{"id":51716,"date":"2019-01-24T01:42:19","date_gmt":"2019-01-24T00:42:19","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=51716"},"modified":"2019-01-24T01:42:19","modified_gmt":"2019-01-24T00:42:19","slug":"kush-ishte-hamez-jashari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kush-ishte-hamez-jashari\/","title":{"rendered":"Kush ishte Ham\u00ebz Jashari?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Hamez-Jashari.png\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-51719\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Hamez-Jashari.png 1500w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Hamez-Jashari-300x150.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Hamez-Jashari-768x384.png 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Hamez-Jashari-1024x512.png 1024w\" sizes=\"(max-width: 1500px) 100vw, 1500px\" \/><\/p>\n<p><strong>Ham\u00ebz Jashari ka lindur m\u00eb 19 shkurt t\u00eb vitit 1950. Ai ishte f\u00ebmija i tret\u00eb i familjes s\u00eb Shaban Jasharit. Shkollimin fillor e kreu n\u00eb Sk\u00ebnderaj, ku mbaroi edhe shkoll\u00ebn e mesme. Qysh gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shkollimit t\u00eb mes\u00ebm, Hamza shquhet p\u00ebr aktivitete n\u00eb fush\u00ebn e aktrimit. Me k\u00ebt\u00eb aktivitet ai u mor edhe m\u00eb von\u00eb, sidomos gjat\u00eb viteve \u201980.<\/strong> <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, n\u00eb sken\u00ebn e teatrit amator t\u00eb Sk\u00ebnderajt kishte realizuar me sukses nj\u00eb varg personazhesh t\u00eb dramave t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm shqiptar\u00eb. Sidomos ishte shquar n\u00eb interpretimin e rolit t\u00eb Marash Palit n\u00eb dram\u00ebn heroike \u201cShtat\u00eb shaljan\u00ebt\u201d t\u00eb dramaturgut Ndrek\u00eb Luca. Kishte interpretuar edhe rolin e Dyl Mehmetit n\u00eb dram\u00ebn \u201cFosilet\u201d t\u00eb A. Shkrelit, at\u00eb t\u00eb Zarit n\u00eb dram\u00ebn \u201cAgu\u201d t\u00eb Din Mehmetit e persanazhe t\u00eb tjera. P\u00ebrve\u00e7 talentit p\u00ebr aktrim, Ham\u00ebz Jashari kishte prirje edhe n\u00eb fush\u00ebn e artit figurativ. Ai kishte nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb pasur ndiesore dhe pasion t\u00eb pashuar p\u00ebr artin dhe fjal\u00ebn artistike. Ve\u00e7 t\u00eb tjerash, ai edhe i k\u00ebndonte me p\u00ebrkushtim k\u00ebng\u00ebt epike, heroike dhe k\u00ebng\u00ebt e trim\u00ebris\u00eb. Duke qen\u00eb pjes\u00ebtar i nj\u00eb familjeje me tradit\u00eb t\u00eb edukat\u00ebs patriotike, Hamza, qysh n\u00eb rinin\u00eb e hershme ishte pajisur me k\u00ebt\u00eb edukat\u00eb. Si kudo n\u00eb Drenic\u00eb, edhe n\u00eb od\u00ebn bujare t\u00eb Shaban Jasharit, n\u00eb Prekaz, ruhej i sublimuar kujtimi p\u00ebr Azem Galic\u00ebn, Qerime Halilin, Hasan Prishtin\u00ebn, Ahmet Delin\u00eb, Shaban Polluzh\u00ebn, Rifat Berish\u00ebn e p\u00ebr shum\u00eb trima e trim\u00ebresha t\u00eb tjer\u00eb. Hamza u k\u00ebndonte trimave, interpretonte rolet p\u00ebr ta dhe ishte nisur n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb edhe vet\u00eb n\u00eb k\u00ebng\u00ebn e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Hamza kreu Shkoll\u00ebn e Lart\u00eb Komerciale n\u00eb Pej\u00eb. Punoi n\u00eb Fabrik\u00ebn e Municionit t\u00eb Gjuetis\u00eb n\u00eb Sk\u00ebnderaj. Edhe gjat\u00eb viteve t\u00eb shkollimit, por edhe m\u00eb pas n\u00eb vendin e pun\u00ebs, kishte krijuar nj\u00eb rreth t\u00eb gjer\u00eb shok\u00ebsh e dashamir\u00ebsh. Ai dallohej me nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb theksuar shoq\u00ebror. Me rastin e shp\u00ebrthimit t\u00eb demonstratave studentore, n\u00eb mars dhe n\u00eb prill t\u00eb vitit 1981, Hamza, s\u00eb bashku me v\u00ebllan\u00eb, Ademin, me daj\u00ebn Osman Geci dhe me shum\u00eb shok\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, mori pjes\u00eb n\u00eb de-monstratat e mbajtura m\u00eb 3 prill, n\u00eb Sk\u00ebnderaj. M\u00eb 13 mars t\u00eb po atij viti, pas q\u00ebndres\u00ebs heroike n\u00eb kull\u00ebn e tyre, t\u00eb Tahir Meh\u00ebs dhe t\u00eb Nebih Meh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt rezistuan me arm\u00eb kund\u00ebr forcave policore e ushtarake jugosllave, n\u00eb Prekaz, Hamza s\u00eb bashku me baban\u00eb Shabanin, me v\u00ebllan\u00eb, Ademin, e me disa bashk\u00ebfshatar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb varrimin e k\u00ebtyre dy d\u00ebshmor\u00ebve. Pjes\u00ebmarrja n\u00eb k\u00ebt\u00eb varrim ishte edhe betim i heshtur p\u00ebr t\u00eb vazhduar rrug\u00ebn e liris\u00eb. N\u00eb vitin 1990, administrata okupatore serbe i kishte aplikuar masat e dhunshme edhe n\u00eb Fabrik\u00ebn e Municionit t\u00eb Gjuetis\u00eb n\u00eb Sk\u00ebnderaj, ku po punonte Hamza. Pas k\u00ebtij rasti ai po preokupohej p\u00ebr sasin\u00eb prej nj\u00ebzet to-n\u00ebsh barut, q\u00eb ndodhej n\u00eb Fabrik\u00eb. Duke qen\u00eb se asokohe ishte shembur sistemi- nj\u00ebpartiak i veprimit politik dhe n\u00eb Kosov\u00eb ishte formuar nj\u00eb num\u00ebr partish politike, Hamza an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb Partin\u00eb Republikane t\u00eb Kosov\u00ebs, i joshur nga pjesa e programit ku parashihej edhe mund\u00ebsia e luft\u00ebs s\u00eb armatosur p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs. Ai i kishte kuptuar seriozisht fjal\u00ebt e hartuesit t\u00eb programit, mir\u00ebpo m\u00eb von\u00eb ishte bindur se fjal\u00ebt e m\u00ebdha s\u2019kishin qen\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb fars\u00eb, ashtu sikurse t\u00eb gjitha programet stereotipe.t\u00eb partive pacifiste t\u00eb Kosov\u00ebss N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb Hamza kishte zhvilluar asokohe me nj\u00eb zyrtar pacifist, ishte bindur p\u00ebrfundimisht se lufta e armatosur \u00e7lirimtare nuk kishte alternativ\u00eb. Ai i kishte b\u00ebr\u00eb publike q\u00ebndrimet e tij gjat\u00eb nj\u00eb tubimi n\u00eb nj\u00eb mbledhje partiake dhe legalisht para t\u00eb pranishm\u00ebve kishte paralajm\u00ebruar min e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebmendimtar\u00ebve, jo vet\u00ebm nga rrethi i ngusht\u00eb familjar.<\/p>\n<p>\u2013 Ne kemi tubuar do arm\u00eb dhe do t\u00eb rezistojm\u00eb, \u2013 kishte th\u00ebn\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Hamza ishte n\u00eb dijeni t\u00eb st\u00ebrvitjeve q\u00eb n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 1991, i kishte b\u00ebr\u00eb v\u00ebllai, Ademi, n\u00eb kazerm\u00ebn e ushtris\u00eb shqiptare n\u00eb\u2019 Tiran\u00eb. Ai, po ashtu, ishte i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm edhe p\u00ebr pasojat e mundshme, mir\u00ebpo, e kishte ndar\u00eb me koh\u00eb mendjen.<\/p>\n<p>P\u00ebrleshja e par\u00eb me forcat e pushtuesit.<\/p>\n<p>M\u00eb 30 dhjetor t\u00eb vitit 1991, Adem Jashari me disa bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb ishte kthyer n\u00eb Prekaz, nga misioni i tij st\u00ebrvitor. At\u00eb nat\u00eb n\u00eb kull\u00ebn e Jashar\u00ebve ndodheshin t\u00eb tre v\u00ebllez\u00ebrit: Rifati, Hamza dhe Ademi, s\u00eb bashku me baban\u00eb Shabanin dhe me bashk\u00ebveprimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, Sahit Jashari, Fadil Kodra e t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb m\u00ebngjesin e hersh\u00ebm t\u00eb dat\u00ebs 31 dhjetbr, forca t\u00eb shumta policore t\u00eb mb\u00ebshtetura edhe nga ushtria serbe e rrethojn\u00eb kull\u00ebn e Jashar\u00ebve. N\u00eb fillim, k\u00ebto forca e kishin rrethuar sht\u00ebpin\u00eb e Hamit Jasharit, ku kishin hasur n\u00eb rezistenc\u00ebn e armatosur t\u00eb luft\u00ebtarit Sahit Jashari. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po zhvillohej kjo p\u00ebrleshje, Ademi, Hamza dhe Rifati e kishin \u00e7ar\u00eb rrethimin dhe ishin larguar nga sht\u00ebpia. Policis\u00eb serbe i kishte vajtur n\u00eb ndihm\u00eb edhe nj\u00eb heiikopter, meq\u00eb forca t\u00eb shumta atdhetar\u00ebsh nga Prekazi dhe fshatrat p\u00ebrreth ishin nisur me nxitim drejt kull\u00ebs s\u00eb Jashar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se \u00e7\u2019po ndodhte dhe p\u00ebr t\u00eb ofruar ndihm\u00eb. Forcat policore kishin nd\u00ebshkuar popullat\u00ebn e tubuar, n\u00eb lagjen Jasharaj dhe kishin arrestuar e rrahur dhjet\u00ebra fshatar\u00eb. Qysh at\u00eb dit\u00eb, luft\u00ebtar\u00ebt e ardhsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb krye me komandantin e tyre, Adem Jashari, fillojn\u00eb seriozisht ta v\u00ebjn\u00eb n\u00eb jet\u00eb projektin p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs nga pushtuesit serb\u00eb. Prej asaj dite b\u00ebrthama e par\u00eb e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare ishte b\u00ebr\u00eb shk\u00ebndij\u00eb e liris\u00eb, nd\u00ebrsa forcat e v\u00ebrteta t\u00eb rezistenc\u00ebs, mendjen dhe zemr\u00ebn e kishin orientuar n\u00eb Prekaz. Bijt\u00eb e Shaban Jasharit dhe djal\u00ebria militante e Jashar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, e Kodrajve dhe e Lushtak\u00ebve kishin rr\u00ebmbyer arm\u00ebt dhe ishin nisur n\u00eb rrug\u00ebn e gjat\u00eb e p\u00ebrplot rreziqe t\u00eb organizimit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb armatosur kund\u00ebr pushtetit okupator serb.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Plaku i kull\u00ebs s\u00eb q\u00ebndres\u00ebs, Shaban Jashari, burr\u00eb i bes\u00ebs dhe i tradit\u00ebs shqiptare, e kishte kuptuar mir\u00eb q\u00ebllimin e t\u00eb bijve dhe t\u00eb bashk\u00ebmendimtar\u00ebve t\u00eb tyre. Ai kishte mb\u00ebshtetur fuqish\u00ebm \u00e7lirimtar\u00ebt e ardhsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, por kishte b\u00ebr\u00eb edhe llogari t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, n\u00eb rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Ai e dinte se arrnikut, p\u00ebrve\u00e7 se me arm\u00eb i duhej q\u00ebndruar karshi edhe me pun\u00eb. Prandaj i kishte mobilizuar nipat e mbesat n\u00eb pun\u00ebt e p\u00ebrditshme, n\u00eb ara e n\u00eb livadhe. Rifati, kishte shkuar n\u00eb m\u00ebrgim, p\u00ebr t\u00eb punuar dhe p\u00ebr t\u2019i ndihmuar familjes. Hamza zakonisht merrej me pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebzhgimit, nd\u00ebrsa Ademi tubonte rreth vetes rinin\u00eb militante t\u00eb Drenic\u00ebs dhe t\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb pareshtura p\u00ebr t\u2019i akorduar aksionet kund\u00ebr policis\u00eb e cila maltretonte, nd\u00ebshkonte dhe martirizonte shqiptar\u00eb, kudo n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb bisedat e regjistruara asokohe dhe t\u00eb ruajtura me kujdes nga familjar\u00ebt, kuptohet se n\u00eb od\u00ebn e Jashar\u00ebve n\u00eb Prekaz b\u00ebheshin analiza realiste t\u00eb gjendjes n\u00eb Kosov\u00eb. Hamza fliste qart\u00eb, kthjell\u00ebt e kuptuesh\u00ebm. Ai nuk i faj\u00ebsonte t\u00eb par\u00ebt, pse ishte trash\u00ebguar rezignata e rob\u00ebris\u00eb. Ai p\u00ebrkujton shembullin e solidaritetit v\u00ebllaz\u00ebror t\u00eb Ahmet Delis\u00eb dhe k\u00ebrkon mobilizim t\u00eb forc\u00ebs kund\u00ebrv\u00ebn\u00ebse komb\u00ebtare. Stigmatizon pacifizmin dhe politik\u00ebn qyqare t\u00eb durimit e t\u00eb n\u00ebnshtrimit gradual. Nd\u00ebrsa i v\u00ebllai, Ademi, i vet\u00ebdijsh\u00ebm se pa nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb fort\u00eb, nuk do t\u00eb kishte as Kosov\u00eb t\u00eb fort\u00eb, k\u00ebrkon nj\u00eb bashkim real t\u00eb forcave, i cili bashkim ishte b\u00ebr\u00eb nevoj\u00eb imediate.<\/p>\n<p>Rrethimi dyt\u00eb i Kull\u00ebs s\u00eb jashar\u00ebve m\u00eb 22 janar t\u00eb vitit 1998<\/p>\n<p>Pas daljes publike t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, me rastin e varrosjes s\u00eb m\u00ebsuesit d\u00ebshmor Halit Geci, n\u00eb fshatin Llaush\u00eb, m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1998, forcat policore e ushtarake serbe, ishin eg\u00ebrsuar tejmase. Policia sekrete kishte sh\u00ebnime t\u00eb mjaftueshme. N\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr ishte v\u00ebn\u00eb Kulla e Jashar\u00ebve, e cila ndodhej vet\u00ebm disa qindra metra larg Fabrik\u00ebs s\u00eb municionit, n\u00eb Sk\u00ebnderaj, q\u00eb asokohe ishte kthyer n\u00eb baz\u00eb kryesore t\u00eb policis\u00eb dhe t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb pushtuesit serb. Kulla e Jashar\u00ebve, pengesa deri at\u00ebher\u00eb e pakalueshme p\u00ebr pushtuesin, ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr. M\u00eb 22 janar t\u00eb vitit 1998, skuadra t\u00eb policis\u00eb serbe, t\u00eb armatosur me armatim k\u00ebmb\u00ebsorie q\u00eblluan n\u00eb befasi Kull\u00ebn e Jashar\u00ebve. Arm\u00ebt \u00e7lirimtare t\u00eb Ham\u00ebz Jasharit, t\u00eb Shaban Jasharit e t\u00eb nipave e mbesave t\u00eb tij ishin kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur. U zhvillua nj\u00eb betej\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. At\u00eb nat\u00eb, sapo i kishte d\u00ebgjuar krismat, p\u00ebr n\u00eb Prekaz, nga Llausha ishte nisur edhe komandant Ademi, s\u00eb bashku me daj\u00ebn e tij, Osman Geci.<\/p>\n<p>Forcat serbe ishin t\u00ebrhequr. Ato edhe nj\u00ebher\u00eb ishin turp\u00ebruar p\u00ebrball\u00eb K\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb pamposhtur t\u00eb Jashar\u00ebve. Nga sulmi i befasish\u00ebm kishin marr\u00eb plag\u00eb Selvetja, vajza e Hamz\u00ebs dhe Iliriana, bija e Rifatit.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, lajmi p\u00ebr sulmin e forcave serbe kund\u00ebr Jashar\u00ebve dhe humbja e tyre e turpshme, ishte p\u00ebrhapur n\u00eb vend dhe n\u00eb bot\u00eb. Ham\u00ebz Jashari, Adem Jashari, Shaban Jashari, Sahit Jashari dhe trimat e tjer\u00eb \u00e7lirimtar\u00eb kishin shpalosur p\u00ebrfundimisht q\u00ebllimin final, i cili shprehej me moton:. Liri a vdekje!<\/p>\n<p>Dit\u00ebt pasuese, kull\u00ebn e Jasharajve e vizituan mij\u00ebra shqiptar\u00eb liridash\u00ebs. Mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb shkuan atje p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u bindur n\u00ebse v\u00ebrtet kishte filluar lufta \u00e7lirimtare n\u00eb Drenic\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, komentatori dhe ideologu pacifist i s\u00eb p\u00ebrditshmes Bujku (J. Buxhovi), q\u00eb nga metropolet e Gjermanis\u00eb, prej nga raportonte, k\u00ebrkonte nga Ibrahim Rugova q\u00eb t\u00eb merrte masa q\u00eb ta pacifizonte sa m\u00eb par\u00eb Drenic\u00ebn rebele, e cila, sipas tij, ishte ngritur verb\u00ebrisht sikur n\u00eb koh\u00ebn e Shaban Polluzh\u00ebs. Ai, paralajm\u00ebronte humbjen e sigurt \u201ct\u00eb rebel\u00ebve\u201d dhe d\u00ebmtimin e imazhit pacifist t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ham\u00ebz Jashari, analiz\u00ebn e vet p\u00ebr historin\u00eb e l\u00ebvizjes komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve kund\u00ebr pushtuesit po e shoq\u00ebronte me k\u00ebng\u00ebn p\u00ebr Zhuj Selmanin dhe Azem Galic\u00ebn. Kurse shtypi i Beogradit ishte detyruar t\u00eb pranonte se policia serbe e kishte humbur p\u00ebrfundimisht kontrollin n\u00eb trev\u00ebn e Drenic\u00ebs, jo vet\u00ebm gjat\u00eb nat\u00ebs, por edhe gjat\u00eb dit\u00ebs, qysh prej 26 n\u00ebntorit t\u00eb vitit 1997, pas betej\u00ebs n\u00eb Llaush\u00eb. Tashm\u00eb paralajm\u00ebrohej aksioni ushtarak me t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn taktik\u00eb t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb djegur.<\/p>\n<p>Rrethimi i tret\u00eb, 5 mars 1998<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e kat\u00ebr marsit, drejt Drenic\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e n\u00eb ve\u00e7anti drejt Kull\u00ebs s\u00eb Jashar\u00ebve n\u00eb Prekaz ishin nisur nj\u00ebsi t\u00eb panum\u00ebrtat\u00eb ushtris\u00eb dhe t\u00eb policis\u00eb okupatore serbe. Ato dislokuan arm\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb artileris\u00eb t\u00eb kalibrave t\u00eb m\u00ebdhenj, topa, praga, raketa t\u00eb tipeve t\u00eb ndryshme, tankse, autoblinda, minahedh\u00ebs kalibrash t\u00eb m\u00ebdhenj e arm\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Mij\u00ebra k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb ishin vendosur n\u00eb prapavij\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 5 e tridhjet\u00eb minuta kishte filluar bornbardimi i Kull\u00ebs nga t\u00eb gjitha an\u00ebt. Ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr edhe sht\u00ebpia e Hamit Jasharit dhe ato t\u00eb Jasharajve t\u00eb tjer\u00eb, lagjja e t\u00eb ci1\u00ebve mbahej n\u00ebn rrethim t\u00eb hekurt. N\u00eb Kull\u00ebn e Q\u00ebndres\u00ebs ndodheshin: Shaban jashari, komandanti Adem Jashari, Ham\u00ebz Jashari, daja Osman Geci nga Llausha, si dhe an\u00ebtar\u00ebt e familjeve t\u00eb ngushta t\u00eb bijve t\u00eb Shaban Jasharit: Rifatit, Hamz\u00ebs e Ademit. N\u00eb q\u00ebndres\u00ebn kolektive t\u00eb k\u00ebsaj familjeje, u shqua me heroiz\u00ebm t\u00eb rrall\u00eb edhe Ham\u00ebz Jashari, Sulmi i rrufesh\u00ebm i pushtuesit dhe rezistenca n\u00eb Kull\u00ebn e Q\u00ebndres\u00ebs zgjat\u00ebn tri dit\u00eb rresht. Kulla dhe sht\u00ebpit\u00eb e lagjes Jasharaj i kishte mbuluar tymi dhe flaka nga goditjet e topave dhe raketave t\u00eb armikut. N\u00eb altarin e atdheut ran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos vdekur kurr\u00eb, nj\u00ebzet an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb ngusht\u00eb Jasharaj. Nga familja e ngusht\u00eb e Hamz\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb epope, n\u00eb altarin e p\u00ebrve\u00e7 tij dhe bashk\u00ebshortes, Feride Mecini \u2013 Jashari, kan\u00eb r\u00ebn\u00eb edhe shtat\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tyre: Selvetja (20), Afetja (17), Besimi (16), Liria (14), Blerimi (12), Fatimja (9) dhe Blerina (7). N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb kan\u00eb shp\u00ebtuar e bija Besarta dhe i biri Bekimi. N\u00eb kujtim dhe nderim t\u00eb vepr\u00ebs heroike t\u00eb Ham\u00ebz Jasharit, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, me emrin e tij \u00ebsht\u00eb em\u00ebrtuar Akademia Ushtarake, me seli n\u00eb Llaush\u00eb e cila, m\u00eb von\u00eb ka kaluar n\u00eb Likoc. Po ashtu, gjat\u00eb luft\u00ebs \u00ebsht\u00eb aktivizuar edhe Trupa teatrale ushtarake, me emrin \u201cHam\u00ebz Jashari\u201d. Kjo trup\u00eb, qysh gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb dat\u00eblindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1998, n\u00eb Polac e ka shfaqur recitalin e dramatizuar me titull: Ai \u00ebsht\u00eb i gjall\u00eb. Kjo trup\u00eb artistike, sot vepron n\u00eb kuadrin e TMK-s\u00eb, po me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebn N\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsim t\u00eb emrit t\u00eb tij, Akademia e Mbrotjes e TMK-s\u00eb mori emrin \u201cHam\u00ebz jashari\u201d. Me emrin Ham\u00ebz Jashari jan\u00eb em\u00ebrtuar rrug\u00eb, sheshe e institucione t\u00eb ndryshme. Jeta dhe vepra e tij ka sh\u00ebrbyer dhe do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shembull fry-m\u00ebzimi p\u00ebr shkrimtar\u00eb, dramaturg\u00eb, k\u00ebng\u00ebtar\u00eb e poet\u00eb t\u00eb shumt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ham\u00ebz Jashari ka lindur m\u00eb 19 shkurt t\u00eb vitit 1950. Ai ishte f\u00ebmija i tret\u00eb i familjes s\u00eb Shaban Jasharit. Shkollimin fillor e kreu n\u00eb Sk\u00ebnderaj, ku mbaroi edhe shkoll\u00ebn e mesme. Qysh gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shkollimit t\u00eb mes\u00ebm, Hamza shquhet p\u00ebr aktivitete n\u00eb fush\u00ebn e aktrimit. Me k\u00ebt\u00eb aktivitet ai u mor edhe m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":51719,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[5032,5146,3454,36],"class_list":["post-51716","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture","tag-deshmor","tag-hamez-jashari","tag-komandant","tag-uck"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51716","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51716"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51716\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51719"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51716"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51716"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51716"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}