{"id":55810,"date":"2019-07-01T10:34:49","date_gmt":"2019-07-01T08:34:49","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=55810"},"modified":"2019-07-01T10:36:17","modified_gmt":"2019-07-01T08:36:17","slug":"pushteti-ka-rrezuar-vetveten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/pushteti-ka-rrezuar-vetveten\/","title":{"rendered":"Pushteti ka rr\u00ebzuar vetveten"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_55718\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-55718\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/37DFB439-8704-402B-BEAC-026A45A81C80.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-55718\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/37DFB439-8704-402B-BEAC-026A45A81C80.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/37DFB439-8704-402B-BEAC-026A45A81C80-150x150.png 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/37DFB439-8704-402B-BEAC-026A45A81C80-100x100.png 100w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-55718\" class=\"wp-caption-text\">Autor: <strong>Albin KURTI<\/strong><\/p><\/div>\n<p>T\u00eb gjith\u00ebve na kujtohet qysh sivjet, mu n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnimit t\u00eb Epopes\u00eb s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, me 6 e 7 mars, PAN-i dhe paterica e tyre n\u00eb Kuvend, vraponin nga komisioni n\u00eb komision, nga deputeti n\u00eb deputet, p\u00ebr ta kaluar ligjin special t\u00eb tyre p\u00ebr dialog me Serbin\u00eb. E gjith\u00eb kjo n\u00ebp\u00ebrmjet seanc\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebzakonshme, n\u00eb dy lexime shpejt e shpejt q\u00eb nuk e b\u00ebnin as nj\u00eb t\u00eb till\u00eb tamam. Mir\u00ebpo, ja q\u00eb e paskan shkelur fort e shum\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, ashtu si\u00e7 kemi th\u00ebn\u00eb ngahera ne t\u00eb opozit\u00ebs. Qysh me paragrafin e par\u00eb t\u00eb nenit t\u00eb par\u00eb t\u00eb ligjit special t\u00eb tyre e kan\u00eb shkelur Kushtetut\u00ebn!<\/p>\n<p>Origjin\u00ebn e k\u00ebsaj shkeljeje duhet k\u00ebrkuar te dy premisa politike t\u00eb cilat duket t\u2019i ket\u00eb pasur formimi i PAN-it n\u00eb maj 2017. E para: t\u00eb b\u00ebhet ratifikimi i \u2018demarkacionit\u2019 me Malin e Zi. E dyta: dialogu me Serbin\u00eb t\u2019i lihet presidentit. K\u00ebto dy kushte paraprake t\u00eb Tha\u00e7it i ka pranuar Haradinaj.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb p\u00ebshtjellimi me \u2018delegacionin shtet\u00ebror\u2019 t\u00eb PAN-it dhe \u2018ligjin p\u00ebr dialog\u2019 t\u00eb tyre, ngjau p\u00ebr shkak se kryeministri nuk guxonte ta shkelte ujdin\u00eb me presidentin. Ai refuzoi ta votoj\u00eb rezolut\u00ebn e dy partive tona opozitare e cila e ndalte dhe ndalonte presidentin n\u00eb aventur\u00ebn e tij p\u00ebr pazare me Serbin\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb fjalia e 31 tetorit 2018 e mocionit ton\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk e voton dot kryeministri: \u201cTerritori i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe i pandash\u00ebm dhe as Presidenti, e askush tjet\u00ebr, nuk ka mandat t\u00eb negocioj\u00eb p\u00ebr territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.\u201d <\/p>\n<p>Aktgjykimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese publikuar m\u00eb 27 qershor 2019, me vendim unanim, e shpartalloi manovrimin e kryeministrit dhe arbitraritetin e presidentit. I nxori q\u00eb t\u00eb dy antikushtetues. Ligji i tyre special ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbajtje. PAN-i me gjith\u00eb pateric\u00ebn e vet ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb hierarkin\u00eb dhe n\u00eb kompetencat institucionale. Ka sulmuar rendin republikan dhe frym\u00ebn demokratike t\u00eb shtetit. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Andaj, si kryeministri, ashtu edhe presidenti, duhet t\u00eb japin dor\u00ebheqje. Gjykata Kushtetuese praktikisht i akuzon t\u00eb gjith\u00eb \u2018specialcat\u2019 e ligjit p\u00ebr dialog me Serbin\u00eb p\u00ebr tentim pu\u00e7i ndaj republik\u00ebs dhe rregullimit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb saj.  <\/p>\n<p>S\u00eb paku 9 paragraf\u00eb t\u00eb 5 neneve t\u00eb Kushtetut\u00ebs i kan\u00eb shkelur Tha\u00e7i e Haradinaj si dhe delegacioni i tyre \u2018shtet\u00ebror\u2019 e deputet\u00ebt e tyre votues: paragraf\u00ebt 1, 2, 3 dhe 4 t\u00eb nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], paragrafin 1 t\u00eb nenit 7 [Vlerat], paragrafin 12 t\u00eb nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit], paragrafin 1 t\u00eb nenit 93 [Kompetencat e Qeveris\u00eb] dhe paragrafin 1 dhe 9 t\u00eb nenit 94 [Kompetencat e Kryeministrit]. <\/p>\n<p>Pra, kan\u00eb shkelur form\u00ebn e qeverisjes, ndarjen e pushtetit dhe vlerat e shtetit, si dhe kan\u00eb shkelur kompetencat e kuvendit, t\u00eb qeveris\u00eb e t\u00eb kryeministrit. Thua se jan\u00eb kujdesur q\u00eb shkeljen ta ken\u00eb sa m\u00eb konceptuale dhe sa m\u00eb inkluzive! Madje, Gjykata Kushtetuese nuk ka hedhur posht\u00eb as kritikat e kund\u00ebrshtimet tjera opozitare, duke sqaruar se nuk do t\u00eb merret me shkeljet e pretenduara t\u00eb nenit 2 [Sovraniteti], nenit 18 [Ratifikimi i Marr\u00ebveshjeve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare] dhe nenit 20 [Bartja e Sovranitetit] \u201cMeqen\u00ebse Ligji n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb shpallur i papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>I vet\u00ebquajturi \u2018delegacion shtet\u00ebror\u2019 m\u00eb 15 dhjetor 2018 pat kaluar me 59 vota P\u00cbR. I ashtuquajturi \u2018ligj p\u00ebr dialogun\u2019 m\u00eb 7 mars 2019 pat kaluar me 58 vota P\u00cbR. Pra, asnj\u00ebri s\u2019i kishin as shumic\u00ebn e deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit. Nd\u00ebrkoh\u00eb udh\u00ebtuan nja dy her\u00eb kot p\u00ebr Bruksel dhe nuk i ndal\u00ebn takimet \u2018sekrete\u2019 me Serbin\u00eb as t\u00eb Avni Arifit se l\u00ebre m\u00eb t\u00eb Hashim Tha\u00e7it. Aktgjykimi i fundit i Gjykat\u00ebs Kushtetuese ishte ve\u00e7se gozhd\u00eb n\u00eb arkivolin e nj\u00eb delegacioni q\u00eb do t\u00eb kujtohet si \u00ebnd\u00ebrr e keqe.<\/p>\n<p>E sa p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e atij delegacioni \u2013 t\u00eb mbushur me njer\u00ebz pa kredibilitet, legjitimitet, kompetenc\u00eb e autoritet q\u00eb p\u00ebrfunduan duke takuar k\u00ebshilltar\u00ebt e znj. Mogherini \u2013 nuk kemi humbur asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb \u2018freak show\u2019. Nuk do t\u00eb paguajm\u00eb m\u00eb p\u00ebr ta par\u00eb dhe as nuk do ta shohim kurr\u00eb m\u00eb.   <\/p>\n<p>Kosova duhet t\u00eb orientohet n\u00eb forcimin e shtetit, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb luftimin e korrupsionit e t\u00eb krimit, n\u00eb zhvillimin e ekonomis\u00eb e t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, pra, n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe n\u00eb pun\u00ebsim t\u00eb qytetar\u00ebve. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sikurse edhe p\u00ebr dialogun e ri e parimor me Serbin\u00eb, duhet t\u00eb merremi vesh vet\u00ebm p\u00ebr dat\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb reja, drejt qeveris\u00eb s\u00eb re e t\u00eb mir\u00eb, me kryeminist\u00ebr q\u00eb merr p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe nuk vjedh.<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb gjith\u00ebve na kujtohet qysh sivjet, mu n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnimit t\u00eb Epopes\u00eb s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, me 6 e 7 mars, PAN-i dhe paterica e tyre n\u00eb Kuvend, vraponin nga komisioni n\u00eb komision, nga deputeti n\u00eb deputet, p\u00ebr ta kaluar ligjin special t\u00eb tyre p\u00ebr dialog me Serbin\u00eb. E gjith\u00eb kjo n\u00ebp\u00ebrmjet seanc\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebzakonshme, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":55718,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[877],"class_list":["post-55810","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-albin-kurti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55810","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55810"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55810\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55718"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55810"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55810"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55810"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}