{"id":4935,"date":"2014-01-20T22:38:18","date_gmt":"2014-01-20T21:38:18","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=4935"},"modified":"2020-09-14T17:58:36","modified_gmt":"2020-09-14T15:58:36","slug":"janari-muaj-me-plot-dhimbje-e-plage-edhe-per-shqiptaret-e-sanxhakut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/janari-muaj-me-plot-dhimbje-e-plage-edhe-per-shqiptaret-e-sanxhakut\/","title":{"rendered":"Janari, muaj me plot dhimbje e plag\u00eb edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Sanxhakut!"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_55539\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-55539\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/ismet-azizi.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-55539\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/ismet-azizi.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/ismet-azizi-150x150.png 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/ismet-azizi-100x100.png 100w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-55539\" class=\"wp-caption-text\">Autor: Ismet AZIZI<\/p><\/div>\n<p>N\u00eb janarin e 1945 at\u00eb q\u00eb nuk arrit\u00ebn ta b\u00ebjn\u00eb \u00e7etnik\u00ebt e Drazha Mihajloviqit ndaj popullat\u00ebs s\u00eb Sanxhakut t\u00eb Pazarit t\u00eb Ri, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, e b\u00ebri pushteti \u201cpopullor\u201d serbokomunist, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb muajt e par\u00eb nga marrja e pushtetit, ekzekutuan rreth 2000 p\u00ebrsona shumica e tyre shqiptar\u00eb n\u00eb krye me udh\u00ebheq\u00ebsin politik e ushtarak t\u00eb Sanxhakut Aqif Blyt\u00ebn. <\/p>\n<p>Aqif Blyta, (Aqif Haxhiahmetoviq 1887- 21.01.1945 (kur edhe u pushkatua  nga OZNA), populli i Sanxhakut t\u00eb N. Pazarit e njeh si Aqif-efendia.<\/p>\n<p>Aqif Blyta \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr politikan\u00ebt dhe patriot\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Sanxhakut t\u00eb Pazarit t\u00eb Ri nd\u00ebrmjet dy luft\u00ebrave Bot\u00ebrore dhe gjat Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Aqif Blyta ishte veprimtar i shquar i Lidhjes s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Prizrenit dhe deputet n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar n\u00eb Tiran\u00eb (1943-1944). Aqif-efendia \u00ebsht\u00eb m\u00eb i merituari n\u00eb mbrojtjen e N. Pazarit nga sulmet dhe shfarosjet \u00e7etnike.<\/p>\n<p>Aqif efendiu \u00ebsht\u00eb lindur n\u00eb N. Pazar n\u00eb vitin 1887. N\u00eb N. Pazar babi i tij Emin-ag\u00eb Blyta kishte ardhur nga Gjakova. Aqif  Blyta ka kryer akademin\u00eb ushtarake n\u00eb Manastir, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn akademi ku kishte studiuar edhe kryetari turk Mustafa Kemal Atat\u00fcrk. Me kryrjen e akademis\u00eb kishte arrit\u00eb grad\u00ebn e kapitenit. N\u00eb shtetin e ri t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Jugoslave, Haqif Blyta ishte nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt n\u00eb formimin e Partis\u00eb Xhemijeti t\u00eb mysliman\u00ebve shqiptar\u00eb. Xhemijeti bashkonte mysliman\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt. N\u00eb ver\u00ebn e vitit 1919, n\u00eb Shkup, mori pjes\u00eb n\u00eb Kongresin themelues t\u00eb organizat\u00ebs \u201dXhemiet\u201d (Bashkimi). U shqua si aktivist i asaj organizate dhe u zgjodh sekretar. M\u00eb 1920 u zgjodh kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb Pazarit t\u00eb Ri. Pasi q\u00eb nuk pranuan t\u00eb jen\u00eb n\u00ebn diktatin e mbretit Aleksand\u00ebr dhe t\u00eb Nikolla Pashiqit, Xhemijetit n\u00eb vitin 1924 i ndalohet veprimtaria. Q\u00eb nga ky vit e deri n\u00eb vitin 1990 shqiptar\u00ebt dhe popujt tjer\u00eb joserb nuk kan\u00eb patur parti t\u00eb tyre politike.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb viteve 1920, 1925, 1927, 1933, 1935 dhe 1938, ndon\u00ebse ishte p\u00ebrfaq\u00ebsues m\u00eb n\u00eb z\u00eb i popullsis\u00eb s\u00eb trev\u00ebs s\u00eb Sanxhakut, p\u00ebr shkak t\u00eb manipulimeve dhe grabitjes s\u00eb votave nga autoritetet serbe, nuk u zgjodh deputet i parlamentit t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Serbo Kroate Sllovene, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb (1929-1941). E arriti at\u00eb vet\u00ebm n\u00eb zgjedhjet e vitit 1923. N\u00eb parlamentin jugosllav u shqua si p\u00ebrkrah\u00ebs e bashk\u00ebpun\u00ebtor i af\u00ebrt i Ferhat Drag\u00ebs; kund\u00ebrshtar i vendosur i politik\u00ebs s\u00eb ndjekur nga qarqet serbe, p\u00ebr shpron\u00ebsimin dhe shp\u00ebrnguljen me dhun\u00eb t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Populli i Sanxhakut i \u00ebsht\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimit t\u00eb tij n\u00eb pengimin e shp\u00ebrnguljes s\u00eb popullsis\u00eb nga Sanxhaku p\u00ebr Turqi. Aqif Blyta duke qen\u00eb personaliteti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i organizim ushtarak dhe politik ishte n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb tri atentateve t\u00eb organizuar. P\u00ebr dy atentatet e par\u00eb ishin p\u00ebrgjegj\u00ebs nacionalist\u00ebt serbom\u00ebdhenj nga Beogradi, nd\u00ebrsa p\u00ebr atentatin e tret\u00eb kan\u00eb qen\u00eb komunist\u00ebt vendas t\u00eb Sanxhakut t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr ekzekutues kishin caktuar Has\u00eb Rozhaja t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb n\u00eb fund ishin t\u00ebrheq\u00eb nga ky vendim. Kah fundi i vitit 1941 organizon mbrojtjen e N. Pazarit nga \u00e7etnik\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt vinin nga Rashka. Q\u00ebllimi i \u00e7etnik\u00ebve ishte marrja e N. Pazarit dhe mandej e t\u00ebr\u00eb Sanxhakut me q\u00ebllim t\u00eb shfarosjes s\u00eb popullsis\u00eb shqiptare dhe myslimane. Ngjarjet q\u00eb u zhvilluan tutje treguan se Aqif Blyta me ushtrin\u00eb e tij t\u00eb formuar dhe me ndihm\u00ebn e nj\u00ebsive nga Peshteri dhe me ndihm\u00ebn q\u00eb i arriti nga v\u00ebllez\u00ebrit kosovar n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Shaban Polluzha arrit\u00ebn t\u00eb mbrojn\u00eb k\u00ebto territore nga \u00e7etnik\u00ebt.<\/p>\n<p>Pas dep\u00ebrtimit t\u00eb forcave partizane jugosllave n\u00eb ato treva, iu dor\u00ebzua organeve t\u00eb pushtetit partizan n\u00eb Gjakov\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e d\u00ebrguanuan n\u00eb Pazarin e Ri. Mbas torturave mizore, bashk\u00eb me bashk\u00ebpun\u00ebtorin e tij m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb Ahmet Dac\u00ebn ( t\u00eb cilin e kishte bashk\u00ebshort\u00eb t\u00eb motr\u00ebs) me tre djemt\u00eb e tij u pushkatuan n\u00eb Haxhet ( lagje e sotme e Pazarit t\u00eb Ri)  me 21 janar 1945 nga OZN-a jugosllave. Aqif Blyta ishte i martuar me Mahijen nga Gjakova me t\u00eb cil\u00ebn nuk lan pasardh\u00ebs. Megjithate ata bir\u00ebsuan dy f\u00ebmij\u00eb q\u00eb i soll\u00ebn  nga Gjakova, nj\u00eb djal\u00eb me emrin Qamil dhe nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb quajtur Mejreme.<\/p>\n<p>M\u00eb 11 maj me rastin e krijimit t\u00eb K\u00ebshillit Popullor t\u00eb Sanxhakut, u morr vendimi p\u00ebr rehabilitimin e Aqif Blyt\u00ebs dhe t\u00eb tjer\u00ebve. Pas aprovimoit t\u00eb ligjit t\u00eb ashtuquatur  p\u00ebr rehabilitim m\u00eb 17.02.2007 kryetari i K\u00ebshillit Ekzekutiv t\u00eb K\u00ebshillit Popullor t\u00eb Sanxhakut, Esad Xhuxheviq nd\u00ebrmjet mediave k\u00ebrkoi nga oraganet shtet\u00ebrore ta rehabilitojn\u00eb Aqif Blyt\u00ebn i cili ishte i d\u00ebnuar politikisht nga pushteti i at\u00ebhersh\u00ebm. Po ashtu \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar p\u00ebr fillimin e procedur\u00ebs gjyq\u00ebsore pran gjyqit t\u00eb qarkut n\u00eb Novi Pazar n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ngjarjet aktuale tre viteve t\u00eb fundit, dhe bllokimi i veprimit s\u00eb K\u00ebshillit Popullor t\u00eb Sanxhakut kan\u00eb shkaktuar nd\u00ebrprerjen e k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta nderuar p\u00ebrsonalitetin e Aqif Blyt\u00ebs n\u00eb  sh\u00ebtitoren e k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb Pazarit t\u00eb Ri (Novi Pazar) \u00ebsht\u00eb vendosur pllaka p\u00ebrkujtimore. Pllaka p\u00ebrkujtimore \u00ebsht\u00eb  vendosur me vendimin e K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Boshnjak (boshnjakisht: Bo\u0161nja\u010dko nacionalno vije\u0107e), mandej n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe ministri n\u00eb qeverin\u00eb e Serbis\u00eb Sulejman Uglanin dhe Sekretari shtet\u00ebror n\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit Muhedin Fijuljanin, q\u00eb t\u00eb dyt\u00eb nga ky qytet, e q\u00eb p\u00ebr mediat serbe ky ishte nj\u00eb skandal.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebrkesat e pushtetit serb p\u00ebr ta larguar pllak\u00ebn p\u00ebrkujtimore, n\u00eb shatorin e viti 2011, Presidenti KKB Esad Xhuxheviq, me k\u00ebt\u00eb rast kishte deklaruar se \u201cpaneli do t\u00eb mbetet, edhe pse qeveria ka mjete p\u00ebr ta larguar me forc\u00eb panelin e Aqif Effendiut\u201d.<\/p>\n<p>Mandej  Xhuxheviq p\u00ebr ta argumentuar mendimin e tij vazhdoi: \u201cAi p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e padiskutueshme historike. N\u00ebse dikush mund t\u00eb na bindin ndryshe, ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb biseduar. Nd\u00ebrsa panelin nuk e heqim\u201d. K\u00ebto ishin fjal\u00ebt e njeriut kyq sa i p\u00ebrket k\u00ebtij rasti, t\u00eb cilat ende q\u00ebndrojn\u00eb, transmetoni mediat e Sanxhakut.<\/p>\n<p>\u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr mbeti e nj\u00ebjt\u00eb dhe askush nuk beson se pllaka p\u00ebrkujtimore t\u00eb hiqet ndonj\u00ebher\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr presioneve t\u00eb shetit serb. Shpresojm\u00eb se n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardme t\u00eb af\u00ebrt do ti shkoj mendja institucioneve tona shtet\u00ebrore  k\u00ebt\u00eb p\u00ebrsonalitet t\u00eb shquar ta p\u00ebrkujtojn\u00eb n\u00eb at\u00eb form\u00eb qfar edhe meriton.<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb janarin e 1945 at\u00eb q\u00eb nuk arrit\u00ebn ta b\u00ebjn\u00eb \u00e7etnik\u00ebt e Drazha Mihajloviqit ndaj popullat\u00ebs s\u00eb Sanxhakut t\u00eb Pazarit t\u00eb Ri, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, e b\u00ebri pushteti \u201cpopullor\u201d serbokomunist, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb muajt e par\u00eb nga marrja e pushtetit, ekzekutuan rreth 2000 p\u00ebrsona shumica e tyre shqiptar\u00eb n\u00eb krye me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":55539,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[294],"class_list":["post-4935","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-ismet-azizi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4935","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4935"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4935\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60868,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4935\/revisions\/60868"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55539"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4935"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4935"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4935"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}