{"id":54100,"date":"2019-03-03T16:49:33","date_gmt":"2019-03-03T15:49:33","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=54100"},"modified":"2019-03-03T17:06:00","modified_gmt":"2019-03-03T16:06:00","slug":"kush-ishte-shaban-jashari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kush-ishte-shaban-jashari\/","title":{"rendered":"Kush ishte Shaban Jashari?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Shaban-Jashari.png\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-54101\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Shaban-Jashari.png 1500w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Shaban-Jashari-300x150.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Shaban-Jashari-768x384.png 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Shaban-Jashari-1024x512.png 1024w\" sizes=\"(max-width: 1500px) 100vw, 1500px\" \/><\/p>\n<p><strong>Shaban Murat Jashari lindi m\u00eb 2 prill t\u00eb vitit 1924, n\u00eb Prekaz, fshat i njohur p\u00ebr rezistenc\u00eb kund\u00ebr shkel\u00ebsve t\u00eb trojeve t\u00eb atdheut. Ishte djali i vet\u00ebm i Murat Jasharit t\u00eb cilit m\u00eb von\u00eb i lindin edhe dy bija.<\/strong><\/p>\n<p>Edhe babai i tij kishte qen\u00eb burri i vet\u00ebm n\u00eb familje, ashtu sikurse dhe gjyshi, Fazli Jashari.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e pushtimit t\u00eb Kosov\u00ebs nga Mbret\u00ebria Jugosllave, prej vitit 1918 e deri m\u00eb 11 prill t\u00eb vitit 1941, burrat e Prekazit ashtu sikurse edhe t\u00eb shum\u00eb fshatrave t\u00eb tjera t\u00eb Drenic\u00ebs, n\u00eb vazhdim\u00ebsi ndodheshin n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb Xhandarm\u00ebris\u00eb Serbe, meq\u00eb ata kurr\u00eb nuk e pranuan rob\u00ebrin\u00eb, as jet\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt me serb\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb 11 prill t\u00eb vitit 1941, Gjermania sulmoi ushtarakisht Jugosllavin\u00eb, e cila pas dhjet\u00eb dit\u00ebsh, n\u00ebnshkroi kapitullimin.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, shqiptar\u00ebt kudo n\u00eb Kosov\u00eb, ndiheshin m\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Administrata e huaj italo-gjermane hapi shkolla n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe i pranoi shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjitha instancat e jet\u00ebs organizative civile e ushtarake.<\/p>\n<p>Qeveria italo-shqiptare solli mbi 200 m\u00ebsues nga Shqip\u00ebria, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrhapnin arsimin shqip n\u00eb Kosov\u00eb. Nj\u00eb num\u00ebr i caktuar i k\u00ebtyre m\u00ebsuesve ishte vendosur edhe n\u00eb trev\u00ebn e Drenic\u00ebs. N\u00eb fshatin Vitak t\u00eb Sk\u00ebnderajt ishte em\u00ebruar m\u00ebsues Vasil Vasili nga Gjirokastra, i cili u angazhua me p\u00ebrkushtim p\u00ebr t\u2019i arsimuar jo vet\u00ebm t\u00eb rinjt\u00eb, por edhe m\u00eb t\u00eb moshuarit t\u00eb k\u00ebtij fshati e t\u00eb rrethin\u00ebs s\u00eb tij. Edhe Shaban Jashari kishte ndjekur m\u00ebsimet n\u00eb gjuh\u00ebn amtare. Ai kishte treguar interesim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr dije.<\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn 20 vje\u00e7are Shabani martohet me Zahide Gecin nga Llausha. Atyre u lind\u00ebn 14 f\u00ebmij\u00eb. Nga ata u rrit\u00ebn dhe u trash\u00ebguan: Hava, Rifati, Hamza, Zyla, Zoja, Ademi, Qamilja dhe Halimja.<\/p>\n<p>N\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 1949, Shaban Jashari em\u00ebrohet m\u00ebsues n\u00eb Prekaz. Duke qen\u00eb se qeveria jugosllave n\u00eb vitin 1948, pas prishjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Shqip\u00ebrin\u00eb, i kishte p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga Kosova edhe shum\u00eb m\u00ebsues shqiptar\u00eb, drejtuesit e arsimit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb em\u00ebruan m\u00ebsues edhe disa shkollar\u00eb q\u00eb nuk e kishin kualifikimin e duhur shkollor. I till\u00eb ishte edhe Shaban Jashari. Ai nuk e kishte kryer shkollimin e plot\u00eb, por kishte treguar p\u00ebrkushtim dhe vullnet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb arsimuar brezat e rinis\u00eb shqiptare n\u00eb Drenic\u00eb.<\/p>\n<p>Duke v\u00ebrejtur p\u00ebrkushtimin e tij n\u00eb edukimin patriotik t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve, drejtuesit e organeve arsimore, q\u00eb kontrolloheshin nga komisar\u00ebt e partis\u00eb, n\u00eb vitin 1952, Shaban Jasharin e p\u00ebrjashtojn\u00eb nga procesi edukativo-arsimor.<\/p>\n<p>Largimi nga puna t\u00eb cil\u00ebn e donte me shpirt, Shabanit i dha nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, por megjithat\u00eb nuk u gjun\u00ebzua.<\/p>\n<p>Nga gjyshi dhe nga kuvendar\u00ebt e urt\u00eb kishte m\u00ebsuar se armikut mund t\u2019i rrihej karshi vet\u00ebm me arm\u00eb, me dije dhe me pasuri. Shaban Jashari iu dha po aq me p\u00ebrkushtim edhe pun\u00ebs n\u00eb ngritjen dhe forcimin ekonomik t\u00eb familjes. Ai e dinte po ashtu se varf\u00ebria t\u00eb detyron t\u00eb b\u00ebhesh rob, andaj, me bijt\u00eb dhe bijat dhe me bashk\u00ebshorten Zahide, iu rrek pun\u00ebve t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr arriti t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb gjendjen ekonomike.<\/p>\n<p>Shaban Jashari i p\u00ebrket brezit t\u00eb shqiptar\u00ebve liridash\u00ebs, brezit q\u00eb mbi supe barti pesh\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb rob\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb represionit shtet\u00ebror serb.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt i kishte edukuar n\u00eb frym\u00eb atdhedashurie, i kishte kalitur n\u00eb pun\u00eb fizike e i kishte m\u00ebsuar t\u00eb jen\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs n\u00eb arritjen e q\u00ebllimeve t\u00eb tyre fisnike n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 13 maj t\u00eb vitit 1981, me rastin e r\u00ebnies heroike t\u00eb Tahir e t\u00eb Nebih Meh\u00ebs, Shaban Jashari me bijt\u00eb, Hamz\u00ebn dhe Ademin, shkoi n\u00eb varrimin e bashk\u00ebfshatar\u00ebve t\u00eb tyre, edhe pse partia dhe policia kishin dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb varrimi t\u00eb kryhej heshtas dhe n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb numri tejet t\u00eb kufizuar t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai ishte n\u00eb dijeni t\u00eb aktivitetit ilegal t\u00eb bijve t\u00eb tij dhe t\u00eb bashk\u00ebmendimtar\u00ebve t\u00eb tyre. Ai jo vet\u00ebm q\u00eb nuk do i\u2019u b\u00ebhej penges\u00eb n\u00eb synimet e tyre patriotike, por do t\u2019i ndihmonte, do t\u2019i ruante dhe do t\u2019i k\u00ebshillonte, kurdo q\u00eb e konsideronte t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 1991, Shabani ishte njoftuar edhe p\u00ebr faktin se djali i tij, Ademi, kishte shkuar n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u2019u st\u00ebrvitur ushtarakisht. Ai asnj\u00ebher\u00eb nuk kishte shfaqur dyshim lidhur me rrug\u00ebn q\u00eb kishin filluar ta trasonin bijt\u00eb, miqt\u00eb dhe bashk\u00ebmendimtar\u00ebt e tyre. Ishte i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se rruga historike e rezistenc\u00ebs nuk ndalej, ashtu sikurse ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm se rruga e liris\u00eb \u00e7ahej me shpat\u00eb n\u00eb dor\u00eb, me mund dhe me sakrifica t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>30 dhjetor 1991<\/p>\n<p>Forca t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb policis\u00eb serbe kishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrethim Kull\u00ebn e jashar\u00ebve n\u00eb Prekaz, pasi paraprakisht kishin sakt\u00ebsuar se n\u00eb Kull\u00eb ndodhej Adem Jashari me t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrit dhe me shum\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb. P\u00ebrderisa komandanti i policis\u00eb kishte k\u00ebrkuar nga Shaban Jashari dhe nga bijt\u00eb e tij q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzoheshin, luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb iu kishin p\u00ebrgjigjur me zjarr kund\u00ebrsulmit duke e \u00e7ar\u00eb rrethimin.<\/p>\n<p>Policia serbe me forca t\u00eb m\u00ebdha mbante n\u00eb rrethim Kull\u00ebn e Shaban Jasharit, nd\u00ebrsa n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr ndodhej edhe t\u00ebr\u00eb lagja Jasharaj. P\u00ebr t\u2019iu shkuar n\u00eb ndihm\u00eb trimave t\u00eb Prekazit, drejt Kull\u00ebs ishin nisur mij\u00ebra drenicar\u00eb nga fshatrat p\u00ebrreth.<\/p>\n<p>Komanda e policis\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje edhe helikopter\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar shqiptar\u00ebt liridash\u00ebs dhe n\u00eb rast t\u00eb kund\u00ebrv\u00ebnies s\u00eb p\u00ebrgjithshme, kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb sulmonte turm\u00ebn q\u00eb ishte mobilizuar spontanisht, e cila dyndej drejt Prekazit, pasi kishte d\u00ebgjuar krismat n\u00eb Kull\u00ebn e Jashar\u00ebve. At\u00eb dit\u00eb, polic\u00ebt serb\u00eb nga helikopteri plagosen Vesel Selimin nga A\u00e7areva, i cili, me t\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr rrethimin e komandant Adem Jasharit, kishte arritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb Prekaz.<\/p>\n<p>Shaban Jashari ishte shtyll\u00eb e fort\u00eb e p\u00ebrkrahjes p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ai, asnj\u00ebher\u00eb nuk shfaqi dilem\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk u demoralizua dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk e nd\u00ebrpreu pun\u00ebn dhe kujdesin si prind, sidomos p\u00ebr nipat dhe mbesat. Shqet\u00ebsimet dhe brengat e tij ishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb me shqet\u00ebsimet e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb.<\/p>\n<p>Vitet e r\u00ebnda si tunxhi, t\u00eb rob\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb delirit pacifist, n\u00eb vitet &#8217;90 nuk e thyen, as e demoralizuan Shabanin. Ai i besonte fitores, i besonte forc\u00ebs dhe vendosm\u00ebris\u00eb s\u00eb trimave, t\u00eb cil\u00ebt kishin formuar b\u00ebrtham\u00ebn e ushtris\u00eb s\u00eb ardhshme t\u00eb Kosov\u00ebs. Ishte kurdoher\u00eb pran\u00eb djemve dhe shok\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Shabani respektohej dhe \u00e7mohej nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Me rrug\u00ebn e tij t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb ndershme jet\u00ebsore ai e kishte fituar dashurin\u00eb dhe respektin e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve dhe miqve, ashtu sikurse e kishte fituar edhe m\u00ebrin\u00eb dhe urrejtjen e armiqve, t\u00eb cil\u00ebt e p\u00ebrcillnin \u00e7do l\u00ebvizje t\u00eb tij.<\/p>\n<p>22 janar 1998<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebt e hershme t\u00eb 22 janarit t\u00eb vitit 1998, forca t\u00eb shumta t\u00eb nj\u00ebsive speciale serbe rrethojn\u00eb Kull\u00ebn e Jashar\u00ebve dhe pa kurrfar\u00eb paralajm\u00ebrimi fillojn\u00eb t\u00eb shtiejn\u00eb me minahedh\u00ebs dhe me arm\u00eb t\u00eb tjera automatike.<\/p>\n<p>Shaban Jashari me t\u00eb birin Hamz\u00ebn dhe me nipat e mbesat: Besimin, Fitimin, Kushtrimin e t\u00eb tjer\u00eb, nuk u gjet\u00ebn n\u00eb befasi. Ata rr\u00ebmbyen arm\u00ebt dhe iu p\u00ebrgjigjen kund\u00ebrsulmit t\u00eb forcave vrastare. Pas shk\u00ebmbimit t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb zjarrit dhe q\u00ebndres\u00ebs heroike, n\u00eb koh\u00ebn kur kishte filluar t\u00eb p\u00ebrhapej agimi i dit\u00ebs, kriminel\u00ebt u larguan t\u00eb turp\u00ebruar. Ata ishin t\u00ebrhequr n\u00eb panik, duke l\u00ebn\u00eb prapa rroba, pancir\u00eb, minahedh\u00ebs e helmeta, shenja k\u00ebto q\u00eb tregonin se armiku kishte p\u00ebsuar humbje.<\/p>\n<p>N\u00eb familjen e Shaban Jasharit, gjat\u00eb k\u00ebtij rrethimi ishin plagosur Selvete Ham\u00ebz Jashari dhe Ilirian\u00eb Rifat Jashari.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, m\u00eb 23 janar, mij\u00ebra shqiptar\u00eb liridash\u00ebs dhe vizitor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shkuan te Kulla e Q\u00ebndres\u00ebs n\u00eb Prekaz. Ata i priste dhe i p\u00ebrcillte Shaban Jashari, duke treguar vendosm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur fuqimisht rrug\u00ebn e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Nuk i l\u00ebshojm\u00eb trojet, \u2013 u thoshte vizitor\u00ebve dhe shtonte:<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb patundur n\u00eb rrug\u00ebn e liris\u00eb!<\/p>\n<p>Shaban Jashari ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm se armiku s\u00ebrish do t\u00eb rikthehej n\u00eb Prekaz. K\u00ebt\u00eb e dinin t\u00eb gjith\u00eb Jashar\u00ebt, por asnj\u00ebri nuk ishte m\u00ebdyshur dhe luhatur. Ai e kishte dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn dhe at\u00eb nuk e kishte thyer kurr\u00eb n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>5, 6 dhe 7 mars, 1998<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebngjesin e 5 marsit t\u00eb vitit 1998, forcat e motorizuara t\u00eb nj\u00ebsive elite speciale serbe kishin filluar sulmin me arm\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb artileris\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Kull\u00ebs s\u00eb Jashar\u00ebve. Rreth or\u00ebs 6 ishte zbrazur bresh\u00ebri paralajm\u00ebrues i fillimit t\u00eb betej\u00ebs, q\u00eb do t\u2019ua nd\u00ebrronte rrejdh\u00ebn ngjarjeve jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, por madje edhe n\u00eb t\u00ebr\u00eb Ballkanin.<\/p>\n<p>Brenda n\u00eb Kull\u00eb ishin: Shaban Jashari, Ham\u00ebz Jashari, Adem Jashari, Osman Geci, Bashkim Rifat Jashari, Fitim Adem Jashari, Kushtrim Adem Jashari, Besim Ham\u00ebz Jashari, Zahidja me rejat Adilen, Feriden dhe Zarifen, si dhe nipat e mbesat: Selvetja, Afetja, Liria, Blerimi, Fatimja, Blerina, Igballja, Igballi, Valdetja, Hidajetja e Besarta.<\/p>\n<p>Bresh\u00ebria e arm\u00ebve t\u00eb armikut kishte vazhduar gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb dit\u00ebs. N\u00eb intervale t\u00eb shkurtra t\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb zjarrit, vrastar\u00ebt serb\u00eb p\u00ebrmes megafonave k\u00ebrkonin dor\u00ebzimin e Jashar\u00ebve, n\u00eb rast t\u00eb kund\u00ebrt ata paralajm\u00ebronin shfarosjen totale t\u00eb krejt familjes.<\/p>\n<p>Lufta vazhdonte. T\u00eb gjith\u00eb i mbanin pozicionet nga ku pritej t\u00eb afrohej k\u00ebmb\u00ebsoria e armikut. Komandant Ademi i kontrollonte pozicionet. I k\u00ebshillonte luft\u00ebtar\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos e harxhonin kot municionin, por t\u00eb prisnin derisa t\u00eb afrohej k\u00ebmb\u00ebsoria.<\/p>\n<p>Me urdhrin e Komandantit dhe me p\u00eblqimin e Shaban Jasharit, nga Kulla ishte larguar, duke \u00e7ar\u00eb rrethimin, Bashkim Rifat Jashari. Luftimet e pand\u00ebrprera kishin vazhduar edhe dit\u00ebn e dyt\u00eb e t\u00eb tret\u00eb, derisa predha e topave t\u00eb armikut e kishte goditur bunkerin ku strehoheshin f\u00ebmij\u00ebt e grat\u00eb, 13 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb Shaban Jasharit.<\/p>\n<p>Goditja kishte qen\u00eb fatale. Nga vendstrehimi, n\u00eb t\u00eb cilin kishte r\u00ebn\u00eb ploja mizore, kishte shp\u00ebtuar vet\u00ebm Besarta Jashari, d\u00ebshmitarja e vetme e ndeshjes m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme t\u00eb historis\u00eb son\u00eb m\u00eb t\u00eb re. Dit\u00ebn e tret\u00eb, forcat serbe kishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr edhe disa sht\u00ebpi t\u00eb tjera t\u00eb lagjes s\u00eb Jashar\u00ebve. K\u00ebt\u00eb dit\u00eb, n\u00eb Kull\u00ebn e Q\u00ebndres\u00ebs, n\u00eb mesin e 20 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb tij, kishte r\u00ebn\u00eb edhe vet\u00eb kryefamiljari, Shaban Jashari. Nd\u00ebr ta kishte r\u00ebn\u00eb edhe komandanti legjendar, anteu i koh\u00ebs son\u00eb, Adem Shaban Jashari.<\/p>\n<p>R\u00ebnia heroike e Jashar\u00ebve i kishte dh\u00ebn\u00eb impulse vendimtare luft\u00ebs t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Pas k\u00ebtij heroizmi t\u00eb Jashar\u00ebve, mij\u00ebra liridash\u00ebs shqiptar\u00eb, q\u00eb gjendeshin n\u00eb emigracion n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs dhe t\u00eb bot\u00ebs, iu bashkun Luft\u00ebs \u00c7lirimtare.<\/p>\n<p>Jashar\u00ebt u b\u00ebn\u00eb familje nderi e qytetrimit dhe familja m\u00eb meritore e kombit shqiptar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shaban Murat Jashari lindi m\u00eb 2 prill t\u00eb vitit 1924, n\u00eb Prekaz, fshat i njohur p\u00ebr rezistenc\u00eb kund\u00ebr shkel\u00ebsve t\u00eb trojeve t\u00eb atdheut. Ishte djali i vet\u00ebm i Murat Jasharit t\u00eb cilit m\u00eb von\u00eb i lindin edhe dy bija. Edhe babai i tij kishte qen\u00eb burri i vet\u00ebm n\u00eb familje, ashtu sikurse dhe gjyshi, Fazli [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":54101,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[5032,5309,36],"class_list":["post-54100","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture","tag-deshmor","tag-shaban-jashari","tag-uck"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54100","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54100"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54100\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54101"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54100"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54100"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54100"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}