{"id":50658,"date":"2018-12-22T20:35:42","date_gmt":"2018-12-22T19:35:42","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=50658"},"modified":"2018-12-22T20:35:42","modified_gmt":"2018-12-22T19:35:42","slug":"mbi-protestat-e-studenteve-dhe-protestat-e-mehershme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/mbi-protestat-e-studenteve-dhe-protestat-e-mehershme\/","title":{"rendered":"Mbi protestat e student\u00ebve dhe protestat e m\u00ebhershme"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_50659\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-50659\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/fatos-lubonja.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-50659\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/fatos-lubonja.png 350w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/fatos-lubonja-150x150.png 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/fatos-lubonja-300x300.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/fatos-lubonja-100x100.png 100w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-50659\" class=\"wp-caption-text\">Autor: <strong>Fatos LUBONJA<\/strong><\/p><\/div>\n<p>\u00cbsht\u00eb folur shum\u00eb, s\u00eb fundi, mbi  ngjashm\u00ebrit\u00eb dhe ndryshimet e protestave studentore t\u00eb k\u00ebtij dhjetori me protestat e m\u00ebhershme, duke filluar nga ato t\u00eb viteve 90-91. Jan\u00eb krahasime q\u00eb vlejn\u00eb sepse duhet edhe t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb edhe t\u00eb motivohemi nga historia, por gjithmon\u00eb duke pasur parasysh se, sikurse thoshte Herakliti, \u00abnuk lahemi kurr\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin lum\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Protestat dhe vitet &#8217;90-&#8217;91<\/strong><\/p>\n<p>Meriton t\u00eb ndalemi tek dy element\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndryshme protestat e viteve 90-91 me ato t\u00eb sotmet:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, n\u00eb vitet 90-91 ishte vet\u00eb regjimi q\u00eb, pas r\u00ebnies s\u00eb murit t\u00eb Berlinit, u shtr\u00ebngua t\u00eb b\u00ebnte l\u00ebshime dhe ndryshime p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb tranzicion t\u00eb but\u00eb &#8211; sepse nuk mund t\u00eb mbahej dot m\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb &#8211; derisa arriti n\u00eb pranimin e pluralizmit politik dhe t\u00eb zgjedhjeve pluraliste.<br \/>\nS\u00eb dyti, i gjith\u00eb ky proces pati mb\u00ebshtetjen aktive politike e diplomatike t\u00eb Per\u00ebndimit t\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb shembur sistemin komunist.<\/p>\n<p>Pra, e ashtuquajtura l\u00ebvizja studentore, q\u00eb sot mitizohet sikur ta ket\u00eb sjell\u00eb ajo ndryshimin, n\u00eb fakt u p\u00ebrdor thjesht si instrument i ndryshimit t\u00eb sistemit, i kalimin nga regjimi i nj\u00eb bande kriminale n\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. L\u00ebvizja e p\u00ebrshpejtoi sadopak k\u00ebt\u00eb proces, por duke qen\u00eb e mb\u00ebshtetur nga nj\u00eb prapavij\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme politike.<\/p>\n<p>Sot, po t\u00eb d\u00ebgjosh k\u00ebrkesat e student\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht me vesh\u00ebt e nj\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtari, ato mund t\u00eb konsiderohen si protesta kund\u00ebr vendimmarrjes s\u00eb nj\u00eb qeverie demokratike q\u00eb prek nj\u00eb grup t\u00eb caktuar interesi. Madje qeveria shfaqet e gatshme t\u00eb shqyrtoj\u00eb k\u00ebrkesat e tyre dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, k\u00ebrkon dialog dhe negociata. K\u00ebshtu e kan\u00eb interpretuar edhe disa  ambasador\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb vend, sikur n\u00eb Shqip\u00ebri demokracia funksionon. Pra, sot as kemi ndonj\u00eb predispozit\u00eb nga njer\u00ebzit e regjimit p\u00ebr t\u00eb ndryshuar strukturat e pushtetit t\u00eb tyre dhe as kemi nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb mund ta mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb protest\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e nj\u00eb  regjimi.<\/p>\n<p><strong>Protestat dhe viti &#8217;97<\/strong><\/p>\n<p>Pse ngulmoj t\u00eb p\u00ebrdor fjal\u00ebn regjim? Sepse, po ta lidhim protest\u00ebn e student\u00ebve me protestat e tjera q\u00eb kan\u00eb ndodhur dhe po ndodhin n\u00eb vend, me skandalet e papara t\u00eb korrupsionit dhe t\u00eb grabitjes s\u00eb pron\u00ebs publike si dhe me faktin se k\u00ebto b\u00ebhen n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00eb polici, drejt\u00ebsi dhe media t\u00eb kapura, k\u00ebto protesta &#8211; potencialisht &#8211; mund t\u00eb konsiderohen si kund\u00ebr regjimit t\u00eb instaluar nga nj\u00eb pakice kriminale. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera kund\u00ebr nj\u00eb aberracioni t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb kapitalizmit dhe demokracis\u00eb q\u00eb u vendos n\u00eb let\u00ebr m\u00eb 1991. Po t\u2019i shohim k\u00ebshtu, protestat po zhvillohet n\u00eb nj\u00eb kontekst shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb fillimit t\u00eb protestave t\u00eb vitit 97. Edhe asokohe kishim aberracionin e idealeve  t\u00eb 90 &#8211; 91-shit n\u00eb nj\u00eb regjim ku, megjith\u00eb ekzistenc\u00ebn e partive opozitare, sundonte nj\u00eb parti e vetme q\u00eb kontrollonte drejt\u00ebsin\u00eb, policin\u00eb, mediat kryesore dhe, &#8211; vini re ngjashm\u00ebrin\u00eb &#8211;  kontrollonte edhe ekonomin\u00eb q\u00eb bazohej kryesisht n\u00eb piramidat financiare q\u00eb vidhnin lek\u00ebt e shqiptar\u00ebve, me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave paguhej edhe fushata elektorale e partis\u00eb n\u00eb pushtet. Le t\u00eb kujtojm\u00eb gjithashtu se ky regjim kishte edhe mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb vitin 1996 ky regjim grabiti votat dhe shtypi leht\u00ebsisht protest\u00ebn e mekur t\u00eb opozit\u00ebs pa ndonj\u00eb reagim kushedi t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. Nj\u00eb ngjashm\u00ebri tjet\u00ebr me at\u00eb kontekst \u00ebsht\u00eb fakti se, ashtu si sot, populli ndihej i pafuqish\u00ebm t\u00eb reagonte politikisht, priste ndihm\u00ebn e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve apo nj\u00eb \u00ab deus ex machina \u00bb, kurse opozita nj\u00eb-dy e shkonte ankohej n\u00ebp\u00ebr ambasada.<\/p>\n<p>Si \u00ab deus ex machina \u00bb asokohe erdhi r\u00ebnia e piramidave q\u00eb b\u00ebri q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb mobilizohen dhe t\u00eb dalin n\u00eb rrug\u00eb me thirrjen \u00ab Duam paret tona!\u00bb. Opozita e p\u00ebrdori k\u00ebt\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe popullore p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar qeverin\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb partia m\u00eb e madhe opozitare, PS, pranoi krijimin e nj\u00eb fronti t\u00eb bashkuar opozitar, \u00ab Forumi p\u00ebr Demokraci \u00bb, q\u00eb u dha drejtim protestave. P\u00ebrmasat e protestave dhe dhuna kund\u00ebr tyre rrit\u00ebn ndjeshm\u00ebrin\u00eb per\u00ebndimore duke sjell\u00eb gazetar\u00eb t\u00eb huaj q\u00eb u mir\u00ebinformuan se \u00e7far\u00eb po ndodhte dhe, me botimin e shkrimit t\u00eb \u00ab The Independent \u00bb : \u00ab Ky regjim gangster\u00ebsh q\u00eb ne mb\u00ebshtesim \u00bb pati nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb ndjeshme t\u00eb mb\u00ebshtetjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr regjimin.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb ndryshmi m\u00eb i madh me vitin 97? Dikush mund t\u00eb thot\u00eb se piramidat ran\u00eb menj\u00ebher\u00eb dhe prek\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullsis\u00eb kurse sot fuqia e protestave \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e dob\u00ebt dhe reagimi i regjimit shum\u00eb m\u00eb pak i dhunsh\u00ebm. K\u00ebto q\u00ebndrojn\u00eb, por n\u00eb funksion t\u00eb krahasimit dua t\u00eb ve n\u00eb dukje nj\u00eb ndryshim tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebr mua mbetet thelb\u00ebsor. Ndryshe nga sot asokohe nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr \u00ab refuzim t\u00eb politik\u00ebs\u00bb, dmth. t\u00eb opozit\u00ebs, si\u00e7 b\u00ebhet sot nga nj\u00eb pjes\u00eb jo e vog\u00ebl ; p\u00ebrkundrazi bashk\u00ebpunimi i Forumi p\u00ebr Demokraci me protestuesit ishte i hapur. Berisha u p\u00ebrpoq t\u00eb akuzonte Partin\u00eb Socialiste duke kujtuar trash\u00ebgimin\u00eb e saj t\u00eb keqe &#8211; ashtu si\u00e7 b\u00ebn sot Rama duke iu referuar t\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb PD dhe LSI &#8211; por kjo nuk ngjiti pasi n\u00eb at\u00eb l\u00ebvizje kishte edhe shum\u00eb ish aleat\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs si dhe pasi Partia Socialiste kishte b\u00ebr\u00eb ndryshime themelore si p\u00ebrsa i p\u00ebrket vizionit ashtu edhe p\u00ebrsa i p\u00ebrket udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj. Pasja e nj\u00eb force politike n\u00eb krye t\u00eb protestave t\u00eb vitit 97 ishte determinuese p\u00ebr suksesin e saj n\u00ebse mund t\u00eb quhet sukses rr\u00ebzimi i qeveris\u00eb Berisha (nuk po hyj k\u00ebtu t\u00eb merrem me koston e k\u00ebsaj p\u00ebrmbysjeje) si dhe disa ndryshime pozitive q\u00eb solli n\u00eb vend. Me syt\u00eb e sot\u00ebm mund t\u00eb thuash se ndryshimi kryesor ishte se opozita p\u00ebrb\u00ebhej nga politikan\u00eb q\u00eb nuk ishin provuar n\u00eb pushtet; premtimet e t\u00eb cil\u00ebve besoheshin edhe si vepra t\u00eb tyre t\u00eb ardhshme, si\u00e7 fatkeq\u00ebsisht nuk ndodhi.<\/p>\n<p><strong>Protesta kund\u00ebr sjelljes s\u00eb arm\u00ebve kimike<\/strong><\/p>\n<p>Refuzimi i partive t\u00eb komprometuara n\u00eb  protest\u00ebn e student\u00ebve e b\u00ebn at\u00eb m\u00eb t\u00eb ngjashme me protest\u00ebn e n\u00ebntorit 2013 kund\u00ebr vendimmarrjes p\u00ebr sjelljen e arm\u00ebve kimike. N\u00eb at\u00eb protest\u00eb, si sot, kishte edhe shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb e kishin mb\u00ebshtetur ardhjen e Ram\u00ebs n\u00eb pushtet. Por p\u00ebrs\u00ebri kemi disa ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. V\u00ebrtet vendimmarrja e Ram\u00ebs fliste p\u00ebr rrezikun q\u00eb paraqiste etja e k\u00ebtij njeriu p\u00ebr pushtet, por ama si individ, jo si kryesuesi i regjimit oligarkik kriminal, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sot. Protesta n\u00eb fakt, nuk i prekte interesat e oligark\u00ebve dhe krimit t\u00eb organizuar, sepse askush prej tyre nuk p\u00ebrfitonte nga arm\u00ebt kimike, prandaj dhe Rama pati kund\u00ebr thuajse krejt mediat e oligark\u00ebve plus edhe aleatin e tij n\u00eb koalicion LSI-n\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Protesta e kuksian\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Duke e trajtuar protest\u00ebn e student\u00ebve si t\u00eb nj\u00eb grupi interesi kund\u00ebr sistemit oligarkik dhe t\u00eb lindur jo nga nxitja e opozit\u00ebs, por nga halli i qytetar\u00ebve, protesta e student\u00ebve \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ngjashme me protest\u00ebn e Kuksian\u00ebve, pa\u00e7ka se m\u00eb sensitive si \u00e7\u00ebshtje dhe jo lokale, por komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Duke e trajtuar si t\u00eb till\u00eb ka nga ata q\u00eb thon\u00eb se, duke qen\u00eb protest\u00eb ku grupet e interesit i imponohen nga posht\u00eb vendimmarr\u00ebsve kjo mund t\u00eb jet\u00eb rruga m\u00eb e mir\u00eb e forcimit t\u00eb demokracis\u00eb. Sipas meje kjo logjik\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb frytdh\u00ebn\u00ebse n\u00eb nj\u00eb sistem ku demokracia funksionon, ku ka drejt\u00ebsi dhe media t\u00eb pavarura dhe zgjedhje t\u00eb lira. N\u00eb nj\u00eb regjim, kjo nuk funksionon si\u00e7 e provoi edhe protesta e kuksian\u00ebve. Ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr mund\u00ebsi q\u00eb, n\u00eb kushtet e nj\u00eb regjimi si ky i yni, protesta t\u00eb tilla t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e demokracis\u00eb. N\u00eb \u00e7\u2019kuptim ? N\u00eb kuptimin se historia tregon se pak trazira u b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb regjimeve antipopull pasi u sh\u00ebrbejn\u00eb si st\u00ebrvitje p\u00ebr t\u00eb forcuar muskujt, p\u00ebr t\u00eb st\u00ebrholluar strategjin\u00eb e sundimit, metodat e p\u00ebr\u00e7arjes, pikat ku duhet t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb, korruptuar, frik\u00ebsuar e me radh\u00eb. Lidhur me k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi krahasimi me protest\u00ebn e Kuk\u00ebsit mbetet p\u00ebr tu par\u00eb n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p><strong>Si p\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb thosha se e p\u00ebrbashk\u00ebta e t\u00ebr\u00eb protestave q\u00eb p\u00ebrmenda \u00ebsht\u00eb se, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme apo t\u00eb pavet\u00ebdijshme, populli n\u00ebp\u00ebrmjet tyre ka k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebhet vendimmarr\u00ebs p\u00ebr fatet e veta, pra ato kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrpjekje e tij p\u00ebr pushtet, dmth. demokraci. Duke i par\u00eb k\u00ebshtu mund t\u00eb thuhet se edhe kur kan\u00eb arritur t\u00eb kthejn\u00eb mbrapsht ndonj\u00eb vendimmarrje apo t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb ndonj\u00eb qeveri ato kan\u00eb realizuar pak ose aspak p\u00ebrsa i p\u00ebrket demokracis\u00eb. Ato nuk kan\u00eb arritur t\u2019i tregojn\u00eb vendin llojit m\u00eb t\u00eb keq t\u00eb shqiptar\u00ebve: atyre q\u00eb e kan\u00eb nd\u00ebrtuar interesin e tyre n\u00eb kurriz dhe kund\u00ebr shumic\u00ebs, jo n\u00eb harmoni me t\u00eb dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb saj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim ato kan\u00eb qen\u00eb \u00ab shanse t\u00eb humbura\u00bb, (si\u00e7 po e profetizojn\u00eb disa edhe fatin e k\u00ebsaj  l\u00ebvizjeje studentore). Por a kan\u00eb qen\u00eb v\u00ebrtet shanse t\u00eb humbura apo shanse t\u00eb pamundura p\u00ebr shkak t\u00eb pafuqis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr tu bashkuar p\u00ebr interesin dhe t\u00eb ardhmen e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt? \u00c7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb q\u00eb k\u00ebto protesta t\u00eb sjellin demokraci dhe jo t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb bandit\u00eb n\u00eb pushtet? Gjykoj se kjo protest\u00eb duhet t\u2019i nxis\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr reflektim ndaj k\u00ebsaj pik\u00ebpyetjeje.<br \/>\n(Panorama, 22 dhjetor 2018)<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb folur shum\u00eb, s\u00eb fundi, mbi ngjashm\u00ebrit\u00eb dhe ndryshimet e protestave studentore t\u00eb k\u00ebtij dhjetori me protestat e m\u00ebhershme, duke filluar nga ato t\u00eb viteve 90-91. Jan\u00eb krahasime q\u00eb vlejn\u00eb sepse duhet edhe t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb edhe t\u00eb motivohemi nga historia, por gjithmon\u00eb duke pasur parasysh se, sikurse thoshte Herakliti, \u00abnuk lahemi kurr\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":50659,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2784],"class_list":["post-50658","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-fatos-lubonja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50658","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50658"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50658\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50659"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50658"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50658"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50658"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}