{"id":55610,"date":"2019-06-18T12:17:18","date_gmt":"2019-06-18T10:17:18","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=55610"},"modified":"2019-06-18T12:17:18","modified_gmt":"2019-06-18T10:17:18","slug":"10-pyetje-perse-turqia-blen-sistemin-s-400","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/10-pyetje-perse-turqia-blen-sistemin-s-400\/","title":{"rendered":"10 pyetje p\u00ebrse Turqia blen sistemin S-400!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/s400.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-55611\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/s400.jpg 864w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/s400-300x169.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/s400-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 864px) 100vw, 864px\" \/><\/p>\n<p><strong>ANKARA &#8211; Turqia, nevojat e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebr ruajtjen e siguris\u00eb u rrit\u00ebn n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe hap\u00ebsira ajrore e s\u00eb cil\u00ebs u ekspozua ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve, u orientua drejt alternativave t\u00eb tjera pas mosmb\u00ebshtetjes nga ana e aleat\u00ebve t\u00eb NATO-s.<\/strong><\/p>\n<p>Pas p\u00ebrpjekjeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sistemin raketor mbrojt\u00ebs Patirot nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs (SHBA) si vend aleat dhe p\u00ebrgjigjeve negative q\u00eb mori n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, n\u00eb vitin 2017 Ankaraja shqyrtoi ofert\u00ebn t\u00ebrheq\u00ebse t\u00eb Rusis\u00eb dhe vendosi t\u00eb blinte sistemet e saj S-400, shkruan Anadolu Agency.<\/p>\n<p>Turqia, nevojat e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebr ruajtjen e siguris\u00eb u rrit\u00ebn n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe hap\u00ebsira ajrore e s\u00eb cil\u00ebs u ekspozua ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve, ndikuar edhe nga lufta n\u00eb Siri, u orientua drejt krijimit t\u00eb sistemeve t\u00eb veta mbrojt\u00ebse pas mosmb\u00ebshtetjes nga ana e aleat\u00ebve t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Turqia \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgatitur t&#8217;i dor\u00ebzohen sistemet mbrojt\u00ebse ajrore S-400 nga Rusia, nj\u00eb nga teknologjit\u00eb kryesore ushtarake, e cila shquhet nga konkurrent\u00ebt n\u00eb aspektin e karakteristikave teknike, transferimit t\u00eb teknologjis\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb bashk\u00ebprodhimit.<\/p>\n<p>Me blerjen e k\u00ebtij sistemi, Turqia synon t\u00eb ruaj\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare nga k\u00ebrc\u00ebnimet e mundshme ndaj hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb saj ajrore.<\/p>\n<p>AA ka p\u00ebrmbledhur n\u00eb dhjet\u00eb pika procesin e blerjes s\u00eb sistemeve raketore S-400.<\/p>\n<p><em>1. Pse Turqia blen sistem t\u00eb mbrojtjes ajrore?<\/em><\/p>\n<p>Turqia kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb NATO q\u00eb t\u00eb p\u00ebrforcohet me sistem t\u00eb mbrojtjes ajrore dhe raketore kund\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimit nga raketat balistike dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, nga vendet aleate n\u00eb vitin 2013 n\u00eb Adana ishte vendosur sistemi Patriot, nd\u00ebrsa n\u00eb Kahramanmara\u015f sistemi SAMP-T.<\/p>\n<p>Kjo zgjidhje e p\u00ebrkohshme ishte cil\u00ebsuar si e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat e Turqis\u00eb, e cila m\u00eb pas i filloi punimet p\u00ebr prodhimin dhe zhvillimin e nj\u00eb sistemi ajror q\u00eb ishte nevoj\u00eb strategjike dhe p\u00ebrb\u00ebnte r\u00ebnd\u00ebsi e cila tashm\u00eb nuk mund t\u00eb lihej n\u00ebn iniciativ\u00ebn e nj\u00eb shteti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Turqia, krahas punimeve p\u00ebr projektimin dhe prodhimin e sistemit t\u00eb mbrojtjes ajrore me rreze t\u00eb gjata veprimi n\u00ebp\u00ebrmjet mund\u00ebsive vendase, iu qas pozitivisht edhe furnizimeve nga shtete t\u00eb ndryshme me sisteme ajrore dhe raketore.<\/p>\n<p><em>2. Pse Turqia d\u00ebshiron t\u00eb blej\u00eb S-400?<\/em><\/p>\n<p>Turqia, e cila i ka dh\u00ebn\u00eb prioritet siguris\u00eb s\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs ajrore, duke iu p\u00ebrgjigjur pozitivisht ofert\u00ebs t\u00ebrheq\u00ebse t\u00eb Rusis\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin e nevojave urgjente, filloi t\u00eb interesohet p\u00ebr furnizimin nga ana e Rusis\u00eb me sisteme t\u00eb mbrojtjes ajrore S-400.<\/p>\n<p>Duke bler\u00eb S-400, aktualisht nj\u00eb nga t\u00eb teknologjit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ushtarake, Turqia synon garantimin e siguris\u00eb duke ruajtur hap\u00ebsir\u00ebn ajrore nga k\u00ebrc\u00ebnimet e mundshme dhe duke forcuar sistemet moderne t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p><em>3. Cilat jan\u00eb karakteristikat teknike t\u00eb sistemit S-400?<\/em><\/p>\n<p>I cil\u00ebsuar si nj\u00eb nga sistemet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb mbrojtjes ajrore n\u00eb bot\u00eb, S-400 \u00ebsht\u00eb projektuar p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar avion\u00eb luftarak\u00eb, avion\u00eb kontrollues me radar\u00eb, avion\u00eb zbulimi, avion\u00eb strategjik\u00eb dhe taktik\u00eb, raketa balistike taktike, raketa balistike operative-taktike, raketa balistike me rreze t\u00eb mesme, objektiva hipersonik\u00eb dhe avion\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb avancuar.<\/p>\n<p>S-400 mund t\u00eb q\u00eblloj\u00eb objektiva n\u00eb distanc\u00eb prej 400 kilometrash me raket\u00ebn e modelit 40N6 me rreze t\u00eb gjat\u00eb veprimi, 250 kilometra me raket\u00ebn 48N6 me rreze t\u00eb gjat\u00eb veprimi, 120 kilometra me raket\u00ebn e modelit 9M96E2 me rreze t\u00eb mesme veprimi dhe objektiva n\u00eb distanc\u00eb 40 kilometra me modelin 9M96E me rreze t\u00eb shkurt\u00ebr veprimi.<\/p>\n<p>S-400 mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb raketat me rreze t\u00eb shkurt\u00ebr, t\u00eb mesme dhe t\u00eb gjat\u00eb, nd\u00ebrsa ka kapacitet t\u00eb perceptoj\u00eb objektivin n\u00eb larg\u00ebsi prej 600 kilometrash dhe t\u00eb lan\u00e7oj\u00eb raket\u00eb me shpejt\u00ebsi prej 4,8 kilometrash n\u00eb sekond\u00eb. Sistemi reagon ndaj objektivit n\u00eb koh\u00eb prej m\u00eb pak se dhjet\u00eb sekondash.<\/p>\n<p><em>4. Pse Turqia nuk blen Patriot, por S-400?<\/em><\/p>\n<p>Administrata amerikane, e cila nuk e ka pritur ngroht\u00eb blerjen e S-400, ka propozuar q\u00eb Turqis\u00eb si alternativ\u00eb ndaj sistemit rus t&#8217;i shes\u00eb sistemet e saj Patriot.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Turqia n\u00eb vitin 2013 kishte negociuar blerjen e Patriot, por SHBA kishte refuzuar ndarjen e karakteristikave teknike t\u00eb saj me Turqin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe \u00e7mimi i lart\u00eb i sistemit kishte b\u00ebr\u00eb q\u00eb Ankaraja t\u00eb filloj\u00eb punimet p\u00ebr blerjen e sistemeve nga shtete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Pasi Rusia p\u00ebrmbushi pritjet e Turqis\u00eb n\u00eb aspektin e kostos, dor\u00ebzimit, bashk\u00ebprodhimit dhe transferit t\u00eb teknologjis\u00eb, Ankaraja iu qas pozitivisht procesit p\u00ebr blerje nga Moska.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, shikuar nga aspekti teknik, S-400, i cili detekton k\u00ebrc\u00ebnimet nga nj\u00eb larg\u00ebsi prej 600 kilometrash, mund t\u00eb godas\u00eb objektivat balistike n\u00eb larg\u00ebsi prej 60 kilometrash, objektivat me lart\u00ebsi t\u00eb ul\u00ebt prej dhjet\u00eb metrash dhe ato aerodinamike n\u00eb larg\u00ebsi 400 kilometra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lart\u00ebsia minimale q\u00eb mund t\u00eb kapin raketat amerikane Patriot \u00ebsht\u00eb 60 metra.<\/p>\n<p><em>5. Shtetet e tjera t\u00eb interesuara p\u00ebr S-400<\/em><\/p>\n<p>Rusia m\u00eb her\u00ebt u ka shitur sistemin S-300 rreth 20 shteteve, p\u00ebrfshir\u00eb shtete t\u00eb NATO-s si Bullgaria, Greqia, Kroacia dhe Sllovenia, nd\u00ebrsa klient\u00ebt e par\u00eb t\u00eb S-400 kan\u00eb qen\u00eb Bjellorusia (2016) dhe Kina (2018). Vende t\u00eb tjera jasht\u00eb Turqis\u00eb q\u00eb Rusia ka synuar t&#8217;u shes\u00eb sistemet e saj S-400 dhe me t\u00eb cilat pjes\u00ebrisht ka arritur marr\u00ebveshje jan\u00eb edhe India dhe Arabia Saudite.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, India firmosi marr\u00ebveshje me Rusin\u00eb p\u00ebr pes\u00eb nj\u00ebsi S-400 me Rusin\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej mbi pes\u00eb miliard\u00eb dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p><em>6. N\u00eb \u00e7far\u00eb faze ka arritur blerja e S-400?<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2017 n\u00eb mes t\u00eb Rusis\u00eb dhe Turqis\u00eb, Turqia do t\u00eb blej\u00eb dy nj\u00ebsi S-400 me nj\u00eb total prej kat\u00ebr baterive nga Rusia n\u00eb vler\u00eb prej 2,5 miliard\u00eb dollar\u00ebve. Sipas deklaratave t\u00eb zyrtar\u00ebve turq, dor\u00ebzimi i par\u00eb i S-400 \u00ebsht\u00eb planifikuar p\u00ebr n\u00eb korrik.<\/p>\n<p><em>7. A do t\u00eb fillojn\u00eb punimet p\u00ebr S-500 pas sistemit S-400?<\/em><\/p>\n<p>Rusia vazhdon t\u00eb zhvilloj\u00eb sisteme t\u00eb ngjashme me S-400. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar kalim n\u00eb prodhimin serik t\u00eb S-500, q\u00eb konsiderohet si nj\u00eb teknologji m\u00eb e avancuar se S-400.<\/p>\n<p>Presidenti turk Recep Tayyip Erdo\u011fan i ka dh\u00ebn\u00eb drit\u00eb jeshile sistemeve S-500, duke th\u00ebn\u00eb se &#8220;pas S-400, mund t\u00eb punojm\u00eb me S-500&#8221;.<\/p>\n<p><em>8. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi i lider\u00ebve n\u00eb lidhje me blerjen e S-400 nga Turqia?<\/em><\/p>\n<p>Erdo\u011fan ka th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u00eb ket\u00eb kthim n\u00eb blerjen e sistemit rus t\u00eb mbrojtjes ajrore.<\/p>\n<p>&#8220;Ne p\u00ebrfunduam \u00e7\u00ebshtjen e sistemit S-400 dhe nuk kthehemi pas. Ne n\u00ebnshkruam marr\u00ebveshjen me rus\u00ebt dhe do t\u00eb fillojm\u00eb prodhimin s\u00eb bashku. M\u00eb von\u00eb, ndoshta do t\u00eb punojm\u00eb me sistemin S-500&#8221;, ka deklaruar presidenti Erdo\u011fan.<\/p>\n<p>Presidenti turk ka reaguar ndaj paralajm\u00ebrimeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb lidhje me blerjen e sistemeve.<\/p>\n<p>&#8220;Ata q\u00eb duan t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb imponime n\u00eb lidhje me S-400, pse nuk e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn me Greqin\u00eb n\u00eb lidhje me sistemin S-300? Pse nuk e b\u00ebjn\u00eb me Bullgarin\u00eb p\u00ebr S-300? Me Sllovakin\u00eb po ashtu p\u00ebr S-300? Edhe k\u00ebta jan\u00eb vende t\u00eb NATO-s? Pse nuk e b\u00ebni me ato?&#8221;, ka reaguar Erdo\u011fan.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Turqi vitin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin tha se gjat\u00eb takimit me homologun turk Erdo\u011fan \u00ebsht\u00eb vendosur t\u00eb shkurtohet afati p\u00ebr dor\u00ebzimin e sistemeve S-400.<\/p>\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Jens Stoltenberg, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen, ka th\u00ebn\u00eb se zhvillimi i kapaciteteve ushtarake \u00ebsht\u00eb vendim komb\u00ebtar i vet\u00eb shteteve, duke shtuar se me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr Aleanc\u00ebn \u00ebsht\u00eb q\u00eb sistemet e ndryshme t\u00eb mund t\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p><em>9. Cili \u00ebsht\u00eb reagimi i SHBA-s\u00eb p\u00ebr blerjen e S-400 nga ana e Turqis\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit ka paralajm\u00ebruar se mund t\u00eb zbatohen sanksione t\u00eb ndryshme ndaj Turqis\u00eb n\u00ebse ajo blen sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Departamentit Robert Palladino \u00ebsht\u00eb shprehur se pozicioni i SHBA-s\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e S-400 nuk ka ndryshuar dhe sipas tij, p\u00ebrpjekja e Turqis\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebto sisteme nga Rusia shqet\u00ebson n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb serioze SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Palladino ka th\u00ebn\u00eb se blerja e S-400 nga Rusia do t\u00eb shkaktoj\u00eb rishqyrtim t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb programin e avion\u00ebve F-35 dhe do t\u00eb rrezikoj\u00eb transferimin e arm\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb mundshme n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>&#8220;Ne po ashtu kemi deklaruar se t\u00eb gjitha institucionet dhe personat publik\u00eb ose privat\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb blerjen e S-400 mund t\u00eb p\u00ebrballen me sanksione t\u00eb mundshme n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Aktit t\u00eb Luft\u00ebs me Sanksione Kund\u00ebr Oponent\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs (CAATSA)&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb Palladino.<\/p>\n<p><em>10. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb CAATSA?<\/em><\/p>\n<p>Akti i Luft\u00ebs me Sanksione Kund\u00ebr Oponent\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs (CAATSA) i miratuar nga Kongresi Amerikan vitin e kaluar, parasheh sanksione ndaj vendeve t\u00eb treta dhe kompanive q\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me institucionet dhe organizatat q\u00eb kan\u00eb lidhje me mbrojtjen dhe inteligjenc\u00ebn e Rusis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ANKARA &#8211; Turqia, nevojat e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebr ruajtjen e siguris\u00eb u rrit\u00ebn n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe hap\u00ebsira ajrore e s\u00eb cil\u00ebs u ekspozua ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve, u orientua drejt alternativave t\u00eb tjera pas mosmb\u00ebshtetjes nga ana e aleat\u00ebve t\u00eb NATO-s. Pas p\u00ebrpjekjeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sistemin raketor mbrojt\u00ebs Patirot nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":55611,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[3803,2361,5377,378,5376,310],"class_list":["post-55610","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-aktuale","tag-amerika","tag-mbrojtja-raketore","tag-rusia","tag-s-400","tag-turqia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55610","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55610"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55610\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55611"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55610"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55610"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55610"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}