{"id":55704,"date":"2019-06-25T12:43:12","date_gmt":"2019-06-25T10:43:12","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=55704"},"modified":"2019-06-25T12:43:12","modified_gmt":"2019-06-25T10:43:12","slug":"sistemi-i-drejtesise-ka-deshtuar-ne-trajtimin-e-rasteve-e-lendeve-te-shenjestruara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/sistemi-i-drejtesise-ka-deshtuar-ne-trajtimin-e-rasteve-e-lendeve-te-shenjestruara\/","title":{"rendered":"Sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb ka d\u00ebshtuar n\u00eb trajtimin e rasteve e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb sh\u00ebnjestruara"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/ikd-deshtimet.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-55705\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/ikd-deshtimet.jpg 1200w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/ikd-deshtimet-300x179.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/ikd-deshtimet-768x458.jpg 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/ikd-deshtimet-1024x610.jpg 1024w\" sizes=\"(max-width: 1200px) 100vw, 1200px\" \/><\/p>\n<p><strong>PRISHTIN\u00cb, 25 qershor 2019 &#8211; Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), me p\u00ebrkrahje t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit Amerikan &#8211; Byros\u00eb s\u00eb Narkotik\u00ebve Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Zbatimit t\u00eb Ligjit (INL) dhe NED-it, ka mbajtur konferenc\u00eb p\u00ebr media, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka publikuar raportin analitik: \u201cD\u00ebshtimet n\u00eb rastet e sh\u00ebnjestruara\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Ky raport p\u00ebrfshin gjetjet, vler\u00ebsimet dhe rekomandimet lidhur me procesin dhe trajtimin e rasteve t\u00eb sh\u00ebnjestruara nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb nga fillimi i k\u00ebtij procesi (dhjetor 2015) e deri n\u00eb maj 2019.<\/p>\n<p>Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-s\u00eb, tha se sistemi prokurorial dhe ai gjyq\u00ebsor kan\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb trajtimin e rasteve t\u00eb sh\u00ebnjestruara. Sipas Miftarajt, vet\u00eb procesi i sh\u00ebnjestrimit nuk ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Procedurat Standarde t\u00eb Veprimit (PSV) t\u00eb miratuara nga K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs (KPK), pasi jan\u00eb sh\u00ebnjestruar raste t\u00eb cilat nuk plot\u00ebsojn\u00eb kriteret e p\u00ebrcaktuara me k\u00ebto PSV. Miftaraj tha se q\u00ebllimi i sh\u00ebnjestrimit t\u00eb rasteve t\u00eb krimeve t\u00eb r\u00ebnda, ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim final, konfiskimin e pasurive t\u00eb p\u00ebrfituara p\u00ebrmes aktivitete kriminale, gj\u00eb e cila nuk ka ndodhur, pasiq\u00eb nuk ka asnj\u00eb rezultat n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Medina Kadriu, hulumtuese n\u00eb IKD, tha se prej dhjetorit 2015 deri n\u00eb qershor 2019, jan\u00eb sh\u00ebnjestruar 51 raste, n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb 372 persona. \u201cEdhe p\u00ebrkund\u00ebr faktit se sh\u00ebnjestrimi i rasteve kishte p\u00ebr q\u00ebllim trajtimin e k\u00ebtyre rasteve me prioritet, nga monitorimi dhe hulumtimi i IKD-s\u00eb rezuton se n\u00eb mbi 90% t\u00eb rasteve t\u00eb sh\u00ebnjestruara gjykat\u00ebsit shkelin afatet ligjore t\u00eb p\u00ebrcaktuara me Kodin e Procedur\u00ebs Penale\u201d. Sipas saj, joefikasiteti n\u00eb trajtimin e k\u00ebtyre l\u00ebnd\u00ebve d\u00ebshmohet nga trajtimi i tyre prej dhjetorit 2015 deri n\u00eb fund t\u00eb muajit maj 2019,  n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn periudh\u00eb, rezulton se vet\u00ebm 39% e rasteve apo 15 l\u00ebnd\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar me aktgjykim p\u00ebrfundimtar, nd\u00ebrsa 61% apo 23 l\u00ebnd\u00eb t\u00eb tjera jan\u00eb akoma n\u00eb proces n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb ndryshme gjyq\u00ebsore. \u201cNga 23 rastet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb proces, (10) prej tyre jan\u00eb duke u trajtuar n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00ebnt\u00eb (9) prej tyre kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb por gjenden n\u00eb procedur\u00eb ankimore, nd\u00ebrsa kat\u00ebr (4) l\u00ebnd\u00eb t\u00eb tjera jan\u00eb kthyer n\u00eb rigjykim\u201d, tha Kadriu.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Leotrim Gashi, hulumtues n\u00eb IKD, ka prezantuar pjes\u00ebn e procedimit t\u00eb k\u00ebtyre rasteve t\u00eb sh\u00ebnjestruara n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor. \u201cKarakteristik\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb trajtimin e k\u00ebtyre rasteve p\u00ebrb\u00ebn fakti se shumica e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb sh\u00ebnjestruara jan\u00eb duke d\u00ebshtuar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb me aktgjykime d\u00ebnuese dhe konfiskim t\u00eb pasuris\u00eb. Nga 15 rastet e gjykuara me aktgjykim p\u00ebrfundimtar, ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb 48 persona t\u00eb akuzuar, 34 persona apo 71% t\u00eb tyre, jan\u00eb liruar nga gjykatat, nd\u00ebrsa 14 persona apo 29% t\u00eb tyre, jan\u00eb d\u00ebnuar. Politika e d\u00ebnimeve ndaj k\u00ebtyre 14 personave nuk \u00ebsht\u00eb adekuate dhe p\u00ebrmes saj nuk arrihet q\u00ebllimi i d\u00ebnimit. N\u00ebnt\u00eb prej t\u00eb akuzuarve jan\u00eb d\u00ebnuar me burgim efektiv, nd\u00ebrsa 5 t\u00eb akuzuar jan\u00eb d\u00ebnuar me gjob\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Gashi tha se profili i personave t\u00eb akuzuar n\u00eb k\u00ebto raste dominohet nga profili i ul\u00ebt dhe profili i mes\u00ebm, nd\u00ebrsa ka pak t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb. \u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb k\u00ebto 15 raste t\u00eb p\u00ebrfunduara m aktgjykim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb nuk ka asnj\u00eb person q\u00eb i takon profilit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb liruar\u201d.<\/p>\n<p>Tutje, Gashi tha se n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto raste, pasuria e konfiskuar \u00ebsht\u00eb zero. \u201cKa raste kur ka pasur konfiskim t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb raport me mjetet e kryerjes s\u00eb veprave penale, t\u00eb cilat mjete n\u00eb vetvete paraqesin rrezikshm\u00ebri shoq\u00ebrore. Por, n\u00eb asnj\u00eb rast nuk kemi pasur konfiskim lidhur me veprat penale p\u00ebr t\u00eb cilat personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto raste jan\u00eb akuzuar apo jan\u00eb d\u00ebnuar\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshe, n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2014, KPK kishte miratuar \u201cProcedurat Standarde t\u00eb Veprimit (PSV) p\u00ebr P\u00ebrzgjedhjen e Sh\u00ebnjestrave t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe Bashk\u00ebpunimin Nd\u00ebrinstitucional\u201d. P\u00ebrmes tyre, institucionet q\u00eb zbatojn\u00eb ligjin n\u00eb Kosov\u00eb synonin q\u00eb p\u00ebrmes koordinimit dhe bashk\u00ebpunimit reciprok t\u00eb parandalonin, zbulonin, hetonin dhe gjykonin kryesit e veprave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda penale, e q\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim final kishin sekuestrimin dhe konfiskimin e pasuris\u00eb s\u00eb fituar p\u00ebrmes veprave penale. Nj\u00eb vit pas KPK-s\u00eb, KGJK, m\u00eb 30 dhjetor 2015 kishte nxjerr\u00eb  vendim me t\u00eb cilin obligonte kryetar\u00ebt e gjykatave dhe gjyqtar\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb t\u00eb gjitha rastet q\u00eb vijn\u00eb nga prokuroria dhe kan\u00eb shenj\u00ebn \u201cLV\u201d [Liberalizim i Vizave], t\u00eb trajtohen me prioritet absolut.<\/p>\n<p>Prej dhjetorit 2015 deri n\u00eb qershor 2019, jan\u00eb sh\u00ebnjestruar 51 raste, ku prej tyre, 36 raste i takojn\u00eb natyr\u00ebs korruptive, ku p\u00ebrfshihen 206 persona, nd\u00ebrsa 15 raste t\u00eb tjera ku p\u00ebrfshihen 166 persona i takojn\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb krimit t\u00eb organizuar apo gjithsejt 372 persona. Rasti i par\u00eb i sh\u00ebnjestruar ishte aktakuza ndaj Kryetarit t\u00eb OSHP-s\u00eb, \u201cHysni Hoxha dhe t\u00eb tjer\u00ebve\u201d e ngritur m\u00eb 4 dhjetor 2014, nd\u00ebrsa rasti i fundit i sh\u00ebnjestruar, \u00ebsht\u00eb aktakuza e \u201cVeteran\u00ebve\u201d e ngritur m\u00eb 7 dhjetor 2018.<\/p>\n<p>Nga analiza e IKD-s\u00eb, rezulton se mekanizmi p\u00ebr sh\u00ebnjestrimin e rasteve t\u00eb krimeve t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr liberalizimin e vizave vazhdimisht ka shkelur kriteret e p\u00ebrcaktuara n\u00eb Procedurat Standarde t\u00eb Veprimit me rastin e sh\u00ebnjestrimin t\u00eb rasteve. Shum\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjestruara nuk i plot\u00ebsojn\u00eb krieteret e PSV-ve, nd\u00ebrsa shum\u00eb l\u00ebnd\u00eb, t\u00eb cilat i plot\u00ebsojn\u00eb kriteret p\u00ebr sh\u00ebnjestrim nuk jan\u00eb sh\u00ebnjestruar. Rastet m\u00eb reprezentative q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se Prokurori i Shtetit sh\u00ebnjestron raste q\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim primar kan\u00eb rritjen e numrit t\u00eb rasteve t\u00eb sh\u00ebnjestruara dhe jo arritjen e q\u00ebllimit p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb themeluar mekanizmi i trajtimit t\u00eb rasteve t\u00eb r\u00ebnda, jan\u00eb rastet si \u201cAvokati 2\u201d ku i akuzuar ka qen\u00eb nj\u00eb zyrtar komunal dhe ku vlera e d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar ndaj komun\u00ebs s\u00eb Gjakov\u00ebs ka qen\u00eb nj\u00eb pron\u00eb me sip\u00ebrfaqe prej 16 ari. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kemi pasur t\u00eb d\u00ebnuar nj\u00eb avokat komunal, i cili \u00ebsht\u00eb liruar p\u00ebr dy vepra penale t\u00eb korrupsionit, nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr korruptive \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me gjob\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej 2000 eurove. N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe shum\u00eb raste t\u00eb nj\u00ebjta, t\u00eb cilat jan\u00eb identifikuar dhe elaboruar deri n\u00eb detaje.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa, fokusi i Prokurorit t\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb raste sh\u00ebnjestrimin e rasteve q\u00eb nuk p\u00ebrkojn\u00eb me q\u00ebllimin e PSV-ve, ky institucion ka injoruar rastet, t\u00eb cilat hyjn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb veprave penale t\u00eb r\u00ebnda dhe ku d\u00ebmi i shkaktuar ndaj buxhetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs apo qytetar\u00ebve t\u00eb saj kalon vler\u00ebn me dhjet\u00ebra apo qindra miliona euro dhe ku mund\u00ebsia p\u00ebr sekuestrim dhe konfiskim t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb till\u00eb t\u00eb fituar me veprimtari kriminale \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe. <\/p>\n<p>Karakteristik\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se Prokurori i Shtetit gjat\u00eb sh\u00ebnjestrimit t\u00eb rasteve t\u00eb r\u00ebnda, ka amnistuar persona t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt vijn\u00eb nga politika apo kan\u00eb lidhje t\u00eb fuqishme politike, edhe p\u00ebrkund\u00ebr faktit se t\u00eb nj\u00ebjtit akuzohen nga Prokuroria p\u00ebr vepra penale t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, korrupsionit, mashtrimit, etj. Nd\u00ebr rastet m\u00eb reprezentative, q\u00eb i plot\u00ebsojn\u00eb kriteret e PSV-ve, por t\u00eb cilat nuk jan\u00eb sh\u00ebnjestruar jan\u00eb rastet si: \u201cToka\u201d, \u201cUk\u00eb Rugova dhe t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, \u201cQemajl Mustafa dhe t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, \u201cPal Lekaj dhe t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, \u201cPronto\u201d, etj.<\/p>\n<p>Prej 51 rasteve t\u00eb sh\u00ebnjestruara, rezulton se jan\u00eb 38 aktakuza, tet\u00eb (8) raste n\u00ebn hetime, n\u00eb kat\u00ebr (4) raste kan\u00eb pushuar hetimet, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb (1) rast jan\u00eb pezulluar hetimet.<\/p>\n<p>Problematik\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ka ndikuar n\u00eb mos efikasitetin dhe ekonomizimin e tyre rasteve t\u00eb sh\u00ebnjestruara ka qen\u00eb ndryshimi i shpesht\u00eb qoft\u00eb i prokuror\u00ebve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar aktakuz\u00ebn, ashtu edhe me ndryshimet e kryetar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues, ndryshime t\u00eb cilat kan\u00eb ndikuar n\u00eb zvarritje dhe moszgjidhje t\u00eb k\u00ebtyre l\u00ebnd\u00ebve. Vlen t\u00eb theksohet rasti \u201cD\u00ebmi\u201d, n\u00eb t\u00eb cilin deri tash jan\u00eb ndryshuar tre kryetar t\u00eb trupit q\u00eb ka ndikuar q\u00eb edhe pse jan\u00eb mbajtur 19 seanca gjyq\u00ebsore, ky rast tash do t\u00eb gjykohet nga pika zero.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, gjeni t\u00eb bashkangjitur raportin voluminoz prej 158 faqesh, i cili p\u00ebrshkruan n\u00eb detaje, secilin prej rasteve t\u00eb sh\u00ebnjestruara, poashtu edhe foto nga konferenca e sotme p\u00ebr media.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Deshtimet-ne-rastet-e-shenjestruara-IKD-25.06.2019.pdf\">Deshtimet ne rastet e shenjestruara &#8211; IKD &#8211; 25.06.2019<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PRISHTIN\u00cb, 25 qershor 2019 &#8211; Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), me p\u00ebrkrahje t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit Amerikan &#8211; Byros\u00eb s\u00eb Narkotik\u00ebve Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Zbatimit t\u00eb Ligjit (INL) dhe NED-it, ka mbajtur konferenc\u00eb p\u00ebr media, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka publikuar raportin analitik: \u201cD\u00ebshtimet n\u00eb rastet e sh\u00ebnjestruara\u201d. Ky raport p\u00ebrfshin gjetjet, vler\u00ebsimet dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":55705,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[4852],"class_list":["post-55704","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-instituti-i-kosoves-per-drejtesi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55704","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55704"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55704\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55705"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55704"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55704"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55704"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}