{"id":48461,"date":"2018-11-28T15:55:20","date_gmt":"2018-11-28T14:55:20","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=48461"},"modified":"2018-11-28T15:55:20","modified_gmt":"2018-11-28T14:55:20","slug":"shkembimi-i-territoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/shkembimi-i-territoreve\/","title":{"rendered":"Shk\u00ebmbimi i territoreve!"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_48462\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-48462\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/rexhep-qosja.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-48462\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/rexhep-qosja.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/rexhep-qosja-150x150.png 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/rexhep-qosja-100x100.png 100w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-48462\" class=\"wp-caption-text\">Autor: <strong>Rexhep QOSJA<\/strong><\/p><\/div>\n<p>Ideja e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, e b\u00ebr\u00eb publike shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, por e p\u00ebrdit\u00ebsuar dy muajt e fundit, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb nivelin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po flitet n\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare, madje edhe n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje, \u00e7\u00ebshtje politike e komb\u00ebtare e madhe, sepse \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i p\u00ebrket t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb Serbis\u00eb dhe, rrjedhimisht, q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb rajon, para s\u00eb gjithash n\u00eb rajonin e t\u00eb ashtuquajturit Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse \u00e7\u00ebshtja e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtje e bisedimeve, p\u00ebr t\u00eb e kan\u00eb quajtur t\u00eb nevojshme, dhe t\u00eb arsyeshme, ta thon\u00eb mendimin e tyre institucione shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, struktura drejtuese t\u00eb partive politike n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb partive politike n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb partive politike shqiptare n\u00eb Maqedoni, n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs e n\u00eb diaspor\u00eb, mandej, intelektual\u00eb, studiues shkencor\u00eb, shkrimtar\u00eb dhe qytetar\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim prej institucioneve dhe vetjeve disa prej t\u00eb cil\u00ebve merren edhe me p\u00ebrpjes\u00ebtimin e me p\u00ebrmbajtjen, dometh\u00ebn\u00eb me vet\u00eb projektin e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve, un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes merrem vet\u00ebm e vet\u00ebm me konceptin, vet\u00ebm me \u00e7\u00ebshtjen e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve, i vet\u00ebdijsh\u00ebm se p\u00ebrpjes\u00ebtimin e p\u00ebrmbajtjen e saj duhet ta p\u00ebrcaktojn\u00eb ekspert\u00ebt e t\u00eb dy pal\u00ebve n\u00eb bisedime.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb prej gjith\u00eb k\u00ebtyre institucioneve, gjith\u00eb k\u00ebtyre drejtuesve t\u00eb partive, gjith\u00eb k\u00ebtyre intelektual\u00ebve dhe qytetar\u00ebve t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb jen\u00eb d\u00ebgjuar mendime t\u00eb ndryshme p\u00ebr shk\u00ebmbimin e territoreve, shpesh nd\u00ebrsjellsh\u00ebm plot\u00ebsisht t\u00eb mospajtueshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr k\u00ebto mendime nd\u00ebrsjellsh\u00ebm plot\u00ebsisht t\u00eb mospajtueshme mbizot\u00ebrojn\u00eb, nd\u00ebrkaq, mendimet e atyre institucioneve, atyre drejtuesve t\u00eb partive politike, t\u00eb atyre intelektual\u00ebve dhe t\u00eb atyre qytetar\u00ebve t\u00eb zakonsh\u00ebm, q\u00eb shk\u00ebmbimin e territoreve e mohojn\u00eb, duke e quajtur kund\u00ebrkomb\u00ebtar dhe t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr rajonin apo, madje, edhe m\u00eb gjer\u00eb!<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se autor\u00ebt e k\u00ebtyre mendimeve mbizot\u00ebruese kund\u00ebr shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve nxituan t\u2019i shp\u00ebrfillin shprehjet pothuaj mir\u00ebkuptuese ndaj l\u00ebvizjes s\u00eb kufijve, dometh\u00ebn\u00eb ndaj shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve mes Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb, q\u00eb u d\u00ebgjuan nga figura t\u00eb larta politike e shtet\u00ebrore n\u00eb administrat\u00ebn e SHBA-s\u00eb e t\u00eb disa vendeve t\u00eb BE-s\u00eb dhe n\u00eb administrat\u00ebn e jasht\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb disa vendeve t\u00eb tjera n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb cilat, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, m\u00eb shpesh se mendime individuale ishin mendime zyrtare.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb v\u00ebrehet se n\u00eb deklarimet institucionale dhe individuale p\u00ebr shk\u00ebmbimin e territoreve, si edhe n\u00eb gjykimet tona n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtare, shoq\u00ebrore, ekonomike e t\u00eb tjera n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ndikim p\u00ebrcaktues ushtrojn\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsit\u00eb partiake, p\u00ebrkushtimet ndaj k\u00ebtyre a atyre faktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebrkushtimet pushtetore, formimi kulturor dhe informimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i t\u00eb deklaruarve.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb, ndoshta, ndoshta mund t\u00eb shtrohet n\u00eb bisedimet mes shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve n\u00eb Bruksel dhe, si e thon\u00eb disa nga v\u00ebzhguesit e tyre, mund t\u00eb shtrohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demagogjike prej kryetarit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, mund t\u00eb shtrohet kur e kur edhe mistifikuesh\u00ebm prej kryetarit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, dhe mund t\u00eb shtrohet qart\u00eb prej p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb k\u00ebto bisedime, Federika Mogerini.<br \/>\nSi u pa, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00ebsi pik\u00ebpamjesh tona p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve u shpreh\u00ebn edhe disa paqart\u00ebsi kuptimore dhe nocionore. N\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rastesh \u00e7\u00ebshtja e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve u mbulua me togfjal\u00ebshit korrigjim i kufijve, l\u00ebvizje e kufijve apo, madje, dhe ndarje e Kosov\u00ebs. Keqkuptim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve p\u00ebrfaq\u00ebson togfjal\u00ebshi ndarje e Kosov\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb togfjal\u00ebsh n\u00eb disa raste synohet zhvler\u00ebsimi i skajsh\u00ebm i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve, i korrigjimit t\u00eb kufijve, i l\u00ebvizjes s\u00eb kufijve, q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast nuk kan\u00eb q\u00ebllimin, prandaj as kuptimin e ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb sadopak e din\u00eb historin\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb qoft\u00eb si njer\u00ebz politik\u00eb qoft\u00eb si intelektual\u00eb jan\u00eb marr\u00eb dikur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje e din\u00eb se farkues t\u00eb ides\u00eb s\u00eb ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs ishte politikani dhe shkrimtari serb, Dobrica Qosiq, me mir\u00ebkuptimin frym\u00ebzues t\u00eb ish-ambasadorit amerikan n\u00eb Beograd, Uoren Cimerman. Meqen\u00ebse Dobrica Qosiqi dhe politikan\u00ebt e intelektual\u00ebt serb\u00eb e synonin dhe e d\u00ebshironin ndarjen e Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme pse shk\u00ebmbimi i territoreve, at\u00ebher\u00eb prej meje dhe m\u00eb von\u00eb prej ndonj\u00eb intelektuali ton\u00eb tjet\u00ebr, i shprehur me togfjal\u00ebshin nocionor l\u00ebvizje e kufirit verior, nuk ishte dhe nuk mund t\u00eb ishte ide e tyre \u2013 e serb\u00ebve n\u00eb asnj\u00eb rast. Jo. Ideja e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve, koncepti i shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve tashm\u00eb i ngritur n\u00eb nivelin e \u00e7\u00ebshtjes, ishte, pra, ide e jona, e disa intelektual\u00ebve ton\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me t\u00eb e mohonin iden\u00eb e ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs. Edhe me k\u00ebt\u00eb ide, me iden\u00eb e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve at\u00ebher\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mbrohej ideja e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb etnike dhe historike shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs me Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs dhe mbrohej sepse Kosov\u00ebs i merrej territor, por dhe m\u00eb shum\u00eb i bashkohej territor.<\/p>\n<p>E trajtuar n\u00eb shkrimet e mia disa her\u00eb edhe pas luft\u00ebs, kjo \u00e7\u00ebshtje do sjell\u00eb reagime mospajtuese t\u00eb vrazhda, plot atdhetariz\u00ebm m\u00ebhalle, sidomos pas artikullit tim t\u00eb botuar n\u00eb muajin janar t\u00eb vitit 2017.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme, prandaj, pse kund\u00ebr \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve ishin at\u00ebher\u00eb dhe jan\u00eb sot bart\u00ebsit e p\u00ebrbetuar t\u00eb nacionalizmit serbomadh: Kisha Pravosllave Serbe n\u00eb Serbi, n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, n\u00eb Kroaci, kudo n\u00eb Ballkan dhe Kisha Pravosllave Serbe n\u00eb SHBA, mandej intelektual\u00ebt nacionalist\u00eb serb\u00eb n\u00eb institucione t\u00eb ndryshme t\u00eb arsimit, t\u00eb shkenc\u00ebs e t\u00eb kultur\u00ebs si dhe gati t\u00eb gjitha partit\u00eb opozitare n\u00eb Serbi. <\/p>\n<p>P\u00ebr iden\u00eb e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve sot n\u00eb Serbi deklarohen kur qart\u00eb e kur mistifikuesh\u00ebm kryetari i Serbis\u00eb dhe kryetar i Partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe serbe, Partia P\u00ebrparimtare Serbe, Aleksandar Vu\u00e7iq me partin\u00eb e tij, me qeverin\u00eb dhe me shumic\u00ebn n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb. Dhe, deklarohen me shpres\u00ebn se ashtu e sigurojn\u00eb p\u00ebrkrahjen e Bashkimit Evropian, q\u00eb po i p\u00ebrkrah stabilokracit\u00eb autoritare n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve ish komuniste, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb Serbi e n\u00eb Kosov\u00eb!<br \/>\nShum\u00ebsia e deklarimeve tona institucionale, partiake e individuale, kund\u00ebr shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve midis Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e tregon desh\u00ebm s\u2019desh\u00ebm gjendjen e pamerenduar t\u00eb politik\u00ebs son\u00eb t\u00eb sotme n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Gjendja e mosmerenduar, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e diletantizuar e politik\u00ebs son\u00eb shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb aq shum\u00eb e p\u00ebrmbysur saq\u00eb kryetari i shtetit flet p\u00ebr korrigjim t\u00eb kufirit (pa guximin moral q\u00eb ta quaj\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb territoreve \u00e7ka ai korrigjim edhe \u00ebsht\u00eb), kurse kryeministri at\u00eb korrigjim e quan hyrje n\u00eb luft\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb institucionet politike e shtet\u00ebrore dhe n\u00eb mendjet e atyre q\u00eb vendosin sot n\u00eb emrin e Kosov\u00ebs edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje madhore si\u00e7 jan\u00eb bisedimet me pushtuesin nj\u00ebshekullor t\u00eb Kosov\u00ebs me dashje a pa dashje ende nuk dihet edhe \u00e7ka do t\u00eb duhej t\u00eb dihej, nuk b\u00ebhet e thuhet edhe \u00e7ka do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej e t\u00eb thuhej dhe b\u00ebhet e thuhet edhe \u00e7ka nuk do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej e t\u00eb thuhej.<br \/>\n\u00c7ka do t\u00eb duhej t\u00eb dihej n\u00eb k\u00ebto institucione dhe \u00e7ka do t\u00eb duhej t\u00eb dihej prej k\u00ebtyre p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb e shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs e, si po shihet, ende nuk dihet apo nuk shihet se dihet!<\/p>\n<p>1.Do t\u00eb duhej t\u00eb dihej se sot midis t\u00eb pushtuarit dhe pushtuesit nj\u00ebshekullor, dometh\u00ebn\u00eb midis shqiptar\u00ebve si t\u00eb pushtuar dhe serb\u00ebve si pushtues t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb, gati nj\u00eb shekulli, nuk b\u00ebhet dialog, por b\u00ebhen bisedime, bisedime zyrtare, shtet\u00ebrore, politike e diplomatike. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtje madhore si\u00e7 jan\u00eb liria e pavar\u00ebsia, si\u00e7 jan\u00eb kufijt\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb m\u00ebvet\u00ebsia e shtetit nuk b\u00ebhet dialog po b\u00ebhen bisedime zyrtare, shtet\u00ebrore, politike e diplomatike. E shkencore. E jo dialog\u00eb. Duke i quajtur dialog e jo bisedime, bvisedimet zyrtare, shtet\u00ebrore mes shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe shtetit t\u00eb Serbis\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit e Kosov\u00ebs n\u00eb at\u00eb dialog n\u00eb thelb po e degradojn\u00eb statusin shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs! Edhe n\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb em\u00ebrtim i till\u00eb \u2013 dialog i bisedimeve u k\u00ebrkohet prej tjet\u00ebrkujt ata nuk do t\u00eb duhej ta pranojn\u00eb!<\/p>\n<p>2.Do t\u00eb duhej t\u00eb dihej se prej Kongresit t\u00eb Berlinit, n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb vendosej rend i ri bot\u00ebror, para s\u00eb gjithash evropian, fizionomin\u00eb politike e shtet\u00ebrore t\u00eb Ballkanit e p\u00ebrcaktonin fuqit\u00eb e m\u00ebdha evropiane: Britania e Madhe, Franca, Rusia, Gjermania, Italia. Prej Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes n\u00eb Paris n\u00eb vitin 1919 n\u00eb p\u00ebrcaktimin e fizionomis\u00eb politike e shtet\u00ebrore t\u00eb Ballkanit do t\u00eb marrin pjes\u00eb me rol vendimtar edhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<br \/>\nGjithashtu do t\u00eb duhej t\u00eb dihej se fuqit\u00eb e m\u00ebdha, var\u00ebsisht prej rastit e \u00e7astit, kur m\u00eb pak e kur m\u00eb shum\u00eb i kan\u00eb l\u00ebvizur dhe mund t\u2019i l\u00ebvizin parimet e kriteret n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilav\u00eb e kan\u00eb caktuar dhe mund ta caktojn\u00eb fizionomin\u00eb politik\u00eb e shtet\u00ebrore t\u00eb Ballkanit a hap\u00ebsirave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>3.Fuqit\u00eb e m\u00ebdha politike dhe bot\u00ebrore, me institucionet e sotme bot\u00ebrore t\u00eb mbisunduara prej tyre, tashm\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh t\u00eb quajtura faktor\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, kur m\u00eb drejtp\u00ebrdrejt e kur m\u00eb nd\u00ebrmjetuesh\u00ebm i mbik\u00ebqyrin apo, madje, i p\u00ebrcaktojn\u00eb bisedimet midis popujve e shteteve t\u00eb konfliktuara, apo t\u00eb papajtuara, q\u00eb ende nuk i kan\u00eb zgjidhur t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e tyre politike e shtet\u00ebrore. K\u00ebta faktor\u00eb zakonisht nuk lejojn\u00eb q\u00eb n\u00eb bisedimet e mbik\u00ebqyrura apo, madje, t\u00eb p\u00ebrcaktuara prej tyre nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb t\u2019i dhurohen t\u00eb gjitha, kurse tjetr\u00ebs asgj\u00eb! Ato kur m\u00eb pak e kur m\u00eb shum\u00eb kujdesen, her\u00eb sinqerisht e her\u00eb trekat\u00ebrfytyrsh\u00ebm, q\u00eb ato bisedime t\u00eb sjellin zgjidhje t\u00eb baraspeshuara midis tyre.<\/p>\n<p>4.Fuqit\u00eb e m\u00ebdha bot\u00ebrore, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb i mbik\u00ebqyrin apo, madje, i p\u00ebrcaktojn\u00eb ato bisedime midis popujve e shteteve, zakonisht, nuk e kund\u00ebrshtojn\u00eb fushas marr\u00ebveshjen q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore e arrijn\u00eb dy pal\u00ebt n\u00eb bisedime dhe nuk e kund\u00ebrshtojn\u00eb ashtu edhe n\u00eb qoft\u00eb se ajo marr\u00ebveshje arrihet n\u00eb saj\u00eb t\u00eb disa zgjidhjeve q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb pajtim me ndonj\u00eb parim t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb tyre nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si\u00e7 jan\u00eb, fjala vjen, korrigjimi i kufijve, l\u00ebvizja e kufijve, shk\u00ebmbimi i territoreve, apo, madje, si\u00e7 ka ndodhur mes dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore, zhvendosja vullnetare e pjes\u00ebve t\u00eb popullsis\u00eb. Veprojn\u00eb k\u00ebshtu faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr arsye se mospajtimi me marr\u00ebveshjen q\u00eb e arrijn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dy popuj, dy shtete, do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebrzierje n\u00eb pun\u00ebt e tyre t\u00eb brendshme, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb cenim i sovranitetit t\u00eb tyre politik e shtet\u00ebror, q\u00eb, megjithat\u00eb, si\u00e7 po shohim or\u00eb e \u00e7ast n\u00eb Kosov\u00eb, e cenojn\u00eb me heshtje e brohoritje!<\/p>\n<p>5.N\u00eb bisedimet zyrtare shtet\u00ebrore, politike e diplomatike midis dy popujve, dy shteteve, si\u00e7 jan\u00eb bisedimet e sotme midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje madhore politike e komb\u00ebtare zakonisht nuk shkohet me mendje dogmatike, nuk shkohet me nj\u00eb q\u00ebndrim. N\u00eb bisedimet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla madhore zakonisht shkohet me dy versione t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit q\u00ebndrim apo, madje, edhe me nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb quajtur alternativ. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kosov\u00ebs n\u00eb bisedimet e tanishme me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Serbis\u00eb e mohojn\u00eb pothuaj plot\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb dhe e mohojn\u00eb sepse nuk e njohin a nuk duan ta njohin p\u00ebrvoj\u00ebn e shteteve me tradita t\u00eb m\u00ebdha shtet\u00ebrore, diplomatike, bisedimore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>6.N\u00eb bisedimet zyrtare, shtet\u00ebrore, politike e diplomatike, midis popujve e shteteve, si\u00e7 jan\u00eb bisedimet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje madhore mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, zakonisht nuk flitet me kategori folklorike e romantike dhe nuk flitet me kategori t\u00eb tilla sepse ato jan\u00eb kategori t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb kultur\u00ebs politike e shtet\u00ebrore. E p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kosov\u00ebs n\u00eb bisedimet zyrtare, shtet\u00ebrore, politike, me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Serbis\u00eb dhe t\u00eb shteteve t\u00eb tjera ndodh t\u00eb flasin pik\u00ebrisht me kategorit\u00eb e tilla! Paraqitjet e tyre politike romantike e folklorike t\u00eb shpesht\u00ebn e herave p\u00ebrmbajn\u00eb q\u00ebllimin e mashtrimit t\u00eb opinionit vendor. <\/p>\n<p>Romantizmi dhe folklorizmi i tyre b\u00ebhet trumbetues posa\u00e7\u00ebrisht pas cikleve t\u00eb bisedimeve kur duan ta b\u00ebjn\u00eb me dije opinionin vendor p\u00ebr sukseset e tyre t\u00eb sotme e t\u00eb ardhshme bisedimore. N\u00eb raste t\u00eb k\u00ebtilla ata u thon\u00eb d\u00ebgjuesve t\u00eb tyre se marr\u00ebveshja me Serbin\u00eb doemos do t\u2019i sjell\u00eb Kosov\u00ebs vendin n\u00eb Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara, thuajse pajtimi i Serbis\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb shteti i Kosov\u00ebs an\u00ebtar n\u00eb OKB na qenka m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se njohja prej 115 shteteve! Ata nuk e din\u00eb apo nuk duan ta din\u00eb se vendi i Kosov\u00ebs n\u00eb OKB m\u00eb shum\u00eb se prej kujtdo tjet\u00ebr varet prej pajtimit t\u00eb Rusis\u00eb dhe t\u00eb Kin\u00ebs, t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vetos n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb k\u00ebsaj organizate.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb trumbetuesh\u00ebm ky folkloriz\u00ebm politik shprehet n\u00eb deklaratat aq shpesh t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr bashkimin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs me Kosov\u00ebn pa treguar se ky bashkim mund t\u00eb realizohet vet\u00ebm duke iu dh\u00ebn\u00eb Serbis\u00eb pjes\u00eb e Veriut t\u00eb Kosov\u00ebs me shumic\u00ebn serbe. \u00cbsht\u00eb politikisht dhe moralisht e palejueshme t\u00eb mashtrohet dhe t\u00eb n\u00ebn\u00e7mohet mendja jon\u00eb politike me deklarata t\u00eb k\u00ebtilla diletante mashtruese!<\/p>\n<p>7.N\u00eb bisedimet zyrtare, shtet\u00ebrore, politike e diplomatike midis popujve e shteteve, si\u00e7 jan\u00eb bisedimet e tanishme midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, zakonisht duhet t\u00eb njihet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi jet\u00ebshkrimi politik i pjes\u00ebmarr\u00ebsve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, i kryepjes\u00ebmarr\u00ebsit t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebto bisedime. Po t\u00eb pajiseshin me t\u00eb dh\u00ebnat e duhura prej fillimit t\u00eb bisedimeve p\u00ebr jet\u00ebshkrimin politik t\u00eb kryep\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb bisedime, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kosov\u00ebs do t\u00eb duhej ta \u201ckusht\u00ebzonin\u201d pjes\u00ebmarrjen n\u00eb bisedime me largimin e tij. Dhe, do t\u00eb duhej ta \u201ckusht\u00ebzonin\u201d pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb bisedime me largimin e tij p\u00ebr shkak se ai ishte zyrtar i lart\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Radikale Serbe si parti shoviniste e Vojisllav Sheshelit, p\u00ebr shkak se ai ishte zyrtar i lart\u00eb n\u00eb Qeverin\u00eb e Millosheviqit, e cila, p\u00ebrpos t\u00eb tjerash, ka b\u00ebr\u00eb dhe zhvendosjen e dhunshme t\u00eb gati gjysm\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 1999, p\u00ebr shkak se ai ishte ithtar i q\u00ebndrimit politik, partiak e shtet\u00ebror t\u00eb Vojisllav Sheshelit p\u00ebr d\u00ebbimin e shqiptar\u00ebve p\u00ebrtej Bjeshk\u00ebve t\u00eb Nemuna dhe, m\u00eb n\u00eb fund, p\u00ebr shkak se ai ishte bashk\u00ebveprues politik n\u00eb gjenocidin e Srebrenic\u00ebs ndaj mysliman\u00ebve t\u00eb Bosnj\u00ebs. Mbas deklarat\u00ebs zyrtare t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuhej se delegacioni serb nuk i pranon bisedimet me delegacionin shqiptar t\u00eb kryesuar prej n\u00ebnkryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Fatmir Limaj, pjes\u00ebmarrja e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ato bisedime me delegacionin serb t\u00eb kryesuar prej Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqit b\u00ebhet plot\u00ebsisht e palejueshme politikisht, moralisht dhe komb\u00ebtarisht.<\/p>\n<p>8. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kosov\u00ebs n\u00eb bisedimet e tanishme me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Serbis\u00eb do t\u00eb duhet ta din\u00eb se, si\u00e7 na m\u00ebson historia, asnj\u00eb rend bot\u00ebror s\u2019\u00ebsht\u00eb i gjithmonsh\u00ebm: \u00e7do rend bot\u00ebror m\u00eb her\u00ebt a m\u00eb von\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet prej nj\u00eb rendi tjet\u00ebr bot\u00ebror. Rendi i sot\u00ebm bot\u00ebror, i bazuar n\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut, \u00ebsht\u00eb rend bot\u00ebror si i dhuruar prej Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt. Por nuk do t\u00eb duhej t\u00eb harrojm\u00eb se edhe ky rend bot\u00ebror do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb fund dhe dikur do t\u00eb jet\u00eb i z\u00ebvend\u00ebsuar prej nj\u00eb rendi tjet\u00ebr bot\u00ebror. Mjerisht askush prej nesh sot s\u2019mund ta thot\u00eb me siguri n\u00ebse ai rend tjet\u00ebr bot\u00ebror do t\u00eb jet\u00eb i fatsh\u00ebm a fatkeq p\u00ebr ne. Por ne, si popull, si popull tani me dy shtete nuk guzojm\u00eb t\u00eb mos mendojm\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>9. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kosov\u00ebs n\u00eb bisedimet e tanishme me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Serbis\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb din\u00eb se edhe m\u00eb tej, shum\u00eb, shum\u00eb serb\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, numri m\u00eb i madh i tyre, besojn\u00eb n\u00eb mitologjin\u00eb mesjetare serbe. Ata besojn\u00eb se historia e Kish\u00ebs Pravosllave Serb\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb histori 800-vje\u00e7are! Ata besojn\u00eb se Prizreni ishte kryeqyteti i Perandoris\u00eb s\u00eb Car Dushanit! Ata besojn\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb burimi shpirt\u00ebror i serb\u00ebve! Ata besojn\u00eb se Kosova me historin\u00eb dhe traditat e saj p\u00ebrcakton identitetin shpirt\u00ebror serb! Kjo pseudomitologji \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtje e shkrimeve t\u00eb nj\u00eb vargu studiuesish, shkrimtar\u00ebsh e intelektual\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb serb\u00eb sot, q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb me gjuh\u00eb gjoja shkencore, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb euforike, \u00e7do ide p\u00ebr pajtimin me shkembim territoresh e me pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Ata e p\u00ebrs\u00ebrisin mendimin e kryetarit t\u00eb dikursh\u00ebm grek Karamanlis, i cili n\u00eb nj\u00eb rast i paska th\u00ebn\u00eb Dobrica Qosiqit: \u201cAsgj\u00eb s\u2019mund t\u00eb b\u00ebni sot p\u00ebr Kosov\u00ebn sepse t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr jush; duhe t\u00eb prisni koh\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb doemos do t\u00eb vij\u00eb\u201d!<br \/>\nMund t\u00eb supozohet se informimi i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb bisedimet zyrtare, shtet\u00ebrore, politike e diplomatike, me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Serbis\u00eb n\u00eb Bruksel p\u00ebr idet\u00eb dhe dometh\u00ebniet politike, diplomatike, shtet\u00ebrore t\u00eb p\u00ebrmbajtura n\u00eb pikat e sip\u00ebrth\u00ebna nuk do t\u00eb ishte i pafrytsh\u00ebm p\u00ebr ta. Nuk ka dyshim se shpjegimet e sip\u00ebrth\u00ebna sjellin bindjen se shk\u00ebmbimi i territoreve s\u2019do par\u00eb e trajtuar si\u00e7 po e trajtojn\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Nuk e quaj men\u00e7uri zgjidhjen e hamend\u00ebsuar t\u00eb konfliktit t\u00eb gjat\u00eb historik shqiptaro-serb me arnime t\u00eb p\u00ebrkohshme! E quaj men\u00e7uri politike e historike zgjidhjen e k\u00ebtij konflikti me zgjidhje t\u00eb p\u00ebrhershme, me zgjidhje historike, q\u00eb n\u00ebnkupton shk\u00ebmbimi i territoreve, i shfaqur si gjas\u00eb pothuaj e papritur sot, p\u00ebr brezin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Dijet q\u00eb jan\u00eb mbledhur n\u00eb mendimoren ton\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr historin\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dijet q\u00eb jan\u00eb mbledhur n\u00eb mendimoren ton\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr historin\u00eb e Serbis\u00eb e p\u00ebr pseudomitologjin\u00eb e saj mesjetare q\u00eb, megjithat\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebrcaktuesin e gjendjes shpirt\u00ebrore e kulturore serbe, dijet q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb kishim p\u00ebr rolin e Kish\u00ebs Pravosllave Serbe n\u00eb politik\u00ebn dhe n\u00eb jet\u00ebn komb\u00ebtare, shtet\u00ebrore, politike e kulturore serbe gjat\u00eb historis\u00eb e sot dhe, pashmangsh\u00ebm, mendimet e pandalshme q\u00eb ne, brezi i sot\u00ebm, duhet t\u2019i kemi p\u00ebr ardhm\u00ebrin\u00eb e qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt t\u00eb pasardh\u00ebsve ton\u00eb, pa dhembjet e tragjedit\u00eb tona t\u00eb deritanishme \u2013 t\u00eb gjitha k\u00ebto m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb besoj se shk\u00ebmbimi i territoreve: i Veriut t\u00eb Mitrovic\u00ebs, natyrisht, pa objektet vitale p\u00ebr zhvillimin e Kosov\u00ebs, me Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs (Preshev\u00eb, Bujanoc e Medvegj\u00eb) do t\u00eb ishte zgjidhja politike, shtet\u00ebrore e komb\u00ebtare, dometh\u00ebn\u00eb do t\u00eb ishte zgjidhja historike e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrs\u00ebris, brezi yn\u00eb i sot\u00ebm s\u2019ka t\u00eb drejt\u00eb morale t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfundimin e bisedimeve me Serbin\u00eb pa menduar p\u00ebr ardhm\u00ebrin\u00eb e pasardh\u00ebsve ton\u00eb. E do t\u00eb mendojm\u00eb si duhet p\u00ebr ardhm\u00ebrin\u00eb e pasardh\u00ebsve ton\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se do ta kemi n\u00eb mendje at\u00eb urt\u00ebsin\u00eb e mendimtarit t\u00eb madh evropian i cili ka th\u00ebn\u00eb: \u201cShteti \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpron\u00eb e t\u00eb gjall\u00ebve, e t\u00eb vdekur\u00ebve dhe e t\u00eb palindurve ende\u201d. Dometh\u00ebn\u00eb: Shteti \u00ebsht\u00eb i atyre q\u00eb kan\u00eb jetuar por nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, i atyre q\u00eb sot jetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb dhe i atyre q\u00eb do t\u00eb jetojn\u00eb pas nesh n\u00eb t\u00ea, dometh\u00ebn\u00eb i pasardh\u00ebsve ton\u00eb.<br \/>\nTradita politike e historike jo vet\u00ebm evropiane dhe mendimi i menduar historik, objektiv, na thon\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb shk\u00ebmbimi i territoreve, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes i territoreve t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb, i arritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore, me marr\u00ebveshje midis dy pal\u00ebve, \u00e7\u00ebshtje q\u00eb sjell luft\u00eb. Jo. Dhe, jo. Marr\u00ebveshjet paq\u00ebsore, q\u00eb arrihen me marr\u00ebveshje midis pal\u00ebve n\u00eb konflikt apo ende t\u00eb papajtuara, nuk sjellin luft\u00eb; luft\u00eb mund t\u00eb sjellin marr\u00ebveshjet e pranuara n\u00ebn trysni: n\u00ebn trysnin\u00eb e faktor\u00ebve t\u00eb brendsh\u00ebm apo t\u00eb jasht\u00ebm.<\/p>\n<p>Shk\u00ebmbimi i territoreve t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebna midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb do t\u00eb m\u00ebnjanonte prej s\u00eb tashmes s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb gjitha ato k\u00ebrkesa dhe pengesa t\u00eb Serbis\u00eb dhe t\u00eb strukturave serbe n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb po e pengojn\u00eb Kosov\u00ebn t\u00eb b\u00ebhet shtet funksional.<\/p>\n<p>Shk\u00ebmbimi i territoreve t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebna do t\u00eb m\u00ebnjanonte prej historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe historis\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb papriturat e mundshme, kur m\u00eb pak e kur m\u00eb shum\u00eb kund\u00ebrvepruese, q\u00eb p\u00ebrmban Bashk\u00ebsia e Komunave Serbe n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb me politik\u00ebn dhe me veprimtarin\u00eb e saj, t\u00eb parapar\u00eb e t\u00eb paparapar\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn faktorin e forcimit t\u00eb rolit t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, e p\u00ebrmes tyre t\u00eb forcimit t\u00eb rolit politik edhe t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb rajon &#8211; t\u00eb forcimit me p\u00ebrb\u00ebrje e q\u00ebllime t\u00eb paparashikueshme prej strukturave politike e shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs sot!<\/p>\n<p>Rrjedhimisht shk\u00ebmbimi i territoreve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore, me Marr\u00ebveshje, midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb mund t\u00eb shpresohet, e p\u00ebrs\u00ebris, mund t\u00eb shpresohet, sado kurr\u00eb me siguri t\u00eb qindp\u00ebrqint\u00eb, se sjell paqe midis k\u00ebtyre shteteve dhe popujve t\u00eb tyre, paqe t\u00eb p\u00ebrtashme dhe paqe historike. Marr\u00ebveshja e till\u00eb, e realizuar me shk\u00ebmbim t\u00eb terrritoreve, realisht do t\u00eb duhej ta b\u00ebnte t\u00eb pamundshme, me t\u00eb gjitha pik\u00ebpamjet t\u00eb pamundshme, rilindjen, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb vampirizimin e pasojave t\u00eb pseudomitologjis\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo, nd\u00ebrkaq, nuk mund t\u00eb thuhet p\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb tjera, t\u00eb arritura me arnime, me pajtime e \u00e7pajtime t\u00eb tjera!<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb mos supozohet sadopak, nd\u00ebrkaq, se roli i till\u00eb historik i shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve e ka shtuar numrin e zyrtar\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm dhe t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm politik\u00eb e shtet\u00ebror\u00eb n\u00eb SHBA-t\u00eb dhe n\u00eb BE-n\u00eb dhe n\u00eb disa vende t\u00eb tjera, q\u00eb jan\u00eb shprehur n\u00eb favor t\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve mes Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, n\u00eb fund, le t\u00eb thuhet haptas e qart\u00eb edhe ky mendim q\u00eb mund t\u2019i hidh\u00ebroj\u00eb feudal\u00ebt politik\u00eb e intelektual\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb sot:<\/p>\n<p>Shk\u00ebmbimi i territoreve t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebna, i arritur n\u00eb paqe, me Marr\u00ebveshje midis shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve, me pajtimin n\u00eb fund t\u00eb faktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, me pajtimin e SHBA-s\u00eb dhe t\u00eb BE-s\u00eb, do ta b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb madhe se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb sot mund\u00ebsin\u00eb politike, komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr zgjidhjen p\u00ebrfundimtare, historike, t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs: p\u00ebr Bashkimin e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nAshtu qoft\u00eb!<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ideja e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, e b\u00ebr\u00eb publike shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, por e p\u00ebrdit\u00ebsuar dy muajt e fundit, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb nivelin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po flitet n\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare, madje edhe n\u00eb diaspor\u00eb. \u00c7\u00ebshtja e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje, \u00e7\u00ebshtje politike e komb\u00ebtare e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":48462,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[1334],"class_list":["post-48461","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-rexhep-qosja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48461","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48461"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48461\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48462"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48461"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48461"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48461"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}