{"id":53833,"date":"2019-02-26T18:02:28","date_gmt":"2019-02-26T17:02:28","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=53833"},"modified":"2019-02-26T18:02:28","modified_gmt":"2019-02-26T17:02:28","slug":"per-ata-qe-presin-ti-shpetoje-amerika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/per-ata-qe-presin-ti-shpetoje-amerika\/","title":{"rendered":"P\u00ebr ata q\u00eb presin t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb Amerika"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_53835\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-53835\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/AE90E859-C44F-4515-9B2B-7D8AD4722372.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-53835\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/AE90E859-C44F-4515-9B2B-7D8AD4722372.png 350w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/AE90E859-C44F-4515-9B2B-7D8AD4722372-150x150.png 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/AE90E859-C44F-4515-9B2B-7D8AD4722372-300x300.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/AE90E859-C44F-4515-9B2B-7D8AD4722372-100x100.png 100w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-53835\" class=\"wp-caption-text\">Autor: <strong>Fatos LUBONJA<\/strong><\/p><\/div>\n<p>Para rreth dy jav\u00ebsh, Edi Rama l\u00ebshoi n\u00eb Parlament nj\u00eb fraz\u00eb q\u00eb ngriti shum\u00eb thashetheme. Tha se Sali Berisha ishte i m\u00ebrzitur, pasi kishte marr\u00eb nj\u00eb lajm t\u00eb keq, t\u00eb cilin la t\u00eb kuptoj\u00eb se e dinte, por nuk e thoshte dot. T\u00eb nes\u00ebrmen thashethemet  u p\u00ebrqendruan n\u00eb pyetjen drejtuar Berish\u00ebs nga Taulant Balla, n\u00ebse ish-Kryeministri mund ta kalonte dot oqeanin apo jo. K\u00ebshtu u shp\u00ebrhap thashethemi se Sali Berish\u00ebs i ishte refuzuar viza amerikane, q\u00eb politikisht u interpretua se amerikan\u00ebt i kishin hequr viz\u00eb Sali Berish\u00ebs. Nd\u00ebrkaq, ish- Kryeministri e refuzoi q\u00eb t\u00eb kishte k\u00ebrkuar t\u00eb shkonte n\u00eb SHBA.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb hedhur drit\u00eb mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, \u201cBalkanweb\u201d iu drejtua Departamentit t\u00eb Shtetit. Prej andej erdhi p\u00ebrgjigjja se duhet t\u00eb shikonin n\u00eb nj\u00eb link, ku gjendeshin emrat e njer\u00ebzve, t\u00eb cil\u00ebve SHBA u kishte mohuar viz\u00ebn p\u00ebr arsye korrupsioni. Kur u pa se aty nuk figuronte Sali Berisha, u tha se kishim t\u00eb b\u00ebnim me nj\u00eb nga manipulimet e shumta t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Mir\u00ebpo, nuk vonoi dhe ambasada e SHBA-ve n\u00eb Tiran\u00eb nxitoi t\u00eb l\u00ebshonte nj\u00eb prononcim p\u00ebr \u201cPanoram\u00ebn\u201d (ku gazetar\u00ebt ose nuk kishin t\u00eb drejt\u00eb pyetjeje, ose kishin frik\u00eb t\u00eb b\u00ebnin pyetje), n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn deklaroi se: \u201cAmbasada e SHBA-ve vazhdon t\u00eb ushtroj\u00eb autoritetin e vet\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb mohuar dhe revokuar viza\u2026\u201d, q\u00eb \u201cambasada e SHBA-ve u ka mohuar vizat m\u00eb shum\u00eb se 170 zyrtar\u00ebve dhe ish-zyrtar\u00ebve dhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre\u201d sepse \u201ci merr shum\u00eb seriozisht pretendimet p\u00ebr korrupsion dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb vizat dhe aplikimet p\u00ebr viz\u00eb t\u00eb zyrtar\u00ebve publik\u00eb me kontroll shtes\u00eb\u201d.<br \/>\nDuhet t\u00eb jesh shum\u00eb naiv p\u00ebr t\u00eb mos dyshuar se kjo deklarat\u00eb ishte nj\u00eb pohim indirekt, se n\u00eb fraz\u00ebn e th\u00ebn\u00eb nga Rama kishte di\u00e7ka t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe, jo vet\u00ebm, por se ambasada po hiqte dor\u00eb nga diskrecioni p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dor\u00eb Kryeministrit n\u00eb luft\u00ebn e tij politike.<br \/>\nEdhe n\u00eb qoft\u00eb shum\u00eb largvajt\u00ebs ky dyshim p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb, gjykoj se kjo deklarat\u00eb, gjithsesi, nuk duhet t\u00eb kalonte pa u komentuar, pasi ngrinte shum\u00eb pik\u00ebpyetje serioze mbi rolin e ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nPik\u00ebpyetja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb se me \u00e7far\u00eb tagri e merr k\u00ebt\u00eb \u201cautoritet t\u00eb gjer\u00eb\u201d ambasada, q\u00eb i dh\u00ebnka t\u00eb drejt\u00eb vetes t\u00eb luaj\u00eb k\u00ebt\u00eb rol paraprokurori n\u00eb Shqip\u00ebri? Mesa di un\u00eb, k\u00ebt\u00eb \u201cautoritet t\u00eb gjer\u00eb\u201d nuk ia jep ligji shqiptar, aq m\u00eb pak ai amerikan. K\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lloj autoriteti historiko-moralo-gjeopolitik \u2013 n\u00ebse mund t\u2019i v\u00ebm\u00eb disa mbiemra \u2013 q\u00eb meriton t\u00eb debatohet p\u00ebr sa i p\u00ebrket origjin\u00ebs s\u00eb tij, por q\u00eb gjithsesi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb autoritet nga ata q\u00eb fitohen n\u00ebp\u00ebrmjet respektit; d.m.th. q\u00eb t\u00eb b\u00ebn \u201ct\u00eb jesh\u201d autoritet (to be authority), si\u00e7 do t\u00eb thoshte psiko-sociologu dhe humanisti i njohur amerikan, Eric From, dhe jo \u201ct\u00eb kesh \u201cautoritet (To have authority) sepse je m\u00eb i fort\u00eb, sepse ke m\u00eb shum\u00eb fuqi, sepse mund t\u00eb jap\u00ebsh e t\u00eb heq\u00ebsh viza etj.. E pra, ky veprim i ambasad\u00ebs \u00ebsht\u00eb nga ata q\u00eb nuk t\u00eb b\u00ebn t\u00eb fitosh respekt, p\u00ebrkundrazi, ta humbas\u00ebsh respektin, pasi shkel disa parime t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cila-t\u00ebt SHBA merren vazhdimisht si shembull pozitiv. Sepse pyetja e par\u00eb q\u00eb i lind \u00e7dokujt, i cili mendon me kok\u00ebn e tij dhe jo me kok\u00ebn e profet\u00ebve t\u00eb rrem\u00eb, q\u00eb shp\u00ebrhapin n\u00eb opinion iden\u00eb se do t\u00eb na shp\u00ebtoj\u00eb Amerika nga kriminel\u00ebt, \u00ebsht\u00eb se cili qenka ky organiz\u00ebm q\u00eb paska ngritur ambasada q\u00eb provuaka se \u201cx\u201d person ka b\u00ebr\u00eb korrupsion, prandaj nuk e meriton viz\u00ebn, kurse \u201cy\u201d person jo? Kam d\u00ebgjuar shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb ankohen p\u00ebr arbitraritetin, me t\u00eb cilin Konsullata vendos se cilit ia jep viz\u00ebn e cilit jo \u2013 shoq\u00ebruar me ankes\u00ebn se, t\u00eb pakt\u00ebn duhet t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb disa kritere q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb mos harxhojn\u00eb m\u00eb kot koh\u00ebn e tyre, si dhe shum\u00ebn e majme prej rreth 200 dollar\u00ebsh sa her\u00eb aplikojn\u00eb. Por q\u00eb Konsullata punuaka p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar lista t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr burg n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebve u mohon viz\u00ebn, kjo e tejkalon imagjinat\u00ebn sepse \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr dy parimeve baz\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs: ai i prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb derisa t\u00eb d\u00ebnon nj\u00eb gjykat\u00eb dhe ai i barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit. Pas deklarat\u00ebs s\u00eb ambasad\u00ebs po qarkullojn\u00eb lloj-lloj emrash t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb prezumuar, t\u00eb fajsh\u00ebm nga ambasada amerikane p\u00ebr korrupsion nisur nga p\u00ebrfolja e tyre, ku secili fut armiqt\u00eb e vet\u00eb. Por bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb list\u00eb qarkullon edhe nj\u00eb list\u00eb tjet\u00ebr emrash, po aq t\u00eb p\u00ebrfolur, q\u00eb l\u00ebvizin lirisht n\u00eb SHBA, madje disa prej tyre ishin n\u00eb SHBA dit\u00ebt q\u00eb doli deklarata e ambasad\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr faktin se kemi Kryeministrin, dora vet\u00eb, q\u00eb ka shkelur ligjin amerikan me ato 80,000 dollar\u00ebt e famsh\u00ebm q\u00eb ka paguar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb foto me Obam\u00ebn dhe ambasada nuk ka pip\u00ebtir\u00eb.<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb, si ta shpjegojm\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ambasad\u00ebs n\u00eb shkelje t\u00eb prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit (pavar\u00ebsisht se cil\u00ebt jan\u00eb personat n\u00eb at\u00eb list\u00eb, q\u00eb edhe mund ta meritojn\u00eb hetimin n\u00eb Shqip\u00ebri)? Gjykoj se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb abuzim me \u201cautoritetin e gjer\u00eb\u201d q\u00eb u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt SHBA-ve, n\u00ebp\u00ebrmjet asaj shpres\u00ebs se do t\u00eb na shp\u00ebtoj\u00eb Amerika, n\u00ebp\u00ebrmjet atij servilizmit tradicional ndaj v\u00ebllait t\u00eb madh (dikur sovjetik, pastaj kinez) kombinuar me bizantinizmin e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb, duke mos qen\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb legjitimitet brenda vendit, k\u00ebrkojn\u00eb ta fitojn\u00eb k\u00ebt\u00eb duke u sh\u00ebrbyer interesave amerikane. (Meq\u00eb ra fjala, po kujtoj se pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb \u201cautoritet\u201d k\u00ebrkoi t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb edhe ish-ambasadori Arvizu kur deshi t\u00eb na sillte n\u00eb Shqip\u00ebri arm\u00ebt kimike nga Siria).<br \/>\nKy abuzim me autoritetin po shfaqet n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb angazhimi t\u00eb tepruar t\u00eb ambasad\u00ebs n\u00eb loj\u00ebn e brendshme politike. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja, ai po i shtyn gj\u00ebrat n\u00eb nj\u00eb drejtim t\u00eb gabuar sepse nd\u00ebrhyrje si ato q\u00eb p\u00ebrmenda, duke qen\u00eb kund\u00ebr principeve baz\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, jan\u00eb nj\u00eb shembull negativ q\u00eb u jepet shqiptar\u00ebve nga nj\u00eb shtet demokratik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb radh\u00eb, sipas gjykimit tim, jan\u00eb edhe nd\u00ebrhyrjet e fundit ndaj protestave apo ndaj veprimit t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr heqjen e mandateve. Edhe ato, dashje pa dashje, po ndihmojn\u00eb instalimin e nj\u00eb regjimi autoritar dhe arbitrar n\u00eb Shqip\u00ebri. Pse mendoj k\u00ebshtu? Jo se nuk kam rezervat e mia p\u00ebr heqjen e mandateve apo edhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin e dhun\u00ebs n\u00ebp\u00ebr protesta, por sepse n\u00eb nd\u00ebrhyrjet e ambasad\u00ebs kund\u00ebr dhun\u00ebs apo kund\u00ebr heqjes s\u00eb mandateve, gjej disa mungesa q\u00eb flasin shum\u00eb. N\u00eb to mungon kujtesa historike e k\u00ebtyre 28 vjet\u00ebve, q\u00eb ne shqiptar\u00ebve na tregon se aktori kryesor i s\u00eb keqes n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend kan\u00eb qen\u00eb gjithher\u00eb maxhorancat q\u00eb kan\u00eb e trajtuar opozit\u00ebn jo si kund\u00ebrshtar politik, por si armik q\u00eb duhet eliminuar, gj\u00eb q\u00eb Edi Rama e ka shtrir\u00eb edhe kundrejt cilitdo institucioni apo individi, q\u00eb kund\u00ebrshton politikat e tij. (S\u00eb fundi e b\u00ebri edhe kundrejt \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d). Bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb munges\u00eb kujtese, s\u00eb cil\u00ebs i duhet shtuar edhe mungesa e kujtes\u00ebs se, n\u00eb vite ambasada \u00ebsht\u00eb gjetur shpesh duke mb\u00ebshtetur pal\u00ebn e gabuar dhe s\u2019ka pranuar m\u00eb pas asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, n\u00eb nd\u00ebrhyrjet e fundit nuk gjen gjithashtu aspak vullnetin p\u00ebr t\u00eb kuptuar se ky p\u00ebrshkall\u00ebzim i protestave dhe i dhun\u00ebs buron nga frustrimi i popullsis\u00eb dhe opozit\u00ebs nga efekti i nj\u00eb dhune shum\u00eb m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr: dhuna strukturore n\u00eb rritje, q\u00eb shfaqet te vendimmarrjet gjithnj\u00eb e m\u00eb arbitrare, t\u00eb paligjshme dhe korruptive t\u00eb qeveris\u00eb Rama. N\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrhyrje nuk gjen asnj\u00eb fije ndjeshm\u00ebrie p\u00ebr faktin se nuk ka m\u00eb asnj\u00eb institucion shqiptar q\u00eb t\u2019i frenoj\u00eb k\u00ebto vendimmarrje n\u00ebp\u00ebrmjet mekanizmave t\u00eb check and balance, sepse jan\u00eb t\u00eb kapur nga qeveria. N\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrhyrje nuk gjen aspak as dyshimin e vet\u00ebp\u00ebrmbajtjen q\u00eb duhet t\u00eb ngjallin k\u00ebto lloj vendimmarrjesh (boll t\u00eb kujtoj skandalin e \u201cAstirit\u201d, q\u00eb prek direkt edhe SHBA-n\u00eb, si shtetin t\u00eb cilit i jan\u00eb falsifikuar dokumentet p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb megakorrupsion), p\u00ebrkundrazi, ambasada shfaqet qartazi si nj\u00eb aleate e k\u00ebsaj qeverie dhe jo si nj\u00eb arbit\u00ebr midis pal\u00ebve. Dhe k\u00ebtu vlen t\u00eb p\u00ebrmendet se pal\u00ebt nuk jan\u00eb vet\u00ebm maxhoranca dhe opozita, por edhe nj\u00eb popull i t\u00ebr\u00eb, t\u00eb cilin gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb k\u00ebsaj maxhorance e ka kapluar d\u00ebshp\u00ebrimi, duke e \u00e7uar n\u00eb 60 % shifr\u00ebn e atyre q\u00eb duan t\u00eb braktisin vendin.<br \/>\nE pra, n\u00ebse k\u00ebto nd\u00ebrhyrje t\u00eb ambasad\u00ebs mund t\u00eb shpjegohen me funksionet q\u00eb kan\u00eb ambasadat kudo n\u00eb bot\u00eb: \u2013 kurimi pran\u00eb qeverive p\u00ebrkat\u00ebse i interesave amerikane, \u2013 at\u00ebher\u00eb punonj\u00ebsit e saj duhet t\u00eb ken\u00eb ndershm\u00ebrin\u00eb e njohjes s\u00eb k\u00ebtij konflikti interesi, q\u00eb duhet t\u2019i b\u00ebj\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbahen n\u00eb zellin e tyre p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh edhe lojtar\u00eb s\u00eb bashku me qeverin\u00eb n\u00eb konfliktin politik shqiptar, edhe arbit\u00ebr i k\u00ebtij konflikti. P\u00ebrndryshe, gjykoj se shqiptar\u00ebt q\u00eb ende ushqejn\u00eb shpres\u00ebn e rreme se do t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb t\u00eb huajt, duhet t\u2019i trajtojn\u00eb sa m\u00eb shpejt edhe burokrat\u00ebt e SHBA-ve ashtu si euroburokrat\u00ebt e Brukselit, (p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kam shkruar n\u00eb shkrimin paraardh\u00ebs), si pjes\u00eb e problemit dhe jo e zgjidhjes.<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para rreth dy jav\u00ebsh, Edi Rama l\u00ebshoi n\u00eb Parlament nj\u00eb fraz\u00eb q\u00eb ngriti shum\u00eb thashetheme. Tha se Sali Berisha ishte i m\u00ebrzitur, pasi kishte marr\u00eb nj\u00eb lajm t\u00eb keq, t\u00eb cilin la t\u00eb kuptoj\u00eb se e dinte, por nuk e thoshte dot. T\u00eb nes\u00ebrmen thashethemet u p\u00ebrqendruan n\u00eb pyetjen drejtuar Berish\u00ebs nga Taulant Balla, n\u00ebse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":53835,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2784],"class_list":["post-53833","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-fatos-lubonja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53833","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53833"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53833\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53835"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53833"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53833"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53833"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}