{"id":51713,"date":"2019-01-24T01:08:21","date_gmt":"2019-01-24T00:08:21","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=51713"},"modified":"2019-04-24T22:00:08","modified_gmt":"2019-04-24T20:00:08","slug":"kush-ishte-adem-jashari-komandanti-legjendar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kush-ishte-adem-jashari-komandanti-legjendar\/","title":{"rendered":"Kush ishte Adem Jashari &#8211; Komandanti Legjendar?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Adem-Jashari.png\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-51714\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Adem-Jashari.png 1500w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Adem-Jashari-300x150.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Adem-Jashari-768x384.png 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Adem-Jashari-1024x512.png 1024w\" sizes=\"(max-width: 1500px) 100vw, 1500px\" \/><\/p>\n<p><strong>Kolos\u00ebt si Adem lashari lindin rrall\u00eb. Megjithat\u00eb, ata dalin n\u00eb sip\u00ebrfaqe n\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara, si Hektori n\u00eb koh\u00ebn antike, Spartaku n\u00eb Rom\u00ebn e lasht\u00eb, Simon Bolivari n\u00eb shekullin e 19-t\u00eb, apo \u00c7e Guevara n\u00eb shekullin e 20-t\u00eb. Adem Jashari i tejkalon p\u00ebrmasat e heroit komb\u00ebtar, meq\u00eb vepra dhe akti vet\u00ebflijues me t\u00ebr\u00eb familjen, jan\u00eb ngjarje unikate dhe t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e qytet\u00ebrimit njer\u00ebzor.<\/strong><\/p>\n<p>Adem Jashari ishte i biri i Shaban Jasharit dhe i Zahides\u00eb. Ai lindi n\u00eb dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare, m\u00eb 28 n\u00ebntor, n\u00eb dat\u00ebn e kthimit t\u00eb Gjergi Kastriotit n\u00eb Kruj\u00eb dhe n\u00eb dat\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb historis\u00eb, kur plaku Ismail Qemali shpalosi n\u00eb Vlor\u00eb flamurin e pavar\u00ebsis\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ademi lindi n\u00eb Prekaz, m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1955, n\u00eb dimrin q\u00eb mbahet mend p\u00ebr acar dhe dhun\u00eb mizore q\u00eb nd\u00ebrmori regjimi jugosllav kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, m\u00eb pretekst t\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb arm\u00ebve n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn. Kjo ishte koha e aksionit fam\u00ebkeq p\u00ebr \u00e7armatosjen e shqiptar\u00ebve. M\u00ebsimet flliestare i mori n\u00eb Sk\u00ebnderaj, nd\u00ebrsa shkoil\u00ebn e mesme teknike e mbaroi n\u00eb Mitrovic\u00eb.<\/p>\n<p>Familja shum\u00eb an\u00ebtar\u00ebshe e Shaban Murat Jasharit ishte nj\u00eb familje me tradit\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb shqiptare. T\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e saj punonin n\u00eb ngritjen e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb pasuris\u00eb familjare. Secili n\u00eb pun\u00ebn e tij. Dikush n\u00eb ara e n\u00eb livadhe, dikush tjet\u00ebr n\u00eb pun\u00eb, e dikush n\u00eb m\u00ebrgim.<\/p>\n<p>Ademi, ashtu sikur edhe shum\u00eb t\u00eb rinj liridash\u00ebs t\u00eb koh\u00ebs, kishte edhe preokupime t\u00eb ve\u00e7anta. E donte dhe e \u00e7monte arrn\u00ebn. \u00cbnd\u00ebrronte lirin\u00eb e popullit t\u00eb tij t\u00eb rob\u00ebruar dhe t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur. I donte njer\u00ebzit, nd\u00ebrsa shoq\u00ebrohej sidomos me ata, t\u00eb cil\u00ebt shfaqnin interesim p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vazhduar historin\u00eb aty ku kishte ngecur. N\u00eb Kull\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb familjes, pothuajse p\u00ebr \u00e7do nat\u00eb kishte miq. Hynin e dilnin burra t\u00eb men\u00e7ur e trima, t\u00eb cil\u00ebt rr\u00ebfenin p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb, por edhe p\u00ebr rezistenc\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb liridash\u00ebsve t\u00eb p\u00ebrkushtuar. Rr\u00ebfimet p\u00ebr Gjergj Kastriotin, p\u00ebr Ismail Qemalin, p\u00ebr Hasan Prishtin\u00ebn, p\u00ebr Azem Galic\u00ebn, p\u00ebr Qerime Halilin, p\u00ebr Ahmet Delin\u00eb, p\u00ebr Shaban Polluzh\u00ebn e p\u00ebr qindra trima t\u00eb tjer\u00eb, tregoheshin me respekt dhe me pietet, nd\u00ebrsa nga t\u00eb pranishmit d\u00ebgjoheshin me v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ademi po rritej e po burr\u00ebrohej tok me v\u00ebllez\u00ebrit, Rifatin dhe Hamz\u00ebn. P\u00ebrve\u00e7 dy v\u00ebllez\u00ebrve, ai i kishte edhe pes\u00eb motra: Hava, Zyla, Zoja, Qamilja dhe Halimja. Natyra i kishte dhuruar Ademit shtatin e hedhur si t\u00eb Akilit, fuqin\u00eb fizike si t\u00eb Herkulit dhe zhd\u00ebrvjellt\u00ebsin\u00eb si t\u00eb Azem Galic\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 daj\u00eb Osman Gecit nga Llausha, t\u00eb cilin e donte dhe e respektonte pa mas\u00eb, ai shod\u00ebrohej edhe me shok\u00eb dhe kush\u00ebrinj t\u00eb brezit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb pranver\u00eb t\u00eb viteve 1989-90, me rastin e revolt\u00ebs gjith\u00ebpopullore t\u00eb shqiptar\u00ebve.n\u00eb Kosov\u00eb, Ademi, s\u00eb bashku me Ilaz Kodr\u00ebn, Osman Gecin, Sahit Jasharin, Jakup Nur\u00ebn e t\u00eb tjer\u00eb, organizoi demonstratat n\u00eb Sk\u00ebnderaj. Adem Jashari me v\u00ebllez\u00ebrit Rifatin, Hamz\u00ebn dhe me shok\u00ebt e idealit nga Drenica si: Ilaz Kodra, Sami Lushtaku, Jakup Nura, Zenun Kodra, Besim Rama, Sahit Jashari, Fadil Kodra, Nuredin Lushtaku, Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Ramiz Lladrovci, Sylejman Selimi, Rafet Rama e t\u00eb tjer\u00eb, mori p\u00ebrsip\u00ebr ta l\u00ebvizte p\u00ebrpara or\u00ebn e madhe dhe tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb historis\u00eb. Djal\u00ebria, q\u00eb tregonte gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr okupatorit, du-hej paraprakisht t\u00eb st\u00ebrvitej. St\u00ebrvitja duhej t\u00eb mbetej \u00e7\u00ebshtje sekrete. Ajo do t\u00eb mbahej n\u00eb kazermat e ushtris\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij fakti, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1991, ishte edhe vet\u00eb presidenti shqiptar i asaj kohe, Ramiz Alia. St\u00ebrvitja e grupit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb kosovar\u00ebve mbahej top sekret. P\u00ebr kursin nj\u00ebmujor kishin dijeni: presidenti Ramiz Alia, ministri i Mbrojtjes Perikli Teta, shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb Shqiptare Kostaq Karoli, shefi i Katedr\u00ebs s\u00eb Zjarrit, Ylli Mici, si dhe oficer\u00ebt q\u00eb merreshin me st\u00ebrvitjen e tyre si: Hysen Ymeri; Agron Dhimarko e Kastriot Hoxha. P\u00ebrve\u00e7 Adem Jasharit, atje ishin st\u00ebrvitur edhe dhjet\u00ebra luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Adem Jashari; pas st\u00ebrvitjeve ushtarake, s\u00eb bashku me nj\u00eb grup prej af\u00ebr 50 luft\u00ebtar\u00ebsh u kthye n\u00eb Kosov\u00eb, duke kaluar kufirin k\u00ebmb\u00eb. Ata me k\u00ebt\u00eb rast ishin armatosur me arm\u00eb k\u00ebmb\u00ebsorie.<\/p>\n<p>Rrethimi i par\u00eb<\/p>\n<p>M\u00eb 30 dhjetor t\u00eb vitit 1991, forca t\u00eb m\u00ebdha policore, t\u00eb mb\u00ebshtetura edhe nga forcat ushtarake jugosIlave, rrethuan sht\u00ebpin\u00eb e Shaban Jasharit n\u00eb Prekaz. Sigurimi Shtet\u00ebror Serb ishte n\u00eb dijeni p\u00ebr arritjen e k\u00ebtyre 1uft\u00ebtar\u00ebve n\u00eb Prekaz. N\u00eb Kull\u00eb ndodheshin: Adem Jashari, me v\u00ebllez\u00ebrit Rifatin dhe Hamz\u00ebn dhe me bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt, Sahit jashari, Fadil Kodra e me trima t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Kodrajve e t\u00eb Lushtak\u00ebve t\u00eb Prekazit. P\u00ebrleshja kishte zgjatur prej m\u00ebngjesit e deri n\u00eb or\u00ebn 15 t\u00eb asaj dite. Trimave t\u00eb liris\u00eb u kishin shkuar n\u00eb ndihm\u00eb qindra liridash\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb mesin e tyre edhe daja Adem Jasharit, Osman Geci, nga Llausha. Meqen\u00ebse b\u00ebrtham\u00ebs \u00e7lirimtare, n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ishte Adem Jashari, po i arrinin p\u00ebrforcime nga t\u00eb gjitha an\u00ebt, forcat serbe u detyruan t\u00eb t\u00ebrhiqen. Ato e kishin kuptuar se luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb po i mbanin arm\u00ebt p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p> Prej 30 dhjetorit t\u00eb vitit 1991, Adem Jashari dhe bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tij nuk e nd\u00ebrpren\u00eb luft\u00ebn e armatosur kund\u00ebr pushtuesit serb, deri n\u00eb \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs. Ai edhe ishte i zgjedhuri i trimave dhe asnj\u00eb nga shok\u00ebt nuk e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim asnj\u00ebher\u00eb pozit\u00ebn e tij t\u00eb prij\u00ebsk. Adem Jashari tash-m\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb komandant legjitim i formacioneve ushtarake \u00e7lirimtare, q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb quhen U\u00c7K. Ai ishte n\u00eb dijeni paraprakisht p\u00ebr t\u00eb gjitha aksionet q\u00eb ishin kryer kund\u00ebr forcave serbe n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb prej vitit 1991 deri m\u00eb 1998. N\u00eb shumic\u00ebn e k\u00ebtyre aksioneve ai kishte marr\u00eb pjes\u00eb edhe vet\u00eb. Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb viteve 1991-1994, vet\u00ebm n\u00eb Sk\u00ebnderaj e n\u00eb Drenas, n\u00eb k\u00ebto aksione jan\u00eb vrar\u00eb dhjet\u00ebra polic\u00eb. Nd\u00ebrsa m\u00eb 23 mars t\u00eb vitit 1993, me urdhrin e komandantit Adem Jashari, n\u00eb udh\u00ebkryqin e hekurudh\u00ebs n\u00eb Drenas, \u00ebsht\u00eb sulmuar automjeti i policis\u00eb serbe, me \u00e7\u2019rast jan\u00eb vrar\u00eb 5 dhe jan\u00eb plagosur 6 polic\u00eb serb\u00eb. K\u00ebt\u00eb aksion e kishin kryer Sami Lushtaku, llaz Kodra dhe Rafet Rama. Gjat\u00eb viteve t\u00eb veprimtaris\u00eb ilegale guerile, Adem Jashari ka  koordinuar pothuajse t\u00eb gjitha aksionet q\u00eb kan\u00eb ndodhur, jo vet\u00ebm n\u00eb Drenic\u00eb, por n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn. N\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 1994, Sh\u00ebrbimi Sekret Serb z\u00eb n\u00eb befasi dhe e arre-ston nj\u00ebrin prej bashk\u00ebveprimtar\u00ebve t\u00eb Adem Jasharit, Besim Ram\u00ebn nga Prekazi. N\u00eb procesin gjyq\u00ebsort\u00eb organizuar kund\u00ebrtij, Gjykata e Qarkut n\u00eb Prishtin\u00eb i d\u00ebnoi prej 6 deri n\u00eb 20 vjet burg: Adem Jasharin, Besim Ram\u00ebn, Ilaz Kodr\u00ebn, Hashim Tha\u00e7in, Rexhep Selimin, Fadil Kodr\u00ebn, Zenun Kodr\u00ebn, Nuredin Lushtakun, Sami Lushtakun, Sahit Jasharin, ldriz AsIlanin, Ali Jonuzin dhe Jakup Nur\u00ebn. Adem jashari u d\u00ebnua me 20 vjet burg, n\u00eb munges\u00eb. P\u00ebr aktivitetin luftarak, q\u00ebllimin e Adem Jasharit dhe t\u00eb b\u00ebrtham\u00ebs s\u00eb tij \u00e7lirimtare, dinin edhe politikan\u00ebt pacifist\u00eb kosovar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebto zhvillime i p\u00ebrcillnin me skepticiz\u00ebm dhe mosbesim. Kishte edhe raste kur aktiviteti i tij interpretohej me dubioza t\u00eb liga dhe me kualifikime antikomb\u00ebtare. Prania e grupeve t\u00eb armatosura ilegale n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb viteve n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb, shkaktoi konfuzione t\u00eb caktuara n\u00eb. rrjedhat politike. T\u00eb gjith\u00eb kryepar\u00ebt e partive politike pacifiste, pa dallim, u distancuan nga aktiviteti ushtarak i k\u00ebtyre grupeve militante t\u00eb udh\u00ebhequra nga Adem Jashari dhe konfirmuan para faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si alternativ\u00eb t\u00eb vetme, l\u00ebvizjen pacifiste.<\/p>\n<p>P\u00ebrleshja e par\u00eb frontale n\u00eb Rrezall\u00eb t\u00eb Re<\/p>\n<p>M\u00eb 25 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1997, policia serbe kishte p\u00ebsuar disfat\u00eb n\u00eb Lagjen Binakaj t\u00eb Vojnikut, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta arrestuar luft\u00ebtarin Abedin Sokol Rexha. T\u00eb nes\u00ebrmen, m\u00eb 26 n\u00ebntor, forca t\u00eb shumta t\u00eb policis\u00eb ishin nisur n\u00eb relacionin Sk\u00ebnderaj-Llaush\u00eb-Rrezall\u00eb e Re. N\u00eb vendin e quajtut Klisyra, n\u00eb drejtim t\u00eb Turiqecit, kishte z\u00ebn\u00eb prit\u00eb komandanti Adem Jashari me nj\u00ebzet luft\u00ebtar\u00ebt e tij. At\u00eb dit\u00eb, forcat serbe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb prit\u00eb, u sulmuan n\u00eb befasi. Edhe pse ato kishin armatim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe ishin me num\u00ebr t\u00eb madh, q\u00eb n\u00eb fillim e humb\u00ebn orientimin, meq\u00eb sulmi i rrufesh\u00ebm i \u00e7lirimtar\u00ebve t\u00eb Adem jasharit dhe i vet\u00eb Komandantit nuk u linte shteg p\u00ebr t\u2019i akorduar veprimet luftarake. Forcave policore u kishte shkuar n\u00eb ndihm\u00eb nj\u00eb helikopter ushtarak, i cili v\u00ebrtitej mbi vendbetej\u00eb. Piloti nuk kishte guxim t\u00eb l\u00ebshohej m\u00eb posht\u00eb p\u00ebr t\u2019iu shkuar n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb plagosurve, meq\u00eb ndodhej n\u00eb rreze t\u00eb veprimit t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Adem jasharit. Gjat\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb turpshme n\u00eb drejtim t\u00eb Sk\u00ebnderajt, forcat serbe q\u00ebllojn\u00eb shkoll\u00ebn e fshatit Llaush\u00eb, me \u00e7\u2019rast merr plag\u00eb vdekjeje m\u00ebsuesi Halit Geci, nd\u00ebrsa plagoset edhe arsimtari tjet\u00ebr, Shaban Rreci, nga Llausha. Serb\u00ebt kthehen t\u00eb mundur. Shtypi, i quajtur i lir\u00eb dhe i pavarur i Beogradit e p\u00ebrshkruan ngjarjen, duke u mb\u00ebshtetur kryesisht n\u00eb versionin zyrtar serb. Pranohet bot\u00ebrisht humbja e betej\u00ebs, por paralajm\u00ebrohen ndeshje t\u00eb reja. Pranohet po ashtu fakti se policia serbe qysh moti e kishte humbur kontrollin gjat\u00eb nat\u00ebs n\u00eb Drenic\u00eb, nd\u00ebrsa tanim\u00eb po e humbiste kontrollin edhe gjat\u00eb dit\u00ebs. Shtypi zyrtar i Beogradit propagandonte me t\u00eb madhe se n\u00eb Kosov\u00eb kishin hyr\u00eb dhe vepronin grupe \u201cterrorist\u00ebsh\u201d nga shum\u00eb shtete t\u00eb Evrop\u00ebs dh\u00eb nga ato islamike. M\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1997, me rastin e varrimit t\u00eb m\u00ebsuesit d\u00ebshmor Halit Geci n\u00eb fshatin Llaush\u00eb, me miratimin e Adem Jasharit, tre luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb liris\u00eb: Muj\u00eb Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj, dalin publikisht t\u00eb maskuar, por me uniform\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe me arm\u00eb automatike. Ata shpalosin q\u00ebllimin e luft\u00ebs \u00e7lirimtare, si alternativ\u00eb t\u00eb vetm\u00eb p\u00ebr ta shporrur nga Kosova pushtuesin serb. Brohoritjet e mij\u00ebra pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb varrim, p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb, konfirmonin plebishitin alternative t\u00eb l\u00ebvizjes paq\u00ebsore. Trimat dhe trim\u00ebreshat e komandantit Adem Jashari, tanim\u00eb l\u00ebviznin lirsh\u00ebrn n\u00eb Drenic\u00eb dhe n\u00eb Dukagjin.<\/p>\n<p>Rrethimi i Dyt\u00eb i Kull\u00ebs s\u00eb jashar\u00ebve n\u00eb Prekaz, m\u00eb 22 janar 1998<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi Sekret Serb, me koh\u00eb kishte identifikuar pikat e rezistenc\u00ebs n\u00eb Drenic\u00eb, duke e sh\u00ebnuar si pik\u00ebn me t\u00eb rrezikshme Kull\u00ebn e Jashar\u00ebve n\u00eb Prekaz. Sulmin mbi Jashar\u00ebt, nj\u00ebsit\u00eb policore serbe e nd\u00ebrmarrin gjat\u00eb nat\u00ebs, m\u00eb 22 janar t\u00eb vitit 1998. Nuk duket q\u00eb sulmi t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i akorduar, meq\u00eb nuk p\u00ebrkonte me strategjin\u00eb dhe doktrin\u00ebn zyrtare serbe t\u00eb luft\u00ebs. P\u00ebrleshja ishte zhvilluar nga nj\u00eb distanc\u00eb e vog\u00ebl. Forcat serbe kishin q\u00eblluar n\u00eb drejtim t\u00eb Kull\u00ebs, nd\u00ebrsa Shaban Jashari me t\u00eb birin, Ham\u00ebzn, dhe nipat e tij, Fitimi e Besimi, iu kund\u00ebrp\u00ebrgjigj\u00ebn. Pasi merr vesh p\u00ebr sulmin, nga Llausha, ku kishte q\u00eblluar at\u00eb nat\u00eb, arrin me shpejt\u00ebsi n\u00eb Prekaz komandanti Adem Jashari, s\u00eb bashku me daj\u00ebn, Osman Gecin dhe me luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Gjat\u00eb luftimeve, me k\u00ebt\u00eb rast kishin marr\u00eb plag\u00eb llirian\u00eb dhe Selvete Jashari. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes, polic\u00ebt serb\u00eb, t\u00eb stacionuar n\u00eb Fabrik\u00ebn e Municionit, n\u00eb shenj\u00eb hakmarrjeje p\u00ebr turpin dhe disfat\u00ebn e p\u00ebsuar n\u00eb Prekaz, kishin vrar\u00eb pun\u00ebtorin Hysen Manxholli, nga Mikushnica. Edhe k\u00ebsaj radhe forcat serbe ishin thyer me turp. Ishte hera e dyt\u00eb, q\u00eb policia serbe po e humbiste betej\u00ebn me luft\u00ebtar\u00ebt \u00e7lirimtar\u00eb t\u00eb Adem Jasharit. Beogradi pushtues po p\u00ebrgatitej p\u00ebr luft\u00eb p\u00ebr ta sulmuar Drenic\u00ebn, bastionin e q\u00ebndres\u00ebs dhe Kull\u00ebn e pamposhtur t\u00eb jashar\u00ebve n\u00eb Prekazin e trim\u00ebris\u00eb shekullore shqiptare. Nd\u00ebrkoh\u00eb, drejt k\u00ebsaj kulle kishin m\u00ebsyr\u00eb mij\u00ebra liridash\u00ebs. Masa e madhe e njer\u00ebzve shkonte p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr t`u bindur p\u00ebr krejt \u00e7ka po ndodhte n\u00eb Drenic\u00eb. Pas k\u00ebsaj ngjarje, Kull\u00ebn e Shaban Jasharit e vizitojn\u00eb sa e sa gazetar\u00eb, politikan\u00eb dhe njer\u00ebz orientimesh t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Shaban Jashari priste miq dhe u thoshte: Nuk kemi ku t\u00eb shkojm\u00eb m\u00eb tej. Kur sulmohet sht\u00ebpia, meshkujt, po besa edhe grat\u00eb, kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb ta mbrojn\u00eb nderin e sht\u00ebpis\u00eb, sepse nderi i sht\u00ebpis\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nderi i atdheut.<\/p>\n<p>Shkurti i vitit 1998. Dim\u00ebr\u2026 acar\u2026 d\u00ebbor\u00eb\u2026 Luft\u00ebtar\u00ebt e firis\u00eb po vinin nga Per\u00ebndimi. Komandant Adem Jashari kishte konsoliduar radh\u00ebt. Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs kishte imponuar alternativ\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>Rrethimi i Tret\u00eb i Kull\u00ebs s\u00eb jashar\u00ebve n\u00eb Prekaz, m\u00eb 5, 6 dhe 7 mars 1998<\/p>\n<p>Rreth e p\u00ebrqark Fabrik\u00ebs s\u00eb Municionit n\u00eb Sk\u00ebnderaj, m\u00eb 3 dhe 4 mars, ishin dislokuar forca t\u00eb shumta t\u00eb artileris\u00eb s\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Po ashtu, policia serbe kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrforcime t\u00eb shumta n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha postblloqet e saj n\u00eb Drenic\u00eb.<\/p>\n<p> N\u00eb or\u00ebn 5.30 minuta t\u00eb dat\u00ebs 5 mars, artileria serbe, nga Fabrika e Municionit, fillon gjuajtjet n\u00eb drejtim t\u00eb Kull\u00ebs s\u00eb Shaban Jasharit dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Jashar\u00ebve. Lufta dhe q\u00ebndresa titanike e kryetrimave n\u00eb Prekaz kishte dh\u00ebn\u00eb kushtrimin n\u00eb t\u00eb gjitha trojet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb.<\/p>\n<p>Anteu i liris\u00eb, Adem Jashari, kishte marr\u00eb vendimin historik, vendimin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb dhembsh\u00ebm q\u00eb ka marr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb njeriu, gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb historis\u00eb s\u00eb qytet\u00ebrimit.<\/p>\n<p>-Nuk do t\u00eb dor\u00ebzohemi p\u00ebr s\u00eb gjalli!<\/p>\n<p>\u2013 Vrastar\u00ebt nuk do t\u00eb kalojn\u00eb, ve\u00e7se mbi trupin tim t\u00eb vdekur!<\/p>\n<p>\u2026<\/p>\n<p>Tashm\u00eb ishte e larg\u00ebt koha kur thirrja e \u00e7etave t\u00eb maieve t\u00eb Drenic\u00ebs: \u201cPrite Azem Galic\u00ebn, ore!\u201d, ua kallte dat\u00ebn hordhive t\u00eb krajlit serb. Vitet dhe dekadat e rob\u00ebris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs kishin venitur, n\u00eb kujtes\u00ebn e sunduesit serb, pamjen e dragoit t\u00eb Galic\u00ebs, q\u00eb fluturonte hipur n\u00eb kal\u00eb. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur lubis\u00eb serbe i doli p\u00ebrball\u00eb uniforma e U\u00c7K-s\u00eb, si fantazm\u00eb tmerruese, pushtuesit serb\u00eb, sikur t\u00eb par\u00ebt e tyre dikur, filluan t\u00eb ndiejn\u00eb dridhjen n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb t\u00eb tok\u00ebs arb\u00ebrore.<\/p>\n<p>Prandaj, lubia serbe kishte provuar disa her\u00eb ta kafshonte Drenic\u00ebn: n\u00eb Prekaz, n\u00eb Llaush\u00eb, n\u00eb Likoshan, n\u00eb Qirez e s\u00ebrish n\u00eb Prekaz. M\u00eb 5 mars, ajo po rikthehej edhe nj\u00eb her\u00eb te Prekazi i legjendave t\u00eb trim\u00ebris\u00eb, p\u00ebr ta kafshuar helmuesh\u00ebm Drenic\u00ebn. Po sulmohej k\u00ebshtjella e jashar\u00ebve, ku ruhej i paprekur nderi shqiptar. Ajo kishte brenda zemr\u00ebn e madhe t\u00eb komandantit legjendar t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr liri, Adem Jashari, plakun fisnik Shaban Jashari, trimin e paepur Ham\u00ebz Jashari, nipat dhe mbesat e Shot\u00ebs. M\u00ebngjesi i asaj dite t\u00eb acart\u00eb marsi, bashk\u00eb me krismat dhe me zjarrin e topave, po derdhte mbi Prekaz edhe t\u00ebr\u00eb llahtarin e barbaris\u00eb serbe. Por, at\u00eb \u00e7ast, brenda k\u00ebshtjell\u00ebs u mor vendimi i madh:<\/p>\n<p>\u2013 N\u00ebse duhet vdekur dikush, m\u00eb mir\u00eb un\u00eb, sesa Kosova ime, \u2013 kishte th\u00ebn\u00eb Komandanti.<\/p>\n<p> \u2013 N\u00ebse duhet vdekur dikush, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne, sesa Atdheu, \u2013 kishin th\u00eb-n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Jashar\u00ebt n\u00eb K\u00ebshtjell\u00eb.<\/p>\n<p>Po shkrepnin pushk\u00ebt, e po k\u00ebndonte zemra shqiptare. Pushka dhe k\u00ebnga e trimave po shkruanin simfonin\u00eb e q\u00ebndres\u00ebs s\u00eb pamposhtshme, jehona e tyre po prekte rr\u00ebnj\u00ebt dhe maj\u00ebn e historis\u00eb s\u00eb luft\u00ebs son\u00eb p\u00ebr firi. N\u00eb Prekaz po b\u00ebhej historia. K\u00ebshtjella e jashar\u00ebve po b\u00ebhej muran\u00eb e liris\u00eb.<\/p>\n<p>Lajmi p\u00ebr r\u00ebnien e Adem Jasharit, t\u00eb 20 pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Shaban Jasharit dhe 39 t\u00eb tjer\u00ebve nga familja e gjer\u00eb Jasharaj, si dhe t\u00eb atyre q\u00eb kishin q\u00eblluar gjat\u00eb atyre dit\u00ebve n\u00eb Prekaz, kishte prekur shpirtin e \u00e7do shqiptari liridash\u00ebs dhe ishte reflektuar me nj\u00eb dhembje t\u00eb pakrahasueshme kudo te shqiptar\u00ebt. Dhembja, por edhe krenaria p\u00ebr Prekazin, kishte ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb gjitha forcat liridash\u00ebse anemban\u00eb trojeve etnike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb. Akti vet\u00ebflijues i Adem Jasharit, Ham\u00ebz Jashark, i Shaban Jashar.rti Osman Gecit, Hamit Jasharit, Sal\u00eb Jasharit, Faik Jasharit, Halil Jasharit, Ali Jasharit, Sherif Jasharit, Hajzer Jasharit, Ramiz Jasharit, Kajtaz Jasharit dhe i sa e sa t\u00eb tjer\u00ebve, i kishte dh\u00ebn\u00eb impulse vendimtare luft\u00ebs p\u00ebr liri. Me emrin e Adem Jasharit dhe me moton mobilizuese: Prite, prite Adem Jasharin!, luftuan, deri n\u00eb  fund, luft\u00ebtar\u00ebt dhe luft\u00ebtaret e Ushtris\u00eb \u00c7li-rimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.. Me emrin e Adem Jasharit, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, \u00ebsht\u00eb em\u00ebrtuar Brigada 111 e U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1998 Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, Adem Jasharin e shpall Komandant Legjendar t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, Garda e Kosov\u00ebs mban emrin e Adem Jasharit.<\/p>\n<p>Me rastin e nj\u00eb vizite n\u00eb Prekaz, kryeadministratori i par\u00eb i Kosov\u00ebs Bernard Kushner, ishte shprehur: Po t\u00eb kishte \u00e7mim Nobel p\u00ebr liri, ai \u00e7mim do t\u2019i takonte familjes Jasharaj t\u00eb Prekazit.<\/p>\n<p>P\u00ebr Adem Jasharin jan\u00eb shkruar libra, drama, broshura dhe jet\u00ebshkrime t\u00eb panum\u00ebrta, nga shurn\u00eb intelektual\u00eb shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj. Jan\u00eb shkruar dhjet\u00ebra e qindra shkrime t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, n\u00eb shtypin ditor dhe n\u00eb at\u00eb periodik.<\/p>\n<p>Jan\u00eb em\u00ebrtuar shum\u00eb sheshe dhe rrug\u00eb qytetesh n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Ti-ran\u00eb, n\u00eb Gjirokast\u00ebr dhe kudo n\u00eb trojet e Shqip\u00ebris\u00eb Etnike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb projektuar realizimi i kompleksit memorial \u201cAdem Jashari\u201d, n\u00eb Prekaz.<\/p>\n<p>Emri i Adem Jasharit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar n\u00eb institucione t\u00eb shumta edukative, arsimore e shkencore, kudo n\u00eb trojet shqiptare.<\/p>\n<p>Emri i Adem Jasharit, pa dyshim, \u00ebsht\u00eb emri m\u00eb i frekuentuar shqiptar n\u00eb mediat shqiptare dhe bot\u00ebrore, qysh nga 5 marsi i vitit 1998. Pothuajse nuk ka familje shqiptare q\u00eb nuk e ka portretin e Adem Jasharit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolos\u00ebt si Adem lashari lindin rrall\u00eb. Megjithat\u00eb, ata dalin n\u00eb sip\u00ebrfaqe n\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara, si Hektori n\u00eb koh\u00ebn antike, Spartaku n\u00eb Rom\u00ebn e lasht\u00eb, Simon Bolivari n\u00eb shekullin e 19-t\u00eb, apo \u00c7e Guevara n\u00eb shekullin e 20-t\u00eb. Adem Jashari i tejkalon p\u00ebrmasat e heroit komb\u00ebtar, meq\u00eb vepra dhe akti vet\u00ebflijues me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":51714,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[1479,5032,3454,36],"class_list":["post-51713","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture","tag-adem-jashari","tag-deshmor","tag-komandant","tag-uck"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51713","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51713"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51713\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51714"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51713"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51713"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51713"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}