{"id":56350,"date":"2019-08-28T12:31:57","date_gmt":"2019-08-28T10:31:57","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=56350"},"modified":"2021-06-25T15:32:03","modified_gmt":"2021-06-25T13:32:03","slug":"pak-fjale-per-keshtjellen-e-poezise-te-poetit-shkrimtarit-tyran-prizren-spahiu-qe-ka-nisur-misionin-hyjnore-drejt-te-pamundures","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/pak-fjale-per-keshtjellen-e-poezise-te-poetit-shkrimtarit-tyran-prizren-spahiu-qe-ka-nisur-misionin-hyjnore-drejt-te-pamundures\/","title":{"rendered":"Pak fjal\u00eb p\u00ebr \u201cK\u00ebshtjell\u00ebn e Poezis\u00eb\u201d t\u00eb poetit, shkrimtarit Tyran Prizren Spahiu q\u00eb ka nisur misionin hyjnor\u00eb drejt t\u00eb pamundur\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/tyranspahiu.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-56355\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/tyranspahiu.png 529w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/tyranspahiu-150x150.png 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/tyranspahiu-300x300.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/tyranspahiu-100x100.png 100w\" sizes=\"(max-width: 529px) 100vw, 529px\" \/><\/p>\n<p>\u201cK\u00cbSHTJELLA E POEZIS\u00cb\u201d, lartuar prej poetit t\u00eb talentuar Tyran Prizren Spahiu, ka n\u00eb themelet e saj fjal\u00ebn st\u00ebrgjyshore, dhimbjet e plag\u00ebve t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs dhe s\u00eb tashmes, diell\u00ebzimet poetike t\u00eb s\u00eb ardhmes, muz\u00ebn p\u00ebrzjer\u00eb me th\u00ebrrimet e dheut dhe rr\u00ebnj\u00ebt e gjakosura t\u00eb m\u00ebm\u00ebdheut. Spahiu njihet si poet, poezia e t\u00eb cilit mban vul\u00ebn e dimensionit njer\u00ebzor, pa buj\u00eb dhe dukje snobiste. Poet i afirmuar i vargut t\u00eb ri, me m\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb qart\u00eb dhe moderne, duke sjell\u00eb poezi t\u00eb z\u00ebrit t\u00eb fuqish\u00ebm intelektual. Poezia e tij rrjedh n\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsin\u00eb me lajtmotive p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb areolit shqipfol\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb motivacion Spahiu \u00ebsht\u00eb nderuar si \u201cPOET I VITIT\u201d nga Pegasus.<\/p>\n<p>Brenda metafor\u00ebs simbolike \u201cK\u00cbSHTJELLA E POEZIS\u00cb\u201d, gurgullojn\u00eb si uj\u00ebrat e burimeve, nj\u00ebqind e tet\u00ebdhjet\u00eb poezi, pra nj\u00eb v\u00ebllim poetik q\u00eb t\u00eb befason me fuqin\u00eb ideoemocionale, me stilin e p\u00ebrkryer t\u00eb vargjeve, me mesazhet dhe frym\u00ebn e thell\u00eb atdhetar, e cila ndihet ndjesh\u00ebm, jo vet\u00ebm tek ky v\u00ebllim poetik, por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb krijimtarin\u00eb e tij. Kurse pesha e dashuris\u00eb q\u00eb prek thell\u00ebsit\u00eb shpirt\u00ebrore, monumentalizohet me g\u00ebrshetimin e emocionit dhe forc\u00ebn e mendimit t\u00eb tij. \u201cK\u00cbSHTJELLA E POEZIS\u00cb\u201d e nd\u00ebrtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb, b\u00ebn q\u00eb poezia t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrmasa mbar\u00ebkomb\u00ebtare, brenda s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrmblidhet dhimbja e poetit dhe e brezave, dhimbje q\u00eb kthehet n\u00eb gas kur \u00e7elin m\u00ebngjeset agimor\u00eb p\u00ebr atdheun e jet\u00ebn dhe dhimbje gati vdekje, kur m\u00ebngjeset rr\u00ebzojn\u00eb petalet trishtuar dhe jeta rr\u00ebshqet kok\u00ebulur n\u00eb vorbulla t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, gjendja shpirt\u00ebrore e poetit, duke q\u00ebn\u00eb n\u00eb lidhje t\u00eb ngusht\u00eb me gjendjen e p\u00ebrgjithshme, sjell vargje dridhmuese q\u00eb t\u00eb tronditin me bukurin\u00eb e mendimit dhe forc\u00ebn e t\u00eb shprehurit. Nj\u00eb ndjesi e till\u00eb p\u00ebrcillet tek poezia \u201cBASHK\u00cbBISEDOJ ME ATDHEUN\u2026\u201d, e cila flladitet prej lirizmit atdhetar\u00eb, q\u00eb gurgullon n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb eshtrave t\u00eb t\u00eb par\u00ebve. Por, ajo q\u00eb i jep emocione t\u00eb fuqishme k\u00ebsaj lirike atdhetare, \u00ebsht\u00eb raporti i poetit lirik me Atdheun, n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim intim-emocional, n\u00eb t\u00eb cilin fjala poetike q\u00eb ravij\u00ebzohet n\u00eb goj\u00ebn e m\u00ebm\u00ebdheut, \u00ebsht\u00eb sa hyjnore, aq edhe e ashp\u00ebr.\/\u201dMe z\u00eb t\u00eb lart\u00eb bij, po ju flas\u201d!\/ Mes dhimbjesh, si dielli n\u00eb qiell t\u00eb hirt\u00eb, ai k\u00ebrkon me ngulm v\u00ebmendjen e bijve, t\u00eb atyre, q\u00eb i thon\u00eb vetes shqiptar\u00eb dhe n\u00eb vena ju rrjedh gjak i past\u00ebr pellazg. Dija, thekson m\u00ebm\u00ebdheu, duhet k\u00ebrkuar n\u00eb trupin e gjakosur, shpirtin e vrerosur t\u00eb vatanit, te qiriri flakeart\u00eb i Naimit, te vargjet emblem\u00eb t\u00eb Migjenit, te lirikat e pavdekshme t\u00eb Lasgushit, te Iliada e Homerit, te Prometeu, te arti oratorik i Demostenit.<\/p>\n<p>\/\u201cJu kam th\u00ebn\u00eb, dija duhet k\u00ebrkuar\/, n\u00eb truallin am\u00ebtar dhe n\u00eb fqinj\u00ebsi,\/ te shkrimet e m\u00ebm\u00ebdhetar\u00ebve tan\u00eb,\/ te th\u00ebniet e vjetra me gjak pellazg!\u201d\/<\/p>\n<p>Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn madh\u00ebshti, m\u00ebm\u00ebdheu k\u00ebrkon t\u00eb ndiej ngroht\u00ebsin\u00eb dhe dashurin\u00eb e bijve t\u00eb tij. Solemnisht, ai ngre z\u00ebrin, q\u00eb bijt\u00eb e tij, t\u00eb nderojn\u00eb flamurin, k\u00ebt\u00eb simbol t\u00eb kombit t\u00eb gjakosur, t\u00eb ruajn\u00eb traditat dhe trojet e t\u00eb par\u00ebve. Si nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e vuajtur dhe e dhembshur, ai i\u2019u drejtohet bijve; \/\u201dJu kam bekuar shum\u00eb her\u00eb,\/ me shtat\u00eb qiej rrethuar jeni!\/ Dy dete, ju dhurova me madh\u00ebshti,\/ alpet shqiptare, kuror\u00eb i keni\/, n\u00eb shpirt ju gdh\u00ebnda fisnik\u00ebrin\u00eb,\/ t\u00eb shenjt\u00ebn lavdi n\u00eb ballin tim e gjeni!\u201d\/. Gjenialiteti i mendimit poetik, spikat ndjesh\u00ebm, n\u00eb \u00e7do varg t\u00eb k\u00ebsaj lirike atdhetare. Dialogu p\u00ebrfshihet n\u00eb nj\u00eb tension t\u00eb thell\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me situatat dramatike q\u00eb ka p\u00ebrjetuar dhe p\u00ebrjeton m\u00ebm\u00ebdheu, ndaj fjala poetike fiton natyrsh\u00ebm nj\u00eb forc\u00eb shpreh\u00ebse t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, gati-gati drith\u00ebruese; \/\u201cTa dini, nuk do jet\u00eb e larg\u00ebt ajo dit\u00eb,\/ yll shkrir\u00ebs do zbres n\u00eb altar!\u201d\/ Simbolika e holl\u00eb metaforike e vargut t\u00eb fundit, merr kuptimin e saj t\u00eb plot\u00eb figurativ-estetik dhe mediativ n\u00eb vargjet kulmshp\u00ebrthyese, ku intonacioni poetik dhe dialogu i tensionuar, nxjerrin n\u00eb pah nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb mprehta t\u00eb koh\u00ebs, at\u00eb t\u00eb \u00e7eshtjes komb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn m\u00ebm\u00ebdheu nuk \u201cv\u00eb gjum\u00eb n\u00eb sy\u201d. \/\u201dMbajeni mend, ask\u00ebnd nuk lejoj,\/ t\u00eb cop\u00ebtoj, t\u00eb bekuar\u00ebn tok\u00eb t\u00eb lasht\u00eb!\u201d\/<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb trungun vargor t\u00eb k\u00ebsaj lirike atdhetare, biskon thirrja e vullkanshme, dhe unikale, q\u00eb i jep p\u00ebrmasa gjigande poezis\u00eb. Mendimi poetik, shnd\u00ebrrohet n\u00eb veprim dhe theksi filozofik b\u00ebhet m\u00eb i  mpreht\u00eb. <\/p>\n<p>\/\u201dShikjoni, shtrir\u00eb jan\u00eb ende kthetrat e gjakatar\u00ebve!\/<br \/>\n\/Ndoshta, do rrjedhin s\u00ebrish lumenj gjaku..\u201d.\/<\/p>\n<p>E pra, ky bashk\u00ebbisedim rrok hap\u00ebsira mbar\u00ebkomb\u00ebtare, p\u00ebrmes figuracionit sa original, aq edhe visual, mbi t\u00eb cilin vepron logjika dhe gdh\u00ebndet me dhimbje figura e m\u00ebm\u00ebdheut, p\u00ebr t\u00eb na \u00e7uar thell\u00ebsive t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb, ku preket me rr\u00ebqethje filozofia shpirt\u00ebrore e popullit.<br \/>\nNj\u00eb tematik\u00eb e till\u00eb, p\u00ebrcillet e organizuar artistikisht e profesionalisht, me nota t\u00eb gjalla dhe emocionuese edhe n\u00eb shum\u00eb poezi t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij v\u00ebllimi poetik.<\/p>\n<p>N\u00eb rrjedh\u00ebn e lirik\u00ebs atdhetare, ka \u00e7elur gonxhet e saj t\u00eb dhimbshme edhe poezia \u201cDIJEDASH\u00cbS\u201d, e cila konturohet n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e n\u00eb koh\u00eb me vargun drith\u00ebrues metaforik, \/\u201dNgel\u00ebm buz\u00eb dijes gjobitur pand\u00ebrprer\u00eb&#8230;\u201d\/<\/p>\n<p>Pse? P\u00ebr nj\u00eb fije drite, p\u00ebr nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb, q\u00eb t\u00eb ndri\u00e7onte flet\u00ebt e shpirtit, udh\u00ebt e shpirtit, p\u00ebr t\u00eb larguar err\u00ebsir\u00ebn e kobshme, injoranc\u00ebn, e cila me thonjt\u00eb e saj  po e varroste kombin p\u00ebr s\u00eb gjalli. N\u00ebp\u00ebrmjet karakterit sintetik t\u00eb fjal\u00ebs, poeti na jep mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb qart\u00eb, mpreht\u00ebsin\u00eb e mendimit t\u00eb nj\u00eb populli, q\u00eb e do me shpirt dijen, drit\u00ebn e syve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn, ai sakrifikohet me krenari dhe d\u00ebshir\u00eb, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrcillet me emocion ekspresiv n\u00eb vargun m\u00ebposht\u00ebm, t\u00eb nd\u00ebrtuar k\u00ebndsh\u00ebm figurativisht; \/\u201dNe fitilin e shp\u00ebrthimit mbanim n\u00eb dor\u00eb..\u201d\/<br \/>\nN\u00eb burimin dridhmues t\u00eb k\u00ebsaj poezie, derdhet e kristalt\u00eb poezia \u201dGJUHA SHQIPE,\u201d q\u00eb \u00e7an qiejt e njer\u00ebzimit, me shpat\u00ebn e bukur t\u00eb tridhjet\u00eb e gjasht\u00eb shkronjave, me lasht\u00ebsin\u00eb dhe bukurin\u00eb e saj, me drit\u00ebzimet mbi t\u00eb p\u00ebrvuajtur\u00ebn fytyr\u00eb, me diell\u00ebzimet mbi shpirtin e trazuar.<\/p>\n<p>\u201cE lasht\u00eb, sa vet bukuria natyr\u00eb,<br \/>\nshtegton trojeve gjuha shqipe,<br \/>\ndrit\u00ebzimi i saj, \u00e7el t\u00eb vuajtur\u00ebn fytyr\u00eb,<br \/>\nshpirtin e trazuar ngroh me diell\u00ebzime\u201d.<\/p>\n<p>Si shungullim\u00eb rr\u00ebqeth\u00ebse, pikon klithma e m\u00ebm\u00ebdheut, derdh lot\u00eb qielli mbi buz\u00ebn e thar\u00eb t\u00eb foshnjes, th\u00ebrrmohen eshtrat e atdheut prej r\u00ebnkimit t\u00eb lokes. E till\u00eb rrjedh fjala poetike e Spahiut, p\u00ebrmes vargjeve t\u00eb poezis\u00eb madh\u00ebshtore \u201cEKSODI\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNdar\u00eb \u00ebsht\u00eb familja, n\u00ebna k\u00ebrkon bij\u00ebn, foshnja kjan\u00eb, qum\u00ebsht k\u00ebrkon, nga larg hienat, gjuajn\u00eb mbi f\u00ebmij\u00ebn,<br \/>\natdheu vuan, fytyr\u00ebzbeht\u00eb lokja r\u00ebnkon.\u201d<\/p>\n<p>Krahas lirikave atdhetare, poeti Tyran Prizren Spahiu, operon fuqish\u00ebm gjith\u00eb sharm poetik edhe n\u00eb lirikat e dashuris\u00eb.<\/p>\n<p>Femra p\u00ebr poetin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebnie gati hyjnore, e cila me dashurin\u00eb dhe bukurin\u00eb e syve t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb, afshi q\u00eb shtegton damar\u00ebve t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb burimi ku d\u00ebgjohen p\u00ebshp\u00ebritjet e shpirtit, si sinfonia e nj\u00eb poezie. Ai sundohet prej femr\u00ebs, prej ngroht\u00ebsis\u00eb s\u00eb trupit t\u00eb saj, lundron n\u00ebp\u00ebr bregoret e gjoksit si timonier\u00eb i anijes s\u00eb dashuris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur drejt hap\u00ebsirave t\u00eb mistershme, t\u00eb cilat pena e tij i p\u00ebrcjell\u00eb me magji dhe emocione t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme poetike. Nj\u00eb ndjesi e till\u00eb sublime himnizohet n\u00eb vargjet e m\u00ebposhtme;<\/p>\n<p>\/\u201dButoni i prekur i n\u00ebnkulmit, zbulon yjet e ofruara,<br \/>\nNgroht\u00ebsia e ndjenjave vlon gjakun, trungu i trupit zgjohet,<br \/>\nJan\u00eb momente q\u00eb gjith\u00ebsin\u00eb heshtur kan\u00eb  tronditur,<br \/>\nPosht\u00eb, rrjedh n\u00eb pafund\u00ebsi, orgazma e etheve t\u00eb kuror\u00ebzuara.\u201d\/<\/p>\n<p>Trasperanca e mendimit poetik, si n\u00eb vargjet e m\u00ebsip\u00ebrme, ashtu dhe n\u00eb lirikat e tjera t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij v\u00ebllimi, nxjerrin n\u00eb pah  talentin e rrall\u00eb t\u00eb poetit p\u00ebr modernizimin e poezis\u00eb. Pra tek poezia e Spahiut, vihet re nj\u00eb synim i qart\u00eb ideoestetik, n\u00eb p\u00ebrdorimin e fjal\u00ebve, q\u00eb vihen n\u00eb funksion t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve intim, t\u00eb cilat i sh\u00ebrbejn\u00eb let\u00ebrsis\u00eb  artistike.<br \/>\nVelit t\u00eb dashuris\u00eb fem\u00ebrore, poeti i derdh pjalmin e muz\u00ebs s\u00eb kristalt\u00eb, q\u00eb gurgullon nga burimi i shpirtit t\u00eb tij poetik. P\u00ebr poetin Spahiu, bukuria \u00ebsht\u00eb kudo n\u00eb univers, por natyra virgj\u00ebrore e nj\u00eb femre, sundon gjith\u00eb bukurit\u00eb e bot\u00ebs. Duke e krahasuar femr\u00ebn me nj\u00eb pup\u00ebl q\u00eb hyn papritur n\u00eb zemr\u00ebn e tij, tek poezia \u201cNATYR\u00cb VIRGJ\u00cbRORE\u201d, ai shfaq ndjenjat mashkullore, p\u00ebr t\u2019u l\u00ebshuar val\u00ebve t\u00eb dashuris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjetuar intimitetin e femr\u00ebs dhe ajo duke buz\u00ebqeshur t\u2019i thot\u00eb se ka vendosur t\u00eb bashk\u00ebjetoj\u00eb me t\u00eb gjer n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi, n\u00eb dit\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Mesazhi i k\u00ebsaj poezie, \u00ebsht\u00eb si rrezja e art\u00eb e diellit, q\u00eb l\u00eb drit\u00ebn dhe ngroht\u00ebsin\u00eb  e saj josh\u00ebse, mbi problemet q\u00eb has sot familja shqiptare.<\/p>\n<p>\/\u201dSi pup\u00ebl hyre n\u00eb zemr\u00ebn time,<br \/>\nduke val\u00ebzuar zbrite n\u00eb dashuri,<br \/>\nme vete m\u00eb more, pas vetes m\u00eb lidhe,<br \/>\nashtu krejt papritur, u b\u00ebra skllavi yt&#8230;\u201d\/<\/p>\n<p>Por poeti Spahiu, femr\u00ebn nuk e sheh vet\u00ebm si per\u00ebndesh\u00ebn e bukuris\u00eb, si art i p\u00ebrkryer para syrit mashkullor\u00eb, apo si i p\u00ebrzgjedhuri i  saj, ai me tehun e pen\u00ebs s\u00eb tij, prek ndjesh\u00ebm bot\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb gruas, kur ajo ndihet e braktisur prej dashuris\u00eb dhe e paragjykuar prej shoq\u00ebris\u00eb. E till\u00eb p\u00ebrshkruhet gruaja n\u00eb poezin\u00eb \u201cK\u00cbSHTJELLA E MPOSHTUR\u201d. Ajo e dashuruar rend pas princit \u00ebnd\u00ebrrimtar, por zhg\u00ebnjimi shemb k\u00ebshtjell\u00ebn e shpirtit t\u00eb saj. Fluturon si dall\u00ebndyshja drejt shtegtimit t\u00eb dashuris\u00eb, pa e ditur, se n\u00eb loj\u00eb \u00ebsht\u00eb jeta e saj q\u00eb bie n\u00eb lak. Ndaj, ajo endet e brengosur n\u00ebp\u00ebr uj\u00ebrat e virgj\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjetur pak drit\u00eb, nj\u00eb fije shprese, q\u00eb t\u00eb qet\u00ebsoi zemr\u00ebn e saj q\u00eb kullon gjak ;<\/p>\n<p>\u201c\/N\u00eb muzgun e pranver\u00ebs, s\u00ebrish largohesh,<br \/>\n       me val\u00ebt e shfrenuara t\u00eb bukuris\u00eb,\u200b<br \/>\n    prej arom\u00ebs s\u00eb dashuris\u00eb gjymtohesh,<br \/>\n tek ec\u00ebn uj\u00ebrave t\u00eb humbura t\u00eb virgj\u00ebris\u00eb&#8230;\/\u201d<\/p>\n<p>Por, n\u00eb mitr\u00ebn e saj \u00ebsht\u00eb ngjizur krijesa e dashuris\u00eb, ndaj ajo, \u201cndihet e vetmuar, n\u00ebn ethet e frik\u00ebs s\u00eb turp\u00ebris\u00eb\u201d. Paragjykimi shoq\u00ebrore d\u00ebrrmon me egoizmin e tij  k\u00ebt\u00eb krijes\u00eb hyjnore dhe gruan q\u00eb e lindi, e cila n\u00ebp\u00ebr lot\u00ebt e pendes\u00ebs braktis krijes\u00ebn \u00ebngj\u00ebllore dhe me moralin e mposhtur niset drejt vetvrasjes. Tragjedia p\u00ebrcillet me nota t\u00eb err\u00ebta, n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb cil\u00ebs, poeti thot\u00eb fjal\u00ebn e tij t\u00eb fuqishme, \u201dqan\u201d poetikisht n\u00ebp\u00ebr vargje, duke nd\u00ebshkuar me tehun e pen\u00ebs, nj\u00eb nga mentalitet e koh\u00ebs q\u00eb mbizot\u00ebron ende, n\u00eb mjedisin shoq\u00ebror\u00eb ku ai jeton.<\/p>\n<p>\/\u201dZem\u00ebrl\u00ebnduar braktis krijes\u00ebn e dashuris\u00eb,<br \/>\nse moral\u2019 i mposhtur e nis drejt vet\u00ebvrasjes\u201d&#8230;\/<\/p>\n<p>Dramatike kumbon fjala e poetit, kur ai ndihet i tradh\u00ebtuar prej femr\u00ebs.Zemra e zhg\u00ebnjyer l\u00ebngon n\u00ebp\u00ebr vargjet e poezis\u00eb \u201cSTUHI\u201d, me nota melankolike ndaj poetikisht shprehet;<br \/>\n                  \/\u201dErdhe si vet\u00ebt\u00ebma, solle flak\u00ebzat e rr\u00ebmuj\u00ebs,<br \/>\n                     t\u00eb hutuar m\u00eb more e m\u00eb hodhe drejt magjis\u00eb.\u201d\/<\/p>\n<p>Por femra, si\u00e7 vjen si vet\u00ebtim\u00eb, ashtu largohet papritur n\u00ebp\u00ebr nat\u00eb, duke e l\u00ebn\u00eb at\u00eb, vetmitar n\u00eb shtratin e ftoht\u00eb. Krahasimi i goditur\u201d porsi fluskat e d\u00ebbor\u00ebs\u201d, pavar\u00ebsisht trishtimit, t\u00eb poetit i jep vargut nj\u00eb ngjyrim t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm emocional dhe shton dramacitetin e tradh\u00ebtis\u00eb;<\/p>\n<p>\/\u201dN\u00ebp\u00ebr ekstaz\u00eb, u largove papritur at\u00eb nat\u00eb,<br \/>\nporsi fluskat e d\u00ebbor\u00ebs s\u00eb pranver\u00ebs s\u00eb hershme\u201d,\/<br \/>\nVlen t\u00eb theksohet, se poeti i talentuar Tyran Prizren Spahiu, si m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb shqipe, si dhe i gjuh\u00ebs s\u00eb huaj angleze,\u00ebsht\u00eb tep\u00ebr profesional n\u00eb nd\u00ebrtimin e poezis\u00eb bashk\u00ebkohore moderne, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye krijimtaria e tij e p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, p\u00ebrcjell\u00eb emocione t\u00eb ve\u00e7anta tek lexuesi.<\/p>\n<p>Shum\u00eb mund, djers\u00eb dhe dashuri, derdh poeti Spahiu p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar muret e \u2018K\u00cbSHTJELL\u00cbS POETIKE\u2019\u2019. Ai e ngriti k\u00ebt\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb, duke vendosur n\u00eb themelet e saj gurin e par\u00eb t\u00eb art\u00eb, v\u00ebllimin poetik \u201cM\u00cbSO GJUH\u00cbN E \u00cbNDRRAVE\u201d, m\u00eb von\u00eb duke marr\u00eb shkas nga NGJARJET -1999+, ai arriti t\u00eb shkrij\u00eb gjith\u00eb talentin e tij, p\u00ebr t\u2019i treguar njer\u00ebzimit se \u201cJETA \u00cbSHT\u00cb DHUNTI\u201d. Spahiu nuk kursehet p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb gur tjet\u00ebr n\u00eb themel, se kur \u201cPOEZIA BURON NGA Z\u00cbRI I BRENDSH\u00cbM\u201d dhe p\u00ebrzihet me dashurin\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzimin, duke shkelur n\u00ebp\u00ebr \u2018\u2019KALLDR\u00cbMI\u201d ku e th\u00ebrret z\u00ebri i atdheut, ai me pen\u00ebn e art\u00eb e shpirtin shp\u00ebrndar\u00eb trojeve, mbledh rubaira jet\u00ebsore dhe \u201cSHTYLL\u00cbN E PEST\u00cb\u201d e v\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebs. Spahiu shkrihet n\u00eb koh\u00eb pambarim duke u p\u00ebrk\u00ebdhelur nga \u201cJET\u00cbSHKRIMI BURIMOR\u201d tek i cili vjel me shum\u00eb passion frytet m\u00eb t\u00eb \u00ebmbla dhe me to ideon p\u00ebrmendoren \u201cVARGJE POETIKE IKON\u00cb\u201d, q\u00eb diell\u00ebzohet n\u00eb ball\u00eb t\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebs prej \u201cPOET\u00cbVE PEN\u00cbART\u201d, t\u00eb cil\u00ebt, vijn\u00eb me antologji monumentale q\u00eb nga \u201cMESJETA\u201d dhe deri tek rr\u00ebfimet me eleganc\u00eb t\u00eb poet\u00ebve \u201cMODERN\u00cb\u201d. Vlen t\u00eb theksohet se, poeti i talentuar Tyran Prizren Spahiu, si p\u00ebrfundimisht m\u00eb duhet t\u00eb them, se poeti Spahiu ka aft\u00ebsi perceptuese poetike t\u00eb mir\u00ebfillta, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb dhimbje t\u00eb vogla, por edhe dhimbje t\u00eb m\u00ebdha njer\u00ebzore, si\u00e7 jan\u00eb dhimbjet e truallit m\u00ebm\u00eb. Ai shpreh sinqerisht dob\u00ebsit\u00eb e veta njer\u00ebzore, ndaj problemeve shoq\u00ebrore dhe individit, gj\u00eb q\u00eb e kuror\u00ebzon t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb poezin\u00eb e tij dhe tep\u00ebr bashk\u00ebkohore. Shpirti i tij nuk fle n\u00eb kraharor\u00eb, at\u00eb e gjen, atje ku r\u00ebnkon nj\u00eb plag\u00eb, ku derdh lot\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, atje ku ul kok\u00ebn lulja e ardhm\u00ebris\u00eb, ku shpresa dhe \u00ebnd\u00ebrra p\u00ebrplasin krah\u00ebt drejt agimeve roz\u00eb.<\/p>\n<p>Urime dhe begati krijuese poetit t\u00eb palodhur Tyran Prizren Spahiu!<\/p>\n<p>P\u00ebrgatiti, Mimoza \u00c7obo-poete- Tiran\u00eb<\/p>\n<p>&#8230; lindur n\u00eb vitin 1954 n\u00eb Kosov\u00eb,  ka diplomuar n\u00eb Gjuh\u00ebn dhe Let\u00ebrsin\u00eb Angleze n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs-Kosov\u00eb. Ai u nderua Poet i Vitit nga Pegasi Shqiptar.<\/p>\n<p>Romani n\u00eb dy volume, Prapa kurr\u00eb m\u00eb!<\/p>\n<p>Roman Mort<\/p>\n<p>Dhe kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb v\u00ebllime t\u00eb vargjeve poetike n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe nj\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, Angleze Dream Language English Grammar-Visual English. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb artist i mrekulluesh\u00ebm, i pasionuar, ai posedon njohuri t\u00eb thella dhe shkatht\u00ebsi t\u00eb larta letrare n\u00eb artin e proz\u00ebs. N\u00eb veprat e tij ai zbuloi \u00e7\u00ebshtjet kryesore t\u00eb dit\u00ebs, ai sjell koh\u00eb n\u00eb p\u00ebrmasat e tij, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb fuqishme mendimesh, psikik\u00eb dhe ide t\u00eb mrekullueshme. Filozofia e tij \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb por rob\u00ebruese dhe mjaft transparente. Ai u solli lexuesve, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e madhe, k\u00ebshtu ai vjen si nj\u00eb stil i v\u00ebrtet\u00eb i proz\u00ebs moderne shqiptare, me nj\u00eb pik\u00ebpamje shum\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe plot me ngjyra psikoanalitike. Ai nd\u00ebrton shprehje mjaft t\u00eb qarta dhe u jep atyre liri me nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb artit, zejtaris\u00eb krijuese dhe natyrisht shum\u00eb lloje vitale t\u00eb nektarit. Ai vjen nd\u00ebr ne si nj\u00eb novelist i shquar dhe inovativ, ku vepra krijuese e tij krijohet me shum\u00eb aft\u00ebsi me realitetin e koh\u00ebs dhe njer\u00ebzve. Romani i tij Never Back Again, padyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut i vlefsh\u00ebm dhe serioz p\u00ebr proz\u00ebn moderne shqiptare dhe bot\u00ebrore. Autori d\u00ebshmon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb artist krijues, i k\u00ebrkuar dhe shum\u00eb i kualifikuar. Proza e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e re, e cila i jep autorit t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u renditur nd\u00ebr emrat m\u00eb t\u00eb njohur dhe t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr emrat e rinj modern\u00eb letrar\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi Kryesor i<br \/>\n1. Bashkimi i Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Kombeve t\u00eb Bot\u00ebs-Kosov\u00eb<br \/>\n2.Themelues i world ART KOSOVA<br \/>\n3. Kryetar i World Union of Poets p\u00ebr Kosov\u00eb<\/p>\n<p>P\u00ebrgatiti,<br \/>\nKairat Dussenov Parmat-President i WNWR. Unioni Bot\u00ebror i Poet\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cK\u00cbSHTJELLA E POEZIS\u00cb\u201d, lartuar prej poetit t\u00eb talentuar Tyran Prizren Spahiu, ka n\u00eb themelet e saj fjal\u00ebn st\u00ebrgjyshore, dhimbjet e plag\u00ebve t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs dhe s\u00eb tashmes, diell\u00ebzimet poetike t\u00eb s\u00eb ardhmes, muz\u00ebn p\u00ebrzjer\u00eb me th\u00ebrrimet e dheut dhe rr\u00ebnj\u00ebt e gjakosura t\u00eb m\u00ebm\u00ebdheut. Spahiu njihet si poet, poezia e t\u00eb cilit mban vul\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":56355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[5446,5416,5447,3414],"class_list":["post-56350","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture","tag-keshtjella-e-poezise","tag-poet","tag-shkrimtar","tag-tyran-prizren-spahiu"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56350","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56350"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56350\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63870,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56350\/revisions\/63870"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56350"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56350"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56350"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}