs terroriste Haganah. N\u00eb Haganah Sharoni m\u00ebsoi ligjet e luft\u00ebs dhe jet\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb nj\u00eb terroristi i duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb. Motoja kryesore q\u00eb ai m\u00ebsoi nd\u00ebrsa sulmonte fqinj\u00ebt e tij arab\u00eb ishte se kund\u00ebrshtarin duhej \u0091ta godiste i pari dhe sa m\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u0092, dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb brutale. Gjat\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr pushtimin e Palestin\u00ebs n\u00eb vitet 1948-49, Sharoni u inkuadrua n\u00eb ushtrin\u00eb izraelite, e cila pas bombardimit dhe vrasjet q\u00eb ju b\u00ebri britanik\u00ebve n\u00eb Hotelin David, nisi t\u00eb d\u00ebboj\u00eb arab\u00ebt nga tokat e tyre<br \/>\nhistorike. Nga nj\u00eb ushtar i thjesht\u00eb q\u00eb ishte, shum\u00eb shpejt Sharoni u b\u00eb gjeneral i forcave kolone. Megjithat\u00eb Sharoni ka qen\u00eb nj\u00eb ushtar i keq. P\u00ebrgjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij ai \u00ebsht\u00eb shquar p\u00ebr g\u00ebnjeshtar, anarshist dhe i pabindur. K\u00ebshtu gjat\u00eb pushtimit t\u00eb Suezit n\u00eb 1956, Sharoni \u00e7oi bataljonin q\u00eb udh\u00ebhiqte n\u00eb kurth t\u00eb egjiptian\u00ebve dhe po t\u00eb mos ishte nd\u00ebrhyrja amerikane ai s\u00eb bashku me ushtar\u00ebt e tij do t\u00eb ishin vrar\u00eb. Karriera e Sharonit n\u00eb ushtrin\u00eb izraelite nisi n\u00eb vitin 1953. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vit ai u b\u00eb komandant i Nj\u00ebsis\u00eb 101, specialiteti i t\u00eb cil\u00ebs ishin sulmet n\u00eb pararoj\u00eb dhe terrorizimi i civil\u00ebve arab\u00eb. N\u00eb kujtimet e tij Sharoni shkruan se filozofia e jet\u00ebs s\u00eb tij ushtarake nuk ka q\u00ebn\u00eb hakmarrja ndaj arab\u00ebve apo thjesht parandalimi i luft\u00ebs,<br \/>\npor \u0093krijimi mes tyre i psikologjis\u00eb s\u00eb mundjes, duke i goditur ata n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe aq eg\u00ebr saq\u00eb t\u00eb besonin se ai \u00ebsht\u00eb i pathyesh\u00ebm.\u0094\u0085 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye shton ai, \u0093mendimi im<br \/>\nka q\u00ebn\u00eb q\u00eb gjithnj\u00eb kur t\u00eb godisnim nuk duhej t\u00eb shkaktonim d\u00ebme t\u00eb thjeshta, por d\u00ebme t\u00eb paimagjinueshme te armiku.\u0094 Krimet e para t\u00eb dokumentuara t\u00eb Sharonit nisin n\u00eb vitin 1953 kur ai pushtoi Jordanin\u00eb dhe shkat\u00ebrroi mbi 45 sht\u00ebpi n\u00eb fshatin Kibja t\u00eb Bregut Per\u00ebndimor. Nj\u00ebsia 101 vrau 69 njer\u00ebz, ku mbi gjysma e tyre ishin gra dhe f\u00ebmij\u00eb. E nj\u00ebjta nj\u00ebsi 101 do t\u00eb vriste edhe 50 refugjat\u00eb arab\u00eb n\u00eb kampin El-Bureig n\u00eb Gaza. Edhe pse terrori i Sharonit do t\u00eb<br \/>\nd\u00ebnohej bot\u00ebrisht, n\u00eb Izrael, regjimi at\u00eb e shpalli hero. <\/p>\n<p><strong>Lufta e Vitit 1967 <\/strong><\/p>\n<p>Shteti i vog\u00ebl i Izraelit i themeluar n\u00eb vitin 1948 kishte konsensusin e per\u00ebndimit si pasoj\u00eb e zgjidhjes s\u00eb \u0091\u00c7\u00ebshtjes \u00c7ifute\u0092 q\u00eb evropjan\u00ebt k\u00ebrkonin t\u0092i jepnin pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore hebrejve q\u00eb jetonin n\u00eb Evrop\u00eb prej shekujsh. Ngaq\u00eb zionist\u00ebt pat\u00ebn refuzuar planin e Bismarkut gjat\u00eb fundshekullit t\u00eb 19-t\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti \u00e7ifut diku n\u00eb Madagaskar apo Afrik\u00eb, kolonializmi britanik n\u00eb Lindjen e Mesme gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore e pa krijimin e shtetit \u00e7ifut n\u00eb Palestin\u00eb si projektin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb dominimit t\u00eb bot\u00ebs islame. Megjithat\u00eb projekti Zionist p\u00ebr t\u00eb sunduar Lindjen e Mesme mori shum\u00eb hov pas viteve 50 si pasoj\u00eb e emigrimit masiv t\u00eb \u00e7ifut\u00ebve rus\u00eb p\u00ebr n\u00eb Palestin\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Lufta e vitit 1967 ishte e nevojshme p\u00ebr shtetin Zionist i cili k\u00ebrkonte hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr muzhik\u00ebt q\u00eb po pushtonin shtetin e ri nga Stepat e Siberis\u00eb. Edhe pse shum\u00eb \u00e7ifut\u00eb nuk donin luft\u00eb, kolonist\u00ebt hebrej dhe qarqet ultra-zioniste k\u00ebrkonin t\u00eb b\u00ebhej luft\u00eb p\u00ebr t\u00eb strehuar \u00e7ifut\u00ebrin\u00eb e Evrop\u00ebs n\u00eb Lindjen e Mesme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye gjenerali Ariel Sharon ishte nxit\u00ebsi kryesor i politik\u00ebs s\u00eb kolonizimit t\u00eb Bregut Lindor dhe Rripit t\u00eb Gaz\u00ebs me kolon\u00eb izraelit\u00eb. Megjith\u00eb suksesin e Izraelit n\u00eb luft\u00eb, ushtari<br \/>\nSharon do t\u00eb p\u00ebrjashtohej nga armata izraelite pas Luft\u00ebs s\u00eb Ramazanit apo t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs Luft\u00ebs s\u00eb Yom Kippurit si\u00e7 \u00e7ifut\u00ebt e njohin at\u00eb. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ramazanit n\u00eb 1973 ai rrezikoi s\u00ebrish bataljonin q\u00eb udh\u00ebhiqte dhe po t\u00eb mos ishte paqja e n\u00ebnshkruar m\u00eb pas, arab\u00ebt do t\u00eb kishin vrar\u00eb s\u00ebrish me qindra ushtar\u00eb izraelit\u00eb. Nd\u00ebrsa mbeti i papun\u00eb dhe n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebve, Sharoni hyri n\u00eb politik\u00eb, duke iu bashkuar Partis\u00eb s\u00eb Herutit t\u00eb Menakhem Beginit. Pas shum\u00eb aventurash m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb vitin 1977 Sharoni s\u00eb bashku me Menakhem Beginin themeluan Partin\u00eb Likud. Me partin\u00eb e re u bashkua edhe terroristi i famsh\u00ebm me nj\u00eb sy, Moshe Dajan dhe Ezer Veizman. N\u00eb zgjedhjet 1977-\u00ebs, Likudi fitoi zgjedhjet dhe Sharoni u b\u00eb minist\u00ebr i bujq\u00ebsis\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe Sharoni nisi politik\u00ebn e kolonizimit dhe pushtimit me dhun\u00eb t\u00eb tokave t\u00eb arab\u00ebve n\u00eb Gaza dhe Bregun Per\u00ebndimor. Nd\u00ebrsa n\u00eb 1981 Ariel Sharoni u b\u00eb shtyt\u00ebsi kryesor n\u00eb qeverin\u00eb izraelite q\u00eb k\u00ebrkoi bombardimin e centralit b\u00ebrthamor iraken n\u00eb Osirek. <\/p>\n<p><strong>Sharoni si kriminel lufte<\/strong> <\/p>\n<p>Edhe pse Sharoni ka kryer shum\u00eb krime n\u00eb Lindjen e Mesme, miqt\u00eb e tij nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kan\u00eb evituar organet e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me t\u00eb. Megjithat\u00eb n\u00eb vitin 1981 kur Sharoni sh\u00ebrbeu si minist\u00ebr i mbrojtjes, dhe pasi kishte pushtuar Libanin, jan\u00eb pikat m\u00eb kulmore t\u00eb krimeve t\u00eb tij. M\u00eb sakt\u00eb masakra kund\u00ebr civil\u00ebve palestinez\u00eb n\u00eb Libanin e vitit 1982 n\u00eb kampet e refugjat\u00ebve n\u00eb Sabra dhe Shatila n\u00eb Beirut nd\u00ebrtojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb profilin vras\u00ebs t\u00eb Sharonit. Historia e pushtimit t\u00eb Libanit n\u00eb 1981 lidhet me d\u00ebshir\u00ebn e izraelit\u00ebve p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Lindje t\u00eb Mesme pro \u0096izraelite pas paqes q\u00eb ata siguruan me Egjiptin n\u00eb 1978. Pasi jordanez\u00ebt d\u00ebbuan O\u00c7P-n\u00eb p\u00ebr n\u00eb Liban n\u00eb 1970, Libani sh\u00ebrbeu si baz\u00eb e rezistenc\u00ebs palestineze. P\u00ebr t\u00eb<br \/>\nshkat\u00ebrruar palestinez\u00ebt por edhe influenc\u00ebn e Siris\u00eb, Sharoni pushtoi Libanin, duke instaluar nj\u00eb qeveri kristjane pro-izraelite n\u00eb vend. Gjat\u00eb pushtimit t\u00eb Beirutit, Izraeli e ktheu qytetin n\u00eb g\u00ebrmadh\u00eb duke vrar\u00eb mbi 19.000 civil\u00eb dhe plagosur mbi 30.000. Pushtimi i Beirutit u shoq\u00ebrua me largimin e Arafatit dhe luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij p\u00ebr n\u00eb Tunizi. Megjithat\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hak deri n\u00eb fund, edhe pas largimit t\u00eb Arafatit, Sharoni pushtoi ushtarakisht t\u00eb gjith\u00eb qytetin dhe pasi sulmoi me tanke t\u00eb gjitha kampet e refugjat\u00ebve palestinez\u00eb, rrethoi kampet m\u00eb<br \/>\nt\u00eb m\u00ebdha t\u00eb tyre, Sabr\u00ebn dhe Shatil\u00ebn n\u00eb Beirutin per\u00ebndimor, ku m\u00eb pas futi falangat e krishtera libaneze p\u00ebr t\u00eb \u0091lar\u00eb hesapet\u0092 q\u00eb ata kishin me palestinez\u00ebt. Masakra kund\u00ebr civil\u00ebve t\u00eb pa-armatosur shkaktoi mbi 10.000 t\u00eb vrar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt u shfaq\u00ebn n\u00ebp\u00ebr televizionet e t\u00eb gjith\u00eb<br \/>\nbot\u00ebs nd\u00ebrsa rrinin t\u00eb vdekur n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb. Masakra ishte kaq prek\u00ebse sa q\u00eb n\u00eb Izrael, mbi 400.000 banor\u00eb marshuan n\u00eb rrug\u00ebt e Tel Avivit dhe k\u00ebrkuan dor\u00ebheqjen e qeveris\u00eb. Komisioni Kahan i Hetimit e gjeti Sharonin personalisht fajtor, dhe ai u shpall n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn si nj\u00eb kriminel lufte. Atij iu refuzuan vizat qoft\u00eb n\u00eb SHBA dhe Evrop\u00eb. <\/p>\n<p><strong>Marr\u00ebveshja e Oslos <\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb r\u00ebnien e Bashkimit Sovjetik dominanca e per\u00ebndimit n\u00eb Lindjen e Mesme u b\u00eb e padiskutueshme. N\u00eb vitin 1993 qeveria e re Laburiste s\u00eb bashku me Klintonin n\u00eb Oslo i dhan\u00eb Palestin\u00ebs nj\u00eb marr\u00ebveshje, e cila parashikonte krijimin e shtetit palestinez n\u00eb vet\u00ebm 22% t\u00eb asaj q\u00eb m\u00eb par\u00eb ishte Palestin\u00eb. Megjithat\u00eb qarqet izraelite nuk donin t\u00eb pranonin qeverin\u00eb e themeluar nga Jitzhak Rabini dhe Klintoni n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs me Arafatin. Benjamin Netanjahu q\u00eb ishte aleat i ngusht\u00eb i Republikan\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb refuzoi Paktin Klinton dhe sulmoi publikisht Rabinin dhe Shimon Peresin, nd\u00ebrsa Marr\u00ebveshjen e Oslos e krahasoi me Paktin e Mynihut nd\u00ebrmjet Hitlerit dhe \u00c7amb\u00ebrlenit. Propaganda b\u00ebri pun\u00ebn e saj. N\u00eb 1995 Rabini u vra nga terroristi \u00e7ifut Jigal Amir, dhe n\u00eb 1996 Likudi rierdhi n\u00eb pushtet. Megjithat\u00eb n\u00eb 1999 qeveria Likud ra dhe n\u00eb pushtet erdh\u00ebn s\u00ebrisht Laburist\u00ebt me Ehud Barakun. P\u00ebrpjekjet e Barakut p\u00ebr t\u00eb krijuar Shtetin e vog\u00ebl Palestinez, d\u00ebshtuan pasi Arafati nuk pranoi t\u00eb shes\u00eb Jeruzalemin ndaj shtetit Izraelit. Por p\u00ebrpjekjet e Barakut p\u00ebr paqe krijuan nj\u00eb makth t\u00eb papar\u00eb n\u00eb qarqet ultra-zioniste t\u00eb cilat zgjodh\u00ebn Sharonin kryetar t\u00eb Likudit. P\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb Paqen n\u00eb Palestin\u00eb, n\u00eb vitin 2001, Sharoni marshoi n\u00eb Xhamin\u00eb Aksa s\u00ebbashku me nj\u00eb turm\u00eb fondamentalis\u00ebsh hebrej. Me marshin e Sharonit n\u00eb Xhamin\u00eb Aksa, Marr\u00ebveshja e Oslos vdiq. Palestinez\u00ebt nis\u00ebn Intifad\u00ebn Al-Aksa n\u00ebn udh\u00ebzimet e Arafatit dhe n\u00eb bot\u00ebn Islame u ngjall frika e shkat\u00ebrrimit t\u00eb Xhamis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb shkurt 2001 Sharoni u zgjodh kryeminist\u00ebr i Izraelit. <\/p>\n<p><strong>Sharoni, terrori dhe 11 shtatori <\/strong><\/p>\n<p>Pas fitores n\u00eb zgjedhjet e shkurtit 2001 vet\u00ebm me 37% t\u00eb votave, Ariel Sharoni u shpall kryeminist\u00ebr i Izraelit. Nd\u00ebrsa bota dridhej, Ariel Sharoni p\u00ebrdori sulmet e 11<br \/>\nshtatorit 2001 q\u00eb brenda nat\u00ebs t\u00eb kthehej nga nj\u00eb ish-kriminel lufte, q\u00eb k\u00ebrkohej n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, n\u00eb heroin e ri t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr terrorizmit bot\u00ebror. I pashqet\u00ebsuar p\u00ebr krijimin e skandaleve publike, tip Sabra dhe Shatila, Sharoni rinisi nj\u00eb gjenocid t\u00eb ri kund\u00ebr palestinez\u00ebve. Ai futi trupat izraelite n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs dhe Bregun Per\u00ebndimor duke shkat\u00ebrruar sht\u00ebpi, bombarduar nga ajri, burgosur pa gjyq, torturuar dhe vrar\u00eb palestinez\u00eb sipas d\u00ebshir\u00ebs. Duke iu g\u00ebzuar faktit se per\u00ebndimi tashm\u00eb ishte i t\u00ebri n\u00eb eufori kund\u00ebr Bot\u00ebs Islame, Sharoni iu kthye Arafatit, i cili i kishte shp\u00ebtuar vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb<br \/>\nLiban. N\u00eb 3 prill 2002 armata izraelite hyri n\u00eb kampin palestinez t\u00eb Xheninit t\u00eb cilin do ta kthente brenda pak kohe n\u00eb pet\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i OKB-s\u00eb, Terxhe Road Larsen q\u00eb vizitoi kampin pas masakr\u00ebs deklaroi se kishte par\u00eb nj\u00eb t\u00ebrmet. N\u00eb Xhenin u vran\u00eb disa qindra arab\u00eb, burra, gra dhe f\u00ebmij\u00eb. Shum\u00eb n\u00ebna u vran\u00eb nd\u00ebrsa ushqenin bebet e tyre, nd\u00ebrsa f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl shihnin sesi bombat iu vrisnin prind\u00ebrit dhe komshijt\u00eb. M\u00eb pas, n\u00eb 2 prill Sharoni rrethoi<br \/>\nArafatin n\u00eb Mukata t\u00eb Ramallahut, dhe k\u00ebrkoi ta vras\u00eb. Por i p\u00ebrballur me protesta nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe me furtun\u00ebn q\u00eb vrasja e Arafatit do t\u00eb shkaktonte n\u00eb bot\u00eb, Sharoni, u<br \/>\nt\u00ebrhoq, duke izoluar Arafatin me muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Pas k\u00ebsaj agjent\u00ebt e tij brenda Mukatas\u00eb nis\u00ebn helmimin e tij. Sikur t\u00eb mos mjaftonte masakra e Xheninit dhe sulmi ndaj Arafatit, Sharoni pushtoi p\u00ebr shtetin izraelit gjysm\u00ebn e Bregut Per\u00ebndimor s\u00ebbashku me Jeruzalemin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai<br \/>\nnd\u00ebrtoi edhe nj\u00eb mur masiv p\u00ebr t\u00eb burgosur t\u00eb gjall\u00eb palestinez\u00ebt. Edhe pse ky mur u shpall ilegal nga Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Hag\u00ebs, Sharoni vazhdoi t\u00eb sundoj\u00eb. Konfliktet q\u00eb ndoq\u00ebn Libanin, n\u00eb shkurt 2005, kur kryeministri libanez Rafik Hariri mbeti i vrar\u00eb, sipas politikan\u00ebve arab\u00eb mbajn\u00eb pas gishtin e Sharonit i cili me nd\u00ebrhyrjen n\u00eb Liban dhe largimin e Siris\u00eb q\u00eb aty synonte t\u00eb izoloj\u00eb palestinez\u00ebt nga regjimet mike dhe t\u00eb hakmerret me Libanin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb la pa b\u00ebr\u00eb n\u00eb 1981. Megjithat\u00eb, infakti q\u00eb e goditi n\u00eb zem\u00ebr n\u00eb 4 janar 2006 e ndaloi Sharonin nga vijimi i dosjes s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb krimeve q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb. Duke par\u00eb rezymen\u00eb e p\u00ebrgjakshme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Ariel Sharonit, shkruesi i k\u00ebtij shkrimi habitet dhe pyet se p\u00ebr cilin Sharon \u0096 njeri paqeje \u0096 flet Rajmonda Moisiu m\u00eb 14 mars 2005? <\/p>\n<p><strong>Autor: Olsi Jazexhi<\/strong><br \/>\n<strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas infarktit t\u00eb shkaktuar n\u00eb zem\u00ebr, m\u00eb 4 janar 2006,kryeministri izraelit, Ariel Sharon \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb nga jeta politike e Lindjes s\u00eb Mesme. Edhe pse mediat n\u00eb dit\u00ebt tona, Sharonin n\u00eb koh\u00ebt e fundit jan\u00eb munduar t\u0092a portretizojn\u00eb si njeriun e paqes s\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme, si\u00e7 Rajmonda Moisiu b\u00ebn m\u00eb 14 mars [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39765,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2726],"class_list":["post-4765","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-olsi-jazexhi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4765","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4765"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4765\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61922,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4765\/revisions\/61922"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39765"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4765"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4765"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4765"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}