{"id":5186,"date":"2014-02-01T23:48:56","date_gmt":"2014-02-01T22:48:56","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=5186"},"modified":"2021-01-17T20:21:15","modified_gmt":"2021-01-17T19:21:15","slug":"shehadeti-thelbi-i-jetes-se-muslimanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/shehadeti-thelbi-i-jetes-se-muslimanit\/","title":{"rendered":"Shehadeti &#8211; thelbi i jet\u00ebs s\u00eb muslimanit"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_62627\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-62627\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/02\/ajnisinani.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-62627\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/02\/ajnisinani.jpg 200w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/02\/ajnisinani-150x150.jpg 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/02\/ajnisinani-100x100.jpg 100w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-62627\" class=\"wp-caption-text\">Autor: <b>Ajni SINANI<\/b><\/p><\/div>\n<p><strong>\u201cVall\u00eb, a nuk e sheh se si Allahu e p\u00ebrqas fjal\u00ebn e mir\u00eb me pem\u00ebn e mir\u00eb, e cila rr\u00ebnj\u00ebn e ka t\u00eb fort\u00eb n\u00eb tok\u00eb, kurse deg\u00ebt nga qielli? Me lejen e Zotit t\u00eb saj (pema) jep fruta n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. Allahu u tregon shembuj njer\u00ebzve, q\u00eb t\u2019ua v\u00ebn\u00eb veshin.\u201d (Ibrahim: 24-25).<\/strong><\/p>\n<p>Ky ajet e p\u00ebrngjet fjal\u00ebn e mir\u00eb\/kelimeh tajibbeh me shehadetin\/d\u00ebshmin\u00eb, nd\u00ebrsa pem\u00ebn e mir\u00eb me besimtarin. D\u00ebshmia n\u00eb brendin\u00eb e zemr\u00ebs s\u00eb besimtarit \u00ebsht\u00eb e thell\u00eb ashtu si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb thella rr\u00ebnj\u00ebt e pem\u00ebs n\u00eb brendin\u00eb e tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Besimi se Allahu xh. sh. \u00ebsht\u00eb Zoti i bot\u00ebve dhe Sundimtar i t\u00eb gjithave, \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e zemr\u00ebs. Por ky besim p\u00ebrfshin sjelljen, vepr\u00ebn dhe adhurimin. Prandaj, shehadeti, si shtyll\u00eb e par\u00eb e Islamit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e hapur, ose manifestim i besimit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb p\u00ebr secilin \u00ebsht\u00eb obligim deklarimi i tij. K\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb bukura jan\u00eb themeli i Islamit dhe vet\u00eb esenca e tij. Ato e dallojn\u00eb muslimanin nga mosbesimtari, apo idhujtari, q\u00eb krahas Allahut beson edhe zota t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Shehadeti \u00ebsht\u00eb fjal\u00ebkalimi me t\u00eb cilin hyhet n\u00eb jet\u00eb, jetohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dhe kalohet n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kart\u00eb identiteti shpirt\u00ebror e fetar i \u00e7do muslimani. Ai ishte, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet, himni i njeriut p\u00ebr Zotin.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb fjal\u00ebt e para q\u00eb i lexohen foshnj\u00ebs t\u00eb sapolindur, dhe fjal\u00ebt e fundit q\u00eb i thekson muslimani n\u00eb \u00e7astet para vdekjes. P\u00ebrs\u00ebriten m\u00eb shum\u00eb se cilado fjal\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb cil\u00ebndo gjuh\u00eb. Ato jan\u00eb n\u00eb ezanin q\u00eb k\u00ebndon myezini p\u00ebr namaz, pes\u00eb her\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs, nga \u00e7do minare gjithandej bot\u00ebs. Secili, q\u00eb e pranon v\u00ebrtet kuptimin e tyre, \u00ebsht\u00eb musliman.<br \/>\nPrandaj, shehadeti nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje formale. Ai \u00ebsht\u00eb strumbullar dhe thelbi i jet\u00ebs s\u00eb muslimanit, i pranish\u00ebm n\u00eb shpirtin e tij dhe vep\u00ebr q\u00eb nga lindja deri n\u00eb vdekje.<br \/>\nAi \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta dhe adresa e Islamit, \u00ebsht\u00eb fusha e gjer\u00eb e shtyllave t\u00eb Islamit,\u00ebsht\u00eb motivi dhe q\u00ebllimi, \u00ebsht\u00eb fillimi dhe fundi.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb Islami p\u00ebrmblidhet pik\u00ebrisht te d\u00ebshmia La ilahe il\u2019la Allah: se nuk ka Krijues, Adhurues, Ligjdh\u00ebn\u00ebs dhe Gjykues p\u00ebrve\u00e7 Allahut. Kjo n\u00ebnkupton se duhet ta adhurojm\u00eb dhe t\u00eb jemi rob\u00ebr vet\u00ebm t\u00eb Tij, ta respektojm\u00eb dhe ta zbatojm\u00eb Ligjin e Tij dhe t\u00eb p\u00ebrgatitemi p\u00ebr gjykim para Tij.<\/p>\n<p>Emri Allah, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb i adhuruar, \u00ebsht\u00eb i posa\u00e7\u00ebm vet\u00ebm p\u00ebr T\u00eb; nuk ka gjini dhe as trajt\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Zoti, i P\u00ebrhershmi, Krijuesi, Transcendenti. Atij s\u2019i p\u00ebrngjan asgj\u00eb. Ai p\u00ebrgjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb absolutisht i vet\u00ebm dhe nuk ka shok\u00eb, ortak\u00eb apo rival\u00eb.<br \/>\nD\u00ebshmia se nuk ka zot p\u00ebrve\u00e7 Allahut \u00ebsht\u00eb principi m\u00eb revolucionar q\u00eb i \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb atyre q\u00eb kishin p\u00ebrvet\u00ebsuar prerogativa hyjnore dhe q\u00eb punonin sipas ligjeve q\u00eb nuk i kishte shpallur Zoti.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb fraz\u00eb e thjesht\u00eb por shum\u00eb kuptimplote, e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u deklaruar, me dometh\u00ebnie t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe shum\u00eb e dashur p\u00ebr zemr\u00ebn dhe shpirtin e njeriut. Me t\u00eb mohohet politeizmi, m\u00ebnjanohet dyshimi n\u00eb gjuh\u00eb dhe zem\u00ebr dhe shprehet p\u00ebrkat\u00ebsia islame me bindje, p\u00ebrkushtim, sinqeritet e \u00e7ilt\u00ebrsi.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia p\u00ebrb\u00ebhet nga dy deklarata: Deklarata e par\u00eb, &#8220;nuk ka zot, p\u00ebrve\u00e7 Allahut&#8221;, konfirmon q\u00eb intelekti njer\u00ebzor pranon realitetin hyjnor. Kurse deklarata e dyt\u00eb &#8220;Muhammedi \u00ebsht\u00eb i d\u00ebrguar i Zotit&#8221;, konfirmon pejgamberin\u00eb e Muhammedit a.s.<\/p>\n<p>Ebu Seid el Hudari tregon se i D\u00ebrguari i Allahut ka th\u00ebn\u00eb: \u201cKush thot\u00eb me sinqeritet La ilahe il\u2019la Allah do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb xhenet\u201d. Dikush pyeti: Ku konsiston ai sinqeritet? Pejgamberi a.s. iu p\u00ebrgjigj: \u201cTa ndaloj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb jan\u00eb t\u00eb palejueshme\u201d.<br \/>\nGjithashtu Pejgamberi a.s. ka th\u00ebn\u00eb: \u201cLa ilahe il\u2019la Allah \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebs i Qiejve dhe Tok\u00ebs\u201d. Kjo D\u00ebshmi \u00ebsht\u00eb me kuptim madh\u00ebshtor, sepse tregon kategorisht se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 Allahut, \u00ebsht\u00eb e krijuar dhe nuk \u00ebsht\u00eb zot. Prandaj, kujtdo q\u00eb i atribuohet cil\u00ebsia e t\u00eb qenit zot, pos Tij, \u00ebsht\u00eb mashtrim dhe e pav\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Kur\u2019ani e lufton shirkun\/politeizmin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb adhurim i zotave t\u00eb rrem\u00eb dhe e konsideron at\u00eb si nj\u00eb krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb cilin Zoti nuk e fal: \u201cV\u00ebrtet, Allahu nuk fal q\u00eb t\u00eb adhurohet dikush (apo di\u00e7ka) tjet\u00ebr ve\u00e7 Atij.\u201d (En Nisa: 48). Kur \u00ebsht\u00eb pyetur Pejgamberi a.s. p\u00ebr m\u00ebkatin m\u00eb t\u00eb madh ai ka th\u00ebn\u00eb: \u201cT\u2019i b\u00ebsh shok Allahut, sakaq q\u00eb Ai t\u00eb ka krijuar.\u201d<br \/>\nShehadeti p\u00ebrmban dy elemente shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: Mohimin se ndonj\u00eb krijes\u00eb posedon cil\u00ebsi hyjnore, dhe pohimin e k\u00ebtyre cil\u00ebsive vet\u00ebm p\u00ebr Allahun q\u00eb \u00ebsht\u00eb Nj\u00eb dhe i Vet\u00ebm.<br \/>\n\u00c7do qenie e gjall\u00eb, esencialisht, e di dhe e konfirmon ekzistimin e Allahut, Nj\u00eb dhe t\u00eb Vet\u00ebm. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb d\u00ebrguarit e Zotit, gjat\u00eb epokave t\u00eb ndryshme historike, kan\u00eb p\u00ebrkujtuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe kan\u00eb ftuar n\u00eb La ilahe il\u2019la Allah. Prandaj, refuzohet \u00e7far\u00ebdo rob\u00ebrimi ndaj tjet\u00ebrkujt, sepse ky rob\u00ebrim \u00ebsht\u00eb ekskluzivisht ndaj Allahut:<br \/>\n\u201cNe nuk kemi d\u00ebrguar asnj\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar para teje, q\u00eb t\u00eb mos i kemi shpallur se: \u2018S\u2019ka zot tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Meje, andaj m\u00eb adhuroni (vet\u00ebm) Mua!\u201d (El-Enbija: 25);<br \/>\n\u201c\u00c7do populli Ne i \u00e7uam nj\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar (q\u00eb u thoshte): \u2018Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!\u2019\u201d (En-Nahl: 36)<\/p>\n<p>Thirr\u00ebsi i njohur amerikan Hamza Jusuf t\u00ebrheq v\u00ebmendjen p\u00ebr faktin se kat\u00ebr fjal\u00ebt e \u201cLa ilahe il\u2019la Allah\u201d formulohen prej tre shkronjave \u201cElif\u201d, \u201cLam\u201d dhe \u201cHa\u201d. Me k\u00ebto tri shkronja shqiptohet edhe fjala \u201cilah\u201d. Fjala arabe ilah \u2013 Zot n\u00ebnkupton qenien q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb fuqis\u00eb dhe madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb e denj\u00eb t\u00eb adhurohet dhe prej s\u00eb cil\u00ebs t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb t\u00eb varur, kurse ajo nuk \u00ebsht\u00eb e varur prej askujt dhe asgj\u00ebje. Ajo, po ashtu, p\u00ebrmban kuptimin e sekretit dhe fsheht\u00ebsis\u00eb. Ilah \u00ebsht\u00eb qenie e padukshme dhe e paperceptueshme.<\/p>\n<p>Prandaj, kur Muhammedi a.s. iu tha idhujtar\u00ebve Kurejsh\u00eb: \u201cThoni: La ilahe il\u2019la Allah\u201d, ata u p\u00ebrgjigj\u00ebn: \u201cA mos k\u00ebrkon ai, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zotat t\u2019i b\u00ebj\u00eb nj\u00eb ilah\/Zot t\u00eb Vet\u00ebm?\u201d (Sad: 5). Populli i Hudit a.s. tha: \u201cAta than\u00eb: \u2018A mos na ke ardhur q\u00eb t\u00eb adhurojm\u00eb vet\u00ebm Allahun, e t\u2019i l\u00ebm\u00eb zotat q\u00eb kan\u00eb adhuruar prind\u00ebrit tan\u00eb?!\u2019\u201d (El-A&#8217;raf :70)<\/p>\n<p>Fjala ilah d.m.th edhe zot apo \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, qoft\u00eb njeri, kafsh\u00eb, idhull apo ide q\u00eb adhurohet nga frika apo dashuria. T\u00eb besuarit bindsh\u00ebm n\u00eb Allahun paraqet mohim dhe mosbesim ndaj tyre. Ky besim flak tutje mbeturinat dhe gjurm\u00ebt e mosbesimit apo besimeve t\u00eb kota. Kjo p\u00ebr shkak se zemra e muslimanit lirohet nga t\u00eb gjitha format e idhujtaris\u00eb dhe politeizmit, nga bindja dhe besimet e rreme, nga veset dhe d\u00ebshirat e ul\u00ebta, nga shkuarja drejt hapave t\u00eb shejtanit dhe dh\u00ebnia pas pasioneve dhe epshit.<\/p>\n<p>Ka njer\u00ebz q\u00eb marrin p\u00ebr \u2018ilah\u2019 edhe nepsin e tyre: \u201cA e ke par\u00eb ti at\u00eb q\u00eb epshin e vet e ka marr\u00eb p\u00ebr \u2018ilah\u2019 (zot)?\u201d (El Furkan: 43). Ibadeti p\u00ebrfshin \u00e7do form\u00eb dhe lloj t\u00eb adhurimit ndaj Allahut, q\u00eb buron nga besimi me zem\u00ebr, n\u00ebp\u00ebrmjet bindjes, dashuris\u00eb s\u00eb zjarrt\u00eb dhe p\u00ebruljes.<br \/>\nPrandaj robi, \u00e7do aspekt t\u00eb ibadetit, duhet t\u2019ia dedikoj\u00eb vet\u00ebm Allahut, sikurse jan\u00eb lutjet, frika, dashuria, mb\u00ebshtetja, respekti, sakrifica dhe therja e kurbanit, betimi, rukuja dhe sexhdja. Allahu ia ka v\u00ebn\u00eb bot\u00ebn n\u00eb sh\u00ebrbim njeriut sepse ajo i takon atij, kurse njeriu duhet t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb Krijuesit sepse ai i takon Zotit.<\/p>\n<p>Adhurimi dhe bindja ndaj Zotit e mbron njeriun nga p\u00ebrulja dhe rob\u00ebria ndaj t\u00eb tjer\u00ebve. Shehadeti e ndalon njeriun q\u00eb t\u00eb besoj\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00ebdo zoti, p\u00ebrve\u00e7 Zotit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, apo q\u00eb t\u00eb p\u00ebrul\u00eb kok\u00ebn apo t\u2019i p\u00ebrshkruaj\u00eb ndonj\u00eb krijese cil\u00ebsi hyjnore. Kjo i jep njeriut pavar\u00ebsi dhe dinjitet. Njeriu i n\u00ebnshtrohet vet\u00ebm Zotit dhe ai nuk u krijua q\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb krye dhe t\u00eb jet\u00eb rival me Krijuesin, por ta adhuroj\u00eb At\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e par\u00eb<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e par\u00eb \u201cLa ilahe il\u2019la Allah\u201d b\u00ebn dallimin e t\u00eb V\u00ebrtetit nga e pav\u00ebrteta; t\u00eb Absolutit nga relativja; t\u00eb Allahut nga \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr ekzistuese. Kjo d\u00ebshmi ka Zotin e vet, i Cili \u00ebsht\u00eb Nj\u00eb dhe i Vet\u00ebm dhe s\u2019ka qenie tjet\u00ebr, pos Tij, q\u00eb ka fuqi hyjnore. Ajo p\u00ebrmban nj\u00ebkoh\u00ebsisht mohim dhe pohim, besnik\u00ebri e p\u00ebrbuzje, lojalitet e mosp\u00ebrfillje. Lojalitet ndaj Allahut q\u00eb \u00ebsht\u00eb Zoti i gjith\u00ebsis\u00eb dhe mosp\u00ebrfillje ndaj \u00e7do sendi dhe \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb adhurohet p\u00ebrve\u00e7 Allahut: \u201cNdiqni at\u00eb q\u00eb ju \u00ebsht\u00eb zbritur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojt\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Tij.\u201d (El Araf: 3). Ajo i zhvleft\u00ebson pseudoforcat dhe pseudoatributet q\u00eb u p\u00ebrshkruhen idhujve.<\/p>\n<p>Pjesa mohuese<\/p>\n<p>Pjesa mohuese \u201cLa ilahe\u201d nuk ka zot mohon q\u00eb krijesat t\u00eb ken\u00eb realitet thelb\u00ebsor dhe t\u00eb pavarur dhe flak tutje nga i V\u00ebrteti realitetet false dhe zotat e rrem\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb t\u00eb folurit negativ q\u00eb e largon zemr\u00ebn prej idhujve, prej prirjeve negative e egoiste (nefsani) q\u00eb e \u00e7ojn\u00eb at\u00eb n\u00eb indiferentiz\u00ebm dhe hutim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmjet \u201cla\u201d (nuk ka) dhe \u201cil\u2019la\u201d (p\u00ebrve\u00e7), nd\u00ebrmjet mohimit dhe pohimit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb maksim\u00ebn e shehadetit, gjendet i t\u00ebr\u00eb besimi. Me \u201cla\u201d mohuese mohohet hyjnia e \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb na mashtron dhe na josh nga t\u00eb mirat e k\u00ebsaj bote, si: pasuria, dinjiteti, pozita, sundimi, \u00e7do form\u00eb e k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb, luksi, grat\u00eb, krenaria. U themi \u201cJo!\u201d t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga ne t\u2019i adhurojm\u00eb n\u00eb vend t\u00eb Zotit.<\/p>\n<p>Fjala \u201cilahun\u201d \u00ebsht\u00eb \u201cfailun\u201d, nd\u00ebrsa \u201cfailun\u201d do t\u00eb thot\u00eb ai i cili vepron. Te ne ai q\u00eb vepron \u00ebsht\u00eb Zoti, kurse \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb mjet.<\/p>\n<p>Pjesa pohuese<\/p>\n<p>Pjesa pohuese \u201cil\u2019la Allah\u201d \u2013 p\u00ebrve\u00e7 Allahut pohon q\u00eb realiteti hyjnor \u00ebsht\u00eb ekzistenca thelb\u00ebsore dhe absolute. T\u00eb qenit e Zotit \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor e i vetvetish\u00ebm dhe vet\u00ebm Ai i jep ekzistenc\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Faktin se s\u2019ka zota t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Allahut e v\u00ebrtetojm\u00eb me pjes\u00ebzen\u201cil\u2019la\u201d. Ajo tregon se askush tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 Allahut, nuk e g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e adhurimit. Prandaj t\u00eb qenit zot (hyjnia) i p\u00ebrket vet\u00ebm Allahut dhe kjo prerogativ\u00eb i mohohet \u00e7do gj\u00ebje p\u00ebrve\u00e7 Tij. Nj\u00eb bindje e k\u00ebtill\u00eb e mbush zemr\u00ebn e besimtarit me nurin e imanit dhe e b\u00ebn t\u00eb kuptoj\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb e Krijuesit dhe vog\u00eblsin\u00eb e tij para Zotit.<br \/>\nPejgamberi a.s ka th\u00ebn\u00eb: \u201cAllahu ishte, e asgj\u00eb nuk ishte me T\u00eb\u201d. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se e gjith\u00eb ekzistenca \u00ebsht\u00eb e krijuar dhe e ndar\u00eb si di\u00e7ka tjet\u00ebr nga Zoti.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e dyt\u00eb<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e dyt\u00eb \u201cMuhammedun resulullah\u201d- Muhammedi \u00ebsht\u00eb i d\u00ebrguar i Allahut do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb pranuarit e sistemit hyjnor q\u00eb ka shpallur Krijuesi p\u00ebr besimtar\u00ebt. Musliman\u00ebt duhet ta ndjekin ligjin e Krijuesit (sheriatin) dhe t\u00eb p\u00ebrpiqen ta realizojn\u00eb at\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme. Me k\u00ebt\u00eb mision erdhi Muhammedi a.s.<\/p>\n<p>Besimet e korruptuara dhe t\u00eb shtremb\u00ebruara, q\u00eb besonin zota t\u00eb rrem\u00eb, e kishin katandisur shoq\u00ebrin\u00eb dhe kishin topitur mendjen e njer\u00ebzve. Idhujt dhe putat ishin vendosur padrejt\u00ebsisht n\u00eb brendi t\u00eb Qabes\u00eb dhe kishin pushtuar mendjet dhe \u00e7oroditur imagjinat\u00ebn e njer\u00ebzve.<br \/>\nMusliman\u00ebt e par\u00eb, pasi q\u00eb rr\u00ebnuan idhujt e rrem\u00eb n\u00eb zemrat e tyre, me rastin e \u00e7lirimit t\u00eb Mek\u00ebs, i thyen idhujt dhe putat q\u00eb ishin vendosur nga idhujtar\u00ebt brenda Qabes\u00eb.<br \/>\nPrandaj shehadetin duhet ta pranojm\u00eb me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb ndikoj\u00eb plot\u00ebsisht duke zbrazur t\u00ebr\u00ebsisht zemr\u00ebn, mendimet dhe sjelljet tona nga \u00e7do nuanc\u00eb e mosbesimit, politeizmit apo besimeve t\u00eb rreme dhe feve t\u00eb shpikura a t\u00eb devijuara.<\/p>\n<p>Zemr\u00ebn e njeriut, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka dep\u00ebrtuar dhe \u00ebsht\u00eb q\u00ebndisur \u201cLa ilahe il\u2019la Allah\u201d, mund ta krahasojm\u00eb me pasqyr\u00ebn tek e cila arrin drita dhe q\u00eb e reflekton at\u00eb tek \u00e7do gj\u00eb q\u00eb e rrethon. Zemra e muslimanit \u00ebsht\u00eb si zemra e tr\u00ebndafilit q\u00eb shp\u00ebrndan arom\u00ebn tek ata q\u00eb jan\u00eb rreth tij. D\u00ebshmia e Zotit Nj\u00eb e t\u00eb Vet\u00ebm, Krijuesit t\u00eb gjitha bot\u00ebve, \u00ebsht\u00eb ruajtur n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb bijve t\u00eb Ademit.<\/p>\n<p>P\u00ebr baban\u00eb dhe n\u00ebn\u00ebn e njer\u00ebzimit, kjo d\u00ebshmi ishte nj\u00eb realitet i plot\u00eb q\u00eb nga momenti i krijimit t\u00eb tyre. Ademi a.s. pati mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb njohjen direkte t\u00eb Zotit. Ai u ngarkua q\u00eb k\u00ebt\u00eb dije direkte t\u2019ua p\u00ebrcjell\u00eb bijve t\u00eb tij. Edhe Hazreti Hava kishte q\u00ebndruar me bashk\u00ebshortin e saj n\u00eb xhenet. Ne bijt\u00eb e Ademit, p\u00ebrve\u00e7 pejgamber\u00ebve, nuk pat\u00ebm fatin t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb njohjen direkte t\u00eb Zotit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, edhe ne, trash\u00ebguesit e tyre, kemi qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb \u2018alemu dherr\u2019. Njeriu, vetja e tij, shpirti i tij, tashm\u00eb e ka pranuar Allahun si Zot t\u00eb vetin, madje qysh para ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij si njeri. Prandaj, ai, si i till\u00eb, do ta njoh\u00eb dhe do ta pranoj\u00eb Krijuesin e tij, Jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin dhe Furnizuesin e tij. Kemi pranuar amanetin e fes\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb nuk e pranuan toka dhe qiejt.<\/p>\n<p>Fitrah<\/p>\n<p>Fitrah, q\u00eb \u00ebsht\u00eb besimi n\u00eb ekzistenc\u00ebn e Zotit dhe pranimin e hyjnis\u00eb s\u00eb Tij, \u00ebsht\u00eb ngulitur dhe q\u00ebndisur n\u00eb shpirtin e secilit njeri. Muhammedi a.s. thot\u00eb: \u201c\u00c7do foshnje lind me natyr\u00eb t\u00eb past\u00ebr (fitrah), prind\u00ebrit pastaj e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb \u00e7ifut, t\u00eb krishter\u00eb, etj\u2026\u201d Ebu Hurejre thot\u00eb n\u00ebse doni lexoni: \u201cfitretallah el leti fatare en nase alejha &#8230; natyr\u00ebn (e past\u00ebr) fillestare, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Allahu i ka krijuar njer\u00ebzit\u2026 (Er Rum: 30)\u201d.<\/p>\n<p>Mu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tevhidi \u00ebsht\u00eb i hersh\u00ebm sa vet\u00eb njeriu. Ai \u00ebsht\u00eb fitrah, di\u00e7ka e lindur dhe e natyrshme prandaj nuk mund t\u00eb fshihet, por mund t\u00eb turbullohet, t\u00eb mbulohet me simptomat e mosbesimit dhe politeizmit. E n\u00ebse largohen k\u00ebto simptome dhe shkaqet e tyre, njeriu kthehet prap\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn e tij dhe e beson Zotin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb hadith kudsi, Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm thot\u00eb: \u201cI krijova rob\u00ebrit e Mi t\u00eb past\u00ebr. U erdh\u00ebn djajt\u00eb dhe i larguan nga feja e tyre, ua lejuan at\u00eb q\u00eb ua kisha ndaluar dhe i urdh\u00ebruan q\u00eb t\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb shok, ndon\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk u kisha zbritur kurrfar\u00eb argumenti.\u201d(transmeton: Ahmedi).<br \/>\nPoliteizmi \u00ebsht\u00eb si pasoj\u00eb e defektit t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb njeriut dhe besimit t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb zota t\u00eb supozuar. Me kalimin e koh\u00ebs, p\u00ebr fat t\u00eb keq, pas Ademit a.s., shum\u00eb njer\u00ebz, n\u00ebn ndikimin e shejtanit, u mashtruan, u larguan nga rruga e drejt\u00eb dhe e thyen zotimin e dh\u00ebn\u00eb. Kjo \u00e7oi n\u00eb tradit\u00ebn dhe praktik\u00ebn e politeizmit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb devijimit t\u00eb tyre nga Rruga e V\u00ebrtet\u00eb, njer\u00ebzit, nga padija, adhuruan si zot diellin, h\u00ebn\u00ebn, idhujt prej druri dhe guri, zjarrin, kafsh\u00ebt, njer\u00ebzit e shenjt\u00eb sikurse budist\u00ebt, lop\u00ebn sikurse hindus\u00ebt, pejgamber\u00ebt sikurse hebrenjt\u00eb Uzejrin, dhe t\u00eb krishter\u00ebt Isain a.s.<\/p>\n<p>Por, i dashuri Allah, me urt\u00ebsin\u00eb e Tij t\u00eb p\u00ebrsosur dhe m\u00ebshir\u00ebn e pafund ndaj pasardh\u00ebsve t\u00eb Ademit, n\u00eb intervale t\u00eb caktuara kohore, ka p\u00ebrzgjedhur pejgamber\u00eb dhe p\u00ebrmes tyre ka shpallur libra q\u00eb kan\u00eb pasur nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm : t\u2019iu k\u00ebrkojn\u00eb njer\u00ebzve t\u2019i kthehen Allahut dhe t\u2019i binden vet\u00ebm Atij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kan\u00eb insistuar Suhufet e Ibrahimit, Tevrati, Zeburi, Inxhili dhe Kurani fisnik.<\/p>\n<p>Imani n\u00eb Allah \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb fisnike dhe m\u00eb e madh\u00ebrishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Pejgamberi a.s ka th\u00ebn\u00eb: \u201cGj\u00ebja m\u00eb me vler\u00eb q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb un\u00eb dhe pejgamber\u00ebt para meje \u00ebsht\u00eb: Nuk ka zot tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Allahut. Atij i p\u00ebrket i gjith\u00eb pushteti dhe fal\u00ebnderimi dhe Ai cakton fatin e t\u00eb gjith\u00ebve.\u201d Mendimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb bot\u00ebs pohojn\u00eb se harmonia universale e universit tregon qart\u00eb p\u00ebr Zotin i cili i di dhe i sheh kufijt\u00eb e gjith\u00ebsis\u00eb, fillimin dhe fundin e saj . Prandaj dijetar\u00ebt, duke e soditur dhe studiuar bot\u00ebn, arrijn\u00eb te d\u00ebshmia e v\u00ebrtet\u00eb dhe e drejt\u00eb: \u201cAllahu d\u00ebshmon, e po ashtu edhe melek\u00ebt, dhe njer\u00ebzit e dijes, se nuk ka zot tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Tij, duke mbajtur drejt\u00ebsin\u00eb.\u201d (Ali Imran: 18).<\/p>\n<p>Fjala m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb peshore<\/p>\n<p>Muhammedi a.s. thot\u00eb: \u201cPa dyshim, dit\u00ebn e kiametit Allahu do t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb shesh nj\u00eb person nga ummeti im, pastaj do t\u00eb hapen para syve t\u00eb tij plot n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb regjistra (me veprat e tij), secili aq i madh sa mezi ta rrok syri&#8230; dhe do t\u2019i nxjerr\u00eb atij nj\u00eb let\u00ebr ku \u00ebsht\u00eb shkruar: \u201cLa ilahe il\u2019la Allah, Muhammedun resulullah\u201d&#8230; N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb peshores do t\u00eb vihen regjistrat e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr letra me shkrimin e D\u00ebshmis\u00eb. Ana me letr\u00ebn do t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00eb ai num\u00ebr regjistrash! Sepse emrin e Allahun nuk mund ta mas\u00eb asnj\u00eb peshore\u201d. (Tirmidhi)<\/p>\n<p>Gjithashtu Muhammedi a.s. tregon se Allahu xh.sh. i ka th\u00ebn\u00eb Musait a.s.: \u201cO Musa, po qe se shtat\u00eb kate qiej e shtat\u00eb kate tok\u00eb vihen n\u00eb nj\u00eb an\u00eb t\u00eb peshores dhe \u2018La ilahe il\u2019la Allah\u2019 t\u00eb vihet n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, \u2018La ilahe il\u2019la Allah\u2019 peshon m\u00eb r\u00ebnd\u00eb se to!\u201d (Nesai)<br \/>\nBesimi islam e pohon rob\u00ebrin\u00eb, por vet\u00ebm ndaj Allahut xh.sh., sepse n\u00eb realitet kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7lirim i v\u00ebrtet\u00eb ndaj \u00e7do n\u00ebnshtrimi tjet\u00ebr pos Allahut. Maksima kur\u2019anore \u2018La ilahe il\u2019la Allah\u2019 k\u00ebrkon q\u00eb njeriu ta rregulloj\u00eb jet\u00ebn e vet sipas saj, dhe jo vet\u00ebm ta p\u00ebrs\u00ebris\u00eb me gjuh\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb program i jet\u00ebs.<\/p>\n<p>E drejta e Allahut \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga rob\u00ebrit e Vet q\u00eb ta adhurojn\u00eb vet\u00ebm At\u00eb. Allahu \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madhi, m\u00eb i madh se gjith\u00ebsia e dukshme, m\u00eb i madh se t\u00eb gjitha hap\u00ebsirat e fshehta t\u00eb universit. Prandaj kordat e zemrave t\u00eb musliman\u00ebve e p\u00ebrs\u00ebrisin: Ti, Ti je Allahu, i Madhi, Furnizuesi, i Gjith\u00ebm\u00ebshirshmi, Fuqiploti, i P\u00ebrhershmi, i Bukuri, Madh\u00ebshtori. Ti, Ti je Allahu q\u00eb nuk ka Zot tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Teje. O, Zot b\u00ebje zjarrin e ndaluar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e beson dhe e lexon k\u00ebt\u00eb dhe vendose n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Firdeus!<\/p>\n<p>Allahu \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb Zot, nuk ka tjet\u00ebr pran\u00eb Tij: \u201cThuaj Ai \u00ebsht\u00eb Allahu, Nj\u00eb dhe i Vet\u00ebm.\u201d Allahu \u00ebsht\u00eb Absoluti, t\u00eb Cilit i p\u00ebrgj\u00ebrohet gjith\u00e7ka n\u00eb amshim. Ai as nuk lind, as nuk \u00ebsht\u00eb i lindur. Dhe askush nuk \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb (a i krahasuesh\u00ebm) me At\u00eb!\u201d (El Ihlas: 1-4)<br \/>\nLavd\u00ebruar qofsh o Allah i Madh\u00ebrish\u00ebm q\u00eb, me mir\u00ebsin\u00eb T\u00ebnde, na d\u00ebrgove Muhammedin a.s. t\u00eb na nxjerr\u00eb nga terri n\u00eb drit\u00eb, nga err\u00ebsirat e mosbesimit dhe adhurimit t\u00eb krijesave n\u00eb drit\u00ebn e adhurimit T\u00ebnd, Nj\u00eb dhe t\u00eb Vet\u00ebm! Lavd\u00ebruar qofsh o Krijuesi yn\u00eb dhe t\u00eb i gjitha krijesave!<\/p>\n<p><strong>Ajni SINANI<\/strong><br \/>\n<em>Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e redaksis\u00eb s\u00eb portalit www.prizrenpost.com<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cVall\u00eb, a nuk e sheh se si Allahu e p\u00ebrqas fjal\u00ebn e mir\u00eb me pem\u00ebn e mir\u00eb, e cila rr\u00ebnj\u00ebn e ka t\u00eb fort\u00eb n\u00eb tok\u00eb, kurse deg\u00ebt nga qielli? Me lejen e Zotit t\u00eb saj (pema) jep fruta n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. Allahu u tregon shembuj njer\u00ebzve, q\u00eb t\u2019ua v\u00ebn\u00eb veshin.\u201d (Ibrahim: 24-25). Ky ajet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62627,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2745],"class_list":["post-5186","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-ajni-sinani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5186","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5186"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5186\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62628,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5186\/revisions\/62628"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62627"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}