{"id":54231,"date":"2019-03-24T11:04:22","date_gmt":"2019-03-24T10:04:22","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=54231"},"modified":"2019-03-24T11:04:22","modified_gmt":"2019-03-24T10:04:22","slug":"serbia-i-ka-merituar-bombardimet-e-nato-s","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/serbia-i-ka-merituar-bombardimet-e-nato-s\/","title":{"rendered":"Serbia i ka merituar bombardimet e NATO-s"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_54233\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-54233\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/jakup-krasniqi.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-54233\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/jakup-krasniqi.png 350w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/jakup-krasniqi-150x150.png 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/jakup-krasniqi-300x300.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/jakup-krasniqi-100x100.png 100w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-54233\" class=\"wp-caption-text\">Autor: <b>Jakup KRASNIQI<\/b><\/p><\/div>\n<p>Serb\u00ebt, duke e par\u00eb veten si nj\u00eb popull \u201chyjnor\u201d e t\u00eb ushqyer me mitin e nj\u00eb beteje t\u00eb humbur e t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar t\u00eb popujve t\u00eb Ilirikut, \u00ebnd\u00ebrruan fuqin\u00eb e nj\u00eb perandorie t\u00eb re n\u00eb koh\u00ebn kur t\u00eb vjetrat ishin shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb dhe harruar. Si ta quajm\u00eb ndryshe k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje me baz\u00eb n\u00eb mite e legjenda t\u00eb mesjet\u00ebs s\u00eb err\u00ebt, ve\u00e7 \u00e7menduri serbe! Sa her\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit jetojn\u00eb n\u00ebn nj\u00eb kulm me t\u00eb \u00e7mendur pasojat bien mbi ata q\u00eb jetojn\u00eb s\u00eb bashku apo aty af\u00ebr. K\u00ebshtu ndodhi me tre popujt e Ilirikut Per\u00ebndimor, kroat\u00ebt, boshnjak\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb fundin e shekullit XX, duke mos p\u00ebrjashtuar as vet\u00eb serb\u00ebt nga kjo \u00e7menduri.<\/p>\n<p>M\u00ebsuesja e jet\u00ebs na m\u00ebson se kontinentin e vjet\u00ebr \u2013 Europ\u00ebn \u2013 n\u00eb shekullin XX e kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb tri val\u00eb t\u00eb m\u00ebdha \u00e7mendurish. Dy \u00e7mendurit\u00eb e para europiane, q\u00eb kishin p\u00ebr q\u00ebllim dominim, i pat\u00ebn p\u00ebrjetuar popujt n\u00eb shkall\u00eb bot\u00ebrore, kurse t\u00eb tret\u00ebn, \u00e7mendurin\u00eb serbe, e p\u00ebrjetuan vet\u00ebm tre popuj t\u00eb Ilirikut, kroat\u00ebt, boshnjak\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt. Baz\u00ebn e k\u00ebsaj \u00e7mendurie e ka shpjeguar mir\u00eb amerikani me origjin\u00eb kroate, Branimir Anzuloviq, i cili n\u00eb librin \u201cSerbia hyjnore nga miti te gjenocidi\u201d (Botimet Koha, Prishtin\u00eb, 2017), me t\u00eb drejt\u00eb konstaton: \u201cMitet dhe legjendat e ngjizura pas Betej\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs u rip\u00ebrt\u00ebrin\u00eb nga inteligjencia serbe p\u00ebr t\u00eb ndezur pasionet nacionaliste t\u00eb bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb tyre gjat\u00eb viteve \u201980 t\u00eb shekullit XX\u201d. K\u00ebto pasione p\u00ebr t\u00eb cilat flet autori, Serbia i pat shfaqur ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Librin e kalt\u00ebr (1976), t\u00eb shprehura me t\u00ebr\u00eb agresivitetin e saj. Pas demonstratave studentore t\u00eb viteve 1981-1990, n\u00eb t\u00eb cilat vite mbi 3500 shqiptar\u00eb u burgos\u00ebn e u d\u00ebnuan me mbi 250 shekuj burg dhe mbi 700.000 kaluan n\u00ebp\u00ebr duart e Sigurimit t\u00eb Shtetit. Pastaj u vran\u00eb dhe u kthyen n\u00eb arkivole qindra t\u00eb rinj q\u00eb ishin n\u00eb sh\u00ebrbimin ushtarak t\u00eb Jugosllavis\u00eb, i helmuan mij\u00ebra nx\u00ebn\u00ebs dhe u larguan nga puna mij\u00ebra shqiptar\u00eb. Serbia nuk u mjaftua me k\u00ebto, por i mbylli \u00e7erdhet, shkollat dhe Universitetin e Prishtin\u00ebs, u mbyll\u00ebn t\u00eb gjitha mjetet e informimit dhe u b\u00eb suprimimi i autonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Jo vet\u00ebm k\u00ebto q\u00eb u than\u00eb, por edhe shum\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr qe n\u00ebnvizuar n\u00eb Memorandumin e ASHAS, i cili qe faza e par\u00eb e Projektit p\u00ebr gjenocidin e planifikuar serb mbi shqiptar\u00ebt. N\u00eb at\u00eb gjendje t\u00eb pashpres\u00eb shqiptar\u00ebt e kishin vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar n\u00eb atdheun e tyre t\u00eb ligjsh\u00ebm \u2013 P\u00cbR T\u00cb LUFTUAR DERI N\u00cb LIRI! Tjet\u00ebr rrug\u00eb ata nuk kan\u00eb guxuar t\u00eb zgjedhin.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb ta duash luft\u00ebn, por ishte rrug\u00eb e vetme dhe e pashmangshme q\u00eb duhej ndjekur. Shqiptar\u00ebt i dinin pasojat e luft\u00ebs, sepse ato po u ndodhnin tashm\u00eb fqinj\u00ebve, por vet\u00ebm ajo ishte rruga e fundit q\u00eb duhej ndjekur, rruga e luft\u00ebs p\u00ebr liri, rruga e mbijetes\u00ebs. Rrug\u00eb q\u00eb kalonte n\u00ebp\u00ebr rr\u00ebke gjaku dhe me flijimet e m\u00eb t\u00eb dashurve. P\u00ebr shqiptar\u00ebt jo vet\u00eb q\u00eb ishte i ditur krimi e gjenocidi serb n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, por ishte i ditur edhe se serb\u00ebt mllefin m\u00eb t\u00eb madh ndaj t\u00eb gjith\u00eb popujve t\u00eb Jugosllavis\u00eb e kishin ndaj shqiptar\u00ebve dhe kjo dihej q\u00eb nga koha e Garashaninit (1844). E kan\u00eb th\u00ebn\u00eb njer\u00ebzit e men\u00e7ur vite e vite m\u00eb par\u00eb, se liria e lavdia e kan\u00eb \u00e7mimin e lart\u00eb, por pa to populli me integritet e dinjitet nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb. Nga at\u00ebher\u00eb e deri m\u00eb sot, intelektual\u00eb e politikan\u00eb serb\u00eb jan\u00eb ushqyer e brumosur me mitin dhe legjendat serbe se gjoja ata jan\u00eb komb \u201chyjnor\u201d nga \u00ebsht\u00eb prodhuar miti i krimit dhe i gjenocidit serb. Miti i krimit dhe i gjenocidit fillimisht i p\u00ebrhapur nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbis\u00eb, pastaj hierarkia fetare, politika shtet\u00ebrore serbe dhe natyrisht mediat, por promotori kryesor ishte shteti serb. K\u00eb e n\u00ebnvizon prokurori i Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs, kanadezi (izraeliti) Eliot Behar n\u00eb librin \u201cTregoji bot\u00ebs\u201d: \u201cNj\u00eb shtet ka kryer vrasje n\u00eb mas\u00eb, dhunime, d\u00ebbime, gjenocid. Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka d\u00ebshtuar t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb me koh\u00eb.\u201d (Botimet Koha, 2018, f. 99). K\u00ebt\u00eb po e thot\u00eb nj\u00eb prokuror q\u00eb nga viti 2008 deri n\u00eb vitin 2014 ka punuar n\u00eb Tribunalin e Hag\u00ebs dhe ai krimin e gjenocidin e shtetit serb e ka par\u00eb n\u00eb dokumente, d\u00ebshmit\u00eb e vet\u00eb serb\u00ebve, n\u00eb fjal\u00ebt, shpirtin e syt\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve, q\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrjetuar dhe i kan\u00eb par\u00eb me syt\u00eb e tyre krimet dhe gjenocidin serb. At\u00eb krim e at\u00eb gjenocid pushtetar\u00ebt serb\u00eb as dje e as sot nuk kan\u00eb pasur gatishm\u00ebri ta d\u00ebnojn\u00eb e as ta pranojn\u00eb, madje as edhe formalisht ta b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkimfalje.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt, bota demokratike nga 24 marsi 1999 ka filluar ta d\u00ebnoj\u00eb politik\u00ebn e gjenocidit serb me bombardime nga toka e ajri, t\u00eb cilat bombardime n\u00eb qershorin e atij viti ia kthyen Kosov\u00ebn pronarit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb asaj toke \u2013 shqiptar\u00ebve, ndon\u00ebse jo n\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn e merituar. Bashkimi i shqiptar\u00ebve ishte dhe \u00ebsht\u00eb edhe sot zgjidhja imperative e koh\u00ebs, pa t\u00eb cilin bashkim paqja do t\u00eb jet\u00eb gjithnj\u00eb e brisht\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb dyshim t\u00eb vet\u00ebm, bombarduesit e NATO-s e nd\u00ebrpren\u00eb krimin dhe gjenocidin serb n\u00eb Kosov\u00eb, edhe pse n\u00eb fillimet e bombardimeve qe thelluar e zgjeruar krimi e gjenocidi serb mbi shqiptar\u00ebt duarthat\u00eb, mbi gra, f\u00ebmij\u00eb e pleq, por fundi i tyre i ktheu shqiptar\u00ebt n\u00eb tok\u00ebn e tyre legjitime, t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebr 86 vjet pushtuesi serb e kishte mbajtur ilegalisht. Prandaj Serbia jo vet\u00ebm q\u00eb i ka merituar bombardimet e NATO-s mbi gjith\u00eb infrastruktur\u00ebn ushtarake, politike, mediatike etj., por e ka merituar d\u00ebnimin p\u00ebr gjenocid nga GJND-ja. Serbia \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb t\u2019i paguaj\u00eb d\u00ebmet e luft\u00ebs t\u00eb shkaktuara n\u00eb Kroaci, Bosnj\u00eb e Kosov\u00eb. Kjo amnisti q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb trim\u00ebrim i t\u00eb gjith\u00eb mekanizmave t\u00eb mitit gjenocidal serb q\u00eb jan\u00eb aktiv\u00eb edhe sot n\u00eb pushtet e kudo tjet\u00ebr atje. Amnistia p\u00ebr gjenocid nuk \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb ndodh\u00eb edhe p\u00ebr faktin se Serbia ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb varg shkeljes si: \u201cshkeljet e renda t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb Gjenev\u00ebs t\u00eb vitit 1949 (neni 2), shkeljen e ligjeve e t\u00eb zakoneve t\u00eb luft\u00ebs (neni 3), gjenocidi (neni 4) dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit (neni 5). K\u00ebto ishin dhe jan\u00eb krimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb i njeh ligji.\u201d (Po aty, f. 37).<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb ngjashme si t\u00eb prokurorit kanadez, vite m\u00eb par\u00eb pati konfirmuar edhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Tribunalit nga Franca, Florence Hartmann, e cila ka shprehur dyshime p\u00ebr \u201crastin Millosheviq\u201d, se si mund t\u00eb kishte dilema, tek e kishte fjal\u00ebn p\u00ebr gjyqtarin Nice, p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb kishin l\u00ebnd\u00ebt p\u00ebr krimet serbe n\u00eb Sarajev\u00eb e Sebrenic\u00eb dhe konstaton: \u201cT\u00eb gjymtohet aktakuza kund\u00ebr Millosheviqit n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme. Kjo do t\u00eb thoshte \u2018t\u00eb shtremb\u00ebrohet kuptimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, ta gjymtosh vepr\u00ebn\u201d. (Florence Hartmann, \u201cPaqja dhe nd\u00ebshkimi\u201d, Botimet Koha, 2011, f. 105). Nd\u00ebrsa p\u00ebr Kosov\u00ebn ajo thot\u00eb: \u201cL\u00ebnda p\u00ebr Kosov\u00ebn (&#8230;) nuk paraqiste problem sa i p\u00ebrket rolit t\u00eb Millosheviqit, n\u00eb vrasjen e dhjet\u00eb mij\u00eb shqiptar\u00ebve dhe d\u00ebbimin e tet\u00ebqind mij\u00eb syresh, ngase kishte vepruar brenda shtetit, t\u00eb cilin e kishte kryesuar\u201d. (Po aty, f. 106). Sipas autores, kjo ishte konfirmuar edhe nga d\u00ebshmitari Millan Babiq, i cili kishte konfirmuar se t\u00eb gjitha vrasjet, dhunimet e d\u00ebbimet ishin urdh\u00ebruar nga Beogradi. (Po aty).<\/p>\n<p>Shkurt: Serbia jo vet\u00ebm q\u00eb i ka merituar bombardimet e NATO-s, por e ka merituar edhe d\u00ebnimin nga GJND-ja p\u00ebr GJENOCIDIN E D\u00cbSHMUAR. K\u00ebt\u00eb po e konfirmojn\u00eb njer\u00ebz kompetent\u00eb t\u00eb Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs me fakte e d\u00ebshmi t\u00eb njohura e publike dhe jo me dokumente konfidenciale. Pra, nga kjo q\u00eb u tha, del se Serbia u amnistua nga d\u00ebnimi p\u00ebr gjenocid nga politika por jo nga drejt\u00ebsia DHE U GABUA.<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Serb\u00ebt, duke e par\u00eb veten si nj\u00eb popull \u201chyjnor\u201d e t\u00eb ushqyer me mitin e nj\u00eb beteje t\u00eb humbur e t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar t\u00eb popujve t\u00eb Ilirikut, \u00ebnd\u00ebrruan fuqin\u00eb e nj\u00eb perandorie t\u00eb re n\u00eb koh\u00ebn kur t\u00eb vjetrat ishin shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb dhe harruar. Si ta quajm\u00eb ndryshe k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje me baz\u00eb n\u00eb mite e legjenda t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":54233,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[1754],"class_list":["post-54231","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-jakup-krasniqi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54231","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54231"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54231\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54233"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54231"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54231"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54231"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}