{"id":55954,"date":"2019-07-10T21:28:09","date_gmt":"2019-07-10T19:28:09","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=55954"},"modified":"2019-07-10T21:28:09","modified_gmt":"2019-07-10T19:28:09","slug":"ilir-meta-ky-mic-sokol-me-kostum-banjoje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/ilir-meta-ky-mic-sokol-me-kostum-banjoje\/","title":{"rendered":"Ilir Meta, ky Mic Sokol me kostum banjoje"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_55955\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-55955\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/edi-rama.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-55955\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/edi-rama.png 350w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/edi-rama-150x150.png 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/edi-rama-300x300.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/edi-rama-100x100.png 100w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-55955\" class=\"wp-caption-text\">Autor: <b>Edi RAMA<\/b><\/p><\/div>\n<p>\u201cKurr\u00eb mos e ndalo kund\u00ebrshtarin q\u00eb po gabon\u201d, na m\u00ebson Napoleon Bonaparti.<\/p>\n<p>Por sot, ne nuk jemi mbledhur k\u00ebtu t\u00eb ndalojm\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtarin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Si kund\u00ebrshtar i k\u00ebsaj shumice qeveris\u00ebse, Ilir Meta nuk duhet ndaluar, n\u00eb qorrmarshimin e tij vet\u00ebmohues, drejt nj\u00eb vet\u00ebshkat\u00ebrrimi sa unikal, aq edhe t\u00eb trishtuesh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Politikisht, ai na e b\u00ebn shum\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb pozicionin ton\u00eb n\u00eb syt\u00eb e popullit, pasi njer\u00ebzia e shohin tanim\u00eb krejt lakuriq t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e armiq\u00ebsis\u00eb s\u00eb eg\u00ebr t\u00eb Ilir Met\u00ebs ndaj shumic\u00ebs son\u00eb qeveris\u00ebse; jo aq p\u00ebr shkak t\u00eb pushtetit t\u00eb humbur t\u00eb LSI-s\u00eb, se sa p\u00ebr shkak t\u00eb humbjes s\u00eb \u00e7do pushteti mbi Reform\u00ebn e Drejt\u00ebsis\u00eb; hi\u00e7fare p\u00ebr gjith\u00eb sa ai artikulon, gjithnj\u00eb e m\u00eb pa kontroll, duke ekspozuar t\u00ebr\u00eb pafuqin\u00eb e d\u00ebshp\u00ebrimit t\u00eb vet, po p\u00ebr gjith\u00eb sa nuk thot\u00eb, i d\u00ebshp\u00ebruar prej frik\u00ebs q\u00eb e ka pushtuar dhe nxjerr\u00eb jasht\u00eb kontrollit, krejt qenien e tij.<\/p>\n<p>I kam ndjekur me nj\u00eb ndjenj\u00eb m\u00ebshire, budallall\u00ebqet e Fallxhores Monik\u00eb dhe akrobacit\u00eb e Artistit Lul, s\u00eb bashku me klloun\u00ebrit\u00eb e Haxhiut Ilir, q\u00eb nga shfaj\u00ebsimet e hatashme p\u00ebr disfat\u00ebn e tyre, deri tek faj\u00ebsimet e d\u00ebshp\u00ebruara n\u00eb adres\u00ebn ton\u00eb, lidhur me pjes\u00ebmarrjen n\u00eb zgjedhje e me raportin paraprak t\u00eb misionit t\u00eb ODHIR-it.<\/p>\n<p>Fatmir\u00ebsisht, e kam ditur dhe e kam th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs, se lufta e tyre p\u00ebr t\u00eb prishur zgjedhjet me dhun\u00eb, do t\u00eb rezultoj\u00eb nj\u00eb vrim\u00eb n\u00eb uj\u00eb dhe ata do t\u00eb shpallin fitoren e radh\u00ebs, duke num\u00ebruar si mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb revolucionit imagjinar, shqiptar\u00ebt jasht\u00eb shtetit, shqiptar\u00ebt n\u00eb plazh, shqiptar\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpi. E vetmja gj\u00eb q\u00eb s\u2019kam menduar, \u00ebsht\u00eb se edhe ata do t\u2019i num\u00ebrojn\u00eb gabim, 7X7 42!<\/p>\n<p>S\u2019ka m\u00eb keq p\u00ebr humb\u00ebsit, se sa t\u00eb sillen si fitimtar\u00eb dhe s\u2019ka m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr fituesit, se sa humb\u00ebsit q\u00eb s\u2019e kuptojn\u00eb dot pse kan\u00eb humbur \u2013 premis\u00eb e sigurt\u00eb kjo, q\u00eb fituesit t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb dhe humb\u00ebsit t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb humbasin!<\/p>\n<p>85% e popullit refuzoi Ram\u00ebn, thon\u00eb t\u00eb shkret\u00ebt dhe jan\u00eb po k\u00ebta q\u00eb thon\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb kan\u00eb ikur nga Shqip\u00ebria, ashtu sikund\u00ebr jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb p\u00ebrfshirjen e vot\u00ebs s\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb Kodin Zgjedhor. Me k\u00ebt\u00eb rast, dua t\u00eb p\u00ebrfitoj p\u00ebr t\u00eb ritheksuar bindjen ton\u00eb se emigrant\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme dhe, duan s\u2019duan udh\u00ebheq\u00ebsit e opozit\u00ebs rrugore, ne do ta p\u00ebrfshijm\u00eb vot\u00ebn e emigrant\u00ebve n\u00eb Kodin Zgjedhor \u2013 uroj edhe me dakord\u00ebsin\u00eb e opozit\u00ebs parlamentare.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se pjes\u00ebmarrja e 30 qershorit ka tejkaluar \u00e7do pritshm\u00ebri ton\u00ebn dhe n\u00eb kushtet mizerab\u00ebl q\u00eb u zhvilluan k\u00ebto zgjedhje, ne kemi marr\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrqindje m\u00eb t\u00eb lart\u00eb votash se sa \u00e7\u2019kishte koalicioni fitues q\u00eb qeverisi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vitin 2005, 19.7%. Kemi marr\u00eb po ashtu edhe nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh votash, se sa pritshm\u00ebria jon\u00eb p\u00ebr kandidat\u00ebt (n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb ku gjysma e tyre s\u2019kishin kund\u00ebrshtar\u00eb), q\u00eb krahasuar me kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb, kur ishim me kandidat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me LSI, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 4% m\u00eb pak. Po t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb gar\u00eb normale dhe pa presionin e lart\u00eb kriminal mbi zgjedh\u00ebsit, padiskutim q\u00eb ky num\u00ebr do t\u00eb ishte ende m\u00eb i lart\u00eb. Shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ta lexosh si refuzim popullor ndaj nesh, pjes\u00ebmarrjen n\u00eb k\u00ebto zgjedhje t\u00eb zhvilluara n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb tensioni t\u00eb lart\u00eb dhe rezultatin ton\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve, do t\u00eb thot\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb mos dish \u00e7far\u00eb flet, po t\u00eb mos kuptosh se ky rezultat \u00ebsht\u00eb treguesi m\u00eb i qart\u00eb se pse sot q\u00eb flasim, kjo opozit\u00eb s\u2019ka asnj\u00eb shans fitoreje, zero, n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021.<\/p>\n<p>Po edhe m\u00eb e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb gjendja e p\u00ebr\u00e7artjes s\u00eb tyre kur thon\u00eb se raporti paraprak i misionit t\u00eb ODHIR-it, paskej konfirmuar opionionet e opozit\u00ebs bojkotuese dhe t\u00eb presidentit protestues p\u00ebr k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, raporti paraprak ka pasqyruar me korrektes\u00eb nj\u00eb proces zgjedhor krejt anormal \u2013 ku, duhet theksuar, anormaliteti i sjelljes dhe shkelja e r\u00ebnd\u00eb e Kushtetut\u00ebs nga ana e Presidentit ka ndikuar n\u00eb dreqosjen si s\u2019ka m\u00eb keq t\u00eb procesit, i cili ishte p\u00ebr t\u00eb ardhur keq edhe pa salton mortale t\u00eb Ilir Met\u00ebs.<\/p>\n<p>Mungesa e gjer\u00eb e besimit te publikut n\u00eb procesin elektoral, e n\u00ebnvizuar n\u00eb raportin paraprak, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt i pakontestuesh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb krejt e qart\u00eb q\u00eb ka ardhur si pasoj\u00eb e agresionit politik e k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb dhun\u00ebs mbi krejt procesin, si edhe p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb dhunshme t\u00eb Ilir Met\u00ebs n\u00eb proces, me antidekretin e tij skandaloz.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb mos c\u00ebnohej gjer\u00ebsisht besimi tek zgjedhjet, n\u00ebn shantazhin e p\u00ebrmuajsh\u00ebm e t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm p\u00ebr mosmbajtjen e tyre, \u00e7ka dekurajoi e mpiu p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb edhe vet\u00eb strukturat tona elektorale n\u00eb territor(?) dhe si mund t\u00eb ruhej i patronditur thell\u00ebsist besimi tek ky proces pas rr\u00ebmujave q\u00eb provokoi Ilir Meta me zhdukjen e befasishme t\u00eb dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve apo rishfaqjen e saj si nj\u00eb provim antikushtetues vjeshte, tre dit\u00eb p\u00ebrpara provimit t\u00eb rregullt kushtetues t\u00eb 30 qershorit!<\/p>\n<p>Dizekuilibri politik i administrat\u00ebs zgjedhore dhe nevoja per depolitizim t\u00eb komisioneve t\u00eb votimit jan\u00eb gjithashtu fakte t\u00eb pakontestueshme, nj\u00ebri i shfaqur si pasoj\u00eb e absurditetit t\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve t\u00eb bojkotuara nga opozita kryesore, tjetri i njohur bot\u00ebrisht e i n\u00ebnvizuar edhe n\u00eb raportet e misioneve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb ODHIR\/it. Dua t\u00eb jem shum\u00eb i qart\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Kjo ishte hera e fundit q\u00eb zgjedhjet administrohen nga partit\u00eb politike dhe, do duan apo s\u2019do duan bojkotuesit e k\u00ebtyre zgjedhjeve, ne do ta depolitizojm\u00eb administrat\u00ebn zgjedhore, besoj edhe me mb\u00ebshtetjen e opozit\u00ebs parlamentare.<\/p>\n<p>Misioni i ODHIR-it ka v\u00ebrejtur se ka pasur probleme me cil\u00ebsin\u00eb e procesit t\u00eb verifikimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe t\u00eb adresave. Edhe ky aspekt k\u00ebrkon v\u00ebmendjen e Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs Zgjedhore p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij procesi, por, sidoqoft\u00eb, vet\u00eb raporti e shpreh qart\u00eb, se n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe kjo \u00ebsht\u00eb shkaktuar nga fakti se listat e zgjedh\u00ebsve, q\u00eb u afishuan fillimisht pran\u00eb KZAZ-ve dhe QV-ve, u hoq\u00ebn nga bashkit\u00eb e opozit\u00ebs n\u00eb mes t\u00eb procesit zgjedhor (Ju kujtohet besoj, n\u00eb vazhd\u00ebn e revolucionit imagjinar ku kryebashkiak\u00ebt revolucionar\u00eb u l\u00ebshuan kund\u00ebr listave e shkollave n\u00eb mbrojtje t\u00eb imagjinat\u00ebs revolucionare t\u00eb zotit Presidentit). Si rrjedhoj\u00eb, qorrat e t\u00ebrbuar t\u00eb revolucionit e kufizuan mund\u00ebsin\u00eb e zgjedh\u00ebsve p\u00ebr t\u00eb verifikuar t\u00eb dh\u00ebnat e tyre.<\/p>\n<p>Ah po, jan\u00eb kapur t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruarit si i mbyturi pas fijes s\u00eb barit edhe pas nj\u00eb shprehjeje t\u00eb raportit, ku shkruhet se KQZ-ja e interpretoi Ligjin Zgjedhor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kreative. E v\u00ebrtet\u00eb edhe kjo, por po aq e v\u00ebrtet\u00eb sa edhe fakti se p\u00ebrball\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimit kreativ t\u00eb frontit t\u00eb s\u00eb keqes s\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve, KQZ-ja nuk duket t\u00eb ket\u00eb pasur rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb rezistoj\u00eb duke mbrojtur frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs e t\u00eb Kodit Zgjedhor, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar zgjedhjet nga shkat\u00ebrrimi i st\u00ebrparalajm\u00ebruar.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur tanim\u00eb 30 qershori i ka mbijetuar agresionit m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr e m\u00eb t\u00eb turpsh\u00ebm antidemokratik, q\u00eb politika e 30 viteve t\u00eb fundit ka nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb kund\u00ebr interesit publik, liris\u00eb e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve dhe objektivit komb\u00ebtar t\u00eb integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Familjen Europiane, Ilir Meta do t\u00eb ishte politikisht p\u00ebr ne nj\u00eb kund\u00ebrshtar q\u00eb s\u2019duhet ndaluar t\u00eb gaboj\u00eb m\u00eb tutje.<\/p>\n<p>Ashtu i dizekuilibruar prej frik\u00ebs nga drejt\u00ebsia, i \u00e7oroditur prej disfat\u00ebs s\u00eb operacionit antikomb\u00ebtar q\u00eb bashk\u00ebudh\u00ebhoqi me tre kalor\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb apokalipsit imagjinar, hak\u00ebrryes e qesharak nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb pafuqin\u00eb e tij, ai \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb aset i vyer politik i k\u00ebsaj shumice qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>Me at\u00eb lloj dordoleci k\u00ebrc\u00ebnues n\u00eb Presidenc\u00eb, edhe m\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqurit ndaj nesh do t\u00eb trembeshin ta \u00e7onin vot\u00ebn gjetk\u00eb pas dy vjet\u00ebsh. Nd\u00ebrsa ne do t\u00eb ishim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb toleruesh\u00ebm n\u00eb gabimet tona, pasi krahasuar me t\u00eb si shemb\u00eblltyra m\u00eb kuptimplot\u00eb e destruktivitetit opozitar, do t\u00eb dukeshim lule n\u00eb syt\u00eb e gjykat\u00ebsit popull.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, ne jemi t\u00eb ndaluar ta p\u00ebrdorim kryetarin e shtetit si nj\u00eb dordolec p\u00ebr t\u00eb trembur zgjedh\u00ebsit e pak\u00ebnaqur prej nesh dhe jemi t\u00eb detyruar ta ndalojm\u00eb Ilir Met\u00ebn t\u00eb gaboj\u00eb m\u00eb tej! Sepse p\u00ebr ne, dinjiteti i k\u00ebtij shteti \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se sa \u00e7do kalkulim elektoral.<\/p>\n<p>Ilir Meta duhet hetuar e nd\u00ebshkuar deri n\u00eb fund nga ky kuvend dhe reagimi yn\u00eb ndaj tij, si deputet\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kuvendi, duhet t\u00eb jet\u00eb frontal, p\u00ebrtej dallimeve tona politike dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kushtetut\u00ebs, demokracis\u00eb parlamentare dhe vet\u00eb dinjitetit t\u00eb shtetit shqiptar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, parim\u00ebsia themelore e kuvendit q\u00eb na mbledh si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb popullit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebrues q\u00eb duhet t\u00eb na bashkoj\u00eb n\u00eb vendim n\u00eb veprim, p\u00ebrtej \u00e7do interesi politik q\u00eb na ndan.<\/p>\n<p>Ilir Meta nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht kund\u00ebrshtari i njohur i qeveris\u00eb, po armiku i hapur i vet\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht frym\u00ebzuesi i kund\u00ebrrevolucionit opozitar ndaj zgjedhjeve e drejt\u00ebsis\u00eb, po armiku i deklaruar i vet\u00eb parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht politikani i frik\u00ebsuar deri n\u00eb palc\u00eb nga Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi, po vet\u00eb shemb\u00eblltyra e t\u00ebrbimit t\u00eb t\u00eb tremburve nga drejt\u00ebsia, q\u00eb me shtrirjen e rrezes s\u00eb agresionit t\u00eb tij mbi miqt\u00eb e partner\u00ebt amerikan\u00eb dhe europian\u00eb, na turp\u00ebron t\u00eb gjith\u00ebve, si qytetar\u00eb, si popull, si shtet.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb ket\u00eb Shqip\u00ebria e sotme, Shqip\u00ebria n\u00eb NATO dhe kandidate n\u00eb BE, nj\u00eb kryetar shteti q\u00eb duket si nj\u00eb aktor komik q\u00eb imiton Presidentin e Republik\u00ebs; nj\u00eb kryetar shteti q\u00eb kur flet seriozisht t\u00eb b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qeshur dhe kur flet me t\u00eb qeshur t\u00eb b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb; nj\u00eb kryetar shteti q\u00eb e parafytyron veten si nj\u00eb Vojo Kush me kravat\u00eb, mbi \u00e7atin\u00eb e ambasad\u00ebs s\u00eb Bashkimit Europian dhe q\u00eb e imagjinon ambasad\u00ebn amerikane, si topin ku vendos gjoksin e tij prej Mic Sokoli me kostum banjoje!<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb ket\u00eb Shqip\u00ebria e sotme, nj\u00eb kryetar shteti q\u00eb arrin t\u00eb thot\u00eb n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp, se \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb p\u00ebrballet me testin e sh\u00ebndetit mendor \u2013 \u00e7ka n\u00eb fakt nuk i\u2019a ka k\u00ebrkuar askush edhe pse askush nuk ka mbetur pa pyetur veten, se mos vall\u00eb ky njeri \u00ebsht\u00eb realisht i ikur nga mendja e kok\u00ebs!<\/p>\n<p>Por kjo pyetje nuk \u00e7on askund, madje mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb drejtim krejt t\u00eb gabuar.<\/p>\n<p>S\u00ebmundja e v\u00ebrtet\u00eb e k\u00ebtij kreu shteti t\u00eb futur n\u00eb qorrsokakun e inatit pa krye, \u00ebsht\u00eb ajo e atij personazhit t\u00eb Dostojevskit, i cili g\u00ebnjen veten p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer t\u00eb tjer\u00ebt dhe si i till\u00eb, ai nuk \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjeshtar po \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb. Sfida m\u00eb e madhe morale n\u00eb jet\u00eb, thot\u00eb Dostojevski, nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos g\u00ebnjesh t\u00eb tjer\u00ebt, po t\u00eb mos vet\u00ebg\u00ebnjehesh. Sepse duke u vet\u00ebg\u00ebnjyer, njeriu vjen n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb, ja k\u00ebshtu si Ilir Meta, q\u00eb nuk e kupton m\u00eb ku mbaron p\u00ebrjetimi i bot\u00ebs brenda kok\u00ebs s\u00eb vet dhe ku fillon bota reale jasht\u00eb rradakes s\u00eb tij \u2013 \u00e7ka shkakton nj\u00eb \u00e7oroditje ekstreme t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes individit t\u00eb vet\u00ebg\u00ebnjyer dhe dynjall\u00ebkut rretherrotull.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse Ilir Meta mund t\u2019ia lejoj\u00eb vetes t\u00eb ngat\u00ebrroj\u00eb t\u00ebr\u00eb dynjan\u00eb, n\u00eb p\u00ebr\u00e7artjen e tij mes imagjinat\u00ebs s\u00eb harbuar nga frika e njeriut q\u00eb shkon p\u00ebr Tropoj\u00eb e i duket sikur kalon nga burgu i Spa\u00e7it, dhe realitetit politik e shoq\u00ebror q\u00eb i p\u00ebrplas n\u00eb sy fakte e ndodhi, ndaj t\u00eb cilave ai reagon me akte antikushtetuese e me shfaqje komike posht\u00ebrimi t\u00eb institucionit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, ky parlament s\u2019mund t\u2019ia lejoj\u00eb vetes mbylljen e syve p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij burimi destabiliteti institucional, brutaliteti politik, rrezikshm\u00ebrie shoq\u00ebrore dhe komedie nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ilir Meta e ka shkelur Kushtetut\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00ebher\u00eb ai ka tentuar destabilizimin e qeveris\u00eb, duke penguar arbitrarisht apo refuzuar harbut\u00ebrisht dekretimin e ministrave.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00ebher\u00eb ai ka cenuar autoritetin e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke komentuar publikisht apo kthyer mbrapsht brutalisht, ligje t\u00eb miratuara nga ky parlament \u2013 pa llogaritur her\u00ebt kur e ka fyer k\u00ebt\u00eb parlament, duke e quajtur ilegjitim apo kur e ka k\u00ebrc\u00ebnuar, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se edhe mund ta shp\u00ebrndaj\u00eb fare.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00ebher\u00eb ai e ka prishur ekuilibrin e figur\u00ebs s\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe ka dal\u00eb nga roli kushtetues i tij, duke luajtur role e loj\u00ebra q\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb president s\u2019ia ka lejuar vetes, jo vet\u00ebm k\u00ebtu, po n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e demokracive parlamentare \u2013 aq larg ka shkuar n\u00eb vandalizmat e tij kund\u00ebr arsyes shtet\u00ebrore ky far\u00eb presidenti, sa edhe vet\u00eb paraardh\u00ebsi i tij mediok\u00ebr e partiak duket si Xhefersoni krahasuar me t\u00eb.<\/p>\n<p>Por k\u00ebt\u00eb her\u00eb, Ilir Meta ka tejkaluar edhe vet\u00eb Ilir Met\u00ebn, bashk\u00eb me cakun e fundit t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb son\u00eb p\u00ebr t\u00eb duruar tejkalimet e tij pa reaguar institucionalisht.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb ai ka luajtur deri n\u00eb fund me zjarrin dhe ka b\u00ebr\u00eb deri n\u00eb fund gjith\u00e7ka, q\u00eb plani i sh\u00ebmtuar, i eg\u00ebr, i paturpsh\u00ebm dhe i pafalsh\u00ebm i zjarrv\u00ebnies s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb mos d\u00ebshtonte.<\/p>\n<p>Ilir Meta ka nd\u00ebrhyr\u00eb brutalisht, n\u00eb mes t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, me nj\u00eb antidekret \u00e7mendurak, nj\u00eb molotov zem\u00ebrimi politik e lajthitjeje institucionale, p\u00ebr t\u00eb ushqyer zjarrin n\u00eb fikje t\u00eb protestave t\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimit opozitar.<\/p>\n<p>Me antidekretin e tij, ai nxiti vazhdimin e dhun\u00ebs n\u00eb territoret e bashkive t\u00eb drejtuara nga opozita, aktet e vandalizmit ndaj infrastruktur\u00ebs zgjedhore, q\u00eb nga djegiet e shkollave tek kryengritja e bravave.<\/p>\n<p>Ai u kthye nga Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb tribunin e l\u00ebvizjes haxhiqamiliste kund\u00ebr zgjedhjeve, duke fyer edhe bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare me reagimet e tij skandaloze ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsive diplomatike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe me letrat e tij qesharake drejtuar autoriteteve t\u00eb larta europiane, si t\u00eb ishte qytetari digjital q\u00eb i ankohet doktorit p\u00ebr vjedhjen e mbathjeve t\u00eb banjos nga narkopolumbar\u00ebt e Gjirit t\u00eb Lalzit.<\/p>\n<p>Shkarkimi nga detyra e lart\u00eb e kreut t\u00eb shtetit e k\u00ebtij personazhi, q\u00eb si president risolli n\u00eb sken\u00ebn e historis\u00eb son\u00eb Haxhi Qamilin, me vul\u00ebn e tij proverbiale t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb Eksport-Importit t\u00eb kafes\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje me detyrim p\u00ebrcaktim e k\u00ebtij Kuvendi dhe nj\u00eb detyrim i \u00e7do deputeti q\u00eb nuk e ka harruar betimin p\u00ebrpara Kuvendit.<\/p>\n<p>Ilir Meta nuk e ka mbushur kup\u00ebn, po e ka derdhur dhe vazhdon ta derdh\u00eb at\u00eb p\u00ebrdit\u00eb, duke na dh\u00ebn\u00eb \u00e7do dit\u00eb nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u2019u ndjer\u00eb t\u00eb keqardhur p\u00ebr t\u00eb si njeri, t\u00eb neveritur me t\u00eb si politikan dhe t\u00eb alarmuar prej tij si mbajt\u00ebsi i vul\u00ebs s\u00eb lart\u00eb q\u00eb ka humbur t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb jet\u00eb!<\/p>\n<p>Por natyrisht, ndryshe nga Ilir Meta, q\u00eb i ka k\u00ebrcyer shtetit p\u00ebrsip\u00ebr si t\u00eb ishte nj\u00eb tank armik dhe q\u00eb e p\u00ebrdor firm\u00ebn si bomb\u00eb p\u00ebr ta hedhur at\u00eb n\u00eb er\u00eb, ne nuk mund ta p\u00ebrdorim fuqin\u00eb absolute t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mbi Presidentin e Republik\u00ebs, si topin e Mato Grud\u00ebs mbi sarajet e Mere Fizit!<\/p>\n<p>Me zakon, Ilir Meta duhej shkarkuar qysh n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb u hodh si raket\u00eb antiamerikane nga tava e koranit t\u00eb Faros n\u00eb Pogradec drejt avion\u00ebve imagjinar\u00eb t\u00eb junt\u00ebs ushtarake amerikano-shqiptare, mbi pallatin presidencial n\u00eb Tiran\u00eb. Por me ligj ai mund t\u00eb shkarkohet vet\u00ebm pasi Komisioni i Posa\u00e7\u00ebm Hetimor q\u00eb miratojm\u00eb sot, t\u00eb kryej\u00eb detyrimin kushtetues t\u00eb hulumtimit t\u00eb fakteve, d\u00ebgjimit t\u00eb d\u00ebshmive dhe raportimit p\u00ebrpara Kuvendit t\u00eb p\u00ebrfundimeve t\u00eb hetimit p\u00ebr shkeljen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Sepse ndryshe nga Ilir Meta q\u00eb zgjodhi shembullin e forc\u00ebs destruktive p\u00ebr interesa politike e vetjake, ne kemi zgjedhur forc\u00ebn e shembullit ligjor e demokratik, n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesit komb\u00ebtar e t\u00eb dinjitetit t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje t\u00eb k\u00ebsaj fjale, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb apel t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve ta votojn\u00eb ngritjen e Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Hetimor, pik\u00ebrisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesit komb\u00ebtar e t\u00eb dinjitetit t\u00eb k\u00ebtij Kuvendi, i b\u00ebj edhe nj\u00eb thirrje publike Ilir Met\u00ebs, t\u00eb reflektoj\u00eb e t\u00eb mbledh\u00eb veten brenda korniz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive e t\u00eb kompetencave t\u00eb tij; t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb \u00e7do sulm kund\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsive diplomatike t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara e t\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb Shqip\u00ebri; t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb \u00e7do sulm ndaj parlamentit, t\u00eb cilin s\u2019ka dyfek presidencial q\u00eb e c\u00ebnon n\u00eb legjitimitetin e vet, si\u00e7 nuk ka dekret molotov q\u00eb i\u2019a shkurton mandatin e tij;<\/p>\n<p>t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb aktivitetin e tij t\u00eb paligjsh\u00ebm politik kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb sillet si\u00e7 i\u2019a k\u00ebrkon Kushtetuta, jo si\u00e7 e urdh\u00ebrojn\u00eb z\u00ebrat e brendsh\u00ebm t\u00eb realitetit imagjinar ku \u00ebsht\u00eb transferuar s\u00eb fundmi.<\/p>\n<p>Mir\u00eb do ishte t\u00eb ndalonte edhe keqp\u00ebrgojimin e figurave heroike t\u00eb historis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij vendi, sepse paralelizmat mes tyre e figur\u00ebs s\u00eb tij keqinformojn\u00eb brezin e ri dhe stimulojn\u00eb agresivitetin e injoranc\u00ebs ndaj shoq\u00ebris\u00eb dhe shtetit ligjor, por kjo mbetet sidoqoft\u00eb nj\u00eb v\u00ebrejtje miq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Duke i uruar pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb e t\u00eb frytshme Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Hetimor, si edhe duke i b\u00ebr\u00eb thirrje \u00e7do deputeti ta votoj\u00eb ngritjen e tij, ju fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr v\u00ebmendjen.<\/p>\n<p><em>Fjalim i mbajtur n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb 8 korrik 2019.<\/em><br \/>\n<strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cKurr\u00eb mos e ndalo kund\u00ebrshtarin q\u00eb po gabon\u201d, na m\u00ebson Napoleon Bonaparti. Por sot, ne nuk jemi mbledhur k\u00ebtu t\u00eb ndalojm\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtarin ton\u00eb. Si kund\u00ebrshtar i k\u00ebsaj shumice qeveris\u00ebse, Ilir Meta nuk duhet ndaluar, n\u00eb qorrmarshimin e tij vet\u00ebmohues, drejt nj\u00eb vet\u00ebshkat\u00ebrrimi sa unikal, aq edhe t\u00eb trishtuesh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb k\u00ebtij vendi. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":55955,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[369],"class_list":["post-55954","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-edi-rama"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55954","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55954"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55954\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55955"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55954"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55954"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55954"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}