{"id":5580,"date":"2014-02-24T09:04:08","date_gmt":"2014-02-24T08:04:08","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=5580"},"modified":"2021-01-17T15:11:14","modified_gmt":"2021-01-17T14:11:14","slug":"shqiperi-3-516-vende-te-lira-pune-lista-me-150-njoftimet-e-fundit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/shqiperi-3-516-vende-te-lira-pune-lista-me-150-njoftimet-e-fundit\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebri: 3 516 vende t\u00eb lira pune, lista me 150 njoftimet e fundit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/02\/harito.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-62363\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/02\/harito.jpg 996w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/02\/harito-300x157.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/02\/harito-768x401.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 996px) 100vw, 996px\" \/><\/p>\n<p><strong>Tiran\u00eb, 24 shkurt &#8211; Qeveria ka zbatuar t\u00eb gjitha procedurat ligjore p\u00ebr l\u00ebvizjet n\u00eb administrat\u00ebn publike. Ministrja p\u00ebr Inovacionin dhe Administrat\u00eb Publike, Milena Harito, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr &#8220;Shekullin&#8221; iu p\u00ebrgjigjet akuzave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura nga opozita. Ajo sqaron me shifra t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet e b\u00ebra n\u00eb administrat\u00eb. Harito pohon se jan\u00eb 260 n\u00ebpun\u00ebs q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb list\u00ebn e pritjes 62 prej t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen p\u00ebr arsye personale, nd\u00ebrsa 26 jan\u00eb rikthyer n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb struktura t\u00eb tjera.<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa thekson se \u00ebsht\u00eb opozita e sotme, mazhoranca e djeshme e cila me largimet masive nga administrata shkaktoi d\u00ebme katastrofike q\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb rreth 40 milion\u00eb euro. Shifra k\u00ebto q\u00eb sipas saj, faktojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri shkel\u00ebsit real t\u00eb ligjit p\u00ebr administrat\u00ebn. Edhe m\u00eb masive, shton ajo, ishin largimet nga bashkia e Tiran\u00ebs ku n\u00eb m\u00eb pak se dy vjet u larguan 1200 punonj\u00ebs. <\/p>\n<p>A ka sot nj\u00eb shif\u00ebr se sa \u00ebsht\u00eb numri total i t\u00eb larguarve nga puna apo personave t\u00eb dal\u00eb n\u00eb list\u00ebn e pritjes? <\/p>\n<p>Numri i n\u00ebpun\u00ebsve civil\u00eb t\u00eb larguar nga puna prej 15 shtatorit t\u00eb vitit 2013 \u00ebsht\u00eb fare i ul\u00ebt dhe nuk ka asnj\u00eb lidhje me shifrat e g\u00ebnjesht\u00ebrta t\u00eb trumbetuara nga opozita. Nga sh\u00ebrbimi civil kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb list\u00eb pritje 260 persona, p\u00ebr arsye ristrukturimi t\u00eb departamenteve dhe pozicioneve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse. Por ashtu si\u00e7 e parashikon ligji, 26 prej k\u00ebtyre punonj\u00ebsve t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb listat e pritjes p\u00ebr arsyet e shpjeguara me sip\u00ebr, jan\u00eb ripun\u00ebsuar n\u00eb departamente apo institucione t\u00eb tjera q\u00eb k\u00ebrkonin profilet dhe eksperienc\u00ebn e tyre; nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 7 masa disiplinore, 5 persona kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension dhe 62 n\u00ebpun\u00ebs civil\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen p\u00ebr arsye personale.K\u00ebto shifra t\u00eb p\u00ebrmendura    m\u00eb sip\u00ebr jan\u00eb dhe treguesit e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb ka ndodhur me administrat\u00ebn civile. Pra si\u00e7 e shihni jemi shum\u00eb larg shifrave q\u00eb trumbeton opozita, t\u00eb cilat mb\u00ebshteten n\u00eb faqe interneti fiktive ku gjen ankime t\u00eb rreme e t\u00eb paverifikuara.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa opozita akuzon p\u00ebr largime, mazhoranca \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb duke kujtuar t\u00eb pushuarit n\u00eb 8 vitet e qevisjes demokrate. Cilat institucione kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb prekura nga k\u00ebto ndryshime?<\/p>\n<p> Lejom\u00ebni t\u2019ju sjell n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb shif\u00ebr q\u00eb flet qart\u00eb: n\u00eb 2005-2006, gjat\u00eb 9 muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb Berisha, u larguan p\u00ebr arsye nga m\u00eb qesharak\u00ebt 2500 punonj\u00ebs nga Policia e Shtetit. Q\u00eb prej shtatorit 2013, deri n\u00eb k\u00ebto momente q\u00eb bisedojm\u00eb, jan\u00eb larguar nga Policia e Shtetit 247 punonj\u00ebs. Nd\u00ebr ta, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb larguar p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjit dhe dosjet e tyre jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb bilanc t\u00eb plot\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjeve n\u00eb 8 vite?<\/p>\n<p>Bilanci i 8 viteve n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb sotme, p\u00ebrve\u00e7se rezultoi katastrofik n\u00eb shum\u00eb aspekte (ekonomi n\u00eb kolaps, korrupsion masiv, shkat\u00ebrrim   i sistemit arsimor dhe atij t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, kriminalitet i lart\u00eb), fatkeq\u00ebsisht nuk kurseu as sh\u00ebrbimin civil. Disa nga masat e marra nga qeveria \u201cBerisha\u201d q\u00eb n\u00eb korrikun e vitit 2005, arrit\u00ebn t\u00eb shkat\u00ebrronin administrat\u00ebn publike brenda nj\u00eb periudhe rekord, duke \u00e7montuar institucionet n\u00ebp\u00ebrmjet spastrimeve n\u00eb mas\u00eb t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve profesionist\u00eb dhe t\u00eb trajnuar, shkat\u00ebrrimit t\u00eb kapaciteteve t\u00eb krijuara me mund dhe demit financiar marramend\u00ebs p\u00ebr ark\u00ebn e shtetit (rreth 40 milion\u00eb euro vet\u00ebm p\u00ebr largimet nga puna), apo em\u00ebrimeve t\u00eb paligjshme t\u00eb militant\u00ebve me nivel t\u00eb ul\u00ebt profesional.<\/p>\n<p>Krahas spastrimeve masive n\u00eb institucionet qendrore t\u00eb sh\u00ebrbimit civil, spastrimet dhe em\u00ebrimet politike prek\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, por disa prej tyre ishin m\u00eb t\u00eb preferuarat n\u00eb goditjen nga qeveria e Partis\u00eb Demokratike. Administrata tatimore, ajo doganore, Policia e Shtetit u godit\u00ebn m\u00eb ashp\u00ebr dhe me shpejt se institucionet e tjera. L\u00ebvizjet e personelit n\u00eb k\u00ebto administrata, nga largimet apo uljet n\u00eb detyr\u00eb kan\u00eb prekur sot rreth 70% t\u00eb personelit t\u00eb tre institucioneve n\u00eb 12 muajt e par\u00eb t\u00eb qeverisjes \u201cBerisha\u201d, sipas raportit t\u00eb Komisionit Parlamentar mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. E t\u00eb mos harrojm\u00eb rreth 1200 t\u00eb larguar nga Bashkia e Tiran\u00ebs prej zotit Basha, n\u00eb m\u00eb pak se dy vjet, pik\u00ebrisht ai q\u00eb merr sot flamurin e mbrojtjes s\u00eb administrat\u00ebs. Hipokrizi e plot\u00eb. <\/p>\n<p>Po sa i p\u00ebrket largimeve t\u00eb b\u00ebra pas largimit t\u00eb LSI-s\u00eb nga koalicioni i djatht\u00eb, ka nj\u00eb shif\u00ebr? <\/p>\n<p>Reagimi ishte po aq i ashp\u00ebr n\u00eb 3 muajt fundit t\u00eb qeverisjes s\u00eb Partis\u00eb Demokratike pas shk\u00ebputjes s\u00eb L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim. Punonj\u00ebsit e identifikuar si &#8220;t\u00eb LSI-s\u00eb&#8221; dhe jo t\u00eb administrat\u00ebs, u nxor\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb brenda 24 or\u00ebve, n\u00eb kund\u00ebrshti t\u00eb plot\u00eb me ligjin e N\u00ebpun\u00ebsit Civil.   <\/p>\n<p>L\u00ebvizjet n\u00eb administrat\u00eb  <\/p>\n<p>260 persona \u00ebsht\u00eb numri i personave t\u00eb dal\u00eb n\u00eb list\u00ebn e pritjes p\u00ebr arsye ristrukturimi t\u00eb departamenteve dhe pozicioneve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse. <\/p>\n<p>26 prej k\u00ebtyre punonj\u00ebsve t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb listat e pritjes jan\u00eb ripun\u00ebsuar   n\u00eb departamente apo institucione t\u00eb tjera q\u00eb k\u00ebrkonin profilet dhe eksperienc\u00ebn e tyre 7 jan\u00eb masat disiplinore, 5 persona kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension 62 n\u00ebpun\u00ebs civil\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen p\u00ebr arsye personale  <\/p>\n<p>Ndryshimet n\u00eb ligj, ministrja: Opozita refuzoi bashk\u00ebpunimin<\/p>\n<p>Ministrja e Inovacionit dhe Administrat\u00ebs Publike, Milena Harito reagon pas akuzave t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr munges\u00eb transparenc\u00eb lidhur me ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr \u201cN\u00ebpun\u00ebsin Civil\u201d. Sipas saj opozita refuzoi t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e diskutimeve edhe pse ftesa iu b\u00eb me shkrim dhe publikisht, disa her\u00eb.<\/p>\n<p>Ky q\u00ebndrim, shton ajo, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr arsyen e vetme sepse n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb serioze, kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga temat e sulmeve populiste t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs dhe Sali Berish\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb ata p\u00ebrgjegj\u00ebsit p\u00ebr gjendjen dramatike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjet\u00ebm sh\u00ebrbimin civil, n\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb shkuar. Sa u p\u00ebrket pretendimeve p\u00ebr vonesa n\u00eb publikimet e vendimeve n\u00eb Fletoren Zyrtare ajo pohon se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht brenda kufijve ligjor\u00eb.<\/p>\n<p>Miratimi nga qeveria i ndryshimeve n\u00eb ligjin p\u00ebr \u201cN\u00ebpun\u00ebsin Civil\u201d ka sjell\u00eb reagimin e opozit\u00ebs sipas t\u00eb cil\u00ebs k\u00ebto ndryshime jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb transparenc\u00ebs. Madje Basha k\u00ebrkoi t\u00ebrheqjen e projektligjit. Keni nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebto q\u00ebndrime?<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarata jan\u00eb g\u00ebnjeshtrat e radh\u00ebs t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb pabazuara n\u00eb asnj\u00eb fakt. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mazhoranca ka k\u00ebrkuar, s\u00eb pari me shkrim, bashk\u00ebpunimin e opozit\u00ebs. M\u00eb pas i kemi propozuar zyrtarisht dhe publikisht t\u00eb ulemi n\u00eb tryez\u00eb dhe t\u00eb diskutojm\u00eb mbi ndryshimet q\u00eb nevojiteshin p\u00ebr t&#8217;u kryer p\u00ebr ligjin n\u00eb fjal\u00eb. Madje nj\u00eb pjes\u00eb e opozit\u00ebs, Partia p\u00ebr Drejt\u00ebsi Integrim dhe Unitet, pranoi t\u00eb bisedonim dhe d\u00ebgjoi   argumentet tona, pa u fshehur pas retorik\u00ebs populiste.<\/p>\n<p>Por PD-ja e ka refuzuar dialogun. Nuk d\u00ebshirojn\u00eb as t\u00eb ulen e t\u00eb bisedojn\u00eb, qoft\u00eb edhe pa r\u00ebn\u00eb dakord, sepse n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb serioze, kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga temat e sulmeve populiste t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs dhe Sali Berish\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb ata p\u00ebrgjegj\u00ebsit p\u00ebr gjendjen dramatike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjet\u00ebm sh\u00ebrbimin civil, n\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb shkuar.<\/p>\n<p> Kur pritet t\u00eb votohen n\u00eb Kuvend ndryshimet e miratuara nga qeveria n\u00eb ligjin p\u00ebr \u201cN\u00ebpun\u00ebsin Civil\u201d? <\/p>\n<p>Qeveria n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ka p\u00ebrgatitur prej muajsh disa amendime n\u00eb ligjin p\u00ebr \u201cN\u00ebpun\u00ebsin Civil\u201d, duke filluar nga ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe i domosdosh\u00ebm p\u00ebr organizimin e qeveris\u00eb ton\u00eb: var\u00ebsia e Departamentit t\u00eb Administrat\u00ebs Publike, nga ministri p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr administrat\u00ebn dhe jo m\u00eb nga ministri i Brendsh\u00ebm. Sigurisht Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb institucion i pavarur dhe vepron sipas procedurave q\u00eb parashikon rregullorja e tij. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb ndryshimet do t\u00eb paraqiten pasi t\u00eb jen\u00eb respektuar t\u00eb gjitha procedurat e nevojshme<\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr rr\u00ebzimin e Aktit Normativ ende nuk \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb Fletoren Zyrtare. \u00cbsht\u00eb normale kjo vones\u00eb?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr zhurm\u00eb e pajustifikuar e opozit\u00ebs s\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar. Publikimi i vendimit kryhet nga institucioni p\u00ebrkat\u00ebs, sipas afateve ligjore dhe n\u00eb dijenin\u00eb time nuk ka asnj\u00eb vones\u00eb apo shkelje t\u00eb procedurave.  <\/p>\n<p>Vendimi i Kushtetueses p\u00ebr Aktin Normativ, PD kund\u00ebr juristit t\u00eb saj <\/p>\n<p>Partia Demokratike pranon se vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr rr\u00ebzimin e Aktit Normativ, i cili shtynte hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit p\u00ebr \u201cN\u00ebpun\u00ebsin Civil\u201d hyn n\u00eb fuqi vet\u00ebm pas botimit n\u00eb Fletoren Zyrtare. Ndryshe nga pretendimet e juristit t\u00eb demokrat\u00ebve, Ivi Kaso sipas t\u00eb cilit, me zbardhjen e vendimit t\u00eb Kushtetueses qeveria duhet t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb vendimet e saj p\u00ebr l\u00ebvizjet n\u00eb administrate, deputeti i PD-s\u00eb, Oert Bylykbashi pranon se efektet e k\u00ebtij vendimi ende nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ligjore. \u201cKushtetuta p\u00ebrcakton se vendimi hyn n\u00eb fuqi pasi botohet n\u00eb Fletoren Zyrtare\u201d, &#8211; pranoi dje Bylykbashi. Nd\u00ebrsa Kaso kishte deklaruar m\u00eb her\u00ebt se: \u201cVendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese zhb\u00ebn vendimet e paligjshme t\u00eb administrat\u00ebs t\u00eb kryera nga data 1 tetor\u201d.<\/p>\n<p>Bylykbashi akuzoi nd\u00ebrkoh\u00eb qeverin\u00eb se po pengon botimin e k\u00ebtij vendimi n\u00eb Fletoren Zyrtare. \u201cLigji detyron Qendr\u00ebn e Botimeve Zyrtare ta botoj\u00eb at\u00eb brenda 10 dit\u00ebsh. Gjykata Kushtetuese e ka d\u00ebrguar vendimin t\u00eb zbardhur q\u00eb n\u00eb dat\u00eb 5 Shkurt. Sot kan\u00eb kaluar 8 dit\u00eb nga skadimi i afatit m\u00eb dat\u00eb 15 shkurt, dhe vendimi vazhdon t\u00eb mbahet peng me urdh\u00ebr t\u00eb Kryeministrit. Nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb botuar akte me dat\u00eb m\u00eb t\u00eb vonshme se vendimi i Gjykat\u00ebs\u201d, &#8211; deklaroi dje ai. Sipas ligjv\u00ebn\u00ebsit demokrat q\u00ebllimi i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky vendim t\u00eb mos marr\u00eb fuqi deri sa mazhoranca t\u00eb miratoj\u00eb ligjin q\u00eb anulon vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p> \u201cNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mij\u00ebra vet\u00eb jan\u00eb larguar nga puna n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antikushtetuese, qeveria vazhdon me largimet e paligjshme me pretendimin se vendimi i Gjykat\u00ebs nuk ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pengmarrje mafioze e shtetit, Kushtetut\u00ebs, ligjit dhe gjykat\u00ebs nga kryeministri Rama. Ky akt \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdhosja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb ndaj Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe gjyq\u00ebsorit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d, &#8211; deklaroi ai. Bylykbashi shtoi se p\u00ebrgjegj\u00ebsi direkte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim mban drejtoresha e Qendr\u00ebs s\u00eb Botimeve Zyrtare dhe Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb e ka n\u00eb var\u00ebsi por dhe kryeministri e qeveria. \u201cPartia Demokratike i siguron personat p\u00ebrgjegj\u00ebs direkt, por dhe urdh\u00ebruesit e tyre se ne do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb deri n\u00eb fund drejt\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skandal t\u00eb paprecedent\u201d, &#8211; p\u00ebrfundoi Bylykbashi.    <\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi i Pun\u00ebsimit, 3516 vende t\u00eb lira pune n\u00eb 65 qytete t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Suela Topi <\/p>\n<p> 3,516 \u00ebsht\u00eb numri i vendeve t\u00eb lira t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb b\u00ebra publike tashm\u00eb nga Sh\u00ebrbimi Komb\u00ebtar i Pun\u00ebsimit. N\u00eb faqen zyrtare t\u00eb k\u00ebtij Sh\u00ebrbimi jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike nevojat e tregut t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr 65 qytete t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duke treguar dhe procesin e aplikimit p\u00ebr vendin e p\u00ebrshtatsh\u00ebm.K\u00ebrkesat e tregut v\u00ebn\u00eb theksin tek profesioni. Inxhinier\u00eb, kimist\u00eb, mjek\u00eb, por dhe marangoz\u00eb apo rrobaqep\u00ebs jan\u00eb disa nga profesionet m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuara t\u00eb cilat do t\u00eb mund\u00ebsonin pun\u00ebsimin e t\u00eb papun\u00ebve.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb theksuar dhe nga ministri i Mir\u00ebqenies Sociale dhe Rinis\u00eb, Erion Veliaj nd\u00ebrsa ka b\u00ebr\u00eb publike list\u00ebn e vendeve t\u00eb lira t\u00eb afishuara tashm\u00eb dhe n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Sh\u00ebrbimit Komb\u00ebtar t\u00eb Pun\u00ebsimit, http:\/\/puna.gov.al\/VLPDisplay.aspx. \u201cKryesisht inxhinier\u00eb, mjek\u00eb dhe ata me arsim profesional. N\u00ebse k\u00ebrkon nj\u00eb vend pune, apliko tani\u201d, &#8211; b\u00ebn apel ministri Veliaj n\u00ebp\u00ebrmjet rrjetit  social facebook. Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ishte kryeministri Edi Rama i cili theksoi se arsimi profesional \u00ebsht\u00eb alternativa e duhur p\u00ebr t\u00eb garantuar pun\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb. <\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb takimi me student\u00ebt e ekselenc\u00ebs, Rama theksoi domosdoshm\u00ebrin\u00eb e fuqizimit t\u00eb arsimit profesional duke ironizuar me p\u00ebrqendrimin e lart\u00eb t\u00eb diplomave, masterave dhe doktoraturave n\u00eb popullsin\u00eb shqiptare. \u201cDoja t\u00eb ndalem te nj\u00eb aspekt q\u00eb e konsideroj shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb, dh\u00ebnien fund t\u00eb iluzionit se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen ekonomist\u00eb, jurist\u00eb dhe inxhinier\u00eb, se t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb marrin nj\u00eb diplom\u00eb universiteti. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb iluzion i krijuar nga nevoja p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrballur me nj\u00eb problem shum\u00eb t\u00eb madh, q\u00eb p\u00ebr shkak se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur, \u00ebsht\u00eb zmadhuar dhe thelluar papun\u00ebsia rinore. Fakti \u00ebsht\u00eb se sot jemi duke i prekur pasojat e k\u00ebsaj politike kaq drit\u00ebshkurt\u00ebr. At\u00ebher\u00eb, si do t\u2019i japim fund k\u00ebtij iluzioni? Nuk do b\u00ebjm\u00eb asnj\u00eb   shpikje. Thjesht do t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb me p\u00ebrul\u00ebsi nga eksperienca e t\u00eb tjer\u00ebve ku nuk ka vet\u00ebm nj\u00eb korsi p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb korsia q\u00eb t\u00eb \u00e7on te dera e Juridikut, apo Ekonomikut, apo Inxhinieris\u00eb, por ka edhe nj\u00eb korsi tjet\u00ebr, ajo q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb rrug\u00ebn e zanatit, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e arsimit profesional\u201d, \u2013 tha Rama duke p\u00ebrmendur hendekun e madh mes ofertave p\u00ebr pun\u00eb, ku deklarohet se ka tre mij\u00eb vende pune bosh dhe ofert\u00ebs s\u00eb t\u00eb rinjve me nj\u00eb diplom\u00eb universitare nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit k\u00ebrkojn\u00eb zanat\u00e7inj. \u201cModeli q\u00eb do t\u00eb fusim n\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb \u00ebsht\u00eb matura +2, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me arsimimin profesional. Pra nj\u00eb pjes\u00eb, ata m\u00eb t\u00eb zot\u00ebt, q\u00eb kan\u00eb punuar m\u00eb shum\u00eb dhe ata q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb ambicie do t\u00eb vazhdojn\u00eb rrug\u00ebtimin e tyre akademik, pjesa tjet\u00ebr do t\u00eb vazhdojn\u00eb rrug\u00ebtimin e tyre p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb zanat\u201d, &#8211; deklaroi Rama. Gazeta b\u00ebn publike 149 njoftimet m\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr shpalljen e vendeve t\u00eb lira t\u00eb pun\u00ebs. <\/p>\n<p>Profesioni Emri i ndermarrjes Qyteti<\/p>\n<p>Data e fillimit te njoftimit<\/p>\n<p>Data e mbarimit te njoftimit<\/p>\n<p>1. 1112.42 &#8211; P\u00ebrgjegj\u00ebs zyre World Vision Albania Tiran\u00eb 17\/02\/2014 25\/02\/2014<\/p>\n<p>2.<\/p>\n<p>2113.23 &#8211; Kimist specialist<\/p>\n<p>p\u00ebr produktet<\/p>\n<p>ushqimore<\/p>\n<p>&#8220;SOLISIMMA&#8221; SHA Kor\u00e7\u00eb 20\/02\/2014 31\/03\/2014<\/p>\n<p>3. 2114.12 &#8211; Inxhinier<\/p>\n<p>gjeolog<\/p>\n<p>ALBANIAN CHROME<\/p>\n<p>SH.P.K Tiran\u00eb 18\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>4. 2142.01 &#8211; Inxhinier<\/p>\n<p>elektrik<\/p>\n<p>ALBANIAN CHROME<\/p>\n<p>SH.P.K Tiran\u00eb 18\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>5. 2143.02 &#8211; Inxhinier elektronik<\/p>\n<p>p\u00ebr informatik\u00ebn Biometric Albania Tiran\u00eb 03\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>6. 2143.02 &#8211; Inxhinier elektronik<\/p>\n<p>p\u00ebr informatik\u00ebn<\/p>\n<p>Banka Kombetare<\/p>\n<p>Tregtare Tiran\u00eb 19\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>7. 2145.04 &#8211; Inxhinier<\/p>\n<p>mekanik Anion shpk Tiran\u00eb 29\/01\/2014 29\/04\/2014<\/p>\n<p>8. 2211.05 &#8211; Mjek n\u00eb qendrat<\/p>\n<p>sh\u00ebndet\u00ebsore<\/p>\n<p>QENDRA SHENDETESORE<\/p>\n<p>KRUJE Durr\u00ebs 24\/12\/2013 28\/02\/2014<\/p>\n<p>9. 2211.05 &#8211; Mjek n\u00eb qendrat<\/p>\n<p>sh\u00ebndet\u00ebsore<\/p>\n<p>QENDRA SHENDETESORE<\/p>\n<p>F-KRUJE Durr\u00ebs 24\/12\/2013 28\/02\/2014<\/p>\n<p>10. 2211.05 &#8211; Mjek n\u00eb qendrat<\/p>\n<p>sh\u00ebndet\u00ebsore<\/p>\n<p>QENDRA SHENDETESORE<\/p>\n<p>NIKEL Durr\u00ebs 24\/12\/2013 28\/02\/2014<\/p>\n<p>11. 2220.13 &#8211; Infermiere e<\/p>\n<p>specializuar\/infermieri<\/p>\n<p>QENDRA SHENDETESORE<\/p>\n<p>KRUJE Durr\u00ebs 24\/12\/2013 28\/02\/2014<\/p>\n<p>12. 2220.13 &#8211; Infermiere e<\/p>\n<p>specializuar\/infermieri<\/p>\n<p>QENDRA SHENDETESORE<\/p>\n<p>F-KRUJE Durr\u00ebs 24\/12\/2013 28\/02\/2014<\/p>\n<p>13. 2220.13 &#8211; Infermiere e<\/p>\n<p>specializuar\/infermieri<\/p>\n<p>QENDRA SHENDETESORE<\/p>\n<p>THUMANE Durr\u00ebs 24\/12\/2013 28\/02\/2014<\/p>\n<p>14. 2220.21 &#8211; Mami e<\/p>\n<p>specializuar<\/p>\n<p>QENDRA SHENDETESORE<\/p>\n<p>F-KRUJE Durr\u00ebs 24\/12\/2013 28\/02\/2014<\/p>\n<p>15. 2220.21 &#8211; Mami e<\/p>\n<p>specializuar<\/p>\n<p>QENDRA SHENDETESORE<\/p>\n<p>CUDHI Durr\u00ebs 24\/12\/2013 28\/02\/2014<\/p>\n<p>16. 2220.21 &#8211; Mami e<\/p>\n<p>specializuar<\/p>\n<p>QENDRA SHENDETESORE<\/p>\n<p>BUBQ Durr\u00ebs 24\/12\/2013 28\/02\/2014<\/p>\n<p>17. 2220.21 &#8211; Mami e<\/p>\n<p>specializuar<\/p>\n<p>QENDRA SHENDETESORE<\/p>\n<p>THUMANE Durr\u00ebs 24\/12\/2013 28\/02\/2014<\/p>\n<p>18. 2241.01 &#8211; Dentist Drejtoria e Sh\u00ebndetit<\/p>\n<p>Publik Durr\u00ebs 24\/12\/2013 28\/02\/2014<\/p>\n<p>19. 2310.07 &#8211; Pedagog<\/p>\n<p>arkitekture Albanian University Tiran\u00eb 07\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>20. 2310.32 &#8211; Pedagog n\u00eb<\/p>\n<p>fizioterapi Albanian University Tiran\u00eb 07\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>21. 2310.39 &#8211; Pedagog n\u00eb<\/p>\n<p>inxhinieri Albanian University Tiran\u00eb 07\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>22. 2310.58 &#8211; Pedagog n\u00eb<\/p>\n<p>psikologji Albanian University Tiran\u00eb 07\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>23. 2310.62 &#8211; Pedagog n\u00eb<\/p>\n<p>shkencat sociale Albanian University Tiran\u00eb 07\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>24. 2310.68 &#8211; Pedagog n\u00eb<\/p>\n<p>stomatologji Albanian University Tiran\u00eb 07\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>25. 2310.76 &#8211; Profesor<\/p>\n<p>universiteti Albanian University Tiran\u00eb 12\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>26. 2431.01 &#8211; Agjent publiciteti<\/p>\n<p>dhe reklame Source One Shpk Tiran\u00eb 13\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>27. 2611.03 &#8211; Jurist ABCom sh.p.k. Tiran\u00eb 11\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>28. 2631.03 &#8211; Ekonomist finance<\/p>\n<p>dhe banka MAS TORR Kor\u00e7\u00eb 21\/01\/2014 31\/03\/2014<\/p>\n<p>29. 2631.13 &#8211; Ekonomist CUKALI Kor\u00e7\u00eb 17\/01\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>2631.13 &#8211; Ekonomist<\/p>\n<p>Ujesjelles Kanalizimeve<\/p>\n<p>sha<\/p>\n<p>Mallakaster<\/p>\n<p>Fier 06\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>31. 2631.13 &#8211; Ekonomist Beni shpk Durr\u00ebs 06\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>32. 2631.13 &#8211; Ekonomist Siservice shpk Durr\u00ebs 11\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>33. 2631.13 &#8211; Ekonomist Tota Trans Durr\u00ebs 12\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>34. 2634.07 &#8211; P\u00ebrkthyes ALBANIAN CHROME<\/p>\n<p>SH.P.K Tiran\u00eb 18\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>35. 3212.02 &#8211; Laborant n\u00eb<\/p>\n<p>mjek\u00ebsi<\/p>\n<p>QENDRA SHENDETESORE<\/p>\n<p>F-KRUJE Durr\u00ebs 24\/12\/2013 28\/02\/2014<\/p>\n<p>36. 3311.02 &#8211; Agjent shitjeje ABCom sh.p.k. Tiran\u00eb 12\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>37. 3311.02 &#8211; Agjent shitjeje &#8220;SOLISIMMA&#8221; SHA Kor\u00e7\u00eb 20\/02\/2014 31\/03\/2014<\/p>\n<p>38. 3312.02 &#8211; N\u00ebpun\u00ebs<\/p>\n<p>banke t\u00eb kredive ProCredit Bank Tiran\u00eb 23\/12\/2013 30\/03\/2014<\/p>\n<p>39. 3412.02 &#8211; Asistent i<\/p>\n<p>komisionerit<\/p>\n<p>ALBANIAN CHROME<\/p>\n<p>SH.P.K Tiran\u00eb 18\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>40. 3511.03 &#8211; Operator<\/p>\n<p>kompjuteri Green Comm Albania Tiran\u00eb 09\/01\/2014 28\/03\/2014<\/p>\n<p>41. 3511.03 &#8211; Operator<\/p>\n<p>kompjuteri Netc@II sh.p.k. Tiran\u00eb 09\/01\/2014 31\/03\/2014<\/p>\n<p>42. 3511.03 &#8211; Operator<\/p>\n<p>kompjuteri<\/p>\n<p>Intercom Data Service<\/p>\n<p>sh.p.k. Tiran\u00eb 10\/01\/2014 20\/06\/2014<\/p>\n<p>43. 3511.03 &#8211; Operator<\/p>\n<p>kompjuteri<\/p>\n<p>Albania Marketing<\/p>\n<p>Service sh.p.k. Tiran\u00eb 13\/01\/2014 01\/08\/2014<\/p>\n<p>44. 3511.03 &#8211; Operator<\/p>\n<p>kompjuteri<\/p>\n<p>INTERCOM DATA<\/p>\n<p>SERVICE VLORE Vlor\u00eb 31\/01\/2014 17\/03\/2014<\/p>\n<p>45. 3511.03 &#8211; Operator<\/p>\n<p>kompjuteri Albaphone call shpk Shkod\u00ebr 12\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>46. 3511.03 &#8211; Operator<\/p>\n<p>kompjuteri<\/p>\n<p>EAGLE CONNECT<\/p>\n<p>SH.P.K Vlor\u00eb 18\/02\/2014 31\/03\/2014<\/p>\n<p>47. 4112.02 &#8211; N\u00ebpun\u00ebs<\/p>\n<p>finance a bi esse Tiran\u00eb 06\/02\/2014 25\/02\/2014<\/p>\n<p>48. 4112.02 &#8211; N\u00ebpun\u00ebs<\/p>\n<p>finance<\/p>\n<p>Drejtoria e Kultures<\/p>\n<p>Ballsh Fier 03\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>49. 4121.11 &#8211; N\u00ebpun\u00ebs<\/p>\n<p>magazine Sea Fish Tiran\u00eb 08\/01\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>50. 4121.11 &#8211; N\u00ebpun\u00ebs<\/p>\n<p>magazine<\/p>\n<p>DAJTI<\/p>\n<p>CONSTRUXION Tiran\u00eb 11\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>51. 4199.04 &#8211; Sekretar\u00eb UJI I FTOHT\u00cb<\/p>\n<p>TEPELEN\u00cb Gjirokast\u00ebr 26\/01\/2014 25\/02\/2014<\/p>\n<p>52. 4221.02 &#8211; Telefonist albacall sha Tiran\u00eb 09\/01\/2014 30\/06\/2014<\/p>\n<p>53. 4221.02 &#8211; Telefonist Tregi Marketing<\/p>\n<p>Group Tiran\u00eb 07\/01\/2014 31\/03\/2014<\/p>\n<p>54. 4221.02 &#8211; Telefonist Albania Marketing<\/p>\n<p>Service sh.p.k. Durr\u00ebs 16\/01\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>55. 4221.02 &#8211; Telefonist alba direct service Durr\u00ebs 16\/01\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>56. 4221.02 &#8211; Telefonist New Call Easy Durr\u00ebs 27\/01\/2014 27\/02\/2014<\/p>\n<p>57. 4221.02 &#8211; Telefonist creative farm international<\/p>\n<p>shpk Tiran\u00eb 29\/01\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>58. 4221.02 &#8211; Telefonist Infocall shpk Tiran\u00eb 30\/01\/2014 31\/03\/2014<\/p>\n<p>59. 4221.02 &#8211; Telefonist albacall sha Tiran\u00eb 13\/02\/2014 30\/03\/2014<\/p>\n<p>60. 4221.02 &#8211; Telefonist CCL Albania Tiran\u00eb 19\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>61. 4222.01 &#8211; Recepsionist<\/p>\n<p>n\u00eb hotele Bar restorant Piazza Tiran\u00eb 04\/02\/2014 20\/04\/2014<\/p>\n<p>62. 4222.01 &#8211; Recepsionist<\/p>\n<p>n\u00eb hotele NELAJ SH.P.K Vlor\u00eb 11\/02\/2014 11\/03\/2014<\/p>\n<p>63. 4224.07 &#8211; Recepsionist<\/p>\n<p>institucioni. Hygeia Tiran\u00eb 20\/01\/2014 30\/03\/2014<\/p>\n<p>4224.07 &#8211; Recepsionist<\/p>\n<p>institucioni. Hygeia Tiran\u00eb 20\/01\/2014 30\/03\/2014<\/p>\n<p>65. 5123.03 &#8211; Punonj\u00ebs sh\u00ebrbimi<\/p>\n<p>n\u00eb zyra<\/p>\n<p>Pricewaterhouse-<\/p>\n<p>Coopers Audit sh.p.k. Tiran\u00eb 04\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>66. 5164.02 &#8211; Roje CUKALI Kor\u00e7\u00eb 17\/01\/2014 26\/02\/2014<\/p>\n<p>67. 5164.02 &#8211; Roje &#8220;SOLISIMMA&#8221; SHA Kor\u00e7\u00eb 20\/02\/2014 31\/03\/2014<\/p>\n<p>68. 5172.07 &#8211; Kuzhinier. Delta Petrol shpk Durr\u00ebs 10\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>69. 5181.01 &#8211; Kamarier Kerol Bar Durr\u00ebs 28\/01\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>70. 5181.02 &#8211; Kamarier n\u00eb<\/p>\n<p>restorant. begeja 1900 Tiran\u00eb 05\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>71. 5182.01 &#8211; Banakier\u00eb Delta Petrol shpk Durr\u00ebs 10\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>72. 5221.03 &#8211; Shit\u00ebs n\u00eb<\/p>\n<p>dyqan Genti Jaho Tiran\u00eb 05\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>73. 5221.03 &#8211; Shit\u00ebs n\u00eb<\/p>\n<p>dyqan Interni Deisgn Tiran\u00eb 19\/02\/2014 05\/03\/2014<\/p>\n<p>74. 5221.04 &#8211; Shit\u00ebs t\u00eb pajisjeve<\/p>\n<p>elektronike a bi esse Tiran\u00eb 30\/01\/2014 25\/02\/2014<\/p>\n<p>75. 5230.03 &#8211; Ark\u00ebtar<\/p>\n<p>magazine XHAKONTA SHA Durr\u00ebs 28\/01\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>76. 7114.14 &#8211; Marangoz VIP SALOTI SH.P.K Vlor\u00eb 19\/02\/2014 14\/04\/2014<\/p>\n<p>77. 7118.05 &#8211; Bojaxhi p\u00ebr lyerjen<\/p>\n<p>e trupit t\u00eb anijes Multi Group shpk Durr\u00ebs 17\/02\/2014 15\/03\/2014<\/p>\n<p>78. 7123.18 &#8211; Punues<\/p>\n<p>mermeri Kundret Kanto Durr\u00ebs 17\/02\/2014 15\/03\/2014<\/p>\n<p>79. 7129.06 &#8211; Pun\u00ebtor duro<\/p>\n<p>&#8211; alumini Salltik Tiran\u00eb 19\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>80.<\/p>\n<p>7129.09 &#8211; Pun\u00ebtor<\/p>\n<p>mir\u00ebmbajtjeje p\u00ebr<\/p>\n<p>nd\u00ebrtesa<\/p>\n<p>Era 2000 sh.p.k. Tiran\u00eb 10\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>81. 7212.09 &#8211; Saldator M 2 R Durr\u00ebs 27\/01\/2014 27\/02\/2014<\/p>\n<p>82. 7224.01 &#8211; Montues dhe<\/p>\n<p>mir\u00ebmbajt\u00ebs ashensori hasimaj elevator co Tiran\u00eb 14\/02\/2014 24\/02\/2014<\/p>\n<p>83. 7313.03 &#8211; B\u00ebr\u00ebs<\/p>\n<p>bizhuterish Fusion shpk Durr\u00ebs 12\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>84.<\/p>\n<p>7411.03 &#8211; Elektricist i<\/p>\n<p>specializuar p\u00ebr tok\u00ebzim<\/p>\n<p>t\u00eb teknologjis\u00eb<\/p>\n<p>industriale<\/p>\n<p>UJI I FTOHT\u00cb<\/p>\n<p>TEPELEN\u00cb Gjirokast\u00ebr 26\/01\/2014 25\/02\/2014<\/p>\n<p>85. 7511.07 &#8211; Konservues<\/p>\n<p>salcash pikante Amarilto Lezh\u00eb 07\/01\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>86. 7511.13 &#8211; Pastrues<\/p>\n<p>peshku CORAL shpk Durr\u00ebs 16\/01\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>87. 7514.11 &#8211; Pasti\u00e7ier Genti Jaho Tiran\u00eb 05\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>88. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs M&#038;S KONFEKSION Vlor\u00eb 19\/02\/2014 19\/03\/2014<\/p>\n<p>89. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs Omega shpk Tiran\u00eb 08\/01\/2014 31\/03\/2014<\/p>\n<p>90. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs A.S.C KONFEKSIONE Vlor\u00eb 19\/02\/2014 19\/03\/2014<\/p>\n<p>91. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs ARANTOS Tiran\u00eb 21\/01\/2014 31\/03\/2014<\/p>\n<p>92. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs MEI-TEX Tiran\u00eb 22\/01\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>93. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs INTIMODA Durr\u00ebs 27\/01\/2013 27\/02\/2014<\/p>\n<p>94. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs K F KONFEKSIONE<\/p>\n<p>SH.P.K Vlor\u00eb 19\/02\/2014 20\/03\/2014<\/p>\n<p>95. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs PIER-ILIA Vlor\u00eb 19\/02\/2014 20\/03\/2014<\/p>\n<p>96. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs C &#038; K KONFEKSION<\/p>\n<p>SH.P.K Vlor\u00eb 20\/02\/2014 20\/03\/2014<\/p>\n<p>97. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs &#8220;SILVANA&#8221;SH.P.K Shkod\u00ebr 05\/02\/2014 20\/03\/2014<\/p>\n<p>98. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs Bella Dor shpk Shkod\u00ebr 14\/01\/2014 20\/03\/2014<\/p>\n<p>99. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs VLORA CONFEZIONI<\/p>\n<p>SHPK Vlor\u00eb 19\/02\/2014 20\/03\/2014<\/p>\n<p>100. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs Albaco Shoes Tiran\u00eb 06\/02\/2014 24\/02\/2014<\/p>\n<p>101. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs AFM distribution<\/p>\n<p>shpk Tiran\u00eb 06\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>102. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs Gaia Konfeksion Durr\u00ebs 10\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>103. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs MANIFATTURE<\/p>\n<p>ROLEGA Vlor\u00eb 12\/02\/2014 13\/03\/2014<\/p>\n<p>104. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs Blue Eyes Durr\u00ebs 27\/01\/2014 27\/02\/2014<\/p>\n<p>105. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs Niesla Confeksion Durr\u00ebs 27\/01\/2014 27\/02\/2014<\/p>\n<p>106. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs KLER shpk Tiran\u00eb 28\/01\/2014 28\/04\/2014<\/p>\n<p>107. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs ALBA CONF shpk Durr\u00ebs 29\/01\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>108. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs AMEG Durr\u00ebs 30\/01\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>109. 7531.11 &#8211; Rrobaqep\u00ebs MSP Trade Concept Durr\u00ebs 30\/01\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>110. 7531.12 &#8211; Rrobaqep\u00ebs<\/p>\n<p>veshjesh grash Stella textilgroup Durr\u00ebs 05\/02\/2014 27\/03\/2014<\/p>\n<p>111. 7531.16 &#8211; Rrobaqep\u00ebs<\/p>\n<p>veshjesh AMA DRESS sh p k Berat 18\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>112. 7532.18 &#8211; Prestar<\/p>\n<p>rrobaqep\u00ebs ONES sh.k.p Durr\u00ebs 03\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>113. 7533.12 &#8211; Qep\u00ebs l\u00ebkurash Siproduction shpk Durr\u00ebs 11\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>114. 7533.17 &#8211; Qep\u00ebs<\/p>\n<p>veshjesh Confezione Mar shpk Durr\u00ebs 28\/01\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>115. 7535.02 &#8211; Prodhues i<\/p>\n<p>orendive plastike Nama Group Durr\u00ebs 17\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>7537.04 &#8211; B\u00ebr\u00ebs k\u00ebpuc\u00ebsh Mali Lezh\u00eb 07\/01\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>117. 7537.04 &#8211; B\u00ebr\u00ebs k\u00ebpuc\u00ebsh MAS TORR Kor\u00e7\u00eb 20\/02\/2014 31\/03\/2014<\/p>\n<p>118.<\/p>\n<p>8141.06 &#8211; Pun\u00ebtor makine<\/p>\n<p>fabrikimi p\u00ebr produkte<\/p>\n<p>plastike<\/p>\n<p>everest i.e Tiran\u00eb 24\/01\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>119.<\/p>\n<p>8142.04 &#8211; Pun\u00ebtor t\u00eb<\/p>\n<p>makinerive p\u00ebr produkte<\/p>\n<p>t\u00eb veshjes s\u00eb karton\u00ebve<\/p>\n<p>KID SH.P.K Vlor\u00eb 19\/02\/2014 20\/03\/2014<\/p>\n<p>120.<\/p>\n<p>8142.06 &#8211; Pun\u00ebtor t\u00eb<\/p>\n<p>makinerive t\u00eb prodhimit<\/p>\n<p>t\u00eb kutive prej letre<\/p>\n<p>Buna shpk Durr\u00ebs 31\/01\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>121.<\/p>\n<p>8152.20 &#8211; Pun\u00ebtor qepje<\/p>\n<p>t\u00eb balave t\u00eb tekstilit me<\/p>\n<p>makineri<\/p>\n<p>Albaco Shoes Tiran\u00eb 08\/01\/2014 30\/06\/2014<\/p>\n<p>122. 8153.01 &#8211; Pun\u00ebtor t\u00eb<\/p>\n<p>makinave qep\u00ebse Naber Konfeksion Durr\u00ebs 15\/01\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>123.<\/p>\n<p>8153.04 &#8211; Pun\u00ebtor<\/p>\n<p>t\u00eb makinave qep\u00ebse\/<\/p>\n<p>l\u00ebkurash<\/p>\n<p>NEVADA SH.P.K Vlor\u00eb 23\/01\/2014 24\/03\/2014<\/p>\n<p>124.<\/p>\n<p>8153.08 &#8211; Pun\u00ebtor<\/p>\n<p>t\u00eb makinave qep\u00ebse\/<\/p>\n<p>veshjesh<\/p>\n<p>N.P.V.<\/p>\n<p>INTERNACIONAL Kor\u00e7\u00eb 08\/01\/2014 24\/04\/2014<\/p>\n<p>125.<\/p>\n<p>8153.08 &#8211; Pun\u00ebtor<\/p>\n<p>t\u00eb makinave qep\u00ebse\/<\/p>\n<p>veshjesh<\/p>\n<p>CUKALI Kor\u00e7\u00eb 03\/02\/2014 28\/03\/2014<\/p>\n<p>126.<\/p>\n<p>8156.07 &#8211; Pun\u00ebtor<\/p>\n<p>ngjit\u00ebs, fiksues dhe<\/p>\n<p>ngrohjes s\u00eb k\u00ebpuc\u00ebve me<\/p>\n<p>makineri<\/p>\n<p>Mito by Katerina<\/p>\n<p>Firenze Berat 12\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>127.<\/p>\n<p>8156.07 &#8211; Pun\u00ebtor<\/p>\n<p>ngjit\u00ebs, fiksues dhe<\/p>\n<p>ngrohjes s\u00eb k\u00ebpuc\u00ebve me<\/p>\n<p>makineri<\/p>\n<p>Mito by Katerina<\/p>\n<p>Firenze Berat 12\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>128.<\/p>\n<p>8156.07 &#8211; Pun\u00ebtor<\/p>\n<p>ngjit\u00ebs, fiksues dhe<\/p>\n<p>ngrohjes s\u00eb k\u00ebpuc\u00ebve me<\/p>\n<p>makineri<\/p>\n<p>Mito by Katerina<\/p>\n<p>Firenze Berat 12\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>129.<\/p>\n<p>8156.07 &#8211; Pun\u00ebtor<\/p>\n<p>ngjit\u00ebs, fiksues dhe<\/p>\n<p>ngrohjes s\u00eb k\u00ebpuc\u00ebve me<\/p>\n<p>makineri<\/p>\n<p>Mito by Katerina<\/p>\n<p>Firenze Berat 12\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>130.<\/p>\n<p>8156.07 &#8211; Pun\u00ebtor<\/p>\n<p>ngjit\u00ebs, fiksues dhe<\/p>\n<p>ngrohjes s\u00eb k\u00ebpuc\u00ebve me<\/p>\n<p>makineri<\/p>\n<p>Mito by Katerina<\/p>\n<p>Firenze Berat 12\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>131.<\/p>\n<p>8156.10 &#8211; Pun\u00ebtor<\/p>\n<p>qep\u00ebs faqe k\u00ebpuc\u00ebsh me<\/p>\n<p>makineri<\/p>\n<p>&#8220;PROTEC<\/p>\n<p>SHOES&#8221;sh.p.k. Durr\u00ebs 03\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>132.<\/p>\n<p>8156.10 &#8211; Pun\u00ebtor<\/p>\n<p>qep\u00ebs faqe k\u00ebpuc\u00ebsh me<\/p>\n<p>makineri<\/p>\n<p>&#8220;SUNRISE&#8221; sh.p.k. Durr\u00ebs 03\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>133.<\/p>\n<p>8156.10 &#8211; Pun\u00ebtor<\/p>\n<p>qep\u00ebs faqe k\u00ebpuc\u00ebsh me<\/p>\n<p>makineri<\/p>\n<p>ENDI Durr\u00ebs 03\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>134.<\/p>\n<p>8159.10 &#8211; Pun\u00ebtor i prodhimit<\/p>\n<p>t\u00eb dyshek\u00ebve me<\/p>\n<p>makineri<\/p>\n<p>&#8220;N.P. KRUJA&#8221; sh.p.k. Durr\u00ebs 03\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>135.<\/p>\n<p>8160.40 &#8211; Pun\u00ebtor i p\u00ebrpunimit<\/p>\n<p>t\u00eb gjetheve t\u00eb<\/p>\n<p>\u00e7ajit me makineri<\/p>\n<p>Filipi Co Lezh\u00eb 20\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>136.<\/p>\n<p>8171.12 &#8211; Makinist i prodhimit<\/p>\n<p>t\u00eb po\u00e7eris\u00eb dhe<\/p>\n<p>porcelanit<\/p>\n<p>Henry shpk Tiran\u00eb 25\/11\/2013 25\/02\/2014<\/p>\n<p>137. 8322.01 &#8211; Shofer &#8220;DEMIR CUBI&#8217; Kuk\u00ebs 11\/02\/2014 11\/03\/2014<\/p>\n<p>138. 8332.15 &#8211; Shofer trailer Mirlin shpk Tiran\u00eb 17\/02\/2014 03\/03\/2014<\/p>\n<p>139. 9112.01 &#8211; Pastrues dhomash<\/p>\n<p>n\u00eb hotel SiERA Durr\u00ebs 11\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>140. 9112.02 &#8211; Pun\u00ebtor krahu<\/p>\n<p>pastrimi n\u00eb fabrik\u00eb GEMA a ACCESSORI Vlor\u00eb 19\/02\/2014 20\/03\/2014<\/p>\n<p>141. 9112.04 &#8211; Pun\u00ebtor krahu<\/p>\n<p>pastrimi n\u00eb restorant Era 2000 sh.p.k. Tiran\u00eb 10\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>142. 9212.07 &#8211; Pun\u00ebtor i rritjes<\/p>\n<p>s\u00eb gjedhit Flori Lezh\u00eb 19\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>143. 9312.02 &#8211; Pun\u00ebtor krahu &#8220;SOLISIMMA&#8221; SHA Kor\u00e7\u00eb 20\/02\/2014 31\/03\/2014<\/p>\n<p>144. 9312.04 &#8211; Pun\u00ebtor krahu<\/p>\n<p>mir\u00ebmbajtje rrug\u00ebsh<\/p>\n<p>Ndermarrja e Rrugeve<\/p>\n<p>Rurale Fier 12\/02\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>145. 9411.02 &#8211; Pun\u00ebtor n\u00eb fast<\/p>\n<p>&#8211; food PICERI ILIADHI Vlor\u00eb 19\/02\/2014 19\/03\/2014<\/p>\n<p>146. 9622.01 &#8211; Fatorino n\u00eb<\/p>\n<p>autobus SHEGA-TRANS Tiran\u00eb 21\/01\/2014 28\/03\/2014<\/p>\n<p>147.<\/p>\n<p>9629.04 &#8211; Pun\u00ebtor i sh\u00ebrbimeve<\/p>\n<p>t\u00eb tjera elementare<\/p>\n<p>jo t\u00eb klasifikuar diku<\/p>\n<p>tjet\u00ebr<\/p>\n<p>Euro Const Durr\u00ebs 29\/01\/2014 28\/02\/2014<\/p>\n<p>148.<\/p>\n<p>9629.04 &#8211; Pun\u00ebtor i sh\u00ebrbimeve<\/p>\n<p>t\u00eb tjera elementare<\/p>\n<p>jo t\u00eb klasifikuar diku<\/p>\n<p>tjet\u00ebr<\/p>\n<p>&#8220;DEMIR CUBI&#8217; Kuk\u00ebs 11\/02\/2014 11\/03\/2014<\/p>\n<p>149. 0216.02 &#8211; Polic ruajtje Kastriot Musabelliu Kuk\u00ebs 17\/02\/2014 17\/03\/2014<br \/>\n\/shekulli\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tiran\u00eb, 24 shkurt &#8211; Qeveria ka zbatuar t\u00eb gjitha procedurat ligjore p\u00ebr l\u00ebvizjet n\u00eb administrat\u00ebn publike. Ministrja p\u00ebr Inovacionin dhe Administrat\u00eb Publike, Milena Harito, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr &#8220;Shekullin&#8221; iu p\u00ebrgjigjet akuzave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura nga opozita. Ajo sqaron me shifra t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet e b\u00ebra n\u00eb administrat\u00eb. Harito pohon se jan\u00eb 260 n\u00ebpun\u00ebs q\u00eb kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62363,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[25],"tags":[2488,52],"class_list":["post-5580","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi","tag-punesimi","tag-shqiperi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5580","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5580"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5580\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62364,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5580\/revisions\/62364"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62363"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5580"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5580"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5580"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}