{"id":51721,"date":"2019-01-24T08:39:07","date_gmt":"2019-01-24T07:39:07","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=51721"},"modified":"2019-01-24T08:39:07","modified_gmt":"2019-01-24T07:39:07","slug":"100-vite-nga-vdekja-e-mistershme-e-ismail-qemalit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/100-vite-nga-vdekja-e-mistershme-e-ismail-qemalit\/","title":{"rendered":"100 vite nga vdekja e mistershme e Ismail Qemalit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/ismail-qemali.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-51722\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/ismail-qemali.jpg 900w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/ismail-qemali-300x169.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/ismail-qemali-768x433.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/p>\n<p><strong>Sot jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 100 vjet nga vdekja misterioze e Ismail Qemali, atdhetari q\u00eb m\u00eb 1912 shpalli pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs. Ai vdiq m\u00eb 24 janar t\u00eb vitit 1919 n\u00eb Peruxhia t\u00eb Italis\u00eb, pak momente para se t\u00eb jepte nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp.<\/strong><\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot nuk ka nj\u00eb variant p\u00ebrfundimtar t\u00eb vdekjes s\u00eb tij, por gjithmon\u00eb jan\u00eb hedhur dyshime se \u00ebsht\u00eb helmuar nga qarqet greke, serbe, turke apo italiane.<\/p>\n<p>Ismail Qemali u lind n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 1844. Vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs i kaloi n\u00eb m\u00ebrgim duke punuar gjithnj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e atdheut dhe duke bashk\u00ebpunuar me kolonit\u00eb shqiptare. M\u00eb 1917, Partia Komb\u00ebtare Politike e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs, e caktoi delegat t\u00eb saj p\u00ebr n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris 1919-1920.<\/p>\n<p>Pak koh\u00eb para vdekjes, i bindur se historia do t&#8217;i jepte t\u00eb drejt\u00eb largpam\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij ndaj k\u00ebrkesave legjitime t\u00eb popullit shqiptar, do shkruante: \u201cPaqja n\u00eb Ballkan nuk do t\u00eb mund t\u00eb rivendoset duke sakrifikuar t\u00eb drejtat e kombeve t\u00eb tjera n\u00eb interes t\u00eb synimeve ekspansioniste. Pa iu shtuar Shqip\u00ebris\u00eb nga ana e veriut Kosova dhe nga ana e jugut \u00c7am\u00ebria, nuk mund t\u00eb shtrohet qet\u00ebsia n\u00eb Sinisin\u00eb e Ballkanit\u201d.<\/p>\n<p>Situatat q\u00eb Ismail Qemali kishte kaluar ato dit\u00eb n\u00eb Peruxha t\u00eb Italis\u00eb i kishin shkaktuar nj\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb mendore dhe fizike. Edhe pse n\u00eb at\u00eb gjendje, ai nuk kishte ngurruar t\u00eb dilte para shtypit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga djemt\u00eb e Ismail Qemalit ka deklaruar n\u00eb ato dit\u00eb se q\u00ebndrimi i Rom\u00ebs e d\u00ebshp\u00ebroi shum\u00eb baban\u00eb e tyre. P\u00ebr t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb misionin e tij, Ismail Qemali ftoi m\u00eb 23 janar 1919 n\u00eb hotelin &#8220;Brufani&#8221; ku kishte bujtur, korrespondent\u00ebt e disa gazetave italiane q\u00eb ndodheshin n\u00eb Peruxha. Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe dy djemt\u00eb e Ismailit.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb birit, Et\u2018hemit, kur Ismail Qemali, pasi kishte ngr\u00ebn\u00eb drek\u00eb doli para gazetar\u00ebve q\u00eb po e prisnin, sapo filloi t\u00eb fliste u zverdh dhe filloi t\u00eb dridhej e t\u00eb belb\u00ebzonte. Ali Asllani, kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, tregon se Ethemi i kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb Ismail Qemali &#8220;k\u00ebrkoi ta shoq\u00ebronin n\u00eb banj\u00eb. Atje e mbyti shkuma e t\u00eb vjell\u00ebt&#8221;.<\/p>\n<p>Vdekjen e tij e njoftoi, nd\u00ebr t\u00eb tjera, me nj\u00eb komunikat\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb gazeta italiane &#8220;L\u2018Unione Liberale&#8221;, organ i Partis\u00eb Liberale t\u00eb Italis\u00eb, e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, me k\u00ebto fjal\u00eb:<\/p>\n<p>&#8220;Dje n\u00eb mbr\u00ebmje, n\u00eb or\u00ebn 23.30 pushoi s\u00eb jetuari n\u00eb hotel \u2018Brufani\u2018 mysafiri i shquar i qytetit, Ismail Qemal Bej Vlora\u201d.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrfaq\u00ebsonte denj\u00ebsisht nj\u00eb familje t\u00eb madhe dhe t\u00eb lasht\u00eb nga Vlora. Meqen\u00ebse ishte patriot i flakt\u00eb, mik i Italis\u00eb son\u00eb, i frym\u00ebzuar nga parimet e liris\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb, shihej me sy t\u00eb keq nga qeveria turke, e cila e kishte d\u00ebnuar dhe detyruar t\u00eb k\u00ebrkonte shp\u00ebtim n\u00eb m\u00ebrgim.<\/p>\n<p>Ishte 75 vje\u00e7, ruante mendimin e kthjell\u00ebt dhe fuqin\u00eb trupore, i palodhur n\u00eb pun\u00eb, sikur t\u00eb ishte i ri dhe i p\u00ebrzem\u00ebrt me t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Hemorragjia cerebrale e goditi m\u00eb 23 janar dhe si pasoj\u00eb paralizimi. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar s\u00ebmundjen nuk pat\u00ebn dobi as mjekimi m\u00eb i kujdessh\u00ebm i mjekut q\u00eb e kuroi, doktor Leone Pernossi dhe t\u00eb konsulent\u00ebve, prof. Silvestrini dhe prof. Righetti dhe as prania e dhembshur e djemve.<\/p>\n<p>Kufoma e Ismail Qemalit \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb Peruxha p\u00ebr dy jav\u00eb pas vdekjes, me iden\u00eb e balsamosjes. Por, kjo i shtoi edhe m\u00eb shum\u00eb dyshimet p\u00ebr helmim, pasi i kan\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb gjitha organet e brendshme p\u00ebr t\u00eb zhdukur \u00e7do shenj\u00eb p\u00ebr autopsin\u00eb.<\/p>\n<p>I shoq\u00ebruar nga tre djem t\u00eb tij: Et\u2019hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme italiane, m\u00eb 8 shkurt 1919, trupi i Ismail Qemalit u d\u00ebrgua me tren n\u00eb Brindizi nga ku, n\u00eb bordin e torpedinieres \u201cAlpino\u201d, u shoq\u00ebrua n\u00eb Vlor\u00eb. M\u00eb 12 shkurt, n\u00ebn nj\u00eb ceremoni madh\u00ebshtore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mb\u00ebshtjell\u00eb me Flamurin Komb\u00ebtar, u shoq\u00ebrua n\u00eb Kanin\u00eb, ku u varros n\u00eb oborrin e Teqes\u00eb, n\u00eb varrezat e familjes Vlora. \u00ab&#8230;N\u00ebse masim madh\u00ebshtin\u00eb e nj\u00eb personaliteti politik me dashuri n\u00eb e popullit t\u00eb thjesht\u00eb,- shkruante n\u00eb \u2018Kujtime familjare\u2019, Safa Vlora,- duhet t\u00eb pohojm\u00eb se asnj\u00eb nuk i afrohet Ismail Qemal Vlor\u00ebs. N\u00eb ceremonin\u00eb e p\u00ebrmotshme&#8230; as fshatar as qytetar nuk q\u00ebndroi n\u00eb sht\u00ebpi. T\u00ebr\u00eb faqet e maleve dhe brigjeve, q\u00eb q\u00ebndronin gjat\u00eb udh\u00ebtimit, ishin mbushur me njer\u00ebz. Ishte nj\u00eb apotez\u00eb madh\u00ebshtore e t\u00eb gjith\u00eb popullit, pa dallim, dhe nj\u00eb kuror\u00eb q\u00eb Ai e fitoi me pun\u00ebn e tij t\u00eb madhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vendit t\u00eb tij, derisa dha frym\u00ebn e fundit&#8230;\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Vlora ndodhej n\u00ebn pushtimin italian. Komanda italiane, q\u00eb ia kishte frik\u00ebn rebelimit, urdh\u00ebroi q\u00eb n\u00eb ceremoni t\u00eb mos p\u00ebrdorej asnj\u00eb flamur shqiptar. Kjo ishte posht\u00ebruese p\u00ebr ndjenjat e nj\u00eb populli patriot. K\u00ebshilli bashkiak i Vlor\u00ebs k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb p\u00ebrdorimin e simbolit shqiptar. Komanda italiane e kuptoi mir\u00eb ultimatumin atdhetar dhe lejoi q\u00eb gjat\u00eb ceremonis\u00eb arkivoli t\u00eb mbulohej me flamurin shqiptar. Dhe ashtu u b\u00eb. Arkivoli u mbulua me flamurin e kuq me shqiponj\u00ebn e zez\u00eb. K\u00ebt\u00eb flamur ia kishte dhuruar Ismail Qemalit duka i Monpasies\u00eb n\u00eb mars 1913, kur ai b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ato dit\u00eb flamurin e mbante me vete djali i madh i Ismail Qemalit, Ethem Bej Vlora. Ceremonia e varrimit u b\u00eb me 12 shkurt 1919. Ishte e m\u00ebrkur\u00eb. U mbajt\u00ebn dy fjalime mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse nga Jani Minga dhe nga Qazim Kokoshi.<\/p>\n<p>Kortezhi prihej nga dymb\u00ebdhjet\u00eb kurora q\u00eb mbaheshin nga Djelmoshat e Vlor\u00ebs, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb me po k\u00ebt\u00eb em\u00ebr. Kurorat ishin gjith\u00eb lule, nderim dhe dashuri nga populli i Vlor\u00ebs, nga shkollat, nga shoq\u00ebria Djelmoshat e Vlor\u00ebs dhe nga gazeta Kuvendi. Mbas k\u00ebtyre vinte Shoq\u00ebria djaloshare. Pastaj ecte banda ushtarake q\u00eb luante marshin funeb\u00ebr. Mbas k\u00ebtyre ecte karroca me arkivolin e mbuluar me flamurin e kuq dhe shqiponj\u00ebn e zez\u00eb, e nderuar dhe e ruajtur nga dy rreshta ushtar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Mbas karroc\u00ebs ecte grupi i hoxhallar\u00ebve dhe mbas tyre t\u00eb tre djemt\u00eb e Ismail Qemalit. Pastaj gjenerali Settimo Pacentini, kund\u00ebradmirali Lrubetti, autoritete ushtarake dhe civile t\u00eb krahin\u00ebs, paria e qytetit dhe e qarkut, qytetar\u00ebt, nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave dhe n\u00eb fund ushtar\u00ebt e kavaleris\u00eb. P\u00ebrpara varrimit flamurin e mor\u00ebn djemt\u00eb e Ismail Qemalit, t\u00eb cilin flamur e p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb rivarrimin e tij n\u00eb Sheshin e Flamurit me 28 n\u00ebntor 1932. Mbas k\u00ebsaj Ethem Bej Vlora e dhuroi flamurin p\u00ebr Muzeun Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>M\u00eb 28 n\u00ebntor 1932, me rastin e 20-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, me k\u00ebrkes\u00ebn e popullit t\u00eb Vlor\u00ebs dhe me vendim t\u00eb Qeveris\u00eb Mbret\u00ebrore, trupi i tij u zhvendos n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb lulishten e qytetit, n\u00eb nj\u00eb varr monumental, vep\u00ebr e skulptorit Odhise Paskali, aty ku m\u00eb par\u00eb ishte sht\u00ebpia ku ai kish lindur dhe nga ku Shpalli Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Sot, p\u00ebrbri varrit t\u00eb tij, ngrihet nj\u00eb monument madh\u00ebshtor, q\u00eb simbolizon at\u00eb dit\u00eb n\u00ebntori, q\u00eb do t\u2019i jepte emrin e bukur atij sheshi t\u00eb madh: \u201cSheshi i Flamurit\u201d.<\/p>\n<p>Ismail Qemali vdiq n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr shkak t\u00eb okupacioneve t\u00eb huaja, nuk ekzistonte shtypi i lir\u00eb shqiptar. Nuk ka dyshim se vdekja e tij shkaktoi nj\u00eb dhimbje t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb mbar\u00eb bashkatdhetar\u00ebt. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb pak organe shtypi q\u00eb botoheshin at\u00eb vit, ndonj\u00ebra n\u00eb Shqip\u00ebri e t\u00eb tjerat jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Nikolla Ivanaj n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Koha e Re&#8221;, q\u00eb nxirrte n\u00eb Shkod\u00ebr, kur qyteti ndodhej n\u00ebn pushtimin ushtarak fr\u00ebng, shkruante pes\u00eb dit\u00eb pas vdekjes s\u00eb Ismail Qemalit, m\u00eb 31 janar 1919: &#8220;Na mb\u00ebrriti lajmi i zi si korbi, i ftoht\u00eb si akulli e i mpreht\u00eb si shpata e mejdanit: Vdiq Ismail Qemali i Vlor\u00ebs.&#8221; M\u00eb tej: &#8220;Historia e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb re, n\u00eb koh\u00ebn e vet do t\u00eb flas\u00eb m\u00eb gjer\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb burr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm t\u00eb atdheut ton\u00eb.&#8221; N. Ivanaj e mbyl lte fjal\u00ebn e tij: &#8220;Ne, sot i lutemi shpirtit t\u00eb tij q\u00eb t\u00eb na ndihmoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e kritike, ku na lypej ende trupi e mendja e tij, m\u00eb tep\u00ebr se kurr\u00eb deri sot.&#8221;<\/p>\n<p>Gazeta &#8220;Kuvendi&#8221;, organ q\u00eb dilte nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb n\u00eb Rom\u00eb, n\u00ebn drejtimin e Sotir Gjik\u00ebs, n\u00eb shqip e italisht, njoftonte m\u00eb 8 shkurt 1919, vdekjen e Ismail Qemalit, me k\u00ebto fjal\u00eb:<\/p>\n<p>&#8220;M\u00eb 24 t\u00eb janarit 1919, n\u00eb hotel Brufani t\u00eb qytetit Perugia (Itali), vdiq n\u00eb duart e t\u00eb bijve, Etem e Qazim, Ismail Qemal Bej Vlora, ish-kryetar i Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e tani p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb Europ\u00eb i \u2018Partis\u00eb Politike\u2018&#8221;.<\/p>\n<p>Shum\u00ebsia e l\u00ebnd\u00ebs nuk na jep leje sot t\u00eb merremi gjat\u00eb me biografin\u00eb e burrit t\u00eb shtetit shqiptar. Padyshim, Ismail Qemali do t\u00eb z\u00ebr\u00eb nj\u00eb faqe t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb historin\u00eb e P\u00ebrlindjes shqiptare, se ve\u00e7an\u00ebrisht i shquar \u00ebsht\u00eb roli q\u00eb luajti ky burr\u00eb me mendje t\u00eb madhe i far\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pati fatin t\u00eb ngrej\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb m\u00eb 28 N\u00ebntor 1912 flamurin e m\u00ebvet\u00ebsis\u00eb shqiptare, ngjarje q\u00eb e b\u00ebri t\u00eb mbetet fytyr\u00eb historike, merit\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk do t\u2018ia hedhin dot posht\u00eb as kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb.<\/p>\n<p>Kuvendi merr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zi komb\u00ebtare e i d\u00ebrgon s\u00eb fort t\u00eb helmuar\u00ebs familje t\u00eb ndjes\u00ebpastit ngush\u00ebllime t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta.<\/p>\n<p>Qeveria italiane b\u00ebri, nga ana e saj, fort fisnik\u00ebrisht, \u00e7\u2018duhej p\u00ebr ta shp\u00ebn\u00eb trupin e Ismail Qemalit n\u00eb Vlor\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Mihal Grameno, n\u00eb nj\u00eb artikull me titull &#8220;Humbja e Ismail Qemalit&#8221;, botuar m\u00eb 12 mars 1919, n\u00eb gazet\u00ebn e tij &#8220;Koha&#8221; (Boston, Mass.), shkruante nd\u00ebr t\u00eb tjera:<\/p>\n<p>&#8220;Si vet\u00ebtima u p\u00ebrhap lajmi i hidhur p\u00ebr humbjen e Plakut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ismail Qemalit, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebt e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky lajm ishte si rrufeja edhe nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb goditje p\u00ebr kombin shqiptar, se humbi b urrin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb kishte nxjerr\u00eb, pas Sk\u00ebnderbeut, Shqip\u00ebria. Humbi diplomatin e madh e t\u00eb famsh\u00ebm, humbi shtyll\u00ebn e \u00e7elnikt\u00eb t\u00eb programit komb\u00ebtar, humbi Atin e kombit, i cili e shp\u00ebtoi nga rreziku, humbi luanin q\u00eb d\u00ebrrmoi zinxhir\u00ebt e rob\u00ebris\u00eb dhe q\u00eb ngriti flamurin e Sk\u00ebnderbeut e shpalli vet\u00ebqeverimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Jemi shum\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl edhe fuqia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshkruajm\u00eb veprat e larta dhe t\u00eb shenjta q\u00eb ka sjell\u00eb Plaku i pavdekur, p\u00ebrmbi altarin e atdheut.&#8221;<\/p>\n<p>Luft\u00ebtari rilind\u00ebs p\u00ebrvijon n\u00eb artikullin e tij k\u00ebt\u00eb portret njer\u00ebzor p\u00ebr Plakun e Vlor\u00ebs: &#8220;Tek Ismail Qemali p\u00ebrmblidheshin gjith\u00eb virtytet e mira, t\u00eb cilat mund t\u00eb gjenden n\u00eb bot\u00eb.&#8221; (Gazeta &#8220;Koha&#8221;, Boston, Mass., 12 mars 1919).<\/p>\n<p>Ismail Qemali, si kryeminist\u00ebr dhe kryetari i par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar, q\u00ebndroi n\u00eb krye t\u00eb Qeveris\u00eb nga data 28 n\u00ebntor e vitit 1912 deri n\u00eb 22 janar 1914, d.m.th., 12 muaj e 56 dit\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 100 vjet nga vdekja misterioze e Ismail Qemali, atdhetari q\u00eb m\u00eb 1912 shpalli pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs. Ai vdiq m\u00eb 24 janar t\u00eb vitit 1919 n\u00eb Peruxhia t\u00eb Italis\u00eb, pak momente para se t\u00eb jepte nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp. Deri m\u00eb sot nuk ka nj\u00eb variant p\u00ebrfundimtar t\u00eb vdekjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":51722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[3803,3919],"class_list":["post-51721","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture","tag-aktuale","tag-ismail-qemali"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51721","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51721"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51721\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}