{"id":5555,"date":"2014-02-22T20:25:59","date_gmt":"2014-02-22T19:25:59","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=5555"},"modified":"2021-01-17T15:17:44","modified_gmt":"2021-01-17T14:17:44","slug":"nacionalizmi-maqedonas-nxit-betonizimin-grek","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nacionalizmi-maqedonas-nxit-betonizimin-grek\/","title":{"rendered":"Nacionalizmi maqedonas nxit &#8220;betonizimin&#8221; grek"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/02\/nacinalizmi-grek.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-62384\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/02\/nacinalizmi-grek.jpg 409w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/02\/nacinalizmi-grek-300x167.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 409px) 100vw, 409px\" \/><\/p>\n<p><strong>Shkup, 22 shkurt &#8211; Vizita e kryediplomatit grek Evangelos Venizelos n\u00eb Shkup nuk arriti q\u00eb t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrtej parashikimeve t\u00eb zymta si nj\u00eb iniciativ\u00eb kurtuazie. Ministri grek pati takime dhe me zyrtar\u00ebt maqedonas me t\u00eb cil\u00ebt shk\u00ebmbeu muhabetet tashm\u00eb t\u00eb betonuara p\u00ebr mosl\u00ebshim pe ndaj pal\u00ebs tjet\u00ebr. Nuk pritej q\u00eb t\u00eb kishte l\u00ebshim t\u00eb pozicioneve, aq m\u00eb tep\u00ebr kur Venizelos erdhi n\u00eb Shkup me petkun e nj\u00eb zyrtari evropian. <\/strong><\/p>\n<p>Analisti politik Alajdin Demiri thekson se vizita e Venizelos n\u00eb shtetet e rajonit \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr protokollare si kryesues t\u00eb BE-s\u00eb, sesa nj\u00eb vizit\u00eb substanciale. <\/p>\n<p>&#8220;Ndoshta pati disa l\u00ebvizje pozitive n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb dhe drejt njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs, por n\u00eb Maqedoni nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur ndonj\u00eb seriozitet i vizit\u00ebs dhe u pa se nuk do t\u00eb \u00e7elen temat serioze nd\u00ebrmjet fqinj\u00ebve. Q\u00eb nga nisja dhe marshuta q\u00eb e b\u00ebri kryediplomati grek ai u pozicionua se nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb q\u00ebndrimi grek ndaj Maqedonis\u00eb. Prandaj, nuk mendoj se do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb l\u00ebvizje pozitive ndaj Maqedonis\u00eb&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb Demiri, p\u00ebr &#8220;Zhurnal Plus&#8221;. Greqia \u00ebsht\u00eb e pozicionuar n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nuk duket asnj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb pozitat. Me siguri Athina pret &#8220;isharetet&#8221; q\u00eb maqedonasit t\u00eb ndryshojn\u00eb q\u00ebndrim, thekson Demiri. <\/p>\n<p>Sipas tij, ndryshimi i kursit nga pala maqedonase n\u00eb pushtet nuk pritet derisa t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pushtet VMRO-ja e Gruevskit, p\u00ebr arsye se VMRO e ka sjell\u00eb gjendjen k\u00ebtu me nacionalizmin e vet dhe e ka v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kthehet prapa. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, analisti Demiri thekson se \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ka nj\u00eb af\u00ebrsi formale t\u00eb grek\u00ebve me BDI-n\u00eb p\u00ebr arsye se pala shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb faktori q\u00eb vendos n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb. <\/p>\n<p>&#8220;Mjesht\u00ebria e politik\u00ebb\u00ebrjes s\u00eb grek\u00ebve \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb af\u00ebrsi dhe mir\u00ebkuptim me pal\u00ebn shqiptare, duke synuar q\u00eb t\u00eb krijohet nj\u00eb front tjet\u00ebr brenda Maqedonis\u00eb nd\u00ebrmjet maqedonasve dhe shqiptar\u00ebve. Grek\u00ebt tashm\u00eb e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb vet\u00ebm maqedonasit nuk jan\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb t\u00eb zgjidhen kontestet, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt merren si partner\u00eb. K\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt si komb, nd\u00ebrsa ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, grek\u00ebt kan\u00eb tjet\u00ebr qasje. Ky \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebrfitim nga situata&#8221;, thekson Demiri. <\/p>\n<p>Edhe analisti tjet\u00ebr Ismet Ramadani ka vler\u00ebsuar se n\u00eb Maqedoni, Venizelos \u00ebsht\u00eb politikan i pad\u00ebshiruesh\u00ebm nga pala maqedonase n\u00eb pushtet. Sigurisht se takimet me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit shqiptar\u00eb n\u00eb Qeveri jan\u00eb m\u00eb miq\u00ebsore, mendon Ramadani. <\/p>\n<p>&#8220;Pala shqiptare nuk e fsheh q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr kompromis dhe ndryshim t\u00eb emrit t\u00eb shtetit. N\u00eb bisedimet e deritashme pala shqiptare e ka theksuar at\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb Maqedonia t\u00eb insistoj\u00eb n\u00eb ekskuzivitetin e Maqedonis\u00eb antike. Duhet q\u00eb t\u00eb hiqet dor\u00eb prej asaj periudhe, sepse shanset p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje jan\u00eb zero. Sigurisht se zyrtar\u00ebt e BDI-s\u00eb nuk pajtohen me partnerin e koalicionit sa i p\u00ebrket k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve dhe kjo i afron me grek\u00ebt&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb Ramadani. <\/p>\n<p>Ai thekson se partit\u00eb shqiptare, sidomos BDI, duhet t&#8217;i b\u00ebj\u00eb m\u00eb transparente bisedat me pal\u00ebn greke, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb thuhet qart\u00eb se kreu shtet\u00ebror duhet t\u00eb t\u00ebrhiqet nga ekskluziviteti i historis\u00eb antike dhe t\u00eb pranoj\u00eb kompromis. Ramadani mendon se takimet e ministrit grek me zyrtar\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb maqedonas jan\u00eb takime kurtuazie dhe nuk mund ta ndryshojn\u00eb kahjen e bisedimeve. <\/p>\n<p>Sipas Ramadanit \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb parandalohet forcimi i frym\u00ebs anti-evropiane, anti-NATO dhe antigreke, q\u00eb mund t\u00eb fryhet nga disa media ose organizata joqeveritare. N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb do t\u00eb tensionohej edhe m\u00eb shum\u00eb situata, nd\u00ebrsa Greqia mund t&#8217;i radikalizoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb q\u00ebndrimet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast humb\u00ebse do t\u00eb ishte Maqedonia. Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Venizelos n\u00eb Shkup, ministri i jasht\u00ebm maqedonas Nikolla Poposki ironizoi faktin q\u00eb kolegu i tij iu shmang konferenc\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me t\u00eb, duke u shprehur se me siguri atij nuk i p\u00eblqeu panoja ku gjendet mbishkrimi: \u2018Republika e Maqedonis\u00eb\u2019. Poposki kishte theksuar se p\u00ebr momentin nuk ekziston klim\u00eb politike e pal\u00ebs greke p\u00ebr sheshimin e mosmarr\u00ebveshjeve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, diplomati maqedonas ka th\u00ebn\u00eb, sigurisht p\u00ebr kurtuazi politike, se Maqedonia mbetet e hapur p\u00ebr dialog, n\u00eb \u00e7do moment, n\u00eb \u00e7do vend dhe n\u00eb \u00e7do format. <\/p>\n<p>Kryeministri Nikolla Gruevski, gjat\u00eb takimit me Venizelos, ka shprehur interesin p\u00ebr vazhdimin e bisedimeve n\u00ebn patronazhin e OKB-s\u00eb, nd\u00ebrsa presidenti Gjorqe Ivanov ka th\u00ebn\u00eb se nuk u ka hije dy shteteve fqinje evropiane n\u00eb shek XI q\u00eb t\u00eb mos komunikojn\u00eb n\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Venizelos ka pasur takime m\u00eb t\u00eb relaksuara me zv\/kryeministrin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje evropiane Fatmir Besimi, i cili k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb e cil\u00ebsoi si mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrkryer p\u00ebr t\u00eb biseduar p\u00ebr euro-integrimet e vendit dhe p\u00ebrforcimin e bashk\u00ebpunimit mes Shkupit dhe Athin\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb till\u00eb ka shkuar edhe takimi me kryetarin e BDI-s\u00eb, Ali Ahmeti, gjat\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se dy pal\u00ebt kan\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ministri i Jasht\u00ebm grek Venizelos e ka ftuar homologun e tij Nikolla Poposki, n\u00eb takimin e prillit t\u00eb ministrave t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb vendeve an\u00ebtare dhe kandidate t\u00eb BE-s\u00eb, i cili do t\u00eb mbahet n\u00eb prill n\u00eb Selanik.\/zhurnal\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkup, 22 shkurt &#8211; Vizita e kryediplomatit grek Evangelos Venizelos n\u00eb Shkup nuk arriti q\u00eb t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrtej parashikimeve t\u00eb zymta si nj\u00eb iniciativ\u00eb kurtuazie. Ministri grek pati takime dhe me zyrtar\u00ebt maqedonas me t\u00eb cil\u00ebt shk\u00ebmbeu muhabetet tashm\u00eb t\u00eb betonuara p\u00ebr mosl\u00ebshim pe ndaj pal\u00ebs tjet\u00ebr. Nuk pritej q\u00eb t\u00eb kishte l\u00ebshim t\u00eb pozicioneve, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62384,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5555","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5555"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5555\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62385,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5555\/revisions\/62385"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62384"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}