{"id":55588,"date":"2019-06-13T23:37:10","date_gmt":"2019-06-13T21:37:10","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=55588"},"modified":"2019-06-13T23:37:10","modified_gmt":"2019-06-13T21:37:10","slug":"kb-bashkimi-publikon-keqperdorimet-dhe-borxhet-e-klubit-nen-menaxhmentin-e-shaqir-totaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kb-bashkimi-publikon-keqperdorimet-dhe-borxhet-e-klubit-nen-menaxhmentin-e-shaqir-totaj\/","title":{"rendered":"KB Bashkimi publikon keqp\u00ebrdorimet dhe borxhet e klubit n\u00ebn menaxhmentin e Shaqir Totaj"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/bashkimi.png\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-55589\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/bashkimi.png 1000w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/bashkimi-300x150.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/bashkimi-768x384.png 768w\" sizes=\"(max-width: 1000px) 100vw, 1000px\" \/><\/p>\n<p>Deklarat\u00eb p\u00ebr media<\/p>\n<p>Prizren, 13\/06\/2019<\/p>\n<p>Me rastin e p\u00ebrfundimit t\u00eb stinorit basketbollistik, KB Bashkimi i drejtohet opinionit publik p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar situat\u00ebn n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kaloi gjat\u00eb sezonit 2018\/19.<\/p>\n<p>Kjo deklarat\u00eb del jo rast\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb &#8211; pas p\u00ebrfundimit t\u00eb stinorit, pasi q\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb e till\u00eb gjat\u00eb stinorit do ta v\u00ebshtir\u00ebsonte edhe m\u00eb tep\u00ebr gjendjen n\u00eb klub.<br \/>\nFillimisht, me dat\u00ebn 20 korrik 2018 kuvendi i klubit ka mbajtur mbledhjen e tij p\u00ebr zgjedhjen e kryesis\u00eb s\u00eb re, ku me vota unanime zgjedhet kryetari i ri z. Fadil Sahiti (i dor\u00ebhequr m\u00eb pas), p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar z. Shaqir Totaj, i cili kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga posti i kryetarit jav\u00eb m\u00eb par\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje nga z. Totaj u k\u00ebrkua q\u00eb t\u00eb deklarohej p\u00ebr situat\u00ebn e l\u00ebn\u00eb n\u00eb klub, nd\u00ebrsa pergjigja e tij ishte q\u00eb klubin po e linte me borxhin n\u00eb vler\u00eb prej af\u00ebrsisht 40,000 euro. U tha gjithashtu q\u00eb dokumentacionin, kontratat, asetet dhe gjithcka tjet\u00ebr q\u00eb posedonte klubi do t\u2019i dor\u00ebzoheshin kryesis\u00eb s\u00eb re nga menaxheri n\u00eb largim, z. Arlind Kacaniku, por nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk u b\u00eb asnj\u00ebher\u00eb. Pas insistimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm nga ana e kryesis\u00eb s\u00eb re, z. Kacaniku dor\u00ebzoi vet\u00ebm nj\u00eb list\u00eb ku ishin borxhet e klubit ndaj bizneseve private (80,670 euro), borxhet ndaj nj\u00eb trajneri dhe kat\u00ebr lojtar\u00ebve t\u00eb huaj, kryesisht p\u00ebr pagesat dy mujore t\u00eb rrugove (18,400 euro), si dhe borxhi p\u00ebr pages\u00eb n\u00eb BAT (organi i FIBA-s\u00eb p\u00ebr c\u00ebshtje ligjore) t\u00eb lojtarit Eric Palm (13,591 euro).<\/p>\n<p>Pra, shuma e paraqitur nga ish menaxheri edhe pse ishte gati sa trefishi i deklarat\u00ebs s\u00eb ish kryetarit Totaj n\u00eb Kuvend, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kjo nuk ishte e t\u00ebra.<br \/>\nPagesa e lojtarit Palm ka qen\u00eb obligim i detyruesh\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb kryhej para stinorit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb klubi t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb garoj\u00eb n\u00eb garat vendore dhe evropiane, dhe ky rast ishte mbyllur me pages\u00ebn e realizuar nga klubi dhe k\u00ebshtu Bashkimi e mori t\u00eb drejt\u00ebn e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb k\u00ebto gara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem p\u00ebr klubin gjat\u00eb formimit t\u00eb ekipit n\u00eb fillim t\u00eb stinorit ishte edhe angazhimi i lojtar\u00ebve dhe trajnerit, pasi q\u00eb klubi kishte krijuar imazh t\u00eb keq p\u00ebr mospagesa dhe nuk kishte asnj\u00eb kontrat\u00eb valide me lojtar\u00eb, si dhe zero t\u00eb hyra p\u00ebr stinorin e ri nga marr\u00ebveshjet me sponzor\u00ebt paraprak\u00eb. Megjithat\u00eb, pas shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive dhe p\u00ebrkund\u00ebr imazhit t\u00eb keq, klubi arriti t\u00eb formoj\u00eb ekipin me lojtar\u00eb vendor\u00eb e t\u00eb huaj p\u00ebr t\u00eb garuar n\u00eb Superlig\u00eb dhe Lig\u00ebn Ballkanike.<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, nga lojtar\u00ebt e angazhuar n\u00eb stinorin paraprak, edhe Lubo Samadan dhe Aleksander Gruev, kan\u00eb ngritur padi ndaj klubit n\u00eb BAT, dhe n\u00eb muajin n\u00ebntor t\u00eb vitit 2018 t\u00eb nj\u00ebjtit e kishin fituar rastin, duke e detyruar klubin t\u00eb paguaj 57,637.00 euro. K\u00ebtu vlen t\u00eb p\u00ebrmendet se n\u00eb vazhdim\u00ebsi klubi kontaktohej nga agjent\u00ebt, trajner\u00ebt dhe lojtar\u00ebt, t\u00eb cilat ishin angazhuar p\u00ebr Bashkimin gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb kaluar, p\u00ebr shkak t\u00eb mosrespektimit t\u00eb kontratave.<br \/>\nProblemet e Bashkimit n\u00eb aspektin financiar nuk p\u00ebrfunduan me kaq dhe goditja e radh\u00ebs erdhi nga obligimet e papaguara n\u00eb Administrat\u00ebn Tatimore t\u00eb Kosov\u00ebs (ATK). <\/p>\n<p>Klubi n\u00eb gjasht\u00eb vitet e fundit nuk kishte deklaruar asnj\u00eb tatim n\u00eb pag\u00eb dhe pensione t\u00eb lojtar\u00ebve e shtabit teknik n\u00eb ATK, edhe pse kryetari i at\u00ebhersh\u00ebm i klubit, z. Totaj, gjat\u00eb asaj periudhe ishte menaxher n\u00eb ATK.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2018 me urdh\u00ebr t\u00eb drejtoris\u00eb s\u00eb ATK, inspektor\u00ebt kishin filluar aktivitetin p\u00ebr kontrollim n\u00eb KB Bashkimi dhe si rezultat n\u00eb muajin shkurt t\u00eb vitit 2019 del q\u00eb klubi kishte obligime gjithsej 55,543.00 euro ndaj ATK\u2019s dhe si rrjedhoj\u00eb e k\u00ebsaj klubit n\u00eb muajin maj t\u00eb vitit 2019 i bllokohet llogaria bankare.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto probleme, e r\u00ebnduan tej mase rrjedh\u00ebn e kampionatit dhe e devijuan fokusin e kryesis\u00eb n\u00eb objektivat q\u00eb ishin paraqitur fillimisht, pa ditur gjendjen reale dhe duke u bazuar n\u00eb deklaratat e ish kryetarit q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb kuvendin e mbajtur m\u00eb 20 korrik 2018.<br \/>\nN\u00eb total, kryesis\u00eb aktuale t\u00eb KB Bashkimit i jan\u00eb trash\u00ebguar gjithsej 221,041 euro borxhe (m\u00eb shum\u00eb se 5 fishi i deklaruar n\u00eb mbledhjen e Kuvendit nga ish kryetari Totaj), duke i kategorizuar k\u00ebto n\u00eb tri kategori:<\/p>\n<p>1. Borxhi ndaj bizneseve private = 80,670 euro<br \/>\n2. Borxhi ndaj lojtar\u00ebve (p\u00ebrfshir\u00eb d\u00ebnimet e BAT) = 84,828 euro<br \/>\n3. Borxhi ndaj ATK-s\u00eb = 55,543 euro<\/p>\n<p>Nga i gjith\u00eb ky borxh, gjat\u00eb k\u00ebtij stinori klubi ka shlyer 20,411 euro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 50%-shi i shum\u00ebs s\u00eb deklaruar nga z.Totaj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, kryesia e KB Bashkimit \u00ebsht\u00eb angazhuar maksimalisht q\u00eb kjo kriz\u00eb financiare t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, dhe i ka p\u00ebrfundur t\u00eb gjitha obligimet financiare gjat\u00eb stinorit 2018\/19 q\u00eb i ka pasur ndaj lojtar\u00ebve dhe shtabit teknik, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe kontributet e tyre.<br \/>\nTani, duke marr\u00eb parasysh q\u00eb e fillojm\u00eb stinorin e ri me shum\u00ebn e borxhit q\u00eb dihet sakt\u00ebsisht, KB Bashkimi do t\u00eb veproj\u00eb me hapa t\u00eb sigurta, duke u fokusuar n\u00eb krijimin e stabilitetit n\u00eb klub n\u00eb aspektin financiar dhe sportive p\u00ebr vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, klubi do t\u00eb angazhohet maksimalisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb<br \/>\n&#8211; t\u00eb fuqizoj\u00eb shkoll\u00ebn e basketbollit dhe pun\u00ebn me gjeneratat e reja,<br \/>\n&#8211; t\u00eb rregulloj\u00eb legjislacionin e klubit, i cili nuk do t\u00eb lejoj\u00eb keqp\u00ebrdorime nga interesat josportive,<br \/>\n&#8211; t\u00eb krijoj\u00eb ekipin dhe strukturat e veteran\u00ebve<br \/>\n&#8211; t\u00eb dokumentoj\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave qe tregon dhe ruan historin\u00eb e klubit.<br \/>\n&#8211; t\u00eb fut n\u00ebn ombrell\u00ebn e klubit ekipin e basketbollit p\u00ebr persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara,<br \/>\n&#8211; t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb reputacionin e klubit q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebruar nd\u00ebr vite dhe krejt n\u00eb fund<br \/>\n&#8211; t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb ekip t\u00eb par\u00eb solid me nj\u00eb num\u00ebr minimal t\u00eb lojtar\u00ebve t\u00eb huaj dhe duke i dh\u00ebn\u00eb bar\u00ebn kryesore lojtar\u00ebve vendor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do ta ndihmojn\u00eb klubin n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb tranzitore.<\/p>\n<p>KB Bashkimi \u00ebsht\u00eb klub me tradit\u00eb dhe pa marr\u00eb parasysh pengesat, ai do t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebrpara!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklarat\u00eb p\u00ebr media Prizren, 13\/06\/2019 Me rastin e p\u00ebrfundimit t\u00eb stinorit basketbollistik, KB Bashkimi i drejtohet opinionit publik p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar situat\u00ebn n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kaloi gjat\u00eb sezonit 2018\/19. Kjo deklarat\u00eb del jo rast\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb &#8211; pas p\u00ebrfundimit t\u00eb stinorit, pasi q\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb e till\u00eb gjat\u00eb stinorit do ta v\u00ebshtir\u00ebsonte edhe m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":55589,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,7],"tags":[3803,3328,41,4085],"class_list":["post-55588","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-prizren","category-sport","tag-aktuale","tag-kb-bashkimi","tag-prizren","tag-shaqir-totaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55588","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55588"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55588\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55589"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}